Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Vitaminat që duhet të marrin shtatzënat në ushqim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Vitaminat që duhet të marrin shtatzënat në ushqim    Fri Mar 01, 2013 5:18 pm

Perse duhen marre vitaminat?
Gjate shtatzënisë gruaja ka nevoje për konsumim shtese te disa vitaminave qe te mundësohet zhvillimi i drejte i indeve dhe i foshnjës. Vitaminat janë substanca te domosdoshme për organizmin ne sasi shume te vogla sepse organizmi nuk i prodhon prandaj duhen marre shtese me ushqim apo me suplemente. Gjate shtatzënisë, sasia e duhur e vitaminave lehte mund te merret me ushqimin e duhur, por megjithatë me disa nga këto vitamina duhet patur kujdes te veçante!

Cilat vitamina duhet marre?

Vitamina C
Vitamina C është e rëndësishme për ngritjen e përgjithshme te imunitetit te organizmit. Ndihmon ne krijimin e kolagjenit ne indet lidhëse, po ashtu është e domosdoshme për shërimin e plagëve, forcon qelizat, ndihmon organizmin ne absorbimin e hekurit, kalciumit dhe acidit folik. Gjendet ne sasi te mjaftueshme ne fruta dhe perime te freskëta.

Doza e rekomanduar ne shtatzëni
Doza e rekomanduar ditore gjate shtatzënisë është 70 mg. Nuk këshillohet konsumimi me i tepërt sepse mund te këtë efekte negative.
Vitamina C ne artikujt ushqimore Burimet me te mira te vitaminës C janë portokalli, limoni, grejpfruti, speci, dredhëza, lakra, domatja, brokoli, patatja dhe boronica.

Vitamina D
Kjo vitamine është e njohur si komponentë themelor e domosdoshme për absorbimin e mire te kalciumit, ndërsa është e rëndësishme sidomos për zhvillim te dhëmbëve dhe eshtrave te fetusit.
Doza e rekomanduar ne shtatzëni
Doza e rekomanduar ditore përfshin 400 I.U. Konsumohet lehtësisht me ushqim te pasur me prodhime qumështore.

Vitamina D ne artikujt ushqimore
Gjendet ne sallaten jeshile, ne te verdhen e vezës, vajin e peshkut, gjalpë, melci, sardele…Organizmi mund te prodhoje edhe vet vitaminën D nëse lëkura është e ekspozuar mjaftueshëm ndaj diellit, megjithatë edhe gjate ekspozimit duhet te jeni shume te kujdesshëm.

Vitamina A
Gjate shtatzënisë është e nevojshme qe te shtoni konsumimin e vitaminës A, sepse është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e fetusit.
Doza e rekomanduar ne shtatzëni
Doza e rekomanduar ditore për shtatzëna përfshin 2700 I.U. Konsumimi i pamatur i vitaminës A ne forme retinoli, me i madh se 10000 I.U. Ka efekte negative dhe mund te shkaktoje anomali tek foshnjat.

Vitamina A ne artikujt ushqimore
Ne ushqim, vitamina A gjendet ne dy forma: me retinol dhe beta-karoten. Retinoli me se shumti gjendet ne ushqimin me prejardhje kafshësh – ne melci dhe ne vajin e peshkut.
Beta-karoteni është përgjegjës për ngjyrën portokalli dhe te verdhe ne fruta dhe perime. Me ushqimin e duhur, te pasur me fruta dhe perime mund te konsumoni lehte këtë vitamine, shmanget shpesh konsumimi i prodhimeve me retinol, psh. melcia.

Vitamina B12
Kjo vitamine, si dhe folatet, janë te domosdoshme për rritjen e qelizave dhe zhvillimin e sistemit nervor. Po ashtu, B12 është komponentë i rendesishem ne parandalimin e anemisë tek shtatzënat.
Doza e rekomanduar ne shtazani
Doza ditore e rekomanduar përfshin 2,2 mcg. Mungesa e kësaj vitamine paraqitet rralle, sepse gjendet ne shume artikuj ushqimore te cilët i konsumojmë me ushqim te rregullt. Mungesa mund te shfaqet vetëm tek shtatzënat te cilat ushqehen me ushqim vegjetarian.

Vitamina B6
Vitamina B6 është e domosdoshme për përpunimin e karbohidrateve, lipideve dhe yndynave.
Vitamina B6 ne artikujt ushqimore
Gjendet ne mish, ne melci, ne banane, ne te verdhen e vezës dhe ne bimët bishtajore.

Acidi Folik
Kjo vitaminë është e veçante – është e nevojshme qe ta konsumoni edhe para shtatzënisë, ne doza prej 0,4 mg ne dite (zakonisht gjendet ne tableta prej 4 apo 5 mg, te cilat është mire ti tretni). Nëse nuk e keni konsumuar para shtatzënisë, gjithsesi duhet te filloni qe nga momenti kur e keni kuptuar qe jeni shtatzënë.

Doza e rekomanduar ne shtatzani
Acidi folik nuk duhet konsumuar gjate gjithë shtatzënisë ne doze te njëjtë por është e rëndësishme qe te konsumohet deri ne javën e 12 te shtatzënisë, sepse zvogëlon mundësinë e zhvillimit te anomalive te kurrizit. Gratë te cilat vuajnë nga epilepsia apo përdorin rregullisht anti epileptike si dhe ato te cilat ne shtatzënitë paraprake kane pasur foshnja me anomali kurrizore apo anomali te kafkës, para shtatzënisë duhet te fillojnë me konsumimin e acidit folik ne doze prej 4 mg

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vitaminat që duhet të marrin shtatzënat në ushqim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
» Ngjarje që të lënë pa mend
» Truri
» Simbolika e gjarperit
» Endrrat e verteta (Reale)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Familja dhe fëmijët-
Kërce tek: