Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lufta kundër AIDS-it

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Lufta kundër AIDS-it Empty
MesazhTitulli: Lufta kundër AIDS-it   Lufta kundër AIDS-it I_icon_minitimeSun Jun 06, 2010 4:54 pm

Lufta kundër AIDS-it


Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në
Kosovë janë 80 persona të infektuar me HIV/AIDS, derisa 20 prej tyre
kanë vdekur, thotë Lumnie Gashi, nga ky institut.
Lufta kundër AIDS-it F.0606161954866_m
“Brenda
Institutit, në Epidemiologji, thonë se vendi ynë ka një prevalencë të
ulët, po kjo nuk na lejon një komoditet të tillë që të mos hulumtojmë
raste të reja. Deri më tani janë raportuar 80 raste me HIV/AIDS, derisa
20 prej tyre janë raste që kanë vdekur”, thotë Gashi.
Ndërkaq, Ilir Begolli, nga Instituti i Shëndetit Publik, thotë se
institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për ta luftuar HIV/
AIDS–in, duke u përqendruar te të gjitha shtresat e Kosovës, e në
veçanti te të rinjtë.
Sipas tij, angazhimet e deritashme rreth HIV/AIDS-it nuk kanë qenë të
mjaftueshme, duke pasur parasysh nevojat e kategorisë së njerëzve të
infektuar, që, siç thotë ai, gjithmonë ndryshojnë dhe nxjerrin në pah
probleme të reja.
“Qytetarët arrijnë të informohen nga burime të ndryshme, por
nganjëherë këto burime nuk janë të sigurta dhe mund të ketë keqkuptime
të informacionit. Dikush informohet nga interneti, por në disa raste
hasin në informata jo të sakta, derisa Instituti punon në mënyrë
permanente”, shprehet Begolli.
Sipas Begollit, tashmë punëtorët shëndetësorë kanë filluar t’i
trajnojnë arsimtarët e shkollave fillore, lidhur me HIV/AIDS-in.
Në anën tjetër, Skënder Syla, përfaqësues i zyrës së Organizatës
Botërore të Shëndetësisë, thotë se Kosova karakterizohet me një shkallë
të ulët të rasteve me HIV/AIDS dhe hyn në kategorinë e vendeve me
përhapje të ulët.
“Kemi një popullatë të re, migrim dhe një kategori e atyre që
përdorin drogë dhe atyre të seksit komercial. Në këtë kuadër,
institucionet shëndetësore të Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha
veprimet në mënyrë që Kosova të ngelë me këtë nivel, pra me prevalencë
të ulët, me një theks të veçantë në zhvillimin e kampanjave
vetëdijësuese që tashmë janë duke u bërë”, sqaron Syla.
Edona Deva, përfaqësuese e projektit të Fondit Global thotë se
rezultatet e arritura në lidhje me vetëdijesimin dhe ndihmën e të
infektuarve në mënyra të ndryshme, është i kënaqshëm falë ndihmës së
këtij fondi.
“Si kontribuues direkt i këtij plani strategjik, Fondi Global e
mbështet planin nacional dhe mbështet të gjitha përpjekjet për një
përgjigje efektive ndaj HIV/AIDS-it”, shprehet Deva.
Fondi Global për HIV në Kosovë, vitin e kaluar ka shpenzuar rreth 7
milionë dollarë për parandalimin e këtij virusi dhe trajtimin e
personave të infektuar me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lufta kundër AIDS-it
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aktivistët kundër AIDS-it përshëndesin komentet e Papës
» Lufta e brokolit kundër kancerit
» Omega-3, kundër depresionit
» Me vitamina kundër stresit
» Lufta e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: