Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 “Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

“Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti Empty
MesazhTitulli: “Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti   “Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 7:03 am

“Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti 12-vetevendosje-ne-zgjedhje4

Prishtinë, 12 qershor - Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Megjithatë, “Vetëvendosje” nuk do të shndërrohet në subjekt politik, por do të vazhdojë së funksionuari si lëvizje politike. Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë, me rastin e pesëvjetorit të themelimit të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Si njofton në këtë çast KTV-ja, Polica e Kosovës e ka arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Për pesë muaj me radhë kishim diskutim të brendshëm lidhur me pjesëmarrjen e lëvizjes sonë në zgjedhje në të ardhmen. Nëpër të gjitha instancat dhe qendrat e VETËVENDOSJE!-s janë paraqitur përparësitë dhe mangësitë, dobitë dhe dëmet e pjesëmarrjes, përkatësisht mospjesëmarrjes në zgjedhje. Janë debatuar argumentet dhe kundërargumentet për një kohë kaq të gjatë në mënyrë që vendimi ynë të jetë sa më cilësor.
Kemi vendosur, në parim, PËR pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveç që tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi.

Ne jemi të bindur që në Kosovë duhet të ndërrohet pushteti. Ky ndërrim i pushtetit nuk duhet të jetë për hir të ndërrimit të pushtetarëve, por për hir të ndërrimit të karakterit të shtetit të Kosovës. Pra, jo vetëm pushtetarë të tjerë, jo vetëm pushtet tjetër, por edhe tjetër lloj shteti. Sepse Kosovës nuk i mjaftojnë reformat. Kosova nuk ka nevojë vetëm për reformim të kësaj gjendje anormale, por edhe për transformim në një gjendje normale. Kosova duhet të bëhet nga një shtet që negocion me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës, në një shtet që negocion me Shqipërinë për bashkim me të; nga një shtet që është në shërbim të tregtarëve të huaj, në një shtet që i mbështet prodhuesit vendorë; nga një shtet i kontrabandës dhe i korrupsionit, në një shtet të zhvillimit ekonomik; nga një shtet që e mbikëqyrin ndërkombëtarët, në një shtet që u del në ndihmë qytetarëve; nga një shtet që e përdor pakica për të sunduar me shumicën, në një shtet në funksion të mirëqenies së shumicës. Transformimi i këtillë sjell ndryshim si të praktikave qeverisëse po ashtu edhe të kulturës politike”, theksoi pos tjerash Albin Kurti në arsyetimin e vendimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
“Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: