Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Parqet kombetare ne vendin tone

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:13 pm

Parqet Kombetare


Parku kombëtar " Dajti" ndodhet në lindje të kryeqytetit dhe ka një
sipërfaqe 3300 ha. Aty gjenden individë ahu 200 vjeqarë që përfaqësojnë
monumente natyrore mjaft të çmuara dhe me vlerë për t'u vizituar. Ky
park është një zonë shumë e frekuentuar sidomos nga pushues ditorë.
Gjithashtu ai ofron edhe mundësi akomodimi për pushuesit.

Parku kombëtar "Thethi" ndodhet në Alpet e Shqipë, pranë Bjeshkëve të
Nemuna dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Parku ndodhet në një distancë
70 km larg qytetit të Shkodrës. Ai përshkohet nga lumi i Thethit, i cili
ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sec dhe është i pasur me troftën e
malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse këtu është Ujvara e
Grunasit. Për t'u vlerësuar është prania e drurit relik të tisit. Ky
park përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebullin (50
:krerë)

Parku kombëtar " Lurë" ndodhet në faqen lindore të Masivit " Kunora e
Lurës" dhe ka një sipërfaqe 1280 ha. Mjaft piktoreske këtu janë 14
liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa
në pjesën jugore të parkut ndodhet "Fusha e Perlave" që ofron pamje
shumë çlodhëse pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të
rrethuara nga drur shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha
për zhvillimin e ekoturizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Re: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:13 pm

Parku kombëtar "Pisha e Divjakës" ndodhet 5 km
larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjës dhe ka një sipërfaqe
1250 ha. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Lugana e
Karavastasë që ndodhet që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës
Ndërkombëtare të Ramsarit që nga 1994. Ky park përbën një nga
ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e
pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kacurrel, i cili zë rreth
6,4 % të popullsisë botërore.

Parku kombëtar " Llogoraja" gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit
të Vlorës në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës
së Llogorasë takohen drurë në formë kurorash mjaft interesante ndikuar
edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim " Pishën Flamur" Që
është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe
shkencore. Nga qafa e Llogorasë rreth 3 km në vijë ajrore, syri të
përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të maleve të vetëtimës si dhe një
pjesë të mirë të Rivierës shqiptare. Ky park ka vlera klimatike të
padiskutueshme dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët
malor me atë detar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Re: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:13 pm

Parku komëtar " Bredhi i Drenovës" ndodhet 10 km
larg qytetit të Korçës dhe shtrihet në kurrizin e malit të Moravës.
Parku ka një sipërfaqe prej 1380 ha. Ky është mjaft i frekuentuar nga
banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive
këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve, të cilet kanë ujë
të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës
etj.

Parku komëtar " Lugina e Valbonës" ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe
konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Ndodhet 25-30 km në
veriperëndimor të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e
të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo
stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të pa
pritura. Ka vlera të mëdha turistike dhe rekreative të cilat ndërthuren
me një biodiversitet me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Fshati
Valbonë është pika më e rëndësishme turistike. Lugina nëpër të cilen
kalon lumi me të njëjtin emër ka natyrë të bukur dhe të pastër.
Konfiguracioni, morfologjija, hidrologjija, pyjet, kullotat,
llojllojshmëria e luleve, shtëpitë karakteristike, bujaria dhe mikpritja
e banorëve krijojnë kushte për zhvillimin e turizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Re: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:14 pm

Parku kombëtarë " Mali i Tomorrit" ka një
sipërfaqe 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në
te ndodhet Mali i Tomorrit që nga larg të jep përshtypjen e një
kështjelle natyrore gjigande. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente
në çdo stinë. Këtu ndodhet edhe varri i Abaz Aliut (Tyrba e Kulmakut)
1200 m mbi nivelin e detit, ku çdo vit në fund të muajt gusht mijëra
pelegrinë ngjiten për të zhvilluar një javë rresht ritet e bektashinjve
duke sulmuar kështu turizmin fetar.

Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës" ka një sipërfaqe prej 1200 ha dhe
ndodhet në krahinën e Frashërit, rreth 35 km në verilindje të qytetit të
qytetit të Permetit. Karakteristikë e këtij parku është Bredhi i
Hotovës i cili konsiderohet si një nga reliktet bimore mesdhetare më të
rëndësishme të vendit. Falë naryrës se bukur e pitoreske, klimës së
shëndetshme, ajrit të pastër dhe afërsisë me qendrat e banuara ky park
merr vlera turistike, rekreative e sportive në çdo stinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Re: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:14 pm

Parku kombëtar " Qafë Shtama" ka një sipërfaqe
2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në
përgjithësi pamja e këtij parku është rrethore dhe mjaft pitoreske. Këtu
si mjaft tërheqëse përmendet çezma e " Nënës Mbretëreshë" me ujë shumë
të pastër, të ftohtë e kurativ, është një zonë mjaft e frekuentuar për
vlerat e larta kurative dhe ato të peizazhit që ajo ofron.

Parku kombëtar " Zall Gjocaj"ka një sipërfaqe prej 140 ha dhe ndodhet
afro 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Në përgjithësi pamja e
këtij parku është mjaft pitoreske. Bukurinë ia shton edhe prania e disa
burimeve dhe e rrjetit të prroskave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Re: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 3:14 pm

Parku kombëtar "Prespa" ka një sipërfaqe prej
27750 ha dhe ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe
Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së
vogël si dhe Pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me
vlera kulturore. Përmendim këtu kishat eremite të Bizantit, Shpellën e
trenit në liqenin e Prespës së vogël, kalaja e Trajanit, Kisha e Shën
Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shekullin 14-të. Liqeni i
Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së vogël janë përfshirë në Parkun
Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të Kryeministrave.

Parku kombëtar " Burtinti" ndodhet afërsisht 25 km në jug të qytetit të
Sarandës. Ai ka vlera të larta shkencore, turistike, arkeologjike,
shoqëroree rekreative të cilat ndërthuren me një biodivesitet të
rëndësisë kombëtare e ndërkombëtare. Sipërfaqja e parkut është 2500 ha.
Është një zonë e një randësie të veqant turustike të vendit. Në radhë të
parë dallohet për turizmin kulturor me qytetin antik të Butrintit,
turizmin blu me ksamilin, ekoturizmin në liqenin e Butrintit, sportet
ujore po në liqenin e Butrintit, peshkimin etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Parqet kombetare ne vendin tone Empty
MesazhTitulli: Re: Parqet kombetare ne vendin tone   Parqet kombetare ne vendin tone I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Parqet kombetare ne vendin tone
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rilindja Kombëtare
» Adebayor rikthehet në kombëtare
» Nis Wimbeldoni, KTV-ja në vendin e ngjarjes
» Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare
» Pirlo në kombëtare, Cossu në shtëpi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: