Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç Empty
MesazhTitulli: Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç   Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç I_icon_minitimeTue Jun 15, 2010 9:41 am

Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç F.0615105127931_m

Njëri ndër ekspertët kryesorë britanik u ka sugjeruar shkollave t’u ndalojnë përdorimin e kompjuterëve fëmijëve më të rinj se nëntë vjeç, sepse, sipas tij, teknologjia është e dëmshme për trurin e tyre.
Duke folur në konferencën e specialistëve për përkujdes ndaj fëmijëve të dielën, Aric Sigman, psikolog e shkrimtar, ka thënë se teknologjia ndikon në vëmendjen e fëmijëve dhe i bën dëm trurit të tyre të zhvilluar pamjaftueshëm, shkruan gazeta britanike “Sunday Telegraph”.

"Ekzistojnë fakte të cilat dëshmojnë se zbatimi i teknologjive të komunikimit e informacionit në vitet e hershme në të vërtetë ndrydhë aftësitë të cilat ministrat përkatës dëshirojnë të zhvillojnë tek fëmijët”, ka thënë Dr. Sigman dhe ka shtuar:

“Sot shohim probleme të mëdha tek fëmijët të cilët nuk lexojnë, tek ata të cilët vështirë i kushtojnë vëmendje mësuesit, apo kanë probleme të komunikojnë”.

Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç Femijalaptopi1

Përkundër kësaj, ekzistojnë organizata të caktuara të cilat sugjerojnë që fëmijëve do të duhej t’u paraqitej kompjuteri qysh pas 22 muajve moshë dhe se pas 40 muajsh moshë ata do të duhej të udhëheqin me disa aftësi të thjeshta si për shembull me tele-pilotin, apo të përdoruesin miun e tastierën në kompjuter.

Po ashtu, fëmijët në shkollat fillore në Britani të Madhe kanë së paku një orë punë në kompjuter gjatë javës sipas programit shkollor.

Kështu, pas paraqitjes së fundit të Sigmanit ka dalë në pah se sa kjo çështje shihet me sy të ndryshëm.

Hulumtimet dëshmojnë se teknologjia mund t’u ndihmojë fëmijëve në mësim, zhvillim shoqëror dhe të përmirësojë shëndetin e tyre. Studime të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar se në pajtim me rritjen e tyre softuerë të caktuar mund t’u ndihmojnë fëmijëve që më lehtë dhe më shpejt të mbizotërojnë gjuhën.

Mirëpo, megjithëkëtë Dr. Sigman mbetet në qëndrimin e tij që fëmijët duhet të përdorin teknologjinë në fazë më të vonshme të jetës.

“Do të duhej të bëhej një vlerësim real, ideale do të ishte që kompjuterët të përdoren nga fëmijët të cilët janë së paku nëntë vjeç”, ka theksuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Jo kompjuterit për fëmijët nën nëntë vjeç
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zuckerberg: Facebook edhe për fëmijët nën 13-vjeç
» Njeriu do të vrapoj 100 metra për më pak se nëntë sekonda
» Mozilla lëshon nëntë arnime për Firefox
» Në QKUK janë kryer nëntë stentime
» Probleme shëndetësore nga përdorimi i kompjuterit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: