Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kur merr ilaçin e gabuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Kur merr ilaçin e gabuar Empty
MesazhTitulli: Kur merr ilaçin e gabuar   Kur merr ilaçin e gabuar I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 9:35 am

Kur merr ilaçin e gabuar


Ka efekte anësore të dëmshme, por ka edhe pozitive. Viagra
për shembull...
Aspirina anti-infarkt
Acidi acetil-salicilik (aspirina e famshme) është medikamenti
më i përdorur në botë. Veprimi i saj i atribuohet aftësisë për të
bllokuar një enzimë që në trupin njerëzor provokojnë dhembje, ethe dhe
mahisje. Por, vetë aspirina, bllokon edhe kapacitetin e agregacionit të
piastrinave (qelizat që mbyllin plagët, duke bllokuar gjakrrjedhjen) dhe
bën në këtë mënyrë që gjaku të mpikset më ngadalë: falë kësaj vetie,
ajo përdoret sot me një dozë më të ulët si ilaç për të parandaluar
iktusin dhe infarktin, dy sëmundje të shkaktuara pikërisht nga formimi
në gjak i grumbujve të piastrinave, të ashtuquajtura tromboza.
Kur merr ilaçin e gabuar Aspirinburn
Ereksione të padëshirueshme
Saktësisht e kundërta është ajo që ndodhi me sildenafilin, më i
njohur me emrin Viagra, fillimisht i studiuar për mjekimin e angina
pectoris (një lloj sëmundjeje kardiake).Shumë shpejt, pacientët që
merrnin këtë medikament nisen të sinjalizojnë shfaqjen e disa
ereksioneve të tejzgjatura të shoqëruara nga një shtim i shfrenuar
dëshire seksuale. Për pasojë, kërkuesit shkencorë nuk u lodhën shumë për
ta kthyer molekulen drejt sektorit më interesant të aplikimit kundër
impotencës seksuale mashkullore. Dhe nuk është e thënë që të ketë
mbaruar këtu: tani po studiohen cilat mund të jenë efektet e saj mbi
gruan.
Me prostatë apo pa flokë?
Thuajse gjysma e atyre që janë mbi 50 vjeç, pësojnë herët ose
vonë zmadhimin e bezdisshëm të një gjëndre: prostatës. Faji është i një
enzime (alfa 5 reductasi) që e transformon hormonin mashkullor
testosteronin në dihidrotestosteronin më të fuqishëm. Në këtë mënyrë
testosteroni fryn mbulesën e prostatës...gjithmonë, nëse nuk ndërhyhet
më parë. Për shembull, me një molekulë të quajtur finasterid, e cila ka
përveç të tjerash edhe një efekt anësor interesant: ndalon rënien e
flokëve. Dihidrotestosteroni shpejton në të vërtetë kalimin e flokëve në
fazën telogjene, ajo në të cilën floku vdes. Sot, finasteridi ka dy
aplikime: me dozë më të madhe (5 mg) kuron hipertrofinë prostatike,
ndërsa me dozën më të ulët (1 mg) përdoret kundër rënies së flokëve. Nuk
është hera e parë që ndodh: vite më parë u vu re që në disa pacientë që
vuanin nga hipertensioni dhe që kuroheshin me një ilaç të quajtur
minoksidil, flokët dukej sikur u bubrronin më shumë. Sot, minoksidili
përdoret praktikisht vetëm për të luftuar tullacërinë.
Kur merr ilaçin e gabuar Tullac
Krimbat depresivë
Piperazina, ilaç fillimisht i studiuar për të kuruar depresionin,
dëshmoi shumë shpejt (e zbuloi një farmacist më 1949) kapacitetin
"anësor" për të eliminuar parazitët e zorrëve të pacientëve me depresion
(në rast kur shfaqen bashkarisht), duke i paralizuar plotësisht. Që
farmakologjia nuk ka ide të qarta sesi mund të luftohen krimbat, kjo u
pa edhe në rastin e levamizolit: një molekulë e zhvilluar si
antielmintik (pra për të eliminuar parazitë), e cila provokonte tek
pacientët një forcim të qartë të sistemit imunitar. Sot levamizoli
aplikohet në terapinë e kancerit në shtyllën kurrizore, pikërisht falë
kësaj vetie të tij për të stimuluar një sistem imunitar në krizë.
Kortizon për fytyrën
Për ata që e duan apo që e urrejnë (duke folur farmakologjisht),
kortizoni është një nga molekulat që kanë bërë historinë e
farmakologjisë, falë cilësive të tij antiinflamacion ose imunosporesive.
Kortizoni mund të merret me tableta ose me injeksion, por mund të
aplikohet në mënyrë të lokalizuar, në formë pomade në rast
inflamacionesh të lëkurës. Por në këtë rast, ka një efekt të çuditshëm
anësor: shkakton zbardhje. Ai kontraston në të vërtetë me efektivitet,
sintezën e melanines, pigmentin natyral që errëson lëkurën. Për këtë
efekt anësor, kortizoni përdoret nga njerëz me lëkurë të zezë, me qëllim
që t'i çelin ngjyrën. Por kjo, përveçse është një përdorim jo për
qëllimin e duhur të substancës, është edhe relativisht e rrezikshme:
kortizoni është në fakt, siç e kemi thënë, një imunosopresiv i fuqishëm,
dhe mund ta çarmatosë lëkurën nga mbrojtja ndaj tumorëve, duke u
favorizuar madje edhe zhvillimin e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur merr ilaçin e gabuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nëse i besoni intuitës mund të merrni vendim të gabuar
» Hap i gabuar i Realit
» Redknapp: Capello ka gabuar me Walcott
» Kartolina mbërriti pas 94 vitesh, por në adresë të gabuar
» Djaloshi i dashuruar fejoi vajzën e gabuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: