Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Barnat e falsifikuara, kërcënim global

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Barnat e falsifikuara, kërcënim global Empty
MesazhTitulli: Barnat e falsifikuara, kërcënim global   Barnat e falsifikuara, kërcënim global I_icon_minitimeFri Jun 18, 2010 7:37 pm

Barnat e falsifikuara, kërcënim global


Kohët e fundit, përfaqësues nga e gjithë bota diskutuan mbi
rreziqet që përbëjnë barnat e falsifikuara në Asamblenë Botërore të
Shëndetësisë në Gjenevë. Ky problem po merr përmasa gjithnjë e më të
mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se më tepër se
gjysma e të gjitha ilaçeve të blera në internet janë false. Ekspertë
amerikanë thonë se nuk ka një zgjidhje të vetme për këtë çështje.
Barnat e falsifikuara, kërcënim global F.0617232132399_m
Vitin
e kaluar, 84 foshnje vdiqën në Nigeri për shkak të shurupit toksik për
dhimbjen e dhëmbëve. Gjatë vitit të kaluar pati më tepër se 2 mijë raste
kur ilaçet e falsifikuara shkaktuan sëmundje, ose vdekje, sipas
shoqatës Instituti për Sigurinë e Produkteve Farmaceutike. Kemi të bëjmë
me një rritje prej më tepër se 9 për qind krahasuar me vitin 2008.
Scott LaGanga, drejtor i PHARMA-s, një kompani kryesore për kërkime dhe
prodhime farmaceutike, thotë se shitja e ilaçeve me cilësi të dobët
është një tregti e lehtë dhe me përfitime.
“Jo të gjithë njerëzit janë ekspertë. Ne i besojmë rrjetit të
furnizimit se do të dërgojë produktin e duhur. Në shumë vende në
zhvillim ky besim mund të dëmtohet. Për shkak se prodhimi, shpërndarja
dhe shitja e këtyre ilaçeve po bëhet një aktivitet fitimprurës, shumë
nga këto produkte janë me cilësi të dobët dhe jashtë standardit”.
Prodhimi dhe shitja e ilaçeve false përbën problem si për vendet e
varfra, edhe për ato të pasura. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë
se në vendet e pasura, tek ilaçet false zakonisht përfshihen hormonet,
steroidet dhe ilaçet kundër kancerit.
Por në vendet në zhvillim, sidomos në Afrikë, pacientët blejnë ilaçe,
shpesh false, për mjekimin e sëmundjeve që përbëjnë kërcënim për jetën,
si malaria, tuberkulozi dhe virusit HIV dhe SIDA.
Ashifi Gogo drejton një kompani që i mbron konsumatorët nga ilaçet
false. Ai thotë se qeveria nigeriane po e lufton këtë fenomen përmes një
teknologjie që ka shpikur kompania telefonike.
“Ne kemi zhvilluar teknologji, që i ndihmon konsumatorët t’i dallojnë
ilaçet e rregullta kur i blejnë ato. Në kutinë e ilaçit vendoset një
etiketë me kod elektronik dhe secilit ilaç ka një numër të veçantë. Kur
blen një ilaç, e gërvisht etiketën dhe nis me SMS numrin që sheh dhe
merr menjëherë një përgjigje tek banaku i farmacisë, nëse ilaçi është i
rregullt, apo false”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se megjithëse ilaçet false
shiten në të gjithë botën, vendet e pasura bëjnë punë më të mirë me
politikat e shitjes dhe parandalimin e shitjes së ilaçeve false. Scott
la Ganga thotë se lufta ndaj këtyre lloj ilaçeve është më e vështirë
ngaqë disa vende nuk kanë ligjet e nevojshme.
“Edhe nëse një vend ndërmerr një hap të jashtëzakonshëm përpara,
sikurse SHBA ka bërë në vite, me një sistem rregullator tepër të fortë
përmes Agjencisë Federale të Ilaçeve, e cila zbaton mjaft mirë ligjet
për këtë sektor, dhe që ka koordinim të mirë në mbarë botën, kjo nuk
është e mjaftueshme për pjesën tjetër të botës. Po ashtu nuk është e
mjaftueshme për ata njerëz që blejnë ilaçe në internet”.
Shumë prodhues të ilaçeve, si India dhe Brazili, e akuzojnë
industrinë farmaceutike se e shfrytëzon çështjen e ilaçeve false për të
mbrojtur patentën e produkteve të saj. Por Organizata Botërore e
Shëndetësisë thotë se problem për të nuk përbën e drejta e pronës
intelektuale, por shëndeti publik. /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Barnat e falsifikuara, kërcënim global
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Barnat e falsifikuara, kërcënim global
» Policia konfiskon mbi 130 mijë euro të falsifikuara
» SHBA: Kosova të njihet në nivel global
» Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës
» Çmimet e naftës, kërcënim për ekonominë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: