Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 F.S.NOLI,SHKRIMTAR I MADH E POLITIKAN I VOGËL

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

F.S.NOLI,SHKRIMTAR I MADH E POLITIKAN I VOGËL Empty
MesazhTitulli: F.S.NOLI,SHKRIMTAR I MADH E POLITIKAN I VOGËL   F.S.NOLI,SHKRIMTAR I MADH E POLITIKAN I VOGËL I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 6:57 am

Më shumë se gjithkush vlerat reale të Nolit në kuptimin historik, në fushën e ndihmesës së tij në jetën kombëtare shqiptare i kanë zbehur e njollosur pikërisht ajo kategori " nolistësh fanatikë ditirambistë" që kanë dashur të bëjnë njëfarë shenjtërimi të rremë të një nolizmi të sajuar ose të fryrë pör qëllime personale.
"Askush nuk mund të mohojë se Fan Noli është një persoanlitet i shquar i historisë sonë kombëtare që është përkëdhelur më së shumti nga studiuesit, politikanët, opininoni publik". Kjo ka frenuar së tepërmi njerëzit të peshojnë si duhet vlerat, antivlerat e dhe pseudovlerat e nolizmit.
Kjo i bën ende të guxishëm disa nolistë fanatikë që të vërsulen me inat e pa arsyetime bindëse kundër cilitdo që mendon se duhet një qëndrim më objektiv dhe realist ndaj trashëgimisë së vërtetë të Nolit dhe sidomos ndaj vlerave e ativlerave që janë afishuar në fanolizmin politik të prodhuar kontrabandë nga ithtarët e Nolit për interesa të një rryme të caktuar politike.
Gazeta "Sot" më 16 maj ka shkruar se pas Kongresit të dytë ortodoks shqiptar të vitit 1929, që miratoi dhe Kanunoren e KOASH : "Fan Noli nga SHBA mbajti qëndrim kundër Kishës së re autoqefale shqiptare, sinodi i së cilës kishte qenë programuar në fillmn të shkurtit në rezidencën e Zogut dhe ishte një krijesë e politikës fetare të kundërshtarit të betuar të peshkopit të mërguar". Edhe pse ky fakt mund të jetë i paknëdshëm jo vetëm për nolistët, përsëri nëse shkruesi ka vërtetë mbështetje dokumentare nuk ka bërë ndonjë herezi që e ka vënë në dukje për puiblikun.

Noli tregoi veten politikan nga më të këqinjtë. Detyra e politikanit është në radhë të parë të kryejë mirë e me sukses detyrat që duhen kryer në kohën kur i takon të merret me politikë, në radhë të dytë të kryejë ato detyra që ka marrë pësipër. Unë i besoj përkufizimit se të merresh me politikë do të thotë në radhë të parë të parashikosh, pra të jesh edhe vizionar edhe njeri i veprimit ( jo fallxhor). Noli kurrë nuk tregoi aftësi të tilla. Noli dështoi në parashikme. Noli pësoi fiasko në veprime. Rexhep Qosja dhe jo Abdi Baleta ka shkruar në "Panteoni i rralluar" shumë vite përpara se : ": në jetën politike të shqiptarëve Noli ka dështuar pse nuk e kishte atë vendosmërinë e revolucionarëve të vërtetë, aq sa edhe për shkak se programit i tij demokratik ishte një hap tepër i gjatë dhe i papërligjur nga dialektika e zhvillimit shoqëror në kontekstin e atëhershëm historik dhe shoqëror të shqiptarëve. Noli ka dështuar si demokrat dhe ne kemi humbur demokracinë kur atë nuk e kanë pasur as popujt tjerë të Ballkanit".
Noli me shumë fjalime të tij në parlament të kujton disa deputetë të sotëm që dinë të kërkojnë qiqra në hell po nuk dinë as si mbillen qiqrat, as si bëhet helli, as se çfarë mund të piqet e çfarë nuk mund të piqet në hell.

Ta pyesim pak atë historianin nolist ; " cili popull e kishte zgjedhur Nolin për kryeahengxhi të anarshisë? Një grusht politikanësh aventurierë që braktisën Tiranën dhe u vendosën në Vlorë, që bënë për vete disa ushtarakë aventurierë , që krijuan disa komitete të paligjëshme, njësoj si "komitetet e shpëtimit publik" në pranverën e vitit 1997 dhe e zhytën Shqipërinë në kaos e luftë civile? Mos vallë vetëm për hir të "ahengut nolian" të qershorit 1924 edhe Rexhep Qosja në pranverën e vitit 1997 e cilësoi serinë e dytë të këtij ahengu të vdekjes si "revolucion të vonuar demokratik

Noli edhe në Lidhjen e Kombeve u tall me parlamentarizmin, nuk bëri kurrë zgjedhje. Pse i paska pëlqyer aq shumë "ahengu nolian" historianit Masar Kodra? Pse u shkri nga qejfi Rexhep Qosja kur ky aheng gjëmoi po nga Vlora pas 73 vitesh? Apo pse në Shqipëri u krijua "parlamenti i kallashnikovit" në qershor të vitit 1997? Pse kërkon patjetër Agim Vinca që të gjithë të pranojnë se Noli ka qenë politikan vizionar? Mos me këtë do që të mbështesë idenë se në Shqipëri "ahengjet politike" duhet të bëhen vetëm sipas avazeve të nolizmit? E kemi të qartë se edhe përtej kufinjëve të Shqipërisë londineze ka individë, rryma e forca politike që bëhne zevzekë për çdo kritikëë ndaj politikanizmit të Nolit sepse u pëlqejnë ekssperimentet e situatat si ato që u bënë me "revolucionin e vonuar demokratik" të vitit 1997 që shkatërroi Shqipërinë dhe nga bandat e rebelimit të jugut që përsëritën në çdo pikëpamje skenarët e "revolucionit nolian të vitit 1924".

E ka thënë Rexhep , që Noli suksesin më të madhe e ka si përkëthyes. Nuk kam shkruar unë por Qosja për Nolin : "...vjershat e tij dalin pamfletiste e qërime hesapesh me armiqtë e tij politikë. Për më tepër ai del disi si tepër jo modest si poet që ka ngritur veten tek roli i një çlirimtari duke u krahasuar me shëmbëlltyrën e shenjtë të Jezu Krishtit dhe si politikan megalloman që kapardiset se do të përmendet përgjithmonë, si një mesi i popullit tonë..." Unë vetëm po shtoj se këtë figurë të Nolit duan të na imponojnë gjithë nolistët, sepse duan përmendoren e Nolit politikan që të rrinë vet nën hijen e saj. Atëherë ku i gjeti Vinca fjalët e mia se Noli është bejtexhi?! Po nëse vjershat janë politike kjo sipas mendimit të Vincës e afron më shumë autorin me bejtexhiun apo me poetin? Historianët e pedagogët e tjer le të na jëpin një përgjigje të saktë se cili është më poet e cili më bejtexhi Noli kur rreshton vargje "ngrihuni, korrini, bjeruni katundarë e punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë", apo Hasan Zyko Kamberi kur vjershëronte shumë kohë para Nolit " Kadiut po t'i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë.

Pas vitit 1990 nolistët ndërruan taktikë, filluan në kërkonin rrugë për të mohuar çdo afërsi të nolizmit me komunizmin. Më hapur këtë e bëri Naum Prifti. Ai arriti deri atje sa të mohonte që Noli kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, gjë që e kishin vërtetuar shkëlqyeshëm nolistë të tjerë si Arben Puto.

Për t'u çliruar pakëz nga ngërçet teorike që ia shkaktojnë stereotipet noliste-enveriste në radhë të parë do t'i rekomandoja forumistave të marrin e të studiojnë librin e Hysamedin Ferajt "Skicë e mendimit politik shiptar" që është një vepër e politologjisë së mirëfilltë, që ka kaluar edhe në miratimin shkencor në Tiranë. Në kët vepër ju do të gjeni analizën teorike të nolizmit si varianti shqiptar i panballkanizmit, si shtruesi i rrugës së komunimzit në Shqipëri, si teori e praktikë e dështuar politike, si përgatitës i enverizmit dhe tani si maskë e enverizmit. Atëherë do të ketë një mundësi më shumë që të frenoni veten e të mos kërcej përpjetë kur lexon edhe shkrime si të miat polemizuese në stil më propagandistik
Austini një amerikano-kanadezi me nderrshmërinë e studiuesit ka dhënë shumë gjëra që nuk u kanë pëlqyer dikur nolistëve tanë fanatikë që e "kanë ndihmuar". Nga ana tjetër në kushtet e reja këta nolistë kanë qenë të interesuar që disa gjëra që shkelin tabutë të thuhen nëpërmjet një të huaji që të mos mbeten për t'u thënë më troç për herë të parë nga studiues shqiptarë.

Më saktë se Austin në ndikimin e nolistëve këtë çështje e ka parashtruar britaniku Xhulian Ameri që i ka njohur mirë shqiptarët e punët e shqiptarëve. Ai thotë : " Konflikti midis Zogut dhe Fan Nolit ka qenë përfolur si një luftë për pushtet midis "konservatorëve" dhe "progresistëve". Por në këtë rast, ashtu sikurse pothuaj në të gjitha kryengritjet shqiptare, dallimi midis palëve kundërshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, më tepër se një karakter opinioni apo rendi shoqëror" ( "Bijtë e Shq ipes", botim shqip, Tiranë 2002, f.37
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
F.S.NOLI,SHKRIMTAR I MADH E POLITIKAN I VOGËL
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: