Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Letërsia shqipe përballë asaj evropiane?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Letërsia shqipe përballë asaj evropiane? Empty
MesazhTitulli: Letërsia shqipe përballë asaj evropiane?   Letërsia shqipe përballë asaj evropiane? I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 7:28 am

“Gjithsesi, edhe në të kaluarën, por edhe në tashmen letërsia shqipe e ka pasur dhe duhet ta ketë vendin e merituar në kuadrin e letërsisë evropiane. Kjo varet edhe nga mënyra se si vetë ne i trajtojmë vlerat reprezentative të letërsisë shqipe, e pastaj si komunikojnë ato vlera në gjuhë të ndryshme të botës”, ka thënë studiuesi i letërsisë prof.dr. Sali Bashota.
S’ka dyshim se sot letërsia shqiptare e krijuar jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, por edhe në mërgatë është më e vëllimshme dhe më me vlera se sa dekadat e mëparshme. Por, sa është e njohur kjo letërsi në kuadër të asaj botërore, thënë shkurt cili është vendi i saj në letërsinë evropian? Zakonisht, kjo është një pyetje që në rrethana normale nuk duhet bërë, pasi ne si populli jemi evropianë dhe duhet të kemi vendin në gjirin e popujve evropianë, ashtu edhe letërsia jonë duhet ta ketë vendin e saj në kuadër të letrave evropiane. Po, cili është vendi i letërsisë sonë në vlerat letrare evropiane. Sa ka arritur që letërsia shqiptare të jetë pjesë integrale e letërsisë, e cila sot krijohet anembanë Evropës? Kjo është një pyetje së cilës studiuesit dhe krijuesit tanë të lerave i japin mendime nga më të ndryshmet.
“Ballkanizimi” i letërsisë shqipe
Shkrimtari dhe studiuesi prof. dr. Sali Bashota, në një prononcim për “Kosova Sot”, është shprehur se letërsia jonë i takon vlerave të letërsisë evropian që nga autorët e vjetër të letërsisë sonë. Ndërsa se a i rri karshi letërsia shqipe pak a shumë evropianizimit, sipas Bashotës është një problem tjetër. Ai ka thënë se letërsia shqipe i takon vlerave të letërsisë evropiane nga Bogdani e deri më sot. Dr. Bashota ka thënë se “ballkanizmi” i letërsisë shqipe, nga të tjerët më shumë është shtresuar në nivelin e fatit të shqiptarëve në periudha të ndryshme historiko-shoqërore, se sa të vlerave letrare. “Gjithsesi, edhe në të kaluarën, por edhe në tashmen letërsia shqipe e ka pasur dhe duhet ta ketë vendin e merituar në kuadrin e letërsisë evropiane. Kjo varet edhe nga mënyra se si vetë ne i trajtojmë vlerat reprezentative të letërsisë shqipe, e pastaj si komunikojnë ato vlera në gjuhë të ndryshme të botës”, ka thënë studiuesi i letërsisë prof.dr. Sali Bashota.
Vlerësim pozitiv për prozën shqipe
Mendim krejt ndryshe nga ai i Bashotës ka dhënë studiuesi dhe krijuesi Ag Apolloni. Sipas tij, letërsia shqipe nuk ka arritur të jetë pjesë integrale e letërsisë evropian, ndërsa një vlerësim pozitiv ka dhënë për prozën shqiptare. Ai ka thënë se vetë vënia përballë letërsisë evropiane – letërsia shqipe tregon se ne deri sot nuk kemi arritur të jemi pjesë integrale e saj, pasi duhet të kesh letërsi solide për të marrë përmasa evropiane e botërore. Sipas Apollonit, drama jonë e përkthyer nuk ka qenë në gjendje t’i konkurrojë dramës së letërsive të mëdha evropiane, poezia është tepër patriotike për t’u futur në garë me poezinë evropiane, si atë angleze, gjermane, franceze, italiane, spanjolle etj., kurse, ka vazhduar ai, proza jonë është përkthyer dhe vlerësuar pozitivisht jashtë. “Nga Shqipëria, siç dihet, është përkthyer dhe vlerësuar proza e Ismail Kadaresë, ndërsa nga Kosova është përkthyer dhe vlerësuar romani ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’ i Rexhep Qosjes”, ka thënë Apolloni. Ndërsa ka vazhduar se deri tash letërsia shqipe nuk ka qenë pjesë integrale e asaj që quhet letërsi botërore. “Por, duke u nisur nga ndonjë libër i botuar viteve të fundit, jam optimist që do të jemi pjesë integrale e letërsisë evropiane dhe botërore dhe është me rëndësi që kritika jonë po i vëren këto prirje të reja të poezisë dhe prozës, pavarësisht lehjeve të ndonjë tezgaxhiu librash”, ka potencuar studiuesi Ag Apolloni. Ndërsa në një intervistë për “Kosova Sot”, studiuesja nga Tirana, Vijola Isufaj, kishte deklaruar se letërsia jonë është afër asaj evropiane, duke veçuar romanin. Sipas saj, gjedhet letrare, shprehësit, përftesat, strukturat, teknikat e kanë afruar modernitetin tonë me atë të letërsive evropiane. Isufaj ka shtuar se rrëfimi, personazhi, përdorimi i alegorisë, simbolikës, i absurdes dhe i paradoksit, shumësia e shtresave kuptimore, po ashtu, e afron me letërsitë evropiane. “Shkrimtari shqiptar arrin të krijojë një risi të pangjashme me të tjerat: risi të sintezës, duke krijuar diçka esencialisht të re, të pahapur më parë, jo thjesht në kuadrin letrar kombëtar, por në kontekstin e përgjithshëm të letërsisë së përbotshme”, patë deklarua në atë intervistë studiuesja dhe krijuesja Vilola Isufaj, pedagoge në Universitetit e Tiranës.
Prezantimi jo i denjë
Ndërsa studiuesi Reshat Sahitaj ka thënë se përjashtuar Kadarenë, letërsia shqipe, e krijuar nga autorë të tjerë njihet pak nga bota evropiane, por edhe ajo botërore. Sipas tij, te kjo mosnjohje kanë ndikuar prezantimet jo të denja dhe përkthimet jo profesionale të bëra nga shumë individë. Përveç Kadaresë, i cili përfaqëson denjësisht letërsinë tonë në Evropë, sipas Sahitajt ka edhe disa autorë të tjerë të cilët kanë arritur të përkthehen në gjuhën frënge, angleze ose gjermane, por pak prej tyre kanë arritur të lënë gjurmë në letërsinë evropiane, pavarësisht që këta autorë kanë sukses në Shqipëri. Ndërsa ka shtuar se Kosova është ende larg të pasurit ndonjë autori të denjë për t’u prezantuar në arenën evropiane të letërsisë. “Deri sot, Kosova ende nuk e ka nxjerrë një autor që në Evropë ka bërë zhurmë me shkrime të tij. Kjo nuk do të thotë se nuk ka dhe nuk do të këtë krijues që një ditë veprat e tyre do të bëhen bestseller”, ka thënë Reshat Sahitaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Letërsia shqipe përballë asaj evropiane?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letersia shqipe
» Letërsia moderne
» Letërsia e Pavarësisë
» Letërsia e vjetër
» Letërsia e Bejtexhinjve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: