Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rasti i Spanjës për përmirësim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Rasti i Spanjës për përmirësim Empty
MesazhTitulli: Rasti i Spanjës për përmirësim   Rasti i Spanjës për përmirësim I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 9:30 am

Rasti i Spanjës për përmirësim 21-spanja4

Johannesburg, 21 qershor - Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Hondurasit zhvillohet në 46-vjetorin e titullit të parë të madh të spanjollëve. Më 21 qershor të vitit 1964, Spanja doli kampione e Evropës duke mposhtur në finalen e luajtur në Madrid përfaqësuesen e Bashkimit Sovjetik 2:1. Edhe pse vazhdimisht është vlerësuar në mesin e më të mirave, Spanja asnjëherë nuk ka arritur të dalë kampione e botës. Para fillimit të botërorit "Afrika e Jugut 2010", spanjollët janë vlerësuar favoritët kryesorë, por pas humbjes nga Zvicra në xhiron e parë rrezikojnë të humbin edhe një rast.

Në të vërtetë, kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, ende ka mundësi që të shtrijë dominimin në botë, por një humbje nga Hondurasi do t'i jepte fund ëndrrës së saj. Futbollistët spanjollë besojnë se kritikat që kanë marrë pas humbjes 1:0 nga Zvicra, duke përfshirë këtu edhe ato të ish-përzgjedhësit Luis Aragones, janë të tepërta.

Hondurasi nuk është në presion. Me kualifikim në botëror për herë të parë pas 28 vitesh, kjo përfaqësuese ka tejkaluar parashikimet. Hondurasi në xhiron e parë u mposht 1:0 nga Kili.

Spanja dhe Hondurasi janë takuar vetëm një herë mes vete. Në fazën grupore të botërorit të vitit 1982, këto dy përfaqësuese barazuan 1:1. Ajo ndeshje ishte debutuese për Hondurasin në botëror.

Përzgjedhësi i Spanjës, Vincente Del Bosque, është duke shqyrtuar mundësinë që të kthejë në përbërjen bazë Fernando Torresin që do të luante përkrah David Villas në sulm. Nëse vendos për këtë, mesfushori defansiv Sergio Busquets do të ulet në pankinë.

Në kampin e Hondurasit shpresojnë se sulmuesi i Interit, David Suazo, do të kthehet nga lëndimi i kofshës që e mbajti jashtë ndeshjes së parë.

Spanja ka fituar 45 nga 48 ndeshjet e luajtura para humbjes nga Zvicra. Mesfushorët Xavi dhe Xabi Alonso ishin dy futbollistët e vetëm që kishin mbi 100 pasime në ndeshjet e rrethit të parë të fazës grupore.

Hondurasi është në kërkim të fitores së parë në një botëror. Kjo përfaqësuese ka humbur dy herë dhe ka barazuar dy herë në katër takimet e deritashme. Të përzgjedhurit e Reinaldo Ruedas nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, në pesë prej tyre nuk kanë shënuar gol. Hondurasi ka fituar vetëm dy nga 14 përballjet me përfaqësueset evropiane.


Stadiumi: "Ellis Park", Johannesburg
Kapaciteti: 62.500
E hënë (20:30)

Arbitër kryesor: Yuichi Nishimura (Japoni)

Përbërjet e mundshme:
Spanja (4-4-2): Casillas; Ramos, Puyol, Pique, Capdevilla; Silva, Xavi, Alonso, Iniesta; Torres, Villa

Hondurasi (4-4-2): Valladares; Mendoza, Chavez, Figueroa, Izaguirre; Alvarez, Palacios, Nunez, Guevera; Pavon, Suazo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rasti i Spanjës për përmirësim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: