Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Millosh Gjergj Nikolla

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:04 pm

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Peliçe. Ishte një poet dhe prozator.

Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të krijimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndanë veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë («kalbësinave që kërkojnë shejtnim»). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto krijime me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:05 pm

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në krijimtarinë e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën"etj.). Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit Krijimtaria e tij la gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe krijimtarinë e tij janë botuar studime e artikuj të shumtë.

Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe (1956). Ju dha titulli "Mësues i Popullit" (1957).

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:05 pm

Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:05 pm

Nën flamujt e melankolisë

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:06 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Dy buzë...

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia. </BLOCKQUOTE>

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:07 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">BALADË QYTETSE

Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë. </BLOCKQUOTE>

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Mon Jun 21, 2010 7:08 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">MELODI E KËPUTUN

Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb' e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme...
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë - dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
... e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun. </BLOCKQUOTE>

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:24 pm

Të Bijte e Shekullit te Ri


Na te birte e shekullit të ri,
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij
e cuem grushtin për me luftue
nder lufta të reja
dhe me fitue...
Na te birte e shekullit të ri,
filizat e një toke se rimun me lot,
ku djerse e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshate e huej
dhe ne marrzi duhej shum shtrejte t'u paguhej.
Na te birte e shekullit të ri,
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbrame
edhe fatlume
ditem me thanë :
S'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi te lirë!
S'duem, për hirë
te kalbsinave te vjetra, qe kërkojnë "shejtnim",
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap këngën e trishtimit,
këngën monotone, pa shpirt, te sklavnis
te jem' një thumb i ngulun nder trute e njerzis.
Na te birte e shekullit të ri,
me hovin ton e te ndezun peshe,
nder lufta të reja kemi m'u ndeshe
dhe për fitore kem' me ra fli.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:25 pm

Kanga e Rinise


Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thueja kanges sate qe te vlon ne gji.
Nxirre gezimin tand' te shpertheje me vrull...
Mos e freno këngën! Le të marri udhe.


Thueja kanges, rini, pash syt e tu...
Të rroki, te puthi kënga, te nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe te na mbysi dallga
prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kënga.


Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi
Kumbi i zanit te perplaset për qielle
dhe te ktheje prap te na, se hyjt ta kanë zili


e na te duem fort si te duem një diell.
Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota është e jote.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:27 pm

Lutje


Të lutem, o perendi,
për një simfoni
me tinguj t'argjante
e akorde t'arte.


Të lutem, o perendi,
për një simfoni
plot dashuni
te nxehte si te vasha gjite
kur vlojne ndijesite.


Të lutem, o perendi
për një simfoni
te defrej ne lumni
t'u u perkunde n'ani
te bukur t'andrrimeve
te kalter, ku te fantazmeve
buzët me tërheqin zjarrte
e me digjen syt e flakte.


Të lutem, o perendi,
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos te zgjohemi.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:28 pm

Zgjimi.


O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te shekujve
te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te titajve te terbuem!
Te cilet n'udhe per ne theqafje ketejpari i rane
dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhura!
O vullnete te shtypuna!
Shkundni prangat te mbrapshta! E me brime ngadhnyese,
me hove viganash, deshirash flatruese,
turniu ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni
- ndosht' aty keni per te gjete fillin e nje hymni,
qe Illyri e vjeter nder kremtime kendonte,
ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit,
i cili fatin tone mbytte ne mnije te vet perpise -
Ta dije se te Birt' e Shqipes folen ia ngrehen vetvetit.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:28 pm

Pesha e fatit

Na shtypi fati e na bani krymba
ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n
edhe aq me teper e ngaterruem ny'n...
shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?
Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit
kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit
do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)

Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut
Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
E jeta na bahet ma zi se sketerre.
Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.

Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem
Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
Jo se i pelqen jetecale me shkuem.

Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte...
Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di,
mbasi kamben e theu ne akrobaci --
jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:30 pm

Por nuk vdes shampanja!


U linden milionet
me miliarde deshira,
Kuj t'i leshohet radha
kur nuk ka batalla?

Por do te kete Karrnera
dhe do te kete poeten
gjithashtu edhe priften.


Prifti ka per te thane:
ku do te shkoje
ai qe e coi
jeten si nje gote shampanje
e ku ai me te thyeme dhambe?

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:30 pm

Recital i Malesorit


O, si nuk kam një grusht te fortë
t'i bij mu ne zemër malit qe s'bezane,
ta dij dhe ai se c'domethane i dobët -
n'agoni te perdihet si vigan i vrame.


Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te pakenaqura t'instinktit.


Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete një kafshate ma te mirë...
Por me rren shaka, shpresa genjeshtare.


Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?


O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht' i paligjshem...
E unë te kënaqem, te kënaqem tu' u qesh.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:32 pm

Vuejtja


Ka do dit
qe po shoh fare mirë
se si nga vuejtja syt po me madhohen,
nëpër ball dhe ftyre rrudhat po me shtohen
e si buzqeshja m'është e hidhun...
... dhe po ndij
se si mengjeset e mia
nuk janë ma mengjese hovi e pune,
as ndërtimi, por te shtymt dita me ditë
e një jetë qe s'durohet.
Dalngadale po shoh
si jeta një nga një
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po me mbete asgja
qe me u nda
si shej gezimi,
përpara
nuk e dishe, ojete,
se kaq i tmerrte
është grushti i yt
qe mbyt
pa meshire.
Por kot
ne pasqyrë po shoh
se si nga vuejtja syt po me madhohen
nëpër ballë dhe ne ftyre rrudhat po me shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
nderluftat e jetës.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:33 pm

Të lindet njeriu


Të lindet një njeri
nga gjin' i dheut tonë te rim me lot te vaket,
nga thalb' i shpirtit tonë qe shkrihet ne dëshirë te flaket
për një gen të ri,
Të lindet një njeri!
Pa hyll ne ball por qe me fjale te pushton,
qe te rremben qetsin e ban gjakun te te vloje rrkaje,
e ban synin ligshtin ta zhgjetoje,
qe nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohe te Re!
Të krijoje një Epope!
Nder lahuta tona te këndohet Jeta e Re...
Të gjithë kombet po dehen n'epopea te veta,
flakë e zjarrmit te tyne na i perzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambe e mbi krye tinze po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gezon,
por gaforre është...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk është!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndergjegjet tona t'i ndezi ne dashni
për një ide te re, ideal bujar,
për një agim te lum e te drejtë kombtar.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:33 pm

Balade Qytetese


Mbrame
qiella dhe hyjt e vrame
një ngjarje te trishtueme pane:
Hije... jo! por një grue
me ftyre te zbete edhe me sy
te zez si jeta e saj,
me buzen te vyshkuna ne vaj,
me plage ne gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt te grisun,
me hije grueje,
një kens këso botë,
një fantom ujë
vallzonte valle ne rrugë te madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambe te zbathun,
me zemër te plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me floke te thime,
me ndjesi te ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpertheheshin n'arome,
kur ish e njome
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj është kjo vall' e cmendun
ne rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehone
qe vallzon naten vonë
nëpër rrugat e qyteti tonë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:34 pm

Lagja e Varfun


Krahet e zez te një nate pa fund
e varrosen lagjen pranë,
drite, jetë, gjallsi askund,
vetëm errsine e skam.

U harrue jeta e ditës
nder shtresat e nates, e pagja
u derdh nga parzm' e errsines...
n'andrra perkundet lagja.

Njerzit nder shtëpia flejne
me gjoksa te lakurte e te thate
e gratë... femi po u lejne
pa ushqim ne gji, pa fat,

Pushojne gjymtyrt e shkallmueme
ne punën e ditës se kalueme,
sherohen trute e helmueme
ne gjumin e nates s'adhrueme.

Veç zemrat e njerzve te lanun
me te rektunt prralla rrfejne:
mbi barrat e jetës se namun
qe shpirt dhe korriz thejne.

Prralla mbi femij rrugaca
barkjashte e me hunde te ndyta,
qe dorë shtrijne me vjedhe, me lype
e ngihen me fjale te ndyta.

Prralla mbi varza te fyeme
me faqe e me buzë te thithna.
Prralla mbi djelm, me te thyeme
shprese, ne burg me duer te lidhna,

te cilt nesër para gjyqit
për delikt do të pergjegjin,
vetëm dreqit e hyllit
te gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj' e varfun peshprite
dhe errsines hallet tregon.
Një gjel i undshem, me drite
te hanes i rrejtun, këndon.

Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjes se varfun. Këtu
nuk zbardh për ty drita e drites.
i gjikuem je me ngordhe n'u.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:36 pm

Vjeshta ne Parakalim


Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyra tona,
Afshon ere e mekun, lengon i zymte dielli,
lengon shpirt' i smum nder krahnore tona,
dridhet jet' e vyshkun nder gemba te një plepi.

Ngjyret e verdha lozin ne vallen e fundme
(dëshirë e marrë e gjethve qe një nga një vdesin!)
Gezimet, andjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta te vjeshtes një nga një po shkelin.

Një lis pasqyrohet ne lotin e qiellit,
tundet dhe pergjaket ne pasion te viganit:
"Jete! Jete unë due!" - e fryme merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por në fund ia nis vajit.

Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
ne mjegull perpise. Pemet deget e lagun
me vaj i mshtjellin ne lutje por kot! e dinë, te fikun,
se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim ndokund?!

Mallengjehet syni, mallengjehet zemra
n'orën e vorreses, kur heshtin damaret,
e vorri inaltohet nën qiella ma t'epra
me klithem deshprimi qe ne dhimbe te madhe zvarret.

Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyra tona.
Renkoni dëshirat femite e jetës se vafun;
renkoni ne zije, qani mbi kufoma,
qe stolisin vjeshten nëpër gemba te thamun.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:38 pm

Ekstaza Pranverore
.


..dhe pranvera erdhi...
Neper ftyra tona rreshqiti nji gezim
dhe nder zemra tona ngrehi një fole,
e një jetë e bukur, e një jetë e re,
me dëshira te shumta po buzqesh ne lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstaze, ne hovin e shejt shtri;
me qiellen rroket, me diellin puthet,
dridhen krahet ne hare mandej poshtë versulet
t'u dhurue ne cicrim pershndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangetar plot magji ne gemb te trandafiles,
ne një tempo te marrë perkdheljet po shfre
e kënga kumbuese, kang' e tij pa fre,
është si kange Orfeji nder telat e lyres.
...dhe vesa shkelqen...
ne një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
terheqse si andrra dhe si vijzatimi
nder orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rreshqasin nder fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Neper ftyra tona rreshqiti një gezim
dhe nder zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira te shumta po buzqesh ne lulzim.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:39 pm

Dy Buze


Dy buzë te kuqe,
dy dëshira te flakta,
qe afshin ma thithen,
gezimin ma fiken,
si fantazma iken
nder do bota te larta...
Dy buzë te pergjakta,
dy dëshira te flakta,
qe afshin ma thithen
ne buzë kur m'u njiten
andjet m'i trazuen,
zemren ma terbuen,
trunin ma helmuen
e në fund u merguen...
Dy buzë te kuqe,
bukuri fatale,
te një grueje sterzane
një pranvere te tanë me morme
një pjesë zemre me nxorme,
dhe gezimin ma vodhne...
Ato dy buzë te kuqe
dhe dy lote te mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur me vrau bukuria,
kur me zu dashunia
e me dogji rinia.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:39 pm

Z.B.

Buzmramja u dridhte nder afshet e mbrame
te diellit perndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina te kullueta ne qielle e ne sy tand.
ku në fund u pasqyronte një dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis ne lima,
mbi te cilin terthuer fluturon një pellumb
dhe gezime te pamatna gugon pa pra.
Zojushe, q'at buzmramje
unë andrroj me andje
dhe me një dashni te pastër
ata dy sy tuej te kalter,
qe m'u falne lete
me një shikim diskret.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:41 pm

Një nate


Grue a hyjneshe, e mbeshtjellun n'errsi te nates,
zbriti nga sfera te panjoftuna nder odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,
një heshtje parathanse zemren don te ma perpije,
vetëm qe ora këndon këngën e thjeshtë te nates
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kanges
Grue a hyjneshe m'erdhi nga gjin' i errsines...
Qe! frymën ia ndjej dhe zemren qe rreh prej fellsines.
Buzet e njoma te saj,
Syt e zez e te mdhaj
me hamnoni vijash te bindshme
premtojne një dashni te hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambel te marrveshtjes).
Dhe njemend! At nate vallzuen ndjesit e jona
me një valle defryese, pa marrun fryme...

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:42 pm

Mbas Tryezes

Kështu ne te rinjve na kalon nata:
Prane tryezes meremer-falso, me gote te plotë a boshe,
me kujdes të madh ndejun (si e lyp dans-edukata),
te ngrehun, te ngrime, te stolisun
e ftyrash te qindisun
me puder, karmin... jo? por me përshtypje te mirë
qe na e sjell zojusha e bukur dhe me hirë
tu' na buzqeshe ambel, buzesh te kuqe si gjaku,
nsa gjit' i majen, dridhen ftyra kuqet, zbehet...
e ne secilin prej nesh në fund ka një shprese kendedhet
dhe na shtrengon laku...
Qashtu ndeje, tu' e vrejtun, çojme biseda të ndryshme
serioze, t'urta, por ma shpesh te dyshueshme,
me gjuhe te bukur, te zgjedhun, mbi ngjarje te ra flasim
e prej një deshires pa mshire te gjithë pelsasim.
Ngushllim! se zonjusha na i din mirë hallet,
prandej aq me andje, bukur, kercen vallet.
Tonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
lemojne ata qe ne valle sjellen, ne hare sjellen,
lemojne tryezen, gotat, veshjet tona, ndjenjat
e fantazis sone, i hapen ylber velat...
Por befas, te njejones se panjoftun tingllimi,
se cilës është te hyu i bukuris trillimi,
krahnoret n'i perkdheli dhe n'i piskoi zemrat,
gjatë korrizit te thenet zbresin fill te themr;
Qashtu vuejme, defrejme...
Jeten adhurojme,
nsa drita shkelqejne
zojushen shikojme
dhe n'andrrim vallzojme...
Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
Vash e djalë përputhen
mbrend dy zemra digjen,
por me u puthe nuk puthen!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   Sat Feb 12, 2011 2:43 pm

Hidhet e perhidhet

Hidhet e perhidhet ne shtregullen e fatit
djalosh' i Arbenis.
Hidhet e perhidhet ne pemdim mbrapa malit
me hovin e rinis
zogu i liris!
Ne shtregullen e fatit, nder këto fluturime
ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime
se qiellat e hueja premtojne gezime t'ambla
nëpër shkalla te hueja, nën te ngjyrta llamba
premtojne hyjnizimin ne vallen e defrimit;
femen-mashkull rrokun si dy vete qe mbyten
kin për te mbramen here qindenje here puthen
e mbrenda krahnorit gati te pelsase zemra,
nsa majet e kepucve shkarravisin germa
te tanë naten e lume deri ne te lem t'agimit.
Për njenin ky gezim, për tjetrin gezim tjetër...
ndoshta vllime librash, atom ose kompas
fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjetër
nga melankolia fillon te vueje pa masë.
Dh' atëherë nalmadhnia e tij mbret Dyshimi
futet ne zemër, ne tru, ne jetën e te riut
mfshehtas fillon lojen tinzake, si krymbi
ne thalbin e molles... e syni i te riut
merr hijen e vendit, hijen e një murit
mbrapa te cilit rrahin zemrat e makinat
m'i krijue jetë te tjetër, njeriun e gurit...
... po, një ringjallje mbi te vjetra kalbsinat.
Syn' i te riut muer hijen e atij murit.
Hidhet e perhidhet
zogu i liris,
por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbenis.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Millosh Gjergj Nikolla
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Kastrioti - Skënder Beu
» Nikola Tesla
» Skenderbeu ishte një kalorës templar
» Misteret e krijimit te Universit
» Interviste me NIKOLA TESLA-n

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: