Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 AT ANTON HARAPI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

AT ANTON HARAPI Empty
MesazhTitulli: AT ANTON HARAPI   AT ANTON HARAPI I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 7:08 pm

AT ANTON HARAPI

Në shkrimin e sotëm rikthehemi në kohë për të kujtuar edhe njëherë kush ishte miku i madh i Çerçiz Topullit, Fan Nolit, Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, kush ishte frati 25-vjeçar, që ndihmonte malësorët e Dukagjinit të shpëtonin nga kolera.

Emri dhe vepra martire e At Anton Harapit nuk është futur ende në fazën e kanonizimit, që Selia e Shenjtë në Vatikan aplikon për meshtarët e Krishtit. Kjo gjë ka bërë që shumë njerëz, që e njohin mirë veprimtarinë atdhetare, publicistike dhe fetare të padër Anton Harapit të shqetësohen dhe të rizbulojnë vlerat e harruara të tij. Për Kapinovën, ai është: ushtari besnik i Urdhrit të Shën Françeskut, që me sandale dhe varfëri qëndroi pranë dhe mes popullit të vet, ku gjithnjë për të Shqipnia ishte NJË. U privua nga kjo e drejtë e merituar (Kanonizmi), pikërisht françeskani i përvujtë, që u pushkatua barbarisht me fjalët e Krishtit në gojë: Fali o Zot se nuk dijnë ç’ka bajnë, Rrnoft Krishti Mbret!, Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Me sa di unë, Komisioni i Rishqyrtimit të Aktit të Martirizimit të Klerikëve Katolikë në kohën e masakrave të komunizmit (sikurse në të gjithë vendet diktatoriale dhe komuniste të ish-Evropës Lindore) nga Vatikani, ka kërkuar prej Konferences Ipeshkvnore të Kishës Katolike në Shqipëri dokumentet (të marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dëshmi me deklarata autentike nga persona që dëshmojnë vërtetësinë e faktit të kërkuar, dhe jo të paragjykohet nga gjyqi i dytë shqiptar etj. Komisioni apo individë, kushdoqoftë, duhet t’i ketë parë pikturat ose arkivat, që i kushtohen pushkatimit të klerikëve katolikë, një prej të cilëve është edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mëshirë, ka nevojë që të qitet në shesh me dokumente autentike dhe jo të marrë të gatshme nga zyrat e ekzekutorëve etërit dhe bijtë e të cilëve ende drejtojnë Shqipërinë dhe ende nuk kanë bërë 'mia culpa' për krimet që kanë bërë kundër njerëzimit dhe popullit të vet. Veprimi i njëanshëm dhe me tendenca diskriminuese që kanë përdorur sot servilët e sistemit qofshin këto dhe me petk meshtarak është një shkelje ndaj martirëve të krishtërimit që e kanë derdhur gjakun e tyre për ungjillizimin e popullit dhe dashurinë e besimtarëve shqiptarë.

Ai lindi në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888.
I biri i Loros dhe i Çiles, shtoi gëzimin e familjes, që jetonte buzë valëve të Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, të cilin e kishte traditë. Në fëmijëri, bashkëmoshatarët e thërrisnin Gaspër, sepse ishte i pagëzuar me këtë emër. Që në moshë të re hyri në Kolegjin e Jezuitëve dhe më pas në Kolegjin Françeskan. Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan adoleshentit të mençur, të vijojë studimet e larta në disa qytete të rëndësishme të Austrisë, që njihen si metropole të rrezatimit të kulturës së lashtë e bashkëkohore botërore. Këtu rregullisht studioi në Villach të Tirolit, Salezburg dhe Shvarc për degën adhuruese të tij, teologji. Ai ishte një enciklopedi që ecte me dy këmbë, mbasi preferonte shumë të ishte në kontakt me bibliotekat, si një frekuentues shumë i rregullt dhe i azhornuar me të gjithë median e huaj evropiane që vinte në këtë bibliotekë.

Në vitin 1910, At Antoni kthehet në Shqipëri dhe shugurohet meshtar, duke qenë deri në flijim meshtar besnik i zhgunit të Shën Françeskut e popullit që e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mësues në Kolegjin e Fretënve, ku kishte mësuar qysh i vogël. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 (vite të trazimeve të mëdha të Luftës së Parë Botërore), i përkushtohet shërbesave fetare në kishën Zoja Rruzare, në Arrën e Madhe, në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Në këtë lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfërinë e tejskajshme, të cilën e përjetonte vetë, mes banorëve pa dallim feje. Viti 1916, për banorët malësorë të Dukagjinit, ishte një vit i vështirë, vit i sëmundjes epidemike të kolerës, ku njerëzit, njeri pas tjetrit, vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranë nga frika e lëngatës. Por meshtari karizmatik, me shpirt të pastër fisniku, u gjend si shërbëtor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar.

Frati 25-vjeçar, me ndjenja të holla të humanizmit, ecte në këmbë, nëpër katunde të thella e të ashpra malore, në të gjitha shtëpitë e bjeshkëve të thepisura të Dukagjinit (Malësia e Mbishkodrës), për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë malësorët, duke i ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaktike kundër kolerës, që kishte përpirë miliona jetë njerëzish nëpër botë... Ai, përherë mendonte e vepronte nën shembullin e idealeve, që i kishte si pika referimi, se ...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: Lumin e ep deka kunoren e ven varri, shkruan në parathanien e veprës Andra e Pretashit, studiuesi i afërt i tij, Gjin Duka (alias At Daniel Gjeçaj)...

Në kohën e turbullirave politike,
midis të cilave ishte mbërthyer kontinenti i Evropës, Fuqitë e Mëdha, hartonin harta të reja, ku, pa të drejtë, Shqipërisë së vogël gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njëra pas tjetrës disa treva të trungut amë. A mund të heshtte frati i urtë, përballë kësaj masakre, që u bëhej ditën për diell tokave shqiptare!? Normalisht, që jo. I veshur me zhgun, me nismën e vet, organizon menjëherë tre bajrakë, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe përmes tyre, i dorëzon Memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër (asokohe në Shkodër, kishin zyrën e tyre konsullore 7 përfaqësi të huaja). Në bashkëpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe Poetin Nacional At Gjergj Fishta, OFM harton një peticion, të nënshkruar nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të SHBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë.
Në përkrahje të bisedimeve diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demonstratën tek Ura e Maxharrit, duke brohoritur: Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue... Frati ynë, kishte moq e dashamirë, duke bashkëpunuar ngushtë me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeçovin, Çerçiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtën, Imzot Vinçenc Prenushin, At Donat Kurtin, dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilë Mosin, Mehmet Shpendin, etj., në Jug e Veri të Shqipërisë. Populli i Shkodrës, kurrë s’do ta harrojë përshëndetjen e fundit të titulluar: Dy lotët e nji betimi, si shembull i oratorisë klasike shqipe, në përcjelljen e eshtrave të martirëve nacionalë Mustafë Qullit dhe Çerçiz Topullit, shtrënguan duart në shenjë betimi nacional: Për nji Shqipni të bashkueme e të lidhun me idealin e herojve.

Viti 1920, mbetët për meshtarin e Shën Françeskut, kohë e ingranimit me lëvizjen atdhetare shqiptare, në kushte e rrethana të reja, falë energjive të pashtershme të prelatit, mori një shtytje dhe organizim të ri. Më 1921-1924, bëhet drejtues i grupit të njohur atdhetar Ora e Maleve, së bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtën (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazër Shantojën, duke qenë njëkohësisht themelues, drejtues e botues i aftë i fletores Ora e Maleve, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë. Për më tepër, liberatorit të madh Luigj Gurakuqi, i përkushton veprën e vet të titulluar: Andra e Pretashit, ku shkruhet: Luigj Gurakuqit - burrit vërtetë burrë. Më 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipëri, ku gjendet mes opozitës së kohës përkrah Gurakuqit, Fishtës, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj., që ishin pararoja e kësaj lëvizjeje, duke sjellë një mendim të epërm e veprim më të përshpejtuar racional për nacionin shqiptar.
Pas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, për shkaqe, që tashmë dihen mirë, sikurse shumë të tjerë, frati demokrat arrestohet 3 herë dhe burgoset së bashku me At Benardin Palaj e më vëllezër të tjerë në Krishtin të Urdhërit të Shën Françeskut, mbasi kishin përkrahur alternativën e demokracisë liberale të popullit, Për një Shqipni t’Lir e t’Perparueme. Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmëri vijon pa ndërprerje misionin e shenjtë, duke predikuar doktriminën e krishterë. Si i Dërguari i Françeskanëve të Veriut, i kërkon Qeverisë së Tiranës haptazi: Flamurin Kuq e Zi, Gjuhën Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit. Edhe pse kishte detyren e rëndësishme të Provincialit, nuk e shkëpuste për asnjë çast veprimtarinë adhuruese atdhetare.

Më 1933, ishte drejtues i Kolegjit Françeskan (Rektor), drejtor i Liceut Illyricum dhe pedagog në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës (Gjuhadol). Në harkun kohor të viteve 1930-1936, është drejtori i së përkohshmes prestigjioze revistës së mirënjohur në Ballkan Hylli i Dritës (Botuar për herë të parë më 1913), bashkëdrejtues i gazetës Posta e Shqypnisë, revistës fetaro-kulturore Zani i Shna Ndout.

Me pendën e fuqishme në fushën e letrave shqipe Frati, krahas përkushtimit fetar dhe vlerave të çmueshme sociale të komunitetit, dallon me po atë madhështi në filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë dhe letërsi artistike. Homelitë e këndshme, që mbajnë peshën e fjalëve frymëzuese të At Antonit, si vlerë autentike zbukurojnë letërsinë e pasur fetare të traditës gegë, ku, në tërësi, kulmoi erudicioni esencial plot elokuencë elegante e me një diksion të qartë. Në mënyrë të rregullt, ndiqte rrymat e letërsisë botërore, lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë moderne të kohës, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe përherë pranë librave, mendonte se mendja e tij dhe e çdo njeriu, në përgjithësi, duke lexuar bën një gjimnastikë të mirë, sepse zgjeron dritaret e diturisë njerëzore, të cilat përherë duhet të jenë të interesuara, për të lejuar depërtimin e njohurive të reja bashkëkohore. Shpesh At Antoni porosiste: Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet të shkojë krahas me penden, si krahët e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim. Si pasojë e një akumulimi të dijeve dhe të përvojës si pedagog, në vitin 1925 boton veprën e parë pedagogjike, e cila njiherazi mund të cilësohet, një përshtatje të leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencor, të cilin e kishte pagëzuar me emrin: Edukata ose mirërritja e fëmijëve.

Siç pohojnë biografët,
meshtari shkrimtar e studiues i vëmendshëm, nuk harronte të ishte i kujdeshëm, kur analizonte, se më e rëndësishme në shpirtin e shqiptarit është bindja, si akti më cilësor dhe frytdhënës, sesa dajaku e frika. At Antoni, kërkonte të ndërtonte godinën e re të mendimit më përparimtar nacional shqiptar. Frati kishte shumë pasion letërsinë e traditës dhe atë bashkëkohore të shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante në prozë të ëmbël në gjuhën e bukur dhe tingëlluese gegë, me një stil të këndshëm, të latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve që parashtronte. Kushdo sot kundron me kënaqësi thjeshtësinë e të shkruarit. Vepra e dytë Andra e Pretashit, si roman u botua pjesë-pjesë prej vitit 1933-1942, në revistën e njohur kulturore Hylli i Dritës, ne nëntituj: Urti e Burrni nder banorët e Cemit dhe Valë mbi valë.

Shpesh servilët të ashtuquajtur as profesorë dhe as doktorë të regjimit të polpotit të Shqipërisë, i kanë ofruar dhe vërbuar sytë brezave të tërë shqiptarësh, me një foto, ku shquhet një takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndër tradhtitë më të mëdha që paska bërë Kleri Katolik dhe prelati i lartë françeskan dhe prandaj të gjithë duhet të përshkohen në litar dhe të kalben nëpër burgje. Asnjëherë, sikurse vë në dukje publicisti z. Mërgim Korça, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se çfarë i ka thënë gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut të lartë pushtues se: Marrëveshja me Reichun, ishte që trupat gjermane do të kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendshme shqiptare!

Është e drejtë të mendohet, se vetëm Shqipëria (72000 çifutë) dhe Danimarka janë dy shtete në botë, që nuk kanë dorëzuar asnjë çifut (izraelit) në duart e shumë kërkuesve gjermanë. Pse heshtet për ketë aspekt të rëndësishëm dhe si një meritë e Këshillit të Lartë të Regjencës Shqiptare, ku një meritë ka edhe anëtari i saj At Anton Harapi!? Po jetë shqiptarësh nuk janë shpëtuar në këtë rast!? Sigurisht që shumë dhe historia herët ose vonë do ta ndriçojë këtë aspekt të rëndësishëm edhe të fratit nacionalist. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrën e regjentit: E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet... nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet... ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni... Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e përbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë, me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!... E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo... e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame... Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë....
Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet u shpreh dikur At Anton Harapi. Gjuetinë më të madhe Enver Hoxha e filloi me meshtarët katolikë e intelektualë. Albanologu i mirënjohur italian prof. At Zef Valentini shkruan: Duke kenë të kulturuem me arsim, shumë të ngritun, katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave... Vranësi antikatolik Hoxha e pranonte këtë, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit.

Historia e vrasjes së At Anton Harapit është sa e dhembshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shën Françeskut deri në flijim, e këshillojnë që të ikë nga Shqipëria. Fakti është se Frati këtë këshillë e hodhi poshtë prerazi, duke thënë me krenari: Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinë fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’tokën e t’parve t’jen testamendi em. Në muajt e fundit të jetës së tij, ai u strehua në fshatin Kir (Dukagjin-Malësia e Madhe e Mbishkodrës, shënimi im K.K.), më parë, duke u shoqëruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj në katundin Plan, nëpër malet e ashpra të Veriut, në mes të të cilave kishte punuar gjatë viteve kur ishte meshtar në famulli. Frat At Antoni, u strehua nëpër shpellat e maleve, për një kohë të gjatë, duke qëndruar me uratë në duar dhe me një bllok shënime ditar... Befasisht u zbulua... në një shtëpi nga proteza e dhëmbëve... Ai i gjykua dhe u dënua nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë, ku kryesonte procesin gjyqësor kryetari i saj Koçi Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu.Ishte mëngjes i vranët. Binte shi. Në orët e para të datës 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut të vogël, frati fisnik, që me duart e bashkuara në parzëm, me krye të varur dhe sytë gjysmë të mbyllura nga torturat e rënda, ndaj të cilit me intensitet të lartë ishin ushtruar pa ndërprerje nga gardianët xhelatë, qëndronte me stoicizëm, si sfidë, duke thënë lutjet e fundit, kur e çuan në periferi të Tiranës për ta ekzekutuar... Frati i përvujtë, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë-herë kindet, për të mos u stërpikur nga balta që e rrethonte. Një prej ekzekutorëve barbarë i tha: Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Në çast reagoi nga drita shpirti i tij shëmbullor: Atje tek shkoj biri im, dua të shkoj i panjollë, siç jam kenë tanë jetën. I bekoi vrasësit e tij, i fali për aktin që do të kryenin nën shembullin e Jezu Krishtit. Këtë dëshmi feje të dëshmitarëve martirë, ku asnjë nuk e mohoi fenë, e pasuruan librin e Martirologjisë Romane, duke i shtuar një faqe të shkëlqyer fesë së Kishës së Shenjtë Katolike në Shqipni. Ky Dishepull i përvujtun i Shën Françeskut, që i ka të tretuna eshtnat e tij, nëpër zallishtet e Tironës, i fliste shqiptarëve me këtë vepër të martirizimit për Fe e Atdhe: Po të mos i zeni besë fjalve t’mia, ja tek keni veprën teme për peng sigurie.

Klajd Kapinova, autor i librit për At Anton Harapin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
AT ANTON HARAPI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: