Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 PERRALLA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 7:59 pm

1. Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqiperisë. Nji shqiponje fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqiponja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat nji gjarpën. Mbas pakë shqiponja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjes qe po luante me gjarpërin e mbytun. Por gjarpëri nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe baei te pickonte zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqiponjes dhe u nis nga shpia e vet. Befas ai degjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqiponja.

"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëri që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi.

"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqiponjes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bere burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thene "Bir i Shqiponjes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqiperi, që do me thene "Vendi i Shqipetareve."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 7:59 pm

2. Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin...
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart...
...edhe keshtu ben.

*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin

edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt...

kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar...mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka....ashtu

ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin....keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh...


nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek...

edhe cte bej cte bej thot plaku!?...i thot kaposhit...

O kaposh

urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku...kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi...

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun...

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s'kemi me se te ham buke une edhe plaku...

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po... jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi...dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t'ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku...edhe nisen prap...

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges...

kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...

kur e degjon mbreti.

hëu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i'u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi...ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i'a nis prap kenges,
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...

hëu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii...
me te dal prap kaposhi i'a nis kenges serish...
kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri...e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i'a nis prap kenges...

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet...
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj...
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap...
ne te ikur kaposhi, i'a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua...dua cupen e mbretit per grua...edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku...

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi...

e shikon plaka dhe i vjen inat...
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi...
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke...

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia...i leshohen hardhucat ta han plaken...
ndihme...ndihme...po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t'i vriste te gjitha...ndihme...ndihme...therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon...dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat....

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:00 pm

GISHTEZA

Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:

-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c'duhet te bej per kete gje?

-Nuk eshte pune e veshtire, - iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poçen me lule dhe do te shohesh.

-Faleminderit! - i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.

-Sa lule e bukur! - tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.

I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s'a s'ishte degjuar kurre ndonjehere.

Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.

- Ç'nuse e bukur per djalin tim! - tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.

Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.

- Kuak kuak! brikkeek - ek - bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.

- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, - i tha zhaba plake. - Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.

Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.

Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.

Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:

- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.

- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.

Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c'po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.

Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. "Sa vogelushe e bukur!" Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.

Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.

Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.

Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s'mund te shkeputej me.

Oh, ç'tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.

Pas pak erdhen t'i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:

- Ç'gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, - shtoi njera prej tyre, - eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!

Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s'kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.

Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t'i rrembeje koken.

Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t'u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.

Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.

Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.

Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.

- Vogelushe e gjore! - iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
- Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.

Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:

- Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.

Vajza e vogel pranoi dhe s'pati pse te ankohej.

- Do te kemi nje vizite, - i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.

Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve...
.Vazhdimi

Ajo s'kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.

Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: "O brumbull fluturo e fluturo"! dhe "Moj unaza me trendafila". Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.

Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.

Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t'u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:

- Nuk do te ciceroj me! Ç'fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s'ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: Çivit! Çivit dhe dimrit vdes nga uria.

-Ju flisni tere mend! - u pergjigj miu plak. -Çivit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t'u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.

Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.

"Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere", -mendoj ajo.

Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.

"Lamtumire! zog i bukur! - tha ajo.
-Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell".

Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s'kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.

Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.

Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.

Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.

-Te faleminderit, vogelushe e bukur! - i tha zogu i semure, - ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.

- Sa keq! - u pergjigj Gishteza. - jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.

Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t'i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se ç'i kishte ndodhur.

Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t'i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t'i shkaktonte hidherim miut plak te arave.

-Jo, - i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Çivit! Çivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.

Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.

-Kete vere do te punosh per pajen tende, - i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t'u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.

Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Çdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Çdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.

Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.

-Per kater jave kemi dasem! - e njoftoi miu.

Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.

-Ç'budallallek! - tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s'e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.

Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.

-Lamtumire, o diell i bukur! - tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.

-Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.

Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.

-Lamtumire, lamtumire! - tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
Ne kete kohe ajo degjoi:

-Çivit! Çivit!

Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
Zogu u gezua sa s'ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur Çivit! Çivit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.

-Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.

-Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.

Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.

Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra - ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.

-Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s'jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej ç'eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.

-Ç'lumturi! - thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.

Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope - cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.

Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.

Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.

Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.

-O Zot, sa i bukur qe eshte! - i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.

Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.

Ç'burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.

Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t'i sjell dhurata.

Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.


Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.

-Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
-Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.

-Lamtumire, lamtumire! - tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.

Kur mberriti atje shkoi perseri ne cerdhen e saj permbi dritaren ku autori i ketyre perrallave e priste te kthehej.

-Çivit! Çivit! - i tha ajo dhe keshtu ai mesoi historine qe lexuat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:01 pm

Nje shtepi per dimer

ateher...

na ishte nje here e nje kohe urithi Gustavo, ai jetonte ne nje shpell te thell ne pyje, dhe pothuajse nuk e shinte driten e diellit.

Gjithe kohen lexonte dhe flinte.

Gustavo kishte me qindraaaaa libra, dhe lexonte derisa i mbylleshin syte.

Nje dite vjeshte, dy miqt e tij, Filiberto dhe Alfonso, shkuan ta takonin dhe mbeten te cuditur!

-Gustavo! -tha FLiberto, -Duhet te dalesh pak ne ajer te paster! Ketu thelle ne shpelle, ndonje dite, pa te vene re kush, do te te bjeri te fiket e do te ngordhesh.
Nuk e di qe dimri eshte tek dera? Ti nuk ke mbledhur asnje ushqim per ditet e veshtira te dimrit. Nuk mund te jetosh vetem duke lexuar libra...-i tha Filibertoja Gustavos.

-Filiberto ka te drejte miku im,-shtoi Alfonso.-Ne duam te te ndihmojm Gustavo. Mund te qendrosh tek foleza jone e re, po te duash...-i tha ALfonso, Gustavos! Ne i kemi mbledhur ushqimet per dimer. Aty mund te sjellesh dhe librat e tua.

-Dhe Gustavoja pranoi te shkonte e te jetonte me dy miqt e tij.

Shtepia e Filibertos dhe Alfonsos ishte shume e mire, edhe shume e madhe...

Minjt e kishin rregulluar me shume kujdes. Kishin hapur edhe nje dritare te vockel per t'u ajerosur.

-Gustavoja mori me vete te gjitha librat e tij..ndjehej shume i kenaqur qe do banonte me dy minjt te cilet ishin shoket e tij te vetem.

-Gustavo lexonte shume, here pas here delte edhe ne ajer te paster nga dritarja qe kishin bere shoket e tij.

Ne dhjetor, ra shume debore dhe pllakosi nje i ftofet shume i madh...akulli dhe te ftohtett arriten deri brenda ne shtepi ku banonin tre shoket.

-Filiberto edhe Alfonso, e mbanin soben ndezur dite edhe nate, ngaqe ishte shume shume ftohte.

Ndersa Gustavo, rrinte ne shtratin e tij duke lexuar vazhdimisht librat qe kishte marr me vete.

Dimri u be edhe me i eger...

Drute per soben mbaruan te gjitha dhe i ftofeti as qe kishte ndermend te largohej...

Te tre miqt tane po na ngrinin nga te ftoftit i madh.

Ata vendosen qe te digjnin librat bashk me Gustavon, se ndryshe do ngordhnin nga te ftoftit,

dhe ashtu vepruan...

-Foleja ime e vjeter, ishte pak e rrenuar vertet, por te ftohtit nuk hynte aty brenda, -u ankua urith Gustavo...

Te dy miqt e tij, nuk e kundershtuan!

Pas ca kohesh, i kishin djegur pothuajse te gjithe librat e Gustavos...

Nje nate urith Gustavo, kur dy minjt po flinin, u largua pa u then asnje fjal, dhe shkoi tek foleja e tij e vjeter...

-Atje do te ken mbetur akoma disa libra per te lexuar!, -tha Gustavo!

Dhe shkoi serish ne shtepin e tij te vjeter e te rrenuar per te vazhduar leximin e librave qe kishte len ende atje...
dhe keshtu urith Gustavo, nuk pushoi kurr se lexuariiii...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:02 pm

U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjate ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen.Pasi beri
kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri
re qe kish bere dem gjith copen.
-------Qyqja c'bera !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajze vajze e vogel nuk do ta kish bere kete
e jo une qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bere.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <<korba une >> <<korba une>>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dore ,duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?
------Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja me ka ngulur ne mendje gjashte fjale
<<MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE!>>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:02 pm

Kur një zog filloj të cicëroj
~ TREGIM PËR FËMIJË ~

Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t'i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t'ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas here pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, "Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë." Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lart, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t'i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin "Buzëqeshja" në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën me kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t'i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalë:
"Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?"
Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?"
Zogu bëri vetëm një "ciu" por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lart e poshtë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.

~ ~ ~

Mbrapa tregimit të shkurtër: Zogu në kafaz përfaqson mua, ndërsa Genci i vogël çfarë unë nuk pata kur isha fëmij. Kjo për arsye se jam rritur në "vetmi" pa fëmij të tjerë, dhe në fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vë dot faj prindërve të mij sepse ata në fakt nuk kanë faj, kështu ishin kushtet e atëhershme të Shqipërisë. Fillimisht më bëri për të qeshur kur përshkruaja fëmijët tek kopshti, dhe unë nuk e dija pse po dilte kështu ky shkrim. Unë dija vetëm se në fund zogu çlirohej i lirë. Kur e rimendova prap fillova të qaj, sepse unë kuptova se ishte jeta ime që unë po përshkruaja. Prandaj iu lutem juve që keni fëmijë t'i jepni sa më shumë gëzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumë, e ata kanë shumë nevoj për këto ndjenja. Ata janë e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mësuar gëzimi e dashuria, prandaj nëse dëshironi mund t'i lexoni këtë tregim atyre para se të flenë.

"Vetmia është vrasësi nr.1 i dashurisë dhe gëzimit."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:03 pm

Arbereshi i Vogel

Ditën kur Gjergji shkoi për herë të parë në shkollë, nuk ndjehu asnjë gëzim. Mësuesi foli e foli dhe djali pothuajse s'mori vesh gjë. Ai fliste në një gjuhe që Gjergji nuk e kuptonte.
Gjergji rrinte në bankë, me kokën e mbështetur në te dy duart dhe s'dinte ç'të bënte. Shikonte muret, vërente dritaret, ndiqte lëvizjet e mësuesit. Ora nuk ecte dhe ai ndiente sikur dikush e mbante me zor në klasë.
Mezi priti sa të mbaronte mësimi i ditës së parë. Doli nga shkolla dhe, i mërzitur, u kthye në shtëpi. te porta e vjetër me hark, takoi gjyshin. Gjyshi i përkëdheli kokën dhe e pyeti :
- Hë, Gjergj, si shkove sot në shkollë?
Djali u vrenjt në fytyrë dhe uli sytë. Iu lidh gjuha.
- Ti fol, more trim, ç'më rri kështu? - ngriti zërin gjyshi - Mos të ka rrahur njeri?
-Jo, - u përgjigj djali dhe me sy të përlotur mbështeti kokën pas trupit të gjyshit.
Plaku e vështroi nipin e dëshpëruar dhe i erdhi keq.
- Gjysh, jo, nuk shkoj më në shkollë. Mësuesi flet vetëm Italisht e unë s'kuptoj gjë. Pse, nuk ka shkollë arbërisht?
Gjyshi u mundua të buzëqeshte.
-Dalëngadalë do ta kuptosh çfarë thotë mësuesi. Mos u mërzit, - i tha të nipit - Po më thuaj çfarë mësove sot?
- Thash që unë nuk kuptova asgjë, o gjysh - i tha Gjergji me sy të përlotur - Pse nuk flasim në shkollë siç flasim në shtëpi, siç flet mami, babi, ti gjysh, nëna, dhe xhaxhai?
-Ke të drejtë Gjergj, në shkollë këtu flasin gjuhën e tyre, dhe jo gjuhën tonë. Gjuha jonë është gjuha shqipe.
-Po pse ne flasim ndryshe nga Italianët? - pyeti Gjergji.
-Po ata janë në vendin e tyre o Gjergj, ne jemi të ardhur këtu - ia priti gjyshi.
-Nuk të kuptoj, gjysh - tha Gjergji duke e vështruar në sy.
Gjyshi e mori djalin përdore, dhe bashkë filluan të ecnin në një rrugice të ngushtë, e më pas, drejt një kodre të lartë. Atje lart ishte një lis i gjatë degëshumë. Kur arriten atje gjyshi tha:
-Këtu do rrimë dhe do bisedojmë pak. Si thua?
-Mirë. - tha djali.
Pasi plaku erdhi rreth e rrotull lisit e pyeti djalin:
- A ngjitesh dot në majë të lisit, Gjergj?
-Ngjitem, si nuk ngjitem! - tha djali i gëzuar.
Gjyshi nxori nga xhepi një shami të kuqe, dhe i tha djalit ta lidhte këtë shami në majën e këtij lisi të gjatë. Djali u nis gjithë gëzim.Pasi Gjergji arriti majën e lisit, gjyshi i tha ta nxirrte shaminë, dhe ta lidhte fortë. Gjyshi pyeti:
-ç'po bën shamia?
-Asgjë, gjysh.
-A po e valëvit era?
-Po, gjysh.
-Nga po valëvit, nga lindja apo nga perëndimi?
-Nuk e di, gjysh.
Gjyshi priti dhe pastaj tha:
-Nga deti, apo nga toka?
-Nga deti, nga deti...
-Shumë mirë, shiko mirë andej nga deti, dhe zbrit pastaj, mirë?
Gjergji po shikonte, po nuk po kuptonte asgjë. Pasi pa nga deti, ai zbriti poshtë lisit. Kur u afrua afër gjyshit, gjyshi i tha:
-Dëgjo të thotë një fjalë gjyshi sot, që të mbash mënd deri sa të rrosh. Andej nga deti, ku valëviste shamia e kuqe, është Arbëria. Atje është dheu ynë. Këtu, në Itali, në jemi në vënd të huaj. Para shumë vitesh, gjyshi i gjyshit tim luftoi me Skëndërbeun, kundra turqëve. Kur mbaroi lufta familja e tij erdhi këtu. Kur erdhën, ata ndërtuan vendin e tyre. Ne këndojme dhe qajmë Arbërisht, ate kemi folur të gjithë, prandaj ti nuk kuptove gjë në shkollë sot. Do kuptosh më vonë, se këtu do jetosh. Por mba mënd "Ta kesh për nder që jë arbëresh dhe këtë emër ta mbash lart". A ma jep fjalën?
- Po, gjysh, ta jap- tha Gjergji i mallëngjyer.
Dhe pastaj ai ngriti zërin dhe tha:
- Për gjakun e arbërit, do të rroj dhe do të vdes arbëresh...
Gjyshi e puthi në ball, fshiu sytë, dhe ia tha të shkonin në shtëpi tani. Djali shikoi dhë njëherë shaminë e kuqe dhe tha:
-Shamia valëvitet nga Arbëria, që është në anën tjetër të detit, apo jo?
-Po, Gjergj, - tha gjyshi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:03 pm

Mimoza Llastica

Ah, çfarë llastice ka qënë ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atëherë, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herë që zbriste shkallët e pallatit dhe na gjente duke luajtur në oborr, kërkonte të hynte patjetër në lojë.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojën! - i bërtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhë. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte përqark pallatit. Ne luanim kukamçeftas, ajo kallëzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rënë ne hall të madh.
-Rri moj Moza sa të mbarojë loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhëmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, që zemërohej kollaj, - po të zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qëndruar larg. - Pa provoje njëherë!
Sava kafshonte buzën e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallët e jashtme të pallatit dhe thërriste si me të qarë :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bëhej gati t'i hiqte ndonjë të mirë apo ta tërhiqte për flokësh, dilte në dritare koka e mamit të Mozës:
-U, ç'bën ashtu, moj Sava? Me Mozën merresh ti? Po ajo është e vogël!
Po më shpesh në dritare dilte koka e gjyshes, që i mbante flokët lidhur prapa.
-T'i këput veshët, dëgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotët e pengonin të fliste. Atëherë flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojën.
-Hë, se nuk u bë qameti! E vogel është Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozën përdore dhe e fuste brënda. Ajo nuk rrinte fëre të na dëgjonte që t'i tregonim fajin e Mozës.
Po Moza nuk ishte e vogël. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticë e madhe. Veç ta shikoje!
Dhe vërtetë, ta shikoje, ishte e bukur, e pastër, si ato kukullat e mëdha qe i vënë në vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumë mirë, gjithnjë me rroba të reja.
E pse të mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajze e vetme! Për Mozën kujdeseshin të gjithë njerëzit e shtëpisë: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Në shtëpinë e Mozës degjohet vetëm emri i saj.
Ju nuk i keni parë ndonjëherë lodrat e Mozës; të gjitha lodrat e pazarit ia kanë blerë dhe ia kane prurë në shtëpi: kukulla lloj-lloj, topa të vegjël e të mëdhenj, kuti me qëndisma, enë guzhine... Moza ka edhe një biçikletë, ka edhe makinë të vogël, me të cilën i bie rreth e përqark pallatit.
Ne, të tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shume dhe s'janë aq të bukura si na duken ato të Mozës.
Dhe, të themi të drejtën, lodrat e Mozës na prishin gjithmonë mëndjen, sepse në të vërtetë nuk na pëlqente Moza llasticë, por lodrat dhe sendet e saj na tëhiqnin.
Gjithmonë ndodhte kështu: Mozën e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brënda në shtëpi, ne ktheheshim të mërzitura dhe vazhdonim lojën. Na vinte inat që gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrë të drejtë. Vetëm Sava thoshte e zemëruar:
-Do ta shohë ajo, do ta shohë! Llastica!
Po nuk kalonte shumë dhe Moza zbriste prapë ne oborr me ndonjë kukull të madhe në duar ose me makinën që ia mbante gjyshja. Ah, sa të bukura na dukeshin ato! Në fillim ne bënim sikur nuk e shikonim, po dalëngadalë na ikte inati, dhe duke parë lodrat e Mozës, harronim lojën. E para e linte lojën Eva. Ajo thoshte :
-Unë nuk loz më, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozës. Moza ia jepte menjëherë kukullën ose çdo gjë tjetër që kishte në dorë dhe, si për inat, shikonte nga ne. Ne të tjerat, tani nuk kishim më mëndjen tek loja dhe një nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetëm unë dhe Sava. Ne të dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozës, na pelqenin shumë, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, në vend që të vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtë kjo? Nuk ishte hiç e drejtë, po hajde t'ua mbushje mendjën Evës, Klarës, Editës, Tinës. Ato zemëroheshin kur Moza na prishte lojën, po kur dilte në oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemërimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjë.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unë e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savën si behej. Donte të shkonte t'u prishte lojën, t'i shante, biles nganjëherë i hipte ne kokë t'i rrihte. Po une s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punë e madhe!
Ah, çfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa të na prishte lojën, e t'u merrte mëndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetë ajo. Sepse gjithnjë ndodhte kështu: Ua linte pak lodrën në dorë dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se më flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dëbonte. Po i dëbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz më!, Ikni se do loz vetë!, Ikni se u mërzita!"
Kështu na kishte dëbuar njëherë edhe mua me Savën dhe ne që atë ditë nuk shkelnim më në shtëpinë e saj. Pse, ç'ishim ne, shërbëtoret e Mozës?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen të gjitha shoqeve të pallatit, që i venin Mozës. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozën, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bëhej vonë.
Kaloi kështu një javë, një muaj, dy, kur një ditë Klara na u zemërua aq keq me Mozën, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukën e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biçikletë dhe pastaj i kishte thënë:
"Pse ma ke lëpire gjalpin?"
Një ditë tjeter iku dhe Tina nga Moza. Ikën me rradhë dhe të tjerat. E fundit iku Eva. Të gjitha nuk i flitnin më Mozës. Ajo ishte llasticë, qe s'i gjëndej shoqja!
Kështu, Moza mbeti vetëm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallët e dilte në oborr; ngarkohej me gjithë ato lodrat, merrte edhe biçikletën dhe makinën e vogël, por asnjë nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojën. Asaj i vinte plasje.
Në fillim priste t'i shkonte ndonje nga ne. Por, kur pa që asnje nuk i vajti, zuri të na thërriste me emër:
-Eva do të lozësh? Na.
Zbriste nga biçikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vëndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi një ditë që Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertën, që ju s'e njihni, me një vajze të vogël, që s'ka mësuar akoma të flasë. Ne kjo na gëzonte.
Por Moza u mërzit shumë dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozën?
Ne nuk folëm njëherë, por Sava, që është brisk nga goja, i tha:
-Moza është llasticë!
-I marrsh të keqen Mozës, - u degjua zëri i gjyshes nga dritarja, - llasticë je vetë!
Mami i Mozës u zemërua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli më. Mori Mozën dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte që Moza të ishte llasticë.
Tani Moza rri fare vetëm. Nuk i zbret më lodrat. Na shikon ne që lozim dhe as na flet, as na nget.
Herën e fundit ndodhi kështu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rretullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysëm zeri Moza.
Por edhe Eva e lëshoi litarin.
-Ti je llasticë! - tha një nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozen në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtë.
-Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten.
Ajo uli menjëherë kokën.
-Llasticë! - thirri Eva
-Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi.
Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe.
Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar si vajzat e tjera të pallatit tonë.
Nje ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A të loz edhe unë?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamë sytë me lotë të Mozës.
-Mirë, - tha Sava.
Ajo e gëzuar u fut në lojë, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:03 pm

Kësulkuqja

Na ishte një herë një vajzë e vogël e cila e kishte emrin Kësulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirë sa që të gjithë e donin.
Atë e quanin kësulëkuqe sepse gjithmonë bante një kësuë të kuqe mbi kokë.

Një ditë itha nëna Kësulkuqës:
- Kësulkuqe, mere këtë shportë me ëmbëlsira dhe dërgoja gjyshës, do të i bëjë mirë asaj tani kur është e shtruar në shtratë e sëmurë. Nisu menjëherë dhe ke kujdes se mos humbesh në pyllë.

Kësulkuqja mori rrugën për në shtëpi të gjyshës e cila gjindej në pyll.
Rrugës takoi ujkun, por Kësulkuqja nuk dinte se ai ishte një bishë
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frigoi por e përshëndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kësulkuqën:
- Ku je nisur kaq heret në mëngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila është e sëmurë.
- Në anën tjetër të pyellit, pranë atyre ter lisave të gjatë.

Kur ujku kuptoi kët, mendonte ai në vete se Kësulkuqja do vijë mirë pasi ai ta ket ngrënë gjyshën. Që të jetë i sigurt se do mbrinë para saj tek shtëpia e gjyshes ai i tha Kësulkuqes:
- Shihe se ç'lule të bukura janë këtu, a nuk do i mbledhish disa për gjyshën?
E gjithashtu mund të pushosh pak e të dëgjosh këngën e bukur të zogjëve e njëkohsisht të zish pak hije nën dru tani kur ësht kaq ngrohët.
Kësulkuqja e dëgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi për në shtëpi të gjyshës dhe trokiti në derë.
- Kush është? Thiri gjyshja nga brenda.
- Është Kësulkuqja, u përgjek ujku duke u munduar të bëj zërin e Kësulkuqës.
- Unë jam e shtrirë në shtrat, por dera është e hapur e ti urno e hyrë mbrenda.
Ujku hyri mbrenda iu afrua ngadal shtratit të gjyshës dhe e gëlltiti gjyshën, pastaj veshi këmishën e natës së gjyshës, kapelën dhe syzat dhe u shtre në shtrat.

Kur Kësulkuqja erdhi tek shtëpia e gjyshës u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshën por askush nuk u përgjegj. Kësulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte gjyshja. Por ishte diçka e çuditshme me gjyshën mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshët kaq të mëdhenjë?!
- Që të dëgjojë më mirë! u përgjegj ujku me zë të gjyshës.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytë kaq të mëdhenjë?!
- Që të shohë ty më mirë! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojën kaq të madhe?!
- Që të gëlltijë më mirë! dhe sapo tha këte ujku u qua dhe e gëlltiti Kësëlkuqën.

Ujku ishte ngirë shum dhe vendosi të flejë. Ai bënte zë të lartë në gjumë, aq të lartë sa që u dëgjonte dhe jasht, aty pranë kalonte një gjyetarë dhe mendoi:
- Sa zë të çuditshëm bën gjyshja, të hyjë mbrenda dhe të shohë se si është me të.
Gjyetari hyri në shtëpi të gjyshës dhe pa ujkun të shtrirë në shtrat të gjyshës. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gëlltitur gjyshën dhe mori një palë gërshër dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetëm gjyshën por dhe Kësulkuqën e cila tha:
- Oh sa shum u frigësova, sa terë që ishte aty mbrenda!
pastaj ata mbledhën disa gurë të mdhej e i futën në bark të ujkut e kur ujku u zgjua donte të pinte ujë. Ai shkoi pran lumit por kur u afrua aty gurët ia muarën anën kështu që ai ra në lum dhe u fundos.

Kësulkuqja premtoi se kur më nuk do të largohet nga rruga e as të bisedon me ata që nuk i njeh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:04 pm

E p ë r h i t u r a

Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila jetonte së bashku me babain e vet pasi që nëna i kishte vdekur. A jo shkonte për ç'do ditë tek vari i nënës dhe qante, dhe nuk kishte shokë tjerë pos zogjëve.



Një ditë u martua babai i saj me një grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjëra nuk e donin të përhiturën ashtu siq ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në punë të ndryshme, poashtu të veshë rrobe të vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte përfunduar punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit dhe qante, për këtë arsye dhe filluan të e quajn e Përhitura.
Një ditë u përhap lajmi se mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se princi donte të zgjedh një vajzë që të fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se si ishte puna u gëzuan shum dhe nuk mund të mendonin në asgjë tjetër pos se qfar fustani se do të veshin dhe se si do rregullonin flokët.

E Përhitura dhe ajo kishte dëshirë që të e takonte princin...
Më në fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën për në kështjellë të mbretit derisa e Pëhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur më ato humbën nga pamja, e Përhitura filloi të qanë me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu ate dhe u bë e dukshme e tha:
- Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! Unë do të ndihmoj.
Po moj zanë por unë as fustan të veshi e as këpucë të mbathi, që të mund të shkoj tek princi...
- Shko në kopsht dhe këpute një kungull dhe më bjer mua! Shko në tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nën guri zbuloi gjasht zhapinjë...

E përhitura pyeste vehten se ç'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bëri mu ashtu siq i tha zana e cila me ndihmë të shkopit të saj magjik e shëndroi kungullin në karrocë të zbukuruar me ari, minakën i shëndroi në kuaj e nga zhapinjët bëri gjashtë shërbëtorë për të Përhiturën. E më në fund lëvizi shkopin magjik dhe veshi të përhiturën më një fustan të bukur punuar me ari e argjent e në këmbë i mbathi një palë këpucë të bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana të së Përhiturës. Por të keshë kujdesë e të kthehesh para se të bie ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës ajo do të shëndrohej mu ashtu siq kishte qenë më parë, me rrobat të vjetra dhe këmbë zbathur. E përhitura i premtoi zanës se do kthehej para se ora të tregojë mesnatë.

Kur e Përhitura mbrini në festën e mbretit dhe u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur me bukurin e së Përhiturës. Princi kur pa ate, u drejtua menjëherë në drejtim të saj dhe tërë mbrëmjen nuk u largua nga e Përhitura. Mirpo kur e Përhitura dëgjoi se ora filloi të shenjoj mesnatën iu kujtua se çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

Ditën e ardhme e përhitura ishte prap në festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen pran të së Përhiturës. Ditën e tretë e Përhitura ishte e habitur nga lumturia sa që nuk ndëgjoi orën e cila biente dymbdhjetë. Në qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet të ik nga aty. Ajo nuk mbrini të përshëndes princin ashtu siq duhej dhe ai nuk mbrini të ndalë të Përhiturën të qëndroj pranë tijë. Duke vrapuar një këpucë ra nga këmba e të së përhiturës dhe princi mori ate dhe afroi pranë zemrës.

Princi ishte dashuruar në të Përhiturën dhe kishte vendosur fellë të gjejë ate gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se asaj cilës i përshtatet këpuca nga qelqi atë do e fejojë princi.
vajzat e njerkës u ngutën të provojnë këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha të vajzat e njerkës së Përhiturës me grimasa të mëdha dhe mund donin të shtinin këmbën në këpucë, por ajo ishte e pamundur dhe asnerës nuk i përshtatej mu ashtu sikur nuk i përshtatej asnjë vajze tjetër në mretëri.
E Përhitura u afrua të mbathë këpucën dhe atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht nxori këpucën tjetër qelqi nga xhepi i përparsës dhe pasi mbathi ate ajo u shëndruan në bukurushen më të bukur në mbretëri.

Ditë më pasë u bë dasmë e madhe:
Princi dhe e Përhitura martoheshin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:04 pm

B o r b a r d h a

Na ishte një herë një mbret dhe një mbretreshë, ata e donin shum njëri tjetrin. Por ishin të zemëruar sepse nuk kishin fëmijë.
Një ditë të bukur dimri mbretresha ishte ulur pran dritares së hapur dhe qepte, kur papritur qe therur në gjilpër dhe tri pika gjaku ranë në dëborë. Mbretresha ofshau:
- O sikur të lindja një vashë të bardhë si dëborë, me buzë të kuqe sikur gjaku e flokë të zeza sikur korbi.
Disa muaj më vonë ajo lindi një vajzë. Vasha ishte e bardhë sikur dëborë, buzët i kishte kuq si gjaku dhe flokët e zeza si korbi. Mbretresha u gëzua shum për lindjen e vajzës dhe e bardhë si ajo ishte e quajtën Borbardha. Mirpo pas pak kohe mbretresha u sëmuar dhe vdiq. Borbardha kishte nevojë për një nënë kështu që mbreti u martua. Mirpo mbretresha e re kishte vetëm një gjë për vehte: Të jetë më e bukura në botë.
Ajo kishte një pasqyre magjike, të cilën ajo shpesh pyeste:
- Pasqyre, pasqyre në murë që je, kushë është më e bukura mbi këtë dhe?
- Ti mbretresh, ti je më e bukura mbi këtë dhe! Iu përgjigjej pasqyrja magjike.
Kështu pasqyrja u përgjigjte mbretreshës sa herë që ajo bënte pyetje.
Mirpo një ditë plotsisht pasqyra u përgjegj:
- Ti mbretreshë je më e bukura mirpo Borbardha është njëmijë herë më e bukur!
Kur dëgjoi kët mbretresha u hidhërua shum dhe urdhëroi një gjyetarë që të merë Borbardhën në pyell që ta mbytë dhe i tha atijë:
- Dua të më biesh zemrën e saj, të më vërtetosh se ke zbatua urdhërin.
Gjuetari e mori Borbardhën në pyllë dhe kur dashi ta mbysë ajo iu lut që tia fali jetën. Gjuetarit iu dhimb Borbardha kështu që ai e lëshoi ate dhe në vendë të saj vrau një dren dhe mori zemrën e tijë që të i tregojë mretreshës.
Borbardha mori rrugën thell në pyell, pasi i premtoi gjuetarit që mos të kthehet kur më në kështjellën mbretrore.
Ajo vrapoi deri sa u lodh, kur pa një kasollë të vogël, mbrenda të gjitha gjërat ishin shum të vogla.
Tryeza ishte shtruar;
Ajo numroi shtat pjata dhe shtat gota. Borbardha mori nga një kafshat ushqim nga ç'do pjatë dhe një gërqamë lëngu nga ç'do gotë dhe pastaj ra në shtratin më të madh nga shtata shtret që ishin aty.

Pronarë të kasollës ishin shtat shkurtabiqa. Ata u kthyen në shtëpi pasi kishin përfunduar punën, mirpo kur hyrën në shtëpi u befasuan kur kuptuan se dikush kishte qenë aty.
I pari tha:
- Karriga ime nuk qëndron ashtu sikur se unë e kam lanë.
I dyti :
- Dikush paska ngrënë nga pjata ime, e i treti tha:
- Dikush ka pirë nga gota ime.
Duke folur mes veti, panë Borbardhën të shtrier në shtrat. Ajo ishte shum e bukur, menduan ata dhe nuk donin të ia prishin gjumin por vetëm qëndruan aty dhe shiqonin Borbardhën e bukur.Borbardha pasi u zgjua, iu tregoi shkurtabiqëve se për qfarë arsye ajo kishte ardhur aty.

Shkurtabiqët i than Borbardhës se ajo mund të rijë me ta por kur shkurtabiqët nuk jan në shtëpi Që mos të e lëshojë askend mbrenda në kasollë.

Në kështjellë mbretresha zemërkeqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyre në murrqë je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjegjë:
-Mbretreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollën e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!Në kështjellë mbretresha zemërkeqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyre në murrqë je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjegjë:
-Mbretreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollën e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!
Kur dëgjoi kët, mretresha veshi disa rrobe të vjetra e u bë të dukej sikur një plakë e keqe dhe u nis për në rrugë të gjejë Borbardhën.
Pas ak ajo gjeti kasollën e shtat shkurtabiqëve. E veshur sikur plakë ajo trokiti në e dritare, kur Borbardha u paraqit në dritare, plaka nxori mollën më të bukur nga shporta dhe i shtreu Borbardhës. Molla ishte aq tërheqëse sa që Borbardha nuk mundi të rrefuzoj e mos të e mer. Ajo kafshoi mollën mirpo molla kishte qenë e helmuar dhe Borbardha ra e vdekur në tokë.

Kur skurtabiqët erdhën në kasollë,gjetën Borbardhën të shtrirë në tokë. Ata menduan se ajo kishte fjetur dhe u munduan të e zgjonin mirpo ajo ishte vdekur. Ajo ishte shumë e bukur sa që iu dhimbsej shkurtabiqëve të vorrosin, por në vendë ndërtuan një sandek nga qelqi dhe e vendosën ate në pyllë që të mundë të vinë e të e vizitonin për ç'do ditë.

Shkuan shum ditë, javë e muaj. Borbardha dhe më tutje ishte shum e bukur.
Një ditë kaloi një princ aty pranë dhe pa Borbardhën. Ai qe habitur me bukurin e saj . Princi i luti shkutabiqët që t e lejojnë ate të e merë Borbardhën me veti në kështjellën e tijë. Shkurtabiqët pranuan dhe lejuan princin të mer Borbardhën me vete.
Shërbëtorët e princit morën sandekun mbi shpinë dhe u nisën në drejtim të kšshtjellës së princit. Mirpo rrugës njeri nga shërbëtorët mori thua në një rrënjë të drurit dhe u rrëzua së bashku me sandekun, nga shkundja Borbardhës i ra kafshata e mollës nga fyti dhe ajo hapi sytë. Princi kur pa se Borbardha u zgjua u gëzua shumë dhe e mori ate me veti në kështjellë ku së shpejti ata u martuan me një darsëm madhështore.
Mretresha zemërkeqe kur kuptoi se Borbardha ishte gjallë u zemrua aq shumë sa që vdiq.
E Borbardja qe dhe mbeti më e bukura mbi dhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:04 pm

Na ishte nje here nje plak i varfer, por shume i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plote. Plaku zinte ndonje cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Nje dite dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gje.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte dicka. Dhe me ne fund fija e vjeter e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Nje cirua
i vogel, fare i vogel vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dore. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjeter dhe...
-Te lutem, me hidh perseri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Te lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe une do te te realizoj cdo
deshire qe te kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me nje cironke aq te vogel dhe e hodhi ne lume. Ne cast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj nje deshire!
-Te kisha nje torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalen, torba me cironj i erdhi prane. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, keta pleqte e mire!) dhe ja tregoi gjithe
historine...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qe cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi neper te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha deshiren.
Kur shkoi ne shtepi, plaka kishte perfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgje.
Sa here qe plakes i kujtohej ndonje gje ajo dergonte plakun t'ia thoshte kete
deshire cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bente realitet deshiren e plakes. Keshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mire, kuaj, hyzmeqare...Cdo gje,
cdo gje. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kerkonte dhe nje dite e urdheroi
plakun:
- Shko merre cironken tende te qelbur dhe sille ketu!
Plakut te shkrete i therri ne zemer dhe cale-cale u nis e shkoi ne ane te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne cast mbi uje. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj nje deshire!- i tha ajo plakut si gjithmone.
-Plaka me tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet te vish me mua tani.
Pra...plaka do qe ti ta lesh lumin dhe te vish me mua...
Cironka e vogel heshti. Heshti disa caste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit per te mos dale me kurre.

Plaku u kthye ne shtepi..shtepia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kerkuar shume...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:30 pm

E bija e Henes dhe e Diellit!

Na ishte njehere, diku ne nje fshat, nje gjuetar trim qe jetonte vetem nenen e tij. Nene e bir jetonin ne varferi dhe djali e nxirrte buken e gojes vetem me gjueti ne mal. Dikur ne shpellat e malit u shfaq nje Kuceder shume e eger qe vriste e hante cdo gje te gjalle qe shikonte. Njerezit ne fshat, te cilet jetonin me shume me gjuetine ne mal, filluan te vuanin nga uria. Askush nuk guxonte me te shkonte ne mal per te gjuajtur. Kucedra e eger dhe mizore kishte ngrene mjaft nga djemte e fshatit.
Gjuetari yne trim, vendosi dhe u nis per te vrare Kucedren ne mal. Shume u mundua dhe u pergjerua e ema qe ta ndalonte te birin te ndermerrte kete detyre, por nuk ja arriti. Vasha e tij kish kerkuar qe ai te vriste Kucedren dhe gjahtari trim ngaqe e donte vajzen me shpirt, deshironte t'ja plotesonte asaj te gjitha deshirat. Por Lubija (kucedra) nuk kishte meshire as edhe per nje te dashuruar, madje u egersua shume kur mori vesh se dikush qenka nisur per tek shpella e saj per ta vrare:
Kucedra filloi te tallej me djalin qe sapo ishte futur ne strofkullen e saj me shpate ne dore. Ndersa djali u be gati ta godiste me shpate, Kucedra e terbuar vetem nje here goditi Token me force me bishtin e saj gjigand dhe mali u drodh. Djalit i ra shpata nga dora dhe mbeti i paarmatosur perballe Kucedres mizore.
- Tashti e kam gati darken me mish njeriu - Mendoi kucedra e gezuar dhe u be gati ta copetonte djalin.
- Ndal te lutem, i tha djali. Kur ika nuk munda te pershendes nenen dhe vashen time dhe do te kisha deshire qe ti them lamtumire miqeve dhe shokeve.
Kucedra e verejti me sy mosbesues, por djali i dha besen se do te kthehej perseri. Kucedra e dinte se kur dikush ne fshat jepte besen, e mbante sikur edhe te vdiste.
- Mire shko, i tha Kucedra. Por neser ne mengjes heret dua qe te jesh ketu.
- Te jap besen time, i tha djali dhe u nis per ne fshat.
Me lot ne sy, te qara e pergjerime, pasi u nda nga e jema qe nga meraku ishte plakur edhe me shume, mori uraten e saj dhe u nis per te takuar vashezen e dashur. Kur vasheza e mori vesh se cfare kishte ndodhur, tha me vendosmeri:
- Do te shkojme bashke tek Kucedra ne mal. Me kot u mundua djali ta ndalonte, vasha nuk degjonte te rrinte ne fshat.
Kur ne vend te nje njeriu Kucedra pa dy para shpelles se saj, u gezua pa mase:
- Ohh ohh ohh, tha e gezuar, nga nje mu bene dy.
- Nga nje nuk ke asnje, - u pergjigj vasheza me guxim. Une jam bija e Henes dhe e Diellit, fjala ime sjell jeten dhe jo vdekjen. Mallkimi im bie mbi kedo qe mundohet te sjelle vdekjen dhe mjerimin. Ti o Kuceder mizore je pjelle e Vdekjes dhe sjell mjerim, ndaj une te urdheroj ty te shkosh perseri andej nga ke ardhur. Shko ne Ferr dhe digju perjete!!
Ne momentin qe vajza tha keto fjale, toka u hap, dhe flake e vullkan perpine Kucedren qe e lemerisur u zhduk ne fundin gropen e madhe te hapur ne mes te shpelles.
Djali ende i habitur nga vasheza, u gezua pa mase dhe e mori vashezen ne krah deri ne fshat. Atje ai teper i gezuar i dha dy lajme te mira nenes se tij te dashur: nusja e tij eshte bija e Henes dhe e Diellit dhe Kucedra ne mal eshte zhdukur pergjithmone.
Njerezit ne fshat u gezuan pa mase dhe te gjithe moren pjese ne dasmen e gjuetarit fatlum. Qe nga ajo dite, jeta ne fshat vazhdon e lumtur dhe njerezit jane te bekuar nga vasheza. Nese njerezit ne kete perralle ende jetojne, ato tregojne kete histori me shume krenari.
Jeta triumfoi mbi vdekjen dhe njerezit qe nga ajo dite jetojne e punojne te lumtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:34 pm

Nje burre i pasur i kerkoi nje Plaku te mocem ti shkruante dicka per te vazhduar prosperitetin e familjes se tij,keshtu ai mund ta ruante si nje thesar gjenerate pas gjenerate.
Plaku i mocem i dha nje leter ku ishte shkruar: Vdes babai,vdes femija,vdes nipi”.

“Une te kerkova te me shkruash dicka per lumturin e familjes time!Perse me ben nje shaka te tille?”.
“Nuk eshte shaka” shpjegoi Plaku i mocem.

“Nese me pare se te vdesesh ti,do te vdiste djali yt,per ty do ishte nje dhembje e madhe .Nese nipi yt do te vdiste para se te vdiste djali yt,do te kishit te dy nje zemer te vrare.Nese familja jote,gjenerate pas gjenerate,vdes ne rregullin qe une thashe,do jete gjeja me natyrale e jetes.Ky per mua eshte prosperiteti i vertet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:34 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah. I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonje here? Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda. Keshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po te preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish? -Rruges tende imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Nje te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:41 pm

Perralla e Shqipes
Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi.
"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:48 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">
Rosaku i shemtuar



Rosa meme nxori jashte per here te pare bibat e saj.
Kur vuri re qe njera nga vezet,ajo me e madhja nuk kishte e§elur akoma.
Po e provoj ta ngroh dhe nje dite-mendoi ,dhe ashtu beri.
Te nesermen nga veza e madhe doli nje rosak qe ishte ndryshe nga te tjeret.
Ai ishte me i madh ,me qafe me te gjate ,pothuajse pa pupla fare,shkurt shemti e gjalle.
Rosa deshi ta largonte nga e§erdhja e saj por perseri nderroi mendje se i erdhi keq.
Diten kalonin dhe rosaku haste ne veshitresi per shkak te paraqitjes te tij ngdryshe nga rosaket e tjere.
Per kete shkak asnje nga vellezrit dhe motrat e tij nuk pranonin te luanin me te.
E tallnin sa here e shikonin
I iii sa qafe te gjate qe ka.
iiiii sa bisht te madh.
iiii sa pak pupla.
Rosaku e ndejnte veten shume fatkeq dhe perpiqej qe te mos e shikonin te tjeret.
Gjithmone pyeste veten pse ishte ndryshe nga rosaket e tjere.
Ai luante vete ,hante vete dhe sa here qe shikonte dike tjeter ne liqen ai fshihej.
Pas disa kohesh ai gjeti dhe nje fole te braktisur dhe nisi te jetonte aty duke ju qendruar larg shpendeve te tjere te liqenit ,qe te shpetonte nga talljet e tyre.
Kaluan dite ,jave,muaj .
Nje dite rosaku del nga foleja pasi e kish mare urija, kur sheh ne liqen disa mjelma .
OOO sa shpende te bukur -tha rosaku dhe per momentin harroi te fshihej sic bente gjithnje.
U nis drejt tyre me nje deshire te madhe per tu folur.
Njera nga mjelmat ju foli te tjerave:Shikoni,shikoni qenka nje mjelme e re ne liqen.
Rosaku pa qe u drejtuan atij ,uli syte ne ujin e liqenit si pasqyre dhe aty pa qe ai ishte shnderruar ne nje mjelme te re dhe te bukur.
Tani e kuptoi pse ishte ndryshe te tjereve.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:50 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Miza dhe Shqiponja

Nje dite miza e cila kishte shkuar per peshkim takon nje Shqiponje dhe si mize llafazane qe ishte fillon muhabetin :
Si e ke emrin?-e pyet miza.
Shqiponje -ju gjegj shqiponja.
Uaaaaa-u entuziazmua miza -emrin ta kam degjuar por nuk te kisha takuar asnjehere.
Shume fjale te mira kam degjuar per ty moj shqiponje po ja sot te takova per here te pare.
Dhe miza filloi nga pyetjet e saj pa fund:
Ti jeton me ajer,oksigjen si mua apo jeton ne uje?
Me oksigjen-u pergjigj shqiponja
Ua si mua-mizes po i qeshnin buzet.
Po ti ecen apo zvarritesh?-pyeti miza perseri
jo,jo -tha shqiponja -une fluturoj.
Ua ua ua ,po dhe une kam krahe dhe fluturoj-miza nuk po mbahej nga gezimi
Atehere dhe mua mund te me quajne shqiponje ,se qenkemi njesoj moj adashe.
Atehere shqiponja ju drejtua mizes :
Po ti ku jeton ,ku e ke shtepine moj mize?
Miza u pergjigj menjehere pa u menduar gjate :
Une jetoj ne bythe te kalit
Kurse une jetoj ne maje te malit - i tha shqiponja dhe hapi krahet e saj dhe fluturoi

</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:50 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Ujku dhe Qingji

Nje qengj i vogel dhe i urte kishte dale per te lozur ne luadhin aty afer kasolles.
Ujku kishte disa ore qe po e ruante qe mbrapa ferres ,donte ti sulej dhe ta hante,por po priste nje rast te volitshem.
Do te ishte me mire te dukej si aksident- mendonte ujku ,se dhe i kishte friken Balos ,qenit te madh qe ruante delet.
Gjengji i vogel nuk dinte gje per ujkun qe ishte aty mbrapa ferres dhe vazhdonte te luante
Luaj e luaj e mori etja .
Mendoi te pinte pak uje ,aty afer ishte nje lume i vogel me uje te paster dhe te kulluar si kristali.
U afrua ,u ul ne gjunje dhe u zgjat te pinte,por...
Kujt i turbulln ujin ti more-foli ujku gjithe inat dhe gati per sherr.
Gjengji e pa dhe foli i trembur:
Ti zoti ujk po pi me lart se mua dhe une nuk kam si te ta turbulloj.
Ujku shtangi per nje moment pasi ishte e vertete ajo qe thoshte qengji .
Uji qe nga ujku rridhte poshte ku ishte qengji.
Por ujku ishte i vendosur dhe atehere pa u menduar tha:
Po mbase eshte e vertete por nena jote piu uje dje pak me lart se po pi une tani, dhe ajo ma turbulloi.
Ajo nuk eshte ketu ndaj une do te ha ty .Dhe ujku u hodh sakaq ne drejtim te qengjit te urte qe nuk pati kohe te thoshte asnje fjale tjeter.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:51 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Qerrosi dhe vellezerit!

Njehere e nje kohe na ishte nje familje e cila ishte shume e varfer .
Ajo jetonte vetem duke shitur mollet e arta qe i merrte nga nje peme qe kishte ne oborrin e saj.
Por nje vit po ndodhte dicka shume e temmershme per kete familje.
Nje shqiponje e madhe dhe e frikshme vinte c'do nate dhe ju merrte nga nje frut prej pemes se rralle.
Babi ishte shume i merzitur ,por ai ishte shume plak dhe kjo shqiponje ishte teper e forte per te.
Ai mblodhi tre djemte e tij dhe ju tha:
-Bijte e mij ,shqiponja po na i merr te gjitha frutat e arte qe kemi dhe po vazhdoi keshtu nuk do te na ngelet asnje frut dhe ne nuk do te kemi me se te ushqehemi.
Qerosi u ngrit dhe foli :Me ler mua o At te mar shpaten time dhe te bej roje kete nate dhe ta vras kete shqiponje te poshter.
Vellezerit e tij filluan te qeshnin me te madhe :-Ahahahaa po rri mor aty dhe fli gjume te rritesh se je i vogel.
Vellai i madh foli dhe tha:-Do te ruaj une kete nate o At dhe do shikosh qe do e vras shqiponjen.
Dhe ashtu u be .Pasi u erresua dhe u be nate ai mori shpaten e tij dhe u ngjit lart ne peme.
Oret kalonin dhe ate e zuri gjumi.Kur erdhi shqiponja dhe e pa qe po flinte e vrau ate mori frutine arte dhe iku.
Te nesermen vellai i dyte foli dhe tha:-Sot do te bej une roje o at dhe do ja marr hakun vellait dhe do ta vras shqiponjen.
Sapo u be nate ai mori shpaten e tij dhe vendosi te mos flinte qe mos ta pesonte si vellai i tij.
Por...
Mbas pak kohe dhe ate e zuri gjumi .Shqiponja erdhi dhe po ashtu si me vellain e madh ,e vrau dhe vellain e dyte , ju mori dhe nje tjeter frut prej pemes dhe iku.
Te nesermen Babi dhe Qerosi ishin shume te merzitur per humbjen e vellezerve
Qerosi foli dhe tha:Baba o baba e di qe jam i vogel por betohem ne nder qe gjumi nuk do me zere dhe do ta vras kete shpend te mallkuar.
Babai ishte shume plak dhe nuk mund te ngjitej ne peme prandaj nuk pati ca te beje por e lejoi Qerosin qe te bente roje ate nate.
Erdhi nata , Qerosi mori shpaten e tij te mprehte dhe u ngjit ne peme.
Por ai u tregua me shume i zgjuar se vellezerit e tij dhe kishte marre me vete nje gjilpere .
Sapo e shikonte qe po e zinte gjumi ai shponte veten ,gjumi largohej menjehere.
Erdhi mesnata ,Qerosi pa shqiponjen qe po afrohej.
Atehere ai nxori shpaten e tij dhe thirri :Eja o shpend i mallkuar se do ta kepus koken.
Por......shqiponja ishte me shpejte dhe me e forte se Qerosi dhe e VRAU dhe ate ,mori dhe frutin e fundit qe kish ngelur ne peme dhe iku.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:52 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">"Dielli i dashuruar"

Nje here dielli u dashurua me nje yllke te vogel qe i rrinte perball.
E shikonte cdo mengjes qe shetiste neper qiell dhe bente muhabet me kete apo ate.Perplaste syckat,shikohej ne pikat e shiut dhe ishte gjithmone gati te kapte rrezen e pare te diellit per te ndricuar me shume se te tjerat.
Dielli duke e pare cdo dite,u dashurua kaq shume me te saqe nje dite nuk mundi me te kontrollonte dashurine e tij sekrete.Zgjati nje rreze,keputi nga nje re nje fjongo te bardhe ne forme trendafili dhe ja dhuroi yllkesPERRALLA Smile.
Por yllka mendjemadhe qeshi me xhestin e tij dhe Dielli nga turpi u be i gjithi i kuq dhe u hodh ne det qe askush te mos e vinte re.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:53 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Njeriu dhe fytyr' e vet

Nje njeri pa mend ne koke,
mburrej e levdohej vete,
pandehte me te vertete
q'ish i bukur e s'kish shoke,
ndaj ishte shum' i gezuar.
Vertet pasqyra s'kishte meshire
ta tregonte te shemtuar.
Po thosh: pasqyra nuk' eshte e mire.
Nga kjo lajthitje qe ta kerrejne
dhe te duket e verteta,
gjithe pasqyrat e shkreta
kur i shikon, e rrefejne
me nje fytyre
shume te ndyre.
Qe te mos shohe kurre pasqyre,
e§'punoi miku?
U ngre dhe iku
lark, ndeper ara
Per fat te keq, sheh perpara
nje liqen te pashenuar,
me uje fort te kulluar.
Nde keta uje kur u shikua
u zemerua,
se prap ju duk fytyra
si te pasqyra,
Domethene, me nje fjale,
kjo perralle
Eshte bere
per te tere:
per veten tone, te gjithe e§'jemi
kete mendje kemi.
Gjithe njerzte faje kane,
per ne si pasqyre jane:
ky njeriu
faqeziu
qe qesh o mburr vetehene,
eshte shpirti yne vete.
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:54 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">NENA ME NJE DJAL TE VETEM


Ish nje nene, kish nje djale. Te vetem e kish. E donte me pergjerate. Djali dilte per gjah. Nena e porositi:
- Bir, bir. Gjithe maleve te gjuash, ve§ ne mal te kue§edres mos gjuaj. Se kue§dra eshte shume e keqe bir, te ha te perpin. Atje kane shkuar shume trima e nuk jane kthyer prape...
Djali nuk e degjoi nenen por e degjoi vashen e zemres.
Ajo i tha:
- Trim, ne me do mua, ne asnje mal te mos gjuash, vetem
ne mal te kue§edres te gjuash!
Trimi e donte shume vashen e bukur e nuk ia shkelte kurre fjalen. Pra, u ngrit e shkoi te gjuante ne mal te kue§edres. Sapo u ngjit atje lart, zuri te lekundet dheu, me gjithe gure e drure. Na i doli perpara kue§edra e madhe me shtate krere dhe shtate brire, me syte si pishtare te ndezur, me gojen sa nje shpelle, me flatra ne kurriz si krahet e lakuriqit te nates, po shume te medha. Nxirrte tym e flake te verdha nga goja. Kjo flake digjte e pervelote barin, lulet, shkurret. Perpoqi tri here bishtin dhe u be termet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjeten ne hark. Shigjeta u nis, fershelleu po nuk i beri asgje kue§edres. I ra me shtize, por as shtiza nuk i beri gje. Nxori shpaten, po kucedra leshoi nje grahme kaq te forte sa shpata i ra nga dora. Keshtu trimi mbeti perballe kue§edres pa shigjeta, pa shtize, pa shpate. Kucedra qeshi me te shtate gojet, iu afrua, e percelloi me flake dhe i tha:
- Tani une do te ha o djale se ti shkele malin tim. Nuk ke degjuar ti se ai qe shkel kete mal nuk mbetet i gjalle? Ketu kane ardhur shume trima te tjere perpara teje dhe te gjithe i kam ngrene. Edhe ty do te ha, behu gati.
- Moj kue§eder sterkuceder, une e shoh se ti do me hash. Me te vertete qenke shume e forte. Te lutem vetem per nje gje: me ler te shkoj gjer ne shtepi qe ti kerkoj nenes uraten e vdekjes. Pastaj do te kthehem ketu qe te me hash.
- e‡do te me japesh ti mua po te te le te shkosh?
- Do te te jap besen time!
- Mire, nema besen e shko.
Djali i dha besen kucedres, zbriti malin, shkoi drejt e ne shtepi e i tha nenes:
- Zonja meme, mua me zuri kue§edra ne malin e saj tek po gjuaja e tani do me haje. Une i dhashe besen se do te kthehem dhe ajo me leshoi. Tani falme uraten e vdekjes se do shkoj te me haje. Nena leshoi kujen: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh te shkoje ne mal te kue§edres?
Pse s'me degjove mua? Mos shko!
- Jo nene do shkoj se i kam dhene besen kue§edres.
Trimi buzeqeshi hidhur e u pergjunj qe nena t'i jape uraten e vdekjes: ai i puthi doren, ajo i fali uraten, u vesh me te zeza, u mbyll ne shtepi...
Djali shkoi tek vasha e zemres e i tha:
- Te falem moj e bukura ime! Kam ardhur te te le lamtumiren se une do te shkoj e nuk kthehem me. Do te me haje kue§edra se me zuri tek gjuaja ne malin e saj. Shigjeta nuk i beri gje, shtiza nuk e preku, shpata me ra nga dora kur u mata ta qelloj. I dhashe besen se do kthehem prape te me haje. Pra mbe§ gezuar moj e bukur!
Vasha vuri buzen ne gaz.
- Te vjen keq qe do te te haje kue§edra?
- Jo moj e bukur. Ti me ke falur kaq ngazellime me bukurine tende e me buzeqeshjen tende sa shkoj ne vdekje pa asnje pengese. Qofsh e lumtur e rri me shendet, se dua te arrij sa me shpejt, me pret kue§edra.
- Prit djale se do te vij dhe une ne mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden guret dhe druret: kue§edra eshte shume e keqe, te ha te pervelon, te perpin.
- Une nuk vij po te rrish dhe ti me mua perngahere.
- Nuk mund moj vashe, i kam dhene besen kucedres dhe nuk e shkel dot... Me mire i vdekur se beseshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do te vij me ty!
Vasha i hipi nje kali te bardhe, trimi i hipi nje kali te zi e ia moren perpjete malit te kue§edres. Vasha dukej si e veshur me drite. Djali e shikonte dhe dritherohej. Thosh me vete: "Qysh t'a haje kete bukuri kue§edra? Ah sikur te kisha tre jete... Do t'ia falja te tria kucedres qe ta linte vashen te kthehej ne shtepi dhe te jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai die§ bluante ne mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Te kisha pasur moj e bukur, tri jete, do t'ia falja te tria kue§edres qe ti te shpetoje e te ktheheshe perseri ne shtepi e te rroje e lumtur.
Ajo e veshtroi tere gaz.
- Edhe pa ty?
- Qofte edhe pa mua...
- Kaq shume me do?
- Shume...
Nderkaq bubulloi tere mali, u tunden guret dhe druret. Doli kue§edra me shtate krere dhe ia mori kenges:
- Lumja une e lumja! Kisha nje mu bene dy! Po me vjen nje vashez e njome. Do ta ha t'a perpij"
Vasha e bardhe qeshi e ia ktheu:
- Mjere ti mjere moj kue§eder! Kishe nje e s'ke asnje. Dhe ti vete do hysh ne fund te dheut, se ky mal eshte i njerezve dhe do jete i njerezve.
Vasha e trimi iu afruan kue§edres. Kjo zuri te mprehe dhembet e te leshoje zjarr nga goja. Po me nje te shikuar vasha e mbertheu ne vend. Kue§edra u tremb, u mundua te prapset.
- Cila je ti moj vashe e bardhe, qe me kall te ngjethura ne shtat? C'eshte kjo drite qe te furfurin ne
fytyre? C'eshte ky zjarr qe po me djeg keshtu?
- Jam bija e henes dhe e diellit, jam pika e qiejve qe bie kudo, ne male e fusha, mbi kryet e te liqve per te miren e te mireve per shpetimin e njerezve.
- C'e ke ti kete trim moj vashe e bardhe?
- E kam shoqin e jeteve.
- Vashe mbi vashezat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gezuar. Trashegofsh te rite tend me trimin e zgjedhur. Paski qene te dy te beses e me mundet.
- Po ti moj kue§eder e sterkue§eder, e§do te besh tani ? - e pyeti bija e henes dhe e diellit, qe mbante ne dore nje shigjete drite: pike e qiellit.
- Meqe ti me munde, une s'kam vend ne kete bote: do te hyj ne fund te dheut e nuk do te dal kurre me.
Dhe kue§edra u zhduk e nuk doli me: ndofta u dogj u be hi, ndofta u fut ne fund te dheut.
Ata te dy - vasha e bardhe dhe trimi i beses - rruan e trasheguan jete pas jete. Edhe ne mal te kue§edres gjahtaret zune te vene per gjah si ne gjithe malet e tjere. Atje zune te kumbojne kembore koperash dhe sepate druvaresh
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:56 pm

"Djali gjahtar"

Një djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqiponja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër.

Mbas pak shqiponja fluturoi prej shkembit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkembit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngriti koken, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjës dhe u nis per ne shpine e tij. Befas ai degjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjës.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqiponja.

"Foshnja është imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur" u përgjegj djaloshi.

"Ma jep foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtur dhe do të marresh emrin tim!"

I riu i dha shqiponjës zogun e saj. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e tij ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e tij preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, që do me thanë "Bir i shqiponjës", dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do me thanë "Vendi i shqiponjave."

(Kjo perralle e lashtë e popullit tone, eshte marre nga libri "Tregime te mocme Shqiptare - Perralla e shqiponjës")
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 8:56 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi:
- Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçdra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë...
Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës.
Ajo i tha:
- Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm
në mal të kuçedrës të gjuash!
Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë. Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha:
- Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati.
- Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.
- Çdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh?
- Do të të jap besën time!
- Mirë, nëma besën e shko.
Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës:
- Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës?
Pse s'më dëgjove mua? Mos shko!
- Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës.
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha:
- Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzën në gaz.
- Të vjen keq që do të të hajë kuçedra?
- Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra.
- Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin.
- Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë.
- Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do të vij me ty!
Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur.
Ajo e vështroi tërë gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftë edhe pa mua...
- Kaq shumë më do?
- Shumë...
Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës:
- Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij"
Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu:
- Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë. Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve.
Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset.
- Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? C'është kjo dritë që të furfurin në
fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu?
- Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve.
- C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë?
- E kam shoqin e jetëve.
- Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.
- Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit.
- Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më.
Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut.
Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jetë. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh
</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





PERRALLA Empty
MesazhTitulli: Re: PERRALLA   PERRALLA I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PERRALLA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Dacic: Politikanët serbë po tregojnë përralla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: