Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Filluan takimet bilaterale në samitin e Prizrenit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Filluan takimet bilaterale në samitin e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Filluan takimet bilaterale në samitin e Prizrenit   Filluan takimet bilaterale në samitin e Prizrenit I_icon_minitimeSat Jun 26, 2010 12:21 pm

Filluan takimet bilaterale në samitin e Prizrenit 26-filluan-takimet4

Prievallë, 26 qershor- Me ftesë të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Prevallë të Prizrenit ka filluar punimet samiti i tretë rajonal, ku pos nikoqirit, marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ky samit është vlerësuar se do të shtyjë përpara procesin e bashkëpunimit në rajon, si dhe do të promovojë paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Evropës.

Ndërkaq, thirrja e këtij samiti nga presidenti Fatmir Sejdiu, nga politika kosovare dhe analistët është cilësuar si mesazh i Kosovës, përmes së cilit shprehet gatishmëria për bashkëpunim me të gjithë fqinjët.

Kosova, si shteti më i ri në rajon dhe Evropë, ka vendosur tashmë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkaq, me Malin e Zi ende nuk është vendosur një nivel i tillë i marrëdhënieve.

Sidoqoftë, pas njohjes së komunitetit malazez si pakicë në Kosovë, vendosja e marrëdhënieve në nivel ambasadash me Podgoricën shihet vetëm si çështje kohe.

Presidentët e katër shteteve ballkanike janë takuar veç e veç duke i kushtuar njëri-tjetrit nga 20 minuta kohë për të diskutuar, ashtu siç është paraparë në agjendën dyditore të këtij samiti. Gjate pauzës, presidentit Bamir Topi i është dhënë një mirënjohje nga shoqata “Miqtë e Amerikës” për kontributin e dhënë në çështjen nacionale dhe angazhimit të tij në mbështetjen e Kosovës.

Presidentet pritet të zbresin nga Prevalla në Prizren për të drekuar në ambientet e restorant Krajku, për tu rikthyer në fshatin turistik në Prevallë, në takimin e përbashkët
dhe më pas në një konferencë për gazetarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Filluan takimet bilaterale në samitin e Prizrenit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: