Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ju njohim me poetin Beqir Buzuku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:25 pm

Beqir Buzuku u lind më 1948 në fshatin Tygjec të komunës së Kamenicës të Kosovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, gjimnazin në Kamenicë, ndërsa Shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Gjilan. Në vitin 1990 ai duke pa pozitën e rëndë sociale të punëtorëve shqiptarë, të cilët Serbia me dhunë i largoi nga puna, u inkuadrua në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” të Kosovës, dega në Gjilan, ku punoi plot 12 vjetë. Në vitin 2003, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, u pensionua para kohe.
Veprimtaria krijuese

Beqir Buzuku- Gjatë kohës derisa ishtë gjimnazist, gjatë viteve 1966/68, qe korrespodent i gazetës Rilindja për komunën e Kamenicës. Brenda asaj kohe, përkatësisht deri në vitin 1969, përveç gazetarisë u mor edhe me poezi për fëmijë. Botoi ca vjersha në revistën Pionieri dhe në Rilindja për fëmijë. Në vitin 1979 boton kryesisht poezi për fëmijë, por herë-herë edhe tregime, të cilat i botonte në revistën Pionieri, Rilindja për fëmijë, GEP-i, Flaka e Vëllazërimit, BAT (Bazat e arsimit teknik) etj. Në këtë të fundit botoi disa tregime me tematikë fantastiko-shkencore. Beqiri shkroi poezi, poezi satirike, humoristike dhe humoreska (në prozë) të cilat i botoi në Rilindja, Jeta e re dhe Zëri i rinisë. Beqir Buzuku është anëtar i Lidhjes së Shkrtimtarëve të Kosovës që nga viti 1996. Jeton në Gjilan.
Veprat

Përveç rreth 500 poezive e tregimeve të botuara në revista e gazeta ka botuar edhe këto vepra letrare:

* Pesha e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1995,
* Etje për buzëqeshje (poezi për të rritur), Jeta e re, Prishtinë, 1995,
* Çupëza e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1996,
* Përtej të sotmes, novelë fantastiko-shkencore (për të rinj), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 1997,
* Lahuria e lulemollëve (poezi për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2001,
* Çelësat majë lapsi (poemë për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2004,
* Rrëshqitje në udhëkryq (poezi për të rritur), Galabroi, Prishtinë, 2005 dhe
* Tri ditët e shtojzovalles (novelë për të rinj), Lidhja e Shkritmtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2009.

Beqir Buzuku është prezentuar:

* Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë 1872-1995 të Odhise Grilos, në Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001.
* Portrete shkrimtarësh, Prishtinë, 2002, në (Hasan Hasani)
* Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë e të rinj, të botuar para pak kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:26 pm

NË PESHOJË KOHE



Bota shikohet

me dy parë sy...

Me sy terri shohim natën

me sy drite

presim diellin,

diellin e së nesërmes.



Në vendnumërim

shtohet dergja e pritjes.

Me hapa përpara

shkurtohet rruga,

rruga drejt pikëcakut.



E ç’kuptim ka maksima

në udhëkryq:

Udha e gjatë

jeta e shkurtë,

udha e shkurtë e pasigurtë...



Ruletfati

ndodh na del mashtrim,

po mendjemprehtësia

e fundja dorëtakati

thonë sjell shpëtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:26 pm

HILJA



Në Dëbëllde e gjetiu

tkurret mezhda e tokës sonë,

kot ankohen fshatarët,

ankesat kurrë s’kanë peshë

për njerkën e për hileqarët.



Andej e këndej

të gjithë janë shqiptarë.

Pse u shty

guri i mezhdës së kufirit,

o hileqarë?!



Në tokën tonë stërgjyshore

Sikur t’ishim ardhacakë,

na shikojnë vëngërr,

paria jonë gjithnjë e përgjumur,

mrekulli sheh në ëndërr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:26 pm

LUMI ME EMËR TË RI



Ibri s’është më Ibër

tash ka emër të ri:

K u f i...



Në mes të Mitrovicës

molla e sherrit,

në shpinë të Ibrit

mbi urë, mur.



Ndërtuesit e murit

sot na shkruajnë recetë

recetë për mu(l)ti jetë.



O ju kopshtarë,

të mollave të sherrit,

ne nuk i kemi sytë

për zyze të territ...



përtej lumit, përtej urës

shikohet në mes gishtash,

kur e lyp nevoja

nuk përdoret stopi...

Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,

çdo imtësi shikohet

me sy mikroskopi



Kosova e lodhur,

Kosova e tkurrtë

Meriton atë që synon.

Assesi imponim të shurrtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:27 pm

IRRITIMI



Ca mjeshtër të padukshëm

gjenden diku,

në fundmoshën pus pa fund,

në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet;

nisin të punojnë,

punojnë me dekretligje natyre,

dita-ditës na tisin energjinë,

mbjellin viruse e bakterie,

na e ndjellin pleqërinë.



Netët bëhen vite,

zgërdhihet pagjumësia,

peshëbjeshkën mbi shpinë

na e hedh plogështia.



Dhe më në fund

disi çdo gjë duket

sikur e përmbysur,

dielli i zbehtë,

qielli më i ngrysur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:27 pm

KONTRASTE



N’kafene

dikush pi bukën e fëmijve t’vet

Mushkëritë gërrith tymduhani

Dreqi e i biri

aty kanë për t’hy,

pispilloset kamerierja

kronisti vjedh me sy.



Ndokund

n’dasmë valltarët prekun qiellin,

jehu i surlës e tupanit

posi bubullimë,

bën qetësinë copë e grimë.



Ndokund

dikush si M. Kuteli

në testament vulos porosinë,

shprush gjurmët e zhgënjimit,

n’mes jetëvdekjes

derën e vajit

e hap dorë e pikëllimit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:28 pm

MËDYSHJE



Shi e sqotë

porta me rezë

tavan i ëndrrës

plot krahnezë



Ngrohtësinë joshëse

e gllabëroi mjegulla

çatisë së shpresës

i mungojnë ca tjegulla

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:28 pm

PENGESA



Kur hapërimi bëhet

me këmbë breshke

në shpinë na hudhet

një peshë bjeshke



Kur në qepalla

vërshon heshtja

zemrën përvëlon etja



Kur shtegu

është i ngatërruar

dikush Lulëkuqes

ia ndërsen

klyshëzit e tërbuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:29 pm

ILAÇI



Shtatë pash thellë

fundos zymtësia

për t’pushtuar

majët e shkallëve

mungon fuqia



N’shkrumb të shpirtit

helm e pelim

mjegull e terr

një bashkëdyzim



Urë e dreqit

leqe-leqe

lypset shpikur një ilaç

lypset shporrur

ëndrrën e keqe


Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitimeSat Aug 28, 2010 6:29 pm

NJË PIKËPYETJE



Punët e vogla

kokorisjet

në shtrëngata

e po a trembet

muzgu nga mesnata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Empty
MesazhTitulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku   Ju njohim me poetin Beqir Buzuku I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ju njohim me poetin Beqir Buzuku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: