Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G

Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup

 Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:57 pm

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
engjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:57 pm

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur frikën?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:58 pm

NETËT PA GJUMË
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore,
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.

Në mua s´ka qetësi:
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajën e fëmijëve tanë të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:58 pm

PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:58 pm

NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
për të marrë vezën e harruar
në pullazin tonë.

si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:59 pm

VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.

Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 5:59 pm

RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata

As buka s´pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur nëna ime.

Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj rrugën
dhe s´di kush më shtyn
e në Itakën time s´arrij kurrë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:00 pm

BOTA E MASKAVE
Është bërë bota si laraska
krijon fytyra me dy maska,
një dje,
tjetër sot,
nesër duket si robot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:00 pm

NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:01 pm

PISHTAR DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar drite
në qiellin e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:01 pm

I HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t´i rritën nën hundë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:01 pm

USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:02 pm

MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeFri Sep 03, 2010 6:02 pm

ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është
ëndrra jonë shekullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli   Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban  Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli
» PLANETI TOKë
» Regjistrohet dridhje toke
» Zgavra gjigante në tokë “përpiu” automobilin
» Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: