Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Foniatria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
avatar

<b>Postime</b> Postime : 1065

MesazhTitulli: Foniatria   Sun Oct 10, 2010 9:02 am

Foniatria



Foniatria është shkencë që merret me fiziologjinë, patologjinë dhe terapinë e çrregullimeve që shfaqen në emetimin e zërit dhe të të folurit.
Prof. Dr. Talat Pallaska,
Otorinolaringolog

Pra, studimi i ndryshimeve patologjike në këtë fushë mbështetet në njohuritë tona që kemi për fiziologjinë dhe për patologjinë e fenomenit të zërit dhe të të folurit. Foniatria si disiplinë e veçantë e mjekësisë është e lidhur ngushtë jo vetëm me shkencat e tjera mjekësore, por edhe me ato paramedicinale siç janë logopedia, psikologjia, fonetika, kibernetika, elektronika etj. Foniatria ka qenë pjesë e otorinolaringologjisë, ndërsa më vonë u nda si shkencë e veçantë e mjekësisë.
Fiziologjia e emetimit të zërit, të të folurit dhe e të kënduarit deri sot ende nuk ka arritur të shpjegojë ligjshmërinë e proceseve të nevojshme për zë, të folur dhe të kënduar. Këto veprime janë në pjesë të madhe të automatizuara, kurse në anën tjetër impuls et nga sistemi nerv or. qendror jo vetëm që arrijnë nga qendra e të folurit, por edhe nga shumë rrugë e qendra të tjera asociative, duke paraqitur çështje në vete. Kështu njeriu në të folur shpreh shkallen e arsimimit, vetëdijen dhe emocionet e veta. Studimi i emetimit të zërit dhe i të folurit, përveç ligjeve themelore të automatizimit, të funksioneve neurologjike dhe të koordinimit të sistemit artikulues, ka të bëjë edhe me funksionin mental të kujtesës, të të menduarit individual dhe të informimit në tërësi.



Njeriu për emetimin e zërit dhe të të folurit përdor organet të cilët si funksion primar kanë frymëmarrjen, përtypjen dhe gëlltit jen e ushqimit e jo zërin dhe të folurit që merren si funksione sekondare. Njeriu me zhvillimin e sistemit nervor qendror, organet në fjalë, ka mund t'i përdorë edhe për të folur, por nuk ka arritur që këto të mos jenë të varura në radhë të parë nga akti i frymëmarrjes. Mu për këtë, studimi i fenomenit të automatizimit të emetimit të zërit dhe të formimit të të folurit nuk është i lehtë.
Pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, numri i bashkëtingëlloreve është shumë më i madh se i zanoreve. Pra, produksioni i zërit dhe i zhurmës në organet e artikulimit është shumë më i madh se produksioni i tingullit në kordat vokale. Bashkëtingëlloret formohen me rritjen e presionit të ajrit (aksioni muskular ekspirator) në hapësirën artikuluese (kjo më vonë luan rolin e hapësirës komprimuese). Me këtë rast laringu merr pozitën lartë, e cila me kontraksionin e muskujve të qiellzës së butë është edhe më e lartë, kjo shumë e nevojshme për mbylljen e portës nazofaringeale.
Foniatria ruan organet e të folurit dhe funksionet e tyre. Po ashtu ajo jep këshilla se si duhet të ruhen organet nga dëmtimet profesionale dhe ngarkesat e tyre të natyrës tjetër. Miastenia e laringut është sëmundje funksionale që manifestohet me shkallë të ndryshme të disfonisë. Sëmundja nuk ka për bazë procesin patologjik, por vetëm lodhje të muskujve të brendshëm të laringut. Dëmtimet e rënda profesionale zakonisht manifestohen te arsimtarët, te artistët, të këngëtarët e të tjerë, të cilët, për shkak të profesionit që kanë, organi i të folurit ka ngarkesë të madhe.
Çrregullimet e artikulacionit, me të cilat merret foniatria, ndahen në tre grupe. Në grupin e parë janë çrregullimet lidhur me vese dhe imitime të këqija si sigmatizmi (shkronja s e shqiptuar jo mirë), rotacizmi (shkronja r jo e shqiptuar mirë) etj. Në grupin e dytë hyjnë çrregullimet për shkak të zhvillimit jo të mjaftueshëm të organeve të artikulacionit, sidomos të dhëmbëve. Këto në bashkëpunim me ortopedin e nofullës shërohen me metoda protetike e që janë paralel me riedukimin e personit. Grupi i tretë janë çrregullimet e inervacionit, të cilat i hasim te dëmtimet e sistemit nervor qendror të natyrës kongjenitale ose të fituara gjatë jetës.
Fushë e veçantë e foniatrisë është rehabilitimi i fëmijëve me heilognatopalatoskizë.
Pacientët edhe pas operacionit të suksesshëm edhe më tutje flasin nën hundë. Kjo gjendje duhet të përmirësohet me ushtrime foniatrike të organeve të artikulacionit dhe të frymëmarrjes. Edhe pas faringoplastikës është e nevojshme ndihma e foniatrit. Personi i operuar duhet një kohë të gjatë të dërgohet në ushtrimet e posaçme, me qëllim formimi të bashkëtingëlloreve. Për shkak se i sëmuri është mjaft i hendikepuar duhet edhe angazhimi i psikiatrit.
Rol të madh luan rehabilitimi foniatrik te personat që janë operuar nga laringu (laryllgectomia totalis). Dihet se këta të sëmurë, për shkak të stomës definitive, nuk mund të flasin normal, por me të ashtuquajturin të folur ezofageal. Foniatri me metodat e veta mund të rehabilitojë çdo pacient të laringektomuar që ky të flasë me ndihmën e ezofagut. Me rritjen e presionit torakal një sasi e ajrit hyn midis rrudhave të mukozës së hipofaringut të poshtëm. Në këtë rast kemi të bëjmë me vibracione të ashpra, por prapë të mjaftuara për zë. Zëri është i thellë dhe i ngjirë, por mjaft i kuptueshëm.


Në edukimin e të folurit te fëmijët e hendikepuar në dëgjim, gjatë rehabilitimit elektroakustik, foniatri bashkëpunon me surdopedagogun. Sidomos rehabilitimit është i vështirë te fëmijët që kanë dëmtim të madh të dëgjimit. Duhet ta dimë se vetëm me imitimin e zërit nuk mund të arrihet artikulacioni i nevojshëm. Bashkëpunimi i foniatrit me psikiatrin është i nevojshëm te rastet e dëmtimit të sistemit nervor qendror që manifestohet me të meta psikike dhe në të folur.
Në rehabilitimin foniatrik vend të posaçëm zënë neurozat, të cilat përveç të tjerave manifestohen edhe me të meta në të folur, siç janë afonia akute histerike dhe disfonitë e ndryshme, prej të cilave disa janë me karakter spastik.
Belbëzimi (Dysarthria spastica, Balbuties) te fëmijët është pasojë e zhvillimit të neurozës për shkak të ndikimit të faktorëve predisponues si: fëmijë i vetëm në familje, mos adaptimi i tij në rrethin ku jeton, traumat psikike gjatë zhvillimit etj. Belbëzimi zakonisht manifestohet te fëmijët në moshën 4-8 vjeçare, në kohën kur faktorët predisponues janë shumë aktiv. Nuk duhet harruar se belbëzimin e shkaktojnë edhe disa sëmundje organike. Gjakderdhjet e vogla në tru gjatë lindjes, pse gjatë jetës postnatale, janë faktorë predisponues të belbëzimit. Dizartria spastike rrallë është pasojë e spazmës cerebrale, sidomos pas trombozës së arterie s cerebrale bazilare. Janë të njohura neurozat e natyrës tjetër kur belbëzimi shoqërohet me simptoma të tjera si lëvizjet e pa kontrolluara të mimikës së fytyrës, rrotullimi i syve, lëvizja e kokës pas etj. Për rehabilitimin e këtyre rasteve duhet angazhim i madh i psikiatrit dhe foniatrit.



Te disa persona, në kohën e pubertetit, sidomos te meshkujt, kemi të bëjmë me çrregullime të mëdha të zërit. Zhvillimi i hovshëm i laringut në kohën e pubertetit që është paralel me simptomat sekondare të organeve seksuale, kërkon adaptim të ri në kushtet e ndryshuara të fonacionit. Nëse adaptimi nuk është si duhet, zëri është i ngjirë dhe të folurit nuk është i mirë. Nganjëherë mutacioni i zërit zgjat deh në moshën 20-25 vjeçare (mutacioni i vonuar).
Foniatri angazhimin e vet duhet ta zhvilloj (brenda ekipit të punëtorëve të tjerë shkencorë, ku duhet ta luan rolin e mediatorit. Bashkëpunëtorë të mirë në këtë ekip janë logopedët dhe pedagogët e tjerë, të cilët pas diagnostikimi t të sëmundjes merren me rehabilitimin e personave me të meta në zë dhe në të folur. Diagnozën e sëmundjes e cakton foniatri në bazë të anamnezës, shikimit fizikal dhe të ekzaminimeve të organeve të të folurit dhe të funksioneve të tyre. Sot, për ekzaminimin e kordave vokale përdoret stroboskopi dhe bëhet tomografia e laringut. Për ekzaminimin e qiellzës së butë matet hronaksioni, pastaj bëhet tomogrami mediastinosagital, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Foniatria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: