Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 10 agjentët sekretë më të famshëm në botë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



10 agjentët sekretë më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: 10 agjentët sekretë më të famshëm në botë   10 agjentët sekretë më të famshëm në botë I_icon_minitimeSat May 15, 2010 10:14 am

10 agjentët sekretë më të famshëm në botë







10 agjentët sekretë më të famshëm në botë Kim-filbi-v Spiunët e dyfishtë që hynë në
historinë e spiunazhit botëror

Nga Kim Philby që spiunonte për rusët e deri tek Mata Hari,
agjentja e rastësishme

Spiunët që kanë marrë më shumë emër janë ato që kanë shërbyer si
agjentë të dyfishtë. Ndërkohë që ishin në shërbim të kombit të tyre ato
janë rekrutuar nga shërbime të tjera sekrete. Një rast i tillë është
ai i pesëshes së Kembrixhit, ku bën pjesë dhe i njohur, Kim Philby. Ky
grup spiunësh britanikë, mori këtë emër, sepse u rekrutua nga shërbimet
sovjetike, kur pesë anëtarët studionin në Kembrixhit. Pesëshja e
Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjetikë në Britani, të cilët i
kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore
dhe në fillimet e viteve ‘50. I pari është Kim Philby, i cili mendohet
se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i
dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean
u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në
KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me
transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë
ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i
betuar. Një tjetër spiun i famshëm është dhe Richard Sorge. Richard
Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni
para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi
në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të të atit ishte mik i
Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të
organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të
vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me
sovjetikët. Sorge nuk u shkëmbye me të burgosurit japonezë pasi si ai,
edhe Bashkimi Sovjetik mohoi që ai të ishte duke spiunuar për to. Një
spiune e rastësishme është Mata Hari. Mata Hari ishte emri skenik i
holandezes, Margaretha Geertruida Zelle, e cila ishte një kërcimtare
ekzotike dhe prostitutë e rangut të lartë në Paris. Në vitin 1905, pasi u
divorcua me bashkëshortin e saj ajo filloi karrierën si kërcimtare
ekzotike me emrin Mata Hari. Ajo filloi të përzihej me njerëz të klasit
të lartë dhe u bë kurtizane e shumë politikanëve dhe ushtarakëve të
lartë. Kjo e vendosi atë në një pozicion shumë të mirë për të mbledhur
informacion. Ajo u arrestua në vitin 1917 në dhomën e saj të hotelit,
Paris dhe u dënua me ekzekutim.
Aldrich Ames
1941
Spiunoi për: Bashkimin Sovjetik
Ames është një ish-agjent kundërzbulimi i CIA-s, i cili u dënua teksa
spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1984. Në detyrën e tij të
parë ai u stacionua në Ankara, Turqi, ku puna e tij ishte të vinte në
objektiv oficerë zbulimi rusë, të cilët mund të rekrutoheshin. Për
shkak të problemeve financiare në jetën e tij personale, si rezultati i
abuzimit me alkolit dhe shpenzimeve të larta, Ames filloi të spiunonte
për Bashkimin Sovjetik në vitin 1985. Po atë vit CIA vuri re se po
humbiste “asetet” me shpejtësi të madhe. Ames u arrestua në aeroport,
kur po shkonte në Rusi dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Giacomo Casanova
1725 – 1798
Spiunoi për: Venecian
Casanova, i lindur në Venecia njihet për pasionin e tij për femrat. Për
shkak të mundësive të tij financiare ai u shkollua dhe u bë avokat.
Marrëdhëniet e tij me gra të ndryshme të pushtetshme i dhanë shumë fuqi
dhe atij. Ai u pasurua shumë shpejt. Nga viti 1774-’82 ai punoi si
spiun për Venecian. Nuk dihet saktë roli i tij, pasi ditari i tij i
famshëm përfundoi ditën që ai filloi punën. Në vitin 1782 ai u dëbua
nga Venecia pasi kishte përhapur shpifje për një prej patricëve të
qytetit.
Klaus Fuchs
1911 – 1988
Spiunoi për: Bashkimin Sovjetik
Fusch ishte një fizikan gjerman, i cili punonte në Los Alamos, për një
projekt bombe. Ai ishte përgjegjës për shumë prej llogaritjeve teorike
kryesore që kishin lidhje me modelet e para të bombës së hidrogjenit.
Teksa ndiqte universitetin në Gjermani, Fusch u përfshi në partinë
Komuniste të Gjermanisë. Pasi u arrestua nga qeveria naziste ai u
largua në Angli, ku filloi të punonte me projektin e bombës atomike
britanike. Në këtë kohë ai filloi t’u jepte informacion sovjetikëve
pasi mendonte se ata kishin të drejtë të dinin se çfarë po bënin
britanikët dhe amerikanët.
Major John Andre
1750 – 1780
Spiunoi për: Britaninë
John Andre, ishte një oficer britanik, i varur si spiun gjatë luftës së
Revolucionit Amerikan. Në moshën 20-vjeçare ai iu bashkua ushtrisë
britanike dhe lëvizi në veri të Amerikës për t’iu bashkuar forcave
pushtuese. Ai ishte i preferuar në shoqërinë e lartë në Filadelfia dhe
Nju Jork. Në vitin 1779 ai u bë adjutant-gjeneral i ushtrisë britanike.
Në prill ai u emërua në krye të shërbimeve të inteligjencës dhe filloi
të thurte komplot me gjeneralin amerikan, Benedict Arnold, për të
marrë “West Point” për 20 mijë sterlina. Ai u kap nga forcat amerikane
dhe u dënua si spiun i armikut.
Nathan Hale
1755 – 1776
Spiunoi për: Ushtrinë Kontintentale (SHBA)
Nathan Hale ishte kapiten në ushtrinë kontinentale gjatë luftës së
Revolucionit Amerikan. Ai konsiderohet si spiuni i parë amerikan, i cili
doli vullnetar për një mision inteligjence, por u kap nga britanikët.
Ai mbahet mend për fjalimin e tij para se ta varnin, ku tha: “Më vjen
keq që kam vetë një jetë për të dhënë për vendin tim”. Hale lindi në
Konektiktat dhe u diplomua në universitetin Yale, ku u diplomua si i
pari i klasës.
Belle Boyd
1844 – 1900
Spiunoi për: Konfederatën (SHBA)
Bella Boyd ishte një spiune e konfederatës në luftën Civile Amerikane.
Ajo vepronte nga hoteli i babait të saj dhe u dha informata të vlefshme
gjeneralëve të Konfederatës. Karriera e saj në spiunazh pati një
fillim befasues: kur një grup ushtarësh të Unionit hynë në shtëpinë e
prindërve të saj për të ngritur flamurin amerikan, njëri prej tyre fyeu
nënën e Belle. Belle nxori pistoletën dhe vrau njërin prej tyre. Ajo u
vendos nën vëzhgim ushtarak dhe përfitoi nga prezenca ushtarake për të
përftuar sekrete.
Pesëshja e Kembrixhit
Spiunuan për: Bashkimin Sovjetik
Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjektikë në Britani,
të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së
Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve ‘50. I pari është Kim Philby, i
cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe
amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik.
Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh
dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në
kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që
përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian
arti dhe marksist i betuar.
Richard Sorge
1895 – 1944
Spiunoi për: Bashkimin Sovjetik
Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në
Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij.
Sorge lindi në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të të atit
ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi
Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në
tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje
me sovjetikët. Sorge nuk u shkëmbye me të burgosurit japonezë pasi si
ai, edhe Bashkimi Sovjetik mohoi që ai të ishte duke spiunuar për to.
Julius and Ethel Rosenberg
1915, 1918 – 1953
Spiunuan për: Bashkimin Sovjetik
Julius dhe Ethel Rosenberg ishin komunistë amerikanë, të cilët u
ekzekutuan pasi i kaluan sekrete bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ato u
takuan anë Lidhjen Rinore Komuniste në vitin 1936, ku ai ishte lider.
Julius u rekrutua nga KGB-ja në vitin 1942 dhe konsiderohej si një nga
spiunët më të mirë. Julius gjithashtu rekrutoi dhe shumë njerëz që e
kishin për zemër kauzën e ndihmës ndaj KGB-së. Ai i kaloi KGB-së mijëra
dokumente nga Komiteti Kombëtar i Këshillimit të Aeronautikës. Në
vitin 1951, çifti doli në gjyq dhe u dënua me vdekje.
Mata Hari Born:
1876 – 1917
Spiunoi për: Gjermaninë (mbase dhe Francën)
Mata Hari ishte emri skenik i holandezes, Margaretha Geertruida Zelle, e
cila ishte një kërcimtare ekzotike dhe prostitutë e rangut të lartë në
Paris. Në vitin 1905, pasi u divorcua me bashkëshortin e saj ajo
filloi karrierën si kërcimtare ekzotike me emrin Mata Hari. Ajo filloi
të përzihej me njerëz të klasit të lartë dhe u bë kurtizane e shumë
politikanëve dhe ushtarakëve të lartë. Kjo e vendosi atë në një pozicion
shumë të mirë për të mbledhur informacion. Ajo u arrestua në vitin
1917 në dhomën e saj të hotelit, Paris dhe u dënua me ekzekutim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



10 agjentët sekretë më të famshëm në botë Empty
MesazhTitulli: Re: 10 agjentët sekretë më të famshëm në botë   10 agjentët sekretë më të famshëm në botë I_icon_minitimeSat May 15, 2010 10:55 am

Ksi duhen !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 agjentët sekretë më të famshëm në botë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: