Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë   Empty
MesazhTitulli: Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë    Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë   I_icon_minitimeSat Oct 23, 2010 8:56 am

Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon në takimin e tetë të Grupit punues për liberalizimin e vizave pohoi se është e impresionuar me të gjitha rezultatet që i ka parë në këto dy ditët e fundit në Prishtinë, të cilat janë arritur në rrugën për liberalizimin e vizave, megjithatë sipas saj rruga në këtë proces është e gjatë.
Në këtë takim të Grupit Punues për liberalizimin e vizave, eurodeputetja Fajon tha se ka shenja nga Komisioni Evropian se Kosova do të marrë lajme pozitive nga fundi i këtij viti. Sidoqoftë, sipas saj është e rëndësishme ajo se çfarë bëhet në Kosovë dhe ka porositur që institucionet e Kosovës të fokusohen në atë se çfarë do të bëhet në muajt e ardhshëm.

“Jam e impresionuar me të gjitha rezultatet që i kam parë në këto dy ditët e fundit në Prishtinë, të cilat janë arritur në rrugën për liberalizimin e vizave. Siç e dini, në Parlamentin Evropian ne jemi duke ju mbështetur për liberalizimin e vizave për të gjithë banorët e Ballkanit Perëndimor... Do të inkurajoja gjithashtu edhe punën tuaj sepse do të jetë një rrugë e gjatë, mirëpo e keni filluar me shumë seriozitet. Kemi pasur kontakte të shumta me të dy ministrat dhe kanë sjellë në Bruksel rezultatet të mira...Udhëzimet do të na shpjegojnë se si do të merremi më detajisht me këtë proces”, tha Fajon.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi njoftoi eurodeputeten Tanja Fajon me punët që janë bërë në Kosovë për këtë proces. Duke folur për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, Rexhepi theksoi se Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), tashmë është funksional dhe është duke e reformuar me sukses tërë regjistrin civil dhe gjendjen civile, si në nivel lokal dhe atë qendror.

Rexhepi po ashtu njoftoi lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit, drogave dhe korrupsionit. Ai bëri të ditur edhe për bashkëpunimin me gjyqësorin në fushën e çështjeve penale.

“Kanë filluar negociatat me Maqedoninë për draft-marrëveshjen për ‘Transferin e Personave të Dënuar’. Gjithashtu janë dërguar nismat për lidhjen e marrëveshjeve për ‘Transferin e Personave të Dënuar’ te këto shtete, si Portugalia, Letonia, Polonia, Estonia, Republika Çeke, Bullgaria, Kroacia, Holanda, Luksemburgu, Hungaria dhe Lituania”, njoftoi Rexhepi, duke shtuar se janë miratuar shtatë udhëzime administrative për zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të kufijve.

Ndërkaq, ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj vlerësoi se ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një proces i gjatë që kërkon reforma të thella administrative, logjistike, por kërkoi edhe një bashkëpunim të gjerë të të gjitha shtresave në shoqëri.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Beqaj tha “Ne ende nuk jemi në nivel të raporteve zyrtare për një proces të tillë dhe presim që të hyjmë me marrjen e udhërrëfyesit për liberalizmin të vizave nga Komisioni Evropian. Nga ana jonë, të gjitha përgatitjet janë bërë dhe presim me të drejtë që kjo punë jona të vlerësohet dhe ne shpejt ta marrim udhërrëfyesin që të jemi në një rrugë të qartë e të drejtë për t’i mbërritur ato referoma të thella dhe të nevojshme dhe gjithsesi për t’u vlerësuar pozitivisht”, tha ministri Beqaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: