Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 I gatshëm për ballafaqim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

I gatshëm për ballafaqim Empty
MesazhTitulli: I gatshëm për ballafaqim   I gatshëm për ballafaqim I_icon_minitimeTue Oct 26, 2010 7:15 am

I gatshëm për ballafaqim F.1025184020912_m
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidimin eventual për kreun e LDK-së, ai e ndërlidhi me përkrahjen dhe marrëveshjen mes strukturave partiake.
Mustafa u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij dhe atyre që, ditëve të fundit, shkruajnë grafite në pjesë të ndryshme të qytetit dhe i bëjnë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Fatmir Sejdiut, që të largohet për t’i lëshuar atij drejtimin e partisë, që të presin procesin demokratik zgjedhor në parti.

“Unë e kam thënë qartë se çështja e kandidimit në Lidhjen Demokratike është çështje e marrëveshjeve të brendshme, e një konsensusi të brendshëm. Unë do ta përkrah kryetarin e tanishëm të LDK-së, i cili e ka mandatin legjitim, zotin Sejdiu, në qoftë se e përkrah anëtarësia dhe degët e LDK-së... Në qoftë se anëtarësia kërkon zgjedhje tjetër, unë jam i gatshëm të ballafaqohem me të”.

Ndërsa Mustafa u bëri thirrje të gjithë përkrahësve të tij që të mos dalin në rrugë, dhjetëra mbështetës të tij nga Lagjja Kodra e Trimave, që fillimisht ishin paralajmëruar edhe si pjesë e fansave të Prishtinës, të njohur si “Plisat”, u tubuan para selisë së LDK-së, ku kërkuan dorëheqjen e Sejdiut, njofton Radio Evropa e Lirë.

Ky grup të rinjsh brohoriti në vazhdimësi në mbështetje të Isa Mustafës dhe Ukë Rugovës. Kurse, në grafitet e shkruara kishte dhe porosi që kërkonin kthimin e Nexhat Dacit: “Pa Dacin nuk ka LDK”. Grafitet dhe brohoritjet kryesisht ishin: “Sejdiu shko, shpëto LDK-në”; “Isa kryetar, shpëto LDK-në”; “Rugova, Rugova”, etj.

Manifestimet në rrugë, për Mustafën nënkuptojnë edhe një lloj presioni, kështu që ai kërkoi që procesi i zgjedhjeve në LDK të vazhdojë sipas statutit të partisë.

“Konsideroj se ne nuk kemi nevojë që këto punë t’i bëjmë përmes grafiteve, përmes parullave, të cilat po shkruhen në qytet, ose përmes thirrjeve që të bëhen protesta para zyrave të LDK-së, për arsye se ato nuk na ndihmojnë që në mënyrë demokratike t’i kryejmë proceset... Ato janë një formë e presionit - ndoshta veprim joqëllimkeq nga ata që i bëjnë, sepse njerëzit mendojnë që në forma të ndryshme duhet ta përkrahin LDK-në”.

Aktualisht, kandidaturat e tyre për të parin e partisë i kanë bërë publike Bujar Bukoshi dhe Fatmir Sejdiu. I mbështetur nga Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Bukoshi është në formim të një liste emrash që do të drejtonin LDK-në mbi konceptin e politikës rugoviste. Kurse, Fatmir Sejdiu është kandiduar për kreun e partisë nga dega e LDK-së në Fushë Kosovë. /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
I gatshëm për ballafaqim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: