Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nata pa mengjes!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Nata pa mengjes! Empty
MesazhTitulli: Nata pa mengjes!   Nata pa mengjes! I_icon_minitimeTue Nov 02, 2010 9:43 am

Nata pa mengjes!

Fragment nga romani "Nata pa mengjes"

Ditët që rodhën më vonë nuk sollën asgjë në jetën time. E vetmja gjë që ndryshonte ishte qielli,i cili i ngjante një njeriut që dergjet një kohë të gjatë e pastaj sëish këndellet. Mirëpo këndellja e tij ishte tepër e ngadalshme, madje gjithnjë merrte diçka nga e kaluara. Mjegullat e murme që dikur shtriheshin si qefin mbi hapësirë kushedi kah ishin tretur. Qielli kishte mbetur i zbrazët si një varr që nuk e mban kufomën brenda. Dukej i lodhur nga një rrugë e gjatë e tash munedohej të bënte një gjumë të qetë… Gjatë ditëve kur stinët kishin filluar të grindeshin në mes veti, varrtari gjithnjë vinte në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje… Sot ose nesër do të bëhet dasmë që nuk mbahet mend! Dhe kur bëhet dasmë rreziku për të vdekur është i madh, ngase atëherë gëzimet arrijnë kulmin, më thoshte ai… Unë isha i bindur marrëzisht se dasmë nuk do të bëhej fare. E përse nuk do të bëhej nuk e dija. Njerëzit i kishte hapluar një dëshirë e madhe që dasma të bëhej patjetër, që kokat e tyre të preheshin e pastaj të rokulliseshin gjithnjë nëpër një rrugë të rrëpittë, e cila nuk do të përufnondte kurrrë. Disa nuk përtuan t’i shkruajnë letra mbretit dhe t’i luteshin që ta martonte vajzën e vetme sa më parë, ngase ajo tërë jetën e kishte kaluar e mbyllur në dhomën e saj që kishte vështrimin kah malet e larta. Ushtarët vazhdonin të patrullonin nëpër rrugë të lirë, pinin duhan të mirë dhe flisnin për vajzën e mbretit…
-Njëherë e kam parë vajzën e mbretit për vrimën e çelësit! Ishte një bukuri magjike, një dritë vezlluese që nuk mund të përshkruhet me fjalë….
-Jo more, ajo është një vajzë e shëmtuar! Unë me sytë e mi ia kam parë fytyrën e djegur, syrin e vërbër, gojën e shëmtuar, bythët e mëdha…
-Vajza e mbretit nuk është e vërtetë! Ajo është një krijësë e çuditshme që i ngjan njeriut, po që njeri nuk është! Vetë e kam parë si ecte me katër këmbë, si hante bari dhe si fliste si njeri…
Gjatë kësaj kohe gjithnjë qëndroja i mbyllur në kasollën time të braktusr dhe gjithnjë prisja të kthehet mbreti i zhdukur nga pallati dhe të më tregonte për vajzën e mbretit të huaj. Koha kalonte shumë ngadalë, kurse nga ai nuk duhej asnjë gjurmë. Dikur fillova të besoj se ai ishte martuar me vajzën e mbretit, se tri net kishte bërë qejf me të, kurse natën e katërt kishte dashur ta mbyste mbretin e huaj… Pas një kohe të gjatë më lindi dëshira t’i tregoj dikujt për kthimin e mbretit tonë, ngase nuk dëshiroja që të vdisja me këtë mister në shpirt. Dhe një ditë vendosa të shkoj te varrtari dhe t’i shpallja fshehtësinë e vetme që e ruaja në zemër. Rrugës hetova se qielli herë bëhej i zi, herë i bardhë, herë i kuq. Gjatë kësaj kohe herë ishte dimër polar, herë pranverë tropikale. Hapërisa herë bëhej e ngushte , herë e gjerë. Së shpejti hetove se herë plakësha, herë përtrihesha… Në kthesën e parë , aty ku takohej perëndimi dhe lindja., katër ushtarë të mbretit bënin një gjumë të trilluar. Njëri prej tyte, i cili kishte fytyrë të vogël si të miut, shihte ëndërr sikur martohej me vajzën e mbretit, të cilën nuk dinte ku ta fshihte për të bërë qejf me të… Kur bëra të kaloj në heshtje të thellë njëri prej tyre u zgjua nga gjumi e pastaj më tha: hej, ti që jen ngritur nga varri! Ku dreqin dëshiron të shkosh?!...Derisa e vështroja në sytë e tij pashë një lumë që sillej e mbështillej nëpër një humnerë të thellë. Pak më tutje pashë do male të larta, të cilat ishin kalbur nga stina e ftohtë… Unë, i thashë me një zë që nuk ishte imi, nuk shkoj askund, madje as që kam shkuar ndonjëherë dikund! Gjithnjë kam qëndruar në këtë vend të shkretë dhe kam pritur vdekjen time të më shpie në ferr… Ushtari në fillim qeshi pa zë e më vonë me zë. Nga qeshja e tij u zgjuan edhe ushtarët e tjerë, të cilët klithën në kor: uh, sa shpejt u krye dasma e mbretit….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nata pa mengjes!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: