Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 E qeshura shërron sëmundje!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



E qeshura shërron sëmundje! Empty
MesazhTitulli: E qeshura shërron sëmundje!   E qeshura shërron sëmundje! I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:52 pm

E qeshura shërron sëmundje!






E qeshura shërron sëmundje! SmilingKids-300x270Që e qeshura bën mirë, tashmë
është një fakt i ditur nga të gjithë. Por jo të gjithë e dinë që sot
po ndërmerren studime të ndryshme klinike në mbështetje të të mirave që
sjell e qeshura, të cilat kanë treguar që një sjellje e gëzuar mund të
mposhtë edhe sëmundjet. Është dëshmuar që e qeshura ka ndihmuar që
njerëzit të përballojnë më mirë edhe sëmundjen e kancerit, dhe në të
njëjtën kohë kontribuon në rifitimin e besimit tek vetja. Studimet e
para në këtë drejtim janë shënuar në SHBA në vitet ’60 e ’70. Gazetari
shkencor Norman Cousin rivlerësoi studimet mbi efektet emocionale të së
qeshurës në sistemin imunitar. Ky gazetar vuante nga spondiliti
ankilosant, një sëmundje me origjinë në artikulacionet e kockave, që në
mënyrë progresive çon në paralizë dhe më tej në vdekje. Ai vendosi të
kurohej në një mënyrë të pazakontë: me terapinë e së qeshurës. Shihte
tre-katër orë në ditë filma komedi dhe merrte rreth 25 gramë vitamina
C. Në një vit të vetëm ai u shërua plotësisht. E qeshura ka qënë
gjithmonë e rëndësishme në historinë e njerëzimit, sepse lidhet
simbolikisht me jetën, kënaqësinë, gëzimin e jetës dhe seksualitetin. E
qeshura relakson trupin dhe është kundërshtarja numër një e vdekjes.
Një studim i kohëve të fundit në Kanada, tregon se humori i mirë
riparon infeksionet, duke bërë që imunoglobina A të reduktohet sa më
pak, pasi ajo është një antitrup që neutralizon trupat e huaj, bakteret
dhe viruset. Tashmë ekziston një disiplinë e re që studion aktivitetin
e qeshjes, të humorit të mirë dhe të mendimit pozitiv, si ilaçe për
një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh psikofizike. Ajo quhet gelotologji
dhe bazohet në studimet e psikoneuro-endokrinoimunoligjisë, që merret
me ndikimin e drejtpërdrejtë të emocioneve në sistemin imunitar dhe
anasjelltas.
Si arrihet homeostaza?
Sisteme të ndryshme si ai psikik, neurologjik, endokrin dhe
imunitar, ndërveprojnë mes tyre për arritjen e homeostazës. Por nëse
mendja dhe trupi janë në gjendje të ndërveprojnë, atëherë është e
pranueshme ideja që humori i mirë mund të rregullojë ose të influencojë
sistemin nervor qëndror, hormonal dhe imunitar. Falë qeshjes
aktivizohen struktura nervore periferike që prodhojnë endorfinë,
substancë kimike që ka aktivitet analgjezik eksitues dhe që ushtron në
trup të njëjtin efekt si morfina dhe substanca të tjera opiate. Aspekti
më interesant i tyre qëndron në aftësinë e rregullimit të humorit,
relaksit dhe përballimit të dhimbjes fizike dhe psikologjike. E qeshura
përfshin shumë pjesë të trupit. Zemra dhe frymëmarrja rrisin ritmin,
shpërndahet presioni arterior dhe muskujt relaksohen. Modifikohet edhe
kimia e gjakut. Sa më shumë qeshim, aq më shumë bie tensioni i
përgjithshëm dhe manifestohet një ndjenjë çlirimi që bën të rregullohen
organet dhe funksionet trupore. Turpi dhe mëndja nuk janë dy botë të
ndara, por dy pjesë me influencë të vazhdueshme tek njëra-tjetra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E qeshura shërron sëmundje!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E qeshura flet për karakterin tonë...
» Zbulimi që ndryshoi konceptin mbi shumë sëmundje
» Për cilat sëmundje paralajmëron marramendja?
» Nga cilat semundje vuajne shqiptaret
»  Gjithçka qe duhet te dini per 70 semundje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: