Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Si të jetoni sa më gjatë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Si të jetoni sa më gjatë? Empty
MesazhTitulli: Si të jetoni sa më gjatë?   Si të jetoni sa më gjatë? I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:55 pm

Si të jetoni sa më gjatë?


Si të jetoni sa më gjatë? 1231-150x150

rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të
jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Pas një kërkimi disavjeçar
studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të përgatisin
një paketë me mënyrat dhe sugjerimet për një jetëgjatësi deri në 100
vjet. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha udhëzimet janë shpallur si
rezultat i një kërkimi disavjeçar në këtë fushë dhe çfarë është më e
rëndësishme, mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë
testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen
këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse
ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato
bazohen në ligje të natyrës.

Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e
përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në
dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit,
dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme,
ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun,
ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to),
apendesitin, sëmundjet e zemrës.
Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale
e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të
sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të
nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë
të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së
bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një
ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet
muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi,
hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K,
mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë
rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat
minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
Ushqimet
1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e
realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet
normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për
qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë
të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës
për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit,
është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në
mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të
zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e
natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo
të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë
kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet
e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të
diellit apo një dite të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të
tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të
ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame,
kungull, etj.
11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një
vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile,
etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në
rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë
shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të
vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila
gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat
dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje
të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar
metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për
organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton
qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat
dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin
nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse
përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe
sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në
mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes.
16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në
mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me
pushime të vogla.
21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si
lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk
përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e
mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i
kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu
kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç
rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e
zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës
tonikë të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën
muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat
përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të
cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si
dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.
Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm
1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në
dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm.
Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
2- Biokimiket në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që
merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet
të merret pas ushqimit.
3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë
e trupit.
4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste
sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.
5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të
shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.
Stërvitje dhe joga
1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në
lëvizje.
2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e
trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e
trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë
lëvizjes.
4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e
diellit shërbejnë si karburant për trupin.
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të
ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato
rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll
diabetin dhe problemet e zemrës.
10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i
metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet.
11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në
rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e
frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
13- Mbajeni trupin drejt.
14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe
më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona
të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur
mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e
përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
16- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur
aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar
ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetesës.
18- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin
shpërthyes.
21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet
nga meditimi.
22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e
jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe
aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që
jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë
apo janë marrë me pyjet.
Shumëllojshmëria
1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen
dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të
gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë
kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht
në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje
automatikisht.
3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së
auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe
dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e
mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e
qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit
me fushën magnetike të tokës.
6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë
se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e
kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me
ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë
gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në
mëngjes.
8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100
miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat
ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është
gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
9- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me
pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes
të pastra dhe të lëmuara.
10- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon
për të përmirësuar shikimin e syve.
11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë
apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i
dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në
përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të jetoni sa më gjatë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: