Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Trajneri 28-vjeçar me 7 vjet përvojë pune

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Trajneri 28-vjeçar me 7 vjet përvojë pune Empty
MesazhTitulli: Trajneri 28-vjeçar me 7 vjet përvojë pune   Trajneri 28-vjeçar me 7 vjet përvojë pune I_icon_minitimeWed Nov 03, 2010 2:11 pm

Trajneri 28-vjeçar me 7 vjet përvojë pune 03-begu_4
Prishtinë, 3 nëntor - Bujar Begu është trajneri më i ri në Superligën e Kosovës në basketboll, por nuk është më i papërvojë. Ai me 28 vjet ka shtatë vjet përvojë dhe këtë edicion i është besuar posti i kryetrajnerit te kampioni i dyfishtë i pasluftës, Trepça nga Mitrovica. Drejtimin e kësaj skuadre e mori pas suksesit që tregoi me skuadrën e Mitrovicës edicionin e shkuar, të cilën e promovoi në Superligë duke humbur vetëm një ndeshje, shkruan “Koha Ditore”.

Ai edhe vetë është befasuar me ngritjen e shpejtë. Ai nuk ka pritur që sivjet të drejtojë Trepçën.

"Nuk kam pasur ambicie të jem trajner i Trepçës, por kryesia ka vendosur të më emërojë pas sukseseve që arrita, sidomos me Mitrovicën. Kam pritur të jem trajner i Mitrovicës, pasi këtë skuadër e kam futur në Superligë. U befasova kur dëgjova se do të jem trajner i Trepçës", ka rrëfyer Begu të martën. "Kam shtatë vjet përvojë si trajner dhe ky është debutimi im në Superligë, pasi më herët nuk kam punuar as si ndihmës i dikujt. E di që kam marrë një barrë të madhe mbi supe, por kam pranuar këtë post dhe po vazhdoj me punën time. Kam përvojë më shumë me gjeneratat e reja dhe në Ligën e Parë".

Me moshën e tij lojtarët aktivë gëzojnë formë të mirë, disa edhe kulmore. Edhe vetë Begu ka paramenduar se në këtë moshë do të jetë vetëm një lojtar kyç i Trepçës, asgjë më shumë. Begu ka luajtur për këtë skuadër dhe ishte afër të stabilizohej në skuadër, por karriera mori kahe tjetër dhe ai u "zhyt" në ujërat e trajnerllëkut.

"Unë kam qenë basketbollist i Trepçës dhe kam luajtur në ekipin e juniorëve dhe kisha synime të stabilizohesha në ekipin e parë, që njëherësh ishte edhe ëndrra ime më e madhe, por gjërat ndryshuan kur regjistrova fakultetin. Kështu që, puna e trajnerit m'u imponua dhe hoqa dorë nga ëndrra ime", tha Begu.

Begu punon çdo ditë me më të rinj dhe me më të moshuar në skuadër. Ndihmës i tij është ish-trajneri i tij te klubi Mitrovica, Mehmet Xhemajli, kurse lojtarë aktivë janë disa basketbollistë goxha më të moshuar se ai, si Ilir Selmani e Naim Haxha. Ai thotë se e çon mirë me të gjithë.

Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, Begu me Trepçën ka regjistruar një fitore dhe një humbje. Mposhti skuadrën e Mitrovicës dhe pësoi nga ajo e Pejës.

Puna e tij e parë si trajner ishte me gjeneratat e reja të shkollës së basketbollit "Arda Rei" në vitin 2003. Pas dy vjetëve kthehet në Mitrovicë për të punuar në shkollën e basketbollit, së pari me kadetët e Trepçës, pastaj juniorët dhe në fund emërohet trajner i Mitrovicës në Ligën e parë. Tani është i Trepçës në Superligë.

"Dua të tregohem i suksesshëm edhe në Superligë dhe synimi im është të dërgojë Trepçën në plejof njëherë përnjëherë dhe pastaj do të shohim si do të shkojë puna me përforcime", deklaroi Begu. "Tash për tash nuk kemi përforcime, thjesht po luajmë me ekipin rezervistë".

Trepça këtë edicion po luan pa basketbollistin kryesor Drilon Hajrizi, që gjatë verës u transferua në Turqi dhe pa qendrën boshnjake Fikret Hangjiq, që më vonë pritet t'i bashkohet skuadrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Trajneri 28-vjeçar me 7 vjet përvojë pune
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Capello: Dy vjet punë për asgjë
» Mourinho: Jam trajneri më i mirë në botë
» Zyrtare: Conte trajneri i ri i Juventusit
»  Wenger trajneri më i mirë i dekadës
» Zyrtare: Allegri është trajneri i ri i Milanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: