Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

 	  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike Empty
MesazhTitulli: Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike    	  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike I_icon_minitimeFri Nov 05, 2010 5:34 am

 	  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike F.1104230551888_m
Bajram Kosumi

Kosova mund të jetë e lirë vetëm nëse është plotësisht demokratike dhe nëse është plotësisht shtet ligjor, ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi. Ai ka vendosur të ndahet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të marrë pjesë me një subjekt të veçantë politik.
“Besoj se konceptet e mia politike, me punën që mund ta bëj, mund t’i ndihmojnë Kosovës, procesit politik në të cilin po ec ajo, e sidomos krijimit të demokracisë së mirëfilltë në Kosovë, nëse krijojmë një subjekt të ri politik, çfarë jemi duke krijuar, një lëvizje që edhe emrin e ka ‘Për demokraci’”, ka thënë Kosumi për Radio Evropa e Lirë.

“Kosova ka arritur disa suksese të mëdha, do të thosha historike në periudhën e kaluar dhe tash po hyjmë në fazën kur duhet të krijohet cilësia, duhet të krijohet demokracia e vërtetë...Prandaj, kam vendosur, me një grup të madh të bashkëpunëtorëve të mi të hershëm dhe të tanishëm, që të fillojmë një punë me një fokus të veçantë, duke profilizuar edhe konceptin politik, edhe njerëzit, në një subjekt që ka në fokus krijimin e demokracisë së vërtetë në Kosovë”.

Në lëvizjen “Për demokraci”, e cila do të themelohet të shtunën, sipas Kosumit, do të aderojnë njerëz që për dekada ishin bashkë me të në të gjitha proceset. Ai po ashtu ka thënë se situata aktuale, shkelja e rëndë e Kushtetutës dhe e ligjit, gjendja e institucioneve pas dorëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nuk e ndihmojnë, por e dëmtojnë rëndë demokracinë në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: