Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë Empty
MesazhTitulli: Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë   Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë I_icon_minitimeMon Nov 08, 2010 6:53 am

Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë 07-raiffeisen4
Një mjet i fortë i hedhur nga shikuesit ka rënë mbi kokën e arbitrit anësor Edmond Zeqiri në minutën e 65-të, për t'i dhënë fund të parakohshëm derbit të javës së 15-të të Superligës në futboll në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës. Zeqiri për disa minuta ka mbetur i shtrirë në fushë, ndërsa pas incidentit nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si ka rrjedhur ngjarja. Ndeshja Vëllaznimi - Prishtina është luajtur të dielën në Gjakovë para katër mijë shikuesve.
Pas goditjes së ndihmësit të tij, arbitri kryesor i takimit Muhedin Ferati ka ndërprerë takimin. Në momentin e ndërprerjes, Prishtina ishte në epërsi 2:0. Loja ka qenë shumë korrekte. Këtë e dëshmon fakti që Ferati ka treguar vetëm një karton të verdhë. Edhe trajnerët e dy ekipeve kanë pohuar se paraqitja në fushë ishte korrekte.
Skuadra e Trepçës ka dominuar kundër Ferizajt, por është dashur të presë fundin e takimit për të siguruar fitoren me rezultat 3:0. Për Trepçën nga një gol realizuan Fitim Llapashtica, Afrim Mziu dhe Elvis Osmani.
Ndërhyrja e lojtarëve të repartit mbrojtës të Drenicës ndaj kapitenit të Pejës Haxhi Zeka (37) ka shkaktuar penallti. Zeka nga 11 pika e dënimi më të rëndë mposhti portierin
drenicas Shoshollin. Shtatë minuta më vonë (44), Gashi i shërbyer nga Vokshi shënoi golin e dytë për Besën. Mysafirët, në pjesën e dytë ndonëse dominuan tërë kohën, kanë zbutur humbjen përmes një goli të shënuar nga Gecit prej penalltisë (56).
Në Merdar futbollistët e Hysit kanë filluar të këndellen pas humbjes kundër Prishtinës dhe barazimit me Drenicën. Në javën e 15-të Hysi ka shënuar fitore 4:1 kundër Trepçës ’89. për vendësit shënuan Prekopuca, Zhdrella dhe Zabërxha dy herë, kurse për mysafirët nga Mitrovica golashënues ishte Peci.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: