Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit Empty
MesazhTitulli: Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit   Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit I_icon_minitimeSat Nov 13, 2010 4:38 pm

Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit 13vetvend4
Prishtinë, 13 nëntor - Drejtues të Lëvizjes "Vetëvendosje" janë shprehur me nota kritike ndaj procesit të deritanishëm të privatizimit në Kosovë, ndërsa kanë kërkuar që institucionet që do të dalin pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të rishqyrtojnë të gjitha kontratat e arritura deri më tash në kuadër të këtij procesi.
Në një konferencë për media me temën "Rivitalizimi i ekonomisë së Kosovës", kreu i "Vetëvendosjes" Albin Kurti ka prezantuar ish-udhëheqësin e minierës "Trepça", Nazmi Mikullovci, i cili ka aderuar në radhët e kësaj Lëvizjeje, raporton Kosovapress.
Me këtë rast, Mikullovci, ka thënë se ajo që e ka shtyrë të kalojë në "Vetëvendosje" ka qenë programi i saj i qartë.
"Ajo që më ka shtyrë të kalojë në Lëvizjen "Vetëvendosje" ka qenë programi i tyre, një program i qartë i liruar prej stereotipeve dhe prej frazeologjisë. Sa i përket pjesës ekonomike, programi pikënisjen e ka në identifikimin dhe mobilizimin e të gjitha resurseve njerëzore, materiale dhe financiare, dhe vendosja e tyre në funksion ekonomik të Kosovës", ka thënë Mikullovci.
Sipas Mikullovcit, mundësitë reale kanë ekzistuar, por ka munguar vullneti politik për zgjedhjen e problemeve. Ai ka përkujtuar se fabrikat për një kohe të gjatë mbeten pa përkujdesje dhe në duart e atyre të cilët nuk ishin të interesuar për forcimin e ekonomisë së Kosovës.
Ai ka shtruar nevojën e mobilizimit për vënien e resurseve në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenës së qytetarëve të Kosovës.
Ndërkaq, sa i përket procesit të privatizimit, lideri i "Vetëvendosjes" Albin Kurti ka kërkuar që në të ardhmen të rishikohen të gjitha kontratat që janë arritur gjatë këtij procesi.
"Lëvizja "Vetëvendosje" konsideron që është e domosdoshme që të rishikohen të gjitha kontratat në të kaluarën, në mënyrë që të identifikohen shkeljet e ligjit, shkelësit e të drejtave të njeriut, dhe njëkohësisht konfliktet e interesit. Këtë duhet ta bëjë pushteti i ardhshëm për shkak se nuk mund të ketë drejtësi pa korrigjimin e padrejtësive nga e kaluara", ka thënë ai.
I pyetur rreth seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit, ku u debatua për raportin e rregullt të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon, kreu i "Vetëvendosjes" ka thënë se Kosova nuk duhet të bie pre e akuzave të Serbisë dhe se nuk do të ketë negociata për statusin.
"Kosova nuk duhet të jetë pre e akuzave të Serbisë ose e shoqërimit me UNMIK-ut dhe besojmë që qëllimi i dobët i institucioneve të Kosovës karshi paralajmërimeve për negociata me Serbinë, karshi UNMIK-ut që vazhdon të tolerohet dhe mos konsolidimi i brendshëm po bën që edhe më tutje për Kosovën të diskutohet si për një çështje të pazgjidhur dhe ne jemi kundër këtij kuadri", ka thënë Kurti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Identifikohen rreziqet me të cilat përballet Mitrovica
» Kthehet Fondi i Privatizimit?
» AKP shpallë valën 48 të privatizimit
»  Tri shkeljet e Kuvendit
» Lirohet Albin Kurti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: