Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
avatar

<b>Postime</b> Postime : 678

MesazhTitulli: NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT   Thu Dec 02, 2010 3:48 am

Kishin ardhur të festonin së bashku qindrapjesmarrës; burra, gra, të rinjë e të reja. Madhështinë e këti tubimi e shtuan sidomos nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësueset e tyre Sejdi Gashin të cilëtt kishin përgaditur programe kulturore me këngë, valle e poezi kushtuar dëshmorëve të lirisë dhe Flamurit Kombëtar.



Në mesin e kësaj atmosfere të ngrohët, ishin të pranishëm Te pranishem ne kete manifestim ishin edhe perfaqesues te qytetit Gelsenkirchen, si Mehmet Ayas, i ngarkuar per integrim dhe Dagmar Eckart, drejtoreshe e qendres per keshillim te nxenesve mergimtare (RAA Gelsenkirchen). Ata mbeten te habitur dhe shume te impresionuar me nivelin e programit shqiptar dhe me prezentimin dinjitoz te kultures sone te pasur. të cilët në fjalën e tyre uruan të gjithë të pranishmit për këtë ditë feste dhe kërkuan që fryma e bashkimit dhe unitetit rreth flamurit të mbretërojë kudo ndër shiqptarë.



Lidhur me rëndësinë e madhe historike që ka data 28 Nëntor 1912, para të pranishmëve foli, veprimtarija Mimoza Lek,kurse pasi kishte prani të qytetarëve gjerman në gjuhën gjermane Referoi Desar Sylejmani.. Ata paraqitën para tëpranishmëve rrugën e gjatë e shumë të mundimëshme nëpër të cilën eci populli shqiptar deri në shpalljen e pavarsisë dhe pastaj pas coptimit të saj deri në Pavarsinë e Kosovës që lidhet me rezistencën gjithëpopullore të shqiptarëve.


Udheheqjen artistike te programit akademik kete vit e mori persiper dirigjenti dhe pianisti shkodran i njohur ne tere Europen, Desar Sulejmani. Ai eshte anetar i ansamblit te teatrit te operas dhe baletit Musiktheater im Revier ne Gelsenkirchen si dhe dirigjent i orkestres Heinrich-Heine Symphoniker ne Düsseldorf. Per Diten e Flamurit Desar Sulejmani perzgjodhi disa pika klasike per piano dhe violine nga kompozitoret me te mire shqiptare, si Tonin Harapi, Pjeter Gaci etj si dhe nga kompozitore te tjere. Violinistet profesioniste Migen Begolli dhe Alban Shehu nga Tirana, te cilet shkollimin e tyre kane filluar ne Shqiperi, per te vazhduar pastaj specializimin ne Akademine e Arteve ne Essen te Gjermanise, i dhuruan publikut artdashes nje emocion te vecante me lojen e tyre te persosur ne violine. Kengetarja gjermane Jessica Sulejmani mahniti publikun me zerin e saj magjepes ne baladen “Hurt”. Ajo u percoll me nje kercim bashkekohor nga Xhesika Hoxha, e cila krijoi nje atmosfere shume te bukur.

Driton Gashi,njëri ndër aktivistët e njohur të këtij rrethi,i cili ka ndihmuar shumë organizimet kombëtare dhe shkollore këtu në mërgim,veq që ka kryar këtu studimet në gjuhën gjermane,që erdhi i ri në moshën katrëmbëdhjet vjeçare,ia doli të mbajë ndezur zjarrin e dashurisë kombëtare,të ruaj gjuhë
dhe kulturë e traditë kombëtare,ai kultivoi edhe këngën shqipe i cili me zërin e ëmbël pushtoi zemrat e artdashësve në shumë mese.Kësaj radhe ai u paraqit para të pranishmëv me

kenget
„Bridge over troubled water“ nga Simon and Garfunkel si dhe kengen „Pocari“ me tekst te Dritero Agollit dhe muzike te Naim Gjoshit.


Motrat Xhesika dhe Ana Hoxha deshmuan se jane kercimtare shume te talentuara me performacen e tyre moderne, ku u gershetua edhe kenga „Origjinale“ e kengetares sone te madhe Aurela Gace.

Te gjitha pikat e programit i shoqeroi me virtuositet te madh pianisti yne Desar Sulejmani.Violinistet profesioniste Migen Begolli dhe Alban Shehu nga Tirana, te cilet shkollimin e tyre kane filluar ne Shqiperi, per te vazhduar pastaj specializimin ne Akademine e Arteve ne Essen te Gjermanise, i dhuruan publikut artdashes nje emocion te vecante me lojen e tyre te persosur ne violine. Kengetarja gjermane Jessica Sulejmani mahniti publikun me zerin e saj magjepes ne baladen “Hurt”. Ajo u percoll me nje kercim bashkekohor nga Xhesika Hoxha, e cila krijoi nje atmosfere shume te bukur.



Kjo ishte pjesa e parë e programit akademik,kurse pjesën tjetër të programit shkollor e udhëheqën Mimoza Leka dhe mësuesi ynë shumë i mirënjohur z.Sejdi Gashi i cili për gjysmë shekulli ishërbeu fushës më të rëndësishme
fushë e cila ishte dje,është sot dhe do të mbetet edhe në të ardhëmen më e rëndësishmja për popullin tonë dhe fatin e tij.Kjo fushë e kaemrin arsim kombëtar,shkollë shqipe,e cila fëmijëve tanë u dhuron dritën e diturisë dhe mundësitë për të kuptuar ekzistencën në kohë dhe hapësirë.


Të vegjëlit kjo ardhmëri e ndritur e jona,me pregatitëje të lartë,me fytyra të ndritura i recituan,i kënduan atdheut,kombit,flamurit,heronjëve si dhe luajtën bukur vallet tona tradicionale kombëtare.Të tillë ishin shumë,të i cekim
duhet të shkruhet gjatë e gjatë,kësaj radhe po marrim si shembullIsh-nxenesja e Shkolles Shqipe Vijona Mjaku u paraqit me nje permbledhje kengesh moderne dhe u prit me shume dashamiresi nga audienca.

Nëmbarim të programit shkollor në skenë u paraqitPer punen e madhe, angazhim dhe bashkepunim mbi njezetvjecar, mesuesi i shkolles shqipe te Düsseldorfit, Rifat Hamiti, i ndau mesuesit Sejdi Gashi nje mirenjohje. Ai gjithashtu pergezoi komunitetin shqiptar ne Gelsenkirchen per kete manifestim dhe prezentim shume te mire te kultures shqiptare.Rifat Hamiti duke folur për mësuesin Sejdi Gashin
kolegun plotë njëzet e një vjet të punës në shkollat shqipe tha:Sejdi Gashi është shpirtkërkuesi që në procesin edukativo-arsimor solli shumë dritë,shumë dituri dhe njohëje të realitetit të historisën kombëtare.Ai porositi
që kolegët/et që do të ken fatin të vazhdojnë punën e tij,duhet të ndjekin rrugën e tij të ndritshme.Fjala e Rifat Hamitit u përcoll me interesim dhe duartrokitëje nga tëpranishmit.

Pas programit shkollor festimi vazhdoi me kenge popullore nga Mergim dhe Kaltrina Mjeku, te lindur dhe te rritur ne Gjermani. Ata me zerin e tyre te bukur krijuan atmosfere te ngrohte feste.Ky grup"Mjeku" nga Hanoveri me këngët e tyre të njohura ka vite që janë bërë shumë të njohur jo vetëm nëGjermani por edhe më gjërë,.Ata na kanë mbështetur jo vetëm sot

në festën e flamurit,por kudo nëpër organizimet e mërgimtarëve dhe kudo kanë pushtuar zemrat e artdashësve me këngë e valle duke përmbushur kërkesat e secilit mërgimtarë.

Ishte nje feste me nje nivel te larte organizimi dhe kulturor. Per here te pare nje publiku me te gjere u prezentuan pjese te muzikes klasike shqiptare, te cilat u priten shume mire dhe ngel te shpresojme se ne festat e ardhshme te perseritet nje kremtim i tille me shume perkushtim, pune dhe emocion te vecante.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: