Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë Empty
MesazhTitulli: Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë   Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë I_icon_minitimeWed Dec 29, 2010 6:22 pm

Maj 2010



4 maj - Episodat e EULEX-it

Gjyqi i EULEX-it kundër Albin Kurtit tashmë kishte marrë formën e seancave të rregullta pesëminutëshe, në të cilat po bëhet e ditur shtyrja e saj dhe koha e mbajtjes së seancës së ardhshme. Krejt kjo po bëhet me vetëm një qëllim: që të mbahet përherë i gjallë fletarresti i EULEX-it ndaj Albin Kurtit. Në këtë mënyrë EULEX-i vazhdimisht po e mban trysninë mbi Policinë e Kosovës si dhe po e mirëmban varësinë e institucioneve të drejtësisë. Seanca e radhës u shtye për 21 qershor në orën 10:00. Në këtë seancë sërish mungoi avokati mbrojtës, por si gjithmonë i pranishëm prokurori i rastit, Ali Rexha, si dhe anëtarja e trupit gjykues të EULEX-it, Fllanza Kadiu.



17 maj - Bajram Rexhepi u përkul para terrorit maqedonas

Tash së fundi IRMJ-në e vizitoi ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi. Ai e bëri këtë vizitë pas vrasjes së katër shqiptarëve nga ana njësive speciale maqedonase afër kufirit që e ndan IRMJ-në nga Republika e Kosovës. Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase të punëve të brendshme dhe drejtësisë, Gordana Jankulovska. Kjo ministreshë, që nuk bën asgjë tjetër veçse zbaton në mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar.



19 maj - Ata që e shitën luftën çlirimtare ia kanë hapur rrugën EULEX-it

Në vend që UÇK-ja të jetë ushtria e zyrtarizuar dhe e forcuar e shtetit të Kosovës, ajo u shpërbë. Këta njerëz që i dorëzuan armët, më pas pranuan Planin e Ahtisaarit i cili e shuajti edhe TMK-në. Shumë djem që luftuan maleve, u lanë nën mëshirën e fatit, pa punë dhe pa bukë. Tash punën e UNMIK-ut po e vazhdon EULEX-i. Ky mision po i burgos ish luftëtarët e UÇK-së në përpjekje për njollosjen e luftës sonë të drejtë. E tillë ishte edhe bastisja e fundit e shtëpisë së ish eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi. Këtë rrugë ia ka hapur EULEX-it politika jonë, e cila e shiti UÇK-në dhe luftën e saj për multietnicitet e interesa personale. Ata e kanë shitur luftën tonë sepse vetë janë të shitur.







20 maj - Tribuna e parë e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!



Lëvizja VETËVENDOSJE! ka filluar me serinë e tribunave, në të cilat do të diskutohen tema të rëndësishme për jetën ekonomike, shoqërore e politike në Kosovë, e të cilat janë shndërruar nga politika ditore në tema të ndaluara.

Tribuna ka për qëllim ta nxjerrë në pah të vërtetën prapa retorikës së politikanëve, duke i shtjelluar në mënyrë kritike zhvillimet e mësipërme, dhe, veçanërisht, duke ua dhënë hapësirën për t’u shprehur atyre të cilëve u është mbyllur dhe po u privatizohet hapësira publike.

Tribuna e parë u mbajt të enjten, më 20 maj 2010, dhe në të u shtjellua tendenca për ta privatizuar Postën dhe Telekomin e Kosovës. Tribuna filloi në orën 12:00 për të përfunduar në 14:00 dhe u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në të morën pjesë më shumë se dyqind qytetarë.

Në tribunë, fillimisht, folën Visar Ymeri - drejtues i Komitetit të VETËVENDOSJE!-s për Ekonomi, si dhe Ismet Hamiti - ekspert i fushës së telekomunikacionit. Që të dy folësit në prezantimet e tyre sollën fakte dhe argumente të fuqishme kundër privatizimit të PTK-së. Shitja e PTK-së si kompania më fitimprurëse paraqet humbje të madhe për ekonominë edhe ashtu të dërrmuar të Kosovës.

Edhe qytetarët gjatë debatit me komentet e tyre u shprehen kundër privatizimit të PTK-së.



30 maj - Qeveria e koncesionit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës iu fal konzorciumit francezo-turk “Limak-Airport de Lyon“. Një burim i të ardhurave për Kosovën u shndërrua në një burim të të ardhurave për një konzorcium privat. Kjo është falje. Dhe kjo publikisht u paraqit si fitore për Kosovën. Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Christopher Dell e Pieter Feith – të gjithë njëzëri e të përbashkuar i thurrën vargje këtij ‘momenti historik’ për Kosovën dhe dobive që po na i sjellka kjo falje. Kontrata, me gjithë kushtet e saj, asnjëherë nuk u paraqit në public

Gjithnjë sipas deklarimeve publike ky 39.43% do të rezultojë në 450 milionë euro për kohën e koncesionit, që i bie diku rreth 22.5 milionë euro në vit. Kjo kërkon zbërthim të mëtejmë, për shkak se në këtë mënyrë siç është publikuar mund të duket madje kontratë e mirë. Nëse 450 milionë euro janë 39.43% e të hyrave bruto atëherë gjithsejt të hyrat bruto do të jenë 1 miliardë e 141 milionë euro. Kur t’ia zbresim 450 milionë euro nga kjo shumë koncesionarit i mbesin afërsisht 700 milionë euro të hyra bruto. Zbritja 100 milionë të cilat do t’i investojë, mbesin 600 milionë euro të hyra bruto. Po që se ky qenka potenciali i ANP-së atëherë Kosova po i humbka me këtë kontratë 600 milionë euro për 20 vite, për shkak se nga 1.1 miliardë po i merr vetëm 450 milionë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: