Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë Empty
MesazhTitulli: Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë   Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë I_icon_minitimeFri May 21, 2010 3:16 pm

Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë F.0521170809714_m

Rreth 40 përfaqësues të OJQ-ve, shoqatave të ndryshme, organizatave sindikale e studentore dhe të shoqërisë civile nga komuna e Mitrovicës, njëzëri janë deklaruar të premten se zgjedhjet e Republikës së Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe askund në Republikën e Kosovës, nuk duhet lejuar që të mbahen assesi.
Pasi që kanë trajtuar këtë çështje në një takim të organizuar të premten nga dega e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Mitrovicë, ku u vlerësua se gjendja në veriun e vendit, pra edhe të komunës së Mitrovicës, është e padurueshme për shkak të veprimit të papenguar të strukturave paralele serbe, përkatësisht të pushtetit të Serbisë, të gjithë diskutuesit janë dakorduar se reagimi i institucioneve të vendit duhet të jetë i menjëhershëm dhe efikas në zhbërjen e këtyre strukturave dhe ndalimin e paralajmëruar të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në këtë pjesë të vendit.

Në takim u arrit marrëveshja që fillimisht përfaqësuesit e këtyre OJQ-ve dhe asociacioneve tjera të interesuara e të pranishme në takim, por edhe të atyre që nuk ishin të pranishëm e kishin dhënë pëlqimin për mbajtjen e takimit, të nënshkruhet një peticion, teksti i së cilit u lexua para të pranishëm.

Ky peticion do të ju adresohet të gjitha institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare të pranishme këtu, si dhe autoriteteve të pushtetit lokal, me kërkesë që të ndërmarrin të gjitha masat e shtetit ligjor të Republikës së Kosovës, për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të një shteti tjetër në shtetin e Kosovës.

Në vazhdim, nga diskutimet e shumta që pati, doli edhe kërkesa që të mbahet edhe një protestë e madhe në Mitrovicë kundër mbajtjes së zgjedhjeve jo legale e joligjore serbe në veri të Mitrovicës, propozim ky për të cilin u vendos të debatohet edhe në një takim të tjetër, që do të mbahet të hënën, në mënyrë që pas shqyrtimit të gjithanshëm të të gjitha rrethanave, të vendoset definitivisht.

Mirëpo, sa i përket peticionit, që u nënshkrua aty për aty nga përfaqësuesit prezentë të shoqërisë civile, u vendos që ai të dërgohet menjëherë, me qëllim që institucionet të kenë kohë të mjaftueshme për përgatitje për ndërmarrjen masave adekuate për pengimin e zgjedhjeve të lartpërmendura.

Në peticionin e nënshkruar thuhet se organizatat joqeveritare, shoqatat civile, organizatat dhe asociacionet tjera të komunës së Mitrovicës, me vetëdije dhe vullnet të plotë, deklarojnë se zgjedhjet e Serbisë në veriun e Kosovës, nuk janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por janë në shërbim të politikës së Serbisë për copëtimin e vendit tonë.

“Ne i kundërshtojmë këto zgjedhje sepse ato e ndajnë vendin në baza etnike, popullin e Kosovës e përçajnë, kurse pakicën serbe e bëjnë edhe më të varur për Beogradin, i cili e lufton sovranitetin e Kosovës. Ne po ashtu i bëjmë përgjegjëse për këto zgjedhje të Serbisë në Kosovë, edhe ata zyrtarë e institucione të vendit dhe ato ndërkombëtare që kanë mundësi e përgjegjësi që t’i nda;in këto zgjedhje, por duke mos ndërmarrë asgjë, nuk e bëjnë atë”, thuhet në peticion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Shoqëria civile kundërshton zgjedhjet serbe në Mitrovicë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shoqëria civile serbe: Të pranohet pavarësia e Kosovës
» Shoqëria civile: Të ndalen kërcënimet
» Shoqëria civile e vetmuar kundër korrupsionit!
» Rohan: Zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme
» KQZ e përgatitur për zgjedhjet në Rahovec

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: