Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 A e përdorim vërtetë vetëm 10 për qind trurin?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

A e përdorim vërtetë vetëm 10 për qind trurin? Empty
MesazhTitulli: A e përdorim vërtetë vetëm 10 për qind trurin?   A e përdorim vërtetë vetëm 10 për qind trurin? I_icon_minitimeThu Jan 13, 2011 3:45 pm

Londër, 13 janar - Truri është një gjë e mrekullueshme. Truri na ndihmon të mësojmë, të krijojmë, të imagjinojmë, dhe shpesh duket që nuk ka gati asgjë që nuk mund të bëjnë neuronet tona magjike. Por shumë njerëz mendojnë që ne e përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë. Në fakt, disa pretendojnë që njerëzit me perceptim ekstrasensorik (extrasensory percepton – ESP) janë thjesht më të aftë ta përdorin më shumë trurin e tyre sesa njerëzit e tjerë. Imagjinoni se çka mund të bëjmë duke përdorur 90-përqindëshin tjetër që nuk jemi duke e përdorur!
Fatkeqësisht për ata të cilët e besojnë këtë ide, shifra 10 për qind është mit. E vërteta është që njerëzit e përdorin tërë trurin e tyre. Për mirë apo më keq, shumica e trurit të njerëzve operon me tërë kapacitetin e tij. Origjina e këtij miti është e paqartë, por e hulumtimeve jo: hulumtuesit duke përdorur teknikat e hulumtimit të imazheve të trurit, siç janë skenimet “tomografia me pozitrone” dhe “rezonanca magnetike funksionale” (fMRI), kanë zbuluar që skanimet e trurit në mënyrë të qartë tregojnë që i gjithë truri përdoret, sipas Barry Beyerstein, profesor i psikologjisë në Simon Fraser University, i cili ka studiuar mitin me vite.
Është e vërtetë që njerëzit nuk i përdorin të gjithë pjesët e trurit të tyre në të njëjtën kohë, ashtu siç njerëzit nuk i përdorin të gjithë muskujt e trupit të tyre në të njëjtën kohë. Por gjatë aktiviteteve të ndryshme të një dite mesatare, ashtu siç përdoren të gjithë muskujt, përdoren edhe të gjitha zonat e trurit.
Pohimi po ashtu nuk ka kuptim edhe nga perspektiva evolucionare: Ne nuk i përdorim vetëm 10 për qind të organeve të tjera (siç është zemra, mëlçia apo mushkëritë), prandaj pse do të ishte ndryshe truri? Ndoshta të vetmit që e përdorin 10 për qind të trurit të tyre janë ata të cilët munden më mirë, por prapë e përsëritin mitin.
“Miti i 10-përqindëshit” po ashtu sugjeron që pjesa më e madhe e trurit vetëm rri duke pritur për t’u përdorur. Por nëse pjesë të trurit kanë qenë të papërdorura, efektet e dëmtimit të atyre pjesëve duhen të jenë më të vogla. E megjithatë, njerëzit të cilët kanë pësuar trauma të kokës, sulme apo lëndime të tjera, kanë pësuar edhe lëndime të mëdha dhe gjithëpërfshirëse të trurit. Prandaj përdoreni trurin dhe mos i besoni këtij miti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A e përdorim vërtetë vetëm 10 për qind trurin?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUÇI: DO TË RESPEKTOHET MARRËVESHJA QIND PËR QIND PDK-LDK-AKR
» Çfarë duhet të përdorim për shërimin e zemrës?
» Pse duhet ta përdorim limonin si burim i vitaminës C?
» Cka fshihet në trurin e mashkullit
» Kafeja e dobishme për trurin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: