Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja  Empty
MesazhTitulli: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja    Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja  I_icon_minitimeSat Jan 15, 2011 7:32 am

Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja. Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell.

Ambasadori e di se të zgjedhurit në parlamentin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.

Në intervistë, e cila do të botohet në “Koha Ditore” të shtunën, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra”, e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja, transmeton Koha. Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.

“Çdokush që ka qenë i dënuar për ndonjë krim nuk duhet të shërbejë në qeveri. Edhe nëse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti është se një herë jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund të ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dënuar derisa ankesa të shqyrtohet. Këta njerëz nuk mund të jenë në qeveri”.

“Së dyti, individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdokush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thënë ambasadori Dell.

Në intervistë ambasadori amerikan flet edhe për dialogun e paralajmëruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të mund të ndodhë ai, për raportin e Dick Martyt dhe dëmin që akuzat aty i kanë shkaktuar imazhit të Kosovës, zhgënjimin me ngecjet në njohje ndërkombëtare të shtetit si dhe prioritetet që Kosova duhet t’i ketë për vitin 2011.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dell sërish kërkon Qeveri me duar të pastra
» Qeveri teknike deri në zgjedhje?
» Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?
» Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011
» Pacolli mbetet në Qeveri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: