Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vallja e lumtur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vallja e lumtur Empty
MesazhTitulli: Vallja e lumtur   Vallja e lumtur I_icon_minitimeSun Jan 16, 2011 3:27 pm

Vallja e lumtur
Nga Namik Selmani



Dasma e asaj dite vjeshte në Devoll nuk dallonte nga të gjitha dasmat e tjera që ishin bërë edhe vitin e kaluar. Që vazhdonin të bëheshin edhe atë vjeshtë të mbushur me erën e kuleçëve të grunjtë, të mushtit të rakisë që bëhej sa në një shtëpi në tjetrën.

Të gjithë fshatarët e kishin lënë atë ditë vjeljen e mollëve që ishin bërë sa një pyll në fshat dhe e kishin vështirë që të gjenin tërë ato kofina ku t'i futnin.. Gratë kishin lënë për pak më vonë përgatitjen e zahireve, të trahanasë, të makaronave, të turshive, të djathit. I zoti i shtëpisë kishte muaj e muaj të tërë që kujdesej për t'i ujdisur sa më mirë të gjitha ato që donte një dasëm të bukur. Pajën e nuses, velënxat e reja të bërë nga shumë gra të fisit. Verën të zier për merak ku gjethet e mollës e kishin bërë edhe më të ëmbël se në ditët e tjera për këtë dasmë të paharruar. Martonte djalin e vetëm, Luton, dhe sazet më të mira duhet të ishin në sheshin e fshatit e më pastaj t'i drejtoheshin shtëpisë me dy kate të Sheme Beut si e thërrisnin me respekt në tërë krahinën.

Mishrat ishin zgjedhur më parë dhe pjekësit e tyre kishin shumë punë. Ishin shumë mishra të njomë, por më i madh ishte meraku i ustait të shtëpisë që donte të nderohej sa më mirë me miqtë ndaj kujdesej për të. "Ma bëni hallall, o vëllezërit e mi lodhjen e ua shpërblefsha në dasmën e djemve tuaj!" - thoshte shpesh herë kur iu vinte pranë dhe iu shikonte punën, zjarrin?

Dasmë devolliu do thuash ti. Po ku ka dasëm devolli pa valle, more burra? Po a mund të mungonte në të Zyfer Kondi? Ishte thinjur pak nga koka e mbushur dikur me leshra të zeza, po vallen e këngën e Devollit nuk e linte që nuk e linte. Dollitë edhe mund t'i harronte, kur dikush i numëronte një nga një. Dolli për fëmijët që jetonin në shtëpi, arat, mullinjtë, lëmenjtë, kurbetlinjtë, të mbjellat e të korrat, për mbarësinë e shtëpisë, për fëmijët që akoma nuk kishin lindur, për kujtimin e atyre që kishin ikur në jetën tjetër nga sofra e valles, e këngës dhe e urimit. Edhe vallet e dasmave dhe të festive të ndryshme ku kishte marrë pjesë mund t'i harronte. Se të gjitha njëlloj ishin për të, se në secilën prej tyre Zyferi asnjëherë nuk kërcente me hile si i thonë fjalës. Në asnjë dasmë ku kërcente e këndonte nuk kursehej që ta bënte sa më të plotë hapin e flutururar të dasmës dhe këngës devollite që shoqëronte lëvizjet e valltarëve.

Edhe atë natë te Zuferi ai dhe miqtë e tij të shumtë kështu do të bënte. Kishte veshur një kostum të bukur me lulet më të bukura që e zbukuronte dhe më shumë jelekun dhe shtatin e tij të listë, që ia bënte edhe më të vemendshëm shikimin grave dhe vajzave të Devollit e të fshatrave të tjerë, prej nga kishin ardhur për dasmën e madhe. Po edhe me një fustanellë me aq kinda sa nuk i numëroje dot nëse do ta bëje një gjë të tillë. Pasi piu pak raki nga ajo më e mira që i zoti i shtëpisë ua kishe vënë përpara, aty nga mesi i dasmës pasi ishte ngritur një herë nusja në valle, u ngrit dhe ai. Bashkë me të u ngritën edhe katër burra të tjerë. Djem me faqe të porsarruar. Dy ishin me mustaqe që herë pas here kur ishin në tavolinë i krehnin me duar. Sazexhinjtë u ngritën përnjherë në këmbë. Po ngrihej në valle Mbreti i Valles devollite të atyre viteve në tërë krahinën, dhe para mbretërve gjëja e parë që duhet të bësh është të ngrihesh më këmbë. Kishte ndodhur edhe në një dasëm tjetër dhe Zuferi iu kishte thënë me shumë gëzim, se nuk po i ngriheshin atij dhe shokëve që ai kishte në radhë, por valles devollite që ishte Mbretëreshë e shkuar Mbretëreshave.

?Një lëvizje e shtruar nisi të merrte sytë e dasmorëve. Gotat më s'po trokëllinin më. As pirunjtë e lugët nëpër pjata. As gratë më s'po flisnin më me zë të lartë si bënin shumë herë në dasma. Po kërcehej vallja më e vjetër që ky valltar - mbret e kishte marrë që në rininë e tij nga gjyshi që ai vetë s'dihej se nga e kishte marrë. Pas pak vallja mori pamjen e një vale deti. Ata vetë ishin si një anije e vogël para një deti të madh. Zuferi ishte kapiteni i saj. Po ç'donte ky mal në këtë fshat që e kishte me qindra e qindra kilometra larg? Në krye të valles (të dallgës së detit) ishte ai, fustanellëbardhi i fshatit me ca sy që kishin brenda edhe malin, edhe mollët, edhe zhurmat e staneve, edhe pjeprat me aromë, edhe zërat e të dashuruarve, edhe zërat e ëmbël të bagëtive që i kishte vënë përpara një bari i mirë.. Pas pak do të vinte ajo, maja e valles, që e prisnin me padurim të gjithë. Nuk e kishin për të parën herë që po e shikonin atë valle, por sa herë e shikonin të gjithëve iu dukej se e kishin si për të parën herë. Lëviznin ngadalë këmbët e tyre, sikur të ishin të gjithë në krah të Zuferit, të djemve të tjerë valltarë?.Disa nisën të qanin nga gëzimi duke ua fshehur pikën e lotit të tjerëve që kishin pranë.

Tani deti do të ngrihej lart. Shumë më lart se vetë dallga e tij. Se në fund të fundit, cila dallgë që ngjitet me kreshtat e saj nuk e ka themelin në ujin e kripur të detit?

Lart. Lart. Vallja fluturonte. Në krye të lartësisë duhet të ishte ai, Ai, që mezi e kishte pritur dasmën e këtij djali të bukur që e shihte me aq gëzim atje ku rrinte në krah të asaj nuseje të ardhur nga Zvirina.

Një herë?..Dy herë??.Po, ah, në të tretën hedhje fluturuese Zuferi nuk u ngrit më. Madje prishi edhe rrethin e valles. Si nuk kishe bërë asnjëherë në jetën e tij që kur ishte hedhur hapat e para fëminore të valles.

Zuferi kishte rënë përtokë. Paksa i gjakosur. Gjaku i kishte skuqur këmishën e bardhë që e kishte larë me merak për këtë dasëm. Ai kishte takuar me kokë tavanin e shtëpisë që duhet të këtë qënë të paktën dy metra e gjysëm. Edhe atë lartësi do ta kapërcente po të ishte më i lartë ky tavan. Ah, ta dinin drurët e tavanit se sa forcë buronte nga shpirti i valltarit devolli! Do të lëviznin nga vendi për t'i lënë pak më tepër lartësi. Që ai, jo vetëm të mos turpërohej para mikut të tij, por edhe për veten e tij.

Me mushkën më të fortë të një dasmori Zuferi shkoi në spital. Vallja e kishte bërë punën e vet. Kishte thyer qafën e tij dhe ishte dëmtuar shumë të palca kurrizore. Asnjë rënkim. Asnjë nga fshatarët nuk i thoshte në formën e një ankese se pse ishte hedhur aq shumë në atë valle të bukur. Asnjë. Asnjë. Të gjithë e qetësonin se ai do të shërohej dhe në dasmën e Aliut që do të bëhej pas pak ditësh, do të kërcente përsëri. Me miqtë e tij të valles. Por jo më në një dhomë me një tavan aq të ulët, por në një shesh ku në krye të kishin një diell edhe hënë, një qiell të tërë dhe ku mollët të ishin në kokat e tyre si të qenë dasmore të përjetshme.

Pas 20 ditësh ai vdiq. Dikush mendoi që të bënin një epitaf në varrin e tij që ngatërrohej mes luleve të shumta. Dikush nuk e miratoi. Më tepër se epitafi ai kishte hyrë në legjendën e të vërtetën e fshatit e të valles së tij. Për t'u treguar si një histori në fillim të secilës dasëm, të paktën edhe tani pas dhjetra vjetësh.

?Atë vit mollët kishin bërë më shumë se në vitet e tjera në Devoll. Edhe dasmat ishin shtuar. Kur zbrisnin në fshatrat e fushës të gjithë devollinjtë nuk harronin të merrnin ca trasta me mollë dhe ftonj dhe, kur ua vinin në tavolina miqve, krushqve të fushës poshtë në Elbasan, në Myzeqe, në Tiranë nuk harronin t'u tregonin për vallen e lumtur të Zufer Kondit. Ishte Hero i valles apo një marrëtar po kaq i bukur e i papërsëritshëm Zufer Kondi? Nuk dinin të përgjigjeshin. As tani nuk munden?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vallja e lumtur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mata: Jam i lumtur në Valencia
» Ronaldo i lumtur me golin
» Mashkulli më i lumtur: punon i vetëm me 89 gra
» Hamsik thotë se është i lumtur në Napoli
» Dëshironi jetë të lumtur familjare? Bëni dy vajza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: