Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Historia ilire

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Historia ilire Empty
MesazhTitulli: Historia ilire   Historia ilire I_icon_minitimeSun May 23, 2010 3:46 pm

Riforcimi i Mbreterise Ilire (251-230 p.e.s):
Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren. Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.
Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.
Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.
Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te MesdheutHistoria ilire IlllyrianFootmanwithJavelins

Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 p.e.s):Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda për Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 p.e.s):
Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri për Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua për ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Historia ilire IlllyrianFootmanwithAxeandJavelins
Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 p.e.s):
Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.
Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re për shtetin Ilir. Ai u perpoq shume për forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket për gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).


Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.
Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Për Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe për me tepër se pese shekuj e gjysem.Historia ilire 800px-Mural_in_the_Museum
Gjendja ekonomike-shoqërore dhe administrimi i Ilirëve në shek. I-III:
Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire. Kjo ka ndodhur në periudhën e fundit të Republikës së Romës dhe në mënyrë të veçantë me krijimin e perandorisë. Këtij qëllimi i shërbyen masa të tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet në pronësinë tokësore, shndërrimi i disa qyteteve në koloni romake dhe ngulimet e një popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikës dhe i prodhimit, shfrytëzimi i minierave dhe ndërtimi e rindërtimi i rrugëve dhe në përgjithësi situata e rëndë që iu imponua ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e.sonë.
Bashkë me këtë politikë Roma bëri përpjekje të mëdha për asimilimin, “romanizimin” e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme.Historia ilire Perkrenareilire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Historia ilire
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kultura ilire
» Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
» HISTORIA E ÇAMËRISË 1
» HISTORIA E ÇAMËRISË 2
» Historia nuk tjetërsohet me dhunë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: