Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sporti, asnjëherë prioritet i Qeverisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Sporti, asnjëherë prioritet i Qeverisë Empty
MesazhTitulli: Sporti, asnjëherë prioritet i Qeverisë   Sporti, asnjëherë prioritet i Qeverisë I_icon_minitimeThu Jan 27, 2011 7:31 am

Prishtinë, 26 janar - Ministri i fundit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, thotë se ndër synimet e tij gjatë drejtimit të kësaj ministrie ishte edhe që sportin ta shpallte interes të vendit, por nuk ia doli për shtatë muaj sa qëndroi në krye të MKRS-së. E nuk ia dolën as ministrat e tjerë para tij, shkruan “Koha Ditore”.
Prej kur Kosova është bërë me qeveri të zgjedhur, tash e nëntë vite gati, sporti asnjëherë nuk ka qenë prioritet i asnjë kabineti qeveritar. Gjithnjë ka qenë sektori më i injoruar, të paktën në aspektin financiar.
Haziri shpreson që atë që nuk ia doli ta bëjë vetë, ta bëjnë ministri dhe Qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e fundit në Kosovë.
"Jam përpjekur që sporti të shpallet interes i Kosovës, duke i dhënë rëndësi të veçantë, pasi pjesëmarrja në garat ndërkombëtare është e ulët, por edhe mbështetja shtetërore është jashtëzakonisht e ulët", ka thënë Haziri të martën. "Duhet të ndryshohet qëndrimi i Qeverisë në të gjitha aspektet sa i përket sportit dhe duhet t'i jepet përkrahje më e madhe".
Krerë të shtetit, përfshirë presidentët dhe kryeministrat që kishte Kosova për këto nëntë vjet, vazhdimisht janë mburrur se Kosova ka rini të madhe dhe se mesatarja e popullatës në Kosovë është me e reja në Evropë, që është predispozitë kyç për zhvillimin e sportit. Po ashtu, në takime me sportistë dhe drejtues të federatave është potencuar se "sporti është ambasadori më i mirë", por me këto përkrahje morale ka përfunduar gjithçka. Për shembull, në vitin 2010 për sportin ishin ndarë 4.3 milionë euro apo 0.3 për qind të buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Dhe kjo shifër është më e madhja për sportin pas luftës. Në vitet e shkuara ishte edhe më keq.
Ministri i parë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Behxhet Brajshori, vlerëson se Qeveria e re duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për sportin dhe sportistët kosovarë. Ai tha se në kohën e tij kishte shumë gjëra prioritare dhe se mandati i tij ishte shumë i shkurtër për të bërë diçka më shumë.
"Në kohën time ishte fillimi i institucioneve tona dhe shumëçka ishte prioritet, por disa të tjera kishin më shumë peshë dhe ishin në administrim të përbashkët me ndërkombëtarët. Vullnetin e kemi pasur që sporti të jetë prioritet dhe jemi munduar të përmirësojmë infrastrukturën, me aq sa na lejonin kompetencat", u shpreh Brajshori të martën. "Vullneti ka qenë të bëhet më shumë, por ishin disa kufizime krahas atyre buxhetore. Tash varet prej politikave të Qeverisë që vjen dhe mendoj se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për sportin dhe Ministria e Sportit nuk duhet të lihet në fund si ministri".
Ministrinë që vlerësohet e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, po që ka buxhetin ndër më të voglin nga të gjitha ministritë e ka udhëhequr edhe Valton Beqiri. Ai thotë se ia ka dalë të rrisë për disa mijëra euro buxhetin, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme.
"Realisht kjo ka të bëjë me Ministrinë në përgjithësi. Ka qenë jo fort e kapshme që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të jetë prioritare për nevojat që ka pasur shteti. Në anën tjetër, gjatë mandatit tim kam arritur ta rrisë buxhetin e Ministrisë në krahasim me atë që kam trashëguar. Për herë të parë është ndarë një buxhet i vogël për ndërkombëtarizimin e sportit", ka thënë Beqiri. "Në kuptimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës sporti është një instrument i fuqishëm". Sipas tij, sporti ka nevojë para së gjithash për përkrahje materiale dhe të infrastrukturës.
Vitin e shkuar për subvencione ishin të ndara 1.1 milionë euro, derisa për shpenzime kapitale dhe të tjera 3.2 milionë euro. Dhe, rritje më të madhe se kaq nuk pritet të ndodhë as në vitin 2011.
"Së pari MKRS-ja nuk ka qenë prioritet i Qeverisë, e pastaj as Departamenti i Sportit në kuadër të Ministrisë. Viti 2010 ishte vit ku është ndërruar modeli i financimit në sport sa i përket përqindjes", tha Fazlia. "Unë nuk besoj se do të ketë hapësirë për rritje të buxhetit në vitin 2011. Por pritja mbetet në nivel të Qeverisë", ka thënë zëvendësdrejtoresha e Departamentit të Sportit, Afërdita Fazlia, që është pjesë e këtij institucioni që nga paslufta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sporti, asnjëherë prioritet i Qeverisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prioritet qetësia, jo zhbllokimi i rrugëve
» Prioritet i Odës zhvillimi ekonomik
» Jahjaga: Sundimi i ligjit, prioritet i Kosovës
» Shtatori me riformatim të Qeverisë
» LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: