Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Litiumi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Litiumi   Tue Feb 01, 2011 10:46 am

Litiumi është një element kimik dhe radhitet tek metalet e lehta. U
zbulua në vitin 1817 nga Johan August Arfwedson. Emri i tij rrjedh nga
fjala e gjuhës së vjetër greke "lithos" (gr. Λιθος), që e ka kuptimin
“gur”, pas që litiumi për herë të parë u vërtetua në shkëmbinj. Litiumi
është prej gjithë metaleve më i lehti. Hyn shumë shpejt në reaksione
kimike dhe për këtë nuk gjendet i lirë në natyrë. Stabilitet kimik
tregon në ajër plotësisht të thatë dhe në temperaturë dhome. Në ajër me
lagështi krijon shumë shpejt në sipërfaqen e tij një shtresë ngjyrë
hiri, që përbëhet nga oksidi i litiumit. Është shumë shpesh pjesë
përbërëse e ujit mineral.

Perhapja: Litiumi gjendet në shumë minerale të natyrshme: Amblygonit
(LiAl(PO4)F), Kryolithionit (Li3Na3[AlF6]2), Lepidolit, Petalit
(LiAl[Si2O5]2), Trifilin (Li(FeII,MnII)[PO4]) etj. Në masë të madhe, që
përdoret edhe në ekonomi, gjendet në Kili (Salar de Atacama), në ShBA
(North Carolina dhe Nevada), në Kanada, Australi dhe në Zimbabvea. Në
treg vjen në përgjithësi si karbonat i litiumit (Li2CO3).

Perfitimi: Prodhimi i litiumit metalik bëhet me anë te elektrolizës së
një përzierjeje, e cila përbëhet në peshën e saj nga 52% klorid të
litiumit dhe 48% klorid të kaliumit. Kjo përzierje ka temperaturën e
shkrirjes 352 °C. Litiumi i lëngët mblidhet në sipërfaqen e
elektroliteve dhe kështu mundet shumë lehtë të ndahet nga qeliza
elektrolite. Po ashtu është e mundur të fitohet litiumi me anë te
elektrolizës së kloridit të litiumit në piridin. Kjo metodë është shumë e
përshtatshme për laboratorët e vegjël.

Perdorimi: Litiumi përdoret në bateritë dhe akumulatorët e kualitetit të
lartë. Në mjekësi përdoret, sidomos në formën e kripërave të litiumit
si p.sh karbonati i litiumit, si medikament në terapinë e sëmundjeve
psikike afektive bipolare. Më tutje përdoret si mjet për prodhimin e
hidridit të litiumit dhe amidit të litiumit, si mjet reduktues në kiminë
organike dhe në rafinerinë e metaleve. Pasi që në krahasim me
hidrogjenin mund të konservohet më lehtë, izotopi i tij 6Li përdoret së
bashku me deuterin në formë të deuterit të litiumit (LiD) apo së bashku
me deuterin dhe tritiumin (Li2DT), si reagens fillues në reaksionin
bërthamor të bombës hidrogjenike . Në fizikën atomike përdoret shumë,
pasi që ka, si metali i vetëm alkalik, një izotop fermjonik, dhe për
këtë arsye përdoret në studimet e efekteve të gazeve kuante si p.sh në
teorinë BSC. Pasi që ka po ashtu një rezonancë të gjerë, mundëson të
caktohet sipas nevojës distanca në mes të atomeve, dhe në këtë rast po
për shkak të kësaj rezonance, nuk është e nevojshme që fushat magnetike
të mbahen në mënyrë precize.
Një përdorim i ri teknik vjen nga ndërtimi i aeroplanëve, ku Airbus ka
paraqitur idenë, që në të ardhmen trungu i aeroplanëve të gjeneratës së
re (A350) të ndërtohet nga legurat e litiumit dhe aluminit.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Litiumi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Biologji & Kimi-
Kërce tek: