Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Të gjitha rrugët në Maqedoni çojnë kah Serbia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Të gjitha rrugët në Maqedoni çojnë kah Serbia Empty
MesazhTitulli: Të gjitha rrugët në Maqedoni çojnë kah Serbia   Të gjitha rrugët në Maqedoni çojnë kah Serbia I_icon_minitimeWed Feb 02, 2011 1:48 pm

Shkup, 2 shkurt - Maqedonia për vitin 2011 e ka lënë mënjanë korridorin 8, ndërsa investimet do t’i përqendrojë sërish në Korridorin 10. Për Korridorin 8, i cili lidh Maqedoninë me Shqipërinë dhe Bullgarinë, si dhe siguron qarkullim më të shpejtë të mallrave, drejt porteve të këtyre vendeve, as që flitet. Në Korridorin 8 deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj investimi serioz, shkruan “Lajm” i Shkupit

Eksperti çështjeve ekonomike, profesor Abdulmenaf Bexheti thotë se në perspektivën ekonomike, Korridori 8 është më i rëndësishëm, por në perspektivën politike të Maqedonisë, padyshim që dhjetëshja mbetet prioritet. "Shtylla Beograd - Athinë akoma ka më shumë prioritet në krahasim me shtyllën Tiranë - Sofje. Domethënë nëse i referohemi parametrave nga është dhe nga shkon tregu sigurisht se tregu euro-perëndimor na çon në Korridorin 8. Arsyet e natyrës ekonomike janë më shumë pro Korridorit 8, ndërsa arsyet e natyrës politike e mbajnë peng Korridorin 8 tash e 12 vite", thotë Bexheti. Nga Korridori 8 përveç rrugës Shkup -Tetovë që është ndërtuar në vitin 1999, kemi vetëm trajektoren e Shkupit. Ndërsa në Korridorin 10, kemi shumë pjesë të kompletuara të ndërtuara, si në rrafshin rrugor dhe në rrafshin e mirëmbajtjes, në atë hekurudhor edhe telekomunikativ. "Korridori është kompleks. Merrni komponentin energjetike. Në Korridorin 8 s’ka lidhje energjetike, s’ka lidhje hekurudhore", thotë Bexheti.

Agjencia për rrugë shtetërore nga 93 milionë eurot e paraparë për ndërtim rrugësh gjatë vitit 2011, në program ka rrugët Konjsko - Kozhuf, Shtip - Strumicë, Katllanovë - Veles, Tetovë - Jazhincë, Kumanovë - Likovë - Haraçinë.

Ndërkaq, ndërtimi i Rrugës së Arbrit, në pjesën e Maqedonisë do të presë edhe shumë vite. As versioni i vërtetë i këtij aksi rrugor i cili duhet të kalojë përmes Gostivarit, Mavrovës Luginës së Radikës, deri në Dibër, e as ai i ndryshuari i cili duhet të kalojë përmes Gostivarit, Kërçovës  fshatit Izvor e deri në Dibër, nuk janë në agjendën e qeverisë për këtë vit. "Për korridorin 8 këtë vit do t’i përfundojmë të gjitha projektet. Do të thotë projekti ideor dhe studimi i fizibilitetit për aksin rrugor drejt Kërçovës për pjesën hekurudhore është i hartuar dhe tani bëhet rishikim i projektit dhe më pas me te do të konkurrojmë për fondet IPA", pat thënë ministri i transportit, Mile Janakievski.
Vlera e ndërtimit të rrugës Shkup-Gostivar-Dibër, kap shifrën  400 milion euro. Projekti  për rrugën Gostivar- Kërçovë- Dibër, ka kaluar në qeveri para një viti dhe është parashikuar të përfundoj brenda gjashtë viteve.

Në Shqipëri situate është krejt ndryshe. Rruga e Arbrit është një ndër prioritetet e Qeverisë Berisha. Deri më tani është ndërtuar gati gjysma e rrugës, ndërsa Ministria e Transporteve ka programuar të investojë në këtë aks rreth 200 milionë euro. Për ndërtimin e rrugëve Shqipëria ka ndarë një fond pesëfish më të lartë se Maqedonia, me 400 milionë euro gjithsej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të gjitha rrugët në Maqedoni çojnë kah Serbia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: