Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 PDK mban postet e kryeministrit dhe presidentit?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

PDK mban postet e kryeministrit dhe presidentit?  Empty
MesazhTitulli: PDK mban postet e kryeministrit dhe presidentit?    PDK mban postet e kryeministrit dhe presidentit?  I_icon_minitimeMon Feb 07, 2011 7:43 am

Disa anëtarë të Kryesisë të PDK-së i kanë kërkuar liderit të Hashim Thaçit që, përveç postit të kryeministrit, kjo parti ta ketë edhe postin e presidentit, bënë të ditur për NEWS TV një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Merret vesh se në një takim ndërmjet tij me disa anëtarë të Kryesisë, është diskutuar kjo çështje, por kjo do të sqarohet në ditët e ardhshme.

“Në takim nuk është biseduar për resorët tjerë të kabinetit qeverisës, pasi që sipas një zyrtari të lartë të PDK-së, kjo do të bëhet pas bisedimeve me partitë tjera politike”, ka theksuar ky zyrtar.

Sipas të njëjtit burim, tashmë edhe brenda PDK-së ka nisur debati për të unifikuar qëndrimin e saj për negociatat që e presin javën e ardhshme për krijimin e qeverisë së re.

Zyrtari i lartë kësaj partie i ka thënë NEWS TV, se lideri Hashim Thaçi po konsultohet me anëtarët tjerë të Kryesisë për ofertat që do t’ia dërgojë partive që dëshiron t’i ketë në koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Lideri i PDK-së, duket se nuk do ta ketë të lehtë në negociatat me partitë tjera, të cilat synojnë postin e presidentit, por edhe të kryeministrit. Ai vetë ka deklaruar se do të jetë kryeministër dhe se partia e tij nuk synon të ketë të tri postet e larta shtetërore.

Por, siç merret vesh, Thaçi e ka të vështirë të frenojë ambiciet e një pjese të PDK-së që, ky subjekt të mbajë edhe postin e presidentit. Burimi brenda PDK-së, ka thënë se nëse nuk arrihet të sigurohet edhe posti i presidentit tensionet brenda këtij subjekti politik do të rriten.

Megjithatë anëtari i Kryesisë, Memli Krasniqi ka thënë për Evropën e Lirë se për PDK-në, vetëm një gjë është e qartë - kryeministër do të mbetet Hashim Thaçi, ndërsa postet tjera, sipas tij, mbeten të negociueshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PDK mban postet e kryeministrit dhe presidentit?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: