Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Lule ajri-hasije kryeziu

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:43 am

Flamur MALOKU

Esencat shënjuese/diskursive

___________________________________





Poezia e Hasije Selishtës Kryeziut, formulohet duke e krijuar një sistem të ligjërimit/figurimit. Ligjërimi, në tekst bëhet ligjërim i figurshëm i shtresuar në variante, që njëherësh bëhet shenjë e identifikimit për tekstin-poezinë, gjithnjë duke e përforcuar figurën e tekstit, e cila bëhet shenjë themelore e kuptimësisë. Figurat formësohen në diskursin e tekstit, gjithnjë në funksion të semantikës. Poezia sa vjen e bëhet më e hapur si tërësi estetike në lexim. Shenjat kuptimore të shtresuara në formë të diskursit/poezisë, gjatë leximit e interpretimit bëhen shenja universale. Këtu, bota personale bëhet botë universale. Dihet se diskursi universal i



poezisë jeton gjithnjë duke shënjuar kuptime. Nga kjo figurat e tekstit ndërlidhen, çdoherë në sintetizim të idesë/tematikës. Mbi këtë parim mundësohet edhe analizimi i kodit tematik, gjithnjë më qëllim të identifikimit të vet strukturës poetike. Struktura e tekstit analizohet përmes esencave shënjuese, të cilat reflektohen në poezi. Esencat shënjuese artikulohen në tërësinë e shkrimit fiksional, çdoherë duke njohur e rinjohur relacionet/komunikimet, e shumta diskurseve tematike.

Zbrazëti/vetmi

Variantet e shumta personale shtresojnë tema/mitema, të cilat në poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut artikulohen nga një gjendje shpirtërore me përplot emocione. Gjendja shpirtërore-subjektive portretizohet përgjatë realizimit të shkrimit fiksional. Individualja bëhet e ndjeshme/emocionalizuese, e cila në poezi paraqitet me një dhembje e dëshpërim. Pra, jepet dhembja e dëshpërimi, karshi kohës e situatës.




Koha dhe situatat e përjetuara në shpirtin e subjektit bëhen zbrazëti/vetmi. Kjo edhe më shumë e rrit dramatiken e tekstit. Ballafaqimi me situatën, padyshim në strukturën e poezive, preket e shqyrtohet, e cila ngadalë shndërrohet në përjetim të rëndë. Përjetimet e figuruara marrin gjithnjë dimension të theksuar konotimi. Konotimi i tekstit bëhet përfaqësim e theksim i Botës/Jetës/Ekzistencës. Lufta personale dhe ballafaqimi për një ekzistencë jetësore, bëhet preokupim shpirtëror e fizik. Mbi këtë ide subjekti ndërton e rindërton vuajtjen e madhe. Jo rastësisht ligjërimi identifikohet e figurohet më mollën e rënë para kohe; Nën degë molla e rënë/ Para kohe/ E papjekur po kalbet. Këto mendime të shprehura në tekst, japin atë që quhet vuajtje e brendshme individuale, që del ashtu në heshtje personale, përballë vështirësive jetësore e të qenit femër. Zbrazëtia e krijuar shpirtërore, dhe pamundësia e veprimit, e bën poeten të ligështuar dhe të ndjeshme. Pra, mungon forca e veprimit. Mbi këtë mungesë të veprimit, lindin në diskurs edhe kontrastet ideore, të cilat në përgjithësi të sistemit ndërtojnë figurën, duke u bërë para së gjithash edhe shprehje e një revolte subjektive. Kontrastet e shumta në strukturën e tekstit venerohen dukshëm, të cilat dalin kushtimisht nga rrafshi i pamundësisë. Edhe pse pamundësitë janë të shumta në jetë, e përgjatë jetës, shprehja personale-subjektive gjithmonë rri larg deklarimeve. Deklarimet nuk i pranon figura/tematika, e poezive.

Venerim përmbyllës

Duke i parë të gjitha thyerjet shpirtërore në jetë, dhe pamundësitë e veprimit, e të qenit femër, poezitë në esencë nuk e japin asnjëherë dorëzimin personal karshi jetës. Vuajtja njihet si shenjë personale, e cila gjatë shkrimit bëhet e prekshme, sugjeruese e identifikuese për (Tjetrin), kjo bëhet edhe status i kodit llojor, përgjatë kategorizimit/shkrimit. Hapësirat shtresore dhe thyerjet konvenciale funksionojnë përherë në të mirë të diskursit/tematikës. Kërkimi i vazhdueshëm i shtresave të përvojës autentike në të gjithë poezinë, bëhet themelor/përcaktues, komunikimi i shprehur sa vjen e përforcohet. Mbi këtë, autentikja nis e hapet në diskurs të



përhershëm. I gjithë pasqyrimi i vuajtjes e trishtimit, në kohë përjetimi, formohet në shenja e

variante të relativizuara. Pra, jeta relativizohet në rikthim kah figura, në variante të shumta. Në këtë mundësi të shprehjes, skema thyhet, ku jeta bëhet figurë/shkrim. Duke qenë kështu, vargu i poezisë nuk mbingarkohet në kuptimësi, përgjatë një bote fiksionale. E gjithë kjo poezinë e Hasije Selishtës Kryeziut e bën të jetë më pranë lexuesit të dashuruar në diskursin e poezisë.



Prishtinë,

5 mars 2009

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:43 am

Ndarja


Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi

Kur nga terri janë lodhur

Një pjesë e kanë prej shiu

Një pjesë e vetullës

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetër në Ulqin

Njëra dorë në Rozafë

Tjetra në Shkup

Po çamëria

Më the kam gishtin

E bukur për unazë

Por unë jam shumë larg

Si mund të përqafohemi

Kur trupi është ndarë

Mos më thuaj se më ke harruar

Kur unë yllëza jote jam aq larg

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:44 am

UDHËTIM DJALLËZOR

Kahe


Kemi mundur

Të mos e prekim robërinë

Nën pushtet

Të mos digjemi për liri

Kemi mundur

Të provojmë vdekjen

Si kemi lindur

Të mos na merr zjarri

Dhe të jemi dëshmitarë

Për të gjithë ata që ranë

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:44 am

Këmishë robërie


Në këmishën e robërisë

U pikturuan petalet e luleve

Me gjethet duke rënë

Lëkura ndizet në mua

Nga gurëzimi i etjes

Mes mureve të ftohta

Marr frymë

Në derën e vjetër

Ajkuna e bardhë digjet

Ende hetimet vazhdojnë

Ato janë sekrete

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:44 am

Kur nuk isha në Berlin

Nga Molla e Kuqe

Ma ndryshuan kufirin


Nën mollë kam ëndërruar

Hënën e yjet

Nata duke i ruajtur

Por nuk e di

Pse nuk isha zgjuar

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:45 am

Po thahem shqip


Në një gotë pritjeje

Jam djegur

Së bashku me luleborën

Kam shumë etje

Po thahem shqip

Nëpër muret e zeza

Ende nuk dihet

Cilat gota

Mbushen nga shiu

Aktori rri para Teatrit

Me duar në xhepa

Çka më duhet

Heshtja e tij

Dhe ëndrrat

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:45 am

Gota e dëshpërimit


Nëpër dhomën time

Zjarri udhëton

Sa pushteti e egër jam

Shumë vite

Frymëmarrja ime

Është avulluar

Mos më pyetni

Se cili trëndafil i bardhë

Ka pirë ujë

Në gotën time të dëshpërimit

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:46 am

Pezull


Në kulmin e lartësisë

Ëndrra e sajuar shpresashumë

Derëhapur luan në përbashkësi

Trungu i pemës mollën mban

As e verdhë as e pjekur

Në dilemë jam a ta marr

Para meje gota përgjysmë

Përzihen mendjet në avullim

Ta zbraz gotën a ta mbush plot

Këpuca ma vrau këmbën

Dora është ngrirë

Si ta hap dritaren

Që ajëri të mos ngulfat

Si ta kap atë lartësi

As në tokë as në qiell

Pezull rri

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:47 am

Vallëzim gurësh


Doli një thërmi prej guri

Dhe u fut në rërë

Guralecët tjerë

Pas tij filluan vallëzimin

Gurët do të vëllazërohen

Rëra motërzohet

Në përbashkësi

Vallëzimi madhërohet

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:47 am

Tharja


Kur kam parë defektet

Si shndërrohen në përparësi pushteti

Kam filluar të thahem

Si për vetëvrasje

Egërsia më pikturon

Me ngjyrë të zezë

Mos të më sheh askush

Se si po thahem

Do të lodhem shumë

Nëse lulet vyshken

Nuk mund të ik

Pa e matur vesën e tyre

Para se të vetëvritem nga tharja

Do t’i zhduk defektet

Për të rifreskuar gjethet

Që kanë filluar të zverdhen

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:47 am

Melodi tjetër


Tërë jetën jam lutur

Që të rrëzohen muret e larta

Të krijuara

Nga marrëzitë e stepura

Një letër kam shkruar

Pa i vënë pikë askund

Për të paralajmëruar

Kohën e vrarë

Në portën e alarmuar

Ajri po mbyllet

Nuk e deshifrova

Nëse ajri sërish prishet

Apo kujtesa avullon

Kur të gjitha këngët

Janë gati për t’u kënduar

Mendjefikurit bërtasin

Për melodi tjetër

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:48 am

Avullimi ëndrrave


Jam lodhur nga ëndrra

Duket edhe ajo e egër

Kur pyes veten diçka

Dhe nuk mundem t’i përgjigjem

Shumë herë thashë diçka

Të gjitha ëndrrat u avulluan

Në mes një kafazi

Mbetur kaherë

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:48 am

Robëria më pikturon


Ende zgjohet robëria

Dhe më pikturon

Të mbyllur në kornizë

Nuk e deshifrova

Nëse frymëmarrja ka ndryshuar

Në grevën e urisë

Në të gjitha rrugët mure

Mozaiku i tyre mashtron

Nuk ka kë tjetër

Pos skeletit

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:48 am

Epitaf


Para se të udhëtoj

Do të shkruaj epitaf

Ndërsa nga një trëndafil të bardhë

Do t’ua var të gjitha stinëve

Kam ëndërruar

Me të gjithë duke u përqafuar

Ndërsa kur dola nga porta

E një kështjelle

Me rërë kam mbuluar gjethet

Dielli të mos i djeg

Këmishën prej shiu

Kam veshur me njerëzit e mi

Në çdo ndarje e robëruar isha

Para lindjes së diellit jam lutur

Për të gjithë

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:48 am

Nën pushtetin e ftohtë

Të mos e përjetojë askush dramën

Derisa të pendohet të presë

E të largohet nga lëkura e zezë

Nuk di të frymojë në asnjë kohë

Dhe kurrë të përgjigjet

Por vetëm të pyes

Në të gjitha mënyrat e çmendisë

Në njërën pjesë të memories së saj

Është rritur etja

Të mos zgjohem

Ndërsa në pjesën tjetër

Të jetoj e mekur

Në fund të epitafit

Do të shkruaj se

Pema që e desha aq shumë

Të mbetet stacion komunikimi

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:48 am

Grimca rëre


Silueta ime shtrihet përmbys

Ethet e revoltës

Zgjojnë zemrimin nga dehja

Që të luajnë me kujtesën mbrapshtë

Thuase në duele humbasin

Për grimca rëre

Ëndrrat lozin me teke faraonësh

Grimca rëre në buzën time

Nuk duroj dot

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:49 am

Lule ajri


Një lule prej ajri

Çdo natë hapë dritaret

Nga dhoma ime e gjer te hëna

Udhëtoj me frymëmarrjen e ajrit

Në përbashkësi aromash

Për të rifreskuar zalisjen

Në të gjitha ngjyrat

Pikturohet hëna e tretur

Në një kafaz universi

Përbrenda luleve rri në kornizë

Një syth pret rritjen

Lulja e ajrit të shumohet

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:49 am

Pika shiu


Në mes mbushjes e zbrazjes

Gota dridhej

Një ëndërr e thinjur

Në dridhje

Vetëm disa pika shiu

Mbi tavolinë mbetën

Afër tavolinës tjetër

Kamarieri priste porosinë

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:49 am

Grindjet


Në katin e parë banon uji

Në të dytin ajri

Në të tretin

Dielli dhe hëna

Grindeshin

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:49 am

Lulja e universit


Çka më duhet kjo ditë

Kur nuk më shuhet etja

Nuk më duhet pushteti i askujt

As ëndrra që po digjet

Kur ëndrrat shpërngulen

Nga toka në qiell

Pluhuri nuk do të ngrihet

Çel lulja e universit

Gjethet janë akumuluar

Përbrenda shpirtit

Të thara nga dielli

Të ngrira nga bora

Jam lodhur

Nga rënia e gjetheve

Kur pakujdesshëm përditë bien

Duke vjedhur imazhin e trungut

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:50 am

Një lule universi po rris

Jo vetëm hijëz

Për të dhënë ngushëllime

Por të notojë

Edhe në valët e detit

Qoftë edhe në trazimin e tij


Një lule universi po rris

Jo vetëm hijëz

Për të dhënë ngushëllime

Por të notojë

Edhe në valët e detit

Qoftë edhe në trazimin e tij

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:50 am

Pikëpyetje


Kosovë

Nuk e di

A jam lule

A pacienti yt

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:51 am

Zbrazëtia


Muret kaloj në anën tjetër

Hapa dritaren

Boshësia m’u vu pas

Edhe derën hapa

Ajri ngrirë

Më trishtoi për largim

Nuk arrita të hyja brenda

Zbrazëtia gojëhapur

Do të ishte e thiktë

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:52 am

Dëshirë


Hija ime në terr

Nuk di ku mbetën këmbët

A mos

Humbën pas vrapit

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   Mon Feb 07, 2011 10:52 am

Letra e shqyer


Ulur përballë murit

Gris letrën

Zarfin le përmbi

Duke kërcitur dhëmbët

Emblema e letrës rri varur

Në duart që po dridhen

Ritmi i çrregulluar i frymëmarrjes

Nga egoja në superego humb

Postieri shikon me habi

Në korsi të mbyllur rri

Shpërthen sajesë memece

Nga pjerrësi labirinthi

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lule ajri-hasije kryeziu   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lule ajri-hasije kryeziu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Simboli i lules se jetes
» Elementet Astrologjike
» Libri i portokalltë - teknika e meditimit
» Kombinimi i shenjave dhe grupimet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: