Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Papunësia, problem aktual

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Papunësia, problem aktual  Empty
MesazhTitulli: Papunësia, problem aktual    Papunësia, problem aktual  I_icon_minitimeMon Feb 07, 2011 7:59 pm

Edhe gati tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjendja sociale nuk ka ndryshuar shumë, thonë disa qytetarë dhe njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, edhe pas kësaj periudhe problem kryesor mbetet shkalla e lartë e papunësisë. Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në dorëheqje, thonë se në këtë fushë Kosova ka shënuar rezultate, por jo në nivelin e duhur.

Tre vjet më parë, para shpalljes së pavarësisë, pritjet e kosovarëve ishin se me formimin e shtetit të ri, do të përmirësohej edhe gjendja sociale, duke u rritur në këtë mënyrë shkalla e punësimit.

Por, një gjë e tillë, sipas tyre dhe njohësve të çështjeve ekonomike, nuk ndodhi, pasi, siç thonë ata, edhe pas kësaj periudhe, gjendja sociale ka mbetur shumë e vështirë.

Pritjet e qytetarëve edhe pas tre vjetësh shtetësi, mbesin aktuale, pasi nuk ka pasur hapje të vendeve të reja të punës dhe as ulje të shkallës së varfërisë, thonë njohës të çështjeve ekonomike.Sipas tyre, kërcënim më i madh i stabilitetit të vendit edhe gati tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, mbetet gjendja e rëndë socio-ekonomike.

Agron Demi, nga instituti GAP, vlerëson se gjendja sociale gjatë këtyre tre vjetëve ka shkuar duke u përkeqësuar dhe jo duke u përmirësuar.“Nëse i marrim të dhënat e papunësisë në vitin 2010, papunësia ka qenë 45 për qind, që është e njëjtë me shkallën që është treguar në vitin 2006. Kurse, varfëria ekstreme ka shkuar duke u rritur prej 15 deri në 18 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, familjet kosovare, shumicën apo mbi 50 për qind të të ardhurave të tyre i shpenzojnë për produkte ushqimore”, thekson Demi.

Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në dorëheqje, thonë se viteve të fundit ka pasur rritje të numrit të të punësuarve, por jo në nivelin e duhur.

Hafiz Leka nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se kjo ministri vazhdimisht po bën përpjekje për krijimin e kushteve për rritjen e numrit të të punësuarve. “Nëse shikohet sipas statistikave, këtu nuk ekziston ndonjë dallim i madh, përveçse në vitin 2008, krahasuar me 2010 dhe 2006 dallon deri në 1000 persona, e kështu më radhë”, thotë Leka.

Por, pavarësisht këtyre, shkalla e papunësisë dhe varfërisë vlerësohet të jetë më e larta në rajon. Sipas shifrave zyrtare, mbi 43 për qind e qytetarëve, që janë të aftë për punë, janë të papunë.

Ndërkaq, rreth 45 për qind e popullsisë thuhet se jeton në varfëri, prej tyre 15 për qind në varfëri të skajshme. Kurse, paga mesatare për ata që punojnë, sillet rreth 272 euro në muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Papunësia, problem aktual
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: