Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Ervin Hatibi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:44 am

Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet per origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart eshte shkruar nga Hatibi per grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar. Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit. Ketu do gjeni nje poezi me tone moderne te ketij poeti te ri. (cit. Alban Tartari)

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:44 am

NETE SHKURTI



Të shtëna
Nata shpohet e pikon
U mbush qyteti me ujë prej macesh
Të shtëna, të shtëna
Rrëzohet gjumi përmbi nënat
Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit
Valiumi
Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta
Të shtëna të shtëna
Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda
Me këmbë të mitura ushtarësh brenda

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:44 am

ATDHEU TURIST



Kamarda ishte këtu


Pantallonat e shkurtra


Aparatin fotografik nuk e shqiste dore


Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar


Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve


Plakë prej shëndeti dhe qershori


Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin


Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore


Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës


C'farë drithërash Kamarda, plot


Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës


Nuk e lëshon aparatin, emri i markës


Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë


Të pisët lypin çamçakiza e qindarka


Të pisët, të shprishur gjaku


Plaka shtrëngon


Qemerin e kishës, që sapo doli


Ata shkruajnë se ishin aty


Të dy çift pleqsh


Kamarda kthehu në katund.


Aparati fotografik, aparati fotografik


Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur


Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë


Kisha ku u martua Kastrioti


Ishe aty Kamarda


Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin


Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur


Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:44 am

Afrohu


Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.


Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.


Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.


E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.


Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.


Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.


Te shoh me qarte kur ti je larg..

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:44 am

MERZIA


Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:45 am

Deshire dhe Heshtje


Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:45 am

auto


flene Ne Xhepa
Letrat E Paderguara
I Ndjej Nen Lekure Rreshtat Te Peshperijne
Zarfat Tek Dridhen
Filateli Qe Te Dashurit Nuk Do Te Mundin
Te Ma Shqisin Nga Mishi
Jane Letra Qe Mbase Edhe I Shkrova
Por Vetes Ia Dergova
Ne Adresa Te Largeta
Thuaj Se Veten Dua Te Sqaroj
Me Arsyet E Te Tjereve
Per Pamundesite E Mia
Me Flene Nen Lekure
Letra
Nje Tufe E Tere
Letra Qe Mbase Edhe Do Te Nisen
Ne Fakt U Nisen, Por Per Tek Une
Qe Si Kuti Postare E Vjedhur
Grumbulloj Per Vete Nje Fare Ngrohtesie, Fjale Te Mira
Qe Vete I Shkrova Per Te Tjere Aq Mire
Sa Nuk Mundet Askush Te Me Shkruaje.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:45 am

Poezia E Humbjes

Ti Asnjehere S'e Kupton Cfare Humb
Lodron Si Nje Mace Ne Hapesiren
E Gjelber Te Syve Te Tu
Dhe Une I Fyer I Poshteruar
Te Pergjoj Pas Hijes Sime
Behet Vone, Sa Vone Nga Ndarja
Une Mbi Prush Thyej Shkarpa
Si Idiot I Fryj Hirit
Ndizu Zjarr
Dhe Hedh Aty Lule, Shami, Vjersha
Rrobat E Cdo Gje Qe Kam
E Ngel Nje Lakuriq I Varfer, Zhveshur
Qe Zjarri Dot Me S'e Ngroh.
Ti Asnjehere S'e Kupton Cfare Humb
Lodron Si Nje Gjethe Ne Lulishtet Pa Ane
Te Syve Te Tu
Por Une Dua Te Te Dua
Me Cdo Kusht

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:45 am

Atdheu Turist

Kamarda ishte këtu
Pantallonat e shkurtra
Aparatin fotografik nuk e shqiste dore
Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar
Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve
Plakë prej shëndeti dhe qershori
Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin
Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore
Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës
Cfarë drithërash Kamarda, plot
Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës
Nuk e lëshon aparatin, emri i markës
Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë
Të pisët lypin çamçakiza e qindarka
Të pisët, të shprishur gjaku
Plaka shtrëngon
Qemerin e kishës, që sapo doli
Ata shkruajnë se ishin aty
Të dy çift pleqsh
Kamarda kthehu në katund.
Aparati fotografik, aparati fotografik
Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur
Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë
Kisha ku u martua Kastrioti
Ishe aty Kamarda
Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin
Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur
Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:46 am

Ndjenje e dashuruar

Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj
ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj
Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re,
te krahasojne
si harqe ylberesh hutuar
rreth flokeve te tu duan te qendrojne

Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne
dhe tingujt nga pas po i ndjekin
une per nje cast ndaloj
te gjithe me shikojne dhe nisin e presin
u them po shkoj, hej ta takoj

Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte
mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte
njeherazi thone
ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe
qe po ju kerkon

Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash
ne dete te arte buzeqeshjesh
ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira
ku vetem nje ze eshte degjuar,
heeej, heeeej jam dashuruar..

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:47 am

Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina

Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.

Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.

E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une

Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:47 am

Parku i dhimbjeve

Ka një park ku vetëm rri shikon
Edhe në darkë dhimbje dha të shtogve
dridhje shpirti parkun e kënaq
Trotuarët tingujt vuajtjet vallëzojnë mbi park
E pas me hap një tren harresash
mundohet të më kapë

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj

Më kane thënë se e kanë parë
Mbi një lot duke qarë
Dua sytë ti shoh prapë
Ti flas fjalë si i marrë

Në errësirë flokët mi prek
Goten time kanë lënduar
Arome e vajzës po më pret
Nuk më le as për tu larguar

Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri
Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time
që nesër do të më ikë
Mërmëritet që vrapojnë pa mua nëpër shi
Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh
dhe i shuajnë përsëri

E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:48 am

Ëndërroj

Sa dua të jem larg,
larg mërzitjes pa kufi,
sonte do këndoj për ju,
ju që njihni veç qetësi.

Kënga ime ngjitet lart,
atje lart në qiellin blu,
ju o yje më bësoni,
kënga ime është për ju.

Sa herë ju pyes, yje
sa lart jeni ju,
ju më duket sikur thoni:
"Fluturo në qiellin blu!"

Sa do të doja në k’të natë,
këngën time mos ta mbyll,
dhe të ngjitem atje lart,
dhe të kthehem në një yll.

Si-je, si-je-hee
oho-ehee
oho-ehee
ooa.
Si-je, si-je-hee
oho-ehee
oho-ehee
ooa.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:48 am

Drejt fatit tim

Makina ecën me shpejtësi
plepat lemon i ëmbli fllad
drejt horizontit nxitoj unë tani
ku më thërret shpirti im endacak

Fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
O nënë po iki diku atje tej
ku të mësohem të rroj dhe pa ty

-Refreni-
Ooo, merrmë o fllad
dhe si një gjethe leshomë ti larg
Ooo, lërme trishtim
më lër të endem drejt fatit tim
Kjo vesë e hënës sytë po mi lag, mi laaagg

Kjo hënë e vogël sa pika e vesës
të tjerë qytete ndriçon këtë natë
Rrugë e panjohur është liria
ku më thërret shpirti im endacak

Në çdo qytet ku une të ndaloj
veç i panjohur dua të jem
një kalimtar pa lidhje me turmën
dua qetësi çdo lidhje më tremb

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:48 am

(Agenda)



Të hapësh derën, të mbyllësh derën

të presësh me syse dielli verën

të ndërrosh parfumin

dekorin

kostumin

të bësh maksimumin

të përdorësh telekomandën

të shtypësh tetën

dyshin

gjashtën

të kujdesesh për tonin kur ngre telefonin

-të djelën votonin

të zhysësh kartonin

për një emër

mashkull a femër-si herën tjetër

të ndërrosh fenë, ndoshta dhe seksin

të gjesh pretekstin

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:48 am

(breaking news) (BBCNN)



prapë luftë dhe prapë

makinat

e refugjatëve nën avionë

kanë targat perse të

afganistanit



mjekë pa kufi

të paharruar

tymosin

jashtë vdekjes pop të bob marlit

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:48 am

(chorus)



Kinezë, francezë, senegalezë

hieroglife me bojë kine të zezë

njëlloj të gjithë ndryshe ngjajmë

po na shpove njëlloj na del gjak

dhe koka-kola

në xhinse gri na del boja

dhe e njëjtë është jehona

pop që lëshjnë fort rrugët tona

(por edhe aroma)

e njëjtë fytyra

përsëritet rruar nëpër pasqyra

si a-të e rrumbullakëta

në fundet e vakëta

të emrave italianë

të grave

të fqinjëve tanë

(me rimë)

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:49 am

E SHTUNA E MOTRES
(Incestit tim)

Kete te shtune
Dashuria hapi kemishen e saj prej nape
Krisen kopsat perdhe
Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti
Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete:
Ca puthje me jehona alkooli
Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese
Te llastikut te brekeve te tua
Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here)
Mbyllur kushedi sa po vuaj
Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh
Bejme si te pire qe ta harrojme
U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen
U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo?
Vraje lodhjen
Kjo eshte dashuria, kjo qe po te jap per hir te dashurise
Ti terheq barkun, fryma mbarohet
Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur
Aty ku zhurmojne vatanet e bariut
Do doja te isha ti
Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat
si ullinj ne dege
Pastaj te zgjidheshim, te m'i ndaje djerset si taste flauti
Nga ashkla e zemres brenda preherit
Te me ndizej uji i rralle
E shtune. Ra kembana e dashurise
Ra ne kuptimin "u rrezua"
Perdhe qe nga maja e kembanares
Ra dhe litari i brejtur me dhembe
Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte
Me duart e buhavitura nga litari
I kremtimeve te te tjereve

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:49 am

Edhe nje here mbi cmimin e bananeve

pertej murit te berlinit
rriteshin kercenuese babanet e romes
viti njemije e nenteqind e tetedhjete e gjekafshe
xhungla prej betoni dhe celiku dhe paniku
njeriu per njeriun ishte ujk ose murg, rrethuar
me banane
ne nje ishull rrethuar
prej nje uji te kuq te gazuar
ish bin ajn berliner
por ne fakt jam nje cek amerikan i cili ...
post marksizmi ende evolucionist riprodhoi
banane te zeza prej gome
per post -
stalinistet, nipa dervishesh, te rrihnin
popullin tone me to (mbaron citimi)
bananiambushur cit me patate te zier embel
patatja eshte edhe buke edhe gjelle e nendheshme
vetembjelle ne fushat muzeale te mathauzenit, treblinkes
me pataten bejme patatina; me doren tjeter
perkedhelim ne erresire
barkun e vaket te televiziorit, mbushur me koka-kole
patatinat, jo patatet, jane i njejti fis me bananet
patatinat dhe bananet me gjithe koka-kolen
krushq dhe paje per martesen
e cese me madonen
dhe kane pjelle nga e para bananet
e vdekura te romes
tashme fabrikuar ngushte
ne te njejtin bistak
me shkopinjte e zinj te gomes

Ervin Hatibi (2002)

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:49 am

Poezia e humbjes

Ti asnjehere s'e kupton çfare humb
Lodron si nje mace ne hapesiren
E gjelber te syve te tu
Dhe une i fyer i poshteruar
Te pergjoj pas hijes sime
Behet vone, sa vone nga ndarja
Une mbi prush thyej shkarpa
Si idiot i fryj hirit
Ndizu zjarr
Dhe hedh aty lule, shami, vjersha
Rrobat e çdo gje qe kam
E ngel nje lakuriq i varfer, zhveshur
Qe zjarri dot me s'e ngroh.
Ti asnjehere s'e kupton çfare humb
lodron si nje gjethe ne lulishtet pa ane
Te syve te tu
Por une dua te te dua
Me çdo kusht

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:49 am

TOO DRUNK TOO...
(Dead Kennedy's)


Tani disponoj edhe seksin tend
jam i lejuar ta prek
i lutur ta hukas

E ke te thjeshte ti
Thjesht rri shtrire ne krevatet e mia
dhe urdheron te pushoje muzika
te fiket drita
E qesh pertej mjekres tende me dhembe
si edhe pertej
Amfiteatreve te fytit
syte e shtrire, e bardhe, e bardhe...


Pastaj barku yt me faje terheq
vrraga te trasha
ajri
Ti po punon me shate ajrin e dhomes sime
une sillem neper dhome si Lenini
bythet e mija te zhveshura ne terr
jane dy o-te te fjala alkool
E ty te keputet shpirti
qesh ...
Me cicat e tua prej qeni, kur une te them
se lipset te kesh edhe nje pale te tjera si keto
Cica qeni qe i kane varrur syte njera djathtas
tjetra majtas
si ne flamur
(pushon e qeshura, ato pushojne se duartokrituri, cicat)
(behet heshtje):
ti kerkon pa u ngritur cigaret
Qe i mban ne cante
ku ka edhe plot gjera te panjohura grash
Zhurma e cakmakut tremb barkun tim te vdekur
i shkurter ndricimi, dihet, si nje vale
Fshin shpejt figuren tende nga rera e syve te mi
Atehere une shtrihem prane teje


kjo cigarja si femije pleqerie, ose si ndonje gje
tjeter me e sakte qe i lidh dy vete
edhe po s'qene aty te dy
fjalet e tua jane rrethuar nga nje ze i padegjuar
ti me thua mes tingujve se s'duhet te te therras me
-Kur je i pire... - shton
asnje e dhene tjeter pastaj
per trupin tend, a je shendoshur shume
a i ke krejt vetullat
Thonjte e mi
rriten
jane ngulur ne djerse
ne Viet-namin tend te rruar pa napalm
Ti qesh me gjithe ate me tym
Dhe une ta di emrin
E ti nuk do qe une te trishtohem
Ndaj
me pickon here-here
ne nje nga bythet e mija te ligura
si mollezat e poetit me tuberkuloz
E asgje
s'me ndalon te qaj vete
mos ler te ulen syte e mij.


_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:49 am

PROBLEME NDRICIMI


Thithe cigaren, te behet drite
Tregome se jeta eshte rrotull
Pastaj jeten mbushe me tym
Thithe cigaren, bej drite me fryme, pak
Me kete kraharorin tend te zbutur
Hapje-mbyllje sysh ndricimi
Ne ulur perdhe
Hijet lindin e largohen duke vjelle e duke u rrezuar
Ti pergjysem e zhveshur si nje rrenje
Si nje femije i prape, por me fat
Ti kam fituar te gjitha kopsat ne loje
Prek mishin tend, gishtat na takohen ne gryke te shishes
Ketu ka erresire, mishi yt fryhet si vele
Thithe cigaren, ose le te presim
Te kaloje edhe nje makine
Me plumba drite ti vret veten
Te gjitha kopsat t'i fitova
RRobat nuk pipetijne
Fytyra jote nuk jeton
Fytin tim nga brenda e ndricon
Barku yt i vogel bardhe e zi.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:49 am

JETIMORJA


Regetin ecja e kermillit ne mes te jetimores
Pllakat bardhe e zi, bardhe e zi kuadrat i ndajne ditet
Ku mllefi i kuzhinieres pushkaton makarona
E therren edhe rojen, pulen e vetme qe mbeti
Tingujt e tij pushkatuan Permes njeheresh
Gjithe fijet e barit, flakeza jeshile qiriu
Homazh ne kopshtijen ilustrimin braktisur ne botime
abetaresh
Te nje etnie te perndjekur qe fiket
Homazh per rrugen e qumeshtit te kermillit
Mu permes bardhe e zi, bardhe e zi
Tek e heq me llape shijen e pasdites
Qe i ul breket e vaketa pasditja
Mbi tullat pa nena
Te avllise qe rrethoi ndertesen:
Tre cunat aty u rriten: pa levizur shijojne dashurine
Puthitur ne kutite e kepuceve
Pa nene, pa nene
Pa gjiret e vegjel te bluzes me vija
Qe as sot s'shkoi ne shkolle
Jo, jo, nuk qe rrojtari pula qe therren
Per te premte zakonisht kopilat
Hane pastorin danez ne kat te dyte (tre kate ndertesa):
Ky i mbolli gjithe biblat ne saksite e dritares
Per te sajuar i humbur, atdheun e larget.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    Thu Feb 10, 2011 8:50 am

DANISHT


Danisht e shkroi ajo librin
E patave te egra
U ngjiti dhe emra
Personale
Sapo hapet fleta e pare
Si kandrrat emrat patat kollofitin
Sapo hapet flete e dyte
Nje arome djerse gjysheje ndiej
Ne sqetullen mes dy fleteve te librit
Eshte vendi ku gjyshet na pergatitnin
Te lindnim
Me kujtohet kur i pyetnim nga dalim
Prej nga sajohet lindja jone ne bote
Ato theshin nga sqetulla
Shkujdesshem sqetullen na deftenin
Nje te vertete qe te turpshme e benin qimet
Prej aty lindi dhe letersia per femije
Bile edhe femije lindi sqetulla
Teksti flet qarte
E shkroi nje grua
Danisht
Ilustrimet me akuarel joshin njera-tjetren
E keshtu fletet levizin, me zhvendosin
Pellembe per pellembe drejt feminise
Femije-agoni, i grisja librat per femije
Femije i lig qe vetem dyshoja e genjeja
Keshtu qe qeshe i pari qe zhvesha nje vajze ne mehalle
Miturake si une e shfletoja me nje gisht te laget
Dhe keshtu i fundit teprova nje dekade me vonese
Duke shfletuar vetem libra si ato mbathje te pastra kukulle
U rrita ne libra, qeshe i fundit qe zhvesha nje vajze
Por te pakten shpetova
Nga dhelpra
Dhe dliresia e pules
Si edhe nga fshatari i mencur qe mundi mbretin
I shqepi edhe te bijen
Dhe ja kam arritur te shkruaj per mrekulli
nje vjershe qe i vogel
per syte e pafaj te ujkut
Dhe frymen e tij te athet
qe hukat zemren time-kembane
Foshnje rritur ne nje pyll te shpyllezuar
I zgjodha qe pa mesuar te lexoj
Librat
Me nje shqise te inatosur qe i ndan sakte
Kerpudhat e helmeta nga te ngrenshmet
S'pati kelysh k*urve te me mbylle
Ne azilet me ilustrime te femijeve
Libra te shiturish ku fillon dhuna
Ashtu si e pakuptuar
nje inkuizicion i madh, nje zjarr duhet
Ta djege injorancen e librave per femije
qe jane libra si tagjia ne drithera
Gjenerata te frikshme rritur nga gjyshe qe vdesin
Dhe libra me makievelizma junioresh
Poema per fashizmin kristian dhe alkimine
Libra qe ne fakt duhet
Plot art e lajle te na i servirnin
Por krejt te thinjur
Te deshironim vete te vetehumbnim kontrollin
(Le te prallisnin kuajt c'te donin, le te thyheshin gardhet
Nga pornografia infantile)
Te na provokonin sa te donin per te provuar besimin e forte
se nuk eshte krim vetem te shkruash librin
se nuk eshte krim vetem te shkruash keq
se nuk eshte krim vetem te shkruasht danisht
E patave te egra danisht t'u ngjitesh emra
Krim eshte se ti je nene, duhet te jesh nene
O nene, libri eshte perdhunimi i pare qe pesova
Sapo mesova te lexoj
une nuk desha te perfundoj keshtu
Por libri keshtu perfundoi
Fjale ...
Pra krimi yt eshte se lehte-lehte
Projektove
nje dhune te destinuar per femije
Me pata folese daneze
E bere sic thashe lehte-lehte
Pengesa e vetme, arti i gatimit dhe morali
qe nuk e di ne i ushtrove ne javet intriguese
Kur shkruaje cudine ritmike qe s'ndalej as nga ato vete
Oh... zonjushe me fal, zonje skandinave e pa emer
Me fal per gjithe kete ligesi
Ate kodosh liber ne fakt as qe ta kam lexuar
Por ky terbim me mban gjalle
(Jam krenar qe kam qene i kuq flake)
E ta dish, ka kohe, vetem sa lodhem per pak qetesi
Pak vetepermbajtje
E mbase eshte e vertete qe ne i duam femijet njesoj
Dhe qetesine
Dhe une mbase paskam bere krim
nje fjale e fundit:
A ke qene krejt e qete per ato patat
Kur i shkrove
Apo je treguar kaq makaber sa na ke lene te zgjedhim?

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ervin Hatibi    

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ervin Hatibi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: