Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rikthimi i Behramit në vendin ku u quajt "tradhtar"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Rikthimi i Behramit në vendin ku u quajt "tradhtar"  Empty
MesazhTitulli: Rikthimi i Behramit në vendin ku u quajt "tradhtar"    Rikthimi i Behramit në vendin ku u quajt "tradhtar"  I_icon_minitimeWed Mar 23, 2011 6:38 pm

Rikthimi i Behramit në vendin ku u quajt "tradhtar"  23-behrami4

Feusisberg, 23 mars - Mesfushori kosovar, Valon Behrami, do të luajë të shtunën me Përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2012" kundër Bullgarisë. Për Behramin 26-vjeçar kjo do të jetë ndeshja e parë pas nëntë muajve mungese. Herën e fundit kur Behrami luajti për Zvicrën ishte 26 qershori i vitit 2010. Ai në ndeshjen e fazës grupore të Botërorit "Afrika e Jugut 2010" luajti vetëm 31 minuta kundër Kilit. Arbitri Al Ghamdi e ndëshkoi me karton të kuq.
"Kam jetuar nëpër shumë momente të vështira, pasi disa nuk më ndihmuan aspak pas kësaj. Tash shumë mirë e di se kush në të vërtetë më përkrah mua", tha Behrami, i cili nuk dëshiron të përmendë emra. "Njerëzit thoshin se unë e jam përgjegjës për eliminimin e Zvicrës nga Botërori. Ndjeva se ata e morën kartonin tim të kuq si diçka personale, por unë vetëm u mundova të kryeja punën time. Mendova se ai ishte Botërori i fundit për mua dhe nuk ishte aspak e lehtë ta pranoja një gjë të tillë".
Behrami është munduar ta lërë pas shpine eliminimin me aktivizim te skuadra e West Ham Unitedit, por nuk ndodhi. E përcollën shumë lëndime dhe më pas haptas tregoi se po i mungon futbolli italian. "Pati shumë faktorë negativë dhe ndihesha më mirë në jetën time private. Edhe kur luaja te West Hami nuk isha i kënaqur edhe nëse shënoja gol. Mendoja se mund të harroja zhgënjimin e botërorit brenda një muaji, por ishte shumë më e komplikuar se kaq", tregon Behrami.
Në miniafatin kalimtar Behrami mori një ofertë nga Fiorentina dhe përfundimisht iu kthye formës së tij të mëparshme. Ai pranon se Serie A është më e dobët se Premier League, por ai ndien brenda vetes diçka të bukur kur luan në këtë ligë.
"Futbolli anglez është më i miri në botë dhe më i komplikuari. Por, në Itali edhe skuadra e fundit është e zhvilluar taktikisht, gjë që nuk është në Angli", tha ai.
Behrami në çdo skuadër që ka luajtur është stabilizuar menjëherë, kurse te Fiorentina është titullar i padiskutueshëm i trajnerit serb Sinisha Mihajloviq.
"Te Fiorentina isha në gjendje të luaja sërish dhe falë kësaj u riktheva te Zvicra. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe për këtë jam tepër i lumtur", shtoi Behrami. "Në Angli luaja të shtunën dhe gjatë pjesës tjetër të javës nuk ndihesh si futbollist. Në Itali presioni i mediumeve është konstant, ka shumë gjëra të këqija, por karakteri im më ndihmon shumë".
Behrami deri më tani ka zhvilluar 28 ndeshje me Përfaqësuesen zvicerane dhe ka shënuar dy gola.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rikthimi i Behramit në vendin ku u quajt "tradhtar"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: