Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur?  Empty
MesazhTitulli: Bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur?    Bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur?  I_icon_minitimeMon Apr 04, 2011 7:15 am

Bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur?  Vg-shqiperia

Nuk ka këshillë më të keqe se ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
Naum Veqilharxhi
Deklarata e fundit e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Kosovë (dt. 18.03.2011), z. Edmond Haxhinasto dëshmoi edhe njëherë se çështja kombëtare shqiptare konsiderohet tashmë e mbyllur, të paktën për pjesën kryesore të elitës politike shqiptare. Ai tha se kërkesa për bashkim e shqiptarëve është e dëmshme për shqiptarët, duke nënkuptuar se ndarja e tyre në disa shtete është diçka pozitive. Bashkëbiseduesit e tij të Republikës së Kosovës, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm me heshtjen e tyre e miratuan këtë deklaratë. Ndoshta ata e kanë parë veten si përfaqësues të një shteti pa sovranitet, që mbrohet nga ushtarë të huaj, që me Kushtetutë shpallet shumetnik dhe nuk i lejohet të bashkohet me Shqipërinë! (Sa për betimin e UÇK-së, të shkuara të harruara!) Kryediplomati i Shqipërisë u angazhua që të ndihmojë në njohjet e mëtejshme ndërkombëtare të shtetit kosovar dhe për bashkëpunim më të ngushtë për integrimet europiane. Pra, të njëjtat angazhime dhe asgjë më shumë se çdo të merrte përsipër çdo shtet tjetër që e ka njohur Republikën e Kosovës. Një tjetër ministër shqiptar para ca kohësh u shpreh se Serbia është një partner strategjik i Shqipërisë në rajon. Në këtë mënyrë, Shqipëria ka vendosur prej kohësh një barazi të marrëdhënieve diplomatike me Serbinë dhe Kosovën. Në lidhje me bisedimet Serbi-Kosovë, Shqipëria thjesht i inkurajon ato si mënyra e duhur për zgjidhjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, sërish i njëjti pozicionim që do të merrte një shtet tjetër në Europë apo në ndonjë kontinent tjetër që nuk ka interesa të drejtpërdrejta në bisedimet në fjalë, por i intereson paqja dhe klima e bashkëpunimit në mbarë botën.
Një ditë përpara vizitës së ministrit Haxhinasto në Kosovë, presidenti i IRJM-së u prit nga homologu i tij i Shqipërisë. z. Topi shprehu mbështetje për realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa z. Ivanov e barazoi situatën e shqiptarëve të IRJM me atë të pakicës maqedonase-bullgare në Shqipëri. Ai madje deklaroi se do të ishte mirë që Marrëveshja Kornizë e Ohrit të zbatohej si model edhe në vendet e tjera të rajonit. Pra, ajo që nënkuptohet në këtë deklaratë është njëra nga të dyja: ose vendet të tjera në rajon na qenkan shumetnike si IRJM-ja, ose Marrëveshja e Ohrit është një rregullim kushtetues për integrimin e pakicave, që normalisht gjenden në çdo shtet ballkanik. Sërish konfirmimi i pozicionit të Shqipërisë ndaj IRJM nuk është ndryshe nga ai i vendeve të tjera që Marrëveshjen Kornizë të Ohrit e përshëndesin si zgjidhjen për qëndrueshmërinë e shtetit dhe jo domosdo si mjeti më i përshtatshëm për përfshirjen e shqiptarëve në të njëjtin nivel me atë të sllavo-maqedonasve. Të paktën Shqipëria të ishte interesuar se përse edhe pothuaj 10 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes, ajo mbetet ende e paplotësuar! Shtetarëve tanë as që u shkon nëpër mend që Shqipëria të bëjë presion për interesat e shqiptarëve të IRJM, siç bën Greqia presion për çështje të paqena si puna e emërtimit të shtetit!
Me Malin e Zi marrëdhëniet e Shqipërisë deklarohen të shkëlqyera, ndërkohë që heshtet për mungesën e të drejtave të shqiptarëve jashtë qytetit të Ulqinit, si p.sh. në Plavë, Guci, apo Tuz. Duke ardhur te marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë ku shteti ynë anëtar i NATO-s dhe i gatshëm të ndihmojë përhapjen e demokracive në Afganistan, Irak e Libi, nuk tregon as minimumin e gatishmërisë për të mbrojtur interesin kombëtar dhe dinjitetin kombëtar. Përkundrazi, pasi dështoi në dhurimin e hapësirës detare, qeveria e Shqipërisë po kërkon me ngulm që ta legalizojë dhe legjitimojë fushatën njëzetvjeçare greqizuese të krahinave jugore (a ju kujtohet Deklarata Micotaqis: Greqia do të kërkojë në Shqipëri atë që shqiptarët kërkojnë në Kosovë?), duke hartuar një pyetësor të regjistrimit të popullsisë ku qytetarët mund të vetëdeklarohen për etninë dhe fenë!
Që nga rënia e diktaturës, çështja e çamëve të shpërngulur nga vendi i tyre nuk ka qenë asnjëherë pjesë e kërkesave të Shqipërisë ndaj Greqisë dhe aq që mund të krahasohet me programin sistematik grek të sajimit të Vorio-Epirit me anë të uzurpimit të KOASH-it, pensioneve dhe kartave të homogjenitetit, shkollave greke, vrasjes së ushtarëve shqiptarë e deri të mbushjes së varrezave të ushtarëve grekë (që konsiderohen si dëshmorë të Vorio-Epirit!) me eshtrat e shqiptarëve të vdekur.
Çështja çame edhe kur përmendet nga politika shqiptare, reduktohet në çështje pronash. Kohët e fundit, PDIU-ja po bën përpjekje për ta artikuluar si pjesë të çështjes kombëtare, por mënyra e reagimit të partive të mëdha dhe i mediave ndaj saj ka krijuar efektin e reduktimit të çështjes kombëtare te çështja çame. Veprimtaritë kombëtare të PDIU shpeshherë pasqyrohen në media si të “partisë çame”, si për të thënë se çamëve u ka mbetur të valëvisin flamurin kombëtar për shkak të kërkesave të tyre specifike në Çamëri, sepse shqiptarët e tjerë i kanë zgjidhur problemet e tyre. Harrohet se gjenocid, spastrim etnik e shpërngulje nuk kanë pësuar shqiptarët vetëm në Çamëri, por në katër cepat e atdheut. Po kështu, mediatikisht barazohet pozicionimi i PBDNJ-së me atë të PDIU-së: të dyja parti shqiptare, por njëra faktikisht mbron interesat e pakicës greke, ndërsa tjetra interesat e “pakicës çame”; dashur pa dashur “Vorio-Epiri” barazohet me Çamërinë, duke u krijuar përshtypja se kjo e fundit është një çështje po aq e fantazuar sa edhe e para.
Mbyllja e çështjes kombëtare nuk ndodh vetëm për shkak të politikës, por edhe për shkak të mungesës së reagimit të shqiptarëve. Fakti që politikanët tanë ndihen të lirë dhe të papenguar që të bëjnë deklarata se bashkimi shqiptar është i dëmshëm, do të thotë se ata nuk e llogarisin reagimin kombëtar, se e dinë se nuk do të japin llogari për deklaratat dhe veprimet e tyre që dëmtojnë bashkimin e kombit, se ata e dinë se nuk do të ndëshkohen për këtë gjë. Përkundrazi kanë frikë se do të ndëshkohen politikisht nëse mbrojnë çështjen e bashkimit! Ata pak politikanë që flasin hapur për bashkimin e shqiptarëve si diçka e natyrshme janë ose politikanë të mënjanuar nga konkurrenca për pushtet, ose pa ofiqe zyrtare, ose që i kanë dhënë fund karrierës politike dhe tani kujtohen për çështjen kombëtare: dixi e salvavi animam meam. Jo vetëm politikanët, por edhe njerëz të mediave, apo madje edhe qytetarë të thjeshtë në biseda të rastësishme e pohojnë se jemi një komb, por ngushtohen kur vjen fjala te bashkimi: çuditërisht në atë çast secili prej tyre e ndien veten si diplomat a Kryeministër dhe fillon të llogarisë se kujt fuqie botërore i intereson bashkimi i shqiptarëve e kujt jo, se nuk ia vlen të hapet tani kjo bisedë se mos na tremben miqtë tanë ndërkombëtarë etj. Përfundimi është njëra nga shprehjet: bashkimi është i kotë se do të hyjmë në BE; bashkimi nuk na duhet se na dëmton; është diçka e mirë, por e pamundur dhe nuk ia vlen të lodhesh; bashkimin nuk e bëjmë dot vetë; do të bëhet vetë një ditë (p.sh. me Rrugën e Kombit). Me një fjalë: bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur.
Në mënyrë paradoksale, shqiptarët dalin se janë një komb që nuk e duan bashkimin kombëtar! Në të vërtetë shqiptarët mashtrojnë veten se janë një komb kur kanë hequr dorë prej bashkimit. Komb nuk do të thotë vetëm prejardhje, kulturë e kujtime të përbashkëta. Këto janë thjesht baza për një krijimin e një vullneti për të jetuar së bashku, tani dhe në të ardhshmen. Nuk ka përkufizim shkencor të kombit që të mos ketë elementin e shtetformimit, që do të thotë se jemi komb për sa kohë që synojmë të kemi institucionet politike të përbashkëta. Ne biem në gabimin metodologjik të konceptimit të kombit si një krijesë historike që me t’u formuar njëherë është i përjetshëm. Mirëpo në fakt, kombi është një bashkësi e përfytyruar me anë të ideve dhe veprimeve tona, është një “plebishit i përditshëm”, siç e përkufizonte Renani. Pa vetëdije kombëtare e projekt kombëtar, kombi mbetet thjesht formalisht, si një shënjues pa të shenjuar, një lëvozhgë pa përmbajtje. Adri Nurellari ka të drejtë kur në një shkrim të para disa ditëve shkruan se duke braktisur vetëdijen kombëtare, po rrëshqasim në një situatë të ngjashme me Mesjetën e errët, ku mbizotëronin identitetet lokale e fetare dhe kjo gjë po na vështirëson ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të shtetit modern ligjor (Gazeta “Shqip”, 13.03.2011). Nëse shqiptarët nuk arrijnë të ndërtojnë shtetin e tyre, do të jenë shtetet ku ata jetojnë që do të rreken të përcaktojnë kombësinë e tyre: në Kosovë vendi që lihet bosh nga heqja dorë prej projektit të bashkimit shqiptar do të plotësohet nga projekti i “kombit kosovar”.
Sot për sot, mbyllja e çështjes kombëtare është pozita hegjemoniste në trojet shqiptare. Si çdo hegjemoni, ajo e paraqet veten si alternativa e vetme, por ne e dimë se çdo hegjemoni krijon kundërshtime dhe është e pacenueshme për aq sa nuk paraqiten projekte kundërhegjemonike. Për ta rihapur çështjen kombëtare nevojitet një lëvizje shumëplanëshe politiko-kulturore në mbarë trojet shqiptare, e cila të ketë në qendër kombin. Duke brendashkruar te kombi kërkesat e ndryshme shoqërore që kanë shqiptarët si qenie njerëzore dhe si qytetarë dhe duke lidhur aleanca me lëvizje të sferave të tjera, duhet të përpiqemi që projektin kombëtar ta kthejmë në një hegjemoni të re kudo ku jetojnë shqiptarët. Përkundër logjikës së diferencimit të politikës së sotme që kërkon që çështjen kombëtare ta copëtojë në disa çështje të veçuara që gjoja zgjidhen në kuadër të shteteve ballkanike nevojitet të zhvillohet logjika e barazimit të këtyre çështjeve dhe artikulimit të tyre së bashku si pjesë të së tërës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bashkimi i shqiptarëve është një çështje e mbyllur?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur
» ÇAMËRIA nuk është thjeshtë çështje pronash
» Rruga jonë është e vështirë, sepse është pëpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë
» Çështjet e kufijve janë kapitull i mbyllur
» Bashkimi Kombëtar Shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: