Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rrena me rrogat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rrena me rrogat   Empty
MesazhTitulli: Rrena me rrogat    Rrena me rrogat   I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 10:34 am

Punëtorët e arsimit janë mashtruar rëndë nga Qeveria e Kosovës në lidhje me pagat e rritura prej 50 për qind. Asnjëri prej tyre nuk ka përfituar një ngritje të tillë të pagave, ndonëse për të ishin zotuar të gjithë zyrtarët më të lartë nga ekzekutivi i vendit.
Pagat e muajit mars, sipas punonjësve të arsimit, janë rritur rreth 30 për qind, e jo 50 për qind sa u ishte premtuar në vazhdimësi nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Pagën me rritje e kam nënshkruar 345 euro neto, ndërsa në llogarinë bankare më kanë dalë vetëm 315 euro. Pra, 30 euro më pak sesa që kam nënshkruar”, shprehet i shqetësuar me mosmbajtje të premtimeve qeveritare mësuesi N. V. nga Prishtina.

Ai sqaron se më herët paga e tij neto ka qenë rreth 235 euro dhe diferenca nga paga e fundit është vetëm 80 euro, e cila i bie rreth 30 për qind rritje. “Si mund të ketë rritje të pagave prej 50 për qind, kur unë i kam marrë vetëm 80 euro më shumë. Po të ishte rritur 50 për qind, atëherë është dashur t’i marrë 117 euro më shumë pagë”, pohon ai.

Edhe profesoresha S. H. ankohet se janë mashtruar nga Qeveria sa i përket rritjes së pagave. “Paga ime nuk është rritur për 50 për qind, por prej 30 për qind. Çdo kush mund të flasë çka të dojë, por unë i shikoj mjetet në llogari për muajin shkurt dhe mars. Dallimi për rritje të pagave është rreth 30 për qind”, tha ajo.

Sipas saj, përpos kësaj as shtesat për janar dhe shkurt për rritje të pagave nuk i kanë marrë nga Qeveria. “Ku janë shtesat retroaktive që na i kanë premtuar. Po luajnë me ne si macja me miun”, thotë ajo.

Pavarësisht ankesave të punëtorëve të arsimit se pagat nuk u janë rritur 50 për qind, sindikalistët i dalin në krah qeverisë, duke thënë se pagat janë rritur ashtu siç është premtuar.

Ali Shabani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Arsimit të Kosovës, thotë se paga bazë e mësuesve të shkollave fillore është 215 euro, ndërkaq e mësuesve të shkollave të mesme është 235 euro.

Sipas tij, nga kjo shumë secilit punëtor i është rritur paga 50 për qind. Ai pranon se mësuesit kanë marrë gati nga 30 euro më pak, nga ajo që kanë nënshkruar, mirëpo kjo, sipas tij, ka ndodhur për shkak të një gabimi në llogaritje të pagave.

Shabani ka shtuar se përveç pagës, punëtorët e arsimit me kualifikim të lartë, marrin edhe 10 për qind të pagesës, si dhe 0,3 për qind për përvojë të punës. “Rritja e pagave është bërë për 50 për qind. Edhe unë për vete do të dëshiroja të marr pagë 1000 euro në muaj, por marrëveshja me Qeverinë ka qenë ashtu. Çdo kush mund të flasë çka të dojë, por po ju them se marrëveshja për rritje të pagave është zbatuar 100 për qind”, tha ai. /Zëri/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rrena me rrogat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: