Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Poezi pa fund

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:23 pm

Sot qenka Shen Valentini
Harruam qe jemi te dashuruar...
Shoh sy qe i ka mbuluar trishtimi
Te rinj qe ecin si qënie te harruar....

Bo bo sa keq me vjen per moshen tuaj
Madje shume me keq me vjen per Dashurine
Nuk e di per çfar me teper te vuaj....
Kur shoh te inatosur te gjithe Shqiperine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:24 pm

Puhizë......


Buçima e fortë shkëmbore, seç nisi e përvëluar
nga gjahtarë, të ngujuar, të mbërthyer me zinxhirë
Pushtimi i krahëve, të ndjera, u kthye i malluar
pa shkaterruar, pa tejshpuar, pa brenga, i shtrirë

Pa dashur, gjerdanët prej yjesh, rreth qafes.
shkaktonin lëkundje, rizgjime, fantastike
e përhumbur, zhvendoset ajo frymë çarçafesh
shoqëruar, nga kalorësia e madhe meteorike.

Puhizat e ngopura, të etura, dilin, qarkulluar
të tmerruara, të ndara me betejat, atë ditë vere
degëzonin shtëllunga, malesh, pa u zëmëruar
ne liqenet e zjarrta, ndjekur nga oaze pranvere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:24 pm

Vetëm një....


Vetëm një prekje, vetëm një ekstazë,
vetëm një pasqyrim,
me jetën..

Vetëm një puthje, vetëm një rrahje,
vetëm një ikje,
me dashurinë...

Vetëm një flete, vetëm një vllad,
vetëm një diell,
me miresine...

Vetëm një ardhje, vetëm një ëndërr,
vetëm një nostalgji,
me vetminë...

Vetëm një vatër, vetëm një zë,
vetëm një përballje,
me befasinë....

Vetëm një qiell, vetëm një auerolë,
vetëm një engjëll,
me përjetësinë.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:25 pm

Mendoj...


I them vetes ç'po mendon, pse ndalove
diku?!
me gjithë telat e violinës, u pengove,
atë natë,
Seç këndonin zogjtë, në pyjet e bleruara,
po ashtu..
Seç binin pikat e shiut, nëpër atë rrugicë,
të thatë..

Përzjerë të tregonin ato gjurmë, pasi i
i shkela!
Në gjithë stolat e parqeve, ndihej veç
ajo vesë.
Mjegulla e ikur, e ardhur në një formë
me hostena!
Jepte lajme të largëta, nga ajo botë,
në harresë.

Shumë herë më tërhoqi era, me forcë,
më përplasi.
Dhe dielli me nxehtësinë e tij trupin,
ma preku.
Krahët e hapura si flutura, ajo pranverë,
seç i qasi!
Ndjenjat e fjetura në shpirt, ëndrra lehtë,
mi ceku...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:25 pm

Vegim....


Qielli flakëronte,
retë zbrisnin,
pa thënë përgjigje
merrnin udhën
e kthimit,
pa kalldrëme
të zëna.
Me ngjyra
të pastërta,
drejtoheshin
atje tej
në fund,
të detit
humbisnin,
zhdukeshin,
me diellin
veniteshin,
në perëndim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:25 pm

Rendi pas.....


Rendi pas ndjenjës së lënë,
të ikur me
heshtjen!

Rendi pas lotit thuajse të zënë,
nga malli
i zjarrtë.

Rendi pas hapit të sapo hedhur,
pranoje dhe
buzëqeshjen!

Rendi pas atij harkut të perulur,
të vene tek
një hartë.

Rendi pas zërave te largëta,
në harmoni me
erën.

Rendi pas dallgëve të fshehura,
që sjellin
brishtësinë!

Rendi pas ëndrrave të arratisura,
që nga brënda mbyllën
derën.

Rendi pas zemrave të rizgjuara,
ku gdhendën
dashurinë......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:26 pm

Kur dashuron je njeri tjeter!
Kur dashuron rri dhe pa gjumë...
Kur dashuron mendon per neser.
Kur dashuron...i ziu unë...!

Keshtu i nisa dikur nje kënge
Pastaj mendova ta bej refren!
I zhytur keq ne nje det ëndre
Kur dashuron...vuan si qen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:26 pm

Kur dashuron lumturia le te shoqeroj
Kur dashuron ne enderr mundesh ta takosh
Kur dashuron e nesermja le te jet takim
Kur dashuron fjala Te Dua behet magjike.

Keshtu vazhdo testin kenga let hejoje
Dashurin tende zemra ta gezon
Keshtu mer kujtimet te mirat kujtoj
Keshtu me pak vuatje poezi te vazhdoj.:)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:26 pm

Dua kafken te hap e trut ne grusht ti kap
Ti perplas shume here ne mure
Si nje peshkatar oktapodin perplas ne gure
Shikoni ato qe mend ngrordhura kane
Jeten me mire se une e bejne

Do hap dhe kraharorin te nxjerr timen zemer
Ata qe se kane ne jete kane bere emer
Pa tru e pa zemer ne timin vend
Jane bere ministra, jane bere president
Do i heq, vec se i kam barre
Se sa i mbajta me thane e marre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:26 pm

Trego....


Trego, rreth gjetheve të rëna, me petk të purpurt,
tregoja reve, historinë tënde, të përtëritur,
tregoja stuhive, pse degët forcërisht, era i shkund,
tregoja një fëmije, me fytyrë tejet të mërzitur...

Trego, se si muzgjet, në trupin tënd pëshpërisin,
tregoja detit, ëndrrën e parë, atë natë dimri,
tregoja diellit, historinë e rrezeve, që të rrihnin,
tregoja luleve, pse aromën e tyre, e mbante veç Prilli..!

Trego, pareshtur prekjet e lëna, në zgjim askohe,
trego, pse lotët e harrura, atë mesnatë, të çliruan,
trego, ecjet e bëra, në portat lozonjare, vjeshtore,
trego, se si jeta qepi copëzat, që nuk t'u shteruan...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:27 pm

Harmonia e shpirtit...


Ku ndodhet strofkulla e errët, si vetë korbi,
që fshihet në gjurmët e lëna, derisa të agojë,
ku ngrihen shkallët e ndjenjave, ku hidhet hobi?!
ku flenë zërat, që jo kushdo, mundohet t'i kërkojë?

Sa lëndime, ngazëllime, dëshira, dilnin prej teje,
si soneta të këputura, të notave, të pentagramit,
nuk njihnin paqe, turreshin pas luftë, ..beteje,
orët, sekondat, i rezistonin pa druajte,.. oqeanit!!

Si pishtarë, flakërues, ..shuheshin atë natë,
shkëlqimin e ruanin, çlironin me zor përjetimet,
litarët e gdhendur, të shumtë, ... e të gjatë,
lidhnin shtrëngueshëm urën, këpusnin zhgënjimet!!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:27 pm

Muza ...


Reflektohet përmes perdeve, një trajtë portreti,
me muzikën e pianos, mijëra nota ...lëshon,
në ajër poeti thërret muzën, prej së vërteti,
të liruar, të shfaqur, të veshur, gjithë jehonë!!.

Seç u ndeshën papritur, fytyrat e shumta,
seç ndiqen nga pas, nga freskia mëngjesore,
me natyrë dritash, vezullimesh, të humbura,
çelin, fuqizohen, nën ecjet e hijeve malore!!

Me kaltërsi, fisnike, poeti muzën e skalit,
me gërmat, delikate, të arnuar me astarë,
sytë blu, shoqëruar nga qerpikët, ai i nxit,
nis e thur vargje, në fletë, madje, vargun e parë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:27 pm

Një moment...


Një moment, vjen koha, të dalim me vetveten.
Një moment, hedhim shikimet, pa ditur diku..
Një moment, presim akujt e trashë, të treten..
Një moment, hapen flatrat e zemrës, po ashtu.

Një moment, pranojmë, pasqyrimin e liqenit.
Një moment, vargmalet tunden, mbi kraharor..
Një moment, numërojmë yjet, në kupë të qiellit ..
Një moment, ndizet zjarri, i pamposhtur shekullor!

Një moment, kujtojme, kur folëm, për herë të parë!
Një moment, dëshirat lundronin, në pafundësi..
Një moment, ndjekim te ardhmen, krejt si të marrë..
Një moment, shpirti vjen e dehet, me kaltërsi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:28 pm

Mall...



Kam mall, që nuk venitet, thuajse të pashuar,
më ndjek nga pas, të më arrijë me mundime!.
I zvarritur, i brishtë, i shpërndarë, i duruar..
përhapet në atë brendësi, të terë qenies sime...

Atë mall, ku rrebeshet e shiut, m'a kanë shtuar,
e njomën, e tretën, e mbytën, me psherëtime..
Mallin veç ëndrrat e braktisura, m'a kanë thelluar.
Më kanë nxitur t'i jepem e tëra, pa hidhërime!.

Malli të mbetet larg për vendin, ku e ke lënë!..
I gjallë, i ëmbël, i pashlyer, për njerëzit e ikur,
T'a çliron frymën, e pajetë, ku përpëlitjet ia kanë zënë!..
Memoriet do t'a ndezin, më kurrë s'kanë për t'a fikur.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:28 pm

Nganjeher me duket Bota shume e vogel.
Madje edhe qielli, me ngjan sa nje filxhan.
Shqiperia e Madhe rrudhur sa nje gogël...
Gjithe kete sherrnajë nuk di si e mban!...

Bejme sherr me vetvehten, deri ne pagjumesi.
Bejme sherr dhe me stinet qe jane kokolepsur.
Bejme sherr me Statujat...qe sollen liri!
Bejme sherr dhe me endrrat qe krejt jane molepsur...

Ngado neper endrra, na vijne djaj me brirë
Dikush ka mallkuar, qe vuajm kaq fort
Kur ishim shume keq, na dukej shume mirë
Tashti...paradoks...veç mall...vetëm lot.

Une bej te mbeshtetem tek vargu Gloretës
Shpesh herë dhe rrezohem, plagosem në shpirt.
Sa pak...marrim kohë, nga depot e jetës.
Sa shumë verbëri...sa mall...për pak drit'!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:29 pm

Nisin.....



Nisin të shfletohen, pa lodhje.. petalet pranverore..
Nisin ia marrin bilbilat, në korr këngëve magjepsëse..
Nisen, pa kthyer kokën, bulëzat e ëmbla, mëngjesore..
Nisin, të përjetojnë zemrat, befas çaste.. tërheqëse.

Nisin, fletët të blerojnë,.. për të parën...herë..
Nisin dhe gjokset të gufojnë, fort nga dashuria..!
Nisin, shpirtrat të shijojne, atë gjendje,.. pranverë
Nisin lotët të rrjedhin, ngaqë kokëulur, iku vetmia.

Nisin të bjere, padurim shiu....në barin e blertë!..
Nis t'a njomë, fillon të zgjojë,.. madje milingonat..
Nisin, të gurgullojnë burimet, shuajnë etjen e shpejtë..
Nisen, tingujt të ngrihen në qiell, .. si vetë balonat....!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:29 pm

Thuaj...


Thuaj të paktën me fjalë, se si iku papritur dita..
thuaj me fjalë të paharruara, si humbi reja e përhitur..
thuaj me fjalë pa u ndjerë, kaq gjatë gjumin unë e prita.
mendo për një skulpturë, ...kush vallë e ka skalitur?!

Pëshpëriti ngadalë, diellit, që pas stuhive struket.
Pëshpëriti foshnjës së fjetur, që mezi pret të lozë..
Pëshpëriti acarit, të ftohtë, që verës me ëndje i lutet..
pëshpëriti ngrohtësisht, zemrës kthyer ngjyre rozë..

Mos i thuaj shpirtit, ti do të rrëzohesh... sërish!!
Mos i thuaj ndjenjës, nga ti unë do të largohem!
Mos i thuaj trishtimit, do tretesh, si kohë qirinjsh..
Thuaji jetës, pranë ëmbëlsisë tënde, unë do strehohem....!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:30 pm

Mesnata.


Një mesnatë, kushdo e priste të vinte,
në dheun e lashtë..
Nje mesnatë përtej horizonteve çapitej,
në gjiret e shtrënguara..
Një mesnatë në fillin e historisë linte,
stuhira të tëra nga jashtë.!
Një mesnatë tregonte mbresat e saj,
si burime të kulluara..

Nje mesnatë që të çelte udhët, mijëra
çudira të zgjonte..
Një mesnatë, ku ëndrrat njëra pas tjetrën,
të vargëzuara ndiqnin.
Një mesnatë, bashkë me rufete, shkrepëtimat,
rrugët i bllokonte..
Një mesnatë ku sytë e lodhur, të heshtur,
mes tingujsh flinin..!

Një mesnatë ku sorkadhja pas pemëve,
strukej e frikësuar..
Një mesnatë, ku gjyshërit nipave u lexonin,
me endje historitë..
Një mesnatë, ku dritat, qëndronin te cepi,
prisnin për t'u shuar..
Një mesnate, e formëzuar,.... nxitonte,
të udhëhiqte lirinë.....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:31 pm

Vazhdon i dashur te me gezosh
dhe nuk e fsheh je shume fisnik.
Nje kompliment mund ta pranosh
Ti ke nje varg shum simpatik!

Une dua njerzit te jene te lumtur
dhe deshiroj krejt sinqerisht
qe ne mes shqiptarve te jete futur
Slogan per jeten: Duaj pozitivisht!

Ndaj jam mirenjohes per çfar me shkruat
Do e mbaj gjate une ne kujtes.
Vertet i dashur me befasuat
gjithmone shendet, dhe paç sukses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:31 pm

Thirre......


Thirri ato forca të ikura, si kuaj në shkretëtirë..
Thirri ato rrahje zemrash, ...prej të cilave vlon jeta..
Thirri nga pas, portreteve që enden në humbetirë...!
Thirri pa pushim, ....syve ku pasqyrohet e vërteta...

Thirre nga thellësia e detit, ..kujtimin e fshehur...
Thirre nga një gëmushë, qengjin lozonjar, të bardhë.
Thirre nga kodra, atë hije të ikur, e të trembur.
Thirre shpirtin, e fjetur mbi.. jastëkun gërmadhë...

Thirri dikujt, që në vrapimin e tij të parë.. u rrëzua
Thirri vashëzës, ..që syulur gjatë udhëkryqit humbi.
Thirre vegimin e ardhur, që mes përpëlitjesh u zgjua
Thirre emrin, e shkruar, në pemën,... buzë një lumi.....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Poezi pa fund  - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 5 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi pa fund
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
 Similar topics
-
» Poezi nga Zenalda Hajdari
» Poezi shkruar nga një matematikan
» Poezi nga Naim Kelmendi
» Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» Van der Sar pensionohet në fund të sezonit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: