Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Poezi pa fund

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:04 pm

Apeli....


Nën mbushullimën e zemrës, lashë ca fjalë,
boshe, prekëse, pse e tronditur.
Prisja si natyrë, jetën, të më falë,
atë ndjenjë, të humbur, të fshehtë, të ikur.

Kjo ndjenjë e venitur, mua apel më bëri,
një apel të poshtër, pa frymë, të vrarë.
Nuk më sillte veçse, kujtesë vreri,
i mbështjellë, nën dhimbjen e frikes, i marrë.

Nuk e pranoja, unë, dot atë dhimbje,...
të trishtë, endacake, të strukur, të krisur.
Të detyronte, shpesh të bije nën mendime,
të zhgënjyera, nga jeta, e lënë, e braktisur.!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:04 pm

Vizita ime


Dje per vizit isha ne nje vende,
ku ka shume lule por zemra dhembe,
ku ka shume njerez por aspak nuk flasin,
c'do lote i syryt shpirtin te godasin...

Ndalova tek nje vende,
mu ne mes dy varrezave,
nga nje lule lashe,
dhe nisa,nisa me ju te flase...

Ne fillim i fola babait,
i tregova per gjithc'ka,per rritjen e vellait,
dhe pastaj nene t'u drejtova ty,
i ndjeva ata duar,i ndjeva ata sy..

sa veshtire e pata se skisha pergjigje,
per pyetjet qe beja,e zemra me digjej,
sa veshtir qenka te jeshe nje i gjalle,
s'munde te flasesh me prinderit aty brenda ne varre...

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:05 pm

Gjallërimi.....................


Një jetë, ne tani kemi,
një jetë, të brishtë,
me dashurinë ne heqim,
atë gjendje, të trishtë.

Një buzëqeshje, unë jap.
shpirtin ta gjallërojë,
të të ndjekë, cdo hap.
zemra, të mos rënkojë.

Dashuria, ty të jep,
atë ndjenje, të fortë.
si femja tek ai djep
që qesh, plot me lotë.......

Nga brënda, ti lëre,
gëzimin tënd, të vlojë,
rrugët e dashurisë,
me endje ti ndriçojë..............

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:05 pm

Të kam......

Të kam dashur, s´të kam dashur, pse aq shumë,
me mendje, me zemër ashtu siç doje ti,
Ti mbretëroje, tutje tek ajo keshtjellë,
ndërsa unë e varfër, në një kasolle, kuti.

Kur u shkrua kjo përralle, unë nuk e gjeta,
Sa e bukur, do kish qënë jeta atëhetë,
Ishin iluzione, të kota, jo të vërteta,
fantazira, ku zemra gënjehej, përherë....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:06 pm

Kjo dashuri, pasion, ka patur,
pse heren e pare, e bukur ishte,
ne zemer, trishtime, pa jete ka hasur,
si jetime e madhe ajo ty te kishte.


Eshte e bukur si margaritar,
ajo jete, ajo dashuri ku besove,
se si shpirti yt aq barbar,
te genjeu zemren, ti shpirtin,s´e clirove.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:07 pm

Vargu......

Iku një ditë,.. iku po ajo natë, atje larg,
e qetë, ishte,. e mbushur me lotët e tu,
lotë, të qelqtë, .që ranë, aty si një varg,
prekës, .. dhe lundronte në oqeanin blu.!!!

Atë varg, e mori fluturimthi një korb,
ta përdorte, ..si fortesë për folenë,
nga sqepi, i ra, ..e ul te ai shkëmb,
ku fokat, e panë, mbi të ranë të flenë.!!

Vargu, mbijetoi, ..përmes asaj stuhie,
rëre, se fokat atë,.. e lanë të vetmuar.
Ishte varg i shkruar, me gërma lamtumire,
i dha paqe shpirtit,.. tejet të dashuruar.....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:07 pm

Ishin dy vargje qe i kisha shkruar
a ishin dy syte e mij te perlotur
asnjeher gloreta nuk e kam kuptuar
pse poete jane kaq shume te perfolur....

Une i lutem Zoti te me jap veç 2 krahë
Dhe te vij te ndaloj mbi valet e Danubit
Se atje ndoshta do digjem ne zallë
Si dashnori i pafat...sii dashnori i fundit

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:07 pm

Petali.......




Të gjeta të ashpër, të gjeta të këputur,
Nga zemra të ofrova, të vetmen, që më mbeti,
të lirë, të fortë, me atë ..shpirt të patundur,,
pse larg meje, ..ta hëngri shpirtin kurbeti.


Rreze aq të forta, ...më ngrohën fytyrën,
të lodhur, të djersitur nga vapa e gjatë.!!
Per ti fshirë ato vuajtje, më dhanë pasqyrën,
delikate, të petali, i nje zambaku të bardhë.!!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:08 pm

Kujtesa....



Si një çarçaf, i errët,u ... hap horizonti,
i gjerë, i trashë, i grisur ...i copëtuar.
Nga njomësirat e cekëta, u ngrit ai gjigandi,
me vorbullën e hedhur, shpinëve, mbuluar.


Atje tutje, seç u dëgjua, një zë thellësie,
i burgosur, i mbyllur, i dyshimeve kohore,
të çonte tek pasqyrat, tradhëtare të mërzisë,
së keqe, torturuese, me vrazhdësi kohore.


Këte, çarçaf, unë, .....dhe mundet, ta mirrja,
të grisur, në copëza, mes thonjve të përgjakur,
me litarë të fortë, çeliku, ...ta mbështillja.
shtrëngueshëm, pa ndroje, kujtesen, e flakur.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:08 pm

Ndjesa....




Se ç´u thye akulli, se ç´u tërbua dita,
se ç´u shkundën retë, pa kuptuar si,
se ç´u hidhërova,... kur unë ty të prita,
kokën, ....mbaja rrugës, që të vije ti.

Se ç´u çudita, .....kur ti nuk po vije,
se ç´më mbeti..... syri, tek ti more djalë,
se ç´kishe ato ndjenja, ..ndjenja krenarie,
nga frika, nuk guxoje, të më thoshe" Më fal".....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:08 pm

sikur Te Isha Djal........

-Sikur te isha djal,kurr sdo te gaboja,
vajzen qe e doja,kurr sdo ta trathtoja,
do ta beja te lumtur,dhe shum te gezuar,
ne jet a po kurr mos te jet e vetmuar,
por ja qe jam vajz,teper e piklluar,
kur dikush tjeter me fatin tim po luan,
me genjen e me fyen,e me le te vetmuar,
dhe me ne fund te thot:TI NUK JE FEMER PER MUA..
ju vazja te reja qe jeni dashuruar,me mir vdekjen-
pranoni se sa djemve tu besoni,
femra eshte e bukur,femra eshte e art,a mos eshte krijuar-
vetem per nje nat.......

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:09 pm

Peng I Dhembjes
Tash as mendja me iken te shoh ndonje enderr,
te kap ndonje shpres,
dridhjen e buzeve nga mishi ta hedh,
e tymin e kokes ne rrug ta qes...

Veten peng i yti jam bere,oj dhembe,
oj jeta ime ne te majte dhe ne te djathte,
as qe dua meshire t kerkoj per ndonje mekat,
per ndonje zjarr...
jo,jo kjo tash eshte mjaft
Kur edhe shpirti qet me shqelm si hajn....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:09 pm

Mos moho..

Dhimbjet, jo mos i largo, sado të ashpra të jenë
Det i pafund, shkretëtirë, me rërë, e kuqërremtë.
Pa dhimbje, nuk do mundja, tí dilja përballë jetës
as çastin ta shijoja, as përplasjen e së vërtetës.


Dhimbjet janë burimi më i afërt, ku mbretëron qetësia,
ku mendja të piqet, aty ku buron dhe dashuria.
Me dhimbje kalon detëra, me dhimbje je bashkuar.
Shpirtin ta kanë forcuar, nuk ta lanë te varfëruar.


Mos moho dhimbjet, ..janë gjëja më e gjallë,
të mbajnë të fortë, nuk ikin, ...nuk vdesin,
krenohu me dhimbjen, ......krenohu pse rallë,
janë humnerë, e thellë, të fuqishme do mbesin.!!!!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:09 pm

Ditët .....


Vijnë ditët, si vetë fletët, kur bjenë në tokë,
sjellin secila nga një ngjyrë, të habitshme,
tërheqëse, e verdhë, të bjenë përmbi kokë,
të dhanë , ndjesinë, e embël, jo të dhimbshme.!!


Se si iku kjo ditë, se si do vijë, po ai kujtimi,
i largët, i mbushur, me grimca të ndritshme,
sa gjatë, do mbahesh, sa do të të sosë durimi,
i vetëm, që kishe, nën strehën e mundishme.!!


Ditet njëra pas tjetrës, ty të papritura të japin,
të ndjekin pas çdo hapi, ti as vete nuk e di.
Në largesi, ty përgjumjen, ato s´do të ta falin,
do të të falin, nje petk mallëngjimi, një fillim të ri.!!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:10 pm

Perkedhelja e loteve


Me lotë të përkëdhela, Me lotë të lashë,
te fjetur, te keputur, te lene, te fikur.
në kraharorin tënd, zemrën ty, ta dhashë,
ta hapa, ta mora, te gjalle, te ndritur.


Loti i bukur, që shkelqente, faqeve ty të ra,
Si copash kristalesh, te holle, te nxehte
vallëzimin tërheqës, lambade, ai ta dha,
te ngrinte, te drejtonte, atje pertej tek rete

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:10 pm

Hapi ....


Të shëtisësh, midis brigjeve, ...të atij lumit,
Ku vaporrët, çdo moment, valët ia ngacmojnë,
të ecësh, midis ëndrrave, të llahatarshme, të gjumit,
T´i mbështjellësh, ato ti lësh, të lira, të shkojnë..........

Atë lule të njomë, me dorën tënde t´a prekësh,
t´i marrësh erë, asaj t´i vish, sa më pranë,
Nga aroma e saj, ti pafundësine do ndjekësh,
një hap, të rrëmbyeshem, të cekët, pa anë.....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:10 pm

Dikur..............


Dikur, pashë diten, dikur i ika atij, shtrëngimit,
duke u kacavjerrë, si lupsarët e gjorë,
u erdha, pas humorit, trashëgimisë, vallëzimit,
u ngjita, përmes maleve, pse pa dëbore.

Dikur, luante, një pjese, pjesa e thellë e shpirtit,
dikur, kënaqej era, më force duke më përplasur,
dikur, dëgjohej ajo gjinkalla, tutje prapa lisit,
dikur, nëpër shtigje, vetminë unë pata hasur.........

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:10 pm

U bene shume dite, larg vargjeve te tua
madje me duket se nga malli po shuhem.
Kam ikur larg prej Internetit, prap si i cmendur te dua...
Jam kaq i permalluar, nga frika se mos me harrosh druhem!

Te gjithe kacavaremi ne litaret e jetes se trishte
Ndonse thell ne shpirt, e duam dikend.
Kjo ndjenje sa e shenjte, pse eshte kaq e brishte?
Te lutem mos me harro, se harrimi me cmend...

Dhe kur mos harroni qe ju deshti shume poeti
Gjithkund kur neper endra te lundroni
Futuni ne shtigjet e pashkelura, se askush nuk e gjeti
Pse vuani JU te gjithe njerzit, kur dashuroni...?!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:11 pm

Largohem......


Largohem në çast, në vendet, nomande e ikur,
se kur do të ndal, këtë nuk e di, as vetë,
Se kur do vazhdojë, të ndriçojë qiriri, krejt i fikur.?
Se kur do ndalen, bubullimat bashkë me rufetë.?


Largohem, atje, me kohën, që çapitet me të shpejta.
Nuk pengohet, me vrull, çan në enigmat boshe.
Largohem, se thesarin e fshehur unë as që e gjeta.
Largohem, t'u rend me shpirt, dallgëve kaltëroshe....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:11 pm

Deti

Unë pranë teje do të vij një ditë,
Të ulëm e të të vështoj ngadalë,
Ti me jep frymëzim, me çel sytë,
Për një moment dashuri më ngjall

Më merr malli për ty o blu’ deti im,
Unë atje u linda vërtet kam mall,
Për mua je më shumë se frymëzim,
T’kam në mendje, zemren ma kall.

Dicka po ndodh o deti im i bukur,
vertet po ndodh kështu me mua,
thellë brenda teje dua të zhytem
e të dashurohem me dallgët e tua.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:12 pm

Nuk di, si..........


Nuk di, si t'ia nis, me penën e brishtë,
bërjen e vargut?
Nuk di, se si të turrem, t'a arrij, ate si
e shpejta shigjetë?
Nuk di, si t'ia mbyll, me fshehtësi portën
atij merakut?
Ngjalljen, e ëndrrave, mistereve, enigmave,
asaj sonetë.


Vargjet, sado në fshehtësi, vërshojnë, me rimë,
si kujtim.
Nga pas lënë copëza, të trishta, aq prekëse,
det i qetë.
Kur hëna, qesh natën, dielli pasdite niset,
në perëndim.
Vargje, në marshim, nisen të hyjnë, tek
e goditura jetë.!!!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:12 pm

Na lodhi udha e gjatë e vjerrshërimit!...
Madje na lodhi kjo mungesë e gjatë...!
Unë për vehte e kam burimin e frymëzimit
Nga vargjet e Gloretës dhe dashurisë së zjarrtë...

Sa shumë do të doja, të kisha kohë më shumë
Të sillja për Poetët e këtij forumi
Vargjet që shkruaj, në netët pa gjumë...
Dhe pak vaj ulliri nga...Llakatundi!

Për nder nuk e dini sa i embël ishte
E leva kotheren me vaj dhe me kripë.
Buzqesha e Gloretës, në pyllin me ullishte
Më dehu, ndaj thura këto vargje si...Prikë.

Ia mora vendçe kengës labërishte
" Moj e mira vetull pënjë...."
U shkundën kokrrat e ullinjve në ullishte
Refreni vazhdonte: " Mos vdeksha pa të zënë!..."

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:13 pm

Yjet vezëlluese...


Befas, duke ikur ajo nate, iku, pse ..nuk pritej,
me krahët e gjata, të mbuluara, aq padukshëm.
Midis nje fermë, toka, me kazem hekuri prashitej,
fermerët, vajtonin, nga gjendja, të papërkulshëm.

Seç nxitoi një makinë, seç ngeci mes autostradës,
duke bërë autostop, njeriu një tjetër priste,
autostopi, rrugë e gjatë, ndaloi, shoferi i radhës,
tha: - nxitoni, hajd hipni, para se makinën, ai t'a niste.

Me aparatin, shkrep momentet, çastet, magjitë,
e natyrës, të gjallë, të çjerrur, ...mes jetëve,
e rropatur, hedh shikimet, fotot i lë pastaj në pritë,
ndez zjarrin, kujtoj yjet vezëlluese, të atyre netëve.......

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:13 pm

Nga burimi rrëzë malit
e bekuar një zanë me mall
flakëron si rrezja e zjarrit
këmbë e saj kur shkel mbi zall.
Buzë liqenit - kaltërsi
porsi hënëzë ajo rri
edhe yjet shkrepin shkëndi
bukurinë ia kanë zili
emrin ia thonë Glori.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:13 pm

E kaluara ime.


Sa her, e lash pas krahëve rrjedhën e fantazis.
Sa her, i pashë nga pas, kthetrat e mjerimit.
Sa her, u kryen ëndrrat e jetës, në ditët e rinis.
Ngelën veç ditët e ardhura, me krahët e mallëngjimit.


Sa her, kam par oqeane, nga larg, të terbuara.
Ku anijet, me spirancen e hedhur, mbi to valzonin.
Sa her, kam patur harrime, zvarritje nga e kaluara.
Ku zëra të ndryshëm, një bot të tërë ta zgjonin........

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Mon Apr 11, 2011 5:14 pm

Vendit të largët......


Sa shumë më mungove, atë mëngjez, kur ika,
më le në mes të rruges, më përqafove me lotë,
pas shpine, nuk të shihja, se shpejtonin thika,
doja të kthehesha, të të dhuroja, përsëri atë botë.


Sa frymëmarrje, m'u ndalën, pa kuptim jam mbytur,
Se burgimin, ti me kanagjella, të forta e ndërtove,
thellë në tingujt e psherëtimeve, unë jam zhytur.
Fajin ia vura largësisë, ku ti me mjegull e mbulove..

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi pa fund
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Medea ose një tragjizëm universal!
» Hëna dhe dielli, simbole kultike te pellazget

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: