Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Poezi pa fund

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:14 pm

Vendit të largët......


Sa shumë më mungove, atë mëngjez, kur ika,
më le në mes të rruges, më përqafove me lotë,
pas shpine, nuk të shihja, se shpejtonin thika,
doja të kthehesha, të të dhuroja, përsëri atë botë.


Sa frymëmarrje, m'u ndalën, pa kuptim jam mbytur,
Se burgimin, ti me kanagjella, të forta e ndërtove,
thellë në tingujt e psherëtimeve, unë jam zhytur.
Fajin ia vura largësisë, ku ti me mjegull e mbulove..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:14 pm

Të jesh fisnik dhe zemërbardhë
të kesh në zemër veç mirësinë
të rrezatosh në Udhën e Gjatë
patjetër cak, ke Dashurinë...!

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...

Por ja që njerzit janë të stresuar
dhe shpesh harrojnë se kanë 1 jetë
ndaj shkojnë e vijnë me shpirt trazuar
dikush Romeo... dikush Xhulietë...

...Miljona vargje që kam lexuar
Me mijëra net që unë nuk fjeta
Qytetit tim kur kam kaluar
kam parë ballkone... por jo Xhulieta!

Kam ndjerë pas krahëve veç psherëtima
Nga mali i Dajtit një erë të thatë
më thante dielli... më lagte bryma
pa fjetur rrija gjer' në Mesnatë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:14 pm

Pres nje çast........



Pres një cast të ikur, të strukur si një femi!..
Në pemët e zhveshura, pa xhaketë gjelbërimi,
Pse ai fener u fik, tjetri mëngjez seç u gdhi.
Toka, të ofronte njomësine, e ruajtur, të priste zgjimi...

Pres një vllad të freskët, të mbuluar me rreze drite.
Të harruar, të braktisur, të zhdukur në memorie,
me gonxhen e sapoçelur, nga dielli i asaj pasditeje.
që hapte syçkat, e përgjumura, në atë stinë pranveroreje.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:15 pm

Jepi nje buzëqeshje.....



Jepi nje buzëqeshje hënës, kur natën ajo del..
Buzëqeshi asaj së errësiren e bën dritë..
Jepua një buzëqeshje, çasteve, të rralla, ku ai diell..
Më ngrohtësinë e tij të shplodh, t'i shton madje fuqitë!!.

Buzëqeshi, një fëmije, që si çapkën ai vrapon!
Jepi nje buzëqeshje një nëne, kur kalon aty pranë..
Një buzeqeshje, tjetrit fytyren, ia çel, ia trazon!!..
Vesen e mengjezit, e ndricon me ajrin e sapo larë....
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:16 pm

Poezia nuk e bën te marrë njeriun...
Poezia atij i jep të ëmblën shpresë...
Dashuria nuk e shkrin, as vetë qiriun.
të fal flatrat, t'i ngjitesh asaj resë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:16 pm

Zemra

Zemer e mare peng, e lene pergjysem,
Zemer e harruar, me buzqeshje te zjarrte
U be nje jete, aty ku ne te dy u ngrysem
Me shkronjat prej perle te nje deti te arte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:17 pm

Të marrësh...



Të marrësh flatrat e një ere, të fluturosh pa kthim,
te pamundësia, ku ti si synim vetes i ke venë,
të drejtosh anijen, më atë timon, ne atë udhëtim,
të hedhësh rrjetat, si peshkatar, i harruar, i lënë.....


Të gjitha mund t'i bësh, nëse kohen ti e gjen,
pa atë kohë, ti, as krahët e rastësisë s'i arrin,
koha është mbretëresha, ku ti atë më s'e kthen,
mbretëreshë, ku kufij të tërë me oqeane i përpin.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:17 pm

Atje diku...



Diku tutje, po binte ajo gjethja e fundit vjeshtore!.
Diku, dikush thërriste nga gëzimi një fëmijë.
Diku midis maleve, kodrave, dëgjohej brengë dimërore.
Diku, dallgët e egërsuara suleshin mbi shkëmbinjtë!!.

Diku, këndohej një këngë, që aq vrull të pushtonte..
Diku, laheshin mjellmat buzë një lumi..
Diku, njeriu nga malli, kujtimet nuk i lëshonte!!
Diku, një foshnje të sapolindur, e pushtoi gjumi.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:17 pm

Zambaku i bardhe


Jepma atë petal, o zambak, i bardhë, i hapur
që ta mbaj pranë kraharorit, mallin t'a shuaj
ledhatomë, me njomësine tënde, tejet të lagur
nga larg, kujtimin tënd, pa trishtime t'a ruaj

Kur të mbulon dëbora, ti atje diku fshihesh
unë të kërkoja, si e çmendur, por me kot
se mbulesa e saj, ty nuk të le, as të shkrihesh
prej teje unë nuk doja, vec te me thaje ato lote
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:17 pm

Ikin ditet.....!



Iken ditet njera pas tjetres, vitet po ashtu
Iku nje dite si sythi i celur, i hapur pa ankim
U derdhen kujtimet tek deti i pafund blu
U hap nje tjeter dritare, nje tjeter drejtim


Te kenaqet syri, te therret pritja nga larg
nje pritje pse e larget, me mall ty te mbush
t'a vesh mallin, t'a zbukurosh ate ne cdo varg
Per vendin ku ke lene, t'i ben zemrat prush....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:18 pm

Te dua!!!


Te dua, mos me harro qe te thashe,
Te dua, me gjithe shpirt vetem ty,
Te dua, kete ndjenje e ndajme bashke,
Te dua, dua ti puth ato buze, ato sy.

Te dua, zemra me rreh me te shpejta,
Te dua, jam krenare qe te kam ty,
Te dua, sa e lumtur jam qe te gjeta,
Te dua, shpirt pa ty nuk mund te rri.

Je i imi, cdo caste une me ty i ndaj,
cdo puthje vetem ty dua ti fal,
Ti je ai ku ne kraharorin tend te qaj,
Je i teri, deti , me dhuron ato vale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:18 pm

Ti qe me freskon…

Te kam djell e te kam hene
Te kam jete e te kam xhan
Te kam freski e lumturi
Çdo her gjat veres vij tek ti
Qe ti shijoj ato caste te bukura
Kur te tunden ato valet e tua

Te kam bukuri e te kam dashuri
E kam nje ndjenje qe gjithnje me terheq tii

Kam kalu dite te tera,
Me dallget e tua,
Me bubullimen e rremishme
Qe gjithnje e dua…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:18 pm

Me thuaj vall a ka fund poezia,
ashtu sic nuk kishin fund puthjet e mia,
me thuaj,me flite pr dashurin,
me pas per tradhetin me poezin.

Poezi pa fund do te shkruaj,
me nje titull " nje e huaj"
edhe pse ti kurr s'do ti lexosh,
une do te shkruaj e ne boten tjeter do ti dhuroj,
ateher kur te me takosh...

Poezi pa funde sote ka neper bote,
por jo si kjo e imja qe kullon nga ca lote,
poezi pa fund mund te gjesh neper biblioteka,
por jo sic eshte kjo,sepse ketu une vdiqa,une u treta..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:19 pm

Kush po tallet me TY??

E shoh, te bukura i ke bere poezite,
E shoh nuk te rrihej pa te shkruar,
E shoh se vargjet moren ate drite
Pse ti mbete gjate ne te vjersheruar.

Megjithese per mua i thure ato vargje
Kete dhunti e ke patur perhere
Sa te bukura, sa si petale manushaqe
Do te mbesin, aq gjate si nje shqerre.

Ke maratone te hapur, e kurre s'ndalon
vargjet po behen si burimi i kulluar,
rima me frymezim, aq gjate vazhdon.
Ti do t'a kesh ne shpirt ne te vjersheruar.!!!

Se kur malli te heq zvarre - zvarre,
Poezia shpirtin te ngushellon,
Here trishtohesh here ndihesh i vrare,
Prape nga pas mallit i shkojme!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:19 pm

Beso miku dhe vëllaj
“hallin” tënd po ta heq unë
Herë më qeshet dhe herë qaj
Se një mall më lë pa gjumë

Dua t’i ngacmoj poetët
Aq më shumë ndër poetesha
Të “hakmerrem” se dhe fletët....LOL
Zverdhen, bijen kur vjen vjeshta!

Unë jam Vjeshtë e Poezisë
Më troket Dimri në prak
Ndaj i shkruaj dashurisë
Jo me pendë, por frymë e gjak!

Dashuroj me forcë të shpirtit
Çdo krijesë, me pjalm e muzë
Në një Kryq, si Jezu Krishti
I vë femrës – këngë në buzë

Po kur femra – është e shenjtë
Rjedh në këngë e ligjërime
Siç kam shkruar nëpër jetë
Për të shenjtën Nënën time.

Ndaj askush mos të mërzitet
Se kur zemra vargëzon.
S’ka arsye të habitet!!!
Nuk ka moshë kur dashuron!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:19 pm

Krahet e mjellmes.


Mora krahet e nje mjellme, erdha te ti,
kalova nje horizont, pa ditur as vete
ti erdhe tek une, bashk me ty ajo ndjesi
me shtrengove, ma bere shpirtin gjith flete

Ska dite te bukur, ska nete pa hene,
Ska pike shiu, pa ditur ku pikon
Ska si dashuria, kur e le mbreme
Ska si pellumbi, kur pertej fluturon

Ate deshire kisha, ate pafundesi
ne krahet e tua, t' bija ne gjume
Ate gezim e ndjeja, ate ngrohtesi,
Aty ku te jesh ti, t' gjendem edhe une
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:20 pm

Copa e argjendë e vargëzimit!!



Në copëza formohet jeta, në grimca lihet shpirti,
i vrarë, i plagosur, i lodhur, i rrënuar.
Fragmente të rrëmbyera, kjo letër seç i priti,
të grisura, të thurura, burim ari të kulluar!.


Muza e lëkundur, e hollë, përflaket si valë,
e heshtur, e qelqtë, në gjoks, vrullin s'e ndal,
e lindur, me peizashin, e rrënjosur, e gjallë,
e lëshuar, e skalitur, lidh ndjenja plot zjarr !!.


Zemra thyen pasqyrën, ku fshihet frymëzimi,
i fortë, i pashmangshëm, në trajtë madhështie,
të lashtë, të fanitur, të ardhur pas një zgjimi,
shatërvan i syve, i ndjekur nga udhë magjie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:20 pm

Loti bie.


Po bie nje lot
u nis pa adrese
diku
te portat e mbyllura
te ngushta
pa pertese.
Flakerin, djersitet
kapaku lodhet
i rene
pa dhimbje
pa cudi
i hakerryer
ne krahet
e supeve
te tua
te buta
te largeta
te mbajtura
pas nje muri
bie, pikon,
me denese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:20 pm

Pafundësia e shikimit...



Nje pafundësi, një kokrrize, një shikim, i ngulur,
i tretur, i zjarrtë, i etur, nga shumë qerpikë,
të errët, të ruajtur, të palosur, të rrahur,
i vërsulet, venave, frymëmarrjes, pa frikë.

Sipërfaqja, e tejshpuar, e djegur, boshe,
gërryhet, acarohet, nga harku i harresës,
të blertë, të shkëputur, bulëzash kaltëroshe,
dinamike, e pajisur, me dyert e kujtesës.....

Shkëndija, shekullore, të shkrepura, të mesnates,
triumfojnë, parreshtur, nën qiejtë e fantazisë.
Te gjumi, i dehur, i ëndrrave, mes shtrengatës
Çlirohen, nën flakërimat, e njoma, të ndjesisë.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:21 pm

Ndieje erën......


Ndieje erën në ato shtigje, ku ajo i ka përshkuar.
Të ngushta, të bleruara, me hije, me dritë
Ndieji zogjtë, që shtegëtojnë, qiejve në të fluturuar.
të mbledhur, të radhitur, me lajme, të hirtë

Ndieji sytë e përgjumur, si e shijojne ëmbëlsinë..
Të pafajshme, ledhatuese, të ndjerë, pas nje zgjimi
Ndieji shirat e shpeshta, si e përhapen njomësinë
Te vatra, të lagësht, të mbledhur, me zë ngadhëjimi.

Ndieji gjethet, të saporëna, në tokë vjeshtore
Të verdha, të këputura, të kuqe, të flakta
Ndieje melodinë dridhëruese, të një kitareje...
prekëse, trokitëse, pushton zemrat e zambakta....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:22 pm

Ndjeva vuatjen e nje poeti
Kengen vajtuese qe e thoshte korbi!
Ndjeva pershperitjen e nje zane
Magjija e saj e lumturoj djalin.

Ndjeva nje te rahur te fort ne krahnor
Qe gjalleroj shpresen te ndjej lumturin
Te gjitha i kaplova ne shpirtin tim
Dashurin me poezi e vulosa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:22 pm

Akujt e Evropiane, ti drejtperdrejt i shkrive,
me ndjenjat ti luftoje, te torturonin si prush,
me ato fjale, fshehur gjoksit as neteve s'flije
derisa lindte dielli, endrra te digjte shpuzë

Të prita të vije, ti u largove thuajse i heshtur
Nga njeri breg i Danubit, era solli nje puhizë
Në tortuaret me hije, ato fjalë te kishin tretur
Dashuria, të sulmonte, të ndizte flakë, drizë.

Kur thua TE DUA, sa here i përmend ato fjalë
shpirti, kraharori i i vrarë, nis e bashkohet
Zemra të rreh, TY, te zgjat krahet, ai mallë..
I larget, pervelues, si hurrikan nis e tërbohet!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:22 pm

U takuam n'luginat e shtrenjta, si dy shpirtra
I dhame njeri tjetrit, t' vetmen, fryme q' patem
na lagen shirat, i bene trupat tane, t' brishta
qielli si petk me puthjet na solli dhe naten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:23 pm

Nje jete kemi !!!

Plot lote vuatje hidherime
Valle keshtu duhet te jet jeta?!
Se besoj, dhe nuk e deshiroj keshtu
As nje pik loti nuk dua te leshoj
Dhe cdo ofsham do ta bllokoj.
Ne harmoni jeten do te vazhdoj.
E ju do me thoni seshte e mundur!
Eshte ju theme dhe ju keshilloj
Nje jet kemi mos e shkatroni
Lereni veten te jetoj
Se shkatrimi vjen me vdekjen
E atehere cdo gje mer fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:23 pm

Çast..


Në gji vlon dëshira e zjarrtë,
në gji dhimbja të ulëret,
në gji vjen fjala e artë,
nga gjiri vaji del vetë.

Në zemër streohet ahengu,
në zemër pikon ai lot,
në zemër rritet dhe muzgu,
nga zemra ringjallet ajo botë..

Në sy flakërojne vështrime,
në sy parakalojnë ëndrra,
në sy shpërthejnë vallëzime,
më sy të shohësh të ka ënda...

Në shpirt të hapet foleja,
në shpirt vargojtë s'ndalen,
në shpirt ka vend vetë reja,
nga shpirti burojne faljet.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:23 pm

Sot qenka Shen Valentini
Harruam qe jemi te dashuruar...
Shoh sy qe i ka mbuluar trishtimi
Te rinj qe ecin si qënie te harruar....

Bo bo sa keq me vjen per moshen tuaj
Madje shume me keq me vjen per Dashurine
Nuk e di per çfar me teper te vuaj....
Kur shoh te inatosur te gjithe Shqiperine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Poezi pa fund  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi pa fund    Poezi pa fund  - Faqe 4 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi pa fund
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Poezi nga Naim Kelmendi
» Poezi nga Zenalda Hajdari
» Poezi shkruar nga një matematikan
» Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» Van der Sar pensionohet në fund të sezonit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: