Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.forumotion.com



Mjeksia-Grup


Share | 
 

 Krimet Komuniste Në Shqiperi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster


<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:08 pm

LAVDI HEROJVE TË LIRISË


Nga Reshat Kripa


Kanë kaluar 65 vjet nga 14 prilli i kobshëm i vitit 1945. megjithatë ne sot ata i kemi përsëri të gjallë, përsëri me kokat lart ashtu si qëndruan para togave të zeza të pushkatimit. Ja tek i kemi para nesh të nderuar nga flamuri kombëtar i cili valvitet krenar ashtu si e ëndërruan ata, pa spatën e fashizmit dhe pa yllin e komunizmit.
Ndaj ne sot përulemi me respekt para figurave të Bahri Omarit, Kol Tromarës, Fejzi Alizotit, Kostandin Kotes, Javer Hurshitit, Ismail Golemit, Terenc Toçit, Shyqyri Borshit, Zef Kadares, Aqif Përmetit, Dik Camit, Daut Çarçanit, Beqir Valterit, Tahsim Bishqemit, Gustav Mirdashit, Hilmi Lekës, Reshit Merlikës si dhe të Patër Anton Arapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit, pushkatuar në të njëjtin vend një vit më vonë.
Viti 1945. Lufta kishte mbaruar. Krismat e armëve kishin pushuar. Por jo gjuetia e njerëzve. Ajo vazhdonte me gjithë egërsinë e saj. Viktima të kësaj në rradhë të parë ishin mendjet më të ndritura të vendit, intelektualët më të njohur, të diplomuar në universitetet më në zë të kohës së atëhershme.Dhe tragjedia e këtyre njerëzve të shquar ishte se gjykoheshin nga njerëz inkopetentë, që ishin të aftë vetëm për krime dhe jo për drejtësi. Kështu jo në pak raste teneqexhiu gjykonte mjekun apo avokatin, nallbani profesorin apo shkrimtarin, kovaçi inxhinierin apo klerikun e nderuar.
Turma injorantësh endeshin rrugëve të qytetit, plot urrejtje për bashkatdhetarët e tyre, të etur për gjak të pafajshmish. Një luftë e re kishte filluar, lufta kundër çdo shenje të nacionalizmit shqiptar. Pothuajse në çdo qytet zhvilloheshin gjyqe speciale. Vendimet ishin monstruoze. Me dhjetra të pushkatuar. Me qindra të dënuar me dënime të rënda. Me mijra të internuar në kampet e çfarrosjes. Shoqëria shqiptare ishte ndarë në dy kampe armike, në proletarë që duhej të sundonin dhe në borgjezë që duhej të çfarroseshin.
Të gjitha këto kryheshin nën dirigjimin e krerëve mizorë Enver Hoxha e Mehmet Shehu, Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu, Josif Pashko e Aranit Çela dhe plot të tjerë që vepronin simbas shkopit të dirigjentit të tyre kryesor, Mugoshave dhe Popoviçëve që i instruktonin se si duhej të çfarrosnin popullin, se si duhej të shkatërronin kombin e tyre. Kam qenë i vogël atë vit të kobshëm, vetëm 9 vjeç, por në veshin tim tingëllojnë akoma, sikur të kishin ndodhur sot, këngët e tyre barbare:

“Mbi kufomat e tradhëtarve do marshojmë!“

Oh, tmerr! Marshim mbi kufoma shqiptarësh! Kanibalizëm në mesin e shekullit të njëzetë. Një olokaust i ri po fillonte të lulëzonte. Ky olokaust zhvillohej kundër kujtdo që
kundërshtonte rregjimin, ndaj kujtdo që mendonte ndryshe.
Po kush ishin këta të ashtuquajtur tradhëtarë?
Ishin ata që kishin luftuar për flamurin kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për një shqipëri të lirë, demokratike dhe etnike, mbi baza moderne. Për një Shqipëri ku do të mbretëronte liria e fjalës dhe e mendimit. Për një Shqipëri të rregulluar ekonomikisht dhe shoqërisht. Për një Shqipëri ku do të zbuloheshin dhe përkraheshin vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit. Për një Shqipëri ku do të vlerësoheshin drejtësisht të gjitha vlerat pa dallim moshe krahine, besimi dhe klase. Për një Shqipëri të drejtuar nga njerëz të pakompromentuar, nga shqiptarë që nuk janë kursyer për shpëtimin e këtij vendi. Për një Shqipëri ku do të dënoheshin antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, spiunët, spekullantët. Për një Shqipëri ku nuk do të kishte vend për dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengonin zhvillimin e saj, për bashkimin e të gjitha energjive të kombit, për bashkimin mendor dhe shpirtëror të gjithë shqiptarëve. Për një Shqipëri që do të kishte për moto “ Atdheu mbi të gjitha “. Për një Shqipëri që do të luftonte për Zot dhe fe. Ata luftuan që Shqipëria të mos bëhej as e italianëve dhe as e gjermanëve, as e grekëve dhe as jugosllavëve, as e rusëve dhe as e kinezëve. Ata luftuan që Shqipëria të ishte e shqiptarëve. Ky ishte krimi i tyre për të cilin ata dhanë edhe jetën.
Duke kujtuar figurat e tyre, nuk mund të mos na kujtohen ato vite të turbullta të luftës, kur historia nxorri në skenë lëvizjet e mëdha nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit, pjestarë të të cilave ishin edhe këta martirë. Nuk mund të mos na kujtohet Mukja, guri i provës që tregoi rrugën drejt së cilës do të shkonte atdheu, që për fatin e keq të tij, u shndrua nga rruga e bashkëpunimit dhe luftës së përbashkët, në rrugën e tradhëtisë, përçarjes dhe vllavrasjes, rrugë që solli shumë gjak, lotë dhe dhimbje.
Vitet kaluan. Mjegulla e errët që kishte mbuluar vendin filloi të shpërndahet. Eshtë detyra e historianëve që të paraqesin realitetin ashtu si ka qenë në të vërtetë, larg ndikimeve partiake, që në më të shumtën e rasteve e kanë shtrembëruar atë. Këtij populli duhet t’i shpjegohet se lufta për liri dhe demokraci nuk ka filluar në prillin e 39-ës, as nëntorin e 44-ës dhe as në dhjetorin e 90-ës. Ajo ka qenë e gjallë me shekuj në gjakun e shqiptarit. Rrënjët e saj janë në zemrën e këtij populli që për vite me rradhë ka luftuar për liri dhe demokraci.
Qindra arkivolë të tjerë bosh presin eshtrat e të rënëve. Qindra nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër, gra apo bij nuk kanë një varr të djalit apo vajzës, vëllajt apo motrës, nënës apo bijve ku të derdhin një pikë lot, apo të vendosin një tufë me lule. Unë do të doja t’iu thoja atyre:
-- O nëna, motra dhe bija krenare! O baballarë, vëllezër dhe bij të përvuajtur! Derdhini lotët dhe shpërndajini lulet në të gjitha skajet e këtij trualli, se kudo është derdhur gjaku i të afërmve tuaj, se kudo ndodhen eshtrat e martirizuara të tyre!
Ditët e fundit dëgjojmë për krijime komisionesh task-forcë për gjetjen e eshtrave te te reneve. Disa varre masive jane gjetur. Ne i drejtohemi shtetit shqiptar dhe i themi se është detyra e tij të mos i lërë ato eshtra pa varr. Shteti diktatorial i mblodhi eshtrat e të rënëve, kudo që ishin, dhe u dha një varr ashtu si e meritonin. Po të rënët tanë a nuk e kanë të drejtën e një varri? Edhe ne jemi pjesë e këtij shteti.
Për 46 vjet ndiem mbi shpatullat tona shtypjen e diktaturës më të egër që ka parë bota. Për 46 vjet provuam humbjen e njerëzve tanë më të dashur, mohimin e të gjitha të
drejtave njerëzore. Për 46 vjet tentuan të na thyenin, të na poshtëronin, të na kthenin në robotë të bindur të politikës së tyre të falimentuar që në lindjen e saj. Nuk lanë asnjë mjet dhe asnjë formë për ta zbatuar atë, por nuk mundën t’ia arrinin qëllimit të tyre. Ne mbijetuam se të pavdekshme ishin edhe parimet për të cilat luftuam. Ne mbijetuam se motua e jonë ishte: “PER LIRI, PER SHQIPERI, PER FLAMURIN KUQ E ZI!“
Por ne mbijetuam sepse kishim si shembull frymëzimi aktet heroike të të rënëve tanë. për të cilët poeti ynë i madh kishte shkruar:

“Kush ban dekën për atdhe,
Ai s’ka dekun por ka le!“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:09 pm

Anglezët: Shqiptarët duan një federatë ballkanike
Botohen telegramet e britanikëve të vitit 1945

Menjëherë pas Luftës anglezët do tronditeshin nga dëshira e shtetit të vogël mesdhetar për një Ballkan të bashkuar. Kjo ide do rrëzonte thashethemnajat e krijuara në vitin 1945, sipas të cilave Shqipëria dhe Jugosllavia ishin duke krijuar një federatë të përbashkët. Këtë informacion anglezët e kishin marrë shumë seriozisht, duke i kushtuar një rëndësi të madhe. Ata kishin angazhuar të gjithë punonjësit e tyre që punonin në dy vendet ballkanike të mblidhnin të dhëna se çfarë diskutohej dhe flitej rreth kësaj federate. Por, ndryshe nga sa kishin parashikuar anglezët, në deklaratat e krerëve të qeverisë komuniste të Shqipërisë nuk flitej për bashkimin e një federate Shqiptaro-Jugosllave, por për diçka më të madhe, një federatë ballkanike. Kjo federatë do shërbente më shumë për të fuqizuar pozitat e Bashkimit Sovjetik, për të mbrojtur vendet komuniste të Ballkanit nga Perëndimi. Gazeta "Tirana Observer" boton sot telegramet e përfaqësuesve anglezë në Shqipëri dhe në Jugosllavi, të cilët japin të dhëna nga deklaratat e Enver Hoxhës dhe Omer Nishanit në lidhje me marrëdhëniet me Jugosllavinë. Në një nga këto deklarata Omer Nishani, sekretar i Jashtëm i qeverisë Hoxha, në vitin 1945 do të deklaronte se Shqipëria ishte për një federatë ballkanike.
Telegram i dërguar nga përfaqësuesi i misionit britanik në Shqipëri drejtuar z. Macmillan, në Bazën Qendrore të Mesdheut Cazerta, Bari, Itali
Telegram për z. Macmillan, Cazerta, Bari, Itali.
Nr. 597
D. 4 prill, 1945
M. 5 prill, 1945
Qëndrimi i F.N.C.-së përkundrejt Federatës
Në lidhje me telegramin e Cazertës 556 (R 5832/237/90). Nishani, sekretar i Jashtëm i F.N.C.-së, i tha brigadier Hidgson se F.N.C. nuk dëshiron një Federatë Jugosllave-Shqiptare, por do ta mirëpresë përfshirjen e Shqipërisë në një federatë të Ballkanit.
Telegram dërguar Ministrisë së Jashtme angleze nga Baza Qendrore e Mesdheut, Cazerta, Bari, Itali
Nga ministri rezident, Mesdheu Qendror, Kazerta për Zyrën e Jashtme
Z. Macmillan
Nr. 597 D. Ora e pasaktësuar, 4 prill, 1945
M. 6.20 a.m. DBST, 5 prill 1945
I përsëritur në Beograd nr. 54.
Me rëndësi
Telegram i Cazertës nr. 556
Nishani, i cili mban postin e Sekretarit të Jashtëm në administratën e Hoxhës, ka pohuar gjatë bashkëbisedimit me brigadier Hodgson, se F.N.C. nuk ka për qëllim që Shqipëria të bashkohet me një federatë me Jugosllavinë, por se ata do ta mirëprisnin përfshirjen e Shqipërisë në një federatë të Ballkanit.
Telegram i përfaqësuesit britanik në Jugosllavi, z. Stevenson, drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze
Telegram nga z. Stevenson, Beograd
Nr. 23
D: 21 prill, 1945
M: 29 prill, 1945
Marrëdhëniet Shqiptaro-Jugosllave
"Borba" më 21 prill raporton një intervistë të dhënë në shtypin jugosllav nga Hoxha, kur bëri deklarata për miqësinë Shqiptaro-Jugosllave, situatën në Shqipëri, dhe paktit Sovjeto-Jugosllav.
Shpërndarje e përgjithshme
Nga Beogradi në zyrën e Jashtme
Z. Stevenson
Nr. 23 D: 21 prill, 1945
M: 4.05 p.m. 28 prill, 1945
"Borba" më 21 prill raporton një intervistë të dhënë për shtypin jugosllav nga kolonel-gjeneral, Enver Hoxha, president i qeverisë shqiptare.
1. Gjeneral Hoxha iu referua me ngrohtësi miqësisë mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe shprehu bindjen se dy vendet mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin ekonomikisht. Në këmbim të misrit dhe grurit jugosllav, Shqipëria, tha ai, do t'i sigurojë naftë bruto dhe benzinë.
2. Në lidhje me temën e rindërtimit, gjeneral Hoxha përmendi se është bërë progres me riparimin e urave dhe rrugëve, ndërsa janë kërkuar makineri bujqësore për të përfunduar mbjelljen e vitit. Një masë e reformave agrare ka qenë shpërbërja e pronave të mëdha private dhe dorëzimi i tyre tek fshatarët. Një taksë progresive mbi spekulatorët e luftës po ndihmon të lehtësojë një situatë financiare të vështirë.
3. Kur u rikthye tema e marrëdhënieve të huaja, gjeneral Hoxha theksoi besimin pa kufi që Shqipëria ndjente në Bashkimin Sovjetik, ashti si edhe në aleancat e tjera. Përgjigjja negative e marrë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për një kërkesë për pranimin dhe marrjen pjesë në Konferencën e San Franciskos, kishte qenë fyese për shqiptarët në këndvështrimin e pjesës së Shqipërisë në luftë. Megjithatë, qëndrimi i Bashkimit Sovjetik besohet të ishte më dashamirës, dhe vendimi i marshall Stalinit për të dërguar një Mision Ushtarak në Shqipëri, ishte i mirëpritur.
4. Gjeneral Hoxha më pas vazhdoi duke pranuar me kënaqësi paktin mes Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, të cilin ai e përshkroi si hapjen e një ere të re paqeje në Evropë dhe në Ballkan. Kjo paqe, po kërcënohej me përçarjen nga qëndrimi i minoritetit fashist në Greqi në lidhje me Shqipërinë jugore. Lugina e Dropullit në fakt, shtrihej në mes të territorit shqiptar; Shqipëria i kishte dhënë liri minoritetit grek atje, duke hapur shkolla dhe duke i lejuar grekët të merrnin pjesë në qeverisjen vendore. Qeveria e Athinës, vazhdoi të pohonte Hoxha, ishte përgjegjëse për barbarizmat e kryera në atë zonë, më shumë se gjermanët. Kjo, në këndvështrimin e tij, nuk përfaqësonte ndjenjat e njerëzve grekë ashtu si ishte e qartë nga bashkëpunimi i së kaluarës mes Shqipërisë dhe trupave të E.A.M. kundër gjermanëve.
5. Gjeneral Hoxha përfundoi duke falënderuar ushtrinë jugosllave për ndihmën që i dha ushtrisë shqiptare, veçanërisht në pajisjen e njësive shqiptare dhe sigurimin e instruktorëve ekspertë.
"Nëse Shqipëria bashkohet me Jugosllavinë, Greqia me Epirin"
Nëse Shqipëria në vitin 1945 do ishte bashkuar me Jugosll-avinë, atëherë anglezët do përkrahnin pretendimet e Greqisë për Epirin e Veriut. Sipas dokumenteve të fundit angleze, të zbuluara në Arkivin Qendror të Shtetit, këta të fundit do u jepnin një mbështetje më të madhe forcave ekstremiste greke. E gjithë kjo bëhej për t’i paraprirë fuqisë që mund të krijohej nga bashkimi i dy vendeve komuniste ballkanike. Në telegramet drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze në lidhje me gjendjen në Shqipëri, duket qartë shqetësimi i Londrës zyrtare për krijimin e federatës së re ballkanike. Gazeta "Tirana Observer" boton sot një nga telegramet e drejtuara Ministrisë së Jashtme britanike, ku thuhet se Anglia është e gatshme të ndihmojë pretendimet e grekëve për Jugun e Shqipërisë. Gjithashtu në një nga pjesët e telegramit në bazë të të dhënave të një informatori të anglezëve në Shqipëri thuhet se jugosllavët dhe shqiptarët janë duke kryer bisedime në lidhje me bashkimin e dy vendeve.
Telegram i drejtuesit britanik në Bazën Qendrore të Mesdheut Cazerta, Bari, Itali, z. Broad, drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze
Federata e propozuar Jugosllavi-Shqipëri
Telegram nga z. Broad, Kazerta
Nr. 1251. 28 qershor, 1945.
Marrë më 29 qershor, 1945, Shqipëri
I referohet telegramit të Beogradit 680 (R 8647/30/92). Raporton zëra për negociatat sekrete mes qeverive shqiptare dhe jugosllave për të marrë në konsideratë një federatë në të ardhmen. Përmenden incidente që mbështesin këto zëra. Opozita shqiptare do të ishte e shtrirë plotësisht.
Terrorizmi i momentit në Maqedoninë greke mund ta bëjë këtë situatë më të lehtë për jugosllavët.
Brigadier Hodgson do t'ju ishte mirënjohës për komentet e zotit Stevenson.
E kam diskutuar këtë me z. Hauter. Nëse federata bëhet realitet, duhet të marrim në konsideratë t'iu japim një mbështetje më të fortë pretendimeve greke për Epirin e veriut. Duhet të kuptojmë më mirë komentet e zotit Stevensmis.
Telegram i drejtuesit britanik në Bazën Qendrore të Mesdheut Cazerta, Bari, Itali, z. Broad, drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze
Shpërndarja e kabinetit
Nga zyra e ministrit rezident në Mesdheun Qendror, Kazecra, për Zyrën e Jashtme
Z. Broad D: 9.2 p.m. GMT 28 qershor, 1945
Nr. 1251 R: 11.55 p.m. DBST 28 qershor, 1945
I përsëritur në Beograd
Me rëndësi
Telegrami i Beogradit Nr. 680 për ju.
1. Zyrat e Forcave Aleate kanë marrë një telegram nga Misioni Ushtarak Britanik në Shqipëri që i njoftonte për një raport të pakonfirmuar nga një informator i sigurt, se tani po kryen disa negociata sekrete mes qeverive shqiptare dhe jugosllave për një federatë në të ardhmen e shpejtë.
2. Një civil i arsimuar informoi një zyrtar të Misionit Ushtarak Britanik më 26 qershor se dy parti të Jugosllavisë kanë ardhur në Tiranë për të organizuar reforma agrare dhe për të riorganizuar zyrat e qeverive. Ai shtoi se ai besonte se F.N.C.-ja do të bashkohej me federatën jugosllave dhe se hapi tjetër do të përfundohej me dorëzimin e Kosovës.
3. Brigadier Hodgson i mbështet incidentet e mëposhtme, duke u mbështetur në zërat e mësipërme.
(a) Vizita e fundit në Beograd e tre zyrtarëve të lartë shqiptarë, përfshirë dhe shefin komisar, lejtnant-gjeneral Xoxe.
(b) Vizita e lejtnant-gjeneral Milovan Djilas në Tiranë.
(c) Pohimet e pazakonta për aktivitetet greke dhe pretendimet për Epirin nga ministri Patiniç.
(d) Një raport i pakonfirmuar të arrestimeve të shumta greke në zonën e Koritzës.
4. Brigadier Hodgson pohon se opozita shqiptare për një federatë të tillë do të ishte në masë, veçanërisht në Shqipërinë veriore, ku frika për agresionin sllav predominon. Gjithashtu do të priteshin kundërshtime edhe nga të gjitha rangjet e ushtrisë shqiptare, përfshirë dhe nga zyrtarët e lartë. Në pikëpamjen e kësaj përpjekjeje, ai sugjeron të hyjnë trupa jugosllave në Shqipëri, në mënyrë që të sigurojnë pranimin paqësor të federatës, nëse kjo njoftohet.
5. Histori për qëndrimin agresiv të Greqisë mbi Epirin mund të përdoren si një justifikim i brendshëm shqiptar për një infiltrim të tillë të armatosur, dhe në një rast të tillë propaganda gjithnjë e në rritje antigreke nga burimet jugosllave mund të jetë një paralajmërim i brendshëm (Ju lutem shihni telegramin e Beograditi nr. 1009).
6. Brigadier Hodgoson do të mirëpriste çdo koment që Madhëria e Tij, Ambasadori në Beograd, do të dëshironte të bënte për historinë e mësipërme.

Telegrami i ambasadës greke drejtuar ministrit të Jashtëm anglez
Greqia: Shqipëria do bashkohet me Jugosllavinë
Për vendin helenik çështja politike më e rëndësishme në vitin 1945 ishte thashethemnaja për krijimin e një federate të re ballkanike. Ajo ua kishte paraqitur shqetësimet e saj për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë të gjitha vendeve më të fuqishme perëndimore. Greqia i druhej një bashkimi të dy vendeve komuniste, kjo pasi Shqipëria nga ky bashkim do fuqizohej shumë ushtarakisht dhe do t'u bënte ballë sulmeve të ushtrisë greke, të cilat ishin të shpeshta në kufirin midis dy vendeve. Vetëm pak kohë pas çlirimit të vendit dhe kapitullimit të Gjermanisë naziste, vendi helen kishte hedhur pretendimet e veta për jugun e Shqipërisë me tezën e bashkimit të Greqisë me Epirin e Veriut. Në këtë pikë ajo shpesh kërkonte mbështetjen e fuqive të mëdha perëndimore. Dhe që të arrinte këtë mbështetje ajo u jepte atyre shpesh herë informacione lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Jugosllavisë në një federatë të vetme. Gazeta Tirana "Observer" boton një nga telegramet e ambasadës greke në Londër drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze në lidhje me informacionet për krijimin e federatës së re ballkanike. Në telegram duket qartë shqetësimi i ministrit grek të Punëve të Jashtme. Ai i kërkon Ministrisë së Jashtme angleze që të vërtetojë informacionin që ata kanë në lidhje me shpalljen e federatës së re ballkanike. Sipas grekëve, Shqipëria do ta shpallte këtë federatë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Shqiptare në vitin 1946. Por edhe sipas përgjigjes së telegramit nga ana e Ministrisë së Jashtme britanike informacioni i dërguar nga ana e qeverisë greke ishte i saktë. Në përgjigjen e dërguar, anglezët thonë se sipas informacioneve që ata kanë ekspertë sovjetikë janë duke përgatitur draftet ligjore për këtë bashkim. Por siç duket të gjitha parashikimet dhe raportet e anglezëve dhe grekëve për krijimin e federatës Jugosllao-Shqiptare në vitin 1945 shkuan kot. Pasi në Asamblenë Kombëtare, në vitin 1946, Shqipëria u shpall Republikë Popullore, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet për bashkimin e dy vendeve.
Telegram i ambasadës greke drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze
Bashkimi i Shqipërisë me Jugosllavinë
Numër regjistri: R 21104/237/90
E komunikuar nga ambasada greke
Nr. 9698/ST/89/45
Më datë 17 dhjetor, 1945.
Marrë më 18 dhjetor, 1945
Letra e fundit, R18384
Memorandum me tekstin e mesazhit nga ministri grek i Punëve të Jashtme që raporton informacionin nga burimet shqiptare me rezultatin se kur Asambleja Kombëtare Shqiptare të mblidhet, vendimet që do të merren do të jenë të barazvlefshme me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.
Kjo mund të jetë e vërtetë, meqë informacioni ka ardhur nga Roma, ku tani po jetojnë disa nga armiqtë politikë të Hoxhës. Nuk kemi marrë asgjë nga Misioni Ushtarak dhe ambasadori grek nuk është informuar.
Për ruajtje personale. Letrat e kësaj dosjeje janë cituar në historitë apo publikimet zyrtare.
Telegram i ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë drejtuar ambasadës greke në Londër
Ambasada mbretërore e Greqisë
51, Upper Brook Street
W.1
Nr. 9698/ST/8a/45.
Memorandum R21104, 8 dhjetor 1945
Teksti i mesazhit nga ministri i Punëve të Jashtme për Ambasadën greke, Londër
"Informacioni i marrë nga burimet shqiptare, dhe të cilat u janë transmetuar ju me të gjithë përmbajtjen, tregon se ku Asambleja Kombëtare Shqiptare të mblidhet, vendimet, në një moment të përshtatshëm, do të merren në favor të bashkimit në një formë apo tjetër të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Sipas informacionit tonë, ekspertët rusë (anëtarë të misionit të madh dhe shumëformësh rus) po përgatitin draftin e ligjeve kushtetore dhe legjislative, me qëllim për përmbushjen e qëllimit të shpërmendur".
Londër, 17 dhjetor, 1945

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:10 pm

Dëshmitë e spiunëve, loja e agjenturave me Shqipërinë komunisteAlbert Kotini | 19/05/2010 | Dossier | 4 KOMENTE | SHARE | - +
[ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter
Nga Kim Filbi te Fulvio Martino. Loja e dyfishtë e Filbit që shpëtoi jetën e Enver Hoxhës dhe krenaria pse evitoi gjakderdhjen me dekonspirimin e aksioneve të deversantëve.


Rrëfimi i ishdrejtorit të SISM-it Italian për shqetësimet mbi bazën e nëndetëseve në Pashaliman dhe zgjidhja e krizës së familjes Popa që kishte hyrë në ambasadën italiane në Tiranë


Në vendet ballkanike të pushtuara, agjenturat ishin ndarë gjatë Luftës II Botërore për vende që konsideroheshin, si aleatët e gjermanëve dhe vende që ishin armiq të saj. Gjermanët e konsideronin, Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të saj dhe këtë vlerësojnë edhe mjaft zbulimet e vendeve kundërshtare.


Sandor Rado, hungarez, gjatë Luftës II botërore, ka qenë përgjegjësi i një rrjeti spiunazhi "orkestra e kuqe", që ka vepruar në Zvicër në favor të Bashkimit Sovjetik. Mbas Luftës II Botërore, ka shkruar librin "Emri i luftimit -Dora". Esenca e këtij libri për Shqipërinë, flet në lidhje me aktivitetin e tij në qytetin e Vlorës.


Mario del Pero, në librin e tij "CIA - historia e shërbimeve sekrete amerikane", lidhur me operacionet klandestine në Shqipëri, i vënë në zbatim menjëherë, pas Luftës II Botërore, u quajt operacioni "Valuable", i planifikuar në fund të vitit 1948 dhe i vënë në zbatim midis viteve 1949-1951, përbënte një operacion klandestin të llojit paraushtarak. Parashikoheshin infiltrime të grupeve të vogla të armatosura në territorin shqiptar.


Të koordinuara dhe drejtuara nga jashtë vendit, ato duhet të kryenin aksione ushtarake për të destabilizuar vendin dhe të përmbysnin liderin komunist Enver Hoxha Drejtori I i OPC (Office of Policy Coordination), Frank Ëisner, e quajti një "eksperiment klinik" (clinical experiment), me të cilin mund të verifikonte kapacitetin e perëndimorëve për të reduktuar zonën e influencës së BRSS.


Zgjedhja e Shqipërisë, si teatri i këtij eksperimenti u diktua kryesisht nga arsyeja gjeografike: Britania e Madhe dispononte bazat e saj në detin Mesdhe, dhe Shqipëria territorialisht nuk ishte ngjitur me pjesën tjetër të bllokut komunist duke u kufizuar vetëm me dy shtete kundërshtare të Moskës (Greqinë dhe Jugosllavinë).


Operacioni "Valuable" u zgjidh me një disfatë të zhurmshme nga shumë drejtime, ku u dyshua se brenda shërbimeve sekrete perëndimore ishte një informator i sovjetikëve. Ky spiun ishte Kim Filbi, para pak kohësh i emëruar, oficer ndërlidhës midis MI 6 dhe CIA-s në Uashington dhe një nga dy anëtarët britanikë të komisionit SHBA-Britani e Madhe, përgjegjës për operacionin klandestin në Shqipëri.


Në fund operacioni shqiptar u anullua.. Kim Filbi, nga ai pozicion i dha Moskës informacione të rendësishme operacionet klandestine, në veçanti, për operacionin "Valuable"në Shqipëri.


Kim Filbi


Në librin e tij "Lufta ime e fshehtë" Kim Filbi, ndër të tjera shkruan: "Shumë shpejt, pas mbërritjes time në Uashington, qeveritë amerikane dhe angleze sanksionuan në parim kryerjen e operacioneve të fshehta që kishin për qëllim të shkëpusnin një nga vendet e Europës Lindore nga blloku socialist. Sipas arsyes, radha ra mbi Shqipërinë. Kjo ishte më e vogla dhe më e dobëta nga shtetet socialiste.


Në Jug, ajo kufizohet me Greqinë, më të cilën, Anglia dhe SHBA, mbanin marrëdhënie aleate dhe që formalisht ende ndodhej në gjendje lufte me Shqipërinë. Shqipëria, dukej e izoluar në interesat tona, dhe përveç kësaj, atje mund të hyej lehtë nga Malta nëpëmjet ajrit dhe detit.


Duke llogaritur mundësinë e ndërlikimeve të shumta me karakter politik, lidhur me këtë projekt, departamenti i shtetit dhe ministria e Punëve të Jashtme, ngulnin këmbë në kontrollin e rreptë të këtij operacioni nga ana e tyre. Zbatimi i planit, iu ngarkua SIS-it dhe drejtorisë së koordinimit politik.


Si amerikanët, ashtu edhe anglezët, mbanin lidhje me grupet dhe emigrantët shqiptarë, prandaj të dy palët filluan të mobilizojnë njerëzit e tyre, për zbatimimin e përmbysjes kundërrevolucionare. Anglezët, dhanë Maltën, si bazë të përparuar për operacionet, si dhe anijet e vogla, të domosdoshme për zbarkimin e agjentëve.


Amerikanët e siguruan operacionin më tepër me të holla e materiale, si dhe caktuan aerodromin e Uilus-fild në Libi, me cilësinë e bazës së prapavijës dhe pikës së furnizimit., Mbretit Ideriz nuk ia treguan të fshehtën, dhe në këtë kohë ai ishte vetëm emir. Me diskutime të pafundme anglo-amerikane të mëvonshme, Malta, ishte streha e jonë kryesore.


"Ne duhet të mendojmë diku ndonjë operacion subversiv, -më tha njëherë mua Ëisner, -kur këtu zbulojmë, se anglezët, kanë pranë një ishull". Diskutimet i përkisnin çështjes për udhëheqjen politike kundërrevolucionare.


Në këtë kohë, epoka e Dallesit, ende nuk kishte filluar dhe SHBA trembeshin të vepronin hapur në përkrahjen e regjimeve shumë reaksionare., Prandaj, departamenti i shtetit synonte ta rrethonte kundërevolucionin me atributet "demokratike".


Për këtë qëllim, departamenti i shtetit, duke na paraprirë neve detyroi një grusht të arratisurish shqiptarë në Neë Jork, që të krijonin të ashtuquajturin Komitet Kombëtar, e në krye të tij të zgjidhinin një farë Hasan Dosti.


Dosti ishte jurist i ri, i cili sipas drejtorisë së koordinimit politik, kishte reputacion pa njollë të demokratit, megjithëse, unë nuk munda të gjej ndonjë provë të drejtësisë së kësaj pikëpamjeje. Megjithë, kërkesat e mia të përsëritura, unë nuk munda ta arrija të takohesha me Dostin. Drejtoria e Koordinimit Politik, siç më thanë mua, duhet të sillej me të me shumë delikatesë, sepse, ai ishte shumë frikacak. Kandidat i mirë për rolin e udhëheqësit!


Në qoftë, se Komiteti Kombëtar në Neë York, ngjallte dyshime, atëherë kandidati anglez për udhëheqës, me të vërtetë, mua më bregoste. Ky ishte prijësi i një klani të vogël me emrin Abaz Kupi, mik i vjetër i Xhulian Emerit. Duke gjykuar nga fotografia, ky njeri mbante mustaqe dhe ishte i armatosur deri në dhëmbë, ishte produkt tipik i kujdestarisë britanike.


Unë, nuk dyshoja se ai ishte i aftë, njësoj si stërgjyshërit e tij të kryente sulme mbi karvanet e paarmatosura, ose të qëllonte tinëz ushtarin turk të çmendur nga vapa, të lodhur e që fliste përçart në ndonjë Qafë Mali, por, unë asnjëherë nuk ndaj entusiazmin e xhentelmenit britanik, me pamjen e përfaqësuesit të fisit të egër.


Meqë ra fjala, në qoftë, se Dosti ishte një njeri i dobët, ateherë, Abaz Kupi, ishte kopuk i vjetër. Diskutime pa fund të anglezëve me amerikanët për meritat e të dy rivalëve, në qoftë, se lihen jashtë anët e tjera të çështjes, e ta shikosh vetëm si garë, problemi ishte, se kush duhej të zgjidhej, (?)- anglezët apo amerikanët, sepse do të përcaktonin politikën e qeverisë (në Shqipëri), në rast, se ajo do të formohej.


Kur më në fund, si njëra palë, ashtu dhe tjetra, u lodhën nga diskutimet dhe filluan të kërkojnë zgjidhje kompromisi, doli, se Dosti dhe Abaz Kupi, nën ndikimin e përkrahësve të tyre, zinin pozicione aq të ashpëra, sa asnjërit prej tyre, nuk do t'i mbushej mendja, që të shërbente nën udhëheqjen e tjetrit. Kontrolli i përditshëm për operacionin ishte në duart e komitetit të politikës speciale, i cili mblidhej në Uashington.


Ai përbëhej nga 4 anëtarë, të cilët përfaqësonin departamentin e shtetit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, drejtorinë e Koordinimit Politik dhe SIS-in.


Departamenti i shtetit caktoi në komitet Bob Xhojsi-n, djaloshin e shoqërueshëm, që kishte eksperiencë në problemet e Ballkanit, Erl Xheliko, nga ambasada angleze, gjithashtu, një djalosh simpatik, i cili përfaqësonte Ministrinë e Punëve të Jashtme; djaloshi i tretë ishte Frenk Lindsei, nga drejtoria e Koordinimit Politik dhe në fund anëtari i katërt i komitetit isha unë.


Nuk është e vështirë ta marrësh me mend, se në sajë të kësaj përbërjeje, takimet tona ishin shumë larg karakterit jo formal. Lindsei, jepte tonin duke deklaruar në takimin tonë të parë, se të vetmin shqiptar që ai kishte parë, qëndronte varur në paralele me kokën poshtë. (?)...


Bile në momentet më serioze, ne aglosaksonët, nuk harronim, se, agjentët tanë, vetëm para pak kohësh, binin nga pemët. Megjithëse unë thashë, se Komiteti i Politikës Speciale ushtroi kontroll mbi operacionin, ne asnjëherë nuk mundëm të vepronim si njerëz të lirë.


Shefat e mi në Londër, nuk më lejonin mua të harroja angazhimin e SIS-it, në lidhje me Abaz Kupin, ndërsa pas shpinës së shefave të mi, gjithmonë, dukej së largu formula e Bevinit: "Unë këtë nuk e duroj", të cilën ai e përdorte kur donte të ndalonte diçka. Frenk Lindsei, gjithashtu, padyshim ishte i lidhur me kufizime të tilla.


Ndoshta e çuditshme, por megjithatë, operacioni filloi edhe në këto kushte. Më në fund SIS, arritit të zbarkojë një grup jo të madh agjentësh në bregun shqiptar me detyrë, që të depërtonte në thellësi të vendit, të grumbullonte të dhënat e duhura e duke lëvizur për në Jug, të dilte në Greqi. Anglezët, besonin se të dhënat e mbledhura rrugës nga agjentët, ndihmonin pastaj për të realizuar plane më të gjera.


Operacioni, kuptohet, ishte pa shpresë që në fillim. Agjentët e SIS-it, do mund të arrinin diçka vetëm duke depërtuar në qytete. Por qytetet ndodheshin nën kontrollin e fortë të autoriteteve shqiptare.


Prandaj, që të mbeteshin gjallë, agjentëve, ju duhej që të fshiheshin në male, ku ata mund të nxirrnin ndonjë përfitim në rast se vendi do të përfshihej nga kryengritja. Ndoshta në bazë të aventurës tonë, qëndronte pikërisht shpresa e pashprehur për kryengritje...


Si përfundim, megjithatë, disa agjentë mundën të kalonin në Greqi, ku ata me vështirësi shumë të madhe arrinin të shpëtonin nga putrat e shërbimit të sigurimit grek, i cili mund t'i pushkatonte si pa gjë të keq. Informacioni që ata sillnin pothuajse gjithmonë ishte negativ.


Të paktën ishte e qartë, se ata, në asnjë vend nuk i prisnin më krahëhapur. Me kalimin e kohës, pa bërë zhurmë operacioni u harrua, pa ndikuar dukshëm, zadopak në gjendjen e shqiptarisë.


Ndoshta doli për mirë për qeveritë angleze e amerikane, që përpjekja e tyre pësoi disfatë. Në rast të suksesit, ato do të kishin telashe të pafundme me njerëzit e rinj që mbronin, pa folur më për vështirësitë serioze me Greqinë e Jugosllavinë, e ndoshta edhe me Italinë. ..".


Në intervistën që i ka dhënë gazetarit Filip Naitli, në janar të vitit 1988, lexojmë: "Naitli - dhe Ju, nuk ndjeni asnjë vrarje të ndërgjegjes për vdekjen e njerëzve, të cilët ju i ndihmuat? P.Sh. operacioni shqiptar? (filmi koordinoi operacionet e përbashkëta të CIA-s dhe SIS-it për futjen në fund të viteve '40 dhe në fillim të viteve '50 të agjentëve në Shqipëri, me qëllim, për nxitjen atje të një kryengritjeje. Për këtë operacion, Filbi, njoftoi KGB-në dhe agjentët pasi zbriznin në tokë, kapeshin e pushkatoheshin).
Filbi: - Keqardhje nuk duhet të lindte.


Po, unë luajta rol vendimtar në prishjen e planit të përpunuar nga Perëndimi për kasaphanë të përgjakshme në Ballkan. Por, ata kush mendoi dhe planifikoi këtë operacion, si edhe unë, lejuan mundësinë e gjakderdhjes për qëllime politike. Agjentët që ata dërguan në Shqipëri ishin të armatosur dhe plot vendosmëri, që të kryenin akte sabotimi dhe vrasjeje. Prandaj, unë nuk ndjej keqardhje që ndihmova zhdukjen e tyre, ata nuk e dinin se ku shkonin.


Mos harroni, se më parë unë, gjithashtu isha përzier në likuidimin e një numri të rëndësishëm hitlerianësh, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin tim modest në fitoren mbi fashizmin". (to risky...!).


Librin "Spiunët e Kuq", autori Italian Fabio Giovannini, në kapitullin për zbuluesin rus Kim Filbi, midis të tjerave shkruan: "...sigurisht pati një rol vendimtar në eliminimin e disa guerilierëve antikomunistë shqiptarë.


Në fakt, në fund të viteve '40, Filbi, i ofron një ndihmë të papritur Enver Hoxhës, shef i partisë komuniste. Shërbimet sekrete angloamerikane kishin vendosur që të tentonin një aksion force për të përmbysur regjimin e Tiranës, dhe kishin organizuar një patrullë të armatosur të disidentëve të mërguar.


Në Uashington, Filbi, është komandant, pikërisht i komitetit anglo-amerikan për të koordinuar përmbysjen e qeverisë shqiptare, por i jep autoriteteve të Tiranës, të gjitha të dhënat për tentativën e grushtit të shtetit. Informatatat e Filbit, i lejojnë Hoxhës, që të shpartallojë komplotin: "13 të akuzuar, dënohen me vdekje pas një procesi të përshpejtuar në kinema "17 nëntori" në Tiranë, "me njerëz, të cilët, të grumbulluar përpara "gjykatës" dhe në sheshe, ndiqnin procesin gjyqësor nga altoparlantet".


Filbi, megjithatë, nuk do të deklarohet kurrë i penduar për këto pasoja të veprimeve të tij. Do të mbetet i bindur, se e "ka evituar një derdhje gjaku deri në gjunjë në Ballkan....". Kështu që, duke gjykuar nga natyra e operacionit, ajo që të bën përshtypje është bërja publike e tij nga vetë Filbi dhe organizata adresuese.


Rendësia, përcaktohet pikërisht, në këtë mënyrë, ku duket, se ngjarjet marrin vlerë logjistike, më shumë se operacionale me analizimin në detaje të një veprimtarie, të "mbrojtur" politikisht, e cila, po të lexohej në kohët e sotme, do të formulonte, padyshim, një "Top Sekret" të organizuar, ose një "danger area", sikurse, ato mbi çështjet e ushtrimit të ndikimit terrorist, apo torturave profesionale për këtë qëllim.


Kjo, pasi për një çështje të tillë, kasaphane, me kopukë e dallkaukë, e me motive të paqendrueshme, deri më sot, nuk ka mbajtur askush përgjegjësi. Sepse, dihet, që çdo ngjarje në kohë lufte dhe paqe, e shoqëruar me viktima, autorizohet dhe përmendet, si e justifikuar në model. (Clinical experiment...?!).


Në librin "Historia sekrete e KGB-së", botuar në vitin 1995, dhe ribotuar në vitin 2001, në Itali, autorët C. Andrejev, dhe Oleg Gordievskij, shkruajnë: "Suksesi i parë i madh i MGB-së (ministria e Sigurimit të Shtetit) në luftën sekrete me UDB-në jugosllave ishte përgatija e një grushti kundër Titos në Shqipëri. Deri në momenin e prishjes me Titon, Stalini, ishte dakord që Shqipëria të mbetej një satelit jugosllav.


Në Luftën II Botërore "këshilltarët" jugosllavë, kishin riorganizuar partinë Komuniste shqiptare nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, sekretar i përgjithshëm dhe të Koçi Xoxes, i cili u bë ministër i Brendshëm në qeverinë e kontrolluar nga komunistët. "Pa betejën e popujve të Jugosllavisë, -pohoi Hoxha, pas konfliktit, rezistenca e popullit të vogël shqiptar do të ishte e pamundur".


Nën presionin e OZNA-s partia shqiptare u spastrua nga "disidentët" dhe nga "trockistët": ndër këta ishin Anastas Lulo, shef i organizatës së rinisë komuniste, i pushkatuar për "devijacionizëm nga e djathta"; Llazar Fundo, një nga themeluesit e partisë, që u kthye i zhgënjyer nga mërgimi sovjetik më 1944 dhe u vra përpara misionit ushtarak britanik të tmerruar; dhe Mustafa Gjinishi, anëtar i byrosë politike i ekzekutuar, se kishte krijuar një front të bashkuar antifashist me grupet "borgjeze". PKSH-ja që doli nga lufta praktikisht, ishte një filiale e partisë jugosllave.


Shërbimi i sigurimit shqiptar, "sigurimi", kontrollohej nga OZNA me të njëjtën rreptësi me të cilën pjesa më e madhe e shërbimeve të sigurimit të Europës Lindore kontrollohej nga NKGB (komisariati i popullit për sigurimin e shtetit).


Hoxha, u bë gjithnjë e më i acaruar, kur pa pozitën e tij të kërcënuar nga rivali i tij Xoxe, i cili, si ministër i Brendshëm, ishte shef i sigurimit, dhe gëzonte simpatinë e Titos. Në maj të vitit 1947, organizoi një proces fars, kundër 9 anëtarëve antijugosllavë, të kongresit të populit; të gjithë të dënuar me burgime të renda për "veprimtari subversive".


Në gusht të vitit 1947, në asamblenë për krijimin e byrosë informative, shqiptarët u përfaqësuan nga partia jugosllave. Katër muaj më vonë, Stalini i tha Gjillasit: "Duhet ta gëlltisni Shqipërinë, sa më shpejt aq më mirë".


Konflikti ruso-jugosllav i 1948, i ofroi Hoxhës mundësinë të mundte Xoxen në luftë për pushtet, ndërsa këshilltarët sovjetikë tërhiqeshin nga Beogradi, Tirana, u pushtua nga njerëzit e MGB-së.


Pas prishjes së Titos me Moskën, Hoxha urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të të gjithë personelit jugosllav, dhe sulmoi rivalin. Më kot, Xoxe u përpoq të shpëtonte duke deklaruar besnikërinë e tij ndaj Bashkimit Sovjetik.


U arrestua bashkë me idhtarët e tij dhe u zëvendësua në Ministrinë e Brendshme nga filo sovjetiku Mehmet Shehu, i cili futi në dikaster shumë konsulentë të M.G.B-së, për të spastruar dhe riorganizuar sigurimin.


Pas 5 muajsh hetimi e tortura nga ana e sigurimit, nën kontrollin e MGB-së, Xoxe dhe miqtë e tij, dhanë rrëfime të hollësishme. Në mars të vitit 1949, Hoxha, shkoi në Moskë për të diskutuar për përgatitjet për proçesin publik të "Koçi Xoxes dhe bandës së tij", që filloi 2 muaj më vonë.


Xoxe, tregoi se ishte rekrutuar gjatë luftës nga shërbimi sekret britanik, ashtu dhe nga ai amerikan. Tregoi, se në vitin 1943, shefi i misionit ushtarak anglez, e kishte informuar, se Tito, ishte një agjent britanik. Pranoi, se kishte marrë pjesë në një komplot të organizuar bashkërisht nga Tito, dhe nga SIS (shërbimi sekret britanik), për t'i aneksuar Shqipërinë, Jugosllavisë. U pushkatua në korrik të vitit 1949, për këto krime të pakryera.


Procesi, dhe dënimi i Koçi Xoxes ishte preludi i një sërë proçesesh farse për bashkëpunëtorë të Titos, të vërtetë, ose më shpesh, imagjinarë, të inskenuar nga M.G.B praktikisht në të gjithë Europën Lindore. Deri në vdekjen e Stalinit, Tito, morri me vehte njollën e heretikut të madh, që kishte qenë e Trockit. Por, në ndryshim nga Trocki, Tito doli i pacënuar dhe fitimtar për 5 vjet, në një luftë kundër M.K.B-së-


Në librin e tij "Jeta ime në CIA", Ulliam Colby, ish drejtor i CIA-s, ndër të tjera, shkruan edhe për Shqipërinë: "Gjithmonë kam pyetur veten, nëse "stay-behind nets", të krijuara prej nesh do të funksiononin nën dominim sovjetik. Mësuam, se tratativat e kryera në momentin e fundit për të organizuar rrjete të tilla kishin dështuar në Kinë në 1950, dhe në Vietnamin e Veriut më 1954.


Mësuam, se tentativat për t'i organizuar nga jashtë u zbuluan dhe u ndëshkuan nga policia sekrete në Poloni dhe në Shqipëri në vitet '50..."; "ishte në zbatim, një përpjekje e madhe për të shkëputur Shqipërinë nga perdja e hekurt, duke nxitur një revoltë kundër regjimit komunist..."; "revolucioni hungarez, pati për CIA edhe një kuptim tjetër.


Pas krijimit të OPC-së, të drejtuar nga Frank Ëisner, CIA, kishte patur, ose të paktën kishte besuar se kishte detyrën, për të ndihmuar ushtarakisht, sipas traditës së O.S.S-së, grupet e rezistencës, grupet e luftëtarëve për liri, në rastin e Hungarisë, që kërkonin të përmbysnin regjimet totalitare komuniste. Pa dyshim, kishte kërkuar ta bënte në Shqipëri në Kore dhe në Kinë".


"Edhe publiciteti i dhënë rasteve, të disfatave të CIA-s, nuk ndryshonte në thelb kuadrin e përgjithshëm. Akuzat në lidhje me operacionet e spiunazhit dhe të sabotimit kundër Kinës, Shqipërisë dhe Europës lindore, interpretoheshin si retorikë e paevitueshme e "luftës së ftohtë".


Admirali italian Fulvio Martino, drejtor i shërbimit sekret, të zbulimit italian (S.I.S.M.I), ka qenë për shumë vjet në këtë detyrë, dhe në librin e tij "Nome in codice: Ulisse" emri i koduar: Uliksi, i botuar në vitin 1999, midis të tjerave, ai përmend edhe Shqipërinë dhe disa detyra që kanë kryer ndaj vendit tonë.


Konkretisht në faqen 33 të librit origjinal, Martino shkruan: "Bëra shërbim, (punova) pranë shërbimit informativ të marinës, deri në vitin 1962. Ndërkohë, isha graduar kapiten korvete.


Në S.I.O.S (shërbimi informativ i marinës) bëja pjesë në njën grup, që merrej me marinën sovjetike, të vendosur në Detin e Zi e në Mesdhe dhe mbaja nën kontroll marinën shqiptare, atë jugosllave, dhe disa marina arabe".


Në faqen 34, thuhet: "Në vitin 1958, ishim në mes të luftë së ftohtë. Italia, me zgjedhjen e saj të lirë, ishte futur në aleancën atlantike dhe bënte pjesë nën reshtimin perëndimor. Ekspansionizmi sovjetik, po fillonte të ishte konkret dhe i dukshëm në Azi e në Afrikë.


Ne kishim edhe problemin e Shqipërisë, sepse ai vend, atëherë komunist ortodoks, mbante një bazë detare sovjetike, e cila, duke u ndodhur përtej Kanalit të Otrantos, ishte një kërcënimn për lundrimin, si në Adriatik, ashtu dhe në Mesdheun lindor".


Në faqen 35, shkruan: "Sovjetikët, kishin filluar të pajisnin me komar (mushkonja në rusisht) (motosiluruese), disa marina arabe. Edhe jugosllavët e shqiptarët ishin të interesuar për armatimin e ri dhe i'a kishin kërkuar Moskës...".


Në faqen 144, admirali, shkruan: "Një tjetër rast i vogël, por i çuditshëm "paradiplomatik", u zgjidh prej nesh në Shqipëri.


Në 12 dhjetor të vitit 1985, vëllezërit Popa (4 gra dhe 2 burra), bijë të një borgjezi të njohur të konsideruar kolaboracionist i italianëve arritën, duke i shpëtuar kordonit të sigurimit, e të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, ku kërkuan strehim politik. Për 18 vjet, vëllezërit Popa ishin mbyllur në një komunë bujqësore.


Midis, Italisë dhe Shqipërisë shpërtheu, një grindje diplomatike që zgjati deri më 16 maj 1990, ku vëllezërit Popa më në fund u autorizuan të largoheshin nga atdheu dhe të shkonin në Kanada, ku kishin të afërmit.


Sigurimi i njohur famëzi tentoi 2 herë që të vriste Popat, duke helmuar ushqimet e destinuara për ta. Nga sigurimi u vunë në zbatim edhe operacione të tjera, si përpjekja për të futur mikrofona, duke i vendosur në brendësi të bishtit të fshesës.


Pasi shteruan tentativat diplomatike, problemi na u kalua ne. Duke përfituar, edhe nga shembja e murit të Berlinit, vendosëm me sigurimin një kontakt në Zvicër. Zbuluam, se parku i tyre automobilistik ishte një sektor shumë i dobët. Me disa vetura e disa pjesë këmbimi çështja Popa u zgjidh...".

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:10 pm

VRASËSIT JANË MIDIS NESH


Para disa ditësh më ndaloi ish hetuesi im. Donte të bisedonte me mua. Më zgjati dorën. Ndjeva neveri për atë dorë të përgjakur.
- Ç’kerkoni? - i thashë ftohtë.
- Nuk ishte faji i ynë - u pergjigj duke parë qëndrimin tim. - Ishte i sistemit që na bëri te tillë. Nuk kishim rrugë tjetër. Hymë në valle dhe nuk dilnim dot. Ato ligje ishin dhe ne ishim të detyruar t’i zbatonim.
Nuk po e dëgjoja më. Ai fliste ndërsa mua me dilnin para sysh ngjarjet që ndodhën në kohën e rrëzimit të monumentit të diktatorit, kur ai dhe shokë të tjerë të tij, ngriheshin në të ashtuquajturat antimitingje të organizuara nga forcat më të errëta të rregjimit të përmbysur. Më dilnin para syve të gjitha ato që më kishte punuar në shtatë muajt e qëndrimit tim në qelitë e sigurimit. Por mbi të gjitha më dilte një skenë mizore që lidhet direkt me të dhe të cilën nuk mund ta harroj kurrë. Ndaj nuk mund t’i besoja fjalëve të tij. Pendimi i tij ishte pendimi fallso i një njeriu që ka humbur gjithçka dhe mundohet të shpëtojë çfarë të mundi. Papritur, ai na qenkësh shndërruar në një demokrat të madh. Dëgjoni tani historinë e dhimbëshme që ka lidhje me këtë njeri dhe gjykojeni vetë atë.
Ishim në kampin e Bulqizës. Ai ishte emëruar operativ i sigurimit në atë kamp. Ishte dimër. Binte borë. Acari të thante fytyrën. Sapo ishim kthyer nga puna të raskapitur dhe prisnim të na sillnin lugën e supës me qepë, me të cilën mbanim shpirtin gjallë. Ai hyri në kapanon dhe duke iu drejtuar një djaloshi nga Mirdita i tha me egërsi:
- Përse nuk e realizove normën?
- Isha i sëmurë zoti toger! - u pergjigj djaloshi me gjysmë zëri.
Nuk e la të mbaronte fjalën. E rrëmbeu me forcë dhe duke e hequr zvarrë, e përplasi përjashta në borën që vazhdonte të binte. Filloi ta godiste ku mundte me kamzhikun që mbante në duar. Pastaj duke e tërhequr gjithmonë zvarrë, e mbylli në një nga birucat e caktuara për këtë qëllim.
Kur u err dikush i çoi një copë buke. Nuk e kish mbaruar ende, kur ia behu krimineli. Sapo e pa, filloi ta godiste përsëri me kamzhik, duke kërkuar t’i tregonte se kush ia kishte dhënë copën e bukës. Djaloshi nuk tregoi. Atëhere dha urdhër ta lidhnin në një shtyllë telefoni që ndodhej afër kapanonit tonë. Caktoi edhe dy roje për të mos lejuar njeri t’i afrohej. Ishte thëllim. Dëgjonim rënkimet e tij të mbytura dhe nuk ishim në gjendje ta ndihmonim. Tërë atë natë nuk mbyllëm sy duke dëgjuar rënkimet e tij. Dikur afër mëngjesit ato pushuan. Mirditori trim kishte ndërruar jetë. Nuk i kishte mbushur ende te shtatëmbëdhjetë vjetët.
- Shpormu nga sytë! - thirra sapo më kaloi vegimi që m’u shfaq. Por ai e kishte kuptuar me kohë dhe ishte zhdukur. Një tronditje të thellë ndjeja brenda vehtes time. Më ishte hapur një plagë e cila kishte zënë kore.
Në atë kohë m’u kujtua një film gjerman që kisha parë në fëmininë time. Ishte një prodhim i pasluftës dhe titullohej ‘’Vrasësit janë midis nesh‘’. Në qendër të filmit ishte një mjek nazist që ndonse në aparencë tregohej njerëzor, në të vërtetë ishte mishërimi i mizorisë. Në laboratorët e tij kryente eksperimente nga më monstruozet për torturimin dhe shfarrosjen e njerëzve. Pas mbarimit të luftës edhe ai si shumë të tjerë dolën në bangën e të akuzuarve.
Kanë kaluar vite që atëherë. I kam harruar pothuajse të gjitha skenat e atij filmi. Vetëm njëra nuk me është shkulur nga kujtesa, finalja e tij. Mjeku i kapur me të dy duart pas hekurave të burgut duke thërritur:
- Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!
Ndërsa në sfond prapa tij, si përgënjeshtrim i të gjithë kësaj, shfaqeshin torturat, pushkatimet, varrosjet për së gjalli, djegiet në dhomat e gazit që ai kishte projektuar. Një skenë e paharruar. Një zgjidhje e përkryer regjizoriale.
Duke kujtuar këtë skenë dhe atë të djaloshit mirditor pyes:
- A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?
Pergjigja është një dhe e prerë. Po. Janë hetuesit dhe ish punonjësit e sigurimit të shtetit. Janë prokurorët dhe gjykatësit e pashpirt, që mbartin në ndërgjegjen e tyre qindra dhe mijra të vrarë apo të vdekur nëpër burgje , të cilëve nuk u dihen as varret. Janë spiunët e sistemit që presin rastin për të dalë përsëri në dritë dhe për të groposur përsëri njerës të tjerë. Përse nuk vepron drejtësia? Përse nuk dënohen si mjeku gjerman?
Por janë edhe një lloj tjetër vrasësish, më të rrezikshëm dhe më kriminelë se të parët. Janë ata që, ndonse sot janë të veshur me petkun e demokratit, presin ditën e nesërme për t’i ngulur thikën pas shpine demokracisë së brishtë që po ndërtohet. Po të shohësh mirë, ata mund t’i gjesh kudo. Mund ti gjesh në partitë politike, në shoqatat bile edhe në parlament. Në vend të ndëshkimit të merituar ata sot bredhin lirisht duke derdhur helm në ndërgjegjen e njerëzve. Ata ngjiren duke thërritur:
- Jemi te pafajshëm! Fajin e kishte sistemi i përmbysur!
Sikur të mos ishin këta njerëz të pa princip që e mbajtën gjallë atë sistem për gati një gjysëm shekulli..
Po kush pra qenka fajtori për gjithë këtë katrahurë që ka mbuluar vendin? Kush është fajtori? Mos vallë qenkemi ne që e paguam me jetët tona???

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:11 pm

Letër e hapur Ramiz Alisë



Nga Reshat Kripa

Kryetar i Shoqatës Antikomunste të Përndjekurve Politikë të Tiranës



Lexoj në gazetën “Albania” artikullin që bënë fjalë për kërkimet e Jani Plakut për të gjetur eshtrat e të atit të pushkatuar nga rregjimi diktatorial. Lexoj dhe para syve më dalin mijra të tjerë që nuk kanë një varr ku mund të derdhin dy pika lot apo të vendosin një tufë me lule. Mendoj dhe meditoj. Mos vallë këta u shuan për shkaqe natyrore si shumë të tjerë në këtë botë? Përgjigja që më vjen nga të gjitha anët është: “Ata ranë në luftën e gjatë për liri dhe demokraci, për atë liri dhe demokraci që u trumbetua aq gjatë në vitet 90-91.”

Në refleksion të kësaj përgjigje vazhdoj të meditoj. Ç’bëri ky popull gjatë 46 viteve të sundimit totalitar? Mos ndenji duarkryq duke pritur që liria të zbriste nga qielli një ditë të bukur vere?

Jo. Ai nuk priti që lirinë t’ua sillnin si dhuratë të tjerët. Ai luftoi për ta fituar atë dhe e pagoi shumë shtrenjtë. Mbi 6.000 të vrarë. Mbi 17.000 të burgosur nga të cilët mbi 1.000 vetë vdiqën në burgjet e tmerrshme. Mbi 22.000 të internuar vetëm në periudhën 1945-1954, nga të cilët gati 9.000 vdiqën nëpër kampet e internimit dhe midis tyre kishte shumë gra dhe fëmijë të pafajshëm. Gati 300 vetë të sëmurë mendorë si pasojë e torturave të tmerrshme. Këto ndodhnin në “Shqipërinë socialiste” që ndërtonte “njeriun e ri”, në Shqipërinë që në atë kohë nuk kishte më shumë se një milion banorë.

Nuk e di sepse në këto çaste para syve më dalin të dhënat e paraqitura në librin e Zbigniev Brzhezhinskit “Jashtë kontrollit” ku ai tregon numrin e viktimave të pafajshne të ndodhura në shekullin e XX-të. Sipas tij Lufta e Parë Botërore shkaktoi 13 milion viktima, ajo e dyta 35 miljon domethënë të dyja së bashku 48 milion. Ndërsa genocidi komunist 66 milion, shifër që, sipas të dhënave të fundit të Këshillit të Europës, arrin në 100 milion. Mos harroni! Ndërsa viktimat e luftrave botërore u shkaktuan si pasojë e bombardimeve apo aksioneve ushtarake, viktimat e komunizmit u shkaktuan në periudhë paqeje, me gjakftohtësi prej krimineli, vetëm e vetëm pse dikush mendonte ndryshe nga diktatori.

Vitin e kaluar u zhvillua në Tiranë Kuvendi i XVI-të i Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit. Kryetari i delegacionit Sllovak deklaroi se ne vendin e tij dënimi i fundit me vdekje, për motive politike, ishte dhënë në vitin 1956. Po në Shqipëri? Dënimet me vdekje vazhduan me një egërsi të paparë për të përfunduar në verën e vitit 1988, me varjen e poetit martir Havzi Nelaj. Kjo ndodhte në një kohë kur komunizmi kishte marrë rrokullimën kudo në botë.

Ndoshta u zgjata pak si shumë me këtë hyrje, por e bëra qëllimisht. Në të njëjtin numër gazete lexova edhe për “pendesën” që paskish treguar diktatori më i egër i vendeve të lindjes, krimineli i pandëshkuar Ramiz Alia. Në intervistën dhënë BBC-së ai na paskësh deklaruar: “Më vjen keq dhe e konsideroj gabim që ka pasur njerëz që janë bërë viktima të pakujdesisë sonë, të veprimeve tona të ashpra apo gabimeve të institucioneve tona, si policia sekrete. Ka pasur raste të tilla. Më vjen keq për këtë, më vjen absolutisht keq dhe mendoj se për ta duhet të ketë drejtësi.”

Oh, hipokrizi! Çfarë mendje djallëzore është ajo që shpreh këto fjalë? Si nuk ke turp? A nuk ishe ti, krahas firmës së lakejve të tu, që nënshkruat vrasjen e Havzi Nelës të përmendur më lart? A nuk ishit ju që thërrisnit në mbledhjen e Byrosë Politike: “Edhe bar do të hamë, edhe gjak do të derdhim!” Këto fjalë i thonit në një kohë kur dinastia juaj gjakatare kishte perënduar. Por ju ishit mësuar me gjak. Nuk mund të jetonit pa të. Jeta e juaj ishte ndertuar në një pellg gjaku. Dhe ky ishte gjaku i bashkqytetarëve tuaj.

Ata që e pësuan nga olokausti juaj mizor nuk mund të harrojnë. Nuk mund të pranojnë thëniet tuaja se gjoja paskeni gabuar. Jo, zotëri! Ky nuk është gabim dhe as pakujdesi. Ky është faj, është krim dhe krimi ndëshkohet, ashtu siç u ndëshkua pas Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësia është se në Shqipëri nuk u zhvillua “Nurenbergu” i komunizmit.

Ndaj heshtni! Qëndroni të mbyllur në kullën tuaj të ngujimit dhe heshtni! Mos luani me ndjenjat tona. Një gjë duhet të keni të qartë. Ndërsa ju jeni përfaqësuesi më i zi i skëterës nëpër të cilën kaloi vendi ynë, ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Vitet do të kalojnë. Gjithçka do të ndryshojë. Por, në ndërgjegjen e kombit, në mendjet e njerëzve, që do të vijnë, ti do të mbetesh ashtu siç kanë mbetur paraardhësit e tu, Neroni dhe Hitleri, Stalini dhe Mao Ce duni, një diktator i urryer.

Ndoshta sot mund të ketë analistë dhe reporterë servilë dhe hipokritë që nuk guxojnë të t’i thonë në sy krimet e tua, por do të vijë dita që ato të zbardhen dhe njerëzia të mësojë të vërtetën e tyre. Kjo ditë nuk do të jetë e largët.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:11 pm

Martirët e Tepelenës



Nga Reshat Kripa


Më 20 maj në qytetin e Tepelenës u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar nderi i qytetit” Martirit të Demokracisë Zenel Shehu, pushkatuar më 14 janar 1948 së bashku me Syrja Vasjarin, At Gjergj Sulin, Baba Shefqet Koshtanin, Baba Ali Tomorin dhe nëntë burra te tjerë. Ishte një ceremoni e dhimbëshme. Folën autoritetet lokale dhe personalitete të tjera të ardhur nga Tirana. Treguan kujtimet e tyre veteranë dhe familjarë. Grupet artistike hodhën valle dhe kënduan këngë trimërie labe. U interpretuan poezi dhe tregime lidhur me ngjarjen. Së fundi një drekë përkujtimore për të gjithë pjesmarrësit. Ngjarja për të cilën u zhvillua ceremonia ishte njera nga qindra të tjera të ndodhura në ato ditë të zymta që kalonte atdheu dhe s’kishte si të mos të sillte ndër mend vitet e errëta
Katër vjet më parë në Tiranë u zhvillua një ceremoni e ngjashme kushtuar 58 vjetorit të rënies së këtyre martirëve. Unë pata fatin të mbaja kumtesën e mëposhtme, të cilën mendoj t’ju a paraqes më poshtë
*
* *
Jemi mbledhur sot këtu për të nderuar figurat e ndritura të martirëve të Tepelenës, të rënë nën breshërinë e atyre që nuk kishin atdhe, që nuk kishin fe dhe besim. Plumbat e atyre që përpiqeshin me çdo kusht të zhduknin çdo gjë fisnike që ruante ky popull i martirizuar. Jemi mbledhur për të përkujtuar kujtimin e emrave të Zenel Beqir Shehut, Syrja Abaz Bej Vasjarit, At Gjergj Jakov Sulit, Baba Shefqet Koshtanit, Baba Ali Tomorit dhe nëntë martirëve të tjerë të pushkatuar nga rregjimi totalitar.
Nata e 14 janarit të vitit 1948. Një natë e zezë. Qielli qante papushim. Retë nxinin mbi Gjirokastër. Gjëmimet ushtonin me forcë. Dukej sikur Zoti me këtë donte të ndalonte gjëmën që po ndodhte. Por djalli në ato kohëra ishte më i fortë. Ai e kishte futur në kthetrat e tij Shqipërinë e gjorë. Ajo nuk kishte më zë. Kishte vetëm urdhëra monstruozë, të dhënë nga njerëz monstruozë. Në të gjithë vendin hidheshin vallet e vdekjes.
!4 janar, 14 burra ecnin me kokat lartë të lidhur dy nga dy. Rreth e rrotull një tufë hienash të kuqe, me sytë e skuqur nga etja për gjak dhe uria për mish kufomash. Zoti me gjëmimet dhe vetëtimat e tij mundohej t’i ndalonte, por ata nuk besonin në Zot. Zoti i tyre ishte vetë djalli.
Në krye të kollonës qëndronin krenarë Zenel Shehu dhe Syrja Bej Vasjari, dy ish udhëheqës të luftës kundër pushtuesit. I pari komisar i batalionit partizan “Baba Abaz“, ndërsa i dyti komandant i batalionit ballist “Tafil Buzi“. Ecin dhe kujtojnë betejat e zhvilluara së bashku kundër pushtuesit italian në Mogila dhe Miricë, në Qafën e Kiçokut dhe në Malin e Bardhë, në Shkallën e Zezë dhe në Buz.. Dy familje të mëdha të krahinës, dy miq të mëdhenj që nuk mund të luftonin ndryshe veçse në krah të njeri tjetrit, pamvarësisht nga bindjet e sejcilit prej tyre. Nuk kishin si shkonin ndryshe edhe në vdekje.
- Po shkojmë në varr së bashku! – foli Syrjai.
- Si në luftë. – u përgjigj Zeneli.
- Pushoni, nuk keni të drejtë të flisni! – u ndie zëri i njerit nga hienat.
- E ç’mund të na bëni më tepër? – u përgjigj i qetë Zeneli.
Pas tyre vinin të lidhur dy robër të Zotit, At Gjergj Suli dhe Baba Shefqeti. Edhe ata ecin dhe kujtojnë. At Gjergjit në ato momente i kujtohen vargjet e një kënge të vjetër:

Papa Kristonë e vranë,
Dhe për të s’ra një kambanë!

Ndryshimi i vetëm ishte se ndërsa Papa Kristonë e helmuan andartët grekë, At Gjergj Sulin po e vrisnin vëllezërit e tij shqiptarë. Por edhe për vdekjen e tij nuk u dëgjua asnjë kambanë. Thuhet se një prift i Leklit i ra kambanave në një orë jo të zakonshme. Një gjë e tillë i kushtoi disa vite burg.
Baba Shefqeti ecte i menduar. Jo se i vinte keq për vdekjen. Tashti i kishte kaluar të 63-at. Në dorën që e kishte të palidhur, mbante një palë tespie , të cilat i numuronte duke u lutur. Edhe në vdekje donte të shkonte me emrin e Zotit, të cilit i kishte shërbyer për gjithë jetën. Një nga hienat e pa, ia rrëmbeu dhe i vërviti në errësirën e natës.
- Zoti ta faltë gjynahun, se edhe ti vetë nuk di se ç’bën! – i tha babaj me qetësi.
Në rreshtin e tretë ecte i qetë Baba Aliu, një tjetër shërbëtor i devotshëm i Zotit. Kur shkuan ta marin për ta pushkatuar një roje u përpoq ta mbante për krahu. Mendonin se babaj do trembej para vdekles. Kurse ai i qetë i tha:
- Mos kij merak se mbahem vetë, biri im!
Kështu shkuan drejt vdekjes këta martirë, ashtu siç kishin shkuar vite më parë bilbilenjtë. Ata ishin trembëdhjetë, ndërsa këta katërmbëdhjetë. Ja si e përshkruan momentin e ekzekutimit historiani dhe shkrimtari Novruz Shehu:

Njeri nga pushkatarët rrëzohet, i bie të fikët. Nuk mund të qëllojë.
- Nrehu bir! Qëllo bir! Zoti qoftë me ty!… Ngrehu biri im! Po s’qëllove ti, do të qëllojë dikush tjetër. Po s’vrave ti, do të vrasë dikush tjetër. Gjak, gjak, gjak sa të zbuten djajtë në shpirtin e njeriut.
Toga hapi zjarr disa herë. Trembëdhjetë burra bien për të mos u ngritur më, ndërsa Baba Aliu, për çudinë e të gjithëve, vazhdon të qëndrojë në këmbë.
- Do të të heq taçin Baba
Eshtë dervish Resuli.
- Hiqe bir!
Dervishi u ul, I puthi këmbët.
- Falmë Baba!
- Të kam falur bir!
- U shoftë Shqipëria me këtë farë të keqe që ka ardhur!
- Mos e mbush gojën bir, mos e rëndo shpirtin! Se Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve. Dhe sikur të mos e duan të gjallët, nuk e lënë të vdekurit. Mos e ngarko shpirtin! Shqipëria duhet. Shqipërinë e ka bërë Zoti të jetojë!

Një batare tjetër u dëgjua dhe Baba Aliu ra me emrin e Shqipërisë në gojë. Ishte ora dy pas mesit të natës të dates 14 janar 1948.
Cili ishte qëndrimi i këtyre burrave në natën e fundit të qëndrimit në qelitë e burgut të Gjirokastrës? Lexojmë shënimet e Ibrahim Vasjarit birit të Syrja Beut:


Sapo kishte kaluar mesnata. Errësirë. Jashtë, nëpër qiellin e grisur, përpëliteshin mes resh të largët, të ftohtë. Palcë dimri.
- Kot vrasim mendjen Syrja! – tha Baba Shefqeti. – gjithçka është
ëndërr. E vërteta është vetëm Perëndia., që është “Një“ dhe shokë tjetër nuk ka.
- Ashtu është Baba, kemi bërë gjumë të keq, - tha Syrjai.
- Gjumë? Pothuaj e kemi harruar fare gjumin, - tha Zeneli – sa shokë në janë vrarë?
- Dhe sa do të vriten akoma! – tha me një ironi të hidhur At Gjergji.
- Po kjo është ndryshe,krejt ndryshe, - iu përgjigj Zeneli – kjo është e pakuptueshme.
- Nuk ia vlen të kërkosh arsye, - tha Baba Shefqeti, - e keqja nuk fillon dhe nuk mbaron me ne. Ky është mallkimi i Perëndisë. Mendjet tona nuk janë në gjendja ta gjykojnë. Gjarpri do ta shtrëngojë për gryke këtë vend për një kohë të gjatë.
Të katër heshtën për një çast të mbyllur sejcili në veten e tij.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:12 pm

Reshat Kripa: Martirët e Tepelenës


Çome Cini, një vet
eran ish komunist, kujton në vitin 2005 tregimin e Misto Papajanit, një i dënuar tjetër me vdekje nga ky grup, që iu fal jeta:

Mistua më tregoi edhe episode të tjera. Ishte mesnatë kur trokiti roja.
- Syrja Vasjari, - tha ai – hajde se të kërkojnë në zyrë.
Syrjai u ngrit dhe filloi të vishej.
- Mos u vish – i tha roja – se pesë minuta punë ke në zyrë.
- E di se ç’punë kam, - i tha Syrjai – prandaj do vishem. Nuk vij kështu.
- Mos na vono, - nguli këmbë roja, - se pesë minuta punë ke dhe do të kthehesh prapë.
- E di për ku jam nisur, - vazhdoi me qetësi Syrjai, - atje nuk shkoj i çveshur.
Ne u përlotëm. Syrjai u vesh dhe u rregullua qetë qetë si për ceremoni. Pastaj u kthye nga ne, na pa të përlotur dhe duke u ndarë na tha:
- Mos qani! Bëhuni të fortë, se vdekja pesë minuta është!. Mbeçi me shëndet dhe mos na harroni! Të fala atyre që lemë pas! U thoni që nuk i kemi tradhëtuar ndonjë herë.
Kaq ishte dhe u ndamë për jetë me Syrjain.


Po kush ishin këta burra që shkonin kaq krenarë drejt vdekjes?
Zenel Shehu lindi në vitin 1918 në fshati Toç të Tepelenës. Ishte djali i madh i Sheh Beqirit, Babai i teqesë së Toçit, e njohur në gjithë krahinën. Në këtë teqe ai mbante krahas kuranit edhe abetaret e para shqipe me të cilat mësonte nxënësit në shkollën e parë shqipe të krahinës, të hapur prej tij në vitin 1913. Ishte një burrë i rrallë, një atdhetar i vërtetë. Më 28 nëntor 1912 është pjesmarrës në aktin e pavarësisë, përkrah Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit. Në janar 1920 zgjidhet dhe mer pjesë në Kongresin e Lushnjes, së bashku me patriotin tjetër Arshi Shehun. Po atë vit organizon dhe merr pjesë në krye të çetës së tij në luftën patriotike të Vlorës, kundër pushtuesve italianë që kishin zaptuar atë qytet. Vlora e kërkoi për të dytën herë 19 vjet më vonë. Vendi ishte pushtuar përsëri nga italianët, por ai i kishte mbyllur sytë, duke ia dorëzuar stafetën të birit Zenelit.
Zenel Shehu shkollën fillore e zhvilloi në Krahës dhe atë unike në Tepelenë. Pastaj vazhdoi mësimet me burse shteti në shkollën tregëtare në Vlorë. U dallua si një nxënës i shkëlqyer, por më tepër si një njeri me mendime përparimtare. Iu përgjigj me zjarr profesorit Italian të lëndës së “Moralit fashist“, që zhvillohej në atë kohë në shkollë, kur ai fyeu flamurin tonë kombëtar. Deshën ta përjashtonin nga shkolla, por ishte ndërhyrja e Qazim Koculit që e shpëtoi nga një gjë e këtillë. Gjesti i djaloshit tepelenas bëri jehonë në të gjithë Vlorën.
Me mbarimin e shkollës tregëtare shkon në Itali, ku vazhdon universitetin e Romës në degën e financës. Në vitin 1939, me rastin e pushtimit të Shqipërisë, detyrohet të ndërpresë studimet në vitin e tretë dhe të kthehet në Shqipëri. Këtu e mobilizojnë ushtar dhe e dërgojnë në Pukë. Por ai nuk mund të pranonte të shërbente në ushtrinë fashiste. Së bashku me disa shokë të tjerë braktis shërbimin ushtarak dhe hidhet në ilegalitet, në rradhët e çetave partizane. Zotësia e tij e dallon nga të tjerët. Në vitin 1942 emërohet komandant i çetës së Verzivollit, me luftëtar të zonës së Krahësit dhe Buzit. Me formimin e batalionit “Baba Abaz“ në Donie të Kalivaçit, emërohet komisar i tij. Me këtë detyrë bashkëpunon dhe luan një rol kryesor me luftëtarë të tjerë partizanë dhe ballistë si Syrja Vasjari, Asaf Dragoti, Hajri Zaçe, Abaz Shehu, Fejzo Ismaili e të tjerë duke krijuar një shtab të përbashkët për të drejtuar luftën. Këto luftra përfunduan me sukses në Mogila dhe Miricë, në Qafën e Kiçokut dhe Malin e Bardhë, në Shkallën e Zezë dhe në Buz. Të tërbuar italianët, rikthehen me forca të shumëfishuara dhe djegin shtëpitë e fshatarëve kryengritës, midis të cilave ato të Zenel Shehut dhe Syrja Vasjarit.
1-2 gusht 1943. Në Mukje zhvillohet takimi i njohur midis përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe Frontit Nacional-Çlirimtar. Pjesmarrësit e saj janë figura të njohura të të dy palëve. Shquhen emrat Mit-hat Frashërit, Hasan Dostit, Thoma Orollogait, Hysni Lepenicës, Skënder Muços, Isuf Luzit nga Balli Kombëtar. Ato të Abaz Kupit, Ymer Dishnicës, Mustafa Gjinishit, Myslym Pezës, Omer Nishanit e të tjerë nga Fronti Nacional-Çlirimtar. Rezultatet e këtij takimi historik tashmë njihen: luftë të përbashkët kundër okupatorit, Shqipëri etnike dhe vendosja e pushtetit me anën e votës së lirë.
Kështu kishin vepruar edhe shtete të tjera demokratike. Në Francë nacionalistët e De Golit, lufonin krahas atyre komunistë të Moris Torezit. Në Itali nacionalistët e Alçide De Gasperit, luftonin krahas komunistëve të Palmiro Toliatit. Pas mbarimit të luftës çdo gjë u zgjidh sipas vullnetit të popullit me rezultatin e votës së lirë.
Udhëheqësit komunistë shqiptarë nuk ishin të kësaj mendje. Ata kishin vendosur që pushtetin ta mbanin për vete. Pa u tharë boja e marrëveshjes së Mukjes, e braktisën atë. Një parullë e re filloi të dëgjohet në Shqipëri. Pushteti nuk buron më nga vota e lirë. Ai buron ngga gryka e pushkës. Ishte parrulla e hedhur nga krerët e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Në Shqipëri filloi lufta vëllavrasëse. Masakra të tmerrshme bëheshin në çdo skaj të saj. Më lejoni të permend disa: atë të Libohovës me 105 viktima, të Gjirokastrës me Boço Kalon në krye me 17, të Myzeqesë me 65 bujq të pafajshëm, të Tiranës në nëntorin e 1944 me 38 intelektualë të vrarë. Ja si e përshkruan Ali Asllani këtë periudhë në njerën nga poezitë e tij:


Dhëmb për dhëmb e sy për sy, si ti mua dhe unë ty,
Nëna ime, nëna jote, zën’e qajnë për të dy,
Djali babën, baba djalin vuan ta zër’e ta përzërë,
Që ta pjek në hell të gjallë, t’i pres mishin me gërshërë,
Bot’e çmëndur, djall i çmëndur, Zot’i çmëndur, gjith’të çmëndur,
Vetëm vdekja bën të sajat, ha e ha dhe s’ka të dëndur!


Në këto kushte krahu përparimtar i forcave partizane, filloi ta kuptojë lojën aspak të ndershme të udhëheqësve të tyre. Një ndër këta ishte edhe Zenel Shehu. Në Kongrasin e Përmetit pati kurajon t’u drejtohej udhëheqësve me fjalët:
- Ne morëm armët dhe dolëm në mal dhe vumë në dispozicion të luftës pasurinë dhe jetën tonë e të familjes, për të hequr spatat e fashizmit nga flamuri ynë dhe jo për të vendosur në vend të tij simbolin sllav të yllit të kuq.
Pas fjalës së tij Tahir Kadareja e tërhoqi mënjanë dhe i tha:
- Çfarë bëre kështu more Zenel? Nuk luftohet kështu si ti, se të mer plumbi ose në ballë ose prapa koke.
Tahir Kadareja e njihte strategjinë e hienave.
Pas mbarimit të luftës emërohet nënprefekt i Tepelenës. Propozohet si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2 dhetorit 1945, por hiqet nga lista nga organet drejtuese në Tiranë. Në fillimin e vitit 1946 heq dorë nga detyra e nënprefektit. Arrestohet në shtatorin e atij viti. Me vendimin Nr. 242 datë 17.11.1947 dënohet me pushkatim, me akuzat fallso se gjoja paska kundërshtuar të gjitha ligjet dhe reformat e pushtetit popullor, paska patur takim me arratisurit kriminelë lufte dhe kontakt me përfaqësuesit e shteteve imperialiste si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe e të tjera. Vendimi ekzekutohet më 14 janar 1948.
Përndjekja dhe terrori do shoqëronin familjen e Zenel Shehut pas pushkatimit të tij. Vëllaj 14 vjeçar Mehmeti arrestohet dhe dënohet në të njëjtin gjyq si korier i grupit me 4 vjet burg. Në vitin 1967 arrestohet përsëri dhe dënohet me 23 vjet, nga të cilat kryen 19. Vëllaj tjetër Ismaili dënohet me 5 vjet burg, ndërsa Haxhiu vritet në mënyrë misterioze, pa u zbuluar kurrë shkaku i kësaj vrasje.
E shoqja e Zenelit, Erveheja mbetet e vetme me dy djemtë dhe vajzën. Një kujdes të veçantë për ta tregoi i ati i saj Arshi Shehu, i cili i mori dhe i futi nën mbrojtjen e tij. Djali i madh Eqeremi mundi të rregjistrohej në fakultetin e mjekësisë. Por në vitin 1962, në bazë të relacionit të dërguar nga pleniumi i partisë së Tepelenës, përjashtohet nga shkolla në vitin e fundit si biri i një armiku të popullit. Por më e rënda do të ndodhte shumë vonë, kur mendohej se diktatura ishte përmbysur. Dora e pasardhësve të atyre që vranë Zenelin do qëllonte edhe mbi Ademin, djalin e dytë të tij, më 14 shtator 1998.
Syrja Bej Vasjari lindi në Vasjar të Tepelenës më 13 tetor 1905, në një familje me tradita të pasura patriotike. Stërgjyshi i tij Veiz Vasjari ishte një nga kapedanët më në zë të kryengritjeve antiosmane të viteve 30 dhe 40 të shekullit të XIX-të. Nëna e Syrjait vdes e re duke e lënë jetim në moshën 7-8 vjeçare. Babaj, Abazi pas disa vitesh detyrohet të martohet përsëri, për të rritur fëmijët jetimë, tre djem dhe dy vajza. Abazi u kujdes që t’i shkollonte fëmijtë e tij. Syrjai mbaroi arsimin fillor dhe atë unik në qytetin e Tepelenës. Pastaj i ati e dërgoi në Gjirokastër dhe më pas në liceun e Korçës, ku u rregjistrua në klasën e shtatë. Kjo ndodhte në vitin arsimor 1922-1923.
Duke studiuar në Korçë ai ra në kontakt me idetë iluministe franceze që ishin shumë të përhapura në atë qytet. Këto bënin që të binte shpesh herë në kundërshtim me idetë konservatore dhe patriarkale me të cilat ishte ushqyer deri atëhere. Si mbaroi liceun, në vitin 1924 i kërkoi të atit të vazhdonte studimet e larta në Francë. I ati nuk nguroi dhe ia plotësoi dëshirën.
Studioi dhe u diplomua për inxhinieri agrare në universitetin e Alfortit, pranë Parisit. Franca e asaj kohe ishte një vend i preferuar për studentët shqiptarë. Ajo ishte simboli i lirisë, demokracisë dhe qytetërimit botëror.
Kthehet në Shqipëri në vitin 1932 dhe filloi punë si kryeagronom i nënprefekturës së Tepelenës. Bie në kontakt me intelektualë progresistë të qyteteve Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Fier. Me ta ndante pikpamjet e tij republikane. Për këtë arsye arrestohet dhe mbahet disa muaj në burg, i akuzuar si pjesmarrës i lëvizjes së Fierit, gjë që nuk ishte e vërtetë. Në përgjithësi ishte kundër dhunës revolucionare.
Pushtimin fashist e priti me indinjatë të thellë. Shpejt ra në kontakt me eksponentë të Ballit Kombëtarë në krahinë. Filloi me organizimin e çetave nacionaliste të zonës Krahës-Tepelenë, deri sa arriti të marë detyrën e komandantit të batalionit “Tafil Buzi“. Të gjitha këto i bënte sipas udhëzimeve të mara nga qendra, duke patur lidhje sidomos me Hysni Lepenicën dhe Skënder Muçon në Vlorë. Ai ishte njeri me ndjenja patriotike. E konsideronte si mik të tij çdo njeri që luftonte për lirinë e atdheut, pamvarësisht nga bindjet politike. Kështu mbante lidhje të ngushta me batalionin partizan “Baba Abaz“ , ku komisar ishte miku i familjes së tyre Zenel Shehu. Të dy batalionet së bashku kanë luftuar krah për krah në disa beteja, të cilat i kam përmendur më sipër.
Prishja e marëveshjes së Mukjes, vrasja e Hysni Lepenicës me 35 trimat e tij dhe fillimi i vëllavrasjes, e detyruan Syrjan të shpërndante batalionin dhe të hiqte dorë nga kjo luftë që tashmë ishte kthyer në luftë civile. Shtabi i forcave të Zonës së Parë Operative i propozoi të bashkohej me forcat partizane. Ai nuk pranoi.
- Nuk u largova nga Balli, por nga vëllavrasja. Bindjet politike nuk i ndryshoj. Me ju nuk mund të vij se nuk mund të bëhem komunist. – i tha Dr. Ibrahim Dervishit që kishte ardhur për t’i bërë propozimin.
U largua dhe u vendos familjarisht në Lushnje. Me mbarimin e luftës kthehet përsëri në fshat. Ishte njeri i nderuar dhe respektuar. Kryesonte Këshillin e Gjërë Popullor të Rrethit Tepelenë dhe antar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Nisi ndërtimin e shtëpisë së djegur nga italianët, por nuk arriti ta mbaronte. Në muajin tetor arrestohet me të njëjtën akuzë si miku i tij Zeneli dhe më 17.11.1947 dënohet me vdekje me pushkartim., vendim që ekzekutohet më 14 janar 1948.
Edhe për familjen e Syrjait filloi përndjekja. Për t’i shpëtuar sado pak kësaj, nëna e tij Miriami, bija e Arshi Selfos nga Kanina, së bashku me djemtë shpërngulet në qytetin e Vlorës, ku kishte edhe përkrahjen e njerëzve të saj. Duke përfituar nga zbutja e luftës së klasave për pak kohë, si pasojë e kongresit të XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në vitin 1956, djali i madh Ibrahimi, mundi të vazhdonte fakultetin pedagogjik me korespondencë. Që nga ajo ditë dhe deri në vendosjen e demokracisë u end nëpër fshatrat më të humbur duke u mësuar gjuhën dhe letërsinë nxënësve të shkollave. Këtë fat nuk e pati djali i vogël, Devi. Kohët kishin ndryshuar. Lufta e klasave kishte rifilluar përsëri dhe ai u detyrua të ushtronte profesionin e muratorit.
At Gjergj Suli u lind në fshatin Lekël të Tepelenës më 12 mars 1893, në një familje me bindje të thella të besimit ortodoks. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmin në gjimnazin “Zosimea“ të Janinës. Në vitin 1922 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendoset në Boston dhe Filadelfi. Bie në kontakt me shqiptarë të tjerë dhe bëhet antar i shoqërisë “Vatra“. Ishte nën ndikimin fetar të imzot Fan Nolit. Kreu një shkollë fetare dhe pas saj shungurohet prift. Zotëronte gjuhët angleze, frënge, greke dhe italiane. Në vitin 1934 kthehet në Shqipëri. Vendoset në fshatin e tij ku, nëpërmjet shërbesave fetare, u mësonte njerëzve rrugën e drejtë që duhet të ndjekin. Ishte njeri i respektuar. Ai ndodhej kudo, në hidhërime dhe gëzime dhe me fjalën e tij u paksonte dhimbjen ose u shtonte gëzimin. Ngrinte dollitë simbas zakonit dhe ia merte këngës labe me atë zërin e tij të ëmbël. I pëlqenin më tepër këngët e trimave.
Pushtimi fashist e gjeti në fshatin e lindjes. Besnik i parimeve të tij, bekonte të gjitha forcat, si ato partizane ashtu edhe ato nacionaliste, për fitoren mbi fashizmin. I qëndronte besnik parimeve të demokracisë amerikane.
Në dhjetorin e vitit 1946 arrestohet si dy të mësipërmit dhe dënohet me vdekje me pushkatim më 17.11.1947. Vendimi ekzekutohet më 14 janar 1948.
Familja e tij trajtohet në mënyrë barbare. Gruaja e tij Vasilia mbetet e vetme me dy djemtë, Josifin dhe Thomain dhe vajzën Jetën, të cilëve u mohohet arsimimi. Si rezultat i presionit psikologjik të ushtruar mbi ta Josifi pëson një traum nervor. Sot ata jetojnë në Greqi.
Baba Shefqeti i Koshtanit lindi në vitin 1885. Shërbeu për një kohë të gjatë në teqenë e Koshtanit, që ishte kthyer në vatër të shqiptarizmës. Mik i ngushtë i Shehut të Toçit, Babajt të Gllavës dhe Baba Ali Tomorit, me të cilin do pushkatoheshin në të njëjtën natë. Ishte një antifashist i vendosur. Teqeja e tij u bë një qendër ku kuroheshin partizanët apo nacionalistët e plagosur. Por ishte gjithashtu një antikomunist i vendosur. Si besimtar ndaj Zotit, nuk mund të pranonte ata që ishin bashkuar me djallin. Dhe kur ky e pushtoi vendin, jeta e tij nuk kishte më kuptim. Ai duhej të vdiste sepse nuk gjente arsye për të hyrë në diskutime boshe dhe që nuk të nxirrnin gjëkundi. Ai ishte i bindur se Zoti ishte i madh dhe se syrit të tij nuk i shpëtonte asgjë. Me këtë besim përballoi momentet e fundit të jetës. Arrestohet në dhjetorin e vitit 1946 dhe dënohet më 17.11.1947. Ekzekutohet më 14 janar 1948.
Baba Ali Tomori ka lindur në vitin 1893 në fshatin Shalës të Buzit. Ishte i biri i Abazit, që kishte mbaruar shkollën e lartë për mësues në Stamboll dhe emëruar në Kozare të Selanikut, ku shërbeu për 23 vjet. Në vitin 1902 kthehet në Shqipëri dhe vendoset si myhyp në teqenë e Prishtës në Skrapar, ku vdes në vitin 1911.
Për Aliun kujdeset Baba Shabani. Kryen arsimin fillor në Berat, ndërsa të mesmin në Kozare të Greqisë, ku mëson edhe gjuhët arabe dhe turke. Në vitin 1913 kthehet përsëri në teqenë e Prishtës, ku vazhdon rrugën e të atit. Pas masakrës së vitit 1914 nga ana e grekëve, detyrohet të marë rrugën e emigrimit, së bashku me Baba Shabanin, i cili vdes në Kajro ku ishin vendosur.
Aliu vazhdon studimet për njerëzit e mëdhenj. Këto studime, rreth 300 faqe, i përmbledh në vëllimin ”Mësime margaritarësh“, një pjesë e të cilave do të botoheshin në vitin 1934. Kthehet përsëri në Shqipëri dhe vendoset si Baba në teqenë e Kulmakut, ku mori edhe titullin “Baba Ali Tomori“. Në vitin 1924 mer vesh lajmin e vrasjes së Avni Rustemit. Si republikan që ishte, niset për në Vlorë, ku në varrimin e tij mban një fjalim në të cilin thotë:
- Fli i qetë Avni! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë Lekës, pranë Pirros, pranë Kastriotit, pranë Vaso
Pashës, pranë Jani Vretos, pranë rregjimentit apostolik të rilindjes shqiptare
Pushtimi i Shqipërisë edhe prej tij u prit me indinjatë të thellë. Si të gjithë bektashinjtë e tjerë edhe teqeja e tij u bë çerdhe e djalërisë kryengritëse. Kohët e fundit shërbeu në teqenë e Zallit në Gjirokastër. Arrestohet në janarin e vitit 1947 dhe dënohet më 17.11. 1947. Si shokët e tij ekzekutohet më 14 janar 1948.
Këto ishin pesë figurat kryesore të asaj masakre që u zhvillua atë natë janari në Gjirokastër. Por sa të tilla janë zhvilluar gjatë rregjimit totalitar? Shkoni në sallën e genocidit të këtij muzeu dhe do të shihni fotografitë e mbi 6.000 burrave të masakruar. Një pjesë prej tyre, gjatë periudhës kur vendin e qeveriste Partia Demokratike, kanë fituar titullin “Martir i Demokracisë“. Për të tjerët vazhdon heshtja. Ndërmjet tyre edhe për heronjtë e këtij shkrimi.
A është e moralshme një gjë e tillë? Unë mendoj se jo. Hidhini një sy teksteve të historisë që studjohet nëpër shkolla dhe do të shihni se për këta burra dhe për këtë terror as që flitet fare. Atëhere kur do e mësojë të vërtetën e këtij vendi brezi i ri që po rritet në atdheun tonë?
Dua t’iu drejtohem partive politike, deputetve dhe qeveritarëve, këshilltarëve të bashkive dhe komunave, shoqatave të ndryshme , qofshin të djathta apo të majta:
- Kur do e gjejnë vendin e tyre figurat e harruara të kombit shqiptar? Përse të mos marë emrin e “Apostullit të Shqiptarizmës“ Mit-hat Frashërit, Biblioteka Kombëtare në Tiranë? Përse të mos marë emrin e Abaz Kupit, organizatorit të rezistencës antifashiste, sheshi kryesor i Durrësit? Përse të mos marë emrin e heroit të Termopiles shqiptare Hysni Lepenicës, një lagje e Vlorës? Lista mund të zgjatet në pafundësi që nga Patër Mëshkalla e Gjon Shllaku, Jusuf Vrioni e Kudret Kokoshi, Isuf Hysenbegasi e Haki Karapici, deri te martirët për të cilët jemi mbledhur sot.
Ne sot po jetojmë epokën e ndryshimeve të mëdha. Dhe unë besoj se kjo do të jetë koha e rehabilitimit të plotë të nacionalizmit shqiptar. Një gjë e tillë mund të bëjë të humbasim një grusht votash njerëzish mendje mykur që u ka mbetur ora në vitin 1945, por do të fitojmë Shqipërinë e ardhëshme., Shqipërinë demokratike, Shqipërinë e qetë.
Një problem tjetër është edhe ai i gjetjes dhe rivarrimit të eshtrave të të rënëve tanë. Ata janë pa varr, ashtu si çifutët dikur që mbetën në shkretëtirë gjatë shtegtimit të tyre për në malin e Sinait. Mendoj se kjo duhet të jetë një detyrë parësore e shtetit shqiptar. Shkoni në Hungari apo në Gjermani dhe do të shihni se krahas varrezave të dëshmorëve të atdheut, janë edhe ato të viktimave të komunizmit..
Së fundi më lejoni të tregoj dy histori intime, lidhur me personazhet e kësaj kumtese.
Ibrahim Vasjari, djali i Syrja Bej Vasjarit, në pamundësi të gjente varrin e të atit, në vitin 1987 thurri vargjet e mëposhtme për të:


Ti nuk ke varr!
Ti thellë vdekjes dergjesh,
Pa arkivol,pa rasë, pa gurë, pa ritual,
Sikur të të thërrisnin legjemdat e ringjalljes,
Mbi ç’kalë do të hipje? Si do të vije vallë?


Ti nuk ke varr!
Ashtu përgjakur plumbash,
Unë dyzet vjet të mbajta ngujuar thellë në gji
Rreth meje retë nxinin përzisht si në ballada,
Dhe korbat krokërisnin...Oh, ç’llahtari!


Ti nuk ke varr!
Dhe korbat të kërkonin,
Kafshonin thellë meje për të të gjetur ty,
Një vaj i largët vinte, përmallshëm nga balladat,
Kur korbat hanin vetulla e sy.


Si të të varros?
S’mund të të shuaj nga gjoksi,
Unë dyzet vjet të mbajta ngujuar thellë në gji,
Dosjet e kuadrit, plagët, përgjimet bashkë i kemi,
Gjersa të dy të flemë në qetësi!


Historia e dytë ndodhi korrikun e kaluar. Po shkonim për në Libohovë për të kremtuar tetëdhjetëvjetorin e lindjes së mikut tonë Tomor Alikos. Isha me mikun tim Eqerem Shehun, djalin e Zenelit. Në të dalë të Gjirokastrës, Eqeremi i foli Fejzit, që drejtonte makinën:
- Ndale pak të lutem!
Makina ndaloi dhe ne zbritëm.
- Këtu është pushkatuar babaj me shokët e tij, - tha Eqeremi
Ne qëndruam në heshtje në formë respekti. Në atë vend tani ishte ngritur një hotel. Një gjë e tillë sepse më kujtoi legjendën e Rozafës. Atje ishte bërë kurban një nuse, kurse në themelet e këtij hoteli katërmbëdhjetë burra. Tregojnë se në kohën kur filluan punimet për ndërtimin e tij, puntorët gjetën eshtra njerëzish. Lajmëruan organet kompetente se dyshuan mos ishin varreza të gjirokastritëve. Por përgjigja erdhi të vazhdonin punën se ato ishin eshtra të “armiqve të popullit“.
- Fejzi, bjeri bories! – foli përsëri Eqeremi.
Boria ushtoi fuqishëm në kujtim të katërmbëdhjetë të rënëve.
Pas dy muajsh Eqeremi vendosi të bënte varroshin e së ëmës, që kishte vdekur një vit më parë. Shkoi përsëri në vendin ku ishte pushkatuar i ati, mori dy grushta dhe, i futi në një qeskë dhe i vendosi në varrin e saj. Mbi pllakën e atij vari tashmë është mbishkrimi:


ZENEL DHE ERVEHE SHEHU


Dhe më poshtë epitafi:


TE KERKUAM NE TOKE DHE S’TE GJETEM
ENGJEJT NA THANE SE JE LART NE QIELL TE I MADHI ZOT!
ATY U PREFTE SHPIRTI JUAJ!

Lexo/Shkruaj Komente



» Reshat Kripa: Martirët e Tepelenës


"Ai qe s' qè s'ka parè qartè gjer tani, s'do te shohè mè kurrè..Ai qè s'ndjen vehten Shqiptar tani,s'do ta ndjejè mè kurrè..."
Ksenofon Dilo 25-05-2010, 01:32am

LEXOVA dhe rilexova kètè shkrim tronditès qè tregon pèr gjakun e paster "derdhur prej vellait tè lig"...dhe robèria qè mbuloi vendin tonè e na pruri gjithè ato mjerime, ku dhe, admiron dhe para se gjithash terrenin qe i formoi keta MARTIRE tè TEPELENES dhe nè mèndje mè vine fjalet nga fjalimi i JANI DILO-s para popullit te Korçès mè 31 korrik 1944 " Ne partinè komuniste ç'do parim moral qè vlerèson jetèn nè vetvehte, familjen,kombin zhduket dhe njeriu bèhet vegel e çuditeshme e partise...Kur tè rinjte e sotem,tè pirè nga bukuria satanike,do tu dalè dehja,Shqipèrija do tè jetè e pazonja te qendrojè nè kèmbè pèr mungese gjaku e fuqie.Atèhere,tè rinjtè e penduar do te kene braktisur radhet e partise plot pendim,por do jete vonè pèr ta,pèr ne, pèr SHQIPERINE" dhe,tani qe Mukja akoma kullon gjak,para syve me dolli autori i kèti shkrimi aq dinjitoz,Zoti KRIPA,ky burre i mbuluar me fisnikeri dhe burreri tè njè shqiptari te Madh.Ju pèrshendes pèrzemersisht e me shume respekt Juve,Z. KRIPA dhe stathin e revistes Zemra Shqiptare
qe bèn te pranishme materjale me aq shume vlerè..Ksenofoni

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shqypetar, nese nuk besoni se me komunista nuk muned te debatohet, lexoni me vemendje kete komenet ne lidhje me kete histori te dhimbehme,

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:12 pm

SHKALLËT E FERRIT

Roman
KREU I DYTË


V


Kryetari i degës, Petriti, qëndronte në zyrën e vet dhe jepte urdhëra. Hetuesit hynin dhe dilnin njëri pas tjetrit. Merrnin udhëzimet e rastit dhe largoheshin. Ishte zyra ku gatuheshin të gjithë skenarët që do të zhvilloheshin. Me pak fjalë, ajo zyrë ishte truri i të gjithë asaj godine që, sipas Kushtetutës së vendit, ishte mbrojtësja e interesave të pushtetit të popullit. Çdo gjë, që më vonë zbatohej nga hetuesit, përgatitej më parë në atë zyrë. Asnjë prej tyre nuk guxonte të vepronte me iniciativë. Përndryshe mund ta paguante me kokën e vetë. Hetuesit ishin manekinët, ndërsa kryetari regjizori i tyre. Ky ishte ligji i kohës dhe askush nuk mund ta kundërshtonte.
Atë ditë po lexonte një udhëzim sekret të Ministrit të Brendshëm, sipas të cilit udhëzoheshin të gjitha degët e rretheve të shtonin vigjilencën kundër çfaqjeve të huaja. Në udhëzim thuhej se duke përfituar nga tradhëtia e disa udhëheqësve, që ishin vënë në shërbim të spiunazheve imperialisto - revizioniste (dhe përmendeshin emrat e tyre), kishin filluar të çfaqeshin dukuri negative në kulturë dhe në fusha të tjera, si në ekonomi, ushtri e të tjera. Sipas udhëzimit, një frymë liberalizmi i palejueshëm kishte filluar të përhapej në vendin tonë. Në fund theksohej se nuk duhej patur mëshirë kundër kujtdo që i kundërvihej vijës së Partisë dhe mësimeve të shokut Enver.
Trokiti dera.
- Hyni!
Në zyrë hyri hetues Demiri.
- Më falni që ju shqetësoj, - tha ai, - e di që keni shumë punë dhe shqetësimi im mund t’ju pengojë në punën tuaj…
- Flisni çfarë keni dhe mos e zgjasni shumë me hyrje.
- Po ja, shoku kryetar, ai Agron Canaj nuk pranon asnjë akuzë.
- E pastaj?
- Nuk e di si të veprojë. Mendoj të arrestojmë dy shokët e tij.
- Pa deponimin e tij? Në asnjë mënyrë. Ju duhet të gjeni mënyrën për t’ia nxjerrë atë deponim. Mjetet i keni të gjitha, kush ua ka ndaluar dorën?
- Kam menduar një metodë tjetër, por më duhet miratimi juaj.
- Çfarë metode?
- Thirrja e familjarëve të tij, e gruas për shembull dhe presioni në sy të tij, për ta detyruar të flasë.
- Se çfarë metode do përdorësh mua pak më intereson. Mua më duhet vetëm
rezultati. Tani shko dhe mos më eja më për të tilla probleme.
Demiri u largua pa hapur më gojë. Kryetari ia kishte prerë si ai druvari që i pret drutë me një sëpatë. Megjithatë, edhe një farë lirie i kishte dhënë. Në fund të fundit i kishte thënë se mund të bënte ç’të donte me të. Tashti mbeteshin në duar të tij se çfarë metode do të përdorte. Fatin e Agronit tashmë e kishte plotësisht në duar. Në mendje filluan t’i vijnë gjithfarë mënyrash torturimi. Një pjesë prej tyre i kishte parë në një film që u kishin çfaqur në kursin e hetuesisë në Tiranë. Aty bëhej fjalë për metodat naziste të torturimit. Ato metoda do përdorte edhe ai. Po të mos kishte rezultat, si do të bënte? Mendjes së tij djallëzore i shkrepi një ide. Buzëqeshi dhe mendoi se ky ishte varianti më i mundshëm që mund t’i jepte atë që dëshëronte. Përveç të tjerave ishte një variant që do t’i jepte edhe një kënaqësi. E ndjeu veten më të lehtësuar në djallëzinë e tij.
Karakteret e njerëzve janë të ndryshëm. Ata më stoikët e ruajnë karakterin e tyre gjatë gjithë rrjedhës së jetës. Sido që të zhvillohen ngjarjet, në çfardo lloj kushtesh që të ndodhen, ata do t’i gjesh gjithmonë të palëkundur në bindjet e tyre. Stoicizmi i tyre bënë që të durojnë çdo lloj presioni ose torture fizike dhe psikologjike që mund të ushtrohet ndaj tyre. Një i tillë iashte edhe Agroni.
Të tjerë janë ose elastik, ose të thyeshëm. Ata dinë të përshtaten në çdo lloj mjedisi dhe nuk e kanë për turp që pështymën e sotme, ta lëpijnë nesër. Janë të gatshëm që pasi të të kenë lëvduar deri në qiell, kur të biesh nga kali, të të hidhen sipër me mijra mallkime dhe epitete nga më të ultat. Me pak fjalë janë një lloj kameleoni që ndërron ngjyrën e lëkurës sipas rrethanave ku ndodhet. Shembull tipik i tyre ishin Resuli me Ibrahimin.
Këta janë dy karakteret kryesore që hasim çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Por ka edhe një tip tjetër, një tip i veçantë nga dy të parët. Ata nuk janë as stoik si të parët dhe as elastik si të dytët. Te ata është kultivuar ndjenja e urrejtjes që ua ka verbuar sytë dhe shkatërruar ndërgjegjen. Urrejtja është e vetmja ndjenjë që zotëron zemrat e tyre. Dhe kjo ndjenjë i bën që të jenë egoistë, sadistë, barbarë, të gatshëm të përdorin çdo lloj mjeti për të realizuar dëshirat e tyre, që në të shumtën e rasteve janë jashtë çdo norme të shoqërisë njerëzore. Janë tipa të etur për të thithur gjak bashkëqytetari. Gjaku është ushqimi i shpirtrave të tyre të zinj. Në këtë kategori njerëzish bënte pjesë, për fatin e keq të Agronit, edhe hetuesi i tij, Demiri.
Me këtë ndjenjë Demiri doli nga zyra e kryetarit dhe filloi të stërhollonte në mendjen e tij metodat e Satanait që do të përdorte. I mendonte dhe, pa vetëdijen e tij, mbi buzët ravijëzohej një buzëqeshje ironike dhe triumfale. Hamendësonte çastin kur do të thyente krenarinë e të burgosurit dhe ndiente një kënaqësi gati fizike për këtë. Iu duk një ide e mrekullueshme, ajo shpikje cinike e një njeriu që nuk njihte asnjë normë morali.
- Ç’ke që qesh me veten tënde, more derdimen? - dëgjoi zërin e operativ Ilias, të ngjashëm në karakter dhe moral me të si dy pika uji.
- Sa mirë që të takova! Eja këtu se dua të të them diçka. Kemi në duart tona një gjah të majmë.
U takuan të dy dhe filluan të bisedojnë. Sytë u shndërrisnin si hienave në errësirë. Fërkonin duart sikur të kishin shpikur gjënë më të çmuar të botës.
- Eja shkojmë ta festojmë. – tha Demiri.
U nisën dhe u futën në një kafene.
- Dy dopio raki dhe dy bërxolla, por shpejt se nuk kemi kohë.
Kamarieri solli porosinë dhe u largua. Shkoi te banaku dhe i tha banakierit:
- Erdhën prapë këta dy kalecët*.
- Bobo, ç’i dëgjon daullet e tyre!
Megjithatë ishin të detyruar t’i dëgjonin. Të gjithë i njihnin dhe e dinin se ku punonin. Një gjë e tillë i bënte të paprekshëm. Askush nuk guxonte t’u dilte përpara. Dy persona që po pinin në një tryezë aty pranë, u ngritën dhe u larguan sapo kishin filluar të pijnë.
- Përse u larguat kaq shpejt? - u tha kamarieri.
Ata nuk folën, por i bënë një shenjë me kokë nga ana e dy hetuesve. Ndërkaq bandillët vazhdonin të rrëkëllenin gotat e rakisë njëra pas tjetrës.
- Ta pimë një mirësi për gjahun tonë të ardhshëm!
Gotat u zbrazën në gurmazet e dy të pangopurve. Së fundi vendosën të largohen. Paguan paratë dhe u nisën duke u lëkundur sa djathtas, sa majtas dhe duke mbajtur njëri- tjetrin.
- E dëgjove çfarë llapën? - i tha kamarieri banakierit kur ata u larguan. - Të pimë një mirësi për gjahun e ardhshëm! Kush do të jetë ai fatkeq që do të bjerë në duart e tyre?
- Dëgjo, mos e hap më gojën se do të marrësh Veten më qafë. Leri të thonë e të bëjnë ç’të duan.Ne s’jemi në gjendje t’i ndalim. Të shikojmë punën tonë dhe të heshtim. Kjo është detyra jonë.
Në kafene hynë një grup të rinjsh dhe ata heshtën.

VI


- Besoj se u çlodhe? - i tha Demiri, kur e thirri Agronin pas tri ditësh në zyrë - Unë jam gati. Fillo dhe fol.
- Të flas? E çfarë të them?
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
*) Kështru quheshin në zhargonin popullor punonjësit e sigurimit të shtetit.
- Më duket se ta lexova akuzën herën e parë. Tani dua konfirmimin tënd për ty dhe bashkëpunëtorët e tu.
- Më falni shoku hetues, por më duket se keni gabuar adresë. Ajo akuzë nuk është për mua.
- Zoti hetues thuaj, - e korigjoi Demiri.
- Ah, më falni! Por me sa di unë shprehja zotni është borgjeze dhe ne jemi të gjithë kundër borgjezisë.
- Po të paralajmëroj. Përgjigju pyetjeve të mia dhe mos më lodh kokën me fjalë në erë.
- Atëherë ja ku po jua them, nuk kam asgjë për t’ju thënë.
- Ashtu? Po sikur unë t’ju a dokumentoj.
- Atë do të doja edhe unë.
- Mirë atëhere.
Hapi sirtarin e tryezës dhe nxori dy shkresa të shkruara me shkrim dore.
- Besoj se e njeh shkrimin e këtyre dy shkresave.
Ia vendosi para syve. Sipër tyre Agroni lexoi shkruar me shkronja të mëdha:
DEKLARATË
Në njërën njohu shkrimin e Resulit. E njihte mirë atë shkrim se e kishte parë në borderotë e çrregullta që dorëzonte ai dhe që Agroni i gjente plot me gabime. Në tjetrën ishte shkrimi i Ibrahimit. Edhe shkrimin e tij e njihte pasi e kishte parë në relacionet që dërgonte në drejtori për probleme teknike.
- Nuk e njoh, - u përgjigj, duke mos dashur t’i japë të kuptojë se e dinte kush ishin ata.
- Atëherë dëgjo:
Unë i nënshkruari Resul Idriz Sulejmani, datëlindja 1935, me detyrë normist në ndërmarrjen elektrike të qytetit, me ndërgjegje të plotë deklaroj përsa më poshtë vijon:
Duke qenë një bir i denjë i popullit tim dhe i shtyrë nga mësimet e Partisë dhe të shokut Enver Hoxha, duke parë se disa individë, të maskuar nën petkun e revolucionarit, po përpiqen të sabotojnë punën vetmohuese që po zhvillohet në vendin tonë për ndërtimin e shoqërisë socialiste, akuzoj shokun Agron Canaj se së bashku me dy shokët e tij, Stefan Gjokën dhe Gjergji Panon, po përgatiten të hedhin në erë turbinën e re që do të vendoset së afërmi në hidrocentral. Një veprim të tillë e bëjnë me qëllim që të sabotojnë punën e hidrocentralit dhe për të ushtruar terrorizëm në rradhët e punonjësve të ndërmarrjes.
Një gjë të tillë e kam dëgjuar nga biseda që këta persona zhvillonin me njëri-tjetrin dhe ku unë isha afruar rastësisht pa rënë në sy të tyre. Për këtë kam dëshmitarë
edhe shokun Ibrahim Mehmeti, i cili u ndodh me mua në ato çaste.
Këtë deponim timin e kam bërë krejtësisht me vullnetin tim, pa as më të voglin shtrëngim. Jam i gatshëm ta deklaroj sa herë të jetë i nevojshëm nga organet kompetente.
Resul Sulejmani
Demiri e mbylli dhe mori shkresën tjetër. Edhe ajo kishte pothuajse të njëjtën përmbajtje si e para, veçse në të ishin shtuar edhe emrat e Ylli Nivicës, Gëzim Shpendit dhe Përpasrim Seferit, të tre punonjës të ndërmarrjes, dy të parët ekonomistë dhe i treti financier. Në fund të deklaratës ishte nënshkrimi i Ibrahimit.
- Po tani çfarë do të na thuash? - i tha Agronit.
- Mos kujtoni se do të bie aq kollaj në grackën tuaj? Mos u mundoni të më ngatërroni në të tilla dredhira të fabrikuara.
- Po të paralajmëroj se do të filloj të përdorë metoda të tjera, që do të bëjnë të bilbilosësh.
- Dua të takoj kryetarin.
- Kryetarin e sat ëme? Ai nuk pranon të bisedojë me armiq të popullit si ti.
- Atëherë bëheni sa më parë atë që mendoni.
Demiri i ra ziles. Në zyrë hyri polic Myfiti.
- Merre dhe ma kij kujdes. Di vetë ti si ta trajtosh. Po ta lë amanet.
Myfiti i vendosi prangat, e mori për krahu dhe e shpuri në qelinë e bodrumit. E lidhi në ganxhat që ishin vendosur në mur. Ai mbeti i varur për duarsh dhe për këmbësh.
- Kështu do qëndrosh deri sa të pranosh.
U largua duke mbyllur derën. Agroni nuk e kishte kuptuar sa kohë kishte kaluar kur filloi të ndiejë dhimbjet në kyçet e duarve dhe të këmbëve, pikërisht në ato vende ku e kishin lidhur dhe ku qëndronte e gjithë pesha e trupit. Papritmas u ndez drita e prozhektorit që i verboi sytë. I mbylli me shpejtësi. Megjithatë shkëlqimi i dritës bënte që të depërtonte brenda syve të tij. Kjo gjendje zgjati pothuajse një gjysmë ore. Prozhektori u shua dhe errësira mbuloi gjithçka. Nuk vonoi shumë dhe ai u ndez përsëri. Një gjë e tillë vazhdoi në intervale të caktuara kohe. Ishte një torturë mbi tjetrën. Së fundi ndjeu ta linin fuqitë. Koka iu var dhe iu duk sikur po fluturonte për diku. I dukej sikur ndodhej në një botë tjetër. Në një botë ku zjarret ishin sunduesit e vetëm të atij vendi. Ai ndiente djegien, por nuk gjente mundësinë të largohej. I dukej sikur zjarri po e thëthinte gjithmonë e më shumë. Një rënkim i mbytur filloi t’i dalë nga gjoksi.
Befas ndjeu një dhimbje në thonjtë e këmbëve, sikur ta kishte shpuar dikush. Lëshoi një britmë, hapi sytë dhe pa Myfitin që me një gjilpërë i shponte majat e gishtërinjve.
- Do të flasësh? – e pyeste ai me padurim.
Agroni ndjeu një neveri të thellë për të. Mblodhi ato pak fuqi që i kishin mbetur dhe u mundua ta qëllonte me shkelmë. Por harroi që këmbët i kishte të lidhura. Myfiti e kuptoi qëllimin e
tij.
- Do të më qëllosh?! Ta tregoj unë qejfin.
Mori një kamzhik dhe filloi ta godasë me gjithë fuqinë e krahut. Kamzhiku vringëllinte mbi trupin e tij. Pas çdo goditjeje dëgjohej një rënkim i thellë.
- Do të më qëllosh?! - përsëriste Myfiti me mllef.
Kamzhiku vringëllinte më me forcë. Nga gjurmët e tij filluan të rridhnin vija gjaku. Agronit koka iu var dhe rënkimet pushuan.
- Vdiq? - pyeti Myfiti i shqetësuar. - Jo, jo vazhdon të marrë frymë.
E zgjidhi dhe u largua. Pas pak u kthye së bashku me Demirin. Ai e vështroi Agronin dhe pasi e preku me dorë, vuri re se merrte frymë me vështirësi.
- Nuk duhej ta kishe kaluar kufirin, - i tha me zë të ulët Myfitit. - A e di se ç’pësojmë po ta gjejë gjë këtë? Ende nuk ia kemi marrë deponimin. Merre, dhe shpjere në qelinë numër shtatë.
Myfiti e ngriti me vështirësi dhe ashtu, gjysëm të alivanosur, e shpuri në qelinë ku kishte qenë më parë. Isufi kishte shërbimin atje.
- Kije kujdes! Për çdo gjë njofto shokun Demir, - i tha atij.
Isufi u afrua te viktima dhe po e shikonte. I erdhi shumë rëndë. E kishin katandisur si mos më keq. Iu duk sikur edhe ai ishte përgjegjës për atë që ndodhi. Kishte zemër të mirë. Nuk duronte dot kur shihte të tilla tortura. Disa herë kishte vendosur të jepte dorëheqjen, por mendonte se do ta keqkuptonin dhe mund të përfundonte keq. E shtriu në shtrat, e mbuloi me batanie dhe i foli me një zë të butë:
- Pusho i qetë! Gjithçka mbaroi. Nuk do të bëjnë më të tilla tortura. Fli dhe do
të shohësh se nesër do të gëdhihesh shumë më mirë.
Agroni hapi sytë, e vështroi me mirënjohje dhe desh ta falënderonte. Por nuk mundi. Fjalët nuk i dilnin dot. Isufi e kuptoi.
- Rri i qetë! – i tha. - Nuk është nevoja të flasësh. Ju thashë, nesër do ta ndjesh veten më mirë.
Dhe ashtu ndodhi. Të nesërmen Agroni u zgjua në një gjendje më të mirë. Por ende ndiente dhimbje në kyçet e duarve dhe të këmbëve, si dhe në gjurmët që i kishte lënë kamzhiku. Megjithatë, me kalimin e kohës filloi ta merrte veten. Plagët po i mbylleshin dhe kjo falë kujdesit të Isufit që e shikonte herë pas here. Në pyetje nuk po e merrnin më. Kjo e qetësonte më tepër. Mendonte se nuk mbetej gjë tjetër veçse t’i kërkonin të falur dhe ta lironin.
Por nuk ndodhi kështu. Pasi vunë re që e kishte marrë mirë veten, mbi të filloi kalvari i dytë i torturave të tmerrshme. I vendosnin vezë të sapo ziera nën sqetull, e digjnin me cigare të ndezur deri sa më në fund përdorën edhe metodën e fundit të torturës, atë të rrymës elektrike. Dridhja ishte e tmerrshme. Megjithatë nuk foli asnjë fjalë. Sado që u munduan ta detyronin të pranonte fajin, ai nuk u dorëzua.
- Si do të veprojmë? - pyeti Ilia që në ato çaste u ndodh aty.
- Do të vemë në zbatim planin tjetër, atë që kemi biseduar, - u përgjigj Demiri.
- Mos rrezikojmë?
- E kush do ta marrë vesh? Do të gjejmë çastin kur të mos ketë njerëz. Për shembull, në ditën e festës. Ta kremtojmë edhe ne siç duhet festën e çlirimit.
U larguan duke qeshur me zë të lartë.


VII


29 nëntor 1974, tridhjetëvjetori i çlirimit të atdheut. Kudo të shihte syri parulla dhe flamurë. Ngado dëgjoheshin marshe dhe këngë partizane. Nëpër sheshet zhvilloheshin mitingje madhështore. Të gjithë qytetarët i kishte mbuluar petku i festës. Ishin veshur me rrobat e tyre më të mira. Kryetar Petriti dhe disa funksionarë të tjerë kishin shkuar në kryeqytet, ku ishte zhvilluar një paradë ushtarake madhështore. Në degën e punëve të brendshme kishte mbetur një sasi e vogël personeli. Oficer roje atë mbrëmje ishte hetues Demiri.
Ai po qëndronte në zyrën e tij. Herë pas here vështronte orën. I dukej sikur minutat nuk kalonin. Sytë i shndrisnin si të hienave kur përgjojnë gjahun. Sillte ndër mend gjëra nga më të përbindshmet. Këto i jepnin kënaqësi. Herë pas here qeshte me veten e tij. Kur ora po i afrohej njëmbëdhjetës erdhi Ilia.
- Merr Selimin dhe nisu. Me kujdes që ai të mos kuptojë gjë. - tha Demiri
Selimi ishte shoferi i gazit.
- Demir, a nuk të duket me rrezik një veprim i tillë? – iu përgjigj mëdyshas Ilia
- Në qoftë se nuk do, mund të tërhiqesh. Ka të tjerë që mund të dëfrejnë në vendin
tënd.
- Më thuaj, çfarë do të bëjnë ato këtu?
- Do t’i bindim që të detyrojnë Agronin të deponojë.
- Si do t’i detyrojmë?
- Atë ta them kur të kthehesh.
- Mirë or mirë, po këto misteret e tua sikur nuk më pëlqejnë.
- Jam i sigurtë që do të pëlqejnë shumë. Do ta shohësh.
Ilia u mendua pak dhe pastaj vendosi të shkonte.
- Të dalë ku të dalë - tha dhe u largua.
Demiri filloi të fërkojë duart me një kënaqësi të egër.
- Budallai, nuk e kupton se fati një herë të çfaqet në jetë dhe po nuk dite ta çfrytëzosh, aha, laji duart. Si tha romaku: Zaret u hodhën!
I ra ziles dhe në zyrë u paraqit Myfiti që nderoi në qëndrim gatitu.
- Merr të pandehurin Agron dhe lidhe në dhomën speciale. Pastaj shko te qelitë. Isufi të qëndroja te porta e jashtme. Kur t’ju lajmërojë unë të ktheheni..
- Si urdhëron shoku hetues!
Dhoma speciale ishte ndërtuar posaçërisht për të torturuar të burgosurit. Si në birucën, ku vendosën në fillim Agronin, edhe këtu në mur ishin katër ganxha ku lidhej viktima. Pastaj vazhdonin torturat nga më të tmerrshmet. Dhoma ishte në një ndarje të veçantë ku ishin edhe dy dhoma të tjera. Atje vendoseshin të burgosurit që mendohej të torturoheshin. Kjo ndarje ishte izoluar nga pjesa tjetër e birucave në mënyrë që sado të bërtisnin ata që torturoheshin, të mos dëgjohej asgjë.
Ndërkohë Ilia kishte mbërritur në apartamentin e Agronit. Trokiti në portë. U dëgjua zëri i nënë Gjylos:
- Kush është?
- Hape! Vijmë nga dega e punëve të brendshme.
Porta u hap dhe Ilia hyri brenda.
- Dua të takoj Lumturinë.
- Përse?
- E kërkon Agroni. Më dërgoi kryetari për këtë qëllim.
Në këtë kohë doli edhe Lumturia me vajzën.
- Agroni kërkon të takohet me ty dhe vajzën.
Lumturia u mendua. I dukej e çuditshme që tani gati në mes të natës ta kërkonte Agroni për takim. Ajo kishte kërkuar disa herë të takohej me të ditën me diell dhe nuk e kishin lejuar. Edhe nënë Gjylën po ashtu. Si ishte e mundur që një gjë e tillë të realizohej
tani natën?
- Po tani është natë. Ne mund të vimë nesër në mëngjes.
- Jo, jo duhet të vini sot. Nesër që me mëngjes atë do ta nisin për në Tiranë për në spitalin e burgut.
- Çfarë ka djali i nënës? - pyeti nënë Gjyla e shqetësuar.
- Do shkojë për një kontroll, pasi këto ditët e fundit ka patur një dhimbje në stomak
- Po, ai ka vuajtur nga ulçera, - vazhdoi Lumturia.
- Pikërisht për këtë kryetari, meqënëse e keni kërkuar kaq herë, vendosi t’ju lejojë sonte që është edhe qetësi.
- Një minutë sa të vishemi, - tha Lumturia dhe pasi mori Iridën shkoi në dhomë.
- Do të vij dhe unë, - tha nënë Gjyla dhe vrapoi të vishej.
- Më fal nëno, por kam urdhër vetëm për ato të dyja. Nuk mund të veprojë ndryshe se më heqin veshin.
Ndërkaq Lumturia me vajzën ishin veshur.
- Jemi gati, nisemi.
Ilia i shoqëroi në zyrën e Demirit. Ai i vështronte sikur do i përpinte me sy. Irida ndjeu frikë dhe kapi të ëmën fort për krahu. Pamja e hetuesit, që buzëqeshte në mënyrë cinike, e tmerronte.
- Ju kemi thirrur për të na ndihmuar që burri juaj të deponojë ato që ka bërë.
Për këtë ju garantoj se do të ketë lehtësira për të dhe për juve. Përndryshe…
Demiri e la fjalën në mes. Lumturia e vështronte e habitur. Ilia i kishte thënë tjetër gjë.
- Po ky shoku na tha se do të takonim Agronin?
- Atë fjalë e tha për të mos shqetësuar t’ëmën. Megjithatë Agronin do ta takoni tani, por mos harroni fjalët që ju thashë. Ju porosis që gjatë rrugës për të shkuar tek ai të mos flisni asnjë fjalë.
Si kaluan një korridor të shkurtër, zbritën disa shkallë dhe u gjendën në rradhën e gjatë të qelive. Prej andej nëpërmjet disa shkallëve të tjera, zbritën në ndarjen ku ndodheshin dhomat e torturave. Demiri hapi një portë dhe ato panë Agronin të lidhur për këmbësh dhe duarsh në ganxhat e murit. Të dyja lëshuan nga një britmë dhe filluan të qajnë me ngashërim. Irida u vërsul dhe duke kapur këmbët e të atit filloi të flasë nëpërmjet lotëve që i rridhnin nëpër faqe:
- Babi, ç’të kanë bërë kështu? Përse?
Demiri ndërhyri dhe e tërhoqi. Ilia mbante Lumturinë.
- Kjo varet vetëm nga ai. Atij duhet t’i vijë keq për lotët tuaja. Mjafton të pranojë ato që ka bërë.
- Ju jeni kriminela shpirtzinj! Unë nuk kam bërë asgjë.
- E moj, e dëgjon? - iu drejtua Demiri Lumturisë. - Ende nuk do të tregojë. Foli ti se ndoshta bindet.
Lumturia mendoi se duke i folur ajo, ai mund të pranonte të fliste. Për hir të saj dhe Iridës ai do ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Por në çast mendoi karakterin e tij. E njihte shumë mirë atë karakter. E dinte se ai nuk do ia falte kurrë nëse do t’i bënte një propozim të tillë. Vendosi të qëndronte si ai, e paepur.
- Ai ka karakterin e tij. E di vetë nëse ka kryer gjë apo jo. Unë nuk mund ta detyroj të pranojë një gjë që ai thotë se nuk e ka kryer.
- Ashtu? Atëherë po na detyroni të përdorim metodën tjetër. - Dora e tij u fut ndërmjet kofshëve të Iridës, - Paske kofshë të mira!
- Lëshomë! - thërriti Irida duke uluritur
- Lereni vajzën! - thirri Lumturia dhe u nis në drejtim të saj, por u ndalua nga Ilia që fillojë t’i zbërthejë gjokset dhe t’ia shtrëngojë.
- Lëshojini të poshtër! - u dëgjua zëri i mekur i Agronit.
Lumturia e ndjeu veten në një pozitë mjaft të vështirë. Nuk i kishte shkuar ndër mend se mund të arrinin deri këtu. Irida vështronte me sy të zgurdulluar, duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte.
- Agron! - thirri Lumturia e mbytur nga lotët.
- Babi, babi, babi, ndihmona! - përsëriste Irida.
- Hë, si thua, të vazhdojmë më?
Agroni përpëlitej në ganxhat ku e kishin lidhur. Mundohej të zgjidhej dhe t’u hidhej sipër atyre dy çakejve, por ishte e kotë. Si e pa që nuk kishte tjetër rrugëdalje, pasi ata mund të bënin çdo gjë, tha:
- Ndaloni! Bjere të nënshkruaj atë që doni.
Krenaria e njeriut fisnik më në fund ishte thyer. U tmerrua nga ajo që do të shihte Ai që deri në ato çaste ishte dikushi, papritur dhe pakujtuar, ishte shndërruar në askushi. Ai po fillonte të binte në humnerë. Nuk mund të quhej më njeri. Ishte shndërruar në një person pa parime, pa moral. Ishte depersonalizuar i tëri.
Demiri hoqi duart nga vajza. Po ashtu edhe Ilia.
- Merri dhe prismi aty, - tha Demiri duke i shkelur syrin Ilias.
Ato dolën. Demiri thirri Myfitin dhe e urdhëroi të merrte Agronin dhe ta shpinte në zyrën e tij.
- Qëndro edhe ti atje sa të kthehem unë.
Myfiti mori Agronin dhe u nis për lart.
Demiri u drejtua te dhoma e parë përbri asaj të torturës. Hapi portën dhe pa Ilian që mundohej të shtrinte në një tavolinë që ndodhej aty Lumturinë,
duke e kërcënuar me revolver.
- Kafshë, kafshë, kafshë! – bërtiste ajo.
- U vaftë mbarë! – tha Demiri dhe u drejtua nga dhoma tjetër.
Hapi derën dhe pa Iridën fare të hutuar, si të përgjumur që fliste me vete.
- Babi, babi, babi, - pastaj shkrehej në vaj.
- Nesër babi do vijë në shtëpi, po hajde ta festojmë sot bashkë.
I zbërtheu bluzën dhe i nxorri jashtë gjokset e vegjël. Filloi t’ia shtrëngojë fort dhe t’ia kafshojë. Ajo vazhdonte të qante dhe të thërriste të atin. Klithmat e saj mbyteshin brenda mureve të betonta. Ata ishin të plotfuqishëm mbi ato dy viktima të gjora. Egërsirat e kishin kapur gjahun dhe po e coptonin pa mëshirë.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
shifet kjaret se jugosllaveve mesuesve te enverit su ka shku munedi kote

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:13 pm

Cili ishte roli i Miladin Popoviçit dhe përse hesht Ramiz Alia. Historia tragjike e mijëra burrave të tradhëtuar nga Enver Hoxha dhe banda e tij

Masakra e Tivarit, si u vranë 8 mijë shqiptarë

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.

Sipas kujtimeve të pleqve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm, të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.

Marrëveshja UNÇ Jugosllave-UNÇ SHqipërisë: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara, në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për "Kosovë e Metohi" e degradoi në Shtab Operativ dhe më 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Serbi. Dhe për çudi, në emër të Shtabit Operativ të "Kosmetit" do të nisin përgatitjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare a në të vërtetë SHS i UNÇJ-së kishte për synim ripushtimin e tyre. Në vjeshtën e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës, ideja e Shtabit Suprem të ushtrisë gjermane për forcimin e vijës së frontit në Ballkan, u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata "E" gjermane, e cila ishte e dislokuar në Greqi, mori urdhërin që të tërhiqet nga ky rajon. Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Sangjak, për të kaluar mandej në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të veriut. Armata "E" për çudi nuk u pengua (përkundër propagandës së bërë nga strategët e UNÇJ-së), por kaloi me shumë pak humbje në veri-perëndim të Jugosllavisë, ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë. Për të argumentuar këtë qëndrim, po i referohemi letrës së Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë..." Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë. Më 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis për Kosovë, ndërkohë që atje (Kosovë) dhe në viset e tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, i kishin përfunduar përgatitjet për ofensivë, njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së (Divizioni i 22-të, i 24-të, i 25-të dhe i 46-të serb), Divizioni i 41-të maqedon, brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për "Kosovë e Metohi". Operacionet ushtarake të këtyre forcave, filluan ofensivën pushtuese në tri drejtime: 1.Kurshumli - Përpallac - Podujevë - Prishtinë; 2.Lebanë - Medvegjë - Prishtinë; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinë.

Vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në mars 1945

Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë ndihmuan vendosjen e administrimit ushtarak jugosllav

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviçin, të cilëve iu foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviç, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiç (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviç (i dërguar nga shtabi qendror i Serbisë), ndërsa komisar politik u emërua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945, kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj. Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Serbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre.

Rrugëtimi i përgjakur i eshaloneve (grupeve)

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës

Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 6. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.

Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth. Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave të "Kosmetit" dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të "Sremit" e të "Adriatikut".

Mobilizimi i bërësve të krimit për zhdukjen e krimit

Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së ½ prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mestë shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen...!!! Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh. Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësojë si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve!

Barbarizmi i UNÇJ-së kundër popullit shqiptar

Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krimet më të shëmtuara që njeh historia e njerëzimit, ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu, në:

1. Gjilanë janë vrarë 7854 veta,

2. Prishtinë 3.675

3. Drenicë 4.820

4. Mitrovicë 1.970

5. Pejë 3.540,

6. Ferizaj 1.260,

7. Podujevë 1.670,

8. Prizren 1.200,

9. Gjakovë 800,

10. Rahovec 750,

11. Suharekë 420,

12. Dragash 500,

13. Preshevë 690,

14. Shkup 1.450

15. Tetovë 4100,

16. Gostivar 715,

17. Kërcovë 490,

18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

19. Kumanovë 780

20. Tutin 900,

21. Bihor 3820,

22. Plavë e Guci 710,

23. Ulqin 515 dhe

24. Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë

Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serbë, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë Politike të KQ të PKJ-së.

Rrugëtimi (Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar), lehtësia e forcave jugosllave për të kaluar në territorin shqiptar pa u shqetësuar

Rrëfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakrës së Tivarit

Një rrëfim tronditës do të kujtonte Azem Hajdini shumë vite pas masakrës së Tivarit nga ku ai falë fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini atë marshim që do t'i çonte drejt vdekjes me mijëra shqiptarë.

Kështu të rraskapitur kemi vazhduar rrugën për në Pukë, ku atë ditë kemi arritur rreth orës 19.00 dhe na kanë vendosur në një luginë të rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrëke. Në këto kushte, në periferi të Pukës e kemi kaluar natën. Të nesërmen shumë veta nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën kurse mbi dhjetëra, mëngjesi i gjeti të vdekur. Kësisoj, radhët tona vazhdimisht zvogëloheshin, sepse një numër i shokëve tanë nuk mund t'i përballonte torturave, helmimit, urisë, veshmbathjes së dobët e sidomos frikës nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i të sëmurëve, njëkohsisht rritej edhe numri i të vdekurve sepse edhe ne, të rraskapitur, nuk ishim në gjendje më t'i mbanim për krahësh, sikurse vepruam një ditë më parë. Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën kurse kah ora 20.00 arritëm në vendin e ashtuqujtur "Ura e Zogut", te një kanion i thellë nëpër të cilin rridhte ujë fare pak. Meqë urën e kishin shkatërruar fashistët italianë, transportimin tonë në anën tjetër të kanionit përpiqeshin ta organizonin përmes një vigu dhe njëlloj vagonete. Në atë vagonetë me qëllim i ngarkuan mëse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u këput, kështu që të gjithë ranë në atë greminë të thellë. Disa prej tyre vdiqën kurse disa u lënduan rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t'i ndihmojmë, por na penguan përcjellësit duke na thënë se ata do t'i ndihmojë ushtria, kurse ne duhet të vazhdojmë kalimin nëpër atë vig të improvizuar. Mirëpo, duke e ditur fatin që na priste, refuzuam të vendosemi në atë vagonetë të ndrequr dhe pas shumë bindjesh e rezistencash u detyruan të na dërgojnë këmbë nëpër kanion për të dalë në anën tjetër të tij. Mirëpo, posa kaluam kanionin, sërish na urdhëruan të kthehemi poshtë dhe natën ta kalojmë nën qiellin e hapur. Edhe pse ishim të rraskapitur dhe qullë nga shiu, tërë natën jemi përpjekur t'i ndihmojmë shokët që mbetën gjallë e të lënduar nga rënia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe për disa shokë që i kishim bartur tërë ditën në lese të improvizuara, për krahësh apo në supe. Dikur kah mesnata na e kanë kumtuar urdhërin se duhet t'i identifikojmë të gjithë të sëmurët dhe të barten nja 50 metra larg gjoja për t'i dërguar në ndonjë spital të Shqipërisë për shërim. Mirëpo, të udhëhequr nga përvoja e hidhur që e patëm gjatë tërë rrugës, në këtë urdhër të shtabit e refuzuam kategorisht. Në mëngjes vërejtëm se një numër i shokëve që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar lëndime pas rënies nga vigu kishin mbetur të vdekur, kurse na u pamundësua bartja edhe të disave që lëngonin nga sëmundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhën në qerre dhe i çuan në drejtim të panjohur. Ne të tjerët vazhduam rrugën dhe arritëm në një vend afër Shkodrës ku duhej kaluar të ashtuquajturin "Vau i Spasës". Edhe këtu, meqë ura ishte e shkatërruar, filloi transportimi ynë me një anije të improvizuar. Të mësuar nga përvoja me këso improvizimesh refuzuam të hipim në atë anije pa prezencën e ndonjë oficeri dhe të së paku dy-tre ushtarëve që na përcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar "Vaun e Spasës", pranoi kërkesat e parashtruara kështu që transportimi u bë pa ndonjë vështirësi të madhe. Mirëpo, edhe këtu në anën tjetër mbetën disa shokë të sëmurë rëndë, për fatin e të cilëve kurrë nuk jemi informuar. Në Shkodër arritëm rreth orës 16.00 më datën 30 mars 1945. Në të dy anët e rrugëve na pritën mijëra njerëz, shumica prej të cilëve duke na përshëndetur qanin, duke pëshpëritur "ku jeni duke shkuar", "me siguri në ndonjë vend pa kthim".!? Shumë prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë dhe këtu për herë të parë shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumë pasi që shpejt e shpejt na vendosën në kazerma në një kodër bukur të lartë, emri i të cilës nuk më kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur ujë për pije. Por, për çudi, ne këtu veten e ndjenim pak më të sigurtë. Mirëpo, për fat të keq, këtu nuk na lanë të qëndrojmë gjatë. Dikur pas mesnate u nisëm në drejtim të Ulqinit, duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazezë. Në rrugë e sipër, jo fort larg Shkodrës, kolona jonë aty kah ora 3 pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me të ndezur të eksplozivit mes nesh u krijua një panik shumë i madh, por përnjëherë pasoi urdhëri që të mos lëvizim nga vendi. Mirëpo, nga frika shumë prej nesh u rrokullisën në të dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve me ç'rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë, kurse në mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jonë më nuk është në rrezik, duke thënë se, "kjo që ndodhi është vepër e reaksionarëve apo e diversantëve shqiptarë të Shqipërisë, të cilët hakmerreshin ndaj shqiptarëve kosovarë për masakrat dhe torturat që kinse paska bërë Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar". Krejt kjo u bë sigurisht për të fshehur qëllimin e vet dhe për të nxitur urrejtjen vëllavrasëse në mes të shqiptarëve. Pas shumë kërcënimeve për ta heshtur këtë situatë jemi detyruar të nisemi dhe të vazhdojmë rrugën. Pos tre të plagosurve që na lanë t'i bartim, të sëmurët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t'i marrim me vete, por i ngarkuan në mjete të ndryshme transportuese dhe i dërguan në drejtim të Tivarit me qëllim që të mos bien në sy. Shokët e plagosur i kemi bartur mbi supe deri në një fshat, emri i të cilit nuk më kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokë të plleshme. Aty fshatrët na kanë dhënë kanata qerresh të punuara prej thuprave për t'i bartur të plagosurit dhe të sëmurët. Nga këto tortura dhe reprezalje që na bëheshin gjatë rrugës, sigurisht më vështirësi e kanë pasur ata që ndodheshin në fund të kolonës. Ata edhe kanë pasur mundësi të numërojnë më saktësisht viktimat e rrugës, por sigurisht se në këto rrethana pak kujt i ka shkuar ndërmend ta bënte këtë, nga se në çdo moment ekzistonte mundësia që edhe vet të bëhej viktimë e përcjellësve të tërbuar. Instinkti i vetekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të likuidohej, nuk lejonte tjetër të mendohej por vetem si të shpëtohet jeta. Këtë gjendje psiqike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës sharjet dhe ofendimet si "viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad", "shoptarsku vam majku", "osvetiqese crnogorska omladina", etj., ishin "përshëndetjet" më të shpeshta që na i drejtonte masa dhe përcjellësit tanë, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nëse ndonjeri ishte i gatshëm që nga revolti të reagojë duke ditur se ndoshta do ta paguajë me kokë, këtë nuk e bënte, sepse e dinte se pos tij do të pësojnë edhe shumë të tjerë. Zaten ushtarët serbë e malazezë mezi pritnin reagimin tonë më të vogël për të shtënë mbi ne. Kështu të lodhur e të rraskapitur nga rruga, uria e etja, e më tepër nga pasiguria, në gjendje të tensionit të lartë psiqik, e kaluam rrugën nëpër tërë territorin e Shqipërisë. Me të hyrë në kufirin e Jugosllavisë, afër Ulqinit na kanë urdhëruar që të ndalet kolona gjoja për pushim, kurse të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit që ishin me ne, të ndahen në një vend të caktuar, gjoja për të evituar ndonjë epidemi të mundshme. Thanë po ashtu se ata të transportohen në ndonjë spital të Malit të Zi për shërim, por sipas të gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njëjtë si shokët tanë të mëparshëm, kurse në vazhdim rrugën për në Tivar. Me të arritur në Tivar, dikund në mes të orës 12 - 13.00 në çdo skutë të qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe popullsisë të cilët me armë në dorë të drejtuar kah ne, na shikonin me përbuzje të madhe. Diktuam qartë komplotin dhe grackën që na ishte përgatitur. Shpirtrat tona virgjëresha u gjetën në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e shkëmbinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë as zogu s'do të mund të fluturonte gjallë. Në qendër të Tivarit të ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë. Pasi që ishim shumë të etur, u morëm vesh që tre shokë tanë të prirë nga Sylë Gllobari të ngriten në këmbë dhe të apelojnë te një oficer që ishte afër çezmës për të na lejuar të pijmë ujë. Mirëpo, me të paraqitur të apelit, përnjëherë diktuam se oficeri u mërdhez dhe filloi piskamën e kërcënimin me fjalë ofenduese "shiptarsku vam majku" etj. Në momentin kur Syla me shokë u përpoq të arsyetojë kërkesën, përnjëherë oficeri ka urdhëruar ushtarët të vërsulen mbi të dhe të shtijnë me armë të zjarrta. Pos vrasjes së tyre, nga plumbat që kishin bredhur anash, u plagosën disa shokë tanë dhe një ushtar malazez. Pas kësaj tragjedie, ne mbetëm të shtangur në mes të rrugës, pa patur guxim të lëvizim apo të bisedojmë dhe me frikë pritnim se çdo të ndodhë me ne, pasi që na ishin drejtuar shumë tyta të armëve dhe bajoneta. Për një çast ushtria u tërhoq nja 50 metra largë nesh dhe zurën pozita më të sigurta - dikush pas shkëmbinjve, dikush pas shtëpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetë apo pesëmbdhjetë minuta më vonë nga komanda e vendit arritën tre oficirë të lartë dhe shumë oficerë e ushtarë të tjerë. Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se në mesin e tyre do të gjendet ndonjë revolucionar apo komunist që do t' i jepte fund këtyre torturave tona. Mirëpo, shpresa ishte e kotë, sepse njëri prej tyre zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na sulmoi e kërcënohet me fjalët "shiptarsku vam majku", "sve qemo vas ubiti", "samo minuti su u pitanju" etj. Nuk vonoi shumë dhe përmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabisë ushtarit të plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë u shërbeu si preteksti për ta kualifikuar si tentim kryengritje, për çka u kërcënuan me masa hakmarrjeje më drastike. Mirëpo, ne të gjithë mirë e dinim se ky është vetëm një trillim si bazë për një masakér me përmasa më të mëdha. Pas disa çastesh të heshtjes së varrit u ngrit në këmbë njëri nga shokët tanë për të cilin më vonë mësuam se ishte një i ri nga fshati Kozhicë, i cili pas konsultimeve me shokë ishte drejtuar kah oficieret me kërkesë dhe apel që t'u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulën ushtarët malazezë dhe me armë dhe bajoneta që i kishin vu në pushkë e copëtuan, por si lakër. Të shtrënguar dhe të tronditur nga kjo skenë e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim më çka të bëjmë, të flasim apo si të veprojmë. Të hutuar e me sy të zgurdulluar, vetëm shikonim para vetes dhe pritnim se çka do të sjellë secili çast e minutë i ardhshëm. Kur më nuk ngrihej askush në këmbë dhe nuk bënte zë, oficierët filluan të kërcënohen se një nga një do të na likuidojnë të gjithëve. Heshtjes sonë të mëtejme filluan t'u përgjigjen me tërbim. Urdhëruan që nga mesi i kolonës të ndahen 80 veta, të cilët i lidhën duart dhe i dërguan pas një ndërtese, e mëpastaj vetëm dëgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre që u masakruan. Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trikatëshe, me një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t'iu bënte ballë të rënave, sepse akzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t'iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje. Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë. Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500, kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t'ia marrë revolen oficierit malazez që u plagos ashtu siç përshkruam më herët. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte "udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...", Për dy qëllime:

a) - të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe

b) - t'u lejojnë t'u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërteses nga të rënat që kishin pësuar.

Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t'a parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa. Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë.

Masakra e Tivarit, komplot i komunistëve shqiptarë për të vrarë forcat e djathta "reaksionare"

Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individë, por duket se akoma nuk është thënë qëllimi i vërtetë i saj. Komunistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i bënë serbo-malazezet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teza të forta janë ngritur nga historianë të cilët e cilësojnë Masakrën e Tivarit si plan për të vrarë forcat e djathta, komplot ky midis Partisë Komuniste kosovare dhe Partisë Komuniste shqiptare që drejtohej nga Enver Hoxha. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e paparë ndonjëherë në historinë njerëzore. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Po përse heshtën krerët komunistë të Kosovës, pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndoshë, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943-'44) ka pasur për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por, në fakt në Bunjaj është aprovuar rezoluta në të cilën është thënë: "…arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës me Shqipërinë…". Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtar, NDSH etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në letrën e politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës, të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e me të cilën hidhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën, i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë. Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij "Ditari i Robërisë" 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhte kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta "reaksionare", me qëllim që pastaj komunistët jugosllavë dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë.

Përgatiti: Kreshnik MERSINLLARI

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:13 pm

Kriminaliteti i E. Hoxhës dhe R. Alisë në gjëmën e Tivarit
02-06-2010 / Nga Kostaq Xoxa


Për këtë temë, kryeministri ynë është i mendimit që të bëhet një hetuesi serioze nga Prokuroria për ta zbardhur tërësisht dhe në bazë të fakteve, që tashmë janë bërë të bollshme e të pakundërshtueshme, atë masakër që Jugosllavia e Titos, në bashkëveprim me forcat tona partizane, të frymëzuara nga Enveri dhe të zbatuara nga komisari i forcave tona të Veriut, Ramiz Alia, kishin kryer në Tivar. Për këtë masakër popullit tonë nuk iu dha asnjë njoftim. Në veprën e tij të argumentuar me dokumente arkivore dhe me referenca të shumta historike (“Kosova, në qëndrimet e Enver Hoxhës”) studiuesi Luan Dode citon M. Shatrin: “R. Alia, me porosi të E. Hoxhës, ka pasur mision organizimin e kësaj masakre” (f. 108).
Në pranverën e vitit 1945, Islam Kadesha që ishte shifrant pranë K.Q. të P. Komuniste Shqiptare, dëshmon: “Më erdhi një shifër nga komisari i Divizionit të Veriut, Ramiz Alia, nga Mali i Zi, në të cilën njoftonte tekstualisht: “Sot, herët në mëngjes, një turmë e madhe, disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan të gjithë”. Pasi e deshifrova telegramin, e çova në zyrën e Koçi Xoxes. Atje ishte Enver Hoxha. I jap telegramin e deshifruar dhe u them se sapo ka ardhur ky njoftim. Isha tronditur së tepërmi dhe, duke mos e përmbajtur dot veten, shpreha edhe mendimet e mia. Enver Hoxha më tha më një ton të ashpër se këto janë probleme të Partisë dhe unë ta mbyllja gojën, se e paguaja me kokë. Për këtë ngjarje as që u bë ndonjë telegram për qëndrimin që do të mbahej. Pra, u hesht. Krim dhe turp më të madh s’mund të kishte. Më vonë, në ambiente të ngushta, u mor vesh për këtë masakër, por popullit nuk iu dha asnjë njoftim. Për këtë masakër unë nuk përjashtoj që Ramiz Alia, me porosi të Enver Hoxhës, ka pasur edhe organizimin e kësaj masakre “(A. Musta, M. Kokalari, “Kush ishte Enver Hoxha”, f.52-53).
Vonë, shumë vonë, u kujtua E. Hoxha të shkruante në Z.P, më 26 nëntor 1967: “Titoja dhe banda e tij kanë përgjegjësí për vrasjen e mijëra e mijëra të rinjve shqiptarë, në rrugën Prizren - Ulqin“ (në Tivar). Sa për kujtimet e Nexhmijes dhe të Ramizit, ato janë vetëm propagandistike dhe apologjetike. Nuk mund të nxjerrësh asnjë të vërtetë historike. Një vepër tjetër e R. Alisë, promovohet këto ditë. Ndër pasuesit e tij është edhe E. Rama, antikombëtarizmi i të cilit nuk është i vështirë të provohet.
Një libër i argumentuar për këtë krim, është ai i Azem Hajdinit (Xhani), me titullin “Masakra e Tivarit”. Shifrat janë të detajuara: “16 423 të rinj e burra shqiptarë nga Kosova dhe 5 594 nga Maqedonia, të ashtuquajtur ushtarë që “po dërgoheshin në front” udhëtuan, gjatë marsit e prillit të 1945-s, në gjashtë eshalone (njësi të rekrutuarish), të përbëra prej 1200 deri në 4700 vetash, të paarmatosur “për të qenë më të lirshëm nga mundimet e rrugës së gjatë”. Në udhëtim e sipër, ata u keqtrajtuan, u terrorizuan, u masakruan barbarisht dhe u eliminuan në masë prej “shoqëruesve” të armatosur jugosllavë. Prenk Gruda ka shkruar hollësisht dhe me kompetencë mbi këtë ngjarje tragjike. Dode shkruan se më 31 mars 1945, u masakruan me të gjitha format e mundshme barbare 4310 nga të mobilizuarit shqiptarë. “Në atë kasaphanë, organizimi i së cilës i ishte lënë Brgadës X Malazeze, morën pjesë shoqëruesit serbo-malazezë dhe, me një vullnet të çuditshëm, edhe popullsia vendase (sllave)” (Libër i cituar, f. 107).
Shkruam pak më sipër për çka thënë E.H. në vitin 1967, duke ia ngarkuar përgjegjësinë Titos. Por ç’kishte thënë në kohën e ujdive midis tyre, më kurriz të kombit shqiptar? Citojmë: “Te Mareshali i Jugosllavisë Tito, ne kemi një nga miqtë më të mirë dhe më të sinqertë. Jugosllavia është... një nga shtetet që mbron me mish e me shpirt çështjen tonë” (!). (Në raportin e Qeverisë, mbi veprimtarinë e K.Q. të PPSH-së, më 1945, f.33). Kjo pjesë është hequr nga ribotimi i Veprave, v. 3. Dëshmi e falsifikimit të historisë komuniste! Kuptohet se edhe Nexhmija me Ramizin, të tillë falsifikatorë janë, në Kujtimet e tyre. Ka arritur puna të kemi dy histori: Njërën të mjaltit, tjetrën të helmit. Në atë të parën Enveri e zhburrëroi aq shumë veten sa propozoi që skeptrin e Sekretarit të Përgjithshëm të K.Q. të P.K. shqiptare t’ia jepte peshqesh shokut Tito! Gjer në këtë nënshtrim tërësor ndaj armiqve shekullorë të kombit tonë, as Kuislingu s’kishte arritur!
Nuk është e vështirë, pra, që ky shitës i interesave shqiptare të paditet juridikisht jo vetëm për gjenocid, por edhe për tradhti kombëtare.
Shteti ynë demokratik do të shpëtonte njëherë e mirë nga kjo mendësi enveriste, që ka marrë revan, tashmë, nën kolaboracionizmin e Edvin Ramës. Edhe ky, si ati i tij shpirtëror, për fatkeqësinë e kombit tonë, na paraqitet, në një pamje të dyfishtë: njëherë si antikomunist i tërbuar, madje edhe si antienverist i thekur; pastaj, në aktin e dytë të tragjikomedisë, si komunist i apoteozave të diktaturës në Pezë dhe, madje, si enverist i flaktë! Në këtë akt të dytë të veprimtarisë së tij si “vizionar” - se si politikan e ka përjashtuar veten, - po bën çmos që të paraqesë, të gjithë përkushtimin e qeverisë, zi e më zi. Me vështrimin pseudovizionar të një nihilisti patologjik.
Por pika e takimit me atë personazhin e tij të atij aktit të parë, qëndron në sindromën e përbashkët: pushteti vetjak mbi gjithçka!

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:13 pm

Masakra e Tivarit


Tregim nga Gani Mehmetaj


- I sheh këto kodra të zhveshura? Me pyeta papritmas fqinji im Tali derisa po ktheheshim nga Ulqini duke kaluar nëpër Tivar me makinën e tij të vogël. Ishim unë dhe ai. Shikova kodrat të cilat sigurisht i kisha pa edhe më herët por nuk me kishin bërë përshtypje. Kodra të zhveshura, të mërzitshme që nuk thoshin asgjë, prandaj nuk me kujtoheshin me asgjë të veçantë. Rrudha më krah, nuk dija ç’t’i thosha. Ai nuk priti gjatë përgjigjen, por vazhdoi: - Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur para tridhjetë vjetësh nëpër këto shkrepa dhe nëpër këtë qytet që tash jeton qetas e më shkëlqim.
E shikova i përqendruar dhe pak i habitur. Dielli ishte në të perënduar duke i dhënë një përflakje të fundit, të veçantë asaj kodre që të dukej se po digjej nga reflektimi i rrezeve të diellit të fortë të fillim gushtit. Me kapluan djersët kur e shihja një shpërthim të tillë të diellit që ngadalë zhdukej në horizont. Brenda në makinë po ashtu bënte vapë.
Ndërkaq, qyteti shtrihej në të majtë, ngjitas me detin e bukurisë mahnitëse. E përkëdhela me shikim gjithë paanësinë e kaltërisë së mbyllët të detit në të perënduar të diellit, ndërsa topi i përskuqur ia jepte një rrëzëllim të përskuqur, të përflakur deri tej në horizont.
–Zot, sa shpejt i harrojmë gjërat dhe sa pak kohë duhet që të mos ketë as gjurmë as fjalë për një masakër që dikur na përvëloi, - me këndelli duke ofsha Tali, i cili gjithnjë kishte qenë misterioz në qytetin tonë. Fliteshin gjëra të pakëndshme për te. Babai im nuk kishte simpati për Talin, përkundrazi nuk e fshihte mosdurimin, por kurrë nuk e thoshte arsyen. Edhe të tjerët i druheshin.
E shikova edhe një herë gjithë peizazhin: detin, diellin, kodrinën e zhveshur e shkrepat. Ma cyti kërshërinë, prandaj e ktheva kokën kah ai me interesim. Sikur të me kishte përcjell më vëmendje, megjithëse e voziste me kujdes makinën nëpër rrugët gjarpërore bregdetare, të ngarkuara me një kolonë të pafund makinash e maunash që lëviznin me vështirësi, ai vazhdoi: - Do të ta tregojë një tragjedi, të cilën mund ta kesh dëgjuar si nëpër ëndërr, mund të mos e kesh dëgjuar kurrë, megjithëse do të duhej ta dije. Ajo që kam dëgjuar tridhjetë vjet më parë asnjë çast nuk mu hoq nga mendja. Sa herë kaloj nëpër këtë rrugë tash njëzetë vjet, e përjetoj në të njëjtën mënyrë: me dhimbje e dëshpërim. Sa herë e trupoj qytetin e Tivarit me makinën time apo me autobus, mëngjeseve të freskëta verore, kur gati të gjithë janë në gjumë, mendja me shkon të banorët e qytetit: Sa prej tyre morën pjesë në atë masakër dhe sa të tjerë dinë për te, -vazhdonte Tali mëdyshjet që e brenin.
Ende nuk e kisha të qartë se ku do të dilte, por kohë kishim mjaftë, kështu që nuk ia prishja. Më bëri sy e vesh.
Kur e kaluam kodrën e zhveshur, ai si i përhumbur, por me një kthjelltësi të habitshme me tregoi rrëfimin që kurrë nuk do ta harrojë dhe që me bëri të mbetëm pa gjumë net të tëra.
- Ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ushtritë serbe e malazeze na kishin pushtuar. Kohë rrfijesh. Ushtarët dhe milicët e tyre endeshin si qentë e çartur. Njerëzit me nam i hante nata, të tjerët ruheshin e frikësoheshin për fatin e tyre e të familjarëve.
Një mëngjes vere si hyra në zyrë, roja e magazinës, i alarmuar me lajmëroi: - Zef Guri dhe Lush Berisha kishin mbërritur në katund fshehtazi gjatë natës. Ai me tha se kishte dëgjuar që ata dezertuan nga brigadat partizane, mobilizuar si për flakë të pushkës para disa kohësh. E dija se i nisen në bregdetin adriatik nëpër Shqipëri. U folën gjëra të frikshme për fatin e këtyre të rinjve e burrave, por askush asgjë konkretisht nuk dinte të thoshte. Disa ikën gjatë rrugës, nuk ranë në dorë të partizanëve. Vazhduan drejt kufirit grek, thuhej nëpër oda burrash kur besonin se nuk i dëgjonte askush. Të tjerët, thuhej bënë përpjekje të dezertonin me të mbërritur në Shqipëri, mirëpo partizanët shqiptar i dorëzuan në bazat malazeze afër Shkodrës. Ende pa mbërritur në kazermat e improvizuara, njësitet ndëshkuese i pushkatonin. Ajo që i rrëqethte të gjithë dhe i bënte të mos rehatoheshin natë as ditë, ishin fjalët që u përhapen për vrasjen e madhe në Tivar. Si nëpër tym kishim dëgjuar diçka, por se sa ishin vra askush nuk e dinte. U tha se asnjë nuk shpëtoi. Të gjithë u bënë dhe, por askush nuk guxoi të hapte të pame. Të tjerët thanë, jo po brigadat kanë vazhduar drejtë veriut dhe se janë pa në Shibenik të Kroacisë.
Tmerri e përfshiu një herë Lugun e Drinit, pastaj krejt Rrafshin e Dukagjinin prej Istogu deri në Prizren.
Pastaj e gjithë kjo thashethemnajë u përgënjeshtrua. Erdhën komisarët e aktivistët nga qyteti, Lugut të Drinit, katund e në katund dhe folën e folën nëpër oda, magazina grumbullimi të prodhimeve bujqësore, fushave të çelura ku i mblidhnin me detyrim katundarët. U thoshin: “Armiku po shpif. Ai po do me na ba hasem me vëllezërit malazezë e serbe. Armiqtë po flasin poshtë e lartë kinse partizanët-bokelanët e Malit të Zi vranë shqiptarë të mobilizuar dhe i lanë shkrepave të Tivarit. Nuk është e vërtete!” Shkumëzonin aktivistët nga qyteti dhe shtrëngonin grushtin. Njerëzit hapnin sytë dhe dëgjonin në heshtje. Ndonjëri kur mërzitej nga fjalët e përsëritura që nuk e jepnin asnjë kumt, pyeste nga turma: “E ku janë pra, djemtë tanë?” Me të bërë këtë pyetje komisarët e aktivistët përnjëherësh e ndërronin lëkurën e qengjit dhe i drejtoheshin turmës me tërbim: “Kush foli? “. Ai që pyeste një herë, nuk dëgjohej më, të tjerët rrudheshin dhe nuk e bënin më asnjë pyetje. Aktivistët shkuan pa sqaruar asgjë, por duke lënë mëdyshje e frikë edhe më të madhe. Katundarët prisnin ndonjë kumt dhe lusnin Zotin t’ua sjell djemtë pa therë në këmbë. Pak kush besonte në këtë që e thoshin aktivistët nga qyteti që flisnin herë shqip e herë serbisht. Por, katundarëve që ua morën djemtë me mobilizim të dëtyrueshëm u kishte mbetur vetëm shpresa.
Para mobilizimit të këtyre fatkeqëve ma besuan një zyre të vogël, ngjitur me magazinën për grumbullimin e prodhimeve bujqësore. Me thanë të merresha me katundarët, të bëja agjitacion për regjimin e ri dhe të raportoja për çdo lëvizje dhe për çdo fjalë që flitej. “Ka kush na i thotë edhe ato që të shpëtojnë ty”, ma tërhoqi vërejtjen me cinizëm Gexha, kështu e thërrisnin Milanin, babai i të cilit pati ardhur disa vjet para fillimit të luftës në një katund bri nesh dhe ia mori tokën afër Drinit, Balajve. Kur ikën gjermanët prapë u kthye Milani me një pushkë në krah dhe me yllin pesëcepësh në kapele. Ai u bë tmerri i Lugut të Drinit. Ashtu e pati edhe babanë para lufte: mizor dhe që vrau shqiptar.
Këto po bluaja në kokë kur ma përsëdyti roja e magazinës kumtin që me drodhi. Shtrëngova rripin ushtarak, mora revolen nga tavolina dhe u nisa në Lugishtë. Nuk doja që këtë gjë ta merrnin vesh në Qark para se të dija si është puna. Rojës i thash të mos përjargej poshtë e lartë e ta bënte të madhe këtë punë pa lejen time. “Armiqtë nuk e mbajnë gojën, por përhapin dezinformata”, u përpoqa ta frikësoja. Ai me premtoi se nuk do ta çelte gojën derisa të kthehesha. Besën nuk ia kisha, por zgjidhje tjetër nuk gjeja. Bëra një copë rrugë si pa frymë dhe rashë në odën e Kurt Berishës, djali i të cilit me tha roja ishte kthyer. I tregova shkurt që e dija se Lushi e Zefi kishin ardhur mbrëmë vonë. Por i tregova se kjo punë këtu do të mbetej: me kusht që ata të mos tregonin me asnjë çmim bisedën me mua. Duhej të me tregonin si është puna. Kurti një herë u bë dhe në fytyrë, megjithëse fytyrëzbehtë e gjeta. Me përbeu në tokë e qiell të mos flisja kurrkund. Ai me ta do të me takonte, me tha, megjithëse tash ishin tepër të lodhur, të frikësuar për vdekje dhe flisnin si të kishin shkel në barin e keq të Shkallës së Sejnovës. Por me tregoi se kur flisnin mund t’i merrje vesh çka hoqën.
Me dolën para Zefi e Lushi si Uka i katundit tonë kur që kthyer nga Kampi i Përqendrimit, disa muaj më herët: asht e lëkurë dhe të gërvishtur gjithandej. Me shihnin me sy të zmadhuar, të futur në gropë. Dukeshin si t’ishin kthyer nga Ferri.
Kurti e mbylli derën me ngujore. Para meje qëndronin dy fantazma të prishura në fytyrë, më buzët shkrumb. E zgjata dorën t’i përshëndesja, por ata vetëm lëvizën pak kokën dhe i larguan duart instiktivisht. Sytë me shkuan në duart e tyre të lidhura me beze të t’mjelave të djathit. U shiheshin duart e lënduara a të plagosura, nuk e dija nga se. Më vonë do ta merrja vesh. Një kohë, nuk e di sa ndenjëm të tretë duke e shikuar njëri-tjetrin më vëmendje. Pas një kohe Kurti na tha: “Uluni burra, mos rrini në kambë si nuset s’pari!”.
-Çka e mira u pruni në shtëpi, vetëm, pa Cufën e Bardhin dhe djemtë e Mahallës së Poshtme, - i cyta që të flisnin, sepse nga katundi ynë e katundet përreth mobilizuan shumë burra. Ata me panë me vëmendje: - Ne mezi shpëtuam, të tjerëve Zoti ua bëftë çarën se ditë e keqe kish qellu, -ma ktheu Zefi, ndërsa Lushi vetëm më shihte.
Mbeta pa gojë, nuk doja ta besoja se gjithë të tjerët u vranë, sepse të gjithë i dija me emër e mbiemër, ua njihja prindërit. Nuk mora pjesë në mobilizimin e tyre, por as nuk ma preu mendja se për t’i masakruar i mobilizuan.
–Mos bre! Munda të thosha, sepse asgjë tjetër nuk me binte ndërmend. Gati me lëshuan këmbët nga tronditja. Dhe ata si për ta forcuar kumtin e kobshëm ia nisën herë njëri-herë tjetri:
-Të na vrasin filluan si kaluam në Shqipëri. Por kjo qe lule e dritë krahasuar me atë që na ndodhi në Tivar, - ia nisi Zefi.
- Nuk e di si filloi, vetëm me kujtohet,- e vazhdoi Lushi, - që u dëgjua një breshëri automatiku. Ne u mblodhëm nga frika. Nuk e dinim kush ishte fatkeqi, sepse që dikush mori plumba këtë e dinim fare mirë. Për dy ditë e dy net vranë shumë shqiptar rrugës nëpër Malësi e kur kapërcyem Shkodrën. Mbërritëm në Tivar, të lodhur e të uritur, pa bukë e pa ujë, në marshim të vazhdueshëm, në një vend të zhveshur me një diell që të përcëllonte qe në orët e mëngjesit. Na futën nëpër disa baraka të cilat më shumë dukeshin torishta dhish se sa vende për njerëz. Shumicën prej nesh na kishin lidhur me pranga dy nga dy, besa edhe tre nga tre.
Pastaj krismën e parë e ndoqi krisma e dytë një herë e një automatiku, herën e dytë u shumuan automatikët dhe kur përnjëherë u dëgjua breshëria e pandërprerë e mitralozave të rëndë. Unë dhe Zefi siç qëlluam të lidhur me një zinxhir-pranga që na i shtrëngonte duart, morëm vrapin. Me ata zinxhirë bëmë shumë rrugë derisa erdhëm afër detit. Dolën si pa krye në fushën e zhveshur. Pamë: edhe të tjerët vraponin në panik dhe duke bërtitur si të çartur. Dhe aty filloi batërdia: partizanët malazezë dilnin nga të gjitha anët me armë të lehta e të rënda dhe gjuanin drejtë nesh pa dhimbje e pa pushuar. Fusha me bar të djegur nga dielli dhe kodrina krejtësisht e zhveshur tashmë ishte mbushur me të vrarë e të plagosur. Gjëmat e britmat, krahas krismave të mitralozit dëgjoheshin për tmerr. Të tjerët nga paniku i mitralozave që mbillnin vdekjen hidheshin në det, ku fundoseshin që në minutat e parë. Nuk dinin notë dhe detin e kishin frikë. Pastaj edhe ata që nisnin të notonin, e pengonin njëri-tjetrin, sepse ishin të lidhur me zinxhir.
Mbajë mend, -vazhdonte të rrëfente Lushi, me Zefin vraponin si pa kokë herë drejtë detit, ku na priste breshëria e plumbave që ngriheshin me cifla nga dheu i zhuritur, pastaj mësynim drejtë kodrinës si të tërbuar. Të mbushur frymë, djersët na kishin mbuluar nga tepja e kokës e deri të thembrat dhe nuk na linim të shihnim mirë. Çdo gjë me dukej turbullt. Djersët dhe pluhurin ia shihja Zefit, vetën nuk e shihja. Herë e tërhiqja unë me tërbim Zefin, herë Zefi me tërhiqte mua kur e shihte se andejpari nuk kishte rrugëdalje.
Pas disa orësh ngarendje si pa krye mbajë në mend se të gjallët filluan të rralloheshin, ndërsa ata që nuk lëviznin ishin gjithnjë e më të shumtë.
Dielli i nxehtë, të përvëlonte. Ata pak të mbijetuar nga të gjitha anët ishin rrethuar nga partizanët malazezë. Gjuetia ndaj shqiptarëve zgjati pastaj gjithë pasditën . Të mjerët silleshin në rreth, herë iknin në një anë, ndërsa binin në priten e çerdhes së mitralozit, pastaj ktheheshin prapë nga erdhën, ku i korrte mitralozi. Hidheshin me dëshpërim drejtë armëve, por nuk arrinin as në gjysmë të rrugës, sepse binin të shoshitur nga plumbat. Pastaj fatkeqit filluan të mbesin dy nga dy, ose ndonjë që e hiqte shokun e vdekur zvarrë. Ishin të lidhur edhe ata sikurse unë e Zefi.
Filloi gjuetia nga afër. Na ndiqnin si lepujt. Bile disa ushtarë filluan të lëshojnë britma gjuetarësh. Shihej ndonjë fatkeq, a dy nga dy, se si iknin shkëmbinjve pa një fije bari, ndërsa pas tyre vraponin ushtarët e emocionuar me klithma lufte - në ndjekje. Pasi argëtoheshin me frikën dhe ikjen tonë, shkrepnin ndonjë breshëri automatiku apo karikator me revole dhe ktheheshin triumfues. Më e renda, kur të ikurve u ngushtohej rrethi, atëherë njëri prej ushtarëve nxirrte revolen, e qëllonte një herë në këmbë viktimën, pastaj në krah. Britmat e viktimës ishin të thekshme. Ata nuk e qëllonin që ta mbysnin, por që t’i dhembte shumë-ta torturonin. Përpiqej, fatkeqi të ikte këmbadoras, por kur fillonte të rrokullisej ashtu në panik, me shkumë në gojë nga etja, nga frika e vdekjes dhe nga tërbimi i pafuqisë, njëri prej ushtarëve e qëllonte një herë në shpinë dhe së fundi ia drejtoi revolen në kokë. Me një a dy krisma revoleje viktima shpëtonte, qetësohej dhe nuk lëvizte më. Gjahu ishte i mirë për ta.
-Buzë mbrëmjes, vazhdoi Zefi, që e plotësonte shokun e lodhur nga emocionet, - pushuan krismat. Tek-tuk dëgjohej revolja, me të cilën ia shkrepnin ndonjë fatkeqi, i cili ende përpëlitej në mes të jetës dhe vdekjes. U fshehëm pas një shkrepi dhe shpëtuam. Me Lushin e lidhur me pranga të ndryshkura, që na depërtuan në eshtra dhe na dhembnin kyçet e duarve- ecëm gjithë natën. Kur na dilnin pengesa, kërcenim pupthi të dytë njëherësh, sepse ndryshe nuk kalonim dot, meqë ende nuk i kishim hequr prangat. Nuk e dimë se si shpëtuam, nuk e shpjegonim dot asnjëherë. Patëm fat, qëlluam të shkathët, apo nuk na deshi vdekja. Lushi ishte i plagosur, nuk e dija saktësisht ku, por shkeponte dhe i rridhte gjak nga këmbëza e djathtë e pantallonave, rrëfente Zefi.
Udhëtuam gjithë natën, gjithnjë duke u orientuar andej nga erdhëm, mirëpo e dinim se nëpër Shqipëri nuk duhej të kalonim. Partizanët shqiptar do të na dorëzonin të partizanët malazezë, apo do të na ekzekutonin sikurse bënë më shokët tonë gjatë marshimit. Bëmë kthesë kah Turjaka, iu shmangëm sa patëm mundësi fshatrave malazeze. Kur u thye nata, gjetëm një mundësi të pushojmë pak dhe të heqim prangat me gurë dhe zhvoshkje të lëkurës. Na vinte të ulërinim nga dhimbja, por e frenonim vetën.
Me të lindur të diellit, nuk bëmë shumë rrugë kur takuam një fatkeq tjetër sikurse ne, buzë një shkëmbi. Një herë u fsheh, ashtu sikurse u fshehëm edhe ne, mirëpo se si e hetuam njëri-tjetrin se nuk ishim armiq, as vet nuk e morëm vesh. Ai ishte i lidhur me pranga me një shok, i cili tashmë kishte vdekur. Na tregoi se e tërhoqi zvarrë me orë të tëra. Fuqitë gati e braktisën. E ndihmuam ta hiqte prangon nga dora e shokut të vdekur në një mënyrë mizore: ia copëtuam dorën të vdekurit, - vazhdonte të tregoj Zefi golgotën e vet.
- Ai nuk erdhi me neve, u ndal të Dacajt e Rozhajës, ku tha se kishte miqtë e familjes. Nuk besonte se ishte mirë të kthehej në vendlindje. Ne vazhduam edhe disa orë, pastaj u strehuam në një shpellë. Nuk e dimë as vet sa kohë pushuam aty, netët dhe ditët ndërroheshin, ndërsa ne flinim na dilte gjumi dhe sërish flinim. Tashmë ishim në bjeshkët tona...
Kur ata e përfunduan rrëfimin, ishte ngrysur.
Iu afrova Kurtit dhe i thash: - Dërgoji dy burra në shtëpinë e Culit-rojës së magazinës t’i thonë: po i doli fjala për atë që dinte do t’i kërkonin borxh. Kurtit ia shpjegova se Lushi dhe Zefi duhej të iknin nga shtëpia dhe të ngjiteshin në bjeshkë e të fshiheshin sa më gjatë që të jetë e mundur. Kur Zefi bëri të nisej një herë kah shtëpia e tij që t’i shihte të familjes, ia bëra me dije se nuk guxonte as ta shkonte nëpër mend një budallallëk të tillë. Me dëgjoi.
Të nesërmen, me të zbardhur dita u nisa në qytet dhe e lajmërova Qendrën se po flitet sikur Zefi e Lushi kishin dezertuar. Ka fjalë, u thash që mund të jenë kthyer në shtëpi. U tregova që isha në shtëpinë e Kurtit, por gjë nuk pash. Gexha që e quanin edhe Milan, thirri tre partizanë të armatosur dhe u nis para meje. Kishte kontrolluar edhe djepin në shtëpinë e Kurt Berishës, por mbeti duarthatë. Provoi nga kërcënimet e dajaku, nuk nxori gjë. U ngjitë në bjeshkë me një lukuni ushtarësh të tjerë shtesë, por nuk pa gjë, pos arinjve e dhelprave. Pastaj i dëshpëruar u kthye në qytet dhe e ndërseu lukuninë e spiujve civilë që i shpërndau nëpër të gjitha qendrat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore, nëpër zyra vendi dhe rrëzë dushkajash. Shtetrrethimi vetëm sa u forcua, -fliste bashkë udhëtari im, tashmë me emocione të forta dhe me tone të dëshpërimit.
Por megjithëse isha si i përhumbur nuk me shpëtoi nga vëmendja shkathtësia me të cilën voziste dhe fliste Tali i pikëlluar. Asnjëherë nuk e ktheu kokën kah unë, asnjëherë nuk me preku me dorë që të ma tërhiqte vëmendjen. Gjatë gjithë kohës fliste dhe shihte para. Me dukej si mumje që flet e flet dhe nuk shikon efektin e fjalëve të veta. Por nuk pati nevojë të shikonte nga unë, as të me prekte në dorë a në supe për të ma tërhequr vëmendjen, gjatë gjithë kohës dëgjoja me veshët pipëz, ndërsa shihja rrugën e errët që ndriçohej nga dritat e automobilit dhe ndonjë kamionë që na anashkalonte. Bashkë udhëtari im më dërgoi në një botë të lëmëritshme, për të cilën nuk dija asgjë deri më atëherë. Një herë u rrëqetha si në ethe, pastaj me kaloi fresku nëpër shtatë dhe me kaploi zjarmia. Faqet me digjnin. Me vinte turp ta prekja ballin, sepse kisha përshtypjen se vlonte nga temperatura e lartë. Me dukej sikur e jetoja atë kohë dhe dramën e dy të ikurve, sepse të tjerët i shihja vetëm si kufoma, të shtrirë gjithandej, të përgjakur e me sy të tmerruar që ishin përpjekur t’i shmangeshin vdekjes, por kot, sepse atë ditë vdekja nuk e kurseu gati asnjërin nga ata të rinj që u morën me dhunë dhe nuk u kthyen kurrë të familjet e tyre. madje as kufomat nuk i panë dhe nuk i varrosën në varret e katundeve a të qyteteve prej nga ishin.


*
Derisa Tali e mbaroi rrëfimin e trishtueshëm, e kaluam Titogradin e atëhershëm, Podgoricën e sotme. Kaluam edhe humnerat e Limit. Morëm përpjetëzen e pllajave të Beranës dhe i afroheshim territoreve të përziera boshnjako-shqiptare të Rozhajës, duke lënë në të majtë rrugën e Vuthajve, të Plavës e Gucisë. Tali pushoi një kohë dhe u përqendrua në vozitje, ndërsa një shi i imtë gushti e lagte asfaltin me gropa tek-tuk.
Një kohë heshtëm të dytë dhe bluanin në mendje. Ai nuk e di çka mendonte, ndërsa unë i tronditur nga ky rrëfim aq i trishtueshëm dhe aq i tmerrshëm në përmasat e tragjedisë, saqë isha krejtësisht i shushatur. Nuk dija as çka të thosha as çka të mendoja. Tek-tuk flitej për plojën në Mal të Zi. Babai im i shmangej kësaj historie. Derisa unë bluaja Tali vazhdoi pas një heshtje gati torturuese:
- Sa herë kalojë nga Titogradi nëpër Tivar për në Ulqin me kujtohet rrëfimi i Zefit dhe Lushit. Dhe tmerri me kap kur e vrojtoj atë hapësirë atëherë të zhveshur, me disa baraka të vjetra , ku ranë aq shumë shqiptarë, ndërsa tash është mbushur me shtëpi, objekte të ndryshme hoteliere, pushimore, ku shkojnë edhe shqiptarët gjatë muajve të vapës së padurueshme. Por për dallim nga ultësira, kodrina e zhveshur ende ka mbetur e zhveshur, e trishtë, vetëm se tash nuk ka asnjë shenj nga ploja e dikurshme, - e ndërpreu shushatjen time Tali.
-Me Lushin e Zefin ç’u bë, - e pyeta me interesim, sepse isha identifikuar aq shumë me fatkeqësinë e tyre sa më bëhej se i kisha të afërm të gjakut.
- Zefi e Lushi pasi u qetësua stuhia dhe pasi pushoi pak edhe rrëfija e përndjekjeve një ditë ikën përtej kufirit kah Sllovenia dhe dolën në Perëndim. Disa thonë se kaluan prapë të njëjtën rrugë, kah erdhën. Vazhduan nëpër Kroaci. Nuk patën vështirësi të kalojnë nëpër Alpet sllovene. Dolën në Austri. Shumë vjet më vonë dëgjova se jetonin në Gjermani, - me tregonte Tali derisa ktheheshim nga Ulqini, ku pushuam që të dy dhjetë ditë.
Pastaj u ndamë pa asnjë fjalë vetëm me një përshëndetje kah mëngjesi, kur mbërritëm në Pejë.
Nuk e takova më. Unë vazhdova studimet, gjeta punë në Prishtinë, ika në Perëndim si shumë shqiptarë, kur filloi tërbimi serb. U ktheva prapë në vendlindje, pasi përfundoi lufta.
Mu kujtua sërish rrëfimi i tij. Në kohën kur njerëzit kërkonin kufomat e të vrarëve në luftën e fundit. Pyeta për Talin, sepse tash me duheshin detajet dhe informacionet e tjera për këtë tragjedi.
Me treguan se Tali vdiq sipëri Burimit të Drinit të Bardhë, në ikjen e madhe të vitit 1999. Me thanë se kur ushtarët e policët serb i dëbuan nga shtëpitë, ai nguli këmbë se në Mal të Zi nuk do të shkonte i gjallë. U përpoqën ta bindin se vetëm do të kalonte nëpër këtë vend, ndërkaq, donin të iknin në Shqipëri, në Shkodër a në Tiranë, por ishte krejtësisht e pamundur ta bindnin. Ai u thoshte se e dinte terrenin, se nuk do ta gjenin shkitë. Do të rrinte këndej bjeshkëve të Zhlebit.
E lanë, sepse koha nuk priste. Derisa një i afërm i tij me tregonte për fatin e Talit përnjëherësh me shkrepi në kokë: Ai ishte nisur rrugës me shpresën se do të strehohej në shpellat ku u fshehur para tridhjetë vjetësh Lushi dhe Zefi. Por të ftohtit dhe pleqëria e kishin lodhur. Nuk e arriti jatakun e tyre. Vdiq nga të ftohtit dhe lodhja fare afër shpellës së Çikës.
E gjetën kufomën e tij tre muaj më vonë, të paprishur.
Në çantën e tij gjetën një notes të zverdhur me shënime të ruajtura me kujdes e pedanteri për Masakrën e Tivarit dhe helmimin e ushtarëve shqiptar në Shibenik...



*Në masakrën e Tivarit historianët shkruajnë se janë vrarë 5000 shqiptarë brenda një dite. Kryesisht ishin të rinj. Kufomat e tyre kurrë nuk u gjetën. Thonë se i hodhën në det. Helmimi në Shibenik kurrë nuk u ndriçua.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:14 pm

SHKALLËT E FERRIT

Roman
KREU I DYTË


VIII


Isufi po rrinte te porta ku e kishte caktuar Demiri për t’i dhënë përgjigje ndonjërit që mund të pyeste për diçka. Kishte parë Ilian që hyri brenda me dy femra dhe kishte pyetur shoferin e gazit që i solli:
- O Selim, kush ishin ato dyja?
- Janë familjaret e një të burgosuri. Kanë ardhur për një ballafaqim.
Atij iu duk i çuditshëm ky ballafaqim në mesnatë, por nuk u thellua më shumë. Në fund të fundit atje ishte e zakonshme që pyetjet të bëheshin pas mesit të natës. Ajo ishte një praktikë e njohur. Kishte kaluar më shumë se një gjysmë ore nga ardhja e tyre kur në dyert e degës u çfaq një plakë. Isufi njohu atë plakën që kishte ardhur të kërkonte kryetarin një muaj më parë.
- Më fal mor bir, por dua të takoj kryetarin e degës. Thuaji se ka ardhur nënë Gjyla, gruaja e dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, Bexhet Canaj.
- Po tani është natë, moj nëne! Pastaj kryetari nuk është fare këtu.
- Si nuk është këtu? Mua më tha oficeri juaj që këtu është.
- Cili oficer ju tha?
- Ai që mori nusen dhe mbesën. Tha se me urdhër të kryetarit do bënin takim me
djalin tim që ndodhet i mbyllur këtu.
- Si quhet djali juaj?
- Agron Canaj.
Një hije dyshimi kaloi në mendjen e Isufit. Dy femrat që hynë para një gjysmë ore, tani plaka dhe fjala që i paskësh thënë operativ Ilia për kryetarin, që nuk ishte fare në qytet, e bënë të mendohej. Diçka e dyshimtë po përgatitej. Agronin e njihte. E kishte shoqëruar në qelinë numër shtatë. I kishte ardhur shumë keq për të dhe ishte munduar ta ndihmonte. Thirri një polic dhe i tha të qëndronte pak kohë në vendin e tij, se do të shkonte të kërkonte hetues Demirin.
- Nënë, do të shkoj unë ta kërkoj, - i tha plakës.
- Falemnderit, more bir! Zoti ta shpërbleftë për mirë!
- E ku ka zot? - tha polici që sapo mori shërbimin.
- Ka mor bir, ka. Ai ndodhet kudo. Edhe në ndërgjegjen tëndë që thua se nuk ka Zot, ai ekziston. Ishallah nuk e provon të keqen, por po të ndodhesh në vështirësi, do ta kuptosh se ku ndodhet Zoti.
Isufi shkoi në zyrën e Demirit. Atje pa Agronin të ulur në një karrike dhe pranë tij Myfitin.
- Ku është shoku Demir?
- Poshtë në birucat, tani vjen.
Shkoi në qelitë e të burgosurve. Përveç dyerve të mbyllura me lloz, nuk pa njeri tjetër.
- Duhet të jetë në dhomën e speciale, - mendoi.
Zbriti poshtë dhe u drejtua andej. Në dhomën speciale nuk kishte njeri. Iu duk sikur dëgjoi një rënkim dhe pas tij një zë që qante. Zëri vinte nga dhoma përbri. Nga dhoma tjetër dëgjohej një e qeshur histerike. Dera e dhomës së parë ishte pak e hapur. E shtyu dhe pa hetues Ilian të zhveshur mbi një grua. Ajo qante me ngashërim. Mbylli portën dhe u drejtua nga dhoma tjetër. Nga brenda dëgjohej një zë që qante dhe qeshte. Dëgjoi edhe zërin e një burri që thoshte:
- Ja edhe pak, kënaqu moj kumbull!
Këto fjalë shoqëroheshin me një rënkim. Njohu zërin e Demirit dhe kuptoi gjithçka. U trondit. Poshtërsia e atyre dyve e la pa mend. Ç’të bënte? Të largohej dhe të hiqej sikur nuk kishte parë gjë? Kjo ishte e pamundur. Do të qëndronte. Ta shikonin dhe ata që ai u bë dëshmitar i aktit të tyre të turpshëm. Dera e dhomës së parë u hap dhe doli Ilia me Lumturinë e përlotur. Kur pa rreshterin ai u trondit dhe i foli me një zë të rëndë.
- Po ti ç’kërkon këtu?
- Dua të takoj shokun Demir. Ka ardhur nëna e Agronit dhe kërkon nusen dhe mbesën..
Ilia ndërroi tonin. Mendoi ta bënte për vete me dredhi.
- Do ta provosh? - i tha duke i shkelur syrin. - Është shumë e mirë. Provoje! Mos humb rastin.
- Falemnderit, nuk kam nevojë, - u përgjigj prerazi Isufi.
Ndërkohë u hap dhe porta tjetër dhe doli Demiri dhe pas tij Irida. Sytë vajza i kishte të çakërdisura. Fytyra i ishte shtrembëruar. Kishte marrë pamjen e një të çmendure. Vazhdonte të qante e të qeshte njëkohësisht dhe belbëzonte:
- Babi, babi, babi…
- Çfarë i keni bërë vajzës? – klithi Lumturia dhe e futi në gjirin e saj.
- Mbylle gojën! Po fole një fjalë dije se ju të dyja dhe ai kokëmushka tuaj
do të zhdukeni brenda njëzetekatër orëve. Këtë mbaje në mendje.
Pastaj duke u drejtuar nga Isufi i tha me një ton të ashpër:
- Po ti?
- Përjashta të kërkon nëna e Agronit.
- Përse?
- Atë e dini ju.
- Mirë, mirë. Merri dhe shpjeri jashtë. Lajmëro Selimin t’i çojë në shtëpi. Të marrë edhe plakën.
Isufi i mori dhe u nis. Kur i pa në atë gjendje nënë Gjyla u trondit tepër.
- Çfarë ka ndodhur me vajzën?
- Asgjë! U trondit kur takoi të atin, - tha Lumturia duke e mbledhur veten. Nuk donte t’i jepte të kuptonte së vjehrrës.
Hipën në makinë dhe u nisën. Isufi largoi policin që e zëvendësoi dhe po rrinte te porta duke përfytyruar skenat që kishte parë.
Demiri, ndërkohë, ishte kthyer në zyrën e tij dhe kishte nxjerrë jashtë Myfitin. Hapi sirtarin e tryezës dhe nxori prej andej një shkresë të shtypur në shumë faqe dhe, duke iu drejtuar Agronit, i tha:
- Do të ta lexoj?
Agroni nuk foli. Filloi të ndiejë të ftohtë. Po dridhej i tëri.
- Atëhere nënshkruaje! Shkruaj emrin, mbiemrin dhe vendos nënshkrimin në çdo faqe të procesverbalit.
Agroni vazhdonte të mos fliste.
- Mos harro, ato janë poshtë. Do të lirohen vetëm kur ti të nënshkruash.
Një ngashërim i thellë filloi të dalë nga zemra e tij. Lotët filluan t’i rrjedhin nëpër faqet. Filloi të qajë si një fëmijë. Demiri e la deri sa u qetësua dhe i tha:
- Nënshkruaje!
Mori penën dhe me dorën që i dridhej nënshkroi të gjitha fletët. Si mbaroi, mundi të thoshte me një ton therrës:
- Tashti çdo gjë është e kotë. Agron Canaj ka vdekur.
Demiri thirri Isufin, i cili e mori dhe e mbylli në qelinë numër shtatë. Hetuesi i ndoqi nga prapa..
- Përse erdhe poshtë qëparë? - pyeti Isufin.
- Të thashë, kishte ardhur nëna e Agronit dhe donte të bisedonte me ty.
- Ashtu? E çfarë donte?
- Donte shpjegime përse i kishit marrë nusen dhe mbesën.
- Mua mos më shit mend me të tilla filozofira. Dëgjo, po hape gojën për ato që pe, dije se të piu e zeza. Mos mendo se mund të më bësh gjë mua. I kam aq njerëz sa për të më mbrojtur në çdo rrethanë. Ti nuk ke parë asgjë. Kuptove?
Isufi heshti dhe u largua. Rrugës u shkëmbye me Ilian.
- Po këtë kush na e poftisi sonte? - tha ai. - A nuk të thashë se është një veprim i rrezikshëm?
- Mos u shqetëso, e rregulloj unë atë punë. Ai nuk do të guxojë të flasë. Po më thuaj a u kënaqe ndopak?
- E si të mos kënaqesh me një kumbull si ajo.
Të dy u larguan duke u zgërdhirë me të madhe.
IX


- Nuse, çfarë i kanë bërë vajzës? - pyeti përsëri nënë Gjyla duke parë gjendjen e Iridës.
- Të thashë moj nënë, u trondit tepër kur pa të atin në atë gjendje.
- Pse, si ishte ai?
Nënën mezi e mbante vendi. Lumturia e kuptonte dhimbjen e saj, por tragjedia që kishte pësuar, nuk e lejonte të mendonte shumë për dhimbjet e të tjerëve. Duhej ta mbante veten. Duhej të bëhej e fortë.
- Po natyrisht moj nëne, - i tha vjehrrës duke mposhtur dhimbjen, - pas më shumë se një muaji në birucë, pa parë dritën e diellit me sy, ishte shumë i zbehtë. Për syrin e vajzës kjo ishte një goditje e rëndë. Por ti mos u mërzit, se së shpejti do t’i kalojë dhe ajo do të shërohet. Irida vazhdonte të qëndronte si e ngrirë dhe me sytë e çakërdisur. Nga buzët e saj dilnin vetëm fjalët:
- Babi, babi, babi. Ti po fluturon. Gjyshe, shiko. Mos babi, mos fluturo. A e shikon, e kanë rrëmbyer harpiet*.
- Jo bijë, babi nuk po fluturon. Ai do të
kthehet së shpejti. Mallkuar qofshin shkaktarët! - tha Lumturia duke përqafuar të bijën me lot ndër sy.
- Për hir të jetës, më thoni diçka. Çfarë më fshihni? - ndërhyri nënë Gjyla.
- Ah, sikur të mundja! - tha Lumturia me veten e saj pastaj, duke iu drejtuar së vjehrës, - E gjetëm të gozhduar në mur, o nënë. Ishte gati pa ndjenja nga torturat.
- Mallkim! - doli nga fundi i zemrës së plakës.
- Irida filloi të ulurinte nga dhimbja.
- Mallkim!
- Kërkuan prej nesh ta detyronim të pranonte ato që nuk kishte bërë.
- Mallkim!
- Ai na bëri thirrje që të mos biem në grackën e tyre.
- Mallkim!
- Pastaj ndodhi ajo.
- Çfarë ndodhi, bijë.
- Mos më pyet më, o nënë.
- Fol bijë, çfarë ndodhi?
Në këtë kohë u ndie përsëri zëri i Iridës:
- Babi, babi, babi!
- Eja bija e mamit, eja në gjirin e mamit tënd! Eja shkojmë në shtrat, - i tha e ëma.
Mori të bijën në krah dhe në mes të lotëve që irridhnin pa pushim vrapoi në dhomën e saj. E shtriu vajzën në shtrat dhe po e zhvishte. Në mbathjet e saj dalloi disa gjurma gjaku të freskët. U tërhoq mbrapsht e tmerruar, ngriti duart lart dhe thirri:
- Zot, o Zot ku je? Përse nuk më more, por më le të shohë një tmerr të tillë? Ku është ndëshkimi yt? Ku je, o Zot?!
Papritmas u shkreh në një vaj të thellë. Përqafoi të bijën që nuk kuptonte asgjë. Qante e qante me ngashërim. Qante pa zë se kishte frikë mos e dëgjonte e vjehra. I qante zemra. i qante shpirti. Ktheu sytë nga komoja mbi të cilën ishte një fotografi ku kishin
---------------------------------------------------------------
*) Sipas mitologjisë ishin përbindsha me fytyrë gruaje dhe trup shpendi.
dalë të tre para disa muajve. Gëzimi shprehej në sytë e tyre. Po tani? Ai gëzim ishte shndërruar në dhimbje të pafund.
- Goni! - iu drejtua të shoqit në fotografi. - Ta vranë vajzën, o Goni! Ta vranë kriminelët. Na iku vajza nga duart, o burrë! Na e rrëmbyen dhe na e hodhën në humnerë.
- Babi, babi, babi, - u dëgjua përsëri zëri i mbytur i Iridës.
Ky zë bëri që Lumturia të mblidhte veten. U shtri në shtrat me të bijën dhe duke e rrokur në mes të lotve që i rridhnin nëpër faqe, tha:
- Fli zemra e mamit! Ke mamin këtu. Jemi bashkë të dyja.
Papritmas nga sytë e së bijës filluan të rrjedhin lot.
- Ku është babi, moj mami? Mos e kanë rrëmbyer harpiet? Ja, shiko si
po fluturojnë së bashku me babin.
- Jo zemra ime, babi nesër do të vijë në shtëpi. Fli tani!
Pas pak vajzën e zuri gjumi. Një gjumë i trazuar plot me ëndrra të tmerrshme. Herë pas here ngrihej e trembur. Lumturia e pushtonte dhe i fliste me zë të butë:
- Fli bija e mamit, fli!
Iridën e zuri përsëri gjumi. Një gjë e tillë vazhdoi deri sa zbardhi dita. Lumturia u ngrit dhe doli përjashta. Në koridor pa nënë Gjylën. Edhe ajo nuk kishte vënë gjumë në sy. Gjithë natën kish menduar se ç’do të bënte të nesërmen.
- Si është vajza?
- Tani po fle.
- Çdo të bëjmë?
- Do të shkoj të marrë mjekun.
Lumturia u largua me nxitim. Nënë Gjyla u drejtua nga fotografia e të shoqit që ishte në mur dhe i foli:
- Përse luftove dhe re, or burrë? Mos vallë për djalin e burgosur apo për mbesën e çakërdisur? Të gjithë na kanë kthyer krahët. Edhe ata që dikur i kishe miq. Kjo është liria për të cilën re dëshmor?
Irida hyri në dhomë si një somnambul e veshur me këmishën e natës.
- U ngrite, bija e nënës? - i tha nënë Gjyla duke e përqafuar
- Ku është babi nënë? A do të kthehet?
- Po bijë, ai do të vijë së shpejti. Po ti do të ftohesh në fill të këmishës.
Iku me vrap në dhomën e gjumit dhe sa hap e mbyll sytë u kthye me fustanin e saj. Ia veshi dhe u ulën të dyja në divan.
- E pe babin bijë? - e ngacmoi nënë Gjyla.
- E pashë nënë. Ai po fluturonte. Fluturonte lart në qiell. Ngado ishte i rrethuar nga harpiet. Irida u ngrit në këmbë dhe duke hapur krahët foli:
- Babi, merrmë dhe mua me vete. Dua të fluturoj bashkë me ty.
- O zot! Pse na dënove në këtë mënyrë? - Foli nënë Gjyla me veten e saj. Pastaj duke përqafuar vajzën - Eja bijë, eja te gjyshja jote.
- E morën nënë, e morën. Nuk e shoh më. Po e shpien në botën tjetër.
- Jo bijë, ai do të vijë dhe ti do ta përqafosh në krahët e tu.
Në këtë kohë, mbrriti Lumturia me doktorin. Sotiri, mjeku psikiatër, ishte një moshatari i Agronit. Kishin mbaruar studimet të dy në të njëjtin vit në Pragë, ai për mjekësi dhe Agroni për inxhinieri. E vizitoi me kujdes të veçantë. Së fundi u kthye nga
Lumturia dhe i tha:
- Vajza ka pësuar një goditje të rëndë. Çfarë ka ndodhur?. Dua ta di, në mënyrë që të marrë masat e duhura. Mos më fshihni asgjë.
Lumturia u mendua. E çfarë mund t’i thoshte? A mund t’i tregonte të vërtetën?
- Mbrëmë ishim në takim me Gonin. Kur e pa në atë gjendje, vajza u tmerrua. Nuk mundi të duronte më.
- Si e morët në takim një fëmijë kaq të ndjeshëm si kjo?
- Nuk e morën ne. Ata e morën vetë.
- Dua të jem i sinqertë me ju. Gjendja është
serioze. Ka pësuar një tronditje të madhe. Duhet shtruar urgjent në spital. Atje do t’i bëjmë analizat e duhura dhe sipas tyre do t’i japim edhe kurën e nevojshme. Do të dërgojë ambulancën për ta marrë. Fati qoftë me juve!
Ambulanca erdhi pas një ore. Vajzën e shtruan në katin e tretë të spitalit neuro-psikiatrik, në një dhomë më vete. Me ndërhyrjen e Sotirit u organizua menjëherë një konsultë me mjekë specialistë. Në fund u arrit në përfundimin se vajza duhej të qëndronte patjetër në spital, për të bërë kurat e nevojshme. Me të qëndroi edhe Lumturia.


. X


Atë ditë të gjithë punonjësit e ndërmarrjes ishin lajmëruar për një mbledhje të rëndësishme, ku do të merrnin pjesë edhe përfaqësues të degës së punëve të brendshme. Flitej për demaskim të disa personave të padëshëruar. Mbledhja ishte lënë për në orën dhjetë, por njerëzit filluan të mblidhen më herët. Pothuajse asnjë nuk kishte filluar punë. Kureshtja i shtynte të vinin dhe të interesoheshin. Gjithkush mendonte se diçka do të ndodhte. Demaskim apo ndoshta diçka tjetër. Ata që kishin ndonjë dregëz në biografi druheshin se mos ishin viktima të radhës.
Midis tyre edhe Stefani me Gjergjin. Kishin më shumë se një muaj që nuk e ndjenin veten të qetë. Pas arrestimit të Agronit edhe ata prisnin nga çasti në çast arrestimin e tyre.
- Më duket se na erdhi fundi, - foli Gjergji i tronditur.
- Mos e lësho veten. Sido që të ndodhë mbahu si burrë. Vetëm kështu do të mund t’i bëjmë ballë.
Gjysmë ore para, salla ishte mbushur plot e përplotë. Njerëzit diskutonin me zë të
ulët. Së fundi u dëgjua një zhurmë makine dhe pas saj në sallë hynë sekretari partisë drejtori, kryetari komitetit profesional, shefat e tjerë të ndërmarrjes, Demiri me Ilian dhe Agroni i shoqëruar nga disa policë. Njerëzit filluan të pëshpërisin me njëri-tjetrin. Dikush shprehte keqardhje me shokun pranë. Inxhinieri kishte qenë një person korrekt në marëdhëniet me të tjerët. Këtë ata nuk mund ta harronin. Por kishte edhe nga ata që sjelljen e tij e kishin harruar. Ata ishin shndërruar në intrigantë dhe servile, të gatshëm të hidhnin male me baltë mbi atë fatkeq.
- Vdekjen e prisja, por që të vinte kryeinxhinier Agroni në bangën e të akuzuarve nuk ma merrte mëndja, - i tha një punëtor me zë të ulët shokut që kishte pranë.
- Eh, mor mik! Nuk e di ti se çfarë sjell minuta nuk e sjell sahati, - iu përgjigj ai po me zë të ulët.
- Ti je më i mënçur, a beson vërtet që ai të ketë tradhtuar? - vazhdoi i pari.
- Nuk e di, por më mirë mos fol. Vetëm dëgjo. A e di se dhe muret kanë veshë? -
iu përgjigj shoku i tij.
- Mirë, or mik, mirë. - e mbylli bisedën i pari.
Në këtë kohë u ngrit në këmbë sekretari partisë dhe të gjithë heshtën. Në sallë u vendos qetësi.
- Shokë dhe shoqe! - filloi sekretari. Sot jemi mbledhur për të dëgjuar raportin e përfaqësuesit të degës së punëve të brendëshme, shokut Demir Kapedani, mbi veprimtarinë armiqësore të ish-punonjësit të ndërmarrjes sonë, të pandehurit Agron Canaj, që tani ndodhet në bangën e të akuzuarve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Pas raportit, ftoj të gjithë pjesmarrësit të shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa frikë. Tani më lejoni t’ia jap fjalën shokut Demir.
- E dëgjove? Ai tha dhe bashkëpunëtorëve të tij, - foli me zë të ulët Gjergji.
- Pusho dhe dëgjo! - u përgjigj Stefani.
Gjergji nuk foli më. Në mes të heshtjes së thellë që kishte mbuluar sallën, Demiri filloi leximin e procesverbalit që kishte nënshkruar më parë Agroni. Akuzat ishin nga më të rëndat që mund të merreshin me mend. Sipas tyre ai pranonte se kishin krijuar një grup subversiv me anën e të cilit do të tentonin të hidhnin në erë turbinën e re që do të vendosej në hidrocentral. Në planet e tyre ishte, gjithashtu, edhe zhvillimi i akteve terroriste, për të ngjallur panik në radhët e popullsisë. Të gjitha këto ishin bërë sipas udhëzimeve që kishin marrë nga KGB-ja sovjetike dhe CIA amerikane, në shërbim të të cilave ai ishte vënë që kur kishte qenë student në Pragë.
Herë pas here Demiri e kapërxente frazën. Kuptohej që në ato vende ishin emrat e denoncuara nga Agroni. Njerëzit ishin kuriozë të merrnin vesh se kush ishin ata. Agroni e dëgjonte dhe me vete mendonte se si kishte mundur të nënshkruante një deklaratë të tillë të turpshme. Para syve i doli skena me Lumturinë dhe Iridën dhe e kuptoi shkakun e gjithë asaj. Mund të ngrihej dhe të deklaronte se të gjitha ato ishin sajime të tyre, por ideja se ajo skenë mund të përsëritej në çdo çast e tmerronte. Qëndronte si ndonjë mumje e heshtur, duke dëgjuar marrëzitë që nxirrte goja e hetuesit. Nga kjo gjendje e përmendi zëri Demirit që i tha:
- A janë të vërteta këto?
Agronit i mbeti zëri në grykë. U mundua të fliste por nuk mundi. Ishte në gjendjen e fajtorit që, megjithse e kupton fajin që ka kryer, nuk është në gjendje të reagojë Demiri u kthye nga ai dhe e pyeti përsëri me një ton që vetëm ai dinte ta përdorte:
- Hë, si thua?
Agroni vështroi sallën që priste në heshtje dhe së fundi mundi të thotë me një gjysmë zëri të shuar:
- Po.
- Më fort që ta dëgjojnë të gjithë.
- Po, - përsëriti Agroni, kësaj rradhe me zë më të lartë.
Një zhurmë mbuloi sallën. Njerëzit filluan të pëshpërisin me njëri-tjetrin, disa me zë të ultë dhe disa me zë të lartë.
- More, po paska qenë gjarpër i mbuluar, - tha dikush, - dhe ne e
mbanim për burrë të ndershëm. Paskemi mbajtur gjarprin në gji.
- Kemi mbajtur një gjarpër që mund të na kafshonte nga çasti në çast, - foli një tjetër andej nga fundi.
- Shoku Demir, mjaft na lexuat. Merreni dhe dënojeni sa më shpejt qenin. – u
hodh një burrë me dy gisht mustaqe.
- Bukëshkalët që harruan bukën e partisë, tradhtarët që për interesa të ulëta u shitën te të huajt, meritojnë dënimin më të rëndë, - e ngriti zërin duke tundur gishtin me kërcënim një qose.
Vazhdoi një seri akuzash dhe sharjesh nga më të ultat. Dikush u afrua dhe i hodhi një tok me pështymë në fytyrë. Një tjetër, me një zë të fortë, lëshonte sharje nga më të rëndat:
- Shoku Demir, mjaft na lexuat se i kemi të qarta si drita e diellit. Na thoni
kush janë bashkëpunëtorët e tij?
Ndërkaq ndërhyri Demiri:
- Prisni, se kemi akoma diçka për të deklaruar. Këto veprime i pandehuri mendonte t’i bënte me dy shokët e tij të ngushtë, Stefan Gjokën dhe Gjergji Panon që, siç e dini, rrjedhin nga familje të deklasuara, duke futur në valle edhe persona të tjerë.
- Cilët janë ata?
Në këtë kohë ndërhyri operativ Ilia:
- Stefan Gjoka, Gjergji Pano, Ylli Nivica, Gëzim Shpendi dhe Përparim Seferi, në emër të popullit jeni të arrestuar!
Një grumbull policësh, që qëndronin të gatshëm prapa tyre, iu hodhën sipër dhe sa hap e mbyll sytë i prangosën. Agroni qëndronte si i ngrirë. Nuk i kishte shkuar ndër mend se puna mund të shkonte deri këtu.
- Ne jemi të pafajshëm. - u dëgjua zëri i fortë i Stefanit. - Ai gënjen!
- Kjo nuk është veçse një farsë, - përsëriti Gjergji që e kishte marë veten nga hutimi i parë.
Turma e acaruar filloi të reagojë më me egërsi.
- Poshtë tradhtarët! - Foli njëri me një zë të acaruar.
- Ne s’jemi tradhtarë. - u përgjigj Ylli.
- Spiunët në litar! - tha një i dytë.
- Ne s’jemi spiunë. - ia ktheu Gëzimi.
- Poshtë bashkëpunëtorët! - gjëmoi zëri i një të treti.
- Ne s’jemi bashkëpunëtorë. - ishte përgjigja e menjëhershme e Përparimit
- Pushoni! - u dëgjua zëri i njërit prej rojeve. - Që nga ky çast nuk keni të drejtë të flisni.
Dikush doli jashtë, mori një gur dhe deshte t’i qëllonte, por e ndaloi dora e njërit
që kishte pranë. Të tjerë vazhdonin të shanin me histerizëm. Kishte edhe nga ata që heshtnin të nemitur e të trembur. Ata nuk ndiheshin, por nuk kishin as guxim të kundërshtonin. Sekretari partisë e kuptoi se gjendja mund të dilte nga kontrolli ndaj tha:
- Takimi mori fund. Të gjithë kthehuni në punë!
Turma doli nga salla duke hunguritur:
- Dënojini pa mëshirë maskarenjtë!
Pas pak salla e mbushur me tym duhani dhe bishtra cigaresh u zbraz. Të fundit që dolën prej saj ishin të pandehurit që, të shoqëruar nga turma e policëve, i hipën në makinën e policisë.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:14 pm

Tragjedia e Grehotit


Nga cikli: Historia e Luftës Civile
Grehoti është një fshat i Gjirokastrës ku më 14 shtator 1943 ndodhi një tragjedi e cila ka hyrë në histori. Aty u vra komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica së bashku me 35 komandantë çetash të krahinave të jugut. Ishte kjo një humbje e rëndë për Ballin Kombëtar i cili deri në atë moment kishte patur superioritet ushtarak në zonat e jugut si Vlorë, Gjirokastër etj. Tragjedia e Grehotit erdhi si pasojë e një intrige të komunistëve, midis të cilëve Bedri Spahiu, i cili para se të bëhej komunist kishte veshur këmishën e zezë të fashizmit dhe njihej mirë me autoritetet italiane dhe me gjeneralin Kilimeno i cili urdhëroi këtë masakër.


Ja si e përshkruan Petrit Velaj këtë ngjarje në librin e tij "Një dritare burgu":

"Me kapitullimin e Italise fashiste dhe ardhjen e gjermaneve naziste, komandanti Hysni Lepenica i udhezuar nga Komiteti Qendror i Ballit Kombetar, shkoi ne Grehot, ku ishte Divizioni italian "Ferrara" per te marre ne dorezim armet. Italianet kishin rene dakort qe te nesermen, rreth ores 11, do te behej dorezimi i armatimeve e municioneve. Por me pare se koha e caktuar, fshehurazi inkonjito, atje kishin shkuar Bedri Spahiu e Shemsi Totozani, si dhe Beso Gega. Pabesisht ata bien dakort me italianet per te asgjesuar kreun ushtarak te Ballit Kombetar, zotin Hysni Lepenica, i cili ndodhej ne porte. Pas krismes qe u degjua ne drejtim te rojeve italiane u dha urdher te qellohej dhe keshtu filloi lufta e Grehotit. Vrasja e Hysni Lepenices ishte zi kombetare per te gjthe nacionalistet e krahinave. Ne perpjekje me ushtaret italiane, te cilet ishin futur neper transhe, mbeti e vrare gjithe çeta e Hysni Lepenices. Njeri u kap rob. Gjalle mbeten vetem tre. Sot rron Sadik Sinani, ne Lepenice, si nje deshmimtar i gjalle i luftes se pabese te Grehotit. Ai me ka thene se, ne ate beteje u vrane me shume se 150 italiane. Nga luftetaret e cetes se Hysni Lepenices, e cila perbehej me kreret e shume cetave te Ballit Kombetar dhe kishte emrin "Shqiponja", u vrane rreth 36 vete. Lufta u be ne kushtet e erresires, pasi ishte mbasdite. Hataja e Grehotit eshte e mbeshtjelle me nje mister dhe eshte kthyer ne legjende."

Edhe Agim Musta ne librin e tij "Gjëmat e komunizmit në Shqipëri"* konfirmon se intriga për vrasjen e Hysni Lepenicës u përgatit nga Bedri Saphiu, Shemsi Totozani por edhe nga Shefqet Peçi.

Por kush ishte Hysni Lepenica?

Hysni Lepenica ishte një nga firmëtarët e Marrëveshjes së Mukjes dhe komandant i forcave të Ballit Kombëtar për qarkun e Vlorës. Kishte zhvilluar disa beteja të suksesshme kundër italianëve ku mund të përmenden Lufta e Gjormit ku morën pjesë 1600 veta nga Balli dhe që zgjati 36 orë (nga 28 dhjetori 1942 deri më 1 janar 1943), Lufta e Greshicës (5 shkurt 1943), Lufta e Ruzhdijes së bashku me çetat Ballit Kombëtar të Mallakastrës etj. Në lidhje me Luftën e Gjormit që më vonë u përvetësua paturpësisht nga komunistët, Prof. Abas Ermenji në librin "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë", shkruan:"Deri n'atë kohë, ndonëse kishte disa çeta komuniste aty-këtu, pothuajse e tërë masa fshatare e malësore e Shqipërisë së jugës ishte ndën drejtimin e Ballit Kombëtar. Italianët me qeverinë kukëll të Mustafa Krujës, kur panë se politika e këtij për afrimin e rrymavet nacionaliste dështoi, vendosën të bënin një operacion të gjerë në jugë për të shtypur bërthamat e qëndresës. Për këtë qëllim dërguan në Vlorë dhe në Berat, dy bazat ngaha do të nisej operacioni, fuqi të mëdha të përbëra prej Italianësh dhe merçenarësh të rekrutuar si milici fashiste në disa malësi të veriut. Nga Vlora fuqitë fashiste u nisën për operacion në drejtim të Mesaplikut. Por tek Ura e Gjormit i priste kumandanti i çetavet të Ballit Kombëtar t'asaj krahine, Hysni Lepenica, i cili i goditi më 1 Jenar 1943, i shpartalloi dhe i bëri të këthehëshin në Vlorë. N'atë betejë mbeti i vrarë edhe kumandari italian i operacionit, kolonel Clementis."**

Tragjedia e Grehotit ngjau vetëm një muaj pas marrëveshjes së Mukjes, në një kohë që komunistët ende nuk e kishin shpallur hapur prishjen e marrëveshjes, por kishin marrë në fshehtësi udhëzimet për hapjen e Luftës Civile. Grehoti ishte një goditje e rëndë për Ballin Kombëtar pasojat e së cilës ishin fatale sepse shënuan humbjen e superioritetit ushtarak të kësaj organizate në jug të Shqipërisë. Grehoti ishte edhe një humbje e madhe për nacionalizmin shqiptar që humbi bijtë e tij më të mirë, si edhe një humbje e tmerrshme për Shqipërinë e cila tashmë po futej në rrugën e errët të sundimit komunist.

Ne historin e shqiperise dalin fakte te reja nga libri i zotit Uran Butka mbi luften civile ne shqiperi.Shume nacionaliste shqiptare u vrane mbas shpine dhe tradhetia ishte e iniciuar nga Enver Hoxha dhe Meladin Popovici e Dushan Mugosha.Shpesh neper shkrime te ndryshme ka thenje e kunderthenie duke i politizuar sipas orekseve te ndryshme.Historia ka nevoj te permiresohet me fakte reale dhe bindese.Per mendimin tim, eshte me rendesi qe diktatori dhe suita e tij Nexhmije, e Ramiz Alija e kompani duhen luftuar me keto fakte sepse ata nuk jane budallenje por ja

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:15 pm

Kush ishte Safet Butka
Përveç patriotit të madh, Sali Butkës, i njohur ndryshe si Plaku i Butkës, i cili u njoh dhe u nderua edhe nga Monarkia e Zogut dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke zënë një vënd të nderuar në Historinë e Shqipërisë, një prej burrave të tjerë që dolën nga dera e famëshme e Butkës, ka qenë edhe i biri i tij, Safeti, arsimtari i njohur i viteve \'30 dhe eksponenti i famshëm nacionalist i Ballit Kombëtar, emri i të cilit vazhdon edhe sot të ngjallë polemika të mëdha në dy kampet kundërshtare të përbërë prej politikanëve dhe historianëve shqiptarë të njohur si të majtë e të djathtë.

Safet Butka u lind më dhjetë gusht të vitit 1901 dhe ai ishte djali i pestë i Sali Butkës, i cili kishte dhe gjashtë fëmijë të tjërë: Qenamin, Iljazin, Ganiun, Muharremin, Xhaferrin dhe Naxhijen. Nga të gjashtë fëmijët e Sali Butkës, plakut të famshëm që kishte marrë në mbrojtje, mësuesin e parë të shqipes, Petro Ninin, dhe që shkruante poezi e lexonte veprat e patriotëve të Rilindjes, vetëm Safeti pati mundësinë që të shkollohej jashtë shtetit. Kështu pas mbarimit të mësimeve të para të fillores në vëndlindjen e tij, në vitin 1917, Safet Butka shkoi për studime në Austri, ku u regjistrua dhe mbaroi me nota shumë të mira, shkollën e mesme në qytetin e Lincit.

Gjatë asaj kohe që ai studjoi në atë qytet, mori me vete edhe djalin e xhaxhait të tij, Qemal Butkën, (arkitektin e famshëm që ka projektuar ndërtesat e rrugët kryesore të Tiranës në vitet e Monarkisë dhe që ka ushtruar zanatin e tij për vite me rradhë deri në Neë York) babai i të cilit, Myftari, kishte vdekur në Vlorë në vitin 1914. Pas mbarimit të liceut në Linc, Safeti ndoqi studimet e larta universitare për Filozofi në qytetin e Gracit, ku u diplomua me rezultate të larta në vitin 1928.

Gjatë asaj kohe që studjoi në atë qytet, Safeti mori pjesë dhe ishte një nga themeluesit e organizatorët e shoqërisë studentore "Albania" me qëndër në Vienë dhe e revistave prestigjoze "Djalëria" e Minerva", të cilat botoheshin asokohe nga studentët shqiptarë që studjonin në Austri. Ashtu si i jati i tij, Saliu i cili shkruante vjersha dhe kishte si idhull e shënjt të tij, Naim Frashërin, edhe Safeti ishte i dhënë i tëri pas poetit të madh frashërlli duke mos i hequr kurrë nga dora librat e tij.

Nisur nga pasioni i madh që kishte për Naimin, në atë kohë Safeti botoi përmbledhjen "Naim Frashëri, vjershëtori dhe edukatori kombëtar" ndërsa studimin e tij për jetën dhe veprën e poetit të madh, të titulluar "Naim Frashëri një shëmbull, një udhëheqës dhe një ideal për djalërinë shqiptare", e botoi si libër më vete në vitin 1925.

Pas afro 11 vjet studimesh në Austri, Safet Butka u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe fillimisht u emërua si profesor në Liceun francez të Korçës. Në vitin 1929, Safeti u martua me Hatixhe Lubonjën, vajzën e patriotit të njohur, Ramiz Lubonjës, i cili ishte vrarë që në vitin 1911 nga turqit, në bashkëpunim me Dalan bej Qafzezin. Atë ditë që ishte vrarë, Ramiz, e shoqja e tij, Reko, duke mos e duruar dot dhimbjen e madhe, helmoi veten duke lënë si amanet që ta varrosnin në një varr me të shoqin.

Familja që e masakruan grekët
Patrioti i madh Sali Butka, i njohur ndryshe si Plaku i Butkës, i cili u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës, ka qenë një nga udhëheqësit e famshëm dhe luftëtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare që luftuan me armë në dorë në krye të çetave atdhetare gjatë çerekut të parë të shek XX-të. Origjina e familjes Butka është nga fshati Frashër i Përmetit dhe të parët e tij, të cilët janë njohur me mbiemërin Aliçkaj, ishin shpërngulur nga trojet e tyre aty rreth vitit 1630 dhe u vendosën në Butkë të Kolonjës.

Babai i Saliut,Tahiri, i cili është njohur si një burrë i urtë dhe atdhetar i madh, gjatë gjithë jetës së tij ai u mor me administrimin e pronave të familjes dhe rritjen e edukimin e pesë fëmijëve të tij: Saliut, Selmanit, Myftarit, Sabires dhe Hedijes. Saliu i cili ishte më i madhi i fëmijëve, që në moshë fare te re lexonte veprat e rilindasve dhe librat e tyre nuk i hiqte kurrë nga dora. Aty nga dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë.

Saliu, së bashku me Nasuf Bej Novoselën, ishin dy njerëzit që e morën në mbrojtje Petro Ninin nga armiqtë e kundërshatërt e tij që e kercënonin vazhdimisht për të eleminuar fizikisht. Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, gjë e cila u bë me ndërhyrjen e Patriarkanës greke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare.

Asokohe, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit. Në atë kohë Saliu filloi të shkruante vjershat e para me temë patriotike të cila më pas u bënë këngë popullore shumë të njohura dhe ai mori emër duke u bërë një poet shumë popullor. Nga poezitë e shumta që kishte shkruar, Sali përzgjodhi e botoi edhe një përmbledhje me vjersha, të cilat i titulloi "Ndjenja për Atdheun".

Në vitin 1905, me nismën e Bajo Topullit, në qytetin e Manastirit u themelua Komiteti "Për lirinë e Shqipërisë", i cili organizoi çetat e para patriotike. Sali Butka ishte një nga bashëkthemeluesit e atij komiteti dhe anëtar i tij. Ai bëri një punë të madhe për krijimin e degëve të këtij komiteti për përgatitjen e kryengritjes së armatosur kundër pushtimit osman. Në dhjetor të vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetë në fshatin Butkë, në shtëpinë e Sali Butkës, ku u formua çeta e parë kombëtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur. Në këtë çetë, me komandant Sali Butkën, bënin pjesë edhe patriotë të tjerë si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Pituli etj.

Në vitin 1907, çeta e Sali Butkës dhe ajo e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, organizuan një aksion të përbashkët për vrasjen dhespotit grek, Fotit, i cili konsiderohej si një nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Pas atij aksioni, qeveria turke e futi në burg Sali Butkën dhe i dogji shtëpitë në fshatin Butkë. Më pas Porta e Lartë vuri Dajlan Bej Qafzezin, veglën e saj në Kolonjë, për të vrarë vëllanë e Saliut, Selman Butkën. Dajlan Beu e vrau Selmanin, teksa ai ishte duke lëruar me parmendë në tokat e tija.

Në vitin 1910, Sali Butka së bashku me 2500 kolonjarë, mori pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe që u organizua në qytetin e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, patrioti i madh Mihal Grameno, në shkurtin e vitit 1910, në gazetën "Lidhja Orthodhokse", midis të tjerash shkruante: "Gjithë qyteti, burra e gra, kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre".Në atë kohë Sali Butka, ishte një nga patriotët shqiptarë që nënshkruan protestën kundër Portës së Lartë, duke kundërshtuar përdorimin e gërmave arabe. Në fillim të vitit 1911, në Kolonjë u krijua Komiteti Kryengritës me në krye Sali Butkën, si dhe vëllanë e tij, Myftar Butka, e Ganiun, të birin e tij, të cilët u bënë krahë të fuqishëm duke e ndjekur kudo nga pas Plakun e Butkës. Në mars të vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mërgimi dhe shkoi në fshatin Butkë duke qëndruar disa ditë në çetën e Kolonjëse cila udhëhiqej nga Sali Butka. Me qëllim që të zgjerohej lëvizja kryengritëse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vëllanë e tij, Myftarin, djalin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, për të formuar një çetë më vete në Fushë të Korçës, e cila u bë e njohur në luftën e Orman-Çifligut, ku mbetën të vrarë gjashtë pjestarë të saj të cilët më pas u shpallën dëshmorë të atdheut.

Në maj të vitit 1912 Sali Butka mori pjesë në kuvendin e Pejës, i cili mori vendime për fillimin e kryengritjes kundër Turqisë. Pasi u kthye nga Kosova, ai, bashkë me Tajar Tetovën, organizuan në fshatin Frashër një mbledhje të madhe, ku morën pjesë krerët kryesorë të çetave e kryengritëse të Shqipërisë së Jugut.

Gjatë rrugës për të shkuar në atë mbledhje, çetës së Sali Butkës, i zunë pritë forcat turke dhe në grykën e Rrungajës, mbeti i vrarë, djali i dytë Sali Butkës, Iljazi, i cili më pas u shpall dëshmor i atdheut. Thuhet se kur mori vesh vrasjen e të birit, Plaku i Butkës u shpreh: "Hallall Shqipërisë"dhe më pas shkroi elegjinë "Vajtim për Iljaz Butkën". Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën. Lidhur me këtë ngjarje, gazeta "Koha" e datës 19 gusht të vitit 1912, midis të tjerash, shkruante: "Në ballë të çetës së dytë ishte kapedani dhe trimi i Shqipërisë, i dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me gjithë zemër mëmëdhetar". Në nëntorin e vitit 1912, Sali Butka e përshëndeti ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali. Në atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke dhe lëvizja e andartëve grekë që vepronin në jug të vëndit. Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta "Liri e Shqipërisë",midis të tjerash shkruante: "Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftra të rrepta. Ai po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga an\' e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut".

Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut dhe Qeverisë së Vlorës, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë dhe e priti atë përzemërsisht. Plaku i famshëm i Butkës u takua aty edhe me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj dhe Qeveria e Vlorës e ngarkoi atë që të mbronte Vlorën nga vërshimi i taboreve turke të Xhavit Pashës. Forcat e Sali Butkës zunë frontin tek Ura e Mifolit dhe e penguan Xhavit Pashën të zinte Vlorën.

Safeti, reformator i arsimit
Nga viti 1928 që u kthye në Shqipëri e deri në shtatorin e vitit 1942, djali i patriotit të famshëm, Sali Butka, Safeti, shërbeu si arsimtar në disa nga gjimnazet e vëndit si në Liceun e Korçës, në Instutin Tregtar të Vlorës dhe në Normalen e Gjirokastrës, ku ishte dhe drejtor i saj. Lidhur me këtë periudhë kohe, i biri i tij, 63-vjeçari Uran Butka, dëshmon: "Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut e deri në vitin 1942, babai ynë, Safet Butka dha një kontribut të madh në reformimin e arsimit shqiptar dhe për këtë gjë ai është cilësuar "Pestaloci" i Shqipërisë. Gjatë kohës që sherbente si drejtor i Normales së Gjirokastrës, ai e ktheu atë në një shkollë pedagogjike model për të gjitha shkollat e tjera. Si kryetar i shoqatës dhe i klubit të parë të arsimtarëve në Shqipëri, ai inicoi dhe organizoi një sërë aktivitetesh patriotike dhe kulturore, si: vendosjen e pllakës përkujtimore tek Rrapi i Mashkullorës në kujtim të dëshmorëve të çetës së Çerçiz Topullit, realizoi memorialin e Koto Hoxhit dhe përkujtimin e figurave të tjera të shquara si: Hoxhë Tahsini, Bajo Topulli etj.

Po kështu, Safeti u bë një nga nismëtarët që sollën eshtrat e Naim Frashërit në atdhe. Gjatë viteve \'30, ai bashkëpunoi ngushtë me Ministrin e Arsimit, Mirash Ivanajn, duke punuar për reformimin e shkollës shqiptare. Krahas kësaj, Safeti u muar edhe me studime pedagogjike, shoqërore dhe filozofike dhe botoi mjaft shkrime problemore në shtyp si: "Për të nesërmen shqiptare", "Për zhvillimin e gjuhës", "Mbi edukatën kombëtare", "Po shqiptarizmit dhe Perëndimit" etj.

Por kulmin si edukator në shërbim të brezit të ri, ai e arriti gjatë kohës që punonte si drejtor i Gjimnazit Shtetëror të Tiranës, ku iu priu intelektualëve dhe studentëve në demostratave të para antifashiste në prag të pushtimit të vëndit, në ditët e para të prillit 1939. Në ato ditë Safeti u bë një nga organizatorët kryesorë të manifestimeve studentore të cilat nxitën urrejtjen dhe rezistencën ndaj pushtuesëve italianë që priteshin për të zbarkuar në Shqipëri.

Po kështu ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të demonstratës antifashiste të 28 nëntorit të vitit 1939 në qytetin e Tiranës dhe për atë shkak ai u arrestua nga autoritetet italiane dhe pasi u burgos në Tiranë, më pas u ineternua në ishullin e Ventotenes në Itali, ku u mbajt i izoluar për tre vjet me rradhë së bashku me ajkën e intelektualëve shqiptarë antifashistë, si: Selman Riza, Abaz Ermenji, Masar Shehu, Zef Mala etj, të cilët kishin organizuar e frymëzuar demostratat e para kundër pushtuesëve italianë", shpreht Uran Butka për babanë e tij, Safetin, lidhur me periudhën afro pesëmbëdhjetëvjeçare që ai shërbeu si pedagog dhe drejtor në disa nga gjimnazet e vëndit.

Lirimi nga Ventotene
Pasi qëndroi për tre vjet i internuar në ishujt e Italisë, në gushtin e vitit 1942, Safet Butka u lirua që andej dhe u kthye në Shqipëri, duke u vendosur pranë shtëpisë së babait të tij, Saliut në Butkë të Kolonjës, ku kishte lënë bashkëshorten, Hatixhe Lubonjën, me katër fëmijët: Saliun, Iljazin, Uranin dhe Teftën.Para se të shkonte në vëndëlindjen e tij, Safeti qëndroi disa ditë në Tiranë ku u takua dhe bisedoi gjatë me, Mit\'hat Frashërin, të cilit pasi i tregoi peripecitë e gjata të internimit në Itali, i tha se do të kthehej në Butkën e tij për t\'u çmallur me fëmijët që e prisnin dhe për të vazhduar luftën që kishte nisurqë në shtatë prillin e vitit 1939.

Plaku që u nderua nga Zogu dhe Enveri
Kur taboret e shpartalluara të Xhavit Pashës u nisën drejt Shqipërisë juglindore, Sali Butka me forcat e tij u nis drejt Skraparit, Korçës dhe Kolonjës për t\'i çliruar ato nga ushtritë greke. Beteja e parë e rëndësishme u bë në Qafën e Martës (Ostrovicë) ku u vra trimi Nasi Qafzezi, të cilin Sali Butka e kishte si djalin e tij, ndaj shkroi elegjinë e njohur "Trimit Nasi Spiro Butka". Në atë kohë Themistokli Gërmenji i shkruante Qeverisë së Vlorës: "Luani i Kolonjës, Sali Butka, na pret në Skrapar". Forcat e Sali Butkës çliruan Panaritin, Trebickën, Treskën, Stratobërdhën, Selenicën etj. Në Shkëmbin e Qesarakës u bë një luftë e ashpër, ku ushtritë greke u thyen dhe nisën tërheqjen. Këtu u shquan sidomos komandantët Dilaver Lubonja, Qamil Panariti dhe Gani Butka, komandanti më i ri i çetave të Sali Butkës. Çetat e Sali Butkës çliruan Kolonjën dhe Korçën, por Konferenca e Londrës e ndëshkoi Shqipërinë.

Fuqitë e mëdha e copëtuan atë, duke lënë jashtë Kosovën, Çamërinë e vise të tjera shqiptare. Shqipëria e cunguar u vu nën protektoratin europian dhe u soll në Shqipëri princ Vidi. Në atë kohë, kundër shtetit të ri shqiptar, Esat Toptani nxiti kryengritjen e Haxhi Qamilit, i cili i vuri zjarrin Shqipërisë dhe vrau patriotët më në zë të vendit. Kryengritësit me flamurin turk në dorë pushtuan pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën deri në Pogradec, ku u ndalën nga batalioni i Kolonjës i komanduar nga Izet Zavalani dhe Gani Butka. Në betejën e Pogradecit që u zhvillua më 2 korrik 1914, u vranë Gani Butka dhe Zalo Prodani, të cilët luftuan heroikisht.

Vëllai i Saliut, Gani Butka mori nëntë plagë por nuk u thye e luftoi gjer në frymën e fundit të shpirtit. Në atë beteje u vranë edhe 60 kolonjarë të tjerë të cilët luftuan për të mbrojtur shtetin shqiptar. (Në vitet që pasuan, Gani Butka dhe Zalo Prodani u shpallën dëshmorë të atdheut) Kur delegacioni me Themistokli Gërmenjin, Mihal Gramenon dhe Abdyl Ypin shkuan për ta ngushëlluar Saliun, ky, ndonëse i dëshpëruar për vdekjen e të birit 23 vjeçar, u tha: "Të rrojë Shqipëria". Ai hapi defterin e vjershave dhe i shkroi të birit një këngë, "Malet e Gramozit qajnë". të cilën e këndojnë edhe sot e kësaj dite banorët e Kolonjës, Përmetit, Korçës, Skraparit, Dangëllisë e Beratit. Në vitin 1914 kur Shqipëria u bë shesh betejash i ushtrive të Fuqive të Mëdha, Sali Butka bashkë me mijëra refugjatë të Kolonjës u hodh në Vlorë dhe u sistemua në ullishtet e saj. Në fund të vitit 1914, Saliu shkoi në Itali për të operuar syrin e plagosur në betejën e Nikolicës kundër grekëve (1914) ku u shqua nipi i tij, Hysen Nikolica.

Në spitalin e Barit, ai nuk pranoi t\'a nxirrnin syrin e plagosur me narkozë madje nuk pranoi as ta lidhnin. "Jam shqiptar" tha ai dhe qëndroi pa u tutur kur i nxorrën syrin dhe i vunë një të qelqtë në vend të tij. Gazeta "Corriere della Puglia" shkruante atë ditë se një shqiptar e kishte nxjerrë syrin pa narkozë. Gazeta "Koha" e Mihal Gramenos midis të tjerash shkruante: "Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali Butka na thotë: Mos kini frikë o vëllezër, që mbeta me një sy, se nuk do ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqve s\'ka për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, por le të shuhem me gjithçka, vetëm Shqipëria të rrojë!".

Kur ushtritë franceze që kishin okupuar Korçën dhe qarkun e saj, mbështesnin kërkesat e Venizellosit për Shqipërinë e Jugut, Sali Butka, në krye të forcave të tij, dha kushtrimin për ta shpëtuar atë dhe u nis drejt Korçës. Në Voskopojë, ku ndodhej një kompani franceze dhe një forcë e konsiderueshme ushtarësh grekë, forcat e Sali Butkës u ndaluan të ngrenë flamurin shqiptar. Sali Butka i dërgoi Pleqësisë së Voskopojës këtë letër: "Sipas vendimti të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Gjirokastra dhe Korça i mbeten Shqipërisë". Prandaj, si kryetar i çetave shqiptare, po vij ta marr në dorëzim me shpresë se ju do të mirëprisni ardhjen tonë aty"

Sali Butka (komandant i çetave shqiptare) Pas kundërshtimit të forcave greke, Saliu e rrethoi Voskopojën, por nuk veproi se kishte hallin e popullsisë së pafajshme shqiptare. Kur andartet grekë nisën luftën, Sali Butka i hapi rrugën popullsisë së qytetit që të shkonte në Korçë dhe luftoi nga njëra anë me andartët grekë dhe nga ana tjetër me kriminelët e plaçkitësit shqiptarë. Të nesërmen Sali Butka me forcat e tij që arrinin në 1500 veta rrethoi Korçën. Në krah të tij ishte edhe çeta e Themistokli Gërmenjit me 22 vetë. Këta dy kapedanë bënë planet e marrjes së Korçës nga duart e francezëve. Të rrethuar si në një darë, francezët kërkuan bisedime. Themistokliu shkoi në Korçë, ndërsa Sali Butka qëndroi me ushtritë e tij në rrethinat e qytetit. Ndërsa bisedimet e Themistokliut me autoritetet franceze po zvariteshin, Sali Butka u dërgoi atyre kërkesat shqiptare prej 14 pikash për vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës nga ana e autoriteteve shqiptare. Nën presionin e brendshëm dhe sidomos atë ushtarak të forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze e shpallën "Vetqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare". Sali Butka mori nga komandanti francez i Qarkut të Korçës, Koloneli Dekoen, një letër ku thuhej: "Zotit Sali Butka.

Shpallja e vetqeverisjes së Korçës nga administrata shqiptare, ishte një fitore e forcave kombëtare dhe në mënyrë të veçantë e Sali Butkës". Po kjo punë nuk vazhdoi gjatë. Në fund të luftës, autoritetet franceze e kthyen fletën, arrestuan Themistokli Gërmenji dhe e pushkatuan në Selanik si dhe u përgatitën t\'ja dorëzojnë Korçën Greqisë. Atëhere Sali Butka mblodhi forcat që arriti në 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korçën, përsëri, i dërgoi komandantit të forcave franceze një ultimatum. Plaku i famshëm i Butkës mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga synimet e sulmet e shovinistëve grekë. Nisur nga kontributi dhe fama e madhe që mori Plaku i Butkës gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, në 1920 ai u zgjodh dhe mori pjesë si delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës. Ai mbështi shtetin e ri shqiptar të dalë nga ai Kongresi dhe deri sa ndërroi jetë në vitin 1938,

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:15 pm

Bedri Spahiu: Si ma nxiu jetën satani Enver Hoxha


Zbulohet ditari në burg i Bedri Spahiut: Si ma nxiu jetën satani, Enver Hoxha

Nga Afrim Imaj

Ishte qershori i vitit 57 kur ish-Prokurori i Përgjithshëm përfundoi në burgun e Kaninës. Polici i shërbimit e shtyu te qelia dhe pasi i kujtoi rregullat e sjelljes, iu kthye me cinizëm: Tani e tutje kjo do të jetë shtëpia jote! Bedri Spahiu ndali një çast dhe pastaj u ul në krevatin aty pranë. Sakaq në qelitë e tjera u hap lajmi si rrufeja, se i porsaardhuri ishte vet prokurori i Përgjithshëm. Çfarë kishte ndodhur? Ç’kishte bërë? Kush kishte firmosur për fatin e tij? I burgosuri i ri nuk ishte njeri i zakonshëm. I njohur si një nga miqtë e afërt të Enverit, Bedri Spahiu ishte dashuruar me komunizmin qysh ditët e para, ishte përkushtuar pas tij shpirtërisht, kishte qenë në ballë të lëvizjes antifashiste si rrallë të tjerë, kishte kryer detyra nga më të rëndësishmet pas luftës dhe më në fund kishte përfunduar në Kaninë me pranga në duar. Në pranga se kishte guxuar, sipas akuzës, të përmbyste pushtetin popullor, të eliminonte Enver Hoxhën. Plot shtatë muaj do të jepte llogari në qelitë e Kaninës se kishte dalë kundër komunizmit dhe Enverit. Që këtej, do të vazhdonte me të njëjtin ritual në burgun e Tiranës për të përfunduar në atë të Burrelit, ku qëndroi 17 vite me radhë. Banorë i një qelie të errët, i privuar nga gjithçka, Bedri Spahiu u lehtësua disi kur i lejuan pirjen e duhanit. Mjaft nga orët e ditës i kalonte duke pleksur cigare dhe në mbrëmje i rregullonte në kutinë e dhuruar nga miku i tij, Tuk Jakova. E dërrmon vetmia e qelisë, e vret, i rëndon në shpirt, por edhe e ndihmon të rrëmojë në të kaluarën, t’i rikthehet historisë që ka mbetur pas. Çfarë bëmë mirë? Çfarë mund të bënim ndryshe? Ku gabuam? Enigmat janë të shumta, por dhe koha për t’u marrë me to është pa limit. Përreth ka ish-kundërshtarë, madje edhe nga ata që ka dënuar vetë, ka miq, ish-bashkëluftëtarë, ish-zyrtarë të regjimit. Të gjithë bashkëvuajtës. Ai, protagonisti i zhvillimeve politike të luftës dhe viteve të para të pasçlirmit, është njëri ndër ta. Për fatin e tij kanë vendosur në fillim shokët e udhëheqjes në Tiranë. Gjithsesi, Bedri Spahiu nuk pranoi ta ndante me kërrkënd dilemën e vet. Vendos të mbyllet në vetvete dhe ndërpret çdo lloj komunikimi. Mundohet të vetpërmbahet, të jetë i kthjellët. Mbylli gojën, për të ruajtur arsyen, për t’u ngritur mbi vetminë e frikshme të qelisë. Pastaj fillon rebelimin, protestën, duke drejtuar gishtin nga burimi i së keqes. Sfida ishte e shumëfishtë, e rrezikshme. Një letër në fillim, Kryeministrit të vendit “Unë e di që je kriminel nga natyra, por të paktën je me taban, ndërsa ai (Enveri) është pa parime dhe unë tregoj mospërfilljen time duke mos ia zënë emrin në gojë”. Në vazhdim me dhjetëra replika me krerët e regjimit dhe ata të sigurimit të shtetit. Ishte njohur gjatë luftës si një nga gojëtarët më të zjarrtë. Ishte ndeshur me kundërshtarët në polemika të fuqishme dhe kishte fituar. Kishte bërë emër si triumfator dhe kishte shkëlqyer në ballin e çlirimtarëve. Paslufta kishte zgjuar të tjera shpresa, por në rrugë e sipër ishte zhgënjyer. Kishin marrë fund të gjitha. Tanimë, ai emri i madh i politikës shqiptare, do të mbetej brenda katër mureve të qelisë. Aty ku krimi dhe tortura psikike sundon çdo çast. Bedri Spahiu nuk mund të pajtohej me këtë gjendje dhe rebelon. Rebelon duke denoncuar fort me mënyrën e tij. Merr laps e letër dhe shkruan e shkruan ato që shef me sy. Se “një ditë e vërteta do t’i çajë muret e Burrelit”. Po gardianët “syçelët” nuk kanë arsye ta lënë në këtë aventurë të tmerrshme. Sa e gjejnë me to në duar ia grisin pa mëshirë. Fillon t’i rishkruajë nga e para. Kështu deri në ditën e lirimit. Iku nga ferri i zi, po i mbeti aty arkivi dorëshkrimeve. Pas viteve 90 u rikthye në Tiranë për t’ju bashkuar familjes. Prapa kishte mbetur drama e tmerrshme me kalvarin e vuajtjeve pa fund: Bedriu 17 vjet në burg politik, Spartaku, djali i madh, 12 vjet në Spaç e Burrel, Petriti, djali i vogël, katër vjet, e shoqja dhe vajza 20 vite sa nga një kamp internimi në një tjetër. Që ditët e para u interesua për fatin e dorëshkrimeve të burgut. Trokiti e trokiti pa rreshtur deri sa ra në gjurmë të tyre. Mijëra faqe të lidhura me brumë. Plot 12 vëllime të shkruara me dorë. U gëzua pa masë. Ishte historia e jetës së tij. Madje më tepër se ajo. Bedri Spahiu kishte jetuar ashtu siç kishte dashur të jetonte, pavarësisht pabesive të të tjerëve. Kishte prekur fundin dhe thelbin e jetës. Tashmë nuk kishte më peng...

Ditari

1 qershor 1957.
Sot më arrestuan. Në drejtorinë e Punëve të Brendshme të Elbasanit më komunikuan vendimin e Komisionit të Internimeve: Transferim, internim në kalanë e Kaninës, Vlorë. Në burg, i izoluar komplet nga bota e jashtme.

10 qershor 1957
Në qelinë e burgut të Kaninës erdhi Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu dhe kryehetuesi Nevzat Hazdenari, dhe zhvilluan një hetuesi verbale me mua. U thashë se disa herë në jetën time kam qenë në burgje dhe kam pritur ekzekutimin, vdekjen. Kështu në 50 vitet e jetës time, gati gjysmën e tyre i kam kaluar me kokë në trastë. Për këto nuk jam pishman. Përkundrazi është e bukur të punosh e të rrezikosh për popullin. Të luftosh e të vdesësh për të vërtetën është e moralshme. Çdo gjë në këtë botë është relative. Relativiteti ekziston dhe në fushën e ideve. Nuk ka ide të vërteta në mënyrë absolute. Ka ide relative si të vërteta për shoqëri të caktuara ose për klasa të caktuara. Këto klasa, me të ardhur në fuqi, idealet e tyre i shpallin si të vërteta të pakundërshtuara. Por historia tregon se e vërteta relative e një klase të caktuar mund të jetë karrieriste e idealeve të klasës. Këto momente karrieriste bëhen fatkeqësi nacionale, bëhen pengesë për zhvillimin e qytetërimit. Individi karrierist është figurë interesante. Pa arritur pozitën, ai është i urtë, lajkatar, buzëgaz, i përulur e hipokrit. Sa arrin pozitën tjetërsohet, bëhet gënjeshtar, dinak, dallkauk, megaloman. Të bëhesh mik i tij duhet të bësh një sërë ndryshimesh që të çojnë tek ai. Pra duhet të jesh një kufomë e gjallë që qelbet!...
Koha është një armik i madh për karrieristin, ajo i zbulon të palarat, të vjetra e të reja qofshin dhe atëherë ai fillon të përgënjeshtrojë, të lëpijë ç’ka pështyrë dhe të pështyjë ç’ka lëpirë... Karrieristi nuk ka nga luan më dhe vazhdon të ketë armike kohën, historinë, këta armiq të pamëshirshëm. Nëqoftëse forcat demokratike e përmbysin, ai bën një vërejtje të përshtatshme si burracak.

5 korrik 1957
Sot bëhen 35 ditë në kalanë e Kaninës. Tre shokët e dhomës janë arrestuar tre ditë para meje. Është ora dy e natës. Dy nga shokët lexojnë, i treti fle. Sa të hapë sytë do fillojë të këndojë dhe ne me zërat e çjerrë nga mungesa e stërvitjes do ta shoqërojmë. Jetojmë katër veta në një dhomëz tre me katër metra dhe me një penxhere, gjysma e së cilës rri hapur ditë natë. Kemi një llambë me vajgur që na tymos gjithë natën.
Kalaja e Kaninës nuk e fillon historinë me burgimin tonë. Ajo ka një të kaluar të lavdishme. Ka qenë vendmbrojtje nga armiqtë. Në kalanë e Kaninës era nuk është e freskët dhe ledhatuese si në kalatë e tjera në këto ditë vere. Këtu era është e rrëmbyeshme, oshëtin e fëshkëllen si e xhindosur... Burgut, jo çdo njeri mund t’i rezistojë pa një vetpërgatitje shpirtërore. Pa këtë burgu do të ishte i tmerrshëm. Ai që nuk ka rënë kurrë në burg, ka sigurisht një frikë të madhe prej tij. Natyrisht që është i tmerrshëm burgu. I burgosuri fillon e adaptohet me jetën në të dhe me kalimin e kohës fillon dhe përballon mërzinë më me lehtësi. Gjendja këtu është e jashtëzakonshme. Unë vazhdoj të trajtohem e mbahem në kundërshtim të hapët me rregulloren e Ministrisë së Brendshme, që parashikon trajtimin e të dënuarve me internim të izoluar. Ende vazhdojnë të më ndalojnë komunikimin me familjen dhe takimin me familjarët

25 shtator 1957
Sot i bëra letër Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm. Ja çfarë u shkruaja atyre lidhur me shkeljen e rregullores për rastin e “internim-izolimit” tim: Jam arrestuar më 1 qershor 1957 dhe gjendem i burgosur në burgun e Kaninës. Nga mënyra si mbahem dhe si trajtohem, m’u mbush mendja se nuk është fjala për internim e izolim, siç m’u komunikua ditën e arrestimit, por për privim të lirisë në kuptim të Kodit Penal, prandaj më 31 gusht, pasi mbusha tre muaj paraburgim, kërkova nga organet e brendshme që në bazë të ligjit ta kalojnë çështjen time në Prokurori ose të më lirojnë dhe njëherazi t’u japin fund masave për ndalimin e shtypit, të komunikimit me familjarët dhe takimin me ta. U kërkova atyre që të ndërhyjnë për të vendosur drejtësinë...

5 tetor 1957
Më kthyen kërkesën që i kisha drejtuar Presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm me pretekstin se ajo duhej të ishte shkruar në tre kopje dhe me bojë shkrimi. Natyrisht unë nuk e shkrova ndonjëherë me bojë shkrimi dhe në tre kopje...

6 tetor 1957
Në praktikë ndodh që edhe rojen mund ta zërë gjumi. Një ditë rojen që është te dera ime e zuri gjumi. I fola për ta zgjuar, por nuk m’u përgjigj. I fringëllova çakmakun mbi pushkë që e kishte lëshuar në pëqi dhe nuk u zgjua. Ju afrova dhe i ngita me dorë mjekrën, por ishte e pamundur që të përmendej.. Së fundi i kapa kokën me dy duart dhe e shkunda fort. Përsëri nuk reagoi. Aty për aty bëri të hapte sytë, por akoma nuk ishte përmendur. Mund t’i merrje pushkën dhe revolen e ta lije në gjumë sa të kaloje lumin e Vlorës. Natyrisht unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Një mënyrë e tillë mund të më jepte lirinë dhe jetën, por më privonte nga e drejta e mbrojtjes, që ishte vetëm gëzimi im në këto rrethana.

4 nëntor 1957
Më 6 gusht tërhoqën Ilo Maliqin. Më 7 shtator Vangjel Petin. Më 9 tetor Hysen Haxhinë. Dëgjohet zhurma e një makine të vogël. Dalim për të parë se kush po vjen. Kë sjell dhe kë do marrë. Por, harruam se sot është e shtunë dhe vijnë për të marrë qenin e gjahut. Nesër është e diel dhe ata të degës do dalin për gjah. Je i internuar, besoje që je i internuar. Është tjetër hesap pse rri në kala të Kaninës, një repart me 16 ushtarë për dy të internuar! Kështu është urdhri. Gjithë personeli i rojes nuk është më me alarmin dhe nervozizmin që ka qenë në kohët e para ndaj nesh. Ata e kanë kuptuar se nuk jemi të rrezikshëm dhe nuk kemi ndërmend të arratisemi. Edhe rojet që shërbejnë e ndjejnë kotësinë e shërbimit dhe rinë sa për formalitet në një qoshe të shkujdesur si çobanët që kanë lëshuar dhëntë në një zonë të pa zarar. Sikur të ndjenim veten fajtor mund të arratiseshim kur të donim. Bile mund të çarmatosnim edhe rojet. Punë boshe, as dreqi nuk e merr vesh këtë punë, thonë rojet dhe me gjithë këtë shërbimi i rojes vazhdon pandërprerje. Kështu është urdhri. Tani ju kujtoj: Ty Nedo (e shoqja), Spartak (djali i madh), Petrit (djali i vogël) Mira (vajza) dhe ty Ane (nëna) e dashur! E di që jeni plot me vuajtje, me bukë thatë dhe pa rroba. Përballë këtyre më duhet të nxjerr një forcë të pamposhtur qëndrese. Le t’ju jap forcë dhe qëndresë vdekja ime dhe jo ligështia!...

7 nëntor 1957
Ai që do të shkruajë për çështje politike, duhet të mendohet shumë mbi çdo fjali, për çdo fjalë. Në do të kuptosh se ç’ka dashur të thotë dikush, ti duhet të mendosh shumë mënyrën si e ka shkruar ai. Në do të parashikosh si do veprojë kundërshtari, duhet të mendosh pozitën e tij. Në burgun e Kaninës na lënë të rruhemi vetëm dy herë në javë. Mjetet e rrojes i mban ekonomati. Nuk e kanë vënë në zbatim në këtë burg lidhjen e duarve prapa gjatë të rruarit. Pra ruhemi vetë në mbikëqyrjen e një kapteri. Tani kemi një javë pa u rruar se mungon kapteri. Sot tek po rruhesha, roja thirri përgjegjësinë e rojeve, por ky nuk largohej dot prej meje. Alarm i madh! Të dukej sikur dikush po sulmonte kalanë. Dhe vërtetë dikush po sulmonte. Ishin turistë të huaj që po vinin të vizitonin kalanë. I zmbrapsën duke i kërcënuar nga larg. Kemi kaluar në “rrezik të madh”. Ata mund të shikonin atë që fshihej në kala: pra dy të burgosur politik!

19 nëntor 1957
Po bëhen pesë muaj e nëntëmbëdhjetë ditë që gjendem i burgosur në kalanë e Kaninës. Kur njeriu gjendet në një izolim të plotë, siç jam unë, librat do dukeshin më të këndshëm se ç’janë, por këtu libra nuk ka. Bën shumë ftohtë dhe duart më dridhen duke shkruar, por duhen hedhur shënimet në bllok. Ja, nisa të kujtoj Gjirokastrën. Një dëshirë e zjarrtë më pushton të jem atje. Kam mall e dashuri për të. Aty kam kaluar jetën e hidhur të fëmijërisë, luftën kundër mjerimit dhe okupatorit. Kam lëvizur në shumë vende gjatë jetës. Gjithnjë më ka pushtuar dashuria për vendlindjen. Kush nuk është ndarë ndonjë herë me vendlindjen, nuk mund të ketë provuar ndjenja të tilla. Në burg dashuria për lirinë, për ajrin e pastër, për diellin e ngrohtë, për vendin e të parëve është më e madhe se kudo. Sidomos kur dashuria shfaqet për një kauzë të madhe, kauzë që çmohet se është e drejtë...

22 nëntor 1957
Sot më erdhi Nedua (gruaja- shënim e red.) bashkë me Mirën (vajzën). Nedua nuk më tregoi për vështirësitë e jetës, por ia nxori në shesh Mira. “Me se e ha bukën në mëngjes?” e pyeta unë. “Me sheqer. Nganjëherë më bën trahana Aneja”, u përgjigj Mira. Pastaj shtoi se kishte raste që Aneja nuk i jepte bukë në mëngjes dhe nga një herë ia jepte thatë. “Po pse, mos nuk ke uri”, ja ktheva unë. “Jo uri kam po...” këtu Mira një çast ngeci. “Po si duron deri në drekë?, e pyeta rishtas. “Ja ashtu...” bëri ajo me gjysmë zëri. “Mos nuk ka gjë në pazar?”, shtova unë. “Pazari është plot me bukë, me sheqer, me gjalp, po si të të them”, shpjegoi si e zënë në faj Mira me kokën përdhe. Nuk dija çfarë t’i thosha. Më qante shpirti. Gjithsesi më duhej të mbaja veten...
vijon nesër...

Historia e dorëshkrimeve të panjohura

Ferri i komunizmit shqiptar, siç e kam përjetuar! Fabula e dorëshkrimeve të Bedri Spahiut në vitet e burgut, i kapërcen kufijtë e kronikave rrëfyese. Mjeshtëria në përshkrimin e kronologjisë së ngjarjeve ndërthuret me një vështrim filozofik, me raporte interesante të ndodhive me kontekstet politike të realiteteve respektive. Bashkë me përjetimet e ditës, ka në to esse, refleksione, përsiatje, studime historike, madje dhe guida të ndryshme. Fondi i shënimeve të Bedri Spahiut përbën në vetvete një histori të veçantë. Si rrallëkush nga bashkëvuajtësit e tjerë, ish-Prokurori i Përgjithshëm dhe ish-ministri i Arsimit, i shfrytëzoi ditët e qelisë për të lënë të dokumentuar jetëshkrimin e vet. Shumë herë shënimet ja grisën nëpër duar gardianët, por nuk hoqi dorë nga mania për t’i rishkruar. Deri ditën e fundit vazhdoi kështu. Vigjilencës së rojeve mundi t’i shpëtonte duke i fshehur fletët e shkruara në jastëkun e dyshekut. Mendoi se bashkë me lirinë do të kishte mundësinë t’i nxirrte dhe ato nga biruca e tyre, por nuk mundi. Kur po kapërcente portën e ferrit të Burrelit, i sekuestruan gjithçka. Bashkë me to dhe “arkivin” e jastëkut, siç i thoshte rëndom. Për vite me radhë, Bedri Spahiu përvuajti pengun për fatin e tyre. Vetëm kur ra diktatura, mundi të binte në gjurmët e tyre. Atëherë mori frymë lirisht dhe nisi t’i rilexojë duke u kthyer me dhimbje ditënetëve të qelisë. Këto ditë, familjarët e tij janë duke i sistemuar për t’i dorëzuar në Arkivin e Shtetit. Ka qenë ky një nga amanetet e Bedri Spahiut.

“Akuzën për mua e kishte shkruar Enveri me dorën e tij.”
Dorëshkrimi: Çfarë më kujtohet nga procesi gjyqësor

Kur pritej të mbrohej përballë akuzave për tradhti dhe spiunazh, Bedri Spahiu shpërtheu në një sulm të papërmbajtur. Denoncimet e tij ishin tronditëse: Enver Hoxha ka akuzuar Koçi Xoxen se kishte dashur kryetar partie Titon, kur në plenumin e Beratit e propozoi vet! Në vijim akuzon Sigurimin e Shtetit për montimin e dëshmive të rreme në procesin e tij, krerët e hetuesisë për arbitraritetin e gjykimit, prokurorin për pretencën vulgare, dëshmitarët mostra për marrëzitë e artikuluara në shkëmbim të pak lirie. Po si e ka hedhur kronikën e kësaj përballjeje, Bedri Spahiu në dorëshkrimet e tij...
Enver Hoxha pati deklaruar se Tuk Jakova dhe unë ishim organizatorët e konferencës së Tiranës. Këtë mund ta thotë me kompetencë vetëm konferenca e Tiranës. Ajo që thotë Enver Hoxha mua as më ngroh dhe as më ftoh. Unë do ta kisha për nder të isha organizator i kësaj konference, pse ajo ishte shprehja më besnike e dufit dhe revoltës së një partie të mundur nga gabimet dhe devijimet e pamerituara. Ajo shprehte vullnetin për të hedhur jashtë partisë çdo gjë që kishte filluar të gangrenizohej në gjirin e saj, gjithçka tek ajo ishte e huaj dhe kontrabandë. Ju e akuzoni Tuk Jakovën dhe mua se kemi dashur të rehabilitojmë Koçi Xoxen. Ç’është e vërteta Koci Xoxe nuk i ka zgjatur dorën kujt për t’i kërkuar shfajësim me rehabilitimin e tij. Atë e ka rehabilituar e vërteta, vetë jeta. Më akuzoni mua për paudhësi të ndryshme dhe heshtni për Enver Hoxhën që është flamurtari i të gjitha paudhësive. Ti prokuror i paraqet gjyqit një pretencë të stërfryrë për ta çorientuar se fajësia ime është e plotë, por njëkohësisht paraqet një kërkesë dënimi prej 25 vjetësh. Ti nuk je koseguent në pretencën tënde. Të ta kisha bërë unë atë pretencë, do kërkoja dënim me vdekje. Unë i kërkoj gjyqtarit ta rregullojë këtë inkoseguencë, të vërë në vend këtë padrejtësi duke shpallur një dënim me vdekje. Në qoftë se nuk e bën këtë, kjo do të thotë se gjyqi ka ardhur në këtë sallë me një masë dënimi të dhënë nga Enver Hoxha. Në këtë rast unë nuk kam se çfarë të bëj. Ruajeni pretencën e bërë për mua, bashkë me atë që unë kam bërë për Koçi Xoxen, pse ato të dyja kanë një platformë, një metodologji dhe do kenë një fat të përbashkët...

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:16 pm

Pendesa e Bedri Spahiut: Ndjesë që ndihmova Enver Hoxhën

Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur në burgjet e diktaturës dhe i privuar nga çdo e drejtë, ish-prokurori nuk mund të gjente rast më të mirë se verën e vitit 1991 për të "zbrazur" të gjithë të vërtetën e regjimit. Gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, të botuar 19 vjet më parë tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu është i vetmi funksionar i lartë i regjimit komunist që ka pranuar gabimet e veta gjatë kohës kur ishte prokuror si dhe ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Në këtë shkrim Bedri Spahiu tregon shumë nga të vërtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe për marrëdhëniet me Enverin si dhe të vërtetat e ngritjes së ish-diktatorit dhe të shumë prej figurave të regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur në një kohë kur në Shqipëri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punës (Komuniste) ishte duke bërë Kongresin e saj të 10, që do t'i jepte asaj një emër të ri.Këto kujtime ia dërgoj si një mesazh Kongresit të 10-të të PP, nëpërmjet gazetës "Republika". Që në fillim, me kënaqësinë më të madhe, përshëndes studentët tanë universitarë, bij të mrekullueshëm e fatlumë të Shqipërisë së martirizuar, që do të mbeten në historinë e saj, si një brez heroik i këtij kombi, si brezi nismëtar i demokracisë, që është gjëja më e çmuar në jetën e një populli.Është rregull ndërkombëtar që çdo parti, cilado qoftë, kur ndodhet para kërkesave të rinovimit të saj ideologjik e organizativ, puna e parë që bën është që t'i hapë dyert e saj për disidencën dhe të çelë në këtë mënyrë rrugën e rinovimit të saj. Përgatitësit e Kongresit të 10-të të PP nuk e bënë këtë gjë. Mos vallë është fjala për mungesë përvoje apo harrese? Jo, as njëra as tjetra, pasi ky veprim buron nga logjika komuniste e atyre që përgatisin Kongresin, nga mentaliteti enverist e totalitar i patriarkut të komunistëve. Një nismë e rrezikshme dhe fatzezë për anëtarët e këtij Kongresi, i cili pretendon të jetë Kongresi i rilindjes së Partisë e të komunistëve, i flakjes tej të sektarizmit e të miopisë, të prepotencës e të absolutizmit të botës shqiptare. Komunistëve u ndodhi si dikur trashëgimtarëve të mbretërve absolutë "Le roi est mort, vive le roi". (Mbreti vdiq, rroftë mbreti). Unë jam po ai disident që kam qenë atë ditë që më dhanë shkelmin e më përjashtuan nga partia. I tillë jam e i tillë do mbetem, se e çmoj përjashtimin tim si një fatbardhësi në jetën time. Jam një nga ata disidentët që i jam kundërvënë Enverit me tërë forcën dhe burrërinë e gjeneratës sime. Unë do të kisha vendin në Kongresin e 10-të, pavarësisht nga dëshira dhe qëllimet e liberalëve apo të konservatorëve. Do të isha me Ramiz Alinë, pasi ai, sapo mori fuqinë në dorë, i dha fund ndarjes së popullit me murin e klasave dhe konservatorët nuk mundën më të lëshojnë slogane denigruese e asgjësuese. Por ky liberator, duke qenë trashëgimtar i Enver Hoxhës, u bë më ëndërrimtar e më shkatërrues se prijësi i vet, më konservator e më represiv se paraardhësi i tij (nxënësi tejkalon mësuesin). Ai përdori forma represive që Enveri as nuk kish mundur t'i konceptonte. Ai jo vetëm që i ekzekutoi ata që tentuan të arratiseshin, por zvarriti trupat e viktimave në rrugët e qyteteve dhe të fshatrave, për të terrorizuar ata që tentuan të arratiseshin. Ai premtoi se do të ecte në rrugën e Enverit, sipas mësimeve të tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve kombëtare, që në praktikë do të thotë ligj për mbrojtjen e monumentit të Enverit. Në politikën e tij ekuivoke, që e bënte herë të distancohej e herë të afrohej, ai humbi kredinë e popullit në atë shkallë, saqë populli i refuzonte monoçartizmit ushtrimin e pushtetit. Ata që përgatisin Kongresin e 10-të u refuzojnë komunistëve materialet e të gjithë disidentëve, dokumentet e tyre historike e midis tyre, edhe ato që i përkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij të dërguara nga burgu Komitetit Qendror, mbrojtja e tij në gjyq, materialin e plenumit që e dënoi atë më 1955 e gjitha materialin e luftës së tij për një shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirë se askush nga ata që u dënuan të vazhdojnë të ushtrojnë pushtetin diktatorial në Shqipëri nuk ka nevojë e as të dëgjojnë mendimet e mia. Po diktatura që iu imponua mizorisht për 45 vjet këtij populli të marrë nëpër këmbë, të gënjyer, të mashtruar, ka marrë fund, dhe unë, Bedri Spahiu, i shpallur "armik i popullit", "fashist" dhe armiku më i përbindshëm që ka kaluar në gjyqet e Republikës", ndihem sot i fortë të shpërthej publikisht dhe të informoj në sajë të opozitës, duke qenë i bindur se të vërtetat e mia do të shërbejnë, që populli dhe komunistët të ndërgjegjësohen më shumë për disa ngjarje të rëndësishme të Partisë. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet që unë të bëhesha Prokuror i Gjyqit Special, që të mbroja përpara këtij gjyqi çështjen e popullit. Ngjan se në këtë çështje si fitimtar unë e mbrojta mirë. Por, duke kujtuar këto 46 vjet terrori, mizorie, e mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithçka të shenjtë që kam pasur në jetën time. Nuk jam më ai prokuror që nxori Lufta Nacionalçlirimtare, as përkrahës i utopisë komuniste më të lemerishme që nxori gjenerata jonë.
Kongresistë komunistë!
Po ju drejtohet një nga paraardhësit tuaj, një nga misionarët e parë të komunizmit shqiptar, pjesë e një gjenerate që i kushtoi rininë, ëndrrat e energjitë më të mira një ideali të lartë e fisnik, por, për fat të keq, utopik. Rinia universitare e sotme, me veprimet e saj, doli si një forcë disidente për liri e demokraci. Këtë ngjarje unë as kam mundur ta mendoja se do të ndodhte, edhe pse ishim tamam ne, të rinjtë e gjeneratës sime, që u vumë në ballë të luftës për çlirim. Por sot, ne, disidentët e djeshëm, jemi krenarë për gjithë rininë e sotme dhe e çmojmë atë, sepse u tregua jo vetëm heroike, por edhe më e ditur dhe më inteligjente se ne. Ne e kemi për nder të ecim në rrugën e rinisë sonë, t'i shtrohemi me bindje iniciativave të saj dhe të presim kritikat e saj, si një nevojë për t'u çliruar nga barra e rëndë e gabimeve tona, të shumta e të hatashme. Është detyra jonë t'i nënshtrohemi me ndershmëri dhënies llogari kësaj rinie. Dhe duhet filluar, qoftë paksa, me vitet 1930-38. Ç'është e vërteta, që në atë kohë kishte shumë rrethe antizogistësh që bisedonin për politikë, që merreshin me politikë. Ishin këta nga intelektualët më të shquar të vendit tonë, që ne, komunistët, ashtu siç ishim, megallomanë, prepotentë e absolutë i quanin njerëz të llogjeve e të kafeneve. Por kishte ardhur koha të dilnim nga guacka jonë në dritën e realitetit, të ballafaqimit, sepse gjendeshim jo vetëm përballë zogistëve, por edhe para pushtimit fashist. Ky kuptim që kishim ne për intelektualët nuk mund të mos më çonte mua të tregoja një interes të veçantë për Enver Hoxhën, që e kisha pasur në rini shok klase. Ai ishte kthyer në Shqipëri dhe dukej shpesh nëpër kafenetë e Tiranës, në mes të intelektualëve të saj. Ky njeri i "ndryshuar" e i "evropianizuar", sipas mendimit tim, do të qe i përshtatshëm për t'u aktivizuar në lëvizjen tonë. Por E. Hoxha i tha Tahir Kadaresë (që e dërgova për të biseduar) të refuzonte të takohej me mua dhe shtoi: "Mua mos më përzini në këto punë".
Lëvizja komuniste në Shqipëri ka lindur nga plejada heroike e komunistëve të grupeve të Korçës, të të Rinjve, Të Shkodrës, të Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakëve të Tiranës dhe i komunistëve të Gjirokastrës. Në këto grupe përfshihen të gjithë ata që asgjësoi intriga e Kominternit. Konferenca e themelimit të PKSH, për të cilën flasin apologjistët e Enverit, është më shumë një tendencë diversioni, se sa një shpjegim i vërtet i gjendjes. Jo një, por dy janë konferencat për themelimin e Partisë. Konferenca e parë u thirr nga Dushan Mugosha. Në të bënin pjesë kryetarët e grupeve të asaj kohe, si Koç Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unë isha përfaqësues grupit të ushtarakëve dhe i Gjirokastrës. Të gjithë ishin për bashkimin e lëvizjes komuniste. Por u ndamë në çështjen nëse duhej të besohej që Dushani të ishte një i dërguar autentik i Kominternit për çështjen. Të gjithë delegatët këmbëngulën që ai të paraqiste një dokument autorizues. Mugosha, që ishte një organizator i kualifikuar, me një përvojë të madhe organizimi, u tregua jo në lartësinë e duhur. Ai u tha i inatosur përfaqësuesve të grupeve: "Ju doni të vij te ju si mushka e dërzhavës me vulë në prapanicë", dhe ngriti këmbën e djathtë. Dushani e mbajti fjalën. Nuk u kthye më për të sjellë ndonjë autorizim. Rrethanat e prunë që të lirohej nga burgu Miladin Popoviçi, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave të vinte në dispozicion gjithë përvojën e tij të madhe për të ndihmuar komunistët shqiptarë që të bashkoheshin. Me Koço Tashkon kemi biseduar shpesh herë çështjen e organizmit tonë. Ai e shpjegon kështu: "Në konferencën për formimin e Partisë (e dyta) duhej të vinin nga dy delegatë për çdo grup. Kurse grupi im i Korçës u paraqit me një delegat, që isha unë, Koço Tashko. Miladini më thotë se duhej të sillja edhe delegatin e dytë të grupit. Dola nga dhoma për të gjetur shok të grupit. Rrugës takova E. Hoxhën, që ishte anëtar i grupit të Korçës në Tiranë. E mora Enverin dhe e çova si delegat në konferencë". Ndërsa Tuk Jakova më tregonte: "Unë kam qenë në konferencën e dytë të formimit të Partisë, por atje nuk u zgjodh kurrkush sekretar i parë. Si u bë dhe kur u bë sekretar i parë Enver Hoxha, kjo ka qenë gjithmonë një mister dhe kam ardhur në konkluzionin se sekretari i parë politikë i partisë sonë ka qenë prodhim i flirteve të Miladin Popoviçit me E. Hoxhën. Miladini ishte intelektual, Enveri gënjeshtar. Një dashuri e miqësi prej intelektualësh u krijua midis këtyre dy personave. Është fakt se Miladinit i pëlqenin gjërat e shërbimit personal, si stilografë e sahate të florinjta dhe tryezat e pasura, e këto gjëra i a servirte me bujari E. Hoxha, i cili dispononte këto nëpërmjet lidhjeve të tij dhe të ndihmave që populli jepte për lëvizjen komuniste".
Përse nuk u zgjodh sekretar i parë i Partisë Komuniste Shqiptare njëri nga kryetarët e këtyre grupeve komuniste që përfaqësoheshin në konferencë?
Miladin Popoviç mendonte sinqerisht se po përjashtonte krerët e grupeve nga udhëheqja monolite. Koha vërtetoi se një zgjidhje e tillë ishte sa utopike, aq edhe e dëmshme. Ditët e zhvillimit të asaj konference të formimit të Partisë takova Xhepin (Sadik Premtja) dhe Bacën (Ramdan Çitakun) në shtëpinë e Xhepit. Ky më informoi për zhvillimet e konferencës. "Venë mbrapsht",-tha ai. Kjo, sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar të gjithë elementin e Grupit të të Rinjve (me që formohej Partia, të gjithë kryetarët e grupeve duhej të tregonin emrat e anëtarëve). Xhepi e shpjegonte këtë veprim të tij në mënyrën e vetë. Unë e justifikova në mënyrën time. Teza ime ishte, që kryesorja është bashkimi e ky bashkim do doemos denoncimin e plotë të anëtarëve të çdo grupi. Në qoftë se punët e konferencës kanë marrë atë kthesë që thua ti, i them, atëherë le t'ia lemë kohës për të gjykuar rezultatet. Baca, që kishte një natyrë që më shumë dëgjonte se sa fliste, heshtte me vëmendje në bisedën që zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte të drejtë ai, labi i Vlorës dhe jo unë, labi i Gjirokastrës. Xhepi u dënua si tradhtar i Partisë dhe pësoi konsekuencat e një dënimi të padrejtë të tipit enverist. Ai shkoi në Francë ku militoi në Partinë Komuniste Franceze. Unë u shkriva në birucat e errëta të regjimit barabar e sadist të komunizmit enverian...
Në vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste të një sërë vendesh të demokracive popullore. Në fund të raportit që i bëra Komitetit Qendror kam bërë këtë shënim me penë me dorën time: "Në kongreset e Partisë Komuniste të Hungarisë e Çekosllovakisë u shtrua çështja e kultit të individit në këto dy parti. Besoj se ka ardhur koha të ngrihet kjo çështje edhe në partinë tonë". Në plenumin që pasoi, E. Hoxha doli me tezën e revizionimit të kultit të individit në Partinë tonë dhe e filloi raportin e tij kështu: "U krijua një gjendje e padurueshme në Partinë tonë. Mjafton që të shfaqem në penxhere apo në ndonjë tribunë, që masat të shpërthejnë në brohoritje të furishme "Enver, Enver"! U kam thënë shokëve shpesh herë që të marrë fund kjo praktikë, por shokët e Byrosë kanë pasur menduar se unë e ngrita këtë çështje duke u nisur nga konsiderata personale. "Është i thjeshtë shoku Enver", mendonin ata, prandaj e ngre këtë çështje dhe vazhdonin t'i linin punët ashtu siç qenë. Jo! Enver Hoxha nuk nisej nga konsiderata individuale siç kujtonin ata shokët e Byrosë, por nga konsiderata e kërkesave teorike të vetë jetës së Partisë. Pasi mbaroi kjo hyrje e shkurtër, ngrihet Hysni Kapua dhe thotë: "Është e vërtetë, shoku Enver na ka këshilluar përherë ashtu siç thotë, dhe që ne e kemi kuptuar ashtu siç e shpjegoi ai". E vërteta qe krejt ndryshe, që E. Hoxha kurrë as në Byro e as veças nuk ka folur kurrë për kultin e tij, madje s'kishte si të fliste, sepse vetë nocioni i kultit të personit ishte i panjohur për të atë kohë. Që të gënjente E. Hoxha ishte e natyrshme për mua, sepse ai ishte antiteza e ndershmërisë, por që të shndërrohej Hysni Kapo si dëshmitar i Enverit, kjo as më shkonte në mend. Megjithatë unë e nxora nga zemra Hysni Kapon, sepse kishte qenë një bashkëpunëtor i imi në të gjitha peripecitë e luftës së Zonës së Parë dhe zëvendëskomisar politik i kësaj zone. "Nuk shitet kali se pengohet për të parën herë". Asnjë nga anëtarët e Byrosë që ishin prezent nuk e aprovoi dëshminë e Hysni Kapos, por asnjë, dhe unë bashkë me ta, nuk e kundërshtoi atë. E. Hoxha ishte diktatori më i urrejtshëm e më shtypës, ishte organizator i sistemeve të goditjes me zona, me grupe shoqërore, me nacionalistët dhe komunistët. Enveristët i atribuojnë udhëheqësit të tyre të gjitha cilësitë e mira morale të një udhëheqësi. Unë, duke qenë kundërshtar i tij, nuk mund t'i atribuoj veçse cilësitë më negative që ka pasur ndonjëherë figura diktatoriale e të gjitha kohërave. I begatë ka qenë vendi ynë në nxjerrjen e udhëheqësve diktatorialë, si monarkisti konstitucional A. Zogu, pashallarët si A. Tepelena etj. E. Hoxha ishte i madh, se ishte i paturpshëm. Askush, veç logjikës satanike të këtij udhëheqësi, nuk do të mund të ideonte atë politikë që ndoqi sistemi ynë kundër gjithë botës, në emër të një populli aq heroik, i cili u dashka të rrojë me bar, të një populli që ka "çarë historinë me shpatë në dorë". Askush nga gjenerata jonë nuk mund të bënte atë që bëri Enver Hoxha, që të deklarohej e të paraqitej si i rrethuar, i izoluar, duke qenë ai vetë subjekti i këtij izolimi. Askush nga ne disidentët nuk do të guxonte ta bënte Shqipërisë pro sovjetike, pro kineze sot, për t'i deklaruar nesër si armiqtë më të tërbuar të vendit tonë.
Në raportin e Byrosë Politike të Plenumit të 9-të, Hoxha deklaroi:
1. "Është e vërtet se në Berat Liri Gegën e dënuam më shumë nga meritonte, por ajo me veprimtarinë që zhvilloi më vonë tregoi se e kishte të merituar dënimin që i dhamë ne".
2. "Thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por çështja e rëndësishme është se të gjithë ata që u vranë nga ai ishin armiq".
Në qershor të vitit 1955 E. Hoxha konkludoi me propozimin e tij: "Është e vërtetë se ne s'kemi sot prova për një dënim kaq të rëndë të B. Spahiut, por Partia me siguri do të na i japë këto prova". Kjo ishte një tendencë e degjenerimit të plotë të Zeusit të drejtësisë, një sfidë kundër tërë mendimit juridik të popullit. Dhe padrejtësitë nisën nga Mukja. Ajo u paraqit si disfata më e madhe e kohës dhe Ymer Dishnica u bë viktima e asaj kohe. Çfarë ka të vërtetë në gjithë këtë?
Në plenumin e Helmësit u paraqit çështja e Mukjes, e oportunizmit të Beratit, përgjegjësia e Ymer Dishnicës në ndarjen e pushtetit dhe kompromisi i Gjin Markut me gjermanët. Dishnica dhe Gjin Marku ishin dy nga figurat e ndritura të Luftës Nacionalçlirimtare. Kam qenë unë ai që kërkoi në plenumin e Beratit largimin e Ymer Dishnicës nga Komiteti Qendror dhe kjo ishte për mua atëherë një domosdoshmëri e vetë jetës, një kërkesë e rrethanave, e kushteve ku kisha lindur, luftoja e punoja dhe jam përsëri unë ai disident që e hedh poshtë me përbuzje atë propozim dhe që rivendos në piedestal këto dy figura të ndritura të LANÇ. Fatkeqësisht propozimi im u pranua edhe nga Enver Hoxha. E s'kish si të ishte ndryshe. Në tërë jetën e tij, në të gjitha vendimet pro, kundra apo abstenime, E. Hoxha ka vepruar në këtë mënyrë nga baza oportuniste e sektare, nga baza e interesit personal të çastit apo të perspektivës. Kjo ka qenë një cilësi që e ka karakterizuar e që i ka dhënë epërsinë e diktatorit mbi disidentët e tij. Thonë në Mukje Ymer Dishnica ndau pushtetin me Ballin Kombëtar. Do të qe më mirë që ta kishte bërë, por Ymeri në Mukje veproi plotësisht sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Partia. Por këtë le të flas vetë Ymer Dishnica. Revizionimi i Beratit qe një përpjekje e Hoxhës për të nxjerrë veten e tij nga pozita e pulës së lagur. Në atë plenum u tha se E. Hoxha gjatë gjithë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë oportunist dhe sektar, veprimtari kjo nga të dy krahët e gabuar, dhe u sollën mjaft shembuj. Sejfulla Malëshova tha se Partia jonë ishte duke u shndërruar në një parti terroristësh. Jam një nga ata partizanë më të zjarrtë të Kongresit I, të atij kongresi që u cilësua kongresi i luftës kundër trockizmit dhe jugosllavëve. Në mbarim të seancës që u mbyll me diskutimin tim, Mehmet Shehu m'u afrua dhe më shtrëngoi dorën për atë diskutim, pastaj iu drejtua E. Hoxhës: "Ishte një diskutim që plotësoi analizën tënde të kongresit". Enverit iu errësua fytyra e nuk pipëtiu. Dy herë Enver Hoxha ka caktuar prokuror të dy gjyqeve më të rëndësishme historike të vendit tonë një injorant të fushës së drejtësisë si Bedri Spahiu. Herën e parë si prokuror të Gjyqit Special, për të dënuar të ashtuquajturin armiq të popullit dhe herën tjetër prokuror të Gjyqit të Koçi Xoxes. Sot ndihem i turpëruar që kam luajtur rolin e prokurorit të atyre gjyqeve. Komunistët e dinë pozitën time ndaj Kongresit I dhe ndaj Koçi Xoxes (që e kam nxjerr të pafajshëm në gjyqi kundër meje), dinë e dhe këngën që këndonte populli ato ditë të zhvillimit të Gjyqit Special: "Kush e çliroi Shqipërinë/ Koçi Xoxe me Partinë/ Kush e krijoi ushtrinë/, Enver Hoxha me Partinë,/ Tradhtarët porsi miu,/ i dënoi Bedri Spahiu".
Sot unë do të thosha: "Shumë lavdi për njerëz të palavdishëm". Si prokuror i Gjyqit Special mu desh, në bazë të ligjit, të asistoja në ekzekutimin e 17 fatzinjve. U gjenda ndërmjet të dënuarve dhe skuadrës së pushkatimit. Kur komandantit i skuadrës së pushkatimit dha urdhër, një lëvizje u pa në rreshtin e të dënuarve, të cilët i kthyen krahët tytave të armëve siç kishte urdhëruar komandanti. Vetëm një njeri pati guximin t'i kundërvihet urdhrit. "Jo askush s'duhet të kthejë krahët nga tytat, pasi nga shpina vriten vetëm tradhtarët, dhe ne nuk jemi tradhtar. Këtë do ta vërtetojë historia". Ky ishte Bahri Omari, një burrë i zgjuar e patriot. "Tjetër rrugë do të marrin ngjarjet", iu përgjigja unë me bindje. Disa nga ata nuk dëgjuan, kurse të tjerët më besuan amanetet e tyre. Midis tyre, Javer Rushiti dhe Bishqemi kërkuan të ruhej paprekshmëria e familjeve dhe e fëmijëve të tyre. Unë, u thashë, e u garantova se familjet e tyre do të kishin në Shqipëri po atë trajtim që do të kishin të gjithë banorët. Sa besuan në këto slogane të Prokurorit të Gjyqit Special, një perëndi e di. Por ngjarjet u zhvilluan në një mënyrë të tillë që përgënjeshtruan deklaratat e mia dhe turpëruan deklaruesin dhe gjithë ata që pretendonin ndërtues të një Shqipërie të re e të lumtur njerëzore.
Kush ishte Bedri Spahiu
Ka lindur më 13 korrik 1908, në lagjen "Palorto" të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë, gjendja ekonomike e familjes së tij ishte shumë e rëndë. Babai i tij, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t'u mëkëmbur. Gjatë kësaj kohe Bedri Spahiu ishte në shkollën fillore dhe deri më 1923 mbaroi filloren me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasa që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Periudha e jetës së tij me idetë komuniste, siç e ndan vetë, përbëhet nga tri faza, e para prej të cilave filloi në shtatorin e 1927-ës dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e artilerisë). Në këtë fazë aktiviteti i tij është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës së tij të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim - Dëbimeve. Bedri Spahiu ka qenë prokuror në gjyqin special, prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandës, pastaj ministër i Arsimit dhe Kulturës deri në kohën e Plenumit të vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq më 11 janar 1998.
Ka thene per...
Enver Hoxhen
"Enver Hoxha është një njeri pa principe, dhe unë tregoj mospërfilljen time për të. Përderisa Enver Hoxha nuk do të më dënojë me vdekje, kjo do të thotë që pozita e tij është dobësuar që nga dita që pushkatoi Liri Gegën dhe Dali Ndreun"
Mehmet Shehun
"Mehmet Shehu është një kriminel nga natyra, por të paktën është njeri me taban. Mehmeti ishte një njeri me karakter të fortë dhe, sipas meje, nuk mund të vriste kurrë veten, por atë e kanë vrarë"
Ramiz Aline
"Ramiz Alia doli më i fortë se mësuesi i tij, Enver Hoxha. Për mua ai ishte thjesht një mi gjirizi, që donte të bënte arrierë në atë kohë. Enver Hoxha ishte i keq, por më i keq na u shfaq pasardhësi i tij, Ramiz Alia"

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:16 pm

Agim Musta: Varret masive që u zhdukën në vitin ‘90

Sistemi komunist ekzekutoi mbi 6 mijë persona dhe më se 3 mijë prej tyre janë ende të zhdukur sot e kësaj dite. Historiani Agim Musta, një ish-i dënuar politik, në një intervistë për “standard”, flet për “poligonet e vdekjes” ose vendet ku janë bërë ekzekutimet në masë nga komunizmi. Sipas tij, dy varre masive me qindra njërës, ajo e Bulqizës dhe Burrelit, u zhdukën nga buldozerë me urdhër nga lart në vitin 1990. Në ato varreza masive, kishte qindra të dënuar që ishin ekzekutuar pa gjyq. Musta shprehet se nga kërkimet e tij janë dhjetëra vende ku janë bërë ekzekutime. Sipas tij, çdo degë e brendshme në atë kohë kishte një “poligon vdekjeje”. Historiani flet më tej për ekzekutimet në kohën e diktaturës. Ai shprehet se në Shqipëri ka pasur edhe shtetas të huaj që kanë vdekur në burgjet e komunizmit. Historiani thotë më tej se komunistët i varrosnin kufomat me gëlqere apo buzë lumenjve në mënyrë që të humbitnin gjurmët. Zoti Musta, në media ka qenë tema e ditës gjetja e 19 skeleteve në Malin e Dajtit. Ju keni studiuar dhe keni botuar mjaft libra për krimet e komunizmit në Shqipëri. Kujt i përkasin këto skelete, sipas jush, pasi që tani janë hedhur disa hipoteza, si grupi armiqësor i naftës etj... Në periudhën e diktaturës komuniste janë bërë rreth 6 mijë pushkatime dhe një pjesë e madhe e tyre janë bërë pa gjyq në prag të vitit 1944, por edhe pas këtij viti ka pasur raste të ekzekutimeve pa gjyq. Ka pasur ekzekutime të tilla, si për shembull, nga torturat ka pasur vdekje dhe atëherë përgatitej një vendim gjyqi i rremë, e varrosnin dhe afirmohej nga mjeku se ishte ekzekutuar, kur në fakt nuk ishte e vërtetë. Për sa i përket varrezës në Dajt, e kam thënë edhe në librin tim se pas viteve ‘50 ishin ato që quheshin “poligonet e vdekjes”, ku bëheshin ekzekutimet. Shkodra kishte Zallin e Kirit; Durrësi kishte fabrikën e lëkurëve në Porto Romano; Tirana kishte Urën e Bardhit, Tërkuzën, Dajtin dhe Malin me Gropa. Elbasani kishte buzën e lumit Shkumbin. Vlora kishte një urë që quhej Ura e Ballistëve. Gjirokastra kishte Sheshin e Zinxhirëve dhe një pjesë buzë lumit Drino. Pra, nuk ka pasur një vend, çdo degë e brendshme në Shqipëri kishte një “poligon vdekjeje”. Në burg, Halim Xhelo, ish-gjeneral Sigurimi, të cilin e varën në Burgun e Tiranës, sepse dyshohej se fliste për sekretet e Sigurimit, më pati thënë se në “poligonet e vdekjes” përdornin edhe gëlqere, në mënyrë që të humbisnin edhe kockat ose bëheshin varre të cekëta buzë lumit, që në kohën e shirave t’i merrte lumi kufomat. Ka pasur edhe më të këqija, pasi edhe vetë turmat, të nxitura nga komunistët, kanë prishur varret. Kështu është prishur varri i Iljaz Vrionit, ish-Kryeministër në dy periudha, i cili qe rivarrosur në Berat. Në ‘44, turma të nxitura nga komunistët e prishën varrin dhe kockat ia hodhën në Osum. Kështu iu prish varri edhe Gjergj Fishtës, poetit tonë kombëtar, dhe kockat ia hodhën në lumin Bunë dhe përfunduan në Adriatik. Pra, ka qenë një lojë makabre e komunistëve për prishjen e varreve për moslënien e gjurmëve. Kemi Bulqizën, ku qe burg deri në vitin 1956 dhe kanë vdekur 720 vetë dhe këtë ma ka konfirmuar ish-komandanti i kampit të Bulqizës. Ata u varrosën atje në Bulqizë, por në vitin 1990, me urdhër nga lart, atje shkoi buldozeri dhe zhduku çdo gjë. Po kështu ka qenë edhe burgu i Burrelit, i cili u hap në vitin 1946, dhe deri në vitin 1955 vdiqën 265 vetë që u varrosën prapa burgut dhe unë këtë e di mirë, sepse kam vuajtur dënimin për 4 vite atje. Prapa burgut ishte një qershi dhe atje u hap një gropë e madhe dhe sa herë që vdiste ndonjëri, e mbështillnin me batanije, e lyenin me gëlqere dhe e hidhnin në gropë. Pastaj ajo mbulohej me trarë. Atje mund të jenë varrosur disa qindra të burgosur. Por edhe atje kaloi buldozeri dhe shkatërroi çdo gjurmë. Po për sa i përket varrezës në Dajt, ata mund të jenë kushdo? Në lidhje me trupat e gjetur në Dajt, përveç analizave të ADN-së, duhet të shihen edhe arkivat e Ministrisë së Brendshme e të Drejtësisë. Pra, fillimisht duhet përcaktuar koha se kur janë ekzekutuar. Ky është një argument i fortë, por mund të jenë edhe nga ata që janë pushkatuar pa gjyq, siç është folur se mund të jenë inxhinierët e naftës, pasi shumë prej tyre janë ekzekutuar dhe varret janë mbajtur sekret. Ekzekutorët edhe kësaj dite nuk duan të tregojnë të vërtetën. Cilat janë disa nga ekzekutimet e komunizmit që varret e tyre nuk janë zbuluar akoma? Duhet të kuptojmë se janë disa mijëra varre. Për shembull në Spaç, gjatë periudhës ‘68-‘90, janë ekzekutuar 4 vetë dhe kanë vdekur edhe në minierë nga aksidentet. Asnjë varr nuk ka. Poshtë në Spaç kishte një përrua dhe këta i varrosnin të vrarët në përrua dhe kur dilte përroi, trupat zhdukeshin, i merrte uji. Kanë vajtuar, kanë kërkuar, por s’kanë gjetur gjë. Shumica e varreve nuk janë gjetur. Vetëm një varrezë masive është gjetur tani tek Ura e Deshirit, ku janë ekzekutuar 22 veta në të ashtuquajturin incidentin e ambasadës sovjetike. Atje ndihmuan fshatarët e zonës për të gjetur varrin, pasi ata kishin dëgjuar krismat e ekzekutimit, madje edhe zërin e një gruaje, që ishte profesoresha Sabahet Kasimati, e cila u ekzekutua atje. Nga 6 mijë ekzekutime që ka pasur në diktaturë, sa prej tyre nuk kanë ende një varr? Unë mendoj se shumica nuk kanë ende një varr, pra mbi 3 mijë. Që nga viti 1944 e deri në vitet ‘90. Vështirë është edhe për gjetjen e varreve të atyre që janë vrarë në kufi në vitin 1990-1991. Sa vetë mendohet se janë vrarë në kufi në këto vite kur sistemi po binte? Janë rreth 90 veta. Unë kam identifikuar disa prej tyre që janë vrarë në Gramoz apo në Hanin e Hotit, rreth 33 veta. Besoj se janë më shumë, sepse shumë prej tyre i kanë hedhur nëpër gremina. Sipas hulumtimeve të mia, janë mbi 100 familje që pretendojnë se fëmijët u janë vrarë në tentativë arratisjeje. Kohët e fundit, në fshatin Aliko në Sarandë, 5 të rinjve nga Alikoja, minoritarë, iu gjetën kufomat dhe u ngrit një piedestal për ta. Sa e vështirë është gjetja e varreve të të humburve? Çdo ditë që kalon, bëhet më e vështirë kjo, sepse koha kalon dhe dëshmitarët okularë vdesin dhe detyrimisht bëhet më e vështirë. E mbështesni idenë e krijimit të një komisioni të posaçëm për gjetjen e të vrarëve? Unë e mbështes plotësisht, por është mjaft e vonuar, pasi kanë kaur 20 vjet. Megjithatë, ky komision duhet të ketë një status të veçantë dhe një rregullore që t’i detyrojë ligjërisht vrasësit për të treguar vendin se ku janë vrarë. Ata i dinë. Mjekët e punëve të brendshme, mjekët e burgjeve që hidhnin firmat, prokurorët e rretheve etj. Vetë familjet e të humburve kanë kërkuar varret e të afërmve të tyre, duke u dhënë besën ekzekutorëve. Keni informacion se sa familje kanë kërkuar të gjejnë vetë varrin e të humburve të tyre? Po, ka shumë, por mund të të them që një grek që ka vdekur në burgjet tona, i vëllai i tij më ka kontaktuar vite më parë nga Kreta për të ardhur këtu dhe të gjejë varrin e vëllait të tij. Unë iu përgjigja se është e vështirë, pasi ai ka vdekur në burgun e Burrelit dhe kufomat e këtij burgu janë asgjësuar. Çfarë ishte ky greku që kishte vdekur në burgjet shqiptare? Disa qindra, por edhe mijëra qytetarë grekë kanë vuajtur në burgjet shqiptare. Këta i kapte IAM-i, repartet komuniste greke, dhe ia dorëzonin Partisë Komuniste shqiptare dhe shumë prej tyre përfunduan në burgje, madje shumë prej tyre janë vrarë. Në Shqipëri kanë vuajtur edhe shumë të huaj, si italianë, grekë, gjermanë, çekë etj. A ka shifra për të huajt që kanë vuajtur burg në Shqipëri apo që kanë vdekur në to? Po, sigurisht. Unë për grekët kam shkruar dhe kam nxjerrë rreth 1 mijë qytetarë grekë që kanë vuajtur në burgjet shqiptare apo kampe. Kanë vuajtur mbi 900 kosovarë, pasi ata i etiketonin si të dërguar të UDB-së jugosllave. Ka italianë. Mbaj mend që ka pasur edhe dy gjermanë në kohën që jam arrestuar edhe unë. Ata ishin punëtorë të thjeshtë dhe ishin në një jaht dhe po bënin xhiro në det. Ishin në Dubrovnik dhe po shkonin për në Korfuz, por hynë në ujërat tona dhe i kapën. I dënuan me 5 vite burg dhe u morën edhe jahtin. Njëri prej tyre vdiq në burg, ndërsa tjetri vonë iku në Gjermani, pasi vuajti dënimin. Ka pasur qindra raste të tilla. Ka pasur gra, sidomos çeke, polake, ruse etj. Zoti Musta, ku mund të gjenden varret e të pushkatuarve në kohën e diktaturës? Janë “poligonet e vdekjes”. Aty mund të ketë. Në malin e Dajtit, më Malin me Gropa. Ka në Porto Romano, në ish-fabrikën e lëkurëve atje. Ka në Shkodër, në Zallin e Kirrit. Janë ekzekutuar disa qindra në Shkodër, pas kryengritjes së Postribës apo të Dukagjinit. Populli i di këto vendi, por duhen specialistë që të bëhen zhvarrimet. Si përfundim, mund të themi se kanë mbetur gjysma pa u gjetur ende.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:17 pm

RRËFIMI I PABESUESHËM I AUTORIT NEIM PASHA:

KALVARI IM QELIVE TË DIKTATURËS QË PA MBUSHUR 19 VJEÇ



Ish-i dënuari politik ka shkruar e ruajtur kujtimet e 7667 ditë-netëve të ferrit
Më godiste, më shante dhe turfullonte. Pyeste duke më qëlluar. Unë vetëm përpëlitesha. Kur dëgjonte rënkimin tim, goditjet i bënte më të shpeshta. Nga ato pak lëvizje që bëja më zuri një goditje e rripit sa gjatë-gjerë mbi bark. Kjo qe dhimbja më e madhe sa gati më hodhi përpjetë. Këmbët, që i kisha nën tavolinë, nga përpjekjet e shtynë atë tutje dhe mbas tronditjes, ranë në shesh çfarë ishin mbi të. Mbas këtij veprimi të pakontrolluar, “shoku Todi” më la të shtrirë dhe u ul në karrige. Nxori shaminë, fshiu djersët, hodhi rripin në dritare dhe filloi të mblidhte ato që ranë nga tavolina. I shpërfytyruar siç ishte, fliste si i çmendur me vete. Më dukej sikur po të afrohej edhe një herë, do të më hante të gjallë. “Do të të bëj të tregosh jo vetëm bisedat me dajat, por edhe sa herë ke pirë qumësht në sisë të sat`ëme. Kurrë mos tregofsh, por dije se do t’i sjell këtu të gjithë, e do ta thonë planin në surrat...

Autori i këtyre rreshtave në ballinën e një dosjeje me qindra faqe, quhet Neim Pasha. Është rreth të 60-tave, po tregon më tepër. Jeta e vështirë e ka plakur para kohe. Ka kaluar 20 vjet në qelitë e Tepelenës, Tiranës, Laçit, Elbasanit, Repsit, Spaçit e Qafë-Barit, por ka mundur të mbijetojë. Fati, me sa duket, ka qenë me të. “Mbeta gjallë për të treguar çfarë pashë me sy”, - thotë i mbijetuari i burgjeve të komunizmit nga Lopësi i Tepelenës. I bindur në misionin e preferuar, Neim Pashai ndjehet i privilegjuar që ka mundur të ruajë ditarin e viteve të skëterrës. Ka në të plot 7200 faqe, që i përkasin 7667 ditë-netëve të ferrit. Faqja e parë mban datën 4 qershor 1966, ditën kur e prangosën te hyrja e minierës së Memaliajt. Në vazhdim ditët e kalvarit 20 vjeçar. Shënime të mbajtura në qeli, në momente pushimi pas punës. Fletë të mbushura në fjetore, kur shokët flinin. Emra të dënuarësh, të martirizuar në kampe, hetues e prokuror të pashpirt, tragjedi e drama të tmerrshme. Një dëshmi autentike e e rrallë e historisë së burgjeve të komunizmit...


E DIEL,
15 MAJ 1966

Në Memaliaj, dita e pushimit për minatorët, sidomos për ata që jetojnë në fjetore, dallon nga ditët e tjera. Nuk është zhurma e zakonshme dhe mbretëron qetësia në çdo dhomë e në çdo kat. I pari u ngrit xha Peçua, shoku i dhomës, i cili doli te dera dhe u kthye menjëherë duke më thënë se te hyrja ishte një polic i armatosur. Një e dridhur më pushtoi gjithë trupin. Kush tjetër veç meje, kish probleme me policinë. Aty për aty mendova planin e dajave për t’u arratisur dhe bisedën e bërë para disa ditëve me kryetarin e degës së rrethit. U ngrita e hapa derën. Prapa saj ishte polici i qytetit.
- Ti je Neim Pashaj?, më pyeti sa më pa.
– Po, ia ktheva. Sakaq më njoftoi se poshtë hotelit më kërkonin disa shokë të Degës së Tepelenës. U vesha shpejt e shpejt dhe bashkë me të u nisa për te zyrat e policisë së qytetit. Ato ndodheshin në qendër të Memaliajt, një godinë banimi rrethuar me pemë e me një gardh me hekura. Polici që ishte te dera kryesore, na shoqëroi te zyra ku na prisnin. Dy njerëzit që ishin brenda, njëri shtrirë në krevat e tjetri ulur në karrige, i përshëndeta “mirëmëngjes”. I pari u ngrit e u afrua te tavolina. Tjetri nuk lëvizi. Me këtë të fundit isha takuar disa ditë më parë kur më kishte thirrur kryetari i degës. Pa u zgjatur shumë ata më thanë se daja im, Hami Sulejmani, kishte tentuar të arratisej dhe ishte kapur në kufi. Më herët zyrtarët e degës ishin interesuar te mua për lidhjet me të dhe rrethin e tij shoqëror. Hamdiu dikur kishte qenë ushtarak dhe ishte dënuar për agjitacion e propagandë. Kur kishte dalë nga burgu, ishte sistemuar me banim e punë në një fshat afër Delvinës. Lajmi më tronditi, po aty për aty nuk e dhashë veten. Ata pasi më folën e këshilluan gjerë e gjatë, në fund më komunikuan urdhrin për të mos u larguar nga qyteti i Memaliajt pa lejen e policisë. Ja, për këtë të thirrëm, e mbylli takimin ai që rrinte shtrirë. U ngrita në këmbë e u bëra gati t’iu jepja dorën po ndërrova mendim. U mjaftova vetëm me një “ditën e mirë”. Dola nga ajo ngrehinë i tmerruar për ato që më pyetën e më kërkuan të dinin. Po tmerri e befasia më e çuditshme ishin ato fjalë që më thanë për dajën. Çfarë kishte ndodhur me të...


E SHTUNË,
4 QERSHOR 1966

Një ditë e bukur, e qetë, e shndritshme. Sa ka dalë dielli mbi majën e Shëndëllisë. Në qendër të qytetit takova dy shokët e ngushtë, Luftëtarin e Jorgon. Bëmë një fotografi bashkë. Sa mbaruam, na u afrua Bamja, Nalua, Besija dhe Miri, kushërinjtë e mi që kisha kohë pa i takuar. Bëmë edhe me ta një fotografi. Pastaj shkova nga zyrat për të marrë pagën, po lekët s’kishin ardhur. Pasi hëngra drekë në mensë, u nisa për në minierë. Në orën 14 e 30 u futa në galeri. Për orë të tëra punova në shtresën e pestë të dishanterisë së dytë. Aty nga ora 19:30 më thirri sekretari i Partisë dhe i plotfuqishmi i qytetit. Bashkë me ta shkuam te hyrje e minierës. Aty më priste Todi Keqi, kryetari i Degës së Brendshme të Tepelenës dhe operativi i Memaliajt.
“E sollët? - pyeti kryetari pa lëvizur nga vendi dhe vështroi nga unë me sy të zgurdulluar. Një çast ua bëri me shenjë dy policëve për t’u afruar. Sakaq, me vështrim të egërsuar shqiptoi me ton autoritar: Në emër të popullit je i arrestuar! Policët filluan të më hidhnin prangat. Unë u ktheva nga kryetari dhe i fola: Të paktën çohu në këmbë, të respektosh ligjin, pale njeriun që arreston!”. Todit nuk iu durua, brofi rrufeshëm në këmbë dhe më goditi me pëllëmbë në fytyrë. Pastaj urdhëroi të më hipnin në makinë. U nisëm me “Xhipsin” e degës. Në të ishim pesë vetë. Todi rrinte në vend të parë. Mbas një çerek ore mbërritëm në Tepelenë. Në Degën e Punëve të Brendshme më kontrolluan sërish e pastaj më futën në birucë. Si ndenja aty disa çaste, dikush duke hapur deriçkën e derës më hodhi një copë bukë dhe një copë djathë.
Isha 19 vjeç, 3 muaj e 4 ditë...


E DIEL,
5 QERSHOR 1966

Një kërcitje hekurash më zgjoi nga gjumi. U çova menjëherë. Polici roje në korridor hapi derën e birucës, duke më dhënë urdhër të delja jashtë. Më tregoi banjën në fund të korridorit dhe më shoqëroi për aty. Lava sytë dhe dola. U futa sërish në qeli. Polici mbylli derën. Mbas pak dëgjova të kërcisnin dyert e tjera. Paska edhe të tjerë mendova. U ngrita të shoh nga dritarja e thurur me hekura të trashë. Prej aty dukej rruga në dalje të Tepelenës.. “Nuk duhet të rrish në dritare - më këshillon roja, që më përgjonte nga deriçka. - Dëgjova një zhurmë nga jashtë, - ia ktheva. - Nuk ke punë andej, - urdhëroi polici. - Shiko hallin tënd brenda shtëpisë tënde!”. Pastaj më tha të dilja për t’u qethur. Në hyrje të korridorit më priste berberi, i cili ashtu në këmbë, siç isha, më vuri një pecetë në zverk, më këputi një të qethur speciale, siç tha ai vetë, më shkundi mirë pasi ma bëri “tullë” dhe më pëshpëriti te veshi: “Qoftë e para dhe e fundit herë more bir!”...


E MARTË,
07 QERSHOR 1966

U bënë tre ditë që rri në qeli. Është e vogël, shumë e vogël. E kam matur disa herë. Është 7 shputa këmbe e gjerë dhe 13 e gjatë. Ka një derë druri të trashë, një dritare të vogël me hekura dhe me rrjet teli sa për të marrë frymë. Po afron ora 10. Polici i shërbimit më nxori në korridor dhe ashtu të lidhur me duar përpara më ngjiti një kat më lart. U futëm në zyrën e Todi Keqit, i cili rrinte krekosur para një tavolinë të madhe. Diku në qoshe ishte një sobë zjarri dhe një mashë mbi të. Kryetari mbasi mbylli perdet e dritares, pa nga unë dhe ia nisi avazit të një kënge: “Bregu detit gurë gurë/qaj o breg, e qaj o lum/ hëngre agallarë shumë/Neim Pashanë me vulë...”. Sakaq shkoi tek tavolina, hapi sirtarin, e mbylli përsëri, kryqëzoi duart në gjoks dhe po shikonte nga unë.
-Hë more Neim Pasha, ç’i bëre dajallarët? - foli me shpoti
-Nuk e di, - iu përgjigja menjëherë .
-Ti nuk e di, po unë e di. Doja ta merrje vesh edhe ti ku kanë shkuar. Nuk fola. Nuk dija ç’të thosha.
-Kanë tradhtuar atdheun dhe ty...
-Nuk e di - iu përgjigja pa u menduar .
-E nga ta dish – vijoi dhe iu afrua sobës, mori mashanin dhe më qëlloi me të në anën e majtë të kokës, duke shfryrë: “Ja këtu janë, more qen!”. Ndjeva një dhimbje të madhe. Disa pika gjaku ranë në këmishë. Një moment desha të vija dorën tek plaga, por nuk pata kohë se një tjetër goditje erdhi papritur. Rashë në tokë pa ndjenja. Kur u përmenda ndjeva që isha lagur i tëri me ujë. Dikush më kishte çuar në qeli...


E MËRKURË,
15 QERSHOR 1966

Kaluan 10 ditë që jam në qeli. Kam filluar të dal në diell ato 20-30 minuta që na nxjerrin. Me sa kam vërejtur kur kam dalë, kam vënë re se janë 7 biruca, të gjitha të mbyllura. Kam dëgjuar në to pak zhurmë, gjë që do të thotë se ka njerëz brenda tyre. Në orën 10 paradite hyri në birucë një polic. Më vuri hekurat në duar dhe më shpuri në katin e dytë në zyrën, ku u torturova para një jave. Mbasi më futi brenda dhe më zgjidhi prangat, polici doli duke më lënë ballë për ballë me Vangjelin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me Todi Keqin. I pari, domethënë Vangjeli, ishte ulur në krah të djathtë të tavolinës së të dytit, ndërsa Todi, si dhe herën e parë, krekosej në karrigen e vet.
-Ja ku e ke bandillin e Dorzës, shoku Vangjel - ju drejtua Todi.
-Hë, si je tani? - bëri tjetri.
-Mirë - iu përgjigja duke lëvizur kokën pak djathtas.
-Jo vetëm se je më mirë, po qenke bërë edhe i bukur. Je zbardhur në fytyrë, ke qethur kokën, ke bërë këmishën me lule të kuqe...
Pas kësaj ligjërate cinike, më njoftoi se do filloja hetuesinë me “shokun Todi”, pastaj u kthye nga ai dhe të dy bashkë filluan të nxirrnin diçka nga sirtari, e futnin përsëri brenda, bisedonin me zë të ulët dhe vështronin nga unë. Një moment Vangjeli mu kthye me shpërfillje:
-Hë, Neim, ku i ke dajat që donin të shkonin në parajsë?
-Nuk e di - i thashë.
-Nuk ke si ta dish, po dëgjo këtu - dhe u krekos si gjeli mbaj plehut. Kur të të pyes shoku Todi, përgjigju drejtë, se këtu nuk shkojnë gënjeshtrat. Kanë qenë burra me nga një palë mustaqe të tjerët dhe kur kanë dashur të fshehin të vërtetën, i kanë lënë këtu bashkë me qimet e tjera. Jo më ti një spurdhjak. - Ndërkaq iu kthye Todit. - Për çdo gjë që nuk do të tregojë ky pëllumbi, merre, ballafaqoje me ata maskarenjtë. Po u tregua i sinqertë më telefono, mbasi të bëjmë një bisedë edhe me ministrin dhe marrim ndonjë masë lehtësuese se është filiz i ri...
-Edhe unë kështu mendoj, - shtoi Todi.
-Tani, - u hodh prapë Vangjeli me vështrim nga unë - nuk kam ndërmend të vazhdoj më tej me ty, pasi sot më hoqi rruga këtej, por meqë u ndodha, më thuaj, ti u the dajave për t’u arratisur, apo të thanë ata?
-As unë dhe as ata - u përgjigja aty për aty.
-Po mirë, ashtu qoftë - tha Vangjeli dhe zgjati dorën, hapi një sirtar të tavolinës, mori disa letra, lexoi diçka apo bëri sikur lexoi dhe i hodhi tutje, duke vazhduar. - Po ata dajallarët e tu i kanë sqaruar këto gjëra, kanë folur gjerë e gjatë e kanë thënë gjithçka. Ti pse nuk i thua, apo do ta mbash të fshehtë?- dhe ju drejtua sërish Todit.
-Po nuk foli, thyeji brinjët. E quan ky se do ta kalojë lehtë. Pastaj u ngrit, hapi derën dhe i bëri me shenjë policit të vinte brenda. Ai më mori dhe më futi në qeli. I dërrmuar siç isha, rashë përmbys. Në kokë më vinin mendime të ndryshme. Nuk e kuptoja çfarë kërkonin prej meje. Fund e krye, kryefjala e tyre mbeteshin dajat. Një herë më thonë se kanë ikur, herës tjetër tregojnë se i kanë kapur. Në fakt për t’u arratisur unë kisha folur vetëm me dajo Hamdiun, që jetonte në Delvinë. Dajës tjetër nuk i kisha thënë gjë. Se çfarë ka ndodhur me ta vetëm një Zot e di...


E ENJTE,
16 QERSHOR 1966

Ora është afërsisht 9 e mëngjesit. Ndodhem në zyrën e kriminelit Todi Keqi. Ai më drejtohet me një ton më të butë nga herët e tjera.
-Dëgjo Neim! Duhet të merremi vesh me të mirë, pa përdorur dhunë. Ne i dimë planet që ke bërë me dajat. Na duhet të vërtetojmë sinqeritetin tënd. Ti vërtetë nuk e kupton, por do të bindesh se ata që mendoje se të donin, të kanë bërë varrin e prej aty nuk ka bir nëne që të të nxjerrë. Prandaj fol drejt e hapur. Vetëm kështu do kesh lehtësira
-Unë as kam vrarë e as kam vjedhur, nuk kam bërë asnjë faj, - e ndërpreva kryetar Todin.
-Po ti nuk e di more djalë se në këtë libër që quhet Kodi Penal ka një nen që thotë se arratisja, tentativa apo biseda për arratisje dënohen me… Nëse do merremi vesh bashkë, unë do të të ndihmoj për të qëndruar te dënimi minimal. Në të kundërt do të marrë lumi me gjyqe e burgime të tmerrshme. Nejse, fillojmë...
-Kush propozoi i pari për t’u arratisur?
-Nuk di gjë, - ia ktheva dhe e shikova në sy, se si do të reagonte.
-Po të dalë ndryshe, si do të flasim bashkë?
-Si të duash, - iu përgjigja.
-Dakord, - vazhdoi - menjë fjalë do t’u qëndrosh besnik dajave dhe krimit.
-Jo, kjo është e vërteta. Unë nuk di gjë për këto muhabete.
-Çudi! - ma ktheu.- Ti je i ri e nuk ke shpatulla të mbash mbi to krimet e dajave të tu...
Ra zilja e telefonit dhe ai diçka bisedoi me zërin matanë receptorit. Mbasi mbaroi, mu drejtua përsëri:
-Për të gjitha këto mendohu mirë dhe nesër do të flasim përsëri. Sakaq ma hoqi me një pëllëmbë dhe hapi derën, duke thirrur policin që të më çonte në birucë...


E HËNË,
20 QERSHOR 1966

Kam pesë ditë që më marrin në pyetje. Më pyesin se çfarë di për arratisjen e dajave. Sot hetuesinë Todi e ka nisur më keq se herët e tjera, pasi sa herë më pyet dhe merr përgjigje, më godet me pëllëmbë në fytyrë.
-Çfarë të kanë thënë dajat?
-Nuk më kanë thënë gjë – iu përgjigja.
Një moment hapet dera e zyrës dhe pa trokitur hyri një burrë i shëndoshë. Todi më shtyu për nga qoshja e dhomës dhe u përqafua me të sapoardhurin.
-Hë - tha mysafiri, - ç’thotë ky bandilli?
-Nuk flet - iu përgjigj Todi.
-Po ti nuk di se si ta bindësh?
-Di po nuk dua - ia ktheu Todi.
-Mirë, lërma mua të merrem me të…
Pas pak i porsaardhuri e ftoi për një kafe dhe dolën të dy bashkë.
Nuk vonoi dhe “shoku Todi” u kthye sërish. Polici e nderoi me grusht dhe doli jashtë.
-Pa na thuaj çfarë ke biseduar me dajat para se të arratiseshin, mu drejtua duke më tërhequr për krahu. Të jap fjalën se do të ndihmoj, po të tregohesh i sinqertë. Mendohu, mendohu e hajde më thuaj. Sot do ta lëmë me kaq. Pas një jave do takohemi prapë, se janë votimet e kemi punë të tjera.
-Po unë do të votoj, se kam mbushur moshën?
-Ha,ha, qeshi me të madhe dhe filloi të llomotit me buzë në gaz. Akoma nuk e ke marrë vesh se je i arrestuar dhe akuzohesh për krime të rënda kundër shtetit. Dhe siç bënte nga hera, ia niste këngës “Qaj o breg, e qaj o lumë/Hëngre agallarë shumë/Neim Pashanë me vulë… “...


E MARTË,
28 QERSHOR 1966

Pas një jave sot filluan prapë hetimet. Si gjithnjë në zyrën e “shokut Todi”. Mbi tavolinë ka vendosur një pako me rroba ushtarake dhe bën sikur kërkon diçka në xhepat e tyre. Pastaj nxjerr një rrip prej meshini dhe e lë mbi tavolinë.
-Besoj se ia ke kaluar mirë këto ditë, - mu drejtua me kokën pak si mënjanë. Unë nuk iu përgjigja. E more vesh, - më tha - votimet i fituam 99,99- për qind”. E pashë në sy.
-Hë, - mu drejtua, -sot do t’i japim fund muhabetit. Po nuk tregove të vërtetën do të ta shkul gurmazin dhe më hodhi duart në fyt.
-Kush tha i pari për t’u arratisur - dhe më ngriti kokën pak lartë duke më shtrënguar fort në grykë.
Me zor, munda t’i them se nuk di gjë. Ai u egërsua. Duke më shtrënguar akoma më tepër, më dha një të shtyrë sa u përplasa te soba që kisha prapa. Aty humba ekuilibrin dhe rashë në anë të tavolinës me kokë, duke u çarë mbi vetullën e djathtë. Plasi gjaku. Instinktivisht vura dorën te plaga, por katili, që kish marr rripin në dorë, më qëlloi me të me sa fuqi kishte. Bëja të ngrihesha, por ulesha menjëherë nën goditjet fshikulluese.
Më godiste, më shante dhe turfullonte. Pyeste duke më qëlluar. Unë vetëm përpëlitesha. Kur dëgjonte rënkimin tim, goditjet i bënte më të shpeshta. Nga ato pak lëvizje që bëja më zuri një goditje e rripit sa gjatë-gjerë mbi bark. Kjo qe dhimbja më e madhe sa gati më hodhi përpjetë. Këmbët, që i kisha nën tavolinë, nga përpjekjet e shtynë atë tutje dhe mbas tronditjes, ranë në shesh çfarë ishte mbi të. Mbas këtij veprimi të pakontrolluar, “shoku Todi” më la të shtrirë dhe u ul në karrige. Nxori shaminë, fshiu djersët, hodhi rripin në dritare dhe filloi të mblidhte ato që ranë nga tavolina. I shpërfytyruar siç ishte, fliste si i çmendur me vete. Më dukej sikur po të afrohej edhe një herë, do të më hante të gjallë. “Do të bëj të tregosh jo vetëm bisedat me dajat, por edhe sa herë ke pirë qumësht në sisë të sat`ëme. Kurrë mos tregofsh, por dije se do t’i sjell këtu të gjithë, e do ta thonë planin në surrat. Kurrë mos e hapësh gojën, më qafë paç veten! - shfrynte me vete kryetari i degës. Pastaj, u ngrit nga karrigia, hapi derën dhe i dha urdhër policit të më çonte në birucë. Polici më mori gjysmë zvarrë dhe më çoi aty...

E DIEL,
3 KORRIK 1966

Nesër mbush një muaj i arrestuar. Nga torturat e pesë ditëve më parë ende nuk e kam marrë veten. Kam akoma dhimbje. Padurimi, tortura dhe pafajësia më kanë bërë më të ndjeshëm. Sot kur dola për ajrim, u takova me një të dënuar tjetër. Ishte më i vogël se unë. Nuk kishte mbushur akoma 16 vjeç. Njëri nga policët e shërbimit më tha se dhe ai ndodhej aty për politikë. “E çmund t’i bëjë politikës ky fëmijë”, thashë me vete. E pashë nga afër. I kishte sytë të mbufatur. Në krahun e majtë të fytyrës kishte dy gunga të mavijosura. “Me siguri nga druri i ‘shokut Todi’, mendova”. Këtu është ferri i vërtetë. Njerëzit e shtetit bëhen përbindësha. Thonë se me shtetin nuk matesh dot. Sheti ka ligje. Po këta njerëz që janë dora dhe masha e shtetit pse nuk i zbatojnë ligjet? Sipas ligjit, në hetuesi njeriu nuk mund të rrihet. Po ku duan t’ia dinë këta katilë...


E ENJTE,
7 KORRIK 1966

Më ka thirrur përsëri në zyrë “shoku Todi”. Ai sa më pa te dera, ia shkrepi këngës së tij të preferuar “Qaj e breg, e qaj o lumë...”
-Hë more Neim Pashai, mirë je? - mu drejtua me ironi.
-Mirë - ia ktheva.
-Pa ta shikojmë sot atë burrërinë tënde. Si do t’i thuash njeriut që të ka dëgjuar se çfarë ke llafosur me Hamdiun për arratisjen.
Ta kam sjellë këtu. Pastaj urdhëroi policin të më çonte te zyra e prokurorit, që ishte përball zyrës së tij. Kur hyra brenda pashë Lutfijen, nusen e dajë Hamdiut, që rrinte në karrige përballë prokurorit të rrethit, Qemal Meçe. Pa humbur kohë, ky i fundit u drejtua nga ajo, duke i kërkuar të deklaronte bisedat që kisha bërë me dajon në Delvinë para se të kalonte kufirin. Çfarë po dëgjoja, më dukej e pabesueshme. “Neimi, - dëshmonte Lutfija, - i lutej Hamdiut për t’u arratisur një orë e më parë, pasi sipas tij, i ndiqte policia. Tim shoq interesohej për më shumë, por ai këmbëngulte vetëm në një pikë: “Të ikim, ndryshe do na arrestojnë”. Prokurori që e dëgjonte sy e vesh, një moment e ndërpreu dhe u kthye nga unë:
-I dëgjon ti Neim, këto që thotë Lutfija?
Bëra që të kthehesha përsëmbari e t’i jepja përgjigje, por ai më dha urdhër të mos e ktheja kokën ballas me ta. Fol ashtu siç je,-urdhëroi - se ne dëgjojmë me veshë e jo me sy. Fol pra, a janë të vërteta këto që thotë Lutfija?
-Jo - iu përgjigja. Me dajon, në shtëpinë e tij nuk kam bërë kurrë biseda të tilla. Janë gënjeshtra të stisura...
-Po mirë atëherë, nëse nuk i ke bërë këto plane me dajën në shtëpi, ku i ke bërë, ku u llafose për punën e arratisjes?
-Askund nuk kam folur për këto gjëra me Hamdinë.
-Domethënë nuk e pranon atë që thotë Lutfija - mu hakërrye prokurori.
-Jo...
-Mirë, hajde të firmosësh këtu që nuk i pranon! Sakaq, më vuri përpara një letër, ku firmosa poshtë dëshmisë së Lutfijes “…nuk janë të vërteta dhe nuk i pranoj”. Pas pak u çuam të tre...


E shtunë
30 korrik 1966

Në pasdite mbërritëm në burgun 313, në Tiranë. Portë mbas porte, na futën në një korridor të gjatë. Në një faqe të murit ishin rreshtuar 16 të dënuar që sapo i kishin sjellë nga Fieri me autoburg. Na rreshtuan dhe ne të tre që vinim nga Tepelna. Pas pak erdhi oficeri i rojes. Ai, pasi na vështroi me imtësi, mori qëndrim serioz dhe shqipoi me një zë të çjerrë:
- Kush është armik, të dalë këtej! Një moment shtangëm dhe filluam të shikonim njëri-tjetrin. Askush nuk po dilte andej nga tha eprori. Ky i fundit kur e pa që nuk doli njeri, shkoi në zyrë dhe u kthye me disa letra në duar. Aty për aty filloi t’i lexonte.
- Kush është Neim Pashaj? , -bërtiti dhe mbasi mori përgjigjen time u hakërrye me zë të lartë: - Kur të thonë pse nuk del këtej?
- Unë nuk jam armik, s‘kam pse të dal.
Një polic në krah të tij qeshi me të madhe. Oficeri i rojes ktheu kokën nga unë. Fytyra e tij kishte marrë një pamje të zezë.
- Dil more Neim, dil këtej, - urdhëroi ai me një ton disi më të qetë dhe bëri me dorë në drejtim të korridorit, duke i dhënë urdhër policit të më shoqëronte për andej. Ai më shpuri në një hyrje me dy palë dyer të hekurta, të rënda e të mëdha, të lyera me bojë të zezë. Aty na priste një polic dhe një civil i veshur me pantallona kaki dhe këmishë ushtarake me mënga të shkurtra. Civili gjysmë ushtarak më mori për krahu dhe më futi në një dhomë ku kish një tavolinë, një karrige dhe një stol. Ajo ishte depoja e plaçkave të të dënuarve, e pajisur me rafte të ndara horizontalisht dhe me kate. Në rafte ishin vendosur çanta e sende të llojeve e modeleve të ndryshme. Pranë çdo rafti e çante ishin etiketat me identitetin e “pronarit” dhe dhomën ku ish strehuar. Pasi më pyeti nga isha e pse isha dënuar, më ftoi të ulesha në stol. Më erdhi shumë pranë e më ngushëlloi, “të shkuara dhe mos u mërzit se këtu ke plot të moshës tënde.” Pastaj u ulëm shtruar e më tregoi historinë e tij. E quanin Syrja Shehu. Te 313-ta kishte ardhur nga marina ku shërbente si oficer. Ishte dënuar katër vjet për agjitacion e propagandë. Kishte bërë pjesën më të madhe të dënimit dhe priste të lirohej. Një moment bisedën na e ndërpreu trokitja e derës. Hyri një i dënuar tjetër. Aty për aty Syrjai bëri prezantimin. E quanin Sitki dhe me sa mora vesh e kishte dënimin e dytë. Ishte liruar para një viti dhe para 10 ditësh, e kishin sjellë përsëri për të kryer dënimin tjetër. Syrjai i dha batanijet dhe rrobat e tjera. Bashkë me të shkuam te dhoma e fundit me nr.8. Derën e hapi polici dhe Sitkiu para e unë pas, u futëm brenda. Pas pak polici i vuri drynat derës. Në dhomë ishin rreth 20 vetë. Sa u futëm ne, ata u çuan në këmbë. U përshëndetëm me ta e u ulëm. Më i moshuari i tyre me bëri me dorë e shkova pranë tij. Sa fillova të flas me të, te dera u shfaq oficeri i rojes dhe urdhëroi për të dalë jashtë. Plaku më sqaroi se kishim dy orë ajrim. Dolëm të gjithë bashkë. Vendi i ajrimit ishte një shesh mes godinave rreth 500-600 m2, i rrethuar me mur të lartë. Gati 2 metra brenda murit rrethues ishte një pjesë e vizuar dhe në çdo 10 metra kishte tabela me mbishkrimin “zonë e ndaluar”. Diku, në fund të sheshit, ishte një pus me ujë. Të dënuarit vinin vërdallë sa nga njëri cep në tjetrin. Bëheshin rreth 150 vetë. Ato çaste pata rastin të njihesha me mjaft prej tyre, po edhe të mësoja shumë gjëra për jetën e burgut. Më i moshuari, më tërhoqi mënjanë e më tha të ngulisja mirë më mendje disa rregulla fondamentale për jetën e burgut: E para: çdo i porsaardhur rrethohej nga të dënuarit dhe shkëmbente me ta gjeneralitetet personale. E dyta: i porsaardhuri ngushëllohej me fjalën “të shkuara”. E treta: të dënuarit të gjenin bashkëpatriotët, të prezantonin e të linin në bisedë të lirë me të....

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:17 pm

ETNUK,DASHI,,,,,PETRITAT E FORUMIT,,JA KU KENI TE TJERA FAKTE PER KRIMET E MOSTRAVE TE ASHTU QUAJRURA KOMUNISTE,POL POTISTE,STALINISTE,DONKISHOTISTE




Prifti Italian ,Aventura ime ne Burgjet e shqiperis


Për herë të parë, gazeta "Shqip" publikon kujtimet e panjohura të at Giacomo Gardinit, klerikut të famshëm katolik me origjinë nga krahina e Poredeones në Itali, i cili pasi kishte kryer mbi 20 vjet studime në universitete të ndryshme të Evropës, në vitet ‘30, erdhi për të shërbyer në Shqipëri. Arrestimi i tij në vitin 1945 me akuzat absurde si agjent i Vatikanit, dënimi me dhjetë vjet burg dhe riatdhesimi në 1956-ën, pas marrëveshjes Hrushov-Adenauer

PRIFTI ITALIAN: AVENTURA IME 10-VJECARE NË BURGJET E SHQIPËRISË

Shkruan: DASHNOR KALOÇI Gazeta „SHQIP“

Ashtu siç është bërë e ditur tashmë edhe nga edicionet informative të disa televizioneve e gazetave të ndryshme, para tri ditëve, në moshën 83-vjeçare, ndërroi jetë në një klinikë të Romës, Padër Zef Pllumi, kleriku i famshëm katolik dhe njëherazi një nga shkrimtarët, publicistët, historianët dhe përkthyesit më në zë të Shqipërisë së këtyre 17 viteve të postdiktaturës komuniste, i cili ishte një nga "të fundit e Mohikanëve" të françeskanëve shqiptarë të mbetur gjallë nga koha dhe represioni i egër që regjimi komunist i Enver Hoxhës ndërmori mbi klerin në Shqipëri. Jeta dhe vepra e at Zef Pllumit, këtij martiri dhe njeriu të madh, që me të drejtë është konsideruar si vazhdues i denjë i Padër Gjergj Fishtës dhe françeskanëve të tjerë, tashmë është e njohur më së shumti prej librit të tij të famshëm voluminoz me kujtime, të titulluar "Rrno vetëm për me tregue". Të cilin ai e botoi fillimisht që në vitet 1997-2000 dhe më pas, për interesin e madh që ai zgjoi te lexuesi shqiptar, u botua dhe u ribotua disa herë nga shtëpia botuese "55". Në shenjë nderimi dhe kujtimi të jetës dhe veprës së at Zef Pllumit dhe të gjithë klerikëve të tjerë katolikë që shërbyen me devocion deri në skajet më të largëta të Shqipërisë dhe u martirizuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës deri në fundin e viteve ‘80, ne kemi përzgjedhur për botim disa pjesë nga kujtimet e at Giacomo Gardinit, klerikut të famshëm italian që shërbeu për vite me radhë në Shqipëri si pedagog e meshtar dhe vuajti dhjetë vjet burg në skëterrën komuniste. Këto kujtime, të cilat ne po i publikojmë në dialektin gegërisht, ashtu sikurse janë shkruar nga vetë autori, janë shkëputur nga libri i tij, "Dhetë vjet burg në Shqipni, 1945-1955", të cilin at Giacomo Gardini e botoi fillimisht më 24 maj të vitit 1986 në Itali.


AT JAK GARDINI

KUSH ISHTE AT JAK GARDINI

Jak Gardini, Apo Giacomo sic është emri i tij i vërtetë, u lind në 24 shtator të vitit 1905 në Prodolone të San Vito Tagliamento, në krahinën e Pordeone të Italisë. Kur ishte në moshën 18-vjecare, më 12 nëntor të vitit 1923, ai hyri në Shoqërinë Jezu. Pas dy vjetëve studime të novicjatit në Goricë, ai u përgatit edhe për disa vjet të tjera në Filozofi dhe më pas u transferua për në Chieri (Torino) me qëllim që të ndiqte kurset trevjecare të filozofisë, sipas traditës së Jezuitëve. Pasi mbaroi të gjithë ciklin e studimeve të Jezuitëve, në vitin 1930 Gardini u transferua dhe erdhi në Shqipëri për të shërbyer në radhët e klerit katolik. Në atë kohë ai u emërua si pedagog në Kolegjin e Fretënve Jezuitë të qytetit të Shkodrës ku për shumë vjet me radhë krahas gjuhës italiane, ai dha edhe disa lëndë të ndryshme. Po kështu, krahas mësimdhënies, Jak Gardini u mor edhe me mbledhjen e folklorit, dokeve dhe zakoneve të Shqipërisë së Veriut. Në vitin 1936, ai u rikthye përsëri në Itali, për të ndjekur studimet teologjike dhe pas përfundimit të tyre, më 15 korrik të vitit 1936, nga Kardinali Maurilio Fossati, u shugurua si meshtar në provincën e Chierit. Pas kësaj në vitet 1937-1938, ai shkoi në Francë për të kaluar një vit në Paray-le Monial, për të mbaruar vitin e fundit të ciklit të gjatë të studimeve të Shoqërisë së Jezuitëve, i cili konsiderohej si viti i tretë i provës. Menjëherë pas përfundimit të atyre studimeve në Francë, ai u caktua për të ardhur në Shqipëri si pedagog në Kolegjin e Shën-Francesk Saverit dhe në Seminarin Papnuer Shqiptar të qytetit të Shkodrës. Që nga ajo kohë e deri në vitin 1945, At Jak Gardini, i cili zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën shqipe, dha mësim pranë atij Kolegji duke iu përkushtuar me të gjitha aftësitë e tija fizike e shpirtërore edukimit të rinisë. Në vitin 1945, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi goditjen e egër ndaj klerit katolik, At Jak Gardini u arrestua duke u akuzuar si shërbëtor i fashizmit dhe agjent i Vatikanit. Pasi u mbajt për disa kohë në burgjet e improvizuara të qytetit të Shkodrës, ai u nxor në gjyq dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik, të cilat i vuajti në disa kampe të punës së detyruar në vende të ndryshme të Shqipërisë nga Jugu në Veri. Në vitin 1955, pas marrëveshjes Hrushov-Adenauer dhe kur Shqipëria komuniste po përmirësonte marrëdhëniet diplomatike me Italinë, ai u lirua nga burgu dhe u riatdhesua në vendin e tij të origjinës. Pasi qëndroi për një kohë të shkurtër në një institucion fetar të quajtur Shtëpia e Ushtrimeve Shpirtërore, në Bassano del Grappa, atij iu besua drejtimi shpirtëror i studentëve jezuitë të Lonigo-s (Vicenza), ku shërbeu me devocion deri në vitin 1960. Në atë vit, At Gardini u dërgua si epror në Shtëpinë e Ushtrimeve të Rivalta-s pranë Reggio-Emilias. Nga viti 1964 e deri në vitin 1976, ai shërbeu në qytetin e Triestes me detyrën e superiorit të jezuitëve dhe si famullitar. Nga viti 1976 ai vazhdoi të kryejë detyrën e meshtarit në Parma të Italisë. Edhe pse kishte vuajtur për dhjetë vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, At Gardini nuk e konfondoi atë me popullin shqiptar të cilit i kishte shërbyer me devotshmëri për vite me radhë. Nisur nga ky fakt, me shembjen e regjimit komunist ai erdhi menjëherë në Shqipëri duke dhënë ndihmesën e tij në rilindjen e Kishës Katolike dhe lirinë e besimit fetar. At Jak Gardini u nda nga jeta në vitin 1996, në moshën 89-vjecare. Në fillimin e viteve ‘80, At Jak Gardini kishte shkruar kujtimet e jetës së tij për kohën që kishte shërbyer në Shqipëri, duke i përmbledhur ato në një libër të titulluar "Dhetë vjet burg në Shqipni" (1945-1955), i cili u botua në Romë në 24 maj të vitit 1986. Nga ai libër i At Jak Gardinit, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë veprën e klerikëve katolikë që u persekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ne kemi përzgjedhur disa pjesë të cilat po i botojmë më poshtë në këtë shkrim, duke i publikuar ato në dialektin gegërisht ashtu sikurse i ka shkruar vetë autori.


At Jak Gardini (në rreth) me disa klerikë të tjerë në rrugët e qytetit të Shkodrës, duke u dërguar në sallën e gjyqit

AT GARDINI: ARRESTIMI IM NË 1945-ËN

Ishte natë kur erdhën me m‘arrestue. Rrethue në mes ushtarve, mbas nji ecje së shkurtë, më futën në nji banesë private të kthyeme në komandë ushtarake. Më shtynë në nji dhomë të madhe t‘errët, ku ndigjojshem gjind (njerzit, shënimi ynë), tue gërhatë mbi shtretnit e shpërthyem qi kërsitshin nga lëvizja ma e vogël. U shtrina për tokë, mbështolla brezin priftnuer qi më ngjishte belin dhe e vuna nën krye si jestek, e mbasi ia lash Zotit në dorë fatin tim, u mundova me fjetë. Por përnjiheri nji ushtri insektesh, pleshta e cimra, ma mbushi e torturoi shtatin deri më tre mbas mesnate. Kur oficeri i rojës u kujtue për kët gjendje, shty nga mëshira, më hoqi prej andej, e mbasi shtroi pallton e vet mbi nji rrjetë metalike sipër dyshemes, më la me marrë pak gjum. Të nesërmen më transferuen në nji nga burgjet e shumta të hapuna nergut (me ngut), në qytetin e Shkodrës. Përflitej se ishin kund nja tridhetë burgje e të gjitha të mbushuna plot. Aty kuptova se ishte kah fillonte nji fazë e re dhe e ndryshme e jetës sime: jeta e të burgosunit, e në cfarë duersh se? E kështu filloi fjetja për tokë, vuejtja nga insektet, ankthi i pyetjeve, ulurima e të torturuemve, shtrydhjet e pafund të ndërgjegjes vetjake për të zbulue fajet e pabame, vetmimi, kërcnimet, fyemjet, shamja, mundimet përme të nxjerrë ndonji sekret, pëshpëritja e të burgosunve për procese e dënime e pushkatime. Ishte një fund ferri me të ba me e dishrue vdekjen si nji shlirim, der në tundim të vetvrasjes në qoftë se prangat do ta kishin lejue. Racjoni i ushqimit: bukë e uj; bukë gruni e uj druni, si thohej ndër ne të burgosunit; vetëm se buka, të shumtën ishte bukë misri, gatue si mos ma keq. Ishte një vorbull gjanash të përbindëshme të rrajosuna në nënvetdijen time tue u mbarsë: ngarkim i tmerrshëm kthye në farkë andrrash përfriguese, ankthesh nate. Edhe mbas njizetepesë-tridhetë vjetësh herë-herë zgjohem papritur, i tmeruem, tue m‘u dukë se po më pelset zemra. Ai burg i parë ishte nji dhomë e madhe me dritore e dyer të ndryme. Mbi dysheme dukeshin mbeturinat e atij qi kishte qenë para meje: ndytësina gjithkah dhe enë të mbushuna me të dala njeriu. Mes të burgosurve, një ushtar gjerman Në nji qoshe ma pak të ndyetë, ishin gjind të grumbulluem e në heshtje, si me dashtë me shqyrtue se cka mund t‘u binte e ardhmja, t‘etshëm me ndigjue nga shokët tregimet e pëshpërituna të torturave, pësue gjatë pyetjeve. Më kujtohet se ndër ta ishte edhe nji ushtar gjerman: vuente nga spira, e i dishpriuem, i binte derës së qelis; mirpo vetëm në nadje e në mbramje ishte e lejueshme me shkue me zbrazë enët plot ndyetsi. Në dhomën tonë enët ishin gjithashtu plot e përplot. Kur rojet, të mërzituna nga kambëngulja, vendosshin me hapë derën, zakonisht zbrazshin nji batare shqelmash mbi fatkeqin qi bante me durim, mjaft qi ta kryente nevojën. N‘at gjendje plot ankthe pata krejt kohën me mendue për vete: kurr në jetën time s‘i bana aq shqyrtime me aq imtësi ndërgjegjes sime. E binda veten se "mëkatet e mija" nuk ishin pra faje për t‘u dënue me burg. Ato kufizoheshin në ndonji fjal qi cdo prift duhet me thanë n‘ushtrimin e detyrës së vet, sado të papranueshme nga ai qi e ban mjeshtri ateizmin. Por, sa i pasherr ishem! Ende nuk kishem kuptue se rojeve të mija u interesonte pak e vërteta ase pafajsija ime dhe e tjerve. Qëllimi ishte me shrrajosë nga Shqipnija, njeri mbas tjetrit, njerz e institute qi në cfardo mënyre kishin lidhje me fen e Kishën Katolike, tue zhdukë kështu edhe mundsin e cdo opozicjoni ideologjik e politik.

GARDINI PARA HETUESVE

U bindja kur filleun me më marrë në pyetje edhe mue. Më vecuen krejtësisht. U gjeta vetëm para ndërgjegjes sime, me Zotin, përpara të cilit e ndiejshem veten të pafaj, por edhe me trupin e ligsuem timin. Ndër ato ditë e net të pambarueshme përjetova pak prej asaj qi duhej t‘ishte në njifarë mënyre nata e Krishtit në kopshtin e Getseman-it. Ishem krejtsisht vetëm, pa ngushllim, ndërmjet gjindsh anmiq, i pamprojtun me parapamjen e mundimeve e ndoshta të vdekjes., Engulli i Tenzot, vërtetë se ma ngushllonte zemrën, porsa trupi u dridhte e djersa më mbulonte. Kur m‘erdhi rradha u hap dera e qelis. Nji roje m‘urdhnoi me nji ton të vrazhdë: "Cou"! M‘i mbërtheu llanët me hekura e më coi nëpër disa rrugina të nji zyre ku më pritte nji oficer. Më pranoi me një përzemërsi të dukshme e më vrejti me nji shikim të gjatë kureshtar: ishem veshë me veladon! Më tha t‘uleshem e aty filloi marrjen në pyetje. Por para se të tregoi mbi zhvillimin e pyetjeve, mendoj se asht me vend të thom dicka mbi atë qi kishte ndodhë përpara arrestimit tim. PSE

U ARRESTUA PRIFTI ITALIAN


Kah gjysa e vjetit shkolluer 1945, drejtori i kolegjës së drejtueme prej jezuitve në Shkodër u njoftue se autoritetet ushtarake, qi kishin marrë pushtetin e vendit, dishrojshin me krijue nga studentat e gjimnazit të naltë e të liceut nji celulë rinije komuniste. Nuk mbetesh tjetër vecse me u përulë! Kështu cdo javë nji propagandist vinte në kolegjë me dhanë mësimet e tija. Nji nga profesorët me rradhë ishte i pranishëm në konferencë me iu qenë afër studentave e njiherit me ndigjue se cka po mësohesh. Aty kah fundi i majit më takoi edhe mue me marë pjesë në nji nga këto konferenca. Berlini sapo kishte ra nën presjonin e Armatës së Kuqe. Konferencjeri me afsh lëvdoi fitoren definitive të komunizmit mbi nazizmin e mbi fashizmin, tue u thellue në përshkrimin e të këqijave qi këto ideologjina i kishin shkaktue njerzimit të mjerë. Kishte ma se të drejtë, mirëpo në hov e sipër vente në të njëjtin nivel e ngarkonte me të njëjtat përgjegjsi si kombin gjerman ashtu edhe italjan. Ndigjova i heshtun, e kur në fund konferencjeri ftoi të pranishmit me dhanë një kontribut personal mbi paraqitjen e temës, u cova e kërkova fjalën. "Jam italjan-thash-e nuk m‘intereson nazizmi. Përsa i përket fashizmit qi e suell Italin në shkatrrimin e tashëm, due me u vu në dukje se nuk e quej të drejtë me përnjisue kombin italjan me partin qi e ka qeveris ndër këta vjetët e fundit. Gjithashtu, mue nuk më duket nji metodë e mirë historike me pohue se fashizmi ka ba vetëm të kqija e me mohue meritat e italjanëve n‘ato raste bashkpunimi ku nisjativat e fashizmit kanë dalë positive". Rreshtova nji rradhë të kqijash qi, sambas gjykimit tim, fashizmi u ka shkaktue italjanve, edhe disa të mrrijtuna qi përkundrazi i mendojshem positive. Ndër tjera pohova se Mussolini-t mund t‘i njihesh merita për zgjidhjen e cashtjes së mocme romake. Ndërhymja ime e la konferencjerin pak a shum të hutuem: shestoi disa përgjegje e shpejtoi me përfundue. Tue e shoqnue në dalje e përgëzova për konferencën e tij, por përnjiherit vuna re se ishte zemrue keq. Për atë vrejtjet e mija ishin një "sabotazh". Menjiherë i parashtroi prokuoris nji padi aq të randë sa mos me lejue tjetër dënim vecse një plumb ballit. Hollsinat e tonin e asaj padije i mora vesh ma vonë nga vetë Prokurori i Republikës, i cili, gjatë nji marrjeje në pyetje, nuk ia dilte me kuptue se si mund ta projshem (mbrojshim) pafajsin time përball sulmeve si ato qi ishin rreshtue në padi. Dyshimet mbi mue peshojshin aq randë si nji stuhi, kur, disa javë ma vonë kremtuem në kolegjë festën e Shën Luigj Gonzagës (21 qershuer 1945). Në meshën solemne, në pranin e krejt studentave naltsova figurën e Shejtit qi kishte shtri energjit e veta në burimet shpirtnore të besimit të tij në Zotin. Disa agjenta civila, të pranishëm në meshë, muerën mjaft shënime të fjalëve të mija. A i mbajtën si fyemje kundër ideologjis marksiste-leniniste? A i quajtën si një prozhmim kundër regjimit? Kurr nuk mujta me e dijtë. Por aty kah ora 9 e së njëjtës mbamje erdh nji tubë ushtarësh t‘armatosun e më mori nga shtëpija; e c‘prej atij casti nuk u ktheva ma në mes bashkvllazënve të mij. Ndër njizet ditët që kaluem ndërmjet të parit e të dytit episod të sipërtreguem, ishte grumbullue nji sasi materiali kundër meje. Por nuk ishte veprimtarija ime qi peshonte në kandar: në gjykim padive do të sillesh krejt procesi e dënimi. Nga ana tjetër, në ndërgjegjen time e para Zotit nuk gjejshem shkak për me e qortue veten gjatë dhetë vjetve të përkushtuem krejtsisht për të mirën e rinis shqiptare.

GJYQI NDAJ AT GARDINIT

Gjatë pyetjeve tregova ndjetin e sinqeriteitn ma të plotë: ndoshta ndokush mundet madje me thanë se ishem gati naiv: Bashkfolsi im, përkundrazi, ishte krejtsisht i bindun se kishte punë me "nji spiju të Vatikanit". Pyetje mbas pyetjesh, tue e ndërrue me aftësi e papritur bisedën, prokurori e përdredhte atë në njiqind mënyra të tjera: futte hollësina të habitshme tue i lidhë me shprehje banale. U pshtjellue e u qetsue kush e di sa herë. Ma në fund, me fraza tinzake, m‘u kërcënue se do të më shtinte n‘aso mundimesh sa me u detyrue me i kërkue si nder të madh me më ra pushkë ballit. Përpara këtyne kërcnimeve më shpëtoi gjuha e thash:"Në se ju do të guxoni me më shkaktue vetëm nji torturë të padrejtë, me siguri do të dali Dikush qi do të ju kërkojë llogari, e do ta pagueni". Mbet si i shtangum e pëshpëriti:"Do të shifemi prap" e më dorzoi rojeve. Në të vërtetë kurrë nuk kam qenë ekspert në politikë. Jam interesue gjithmonë për ngjarjet, tue i vleftësue ashtu si më dukeshin ma mirë në bazë të kritereve personale. Porse, dyshimet, dhelpnit, dredhit me krimet qi shpesh i shoqnojnë nuk kanë ndërhy kurrë në sferën e interesimit tim. Përkundrazi i kam urryer gjithmonë. Ndoshta kjo dukesh nga sjellja ime, nga mënyra e arsyetimit dhe e mprojtjes sime. Fakti asht se as ky oficer, as të tjerë qi më morën në pyetje ma vonë e mbasandej as vetë prokurori nuk ia dolën me zbulue kundër meje nji padi të saktë qi do të mundte arsyetimisht me u paraqit si faj. Por un ishem prift e pra duhesh dhanë nji dënim.


AT GARDINI: PUSHKATIMI I DOM ZADEJËS, SHANTOJËS, ARAPIT E TRACKIT

Në rast se padinat ishin të paqindrueshme, ato duhesh të mvesheshin me petkun e krimit! Edhe përpara dënimit tim, e për arsyena qi regjimi shqiptar kurr nuk ia ka shpallë publikut, kah fundi i ‘44-it ase në fillim të ‘45 -ës qe pushkatue në Sheldi, Dom Ndre Zadeja, studjoz në za, në famullin e tij në rrethet e Shkodrës. Afërsisht po n‘at kohë në Tiranë qe pushkatue Dom Lazër Shantoja, mbas torturave të tmerrshme. Po në Tiranë në muejt e parë të 1946-ës qe pushkatue franceskani At Anton Harapi bashkë me nji rradhë ministrash të shtetit, sepse kishte ba pjesë në qeverin e imponueme nga forcat gjermane të pushtimit. E më 1944-ën kishte vdekë në konop prifti Alfons Tracki, për të vetmin faj se ishte i kombsis gjermane. Por tue u kthye te procesi im, më bjen ndërmend se aty kah gjysa e muejit gusht të 1945-ës filloi me funksionue i ashtuquejtuni "gjyq i popullit". Deri n‘at cast proceset u zhvillojshin, si t‘i thomi, me dyer të mbylluna, porse populli ishte i ftuem vetëm për t‘u gjetë aty në dënimet me vdekje të vendosuna shpejt e shpejt. Ishte periudha në të cilën duhesh t‘u zbatonte dënimi sa më shpejt kundra krejt "kriminelave e trathtarëve". Shpesh herë n‘agim të dritës u ndigjonte krisma e mitralozave e mandej plumbat e fundit. Ma vonë mbi murret e qytetit shpalleshin emnat e të pushkatuemve.

PSE U ARRESTUA AT GARDINI

Me arrestimin e dënimin me burg, cashtja ime mund të quhesh e kryeme. Por unë nuk ishem i vetmi qi rash për pakujdesi në kurthën e "pushtetit të popullit". Un bajshem pjesë në nji bashkësi të madhe qi mbarshtronte grupe të mëdha institutesh. Shoqnija e Jezuitve atëhere drejtonte Seminarin Papnuer, Kolegjën Saverjane, jetimoren, shtypshkrojën me dy revista; nji grup jezuitësh gjatë dimnit kujdesesh për të mirën shpirtnore të malsorve, tue pajtue gjaqet ase hakmarrjet; mandej drejtonte nji rradhë veprimtarish t‘Aksjonit Katolik. Misjoni i Jezuitve në Shqipni përmblidhte nji kompleks t‘organizuem mjaft mirë qi jo pa arsye mbahesh si nji pararoje e krishtenimit në nji vend kryesisht musliman. Simbas mentalitetit të njerzve të regjimit të ri, selija e veprave të ndryshme të jezuitve ishte njifarë krahu i gjatë i Vatikanit, njifarë kështjelle e shikueme me dyshim e madje edhe me frigë. Qyshse trupat partizane të clirimit kishin zavendsue ato gjermane (nanduer 1944), veprat e misjonit qenë shkas hetimesh rrajsore; ma se njiherë gjatë kontrollimeve cdo gja u suell posht e përpjetë e u shqyrtue me kujdes se mos po gjejshin ndonji shkak të mjaftueshëm për t‘i dhanë zjarr nji sulmi qi do të conte n‘ajr gjithcka. Në shekujt e histories së tyne kundër jezuitve nuk kanë mungue kurr shpifje, edhe shnderuese, paragjykime, e Shqipnija nuk bante nji përjashtim: shprallime qarkullojshin edhe ma parë; por ndër vjetët për të cilët po flitet, kishte ndërhy edhe ndonji spijunllëk ase tradhti "miqsh". Megjithatë kurrgja konkrete ase e vërtetë nuk kishte dalë në shesh.

KËSHILLAT E AT GJON FAUSTIT

Mbas arrestimit tim e dënimit me burg, bashksija jetonte si pa frymë e me parandjenjën e afrimit të nji stuhije. Krejt rinija e kolegjës ishte e prekun. At Gjon Fausti, qi kishte detyrën e nënprovincjalit, kur i kallxova se cka kishte ndodhë në konferencën e famshme, më pat thanë: "Duhesh të kishe qenë ma i matun! Por ti je vetëm i pari; nuk do të vonojë me ardhë edhe ora jonë. Jemi në duert e Perendis!". Përpara e mbrapa dënimit tim ndonji bashkvlla vinte me më vizitue në burg; porse biseda zhvillohesh gjithonë në pranin e nji roje të gatshme me diktue cdo shej ase shprehje, qi mund të na merrte në qafë. Nga shkaku i rrethanave, rasa ime nuk kishte ngatrrue bashkvllazën të tjerë të mij ase ente katolike. Për tashti ishem vetëm nji subjekt i padishruem mbi të cilin pushteti kishte mujtë me vu dorë me njifarë përligjsimi. Kjo mund të quhet si nji gja e vogël, por gjithmonë nji hap i parë qi ma vonë do të mundte me cue te qëllimi i dishruem. Në burg ishem natyrisht në padijeni të plotë se cka u ndodhte bashkvllazënve të mij jezuitë. Kah gjysa e dhetorit 1945 kuptova fluturimthi nga buzët e njenit qi kishte ardhë me më vizitue: "Xhakojt arrestue!" Mbeta si të më kishte ra rrfeja e i kapërthyem prej pikllimi, sepse ato fjalë posa të pëshpërituna lijshin me kuptue shum gjana. Tue e vu veten në rrezik, nënprovincjali At Fausti erdhi me më vizitue për Krishtlindje. N‘at rast ai vërtetoi lajmin, tue dhanë nji shej ftyre: "Në duert e Zotit:" Ajo qe hera e fundit qi e pash e i fola. At muej të dhetorit ishin caktue zgjedhjet për krijimin e Frontit Populluer. Në qytet forcat kundërshtare të regjimit kishin vendosë msheftas me e njoftue popullsin mbi vështrimin qi kishte ajo votë, randsin e saj e rrjedhimet qi mund të ndodhshin. U dukte se deri n‘at cast fuqinë në dorë e kishin trupat e clirimit, formue me elementa të cdo besimi fetar e politik, qi ishin bashkue me dëbue pushtuesit e vëndit. Në të vërtetë Fuqitë e Armatosuna ishin të kontrollueme nga komunistat, e zgjedhjet synojshin vetëm me i dhanë njifarë pamje ligjore atyne qi e kishin marrë pushtetin e dojshin me e ruejtë vetëm për vete. Kaq asht e vërtetë sa kur, ma vonë, u mundue me organizue kuadrot drejtuese, zanat e qindresës, qi me cdo të drejtë urojshin nji qeveri koalicjoni, së pakut me socialistët, u vunë në heshtje e mandej qenë shtypë. Asht e dijtun se në kët klimë ato zgjedhje nuk do të mundeshin me u zhvillue në mënyrë me të vërtetë të lirë. Qysh me kohë ishte parapa sekuestrimi i tipografive, ciklostileve, rezervave të letrës, maqinave të shkrimit, e gjithckahes qi mund të bahesh vegël e propagandës. Edhe në shtëpin e jezuitve u sekuestuen krejt mjetet e tilla. HEDHJA E

TRAKTEVE ANTIKOMUNISTE

Megjithatë, disa seminarista ia kishin dalë me gjetë, në sekretin ma të madh, disa pjesë të nji ciklostili të vjetër e me e ba në njifarë mënyre me punue. Pa dijeni t‘eprorve e dakord me disa elementa të qytetit, me at vegël fillestare, natën, shumzuen fletushka e i përhapën nga pak gjithkah. Policija qi nuk flinte, ndaloi nji djalosh të ngarkuem për shpërndamje e me të rrahuna, ia duel me zbulue prejardhjen e atyne fletëve. Kështu ata mrrijtën ke xhakojt e seminarit tonë. Katër u arrestuen. Tue i nënshtrue torturave të ndryshme, policija synonte me i shtrëngue me pohue se organizatorët e atij komploti antiqeveritar ishin eprorët e jezuitve. Por, me gjith shtrëngimet, premtimet, torturat, seminaristat mbetën të patundshëm në pohimin se përgjigjsija ishte krejt e vetëm e tyne. Me gjithë këtë dy etnit, Fausti e Dajani, u arrestuen njisoj. Nënshtrue keqpërdorimeve, për krejt muejin e kallnorit e të frorit mbetën të mbyllun ndër nevojtore grafullue me ndyetsina, pa u ballafaque kurr me seminaristët. Asnji za, bile as prej njerzve miq të parties, qi ishin në favor të etënve, nuk u ndigjue. Advokati Dhimitër, i mbajtun si juristi ma i mirë shqiptar, u përpoq t‘i mprojë tue theksue: "Do t‘i bani vetëm martijës në rast se i dënoni", por atë e fishkulluen. Gjithcka ishte sajue, e në gjyq prokurori kërkoi dënimin me vdekje për seminaristët e burgun e përjetshëm për të dy etnit. Ky vendim qe ndryshue nga gjyqi i naltë qi tetë ditë mbrapa dekretoi: dënim me vdekje për dy etnit e nji seminarist, burgim të përjetshëm për të tjerët. Për gjashtë ditë me rradhë të pandehunit të lidhun dy nga dy e me At Faustin vetëm në krye, shkojshin në gjyq e parakalojshin ndërmjet dy anësh të popullit qi bërtitte: "Me vdekje trathtarët", tue hjedhë pështyma e shpoti sidomos kah "kryetari i cetës" qi ecte i kthjellët si nji "krisht i shkretë". Në mëngjesin e pushkatimit, tue dalë nga qelit me dritë qiriu e gjatë kalimit, ishte pikërisht ai, "kryetari i cetës" që u drejtue me fjalë ngushlluese shokëve për falje e shpresë për të gjith: "Po shkojmë te shtëpija e Zotit!". Besoj e më bjen mirë në mend: ishte 4 mars 1946. N‘agim u ndigjue nji krizëm tmeruese e mitralozave. Kufomat qenë hjedhë në nji vorr të përbashkët mbas mureve të vorrezave katolike të Shkodrës. Kah ora nandë po e atij mëngjesi, dera e shpellës ku ishem ndry me priftën të tjerë, u hap e në valë të dritës qi hyni njofta fytyrat e dishprueme të tre seminaristave qi kishin mbetë gjallë. Me pushkatimin e etënve Fausti e Dajani, vepra e jezuitve në Shqipni, e ndërtueme me durim gjatë krejt shekullit të fundit, mori grushtin shkatrrimtar. Nuk ishte cudi qi, sado në kundërshtim të përgjithshëm e të mjerë, e ende në mungesë të disa degëve, prapsepra gjithnduershmenija ndërtuese, në të cilën ishte zhvillue vepra e jezuitve me ngulmenin e njerzve të vendosun të fortë e gjallnikë, mund t‘epte përshtypjen e nji "kështjelle". Përkundrazi pushtuesit e rij me fare pak përjashtime, kishin nji kulturë thuajase të kufizueme. Nji antagonizëm i tillë padyshim mund të shkaktonte nji ndjenjë të fortë frige. Ishte mjaft logjike pra se qysh nga fillimi do t‘u mendonte seriozisht për zhdukjen e kësaj kështjelle. E tashti "kështjella" mund të quhesh e pushtueme: veprimtarit e ndryshme pezullue, shkollat mbyllë, mjetet si tipografija, biblioteka, muzeu e laboratori i fizikës shtetzue, seminaristat dërgue nëpër shtëpijat e tyne, jezuitët shqiptarë shpërnda e ata italjanë riatdhesue. Ishte një operacjon i përkryem me të vërtetë në mënyrë të vendosun e rrajsore.

EKZEKUTIMI I KLERIKËVE TË FAMSHËM

Partija komuniste shqiptare e dinte mirë se ndër pozitat doktrinore të Kishës e të vetat nuk mund të kishte marrveshje. Nga ana tjetër n‘ato fillesa, përpara se ta futshin krejt gjendjen në dorë, nuk ishte i udhës një sulm ball për ball. Nuk mund të lihej mbas odre se nji numër i mirë katolikësh, dashje ase padashje tashtima ishin inkuadrue n‘ushtrinë e rregullt. Mandej zona malore, tue fillue nga liqeni i Shkodrës mbi nji vijë qi mrrinte deri në kufijt e Dibrës, gati nji e treta e Shqipnis, ishte në shumicë e banueme nga katolikë, e ende jo mirë e kontrollueme nga fuqit qeveritare. Nga nji cast në tjetrin kjo zonë mund t‘u shndërronte në nji qendër kundërshtare. Prandej shpalljet e përhapuna në vend nga organet qendrore e sigurojshin ende lirin e fes. N‘ato shpallje u theksonte edhe se "tradhtarët e anmiqt e popullit" duhet t‘ishin të kujdesshëm ndaj "drejtsis popullore". Por kush ishin ata se? Në cfarë pikëpamje e pse quheshin ashtu? Filluen me qarkullue fjalë për njerz të vumë qysh me kohë në nji listë të "të zhdukunve" e tash të pushkatuem. Në Shkodër, gati në kufi me Jugosllavin, menjiherë mbas hymjes së trupave partizane, u folte për arrestimin e disa priftënve e për pushkatime në masë. "Ishin tradhtarë", por m‘anë tjetër u tha se nuk u donte n‘asnji mënyrë me e sulmue Kishën. Kështu u zhdukën Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Dom Alfons Tracki, Dom Nikollë Gazulli, Dom Pjetër Cuni e disa franceskaj. Duket se autoriteteve të Kishës katolike iu ba nji grishje nga Qeveria komuniste, por në të vërtetë nuk u mrrijt n‘asgja. Nji përgjegje e asnjanshme e Kishës qi ndoshta tingllnte si nji "jo" për nji bashkëpunim të drejtpërdrejt- a mos qe interpretue si nji shej anmiqsije? Nuk mundem me e pohue me siguri, por në fakt shtrëngata qi qysh prej kohe shkonte tue u dendsue përfundoi tue shpërthye egërsisht si nji duhi. HUMBJA E

IMZOT THACIT DHE KRERËVE TË TJERË KATOLIKË

Tashma, ndërmjet mbarimit të 1945-ës e marsit të 1946-ës qenë shkatrrue jezuitët e veprat e tyne, si kam tregue ma sipër. Në maj po të njëjtit vjet 1946, i ndrydhon nga ngjarjet u shue argjipeshkvi metropolit i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaci. Kështu Kisha e Shqipnis humbi njenin prej barijve ma të përkryem. Delegati apostolic, Imzot Giovanni B. Nigris, mbas kthimit të tij nga nji udhtim në Romë qe deklarue "person i padishruem" e qe dëbue. Argjipeshkvi i Durrësit, franceskani Imzot Vincenc Prenushi, mekesh në burgjet e qytetit të vet ku mbaroi jetën më 1949. Ipeshkvi i Pultit, franceskani Imzot Bernardin Shllaku, ishte tue ba burg në Shkodër me të dënuemit ordinerë, sepse i ishin gjetë në shtëpi disa kile misri "jashtë ligje". Nga Kisha shqiptare, tashma e thërmueme, kishin mbetë ende për t‘u rrenue dy elemente për deri në zhdukjen e saj të plotë: bashkësija e franceskajve me veprat e drejtueme prej tyne e njisit e mbetuna t‘ipeshkvis të përbame nga Imzot Frano Gjini, ipeshkëv i Lezhës e Imzot Gjergj Volaj, ipeshkëv i Sapës në Zadrimë. Prandej përpjekjet e qeverisë së Tiranës u përqindruen kundër ktyne objektivave. Në fillim të 1947-ës, qenë arrestue e mandej pushkatue provincjali i franceskajve, At Mati Prendushi e guardjani i kuvendit At Ciprian Nika. Ata qenë paditë se kishin mjaftë armë të mshehuna në kuvendin e tyne të Gjuhadolit, qi ishte shtëpija amë e franceskajve. Pasunit e Urdhnit qenë konfiskue. Ma vonë do të mirret vesh se armët, për shkak të të cilave u pushkatuen, qenë mshehë në kuvend nga vetë agjentat e policis gjatë një kontrollimi. Këtë do t‘a deklaronte para gjyqit nji agjent qi kishte humbë besimin e parties. Ky ishte Pjerin Kqira e për at deklaratë atij iu desht me përballue dënimin me vdekje. Në të njëjtin vjet 1947, afër Pashkëve, mbas torturave të pabesueshme, qenë dënue me vdekje e pushkatue dy ipeshkvit qi kishin mbetë bashkë me Dom Nikollë Dedën. E lista do të mundte me u zgjat tragjikisht me priftën diocezanë e rregulltarë qi un pata njoftë personalisht, e të cilët u pushkatuen ase vdiqën nën tortura, ase si rrjedhim i mundimeve të psueme. Ishim rreth njizet priftën në burgun e vjetër të Shkodrës e kishim mjaft kohë me ba së bashku lista emnash e grimca informatash. Bajshim llogari të gjata e t‘imta rreth atyne qi sigurisht kishin vdekë e t‘atyne qi mund të vdiqshin nga nji cast në tjetrin

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:18 pm

Ja si ia prenë kokën babait tim, kapiten Gjelosh Lulit"

Dashnor Kaloçi

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua në shpellën ku streohej në zonën e Kastratit dhe mbeti i ngrirë në dëborë. Pas shumë kërkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, të cilat ia prenë kokën dhe trupin e tij e lanë mbi dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Më pas kokën e tij ata e morën me vete dhe sollën në Koplik, ku thirrrën disa fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për: Gazetën", është 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit të famshëm Gjelosh Lulit, nipit të heroit të Deçiqit, Dedë Gjon Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionalistë të Malsisë së Madhe, i cili u masakrua në mnëyrën më barbare nga forcat komuniste në fundin e dhjetorit të vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila është e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse e masakruaun komunistët kufomën e tij?

Gjeloshi, nipi i Dedë Gjon Lulit

Gjelosh Luli u lind në vitin 1912 të në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokë Luli, ishte kushëri i parë me djalin e Dedë Gjon Lulit, por e e gjithë familja e tyre jetonte bashkë në një kullë atje në fshatin Traboin. Që kur ishte fare i vogël, Gjelosh Lulin, e përkundi në djep, Nora e Hotit, "Heroina e Popullit", të cilën Dedë Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedë Gjon Lulit, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë në Luftën e Deçiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin së bashku më babanë e tij. Përveç këtyre burrave që kanë lënë emër të madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenë tepër i njohur edhe Luc Nishi, nip i kësaj shtëpie, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Gjatë asaj beteje të madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit të artilerisë serbe dhe trupi i tij u bë copa copa. Aty nga viti 1913 kur u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe fshati Traboin mbeti nën juridiksionin e Malit të Zi, si shumë familje të tjera të atij fshati, edhe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në një fushë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite ajo fushë afër fshatit Shtoj, njihet me emërin: Hoti i Ri. Që nga ajo kohë e në vazhdim familja e madhe e Dedë Gjon Lulit ka jetuar në atë fshat, kurse shtëpitë e tyre përtej kufirit në Traboin, mbetën të shkreta pa njeri. Në atë familje të madhe që u vendos në Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait të Gjeloshit, i cili kishte gjashtë fëmijë: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinën dhe Nocën. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumë nga regjimi zogist, për arsye se ai ishte nip i heroit të madh, Dedë Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, përveç djalit të madh Pjetrit i cili qëndroi me prindërit e tij në shtëpi, tre djemtë e tjerë të Gjokës, Gjeloshi, Rroku e Noli, përfituan bursa shtetërore nga qeveritë e Monarkisë dhe studjuan në universitetet e akademitë e Italisë. Ndërsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan në shkollat dhe akademitë ushtarake, Rroku u diplomua në degën e Ekonomisë në një nga universitetet e Italisë.

Në Akademinë e Torinos

Gjelosh Luli nuk ishte më shumë se shtatë vjeç kur erdhi në qytetin e Shkodrës dhe filloi mësimet e para të shkollës fillore. Pas kësaj ai ndoqi mësimet e gjimnazit klasik pranë Konviktit "Malet Tona" të atij qyteti, ku u dallua si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Lidhur me këtë, e bija e tij, 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) dëshmon: "Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, përfitoi një bursë shtetërore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi për të ndjekur studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Torinos në Itali. Në atë akademi ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në degën e Artilerisë dhe pas mbarimit të saj bëri edhe një vit tjetër specializim në kursin e Aplikacionit. Në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua në një nga repartet e Regjimentit të Artilerisë në qytetin e Tiranës ku iu dha edhe grada e togerit. Përveçse profesionit të tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate të larta, babai në atë kohë ishte i dhënë shumë edhe pas shkrimeve publicstike dhe gjuhëve të huaja, duke zotëruar shumë mirë italishten, frëngjishten e gjermanishten. Pasi shërbeu për disa vjet në Regjimentin e Artilerisë në Tiranë, Gjeloshi u transferua pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës, duke u caktuar përsëri në një repart artilerie. Në vitin 1936 teksa babai shërbente si oficer në qytetin e Shkodrës, u martua me nënën tonë. Elenën, e cila ishte bijë e familjes së njohur Mirakaj nga rrethi i Pukës. Në atë kohë që u bë martesa, nëna jonë sapo kishte mbaruar gjimnazin pranë Institutit Femëror "Nana Mbretë-reshë" në qytetin e Tiranës, ku ishte diplomuar me rezultate shumë të larta. Gjatë atyre viteve që babai shërbeu si ushtarak në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe gradën e Kapitenit të Parë, ai gjithshtu dha edhe mësim si pedagog i gjuhëve të huaja në gjimnazin klasik të Shkodrës. Që nga ajo kohë babai filloi të botonte vazhdimisht shkrime të ndryshme në shtypin e kohës, e kryesisht në revistën "Hylli i Dritës" të cilën ai e kishte shumë për zemër. Ndërsa babai ishte i dhënë pas shkrimeve publicistike, nëna jonë, Elena, shkruante vazhdimisht poezi të cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumë mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi në shtëpinë tonë. Po kështu që në ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anë të shkrimeve të ndryshme që botonte në shtypin e kohës dhe ajo gjë njihej mirë prej të gjithëve në qytetin e Shkodrës", dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj Gjelosh Lulin, të cilit Mbreti Zog i dha mundësinë e shkollimit në Itali, për arsye se ishte nip i Dedë Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistëve të Malsisë së Madhe

Pushtimi i Shqipëria nga Italia fashiste në prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer në Regjimentin e Artilerisë të qytetit të Shkodrës. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe ai e kundërshtoi pushtimin fashist, por në vitin 1940 kur iu bë thirrje të gjithë ish-ushtarakëve të Monarkisë së Zogut, që të riktheheshin në Ushtrinë Kombëtare, edhe ai u kthye dhe u emërua përsëri në Regjimentin e Artilerisë ku kishte shërbyer vite më parë. Lidhur me veprimtarinë e Gjelosh Lulit gjatë viteve të pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftës, e bija e tij. Izabela Luli dëshmon: "Në vitet e para të pushtimit, babai, nuk u përzie fare me punët e politikës por vazhdoi të shërbente siu ushtarak i Artilerisë dhe herë pas here vazhdoi të shkruante shkrime letrare e historike në revistën "Hylli i Dritës"e në ndonjë gazetë tjetër të asaj kohë. Asokohe familja jonë banonte në Lagjen "Badra" të Shkodrës, ku pas motrës së madhe Klarës që kishte lindur në vitin 1938, në vitin 1942, aty u linda dhe unë. Në atë kohë babai ynë njihej si nacionalist i flaktë e antikomunist i vendosur dhe të tillë e kishte edhe rrethin e tij shoqëror, ku përveçse me shumë intelektualë të njohur të qytetit, ai kishte shoqëri e miqësi të ngushtë edhe me oficerët: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtën e Gaspër Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli në mal dhe u zgjodh me detyrën e Komandantit të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qëndroi maleve me armë në dorë deri në mbarimin e Luftës dhe në nëtorin e vitit 1944, ai së bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit që komandonin, shkuan në qyetezën e Koplikut dhe bënë një kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatë atij takimi, Gjeloshi mbajti një fjalim ku midis të tjerash iu drejtua të gjithë popullit që ishte atje duke iu thënë: "Lufta ka mbaruar dhe komunistët e kanë fituar atë, prandaj ju shkoni nëpër shtëpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndërsa unë po largohem e do të vazhdoj rrugën që kam nis". Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malësorët e asaj krahine, sepse më pas ai doli në mal në arrati", dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj kapiten Gjelosh Lulin, që në atë kohë ishte komandant i Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.

Tre vjet i arratisur nëpër male

Që nga nëntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrës, ai doli në arrati dhe qëndroi i fshehur nëpër male, për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik. Lidhur me këtë dhe peripecitë e familjes, pas arratisjes së tij, e bija Izabela dëshmon: "Pas arratisjes së babait, nëna. Elena, me mua dhe motrën Klarën, (që në atë kohë ishim shumë të vogla) nuk patëm fatin të qëndronim shumë në shtëpinë tonë, sepse që në janarin e vitit 1945 ne na internuan në Katër Rrugët e Shijakut. Në momentin që po na nxirrnin nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me të madhe duke kërkuar një fustan të bukur që ia kishte sjellë babai nga Italia. Në atë kohë njeri nga ushtarët që po kontrollonin shtëpinë, doli në dritare dhe pasi pyeti nënën se kë fustën kërkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atë nga dritarja, e motra pushoi së qari. Në Shijak ne na lanë në një stallë dhe më pas na internuan përsëri në Kalanë e Beratit dhe në qytezën e Kuçovës. Në atë kohë që ne ishim të internuar atje, babai qëndronte i fshehur nëpër male, së bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit të Lleshit, babai qëndroi vetëm me mikun e tij të ngushtë, (probatinin) Marash Dodën nga Kastrati, duke u strehuar ndër miqtë e tij në atë krahinë. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbëdhjetë burra të Hotit shkuan në Kastrat dhe morën takim me parinë e asaj krahine, duke iu thënë: "Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se është marre për ne që ai streohet këtu në Kastrat dhe jo në Hot, që është dhe vëndlindja e tij". Pas kësaj kërkese, paria e Kastratit iu përgjigj burrave të Hotit duke iu thënë: "Po edhe ne me bukë e kemi mbajt Gjelosh Lulin". Kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtën të strehuar edhe për shumë kohë në atë krahinë. Kur u dha një amnisti nga qeveria komuniste e Tiranës, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodën, që të dorzohej dhe vetë qëndroi përsëri i fshehur në një shpellë në Kastrat. Nga viti 1945 deri në vitin 1947, atë e strehuan dy familje, nga kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj. Ndërsa këtej kufirit ai ka qëndruar i fshehur tek dy vëllezërit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur në atë krahinë shkonin forcat të shumta komuniste për kontroll, babanë e kalonin matënë kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin përsëri këtej kufirit. Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, por babai mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit, Kola bërtiti që ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vëndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndërsa Kola bërtiste nga dhimbjet, vëllai i tij, Marku, që ishte i lidhur në një trung lisi aty pranë, i bënte me shenjë që të mos tregonte. Pasi e zgjidhën, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nëpër male pa ua treguar vëndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi që të shpëtonte prej tyre, duke u arratisur nga një shtëpi ku ata shkuan për të kaluar natën. Pas kësaj Kola mundi që të arratisej nga Shqipëria, ndërsa të vëllanë e tij, Markun, e burgosën me dënime të gjata. Pas kësaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua në Kastrat, ( i mbajtur në vig nga fshataërt pasi i kishin ngrirë këmbët) ku në dhjetorin e vitit 1947 atë e rrethuan dy herë Forcat e Ndjekjes. Në rrethimin e dytë ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirë në dëborë ku dhe e gjetën të vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetën në dëborë, ata ia prenë kokën Gjeloshit dhe trupin e tij e lanë aty në dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Kokën e tij ata e sollën në qëndrën e Malsisë së Madhe, në Koplik, dhe aty mblodhën shumë fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin, nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti një çoban i atyre anëve, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vëndin. Në atë kohë ne na hoqën nga internimi e na kthyen në Shkodër dhe nga ajo gjë ne e morëm me mënd se babanë e kishin vrarë, sepse ishte si rregull që kur vritej një njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Në Shkodër ne na morën në shtëpinë e tyre, Nora e Hotit me Katrinën, vajzën e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës së regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes së babait, fatkeqësitë tona nuk mbaruan, sepse në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: "Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit". Deri në vitin 1991, ne nuk e mësuam dot të vërtetën e zhdukjes së babait, sepse për atë thuheshin shumë legjenda dhe çobani që e varrosi trupin e tij pa kokë, nuk ia tregoi asnjeriu deri në shëmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dërgoi fjalë që të shkonim aty për të marrë eshtrat e babit tonë, por kur shkuam ne, ai kishte një muaj që kishte vdekur. Pas shumë kërkimesh, ne i gjetëm eshtrat e babait pa kokë dhe pas një ceremonie që bëmë në fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollëm në varret e Rrmajt të qytetit të Shkodrës ku prehen e dhe sot", e përfundon rrëfimin e saj Izabela Luli, për babanë e saj, kapitenin e famshëm, Gjelosh Luli, të cilin komunistët e masakruan në mënyrën më barbare, duke i prerë kokën në natën e vitit të ri të vitit 1947.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:18 pm

“Jeta e fshehur e Enver Hoxhës – Kush ishte Qemal Stafa e si u vrà e kush e spiunoi”



Enver Hoxha ishte tashmë një komedian i sprovuar, aq më tepër që kishte dhe natyrë prej komediani, kështu që nuk e kishte të vështirë ta luante rolin e të pikëlluarit. Por vrasësi i vërtetë i Qemal Stafës ishte ai vetë. Për shtëpinë ku u rrethua Qemal Stafa Nasho Jorgaqi, në monografinë e tij për Qemal Stafën, të botuar kur Enver Hoxha ishte në pushtet, thotë, duke u mbështetur në kujtimet e bashkëkohësve komunistë:
Ishte një nga ato bazat e reja që qenë marrë pas zbulimit të bazave të vjetra. Por si bazë e re ishte akoma e paprovuar mirë. Veç kësaj ajo ndodhej përballë kazermave të artilerisë së ushtrisë italiane, në një vend të zhveshur, aq sa nga dritaret e saj të përparme mund të shihje me sy deri rruga e Dibrës lart… Qemali vinte për herë të parë në këtë bazë… Aty gjeti një shok të Komitetit Qendror dhe tri vajza.

Si rrinte Qemal Stafa në një bazë kaq të papërshtashme? Kuptohet se këtë e bënte për arsye se kishte garanci nga OVRA! Shoku tjetër që u gjend i rrethuar bashkë me Qemal Stafën ishte Kristo Themelko, anëtar i Komitetit Qendror të PKSH, i ngarkuar për çështjet ushtarake, ndryshe «Shule», siç quhej për shkak të origjinës sllavo-maqedone. Fashistët kishin kapur kështu në çark me një goditje një gjah të çmuar, gati një të tretën e Komitetit Qendror (forumi më i lartë drejtues i PKSH, se Byroja Politike nuk qe krijuar ende) prej 7 vetësh të PKSH. Por Themelko, që dukej se ishte gjithashtu njeriu i OVRA, nuk u duhej fashistëve. Atyre u duhej vetëm Qemal Stafa. Në librin e Nasho Jorgaqit, ngjarja përshkruhet sipas dëshmive:

të dy ilegalët u larguan disa hapa nga shtëpia, po ndërsa shoku i Qemalit hyri në një hendek më të djathtë të shtëpisë, nga ku kish mundësi të luftonte e të mbrohej, Qemali qendroi, duke u angazhuar në luftë me armiqtë, për të siguruar tërheqjen e shokut… Pasi hodhi edhe bombën e dytë, nisi të vraponte nëpër kopshtin e gjelbëruar dhe doli në fushë të hapur.

Në fakt Qemali qëndroi për mos të rrezikuar veten, siç është udhëzimi për agjentët e infiltruar në lëvizje subversive kur bien në prita të tilla. Qemali mendonte se kjo ishte një një goditje e rastësishme dhe ai qendroi pas që të dorëzohej, me mendimin se, kur ta kapnin, OVRA do ta shpëtonte. Por OVRA e kishte shitur. Për fatin e keq të Qemalit, fashistët që e kishin rrethuar atë nuk ishin aq naivë sa ata që shkuan të arrestojnë Enver Hoxhën dhe që nuk kishin rrethuar ndërtesën. Qemal Stafën e prisnin armët e fashistëve edhe kur doli nga dera e pasme. Qemal Stafa u vra nga padronët e tij dhe ironikisht njeriu i cili e kërkoi kokën e tij, Enver Hoxha, kur erdhi në pushtet e bëri ditën e vrasjes së Qemalit ditën e përkujtimit të gjithë dëshmorëve.

Qemal Stafa u bë i famshëm në Shqipëri dhe jashtë saj si komunist i vendosur dhe i deklaruar publikisht, kur në 4 shkurt 1939, deklaroi para gjykatës speciale për krime politike në Tiranë, ku kishte dalë si i pandehur në atë që u njoh si gjyqi i komunistëve (i pari gjyq i këtij lloji që mbahej në Shqipëri):
Akuzat që më atribuohen figurojnë të gjitha ndër procese të cilat i pranoj dhe deklaroj se jam komunist i bindur, komunizmi ka me e shpëtue gjendjen e sodshme.
Në 1936 Qemal Stafa, për shkak se një vit më parë i kishte vdekur i ati, shkoi me banim në Tiranë, së bashku me familjen, ku vazhdoi shkollën në gjimnazin shtetëror të kryeqytetit, ku u pranua pavarësisht incidentit që pati në Shkodër. Në Gjimnazin e Tiranës ai vazhdoi veprimtarinë revolucionare, duke u lidhur me degën e Grupit komunist të Shkodrës, atje. Në verën e vitit 1938, në kohën që Qemal Stafa mbaroi shkollën e mesme dhe po bënte përpjekje për të siguruar një bursë për studime të larta jashtë vendit, në Shqipëri filluan arrestimet masive të komunistëve.

Italisë fashiste të Musolinit i duhej një lëvizje komuniste në Shqipëri, në thelb po për ato arsye që i duhej Zogut. Musolini donte t’ u thoshte fuqive perëndimore se në Shqipëri ekzistonte një rrezik komunist dhe se Italia ishte bastioni kundër tij. Pra, lëvizja komuniste në Shqipëri bëhej pjesë raison d’ etre të fashizmit, rrezikut komunist ndërkombëtar. Gjithashtu, italianëve u duhej një lëvizje komuniste në Shqipëri, e toleruar deri në një përmasë diskrete, për t’ i mbajtur shtresat e larta dhe të mesme, si dhe intelektualët antikomunistë shqiptarë të lidhur pas Italisë fashiste, të cilën do ta shikonin si mbrojtëse të Shqipërisë nga komunizmi.
Regjimi fashist në Shqipëri i joshi komunistët me poste dhe benefice, dhe këta të fundit e bënë «Paktin Molotov-Ribentrop» para se ta bënin Moska dhe Berlini. Enver Hoxha mori një lejë për tregëti cigaresh me shumicë, gjë që në atë kohë ishte një gjë mjaft fitimprurërëse dhe quhej si privilegj i madh, se duhani ishte monopol i shtetit.

Qemal Stafa nuk bëri përjashtim nga prirja e komunistëve për bashkëpunim me regjimin fashist. Në monografinë e Nasho Jorgaqit thuhet:
Vetë Xhovani Xhiro, organizator i rinisë fashiste, u përpoq ta afronte Qemalin. Në rrugë të tërthorta e të drejtpërdrejta, ai i ofroi pozita shtetërore të rëndësishme, por Qemali nuk pranoi kurrsesi. Ai refuzoi çdo lloj nëpunësie në aparatin shtetëror të pushtuesve.

Qemal Stafa atëherë donte para së gjithash që t’ i jepej e drejta për të vazhduar shkollën e lartë që e pati ndërprerë pas arrestimit. Për këtë ai flirtoi me fashistët. Nasho Jorgaqi shkruan:
Sa për të mos ndenjur pa punë, po më shumë që të njihej nga afër e të blente prej tyre, Qemali u dha për një kohë mësime të gjuhës shqipe disa aviatorëve italianë.
Nashoja i «Mërgatës së qyqeve» duhet ta dijë se po të përdorim logjikën e Manush Kelmendit, këtu del saktë se Qemali ka punuar përkthyes i ushtarakëve italianë, se pilotëve italianë nuk u duhej që të mësonin shqip, kur ishin shqiptarët ata që mësonin italisht. Kështu del se Qemali ishte njeriu i OVRA, shërbimit sekret fashist, se vetëm një njeri i tillë mund të kishte privilegjin të punonte përkthyes me aviatorët italianë. Dhe për të fituar dashamirësinë e fashistëve Qemali arriti deri atje sa të botonte shkrime në gazetën «Fashizmi», organ i Partisë Fashiste Shqiptare, anëtar i së cilës duket se u bë. Nasho Jorgaqi shkruan:
Atëherë u gjet një ish-bashkënxënës i Qemalit i viteve të Shkodrës, agjent i fashistëve, Lazër Radi, të cilit i kishin mbetur disa shkrime nga koha e gjimnazit të Shkodrës dhe ndërmjet tyre skica letrare «Rreze frëngjijash». Skicën Lazër Radi e botoi arbitrarisht në fletushkën «Fashizmi». Ky ishte një incident që e revoltoi pa masë Qemalin, sepse dukej haptazi qëllimi mashtronjës i fashistëve.

Kjo është si ato përrallat e atij personazhit të «Mërgatës së qyqeve», të marrit Daut, në kafenenë e mërgatës, se kurrkush nuk e beson që Lazër Radi na paska ruajtur një shkrim të Qemalit që nga vitet e Gjimnazit dhe e paska botuar pa lejen e këtij të fundit! Dhe për më tepër kur pas botimit në gazetën «Fashizmi» Qemalit iu dha e drejta të rifillonte studimet në Itali me bursën e regjimit fashist. Nasho Jorgaqi për këtë thotë:
Një vit më parë Qemali ishte regjistruar në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Firences. Në rrethet komuniste në muajt e parë të pushtimit fashist diskutohej çështja, nëse duhej të vinin shokët për studime në Itali. Lufta kundër fashizmit akoma nuk kish marrë forma të organizuara… Grupi i Shkodrës dha orientime që shokët të shkonin për studime në Itali… Ata jo vetëm do të pajiseshin me kulturë e do të fitonin horizont, po vajtja atje po të shfrytëzohej si duhet, do t’ i shërbente njohjes në vend të fashizmit. Si pasojë, ata do të dinin ta demaskonin e ta luftonin më mirë armikun në atdhe.
Bukur! Por duket se komunistët kështu po i merrnin për idiotë fashistët! Se si do ta toleronte fashizmi këtë komunist të deklaruar, që të vinte edhe në universitetet e Italisë dhe të bënte subversion?! Dhe përse në Shqipëri komunistët nuk fillonin luftën e organizuar në vitin 1939? Se atëherë u bë Pakti Molotov-Ribentrop, pas të cilit komunistëve në gjithë botën, duke përfshirë dhe Shqipërinë, u erdhi urdhëri nga Moska që të ndërprisnin çdo veprim, qoftë edhe verbal kundër fashizmit. Kështu Qemali në shtator 1939 shkon në Itali për studime. Nasho Jorgaqi shkruan:

Fashistët i nxorrën mjaft pengesa. Bile nuk donin ta linin për të kaluarën e tij si komunist, por duke mos pasur fakte të reja, u detyruan t’ i jepnin pasaportën.
Shumë indulgjentë këta fashistët me komunistin e deklaruar Qemal Stafa! Ashtu si Sigurimin i Shtetit me atë personazhin e Nasho Jorgaqit, Manush Kelmendin, alias Isuf Mullai. Dhe kjo në kohën që shqiptarë të tjerë jokomunistë, por antifashistë ishin duke i internuar në ishujt e Italisë, duke përfshirë dhe komunistë të padëgjueshëm ndaj Moskës si Zai Fundo. Nasho Jorgaqi nuk thotë se me ç’ pare shkoi Qemali për studime në Itali kur në shtëpi kishte vetëm nënën e ve, që jetonte me qera, dhe nuk kishte pasuri. Duket qartë se shkoi me paret e fashizmit. Në 17 maj 1941 Policia e Tiranës do t’ i kumtonte Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për Qemal Stafën:
Studenti universitar në objekt, banues këtu, është aktualisht në Firence për arsye studimi, i shënuar në Rubrikën e Kufirit me masën paraprake: «Të ndiqet dhe të survejohet» Nga Komanda e Grupit Ç.RR e Tiranës iu sinjalizua Kuesturës Mbretërore të Firences si komunist, që rezulton i përfshirë në listën e personave të rrezikshëm që burgosen në rrethana të caktuara.
Me këto të dhëna Qemal Stafa minimalisht duhej të ishte internuar në ndonjë ishull në Itali dhe jo të lejohej të shkonte për studime në Firence. Nasho Jorgaqi në librin e vet për Qemal Stafën shkruan:
kuestori italian i Tiranës, B. Skaminaci, kur i bie në dorë shkresa që bën fjalë për të drejtën që i është dhënë Qemalit të ndjekë studimet në Itali, shënon mbi të jo pa nervozizëm me laps të kuq: Dhe dërgojmë për studime një element të kësaj natyre?

Pyetja e oficerit italian të policisë mund të kishte një përgjigje racionale vetëm nëse Qemal Stafa ishte agjent i shërbimit sekret italian dhe se në Itali shkoi për studime për shpërblim dhe me mision.. Në një dokument të Luogotenencës (Mëkëmbësisë), autoritetit më të lartë shtetëror italian në Shqipëri, të 22 prillit 1940 thuhet:
Në Luogotenencën e Përgjithshme referohet nga rrugë e besuar, se studenti shqiptar pranë Universitetit Mbretëror të Firences, Qemal Stafa, që ka ardhur para pak ditësh në Shqipëri, ishte bërë nxitësi ndërmjet kolegëve të tij në Firence, për formimin e një bërthame komuniste në opozitë të plotë me regjimin.
Pra, duket qartë se Qemal Stafa në Firence po bënte agjentin-provokator për të zbuluar rrethet studentore komuniste. E megjithatë, edhe pas kësaj nuk urdhërohet arrestimi i Qemal Stafës. Duket qartë se atë e mbronte OVRA, policia sekrete politike fashiste. Në 29 mars 1940, oficeri i lartë i policisë në Shqipëri, italiani A. La Verde raportonte për Qemal Stafën:
I sipërpërmenduri, sikurse më është thënë, është akuzuar tri herë si komunist dhe më 1939, përpara gjykatës (e ka fjalën për gjyqin e shkurtit 1939- K.M.), së cilës i ishte kaluar, kishte deklaruar hapur se ishte komunist. Për këtë motiv u arrestua dhe pastaj u internua.

E megjithatë Qemal Stafa vazhdonte të shijonte Firencen si student në një fakultet të pëlqyer ku edhe bashkëmoshatarët italianë ëndërronin të studionin. Që Qemal Stafa ishte agjent i shërbimit sekret fashist, kjo u kuptua kur në nëntor 1940, me fillimin e Luftës Italo-Greke, ai u arrestua në Itali dhe u çua para Gjykatës Speciale të Romës, si njeri emri i të cilit ishte në listat e njerëzve të rrezikshëm. Por nuk u burgos dhe as u internua, se e mbrojti OVRA. Qemal Stafa u lirua dhe vazhdoi studimet. Urdhëri për arrestimin e Qemal Stafës doli vetëm në fund të tetorit 1941:
Me urdhër nga Roma i kërkohet Tiranës arrestimi i Qemal Stafës. Me teleks nr 71. 12739.3406 të datës 17 tetor, Ministria e Brendshme në Romë urdhëroi arrestimin e Qemal Stafës.
Derisa urdhëri për arrestimin e Qemal Stafës vjen nga Roma, kuptohet se ky njeri ishte jashtë juridiksionit të autoriteteve të Mbretërisë Shqiptare dhe këtë status Qemalit mund t’ ia jepte vetëm OVRA. Arrestimi i tij është urdhëruar në tetor 1941, se atëherë ishte koha kur po themelohej PKSH, dhe italianët donin që t’ i rrisnin reputacionin Qemal Stafës, në mënyrë që ky të ngjitej sa më lart në hierarkinë komuniste dhe ta kontrollonte atë për llogari të tyre.

Në 2 nëntor 1941, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë u drejtohet kuesturave të Tiranës dhe Elbasanit, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Qemal Stafës:
Lutemi të bëni urgjentisht arrestimin dhe bastisjen e banesës së komunistit Stafa Qemal të Hasanit.
Në 3 nëntor 1941 Kuestura e Tiranës njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Qemal Stafa nuk gjendet dhe se kërkimet për të dolën të pafrutshme në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit. Kuptohet se kjo ishte një lojë që bëhej për të rritur reputacionin e Qemal Stafës mes komunistëve, duke qenë se fotografia dhe emri i Qemal Stafës do të publikoheshin gjithandej dhe ai kështu do të bëhej i famshëm si i kërkuar. Për të tjerat e mbronte OVRA. Në 16 nëntor 1941 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Tiranë njofton kuesturën e Romës se:
Qemal Stafa dalë nga Shqipëria direkt për në Itali, nuk rezulton më i rikthyer as me rrugë ajrore, as me rrugë detare. Duke menduar megjithatë se ndërkohë ndodhet në Itali, lutemi t’ u ipni instruksione organeve kompetente për ndalim.

Vetëm një njeri që kishte mbrojtjen e OVRA-s mund të hynte, në atë kohë, nga Italia në Shqipëri në atë kohë, pa u marrë vesh nga policia. Gjashtë muaj pasi u shpall në kërkim, Qemal Stafa do të vritej nga policia. Me sa duket tashmë OVRA kishte zgjedhur midis Enver Hoxhës dhe Qemal Stafës sa i përket liderit të lëvizjes komuniste dhe zgjedhja ra mbi Enver Hoxhën. Që ky i fundit ishte njeriu i OVRA, kjo kuptohet nga ajo që thotë në kujtimet e veta «Kur lindi Partia», se kur karabinierët erdhën ta arrestojnë në dyqanin «Flora» në 29 tetor 1941, të nesërmen e demonstratës, dhe disa ditë para themelimit të PKSH, ata shkuan tek banaku dhe pyetën Enver Hoxhën ku është Enver Hoxha, ndërsa ky i fundit u tha se po shkonte ta njoftonte dhe, duke thirrur emrin e vet doli nga dera e pasme dhe u largua! Kaq naivë të ishin treguar në rastin e Enver Hoxhës këta karabinierët, të cilët kur shkonin të kapnin komunistët e tjerë rrethonin shtëpinë dhe nuk u ikte dot njeri nga dera e pasme. Qemal Stafa tentoi ta bënte këtë gjë pa sukses disa muaj më pas kur u rrethua. Është e qartë se loja e arrestimit të Enver Hoxhës u bë për të rritur reputacionin e tij, në prag të themelimit të PKSH. Enver Hoxha u kërkoi italianëve t’ ia hiqnin qafe rivalin Qemal Stafa dhe ata e gjetën konvenuese ta bëjnë këtë.
Vrasja e Qemal Stafës koincidon jo rastësisht me periudhën e fillimit të spastrimeve në parti.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:18 pm

Dosja e Diktaturës, zbulohet e vërteta e armëve nëpër kisha



Mbi bazën e dokument eve të arkivit del e qartë dëshmia e sinqertë e At Çiprian Nikës: “Armët nuk i kam pas vetë. Ishin disa mbeturina të lëna nga gjermanët kohë më parë, që kur ishin strehuar dhe kishin banuar në seminarin tonë”. I shkreti At Çipriani, mendonte se bëhej fjalë për 3-4 mbeturina rrangallë të mbetura si trofe pas ikjes së gjermanëve, dhe me sinqeritet e thoshte edhe atë, pa e ditur se do të dilte në fotografi pranë një mori pushkësh fare të reja, që ishin futur një mëngjes në atë kuvend e në atë kishë. “Njeriu e ka për detyrë të thotë gjithmonë të vërtetën, por jo të thotë gjithë të vërtetat”, – porosit Aristoteli, por ishte koha e Lilo Zenelëve, dhe jo e Aristotelëve. “Gjithë arkivin me vlerë historike e futëm në dy koshunj të mëdhenj, - dëshmon at Zef Pllumi. - Ishte një pasuri e pamasë dokumentesh të Rilindjes Kombëtare, si dhe shkrimet, letrat, kujtimet e dorëshkrimet e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, imzot Doçit, imzot Bumçit etj. Ishin dhe dokumentet e Gjeçovit, fondi i Fishtës etj. Dorëshkrimet përgjithësisht i sistemuam në valixhe metalike, që kishin qenë dikur arka municioni dhe ishin lënë bosh nga gjermanët, sepse ishin të përshtatshme kundër lagështirës. E ironia e dhimbshme konsistonte në faktin se në libra, revista dhe ekspozita nxirrnin fotografitë tona para atyre arkave të shoqëruar me nënshkrimin: ‘Ja municioni i fshehur në kishë, në ato arka që me shkrimet e tyre gjermanisht kishin diçka të tillë lidhur me municionin...’

Natyrisht, ishte kjo një djallëzi ‘e vogël’ e Sigurimit, e vështirë për ta kuptuar cilido”. “Ka qenë një vepër e shëmtuar, që na ka kushtuar shumë, - dëshmon at Leon Kabashi. - Më duket, urdhri kishte ardhur nga Tirana. Punonjësit e Sigurimit të Shkodrës u futën nga oborri i gjimnazit të françeskanëve, u lidhën me një student (Xhakua) dhe me ndihmëskuzhinierin, të cilëve me sa duket i kishin thënë që më parë se kleri ka mbaruar, ndërsa ju do të shpërbleheni. At Aleks Baçli, që kishte parë lëvizjet e dyshimta, ndenji gjithë natën nën mbikëqyrje (në sakristi) dhe mundi të shohë hyrjet e daljet e asaj nate në kishë, por ngaqë ishte mjaft larg dhe errësirë, nuk mundi të dallojë saktësisht se çfarë po bëhej aty”. “Në të dalë të dritës, - tregon at Zef Pllumi, - forcat e Sigurimit shpërthyen brutalisht kuvendin, mblodhën gjithë fretërit, organizuan atë ‘kontrollin e imët’ deri ndër altare, dhe në njërin prej tyre gjetën me shumicë armë...” I nxorën gjithë fretërit në oborr, shumica përfunduan në pranga, shuplakë e pështymë, shkelma e sharje, çka s’ishte parë asnjëherë në asnjë vend të botës. Kuvendi ishte shkelë në atë mënyrë, sa banorët përreth s’e harrojnë ende sot. S’vonuan shumë dhe ia behën të ftuarit dhe autoritetet. U gjendën menjëherë prezent telekamerat jugosllave për të dokumentuar këtë ngjarje, zjarri i së cilës sapo ishte vënë. E përballë kësaj të vërtete, ja se si bëhej propaganda: “Armët e shumta dhe të llojeve të ndryshme që u gjetën të fshehura në seminar, kuvend e institucione të tjera, - pohon provinciali françeskan Mati Prendushi, - ne i ruanim me shumë kujdes.

Depot me armë, një pjesë të pushkëve, të mitralozëve, të bombave dhe mortajave e municionin përkatës, ne i patëm marrë nga ushtria italiane”. (Rakip Beqja, f. 72). Në altarin e zemrës së Krishtit, në ish-kishën françeskane Shkodër, sipër dhe në fund të tij janë fshehur armë lufte (fishekë, mitraloza e bomba ), për t’u përdorur kundër pushtetit popullor. (Idem. f.80). “Në altarin e Shën Ndout, në kishën françeskane u gjetën armë brezi. Disa ditë më vonë, edhe në kishën e madhe në Shkodër u gjetën armë lufte të markës gjermane dhe arka me municion”, - thuhet në një vend tjetër. “Më 16 dhjetor 1946, seksioni i Sigurimit të Shtetit zbuloi në abacinë e Mirditës, brenda në kishë e në qelë, armë e materiale të tjera komprometuese”, - njofton përgjegjësi i Sigurimit të Mirditës, togeri Bardhok Biba. “Më 1946 u zbuluan me shumicë armë lufte, pushkë, bomba e mitraloza të fshehura nga klerikët në arqipeshkvinë e Shkodrës... Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomës së tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armëve të fshehura, që kleri katolik kishte marrë nga gjermanët”, - thuhej në një vend tjetër. E përballë kësaj propagande që bëhej në opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar, si mund të zbulohej e vërteta, kur dëshmitar i vetëm ishte Zoti e frat (vëlla) Ndou, portieri i kishës? Ai nuk pranoi të dorëzojë çelësat e të hapë portën për të futur armët e reja e pa pluhur, pushkët e gjata e mauzeret e llustrosura, rreth orës 4.30 të mëngjesit të asaj dite të zezë. Për këtë veprim, e masakruan si mos më keq! “Ishim te burgu i Ulqinakut, - kujton Terezina Zorba. - Natën erdhën e morën At Mati Prendushin. Të nesërmen na tregoi se bashkë me At Pal Dodën, Donat Kurtin e Çiprian Nikën, ata i çuan në kishën e françeskanëve, hapën elterin e Shna Ndout, u vunë pushkë e mitraloza në krahë dhe i fotografuan disa herë”.

Gjithçka, pra, ishte organizuar e përgatitur si s’ka më mirë. Regjisorët kishin qëlluar specialistë të përkryer... Ishin nga ata që pyesnin: “Kako si ti Pope...”, e që drejtonin këtë lojë të dhimbshme. Por, tani le të kthehemi për disa çaste tek përgjigjja që i kishte ardhur lutjes së imzot Gjinit: Ja shkresa e fundit: Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje: 1. Mons. Frano Gjini 2. P. Mati Prendushi 3. D. Nikollë Deda, të gjithë nga Shkodra u ekzekutuan më datën 11.3.1948, në orën 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë: - Rroftë Krishti mbret, Feja katolike dhe katolikët në botë. Rroftë Papa! Gjaku dhe trupi jem mbeten këtu, por shpirti dhe zemra është te Papa! Rroftë Shqipnia! Mons. Frano Gjini - Jam i pafajshëm; po vdes në krye të detyrës t’eme. Rroftë Krishti mbret! Rroftë Papa! Rroftë Kisha Katolike! Rroftë Shqipnia! Ja baj hallall gjyqit dhe atyne që do të shtinë mbi trupat tonë të pafajshëm. P. Mati Prendushi. - Rroftë Shqipnia! Po vritem në punën time! Rroftë Krishti mbret! Rroftë populli shqiptar! Mons. Nikollë Deda. P/ Kryetarin e Gjykatës Kapiten I, Misto Bllaci (Arkivi i Ministrisë së Rendit). 11 mars 1948, ora 5 e mëngjesit... Burgu i fretërve ka lëvizje e zhurmë më shumë se asnjëherë tjetër... Hekura duarsh e shula dyersh, zhurmë makinash e trokitje çizmesh përbëjnë sfondin e atij mëngjesi të vrenjtur... Te vendi tashmë tradicional i pushkatimeve janë rreshtuar 16 vetë, ndër ta 4 janë klerikët më në zë, imzot Gjini e Deda, at Prendushi e Nikaj... 12 të tjerët janë qytetarë që nga gjyqet e mëparshme, janë dënuar për kryengritjen e Postribës: Abdulla Kazazi e Guljelm Suma, Xhelal Hardolli e Bilbil Hajni, Fahri Rusi e Caf Dragusha, Cin Sereqi e Dulo Kali, Kol Prela e Pjetër Pali, Paulin Pali e Murat Haxhia.

Pra, drejtësia e historia i është borxh edhe atyre për të provuar përfundimisht të vërtetën e për të zbuluar pafajësinë e tyre. Ata janë intelektualë e inxhinierë, avokatë e deputetë, por mbi të gjitha, janë patriotë e martirë të demokracisë shqiptare. Një shi i imët i shtohej atij sfondi vajtues në orët e para të mëngjesit... Ashtu flokëthinjur, të lidhur pranë njëri-tjetrit, klerikë, myslimanë e të krishterë qëndrojnë para një grope të madhe që ngjason me një gojë të hapur e gatshme për t’i përpirë. Një heshtje si vetë vendi në të cilin ndodheshin, varret ...... -AKTI I DYTË- ZBULOHET E VËRTETA Të vërtetën e dinte vetëm Zoti e frat Ndou, portieri, të cilit i kishin kërkuar çelësat... por tashti edhe ai nuk mund të fliste, sepse e kishin çuar edhe atë tek Zoti... Çfarë mund t’i ketë mbetur pa thënë kësaj drame të përgjakshme? Nuk kanë kaluar as katër muaj nga pushkatimi, dhe një valë e re arrestimesh shpërthen sërish në Shkodër, e bujshme dhe tepër e veçantë për llojin e saj. E veçanta konsistonte te të arrestuarit. Është një grup tashmë të rinjsh, 20-25 vjeçarë, tre nga të cilët janë jo vetëm anëtarë partie, por edhe punonjës të Sigurimit të Shtetit. Më 28 korrik 1948 do të arrestohen: 1. Pjerin Kçira - 25 vjeç, anëtar partie, aspirant në seksionin e sigurimit Shkodër, korrespondent i “Zërit të popullit”. 2. Gjovalin Mazreku - 20 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër. 3. Lin Çollaku- 23 vjeç, anëtar partie, kapter në seksionin e sigurimit, Shkodër. 4. Zef Bardhoku - 24 vjeç, anëtar partie, nëpunës. 5. Nush Simoni - 22 vjeç, nëpunës banke. Edhe për ta - rituali i zakonshëm. Po cila ishte akuza? Natyrisht, do të bëhej shpejt e shpejt edhe për ta një...

Procesverbal Prokuroria ushtarake e Tiranës me funksion në Shkodër, me Aktakuzën e saj datë 26.5.1949 i sjell për gjykim kësaj gjykate çështjen penale për të pandehurit Pjerin Kçira... me shokë se: - Kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar në mbledhje të fshehta. - Kanë bërë agjitacion e propagande me gojë e me shtyp. - Kanë marrë vendime që të kryejnë atentate kundër funksionarëve të partisë e të pushtetit dhe kanë kërkuar të bëjnë atentat kundër një anëtari të sigurimit, por që nuk e kanë kryer nga frika se mos diktoheshin... etj. Kur u formua dhe çfarë ishte ky grup? Mbi bazën e dokumenteve rezulton që grupi u krijua më 18 korrik 1948, dhe se në një mbledhje të rregullt me votime kanë zgjedhur kryetar Pjerin Kçirën. “Koçi Xoxe nuk ka dominuar mbi sekretarin e parë të partisë, E. Hoxhën, prandaj ky i fundit është fajtor e përgjegjës për gjithçka që po ndodhte në Shqipëri”. Ishte ky mendimi i anëtarëve të këtij grupi në atë periudhë të turbullt, kur një “tradhti” zbulohej në Shqipëri e që me vonë (3 mars 1949) u hiqej mandati edhe vetë Koçi Xoxes e Pandi Kristos (Arkivi i Kuvendit Popullor). Pra, veprimtaria e grupit rezulton të jetë zbuluar në krye të dhjetë ditëve... Të ishte një armiqësi apo truk që organizonte Sigurimi, i cili nuk kursente as edhe shërbëtorët e vet kur duheshin zhdukur gjurmët?... Dhe, hetimet do të zgjasin njëmbëdhjetë muaj, e natyrisht edhe torturat me devocion të posaçëm po i realizonin Ali Xhunga, Kasem Troshani e shumë të tjerë, që deri dje kishin qenë shokë të tyre... Madje, gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit akuzojnë për këto tortura dhe të mësipërmit detyrohen të vijnë dhe të dëshmojnë në gjyq siç e ka kërkuar mbrojtja. Por natyrisht, as që mund të ndodhte ndryshe. U provua “katërcipërisht” se deklaratat e të pandehurve ishin marrë “pa asnjë detyrim e presion”...

Akuzohen gjithashtu për atentate që kishin dashur të bënin kundër Abaz Lazes, Lilo Zenelit, Ali Begut etj. Dhe... një procesverbal tjetër: “Sot, më datën 28.5.1949 trupi gjykues, i përbërë nga kapiten i parë, Vangjel Kocani, kryetar, dhe toger Haxhi Beqiri e kapter Ali Tirana, anëtarë, me prokuror, kapiten i parë, Harito Nashin, hapin gjyqin kundër të pandehurve...” ...për të arritur kështu në pretencën e prokurorit që dënon Pjerin Kçirën e Nush Simonin me 20 vjet, Zef Bardhokun me 15 vjet, Gjovalin Mazrekun me 13 vjet e Lin Çollakun me 8 vjet. Të nesërmen, më 11.6.1949, pas mbrojtjes formale, gjykata vendos për Pjerin Kçirën dënim me vdekje, me pushkatim e gjithçka merr fund. Kjo, së paku zyrtarisht në bazë të dokumenteve të arkivuara. Pjerin Kçira dërgohet tek Zalli i Kirit e pushkatohet, siç ishin pushkatuar shumë të tjerë para tij e siç do të pushkatoheshin edhe shumë të tjerë pas tij. Ku qëndron e veçanta? Fatkeqësisht, dokumentet e arkivit nuk na ndihmojnë... Ato ose janë zhdukur, ose me qëllim janë ndryshuar që të mos përmendet fare ai sekret që lidh bashkë këto dy akte të kësaj drame të përgjakshme. Ndoshta e veçanta kishte filluar që më herët... Ajo kishte filluar që atëherë kur Pjerin Kçira, nga A-P kthehej në a-p po me një ndryshim tepër të madh... Pra, nga anëtar partie, në armik i popullit. Dikur, anëtar partie me privilegje e favore. Dikur, aspirant i sigurimit të shtetit e përgjegjës i burgut të kishës. Dikur, hetues i At Mark Harapit, dom Anton Muzajt e sa e sa të tjerëve. Dikur, i njohur e i fuqishëm me miq e shokë, oficerë e hetues të sigurimit. E tashti, përsëri a-p, por me vulën e zezë si armik i popullit.

Pra, antipod i asaj çka kishte qenë dikur; nga persekutor, në i persekutuar e kaq menjëherë e papritmas... Për hir të së vërtetës duhet pohuar që të rinjtë kishin qëlluar trima dhe realizuan një gjyq që do të kujtohej për shumë kohë për llojin e vet. Të 16 seancat do të vazhdonin njëra pas tjetrës, për të arritur në pikën kulmore, kur kryetari i gjykatës do t’i mbyllë gojën Pjerin Kçirës. Ai, për të pastruar ndërgjegjen, nxjerr një sekret që e digjte prej kohësh, por që do të binte si bombë mbi trupin gjykues e mbi të gjithë sallën: “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë, duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret... Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E. Hoxhës, ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!”. Natyrisht, kjo shokoi plotësisht kryetarin e trupit gjykues, që deri atëherë me zor po e mbante veten e po zotëronte situatën. Nuk kishte rrugë tjetër. Seanca duhej të mbyllej. - Neve që kishim radhën të gjykoheshim mbas Pjerinit, - dëshmon Ernest Përdoda, - gjyqi do të na bëhej me dyer të mbyllura... Deklarata e tij për futjen e armëve në kishë i kishte futur frikën... - Pjerini ka qenë nxënësi im, - dëshmon at Leon Kabashi. - Në vitin 1947, ndërsa torturohesha nga Anesti Kopali për të vërtetuar akuzat e paqena mbi armët, isha i lidhur për shtyllë pa hangër, pa pirë e pa fjetë. E pranë meje kalon Pjerini, të cilit iu drejtova me fjalët: “A ky është komunizmi i vërtetë, me zhdukë të pafajshmit”? Ai më hodhi një vështrim dhe iku pa folë asnjë fjalë. Mbas pak erdhi roja me pak ujë e ushqim dhe më zgjidhi...

Munda të kuptoj që ai diçka ishte rrezikuar. Me fjalën e fundit ai nxori në dritë të vërtetën e madhe se, armët i kishte futur vetë sigurimi dhe për këtë u pushkatua duke u bërë martir i së vërtetës...” Ndërsa bashkëvuajtësi i qelisë, zoti Ahmet Bushati kujton çastet e fundit: -Erdhën duke kënduar himnin kombëtar e menjëherë sapo e futën në birucë, me sinjalin që kishim filloi menjëherë të më tregojë për qëndrimin e tij dhe vendimin e gjyqit... U përpoqa t’i mbush mendjen se nuk mund ta pushkatojnë, por ai fare i qetë m’u përgjigj: - Jo, jo! Që do të më pushkatojnë atë e di mirë, jam i sigurt, sepse i kam dekonspiruar aty ku atyre u djeg më fort, por unë e bana timen. - Të nesërmen ne u ndamë se Pjerinin e çuan në Burgun e Gestapos. - Ishte viti 1949, - kujton ish-i burgosuri Gjon Ljarja. Gjendesha i arrestuar në burgun e sigurimit, të quajtur Burgu i Gestapos. Tek një birucë-nevojtore, ku zakonisht ndrynin të dënuarit me vdekje, ato ditë kishin futur të dënuarin me pushkatim Pjerin Kçira...Një paradite dëgjova që u hapën hekurat e dyert dhe dikush u fut tek ai e sapo u largua, Pjerini filloi të këndojë me zë të lartë: “Por si fleta e ejllit të Zotit” e këngë të tjera patriotike... Nga darka mundi të më tregojë se i kishin komunikuar pushkatimin e se në drekë ishte takuar edhe me nënën dhe të fejuarën për të fundit herë para pushkatimit. -Deshëm t’i japin shpresë, - vazhdon një tjetër dëshmitar, - duke i thënë se kemi ndërhyrë te Tuk Jakova e se do t’i falej jeta, por përsëri jo! - Gjithçka ka marrë fund! - ishte përgjigjja e Pjerinit, - veç ju lutem më sillni një prift që të rrëfehem për të fundit herë. E nëse nuk do ta lejojnë si prift, le të maskohet e të veshet si fshatar e të vijë tek unë, se e pres patjetër për rrëfimin e fundit”. Më tej zoti Gjon Ljarja vazhdon: -Rreth orës 22 dëgjuam sërish zhurmë çelësash e dyersh, na e mori mendja. Pjerini filloi të thërrasë me zë të lartë: “Lamtumirë, ma bani hallall shokë!” E kështu, doli në oborr ndërsa zhurma e motorit të një makine që u nis përfshiu gjithçka. Pastaj, prapë heshtje varri... Shënim: Pjesa e mësipërme është përzgjedhur nga botimi i ri i dr.Pjetër Pepës, “Dosja e diktaturës”

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:19 pm

MARTIRËT E DEMOKRACISË


Ata ranë dymbëdhjetë vjet më parë. Ranë ashtu si bien burrat, me kokat lart dhe besim në idealet e tyre. Ata i vrau dora e zezë e krimit, dora e pasardhësve të atyre që kishin vrarë dhe burgosur prindërit e tyre, dora e ish sigurimit të shtetit e rivendosur përsëri në pushtet, ndonse me emër tjetër, atë të partisë socialiste, të asaj partie që gatoi tmerret e vitit 1997 dhe uzurpoi pushtetin, duke përmbysur me forcë fitoret demokratike të arritura deri atëhere në vendin tonë.

Tre ditë tmerri dhe terrori. Tre ditë të zeza për popullin shqiptar që, për fat të keq, akoma nuk janë zbardhur, megjithse kanë kaluar dymbëdhjetë vjet. Tre ditë prove për drejtësinë shqiptare për të treguar efikasitetin e saj.

12 shtator 1998. Pabesia vret "Heroin e Demokracisë", të paharruarin Azem Hajdari, simbolin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ishte vrasja e shekullit. Partia Demokratike i demaskoi menjëherë vrasësit, por organet qeveritare e bënë veshin e shurdhër, se ishin vetë ata që e kishin përgatitur këtë komplot.

Në këto ditë ne e shohim përsëri atë si para dymbëdhjetë viteve. E shohim madhështor në krye të studentëve të Tiranës, për të rrëzuar sistemin e urryer që sundoi për gati një gjysëm shekulli në vendin tonë,. E shohim në krye të Partisë Demokratike, si kryetarin e parë të saj. E shohim në rrjedhën e atyre ngjarjeve të paharruara të viteve 1991-1997, si një pishtar që ndriçonte për të ndritur rrugën e demokracisë. Por me një madhështi më të madhe do ta shohim pas ngjarjeve tragjike të atij viti të zymtë 1997. Do ta shohim madhështor të endet nga një qytet në tjetrin për t’i treguar njerëzve se Partia Demokratike vazhdonte të jetonte dhe të luftonte për rivendosjen e demokracisë së përdhunuar. Një gjë e tillë nuk kishte se si të mos binte në sy të kriminelëve të kuq që i ngritën disa kurthe dhe prita. Të gjithë kujtojmë ngjarjet e Tropojës, Milotit dhe sidomos atë të parlamentit, ku plumbat e një vegle qorre të sigurimit e plagosën rëndë. Të gjithë kemi parasysh figurën e tij heroike në parlamentin shqiptar, pas daljes nga spitali, me duart e kryqëzuara lart ku, pa iu dridhur qerpiku, u çirrte maskën mafiozëve, autorëve kryesorë të masakrës së vitit 1997. Ndaj e vranë. E vranë pabesisht ashtu siç ishin mësuar prej kohësh, ashtu siç kishin vrarë prej kohësh.

Së bashku me Azemin vritet edhe besniku i tij, Besim Çera. Besimi ra për të mbrojtur mikun e tij Azemin. Ranë që të dy njeri pranë tjetrit, të lidhur pazgjidhmërisht edhe në vdekje. Familjes Çera, një familje fisnike nga Dibra, nuk i kishin mjaftuar përndjekjet e të atit, malësorit të urtë dhe të ndershëm Xhemal Çera, Nuk i kishin mjaftuar kaq vite vuajtje të pashembullta nën rregjimin diktatorial ku, megjithë varfërinë e tejskajshme, asnjë herë nuk e ulën kokën, por qëndruan gjithmonë ashtu siç i ka hije një malësori dhe familje krenare. Ajo duhej goditur atje ku i dhimbte më tepër. Dhe ky ishte Besimi i mirë, i urtë dhe besnik deri në vdekje. Kjo ishte tradita e trashëguar nga prindërit dhe krahina e tij e nderuar. Dhe ai dijti t’i ruajë ato me nder. Ai u vra se i përkiste një familje tradicionalisht të lidhur me Mbretin Zog dhe Partine Lëvizja e Legalitetit dhe kjo parti, së bashku me atë të Ballit Kombëtar, ishin dy forcat lëvizëse që kërkonin ta çonin Shqipërinë drejt Europës, qëllim që mundi të realizohej vetëm pas vitit 1990. Së bashku me ta plagoset rëndë edhe Zenel Neza. Kujdesja e mjekve dhe mrekullia hyjnore, mundën ta kthejnë përsëri në jetë.

13 shtator 1998. Tirana zjente. Revolta popullore për vrasjen mizore shfaqej nëpërmjet manifestimit paqësor të popullit të Tiranës, nëpër rrugët e kryeqytetit. Me këtë manifestim ata donin që t’i jepej fund njëherë e mirë vrasjeve barbare që kishin filluar në vendin tonë, nën ombrellën qeveritare. Manifestuesit as nuk dogjën dhe as nuk vranë, as hapën depot e armatimit dhe as rrëmbyen armët, siç kishin vepruar komunistët një vit më parë. Megjithatë u vranë. U vranë se ishin demokratë. U vranë se ishin të përndjekur politik nga diktatura. Në këtë manifestim paqësor, krahas dhjetra të plagosurve, qëllohet për vdekje nacionalisti i shquar Skënder Kalenja, biri i ballistit të njohur Rakip Kalenjës, oficer madhor që kish mbaruar studimet e larta në Torino të Italisë, vrarë edhe ky nga forcat komuniste në ditët e zeza të nëntorit të vitit 1944. Vrasja e Skënderit u krye me snajper nga godina e kryeministrisë. Ishte një vrasje e paramenduar. Pasi kishin vrarë disa nga krerët e asaj organizate atdhetare, që për parrullë kishin: "Puna jonë në robëri është lufta. Lufta jonë në liri është puna", filluan të vrasin edhe bijtë e tyre. I vetmi dëshmitar i saj ishte demokrati Adem Shehu, që e priti në krahët e tij dhe e ndihmoi për ta çuar sa më parë në spital, ku ndërroi jetë.

14 shtator 1998. Zhvillohej ceremonia e varrimit të martirëve. Pas mbarimit të mitingut të përmortshëm, turma drejtohet me arkivolët drejt kryeministrisë, shkaktares së kësaj masakre. Përsëri krisma, përsëri të vrarë dhe të plagosur. Në rrugë kundër popullsisë çfaqen edhe tanket. Popullsisë nuk i mbetet tjetër veçse të ngrihet në revoltë. Por thirrja e burrave të urtë të kombit, që nuk donin më të derdhej gjak, që donin që gjithçka të zgjidhej me ndihmën e arsyes, e qetësuan turmën e irrituar.

Mbrëmja e asaj dite. Ora 20.oo. Adem Shehu, i këputur nga lodhja po kthehej në shtëpi. Por gjaksorët nuk mund të harronin që ai ishte dëshmitari i vetëm që kishte parë kush e kishte vrarë Skënder Kalenjën. Jo më shumë se dhjetë metra larg Ministrisë së Rendit, tre plumba kriminelësh e qëlluan. Ai u rrëzua për tokë. Ishte vetëm. Askush nuk guxoi t’i afrohej. Ndoshta e lanë ashtu qëllimisht për gati njëzet minuta. Pastaj e shpunë në spital ku ndërroi jetë. Në proces-verbalin e mbajtur me këtë rast shkruhej:


I paidentifikuar. (i biri i Zenel Shehut).


Më poshtë vijojnë firmat e mbajtësve të proces-verbalit. Ajo që të bie në sy menjëherë është se, kur personi ishte i paidentifikuar, kush ua kishte treguar hartuesve emrin e Zenel Shehut, që ishte babaj i Ademit, i vrarë po nga komunistët në vitin 1948? Gjakpirësit siç duket nuk ishin ngopur me gjakun e të atit, por kërkonin edhe atë të të birit.

Një farsë ishte edhe njoftimi i dhënë nga televizioni publik shqiptar, që u pasua nga televisione dhe gazeta të tjera të majta si televisioni "Arbëria", apo gazeta "Shekulli" dhe revista "Klan". Në këto njoftime thuhej:


Mbrëmë rreth orës 20.oo, gjatë kthimit të Ministrit të Brendshëm Perikli Teta, nga televizioni publik në Ministri, u parandalua një atentat ndaj tij dhe gjatë kryqëzimit të armëve ka mbetur i vrarë atentatori nga breshëritë e plumbave të shoqëruesve të Ministrit.


Një alibi fallso e denjë për një shtet kriminal.

Në morg me Adem Shehun, ishte dhe një kufomë tjetër. Ajo mundi të identifikohej vetëm pas dy ditësh nga e motra. Ishte Isuf Uka nga Macukulli, i biri i Ali Ukës, një i përndjekur politikë nga rregjimi i Enver Hoxhës. Kishte ardhur në Tiranë për të shpërndarë ftesat e dasmës që do të zhvillohej pas një jave. Por nuk mund të mos merrte pjesë në varrimin e martirëve. Dhe u vra. Në Macukull këngët e dasmës u përzjenë me vajin e vdekjes.

Kështu ranë martirët e atyre ditëve të tmerrshme. Ata ndoqën vazhdën e atyre që kishin rënë më parë, por që do të binin edhe më vonë. Vazhdën e Bujar Kaloshit, Lekë Çokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Gëzim Shabanit, Gjergj Mehmetit, Viron Rapajt, Valter Harizit, Kujtim Frangut, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut, Syl Lushajt dhe sa e sa të tjerëve. Që të gjithë demokratë të vendosur dhe pjesa më e madhe e tyre të përndjekur politik. Ata ranë për t’u përjetësuar në këngët dhe historinë e këtij kombi. Ata do të mbeten gjithmonë të pavdekshëm në kujtesën tonë. Por kjo nuk mjafton. Gjaku i tyre sot kërkon drejtësi. Vrasësit dhe urdhëruesit sot enden të lirë rrugëve të vendit apo botës. Disa prej tyre mund të jenë në organet legjislative apo të drejtësisë. Ka ardhur koha e vënies në vend të drejtësisë së vërtetë. Deri më sot për asnjerin nga martirët e mësipërm nuk është zbuluar dora vrastare. Dhe ne na duket sikur nga thellësitë e varreve ku prehen dëgjojmë thirrjen e tyre:


Duam drejtësi!


Ky është amaneti i tyre që ne kërkojmë të realizohet.

I them këto sepse shpesh herë në këto vite tranzicioni jemi ndeshur në fenomene aspak normale që na kanë lënë shije të keqe, për të mos thënë se na kanë fyer rëndë. Nuk ka si të mos e ndjejmë veten të fyer kur një president i djathtë dekoron martirin Havzi Nelaj dhe presidentë të tjerë po të djathtë, dekorojnë vrasësit e tij Fehmi Avdiu dhe Fatmira Laskaj, kur një president i djathtë dekoron intelektualët e njohur Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, ndërsa një tjetër po i djathtë vrasësin, e tyre Skënder Breca, kur një president i djathtë dekoron martirët e Qafës së Barit, dhe një tjetër, gjithashtu i djathtë, vrasësin e tyre Njazi Jaho. Kjo do të thotë të fusësh në një vath si ujkun edhe delen. Nuk mund të mos e ndjejmë veten të fyer kur drejtohemi në ndonjë organ shtetëror legjislativ apo gjyqësor dhe para gjejmë ish hetuesin e periudhës diktatoriale dhe ne jemi të detyruar të kërkojmë drejtësi, pikërisht përpara atij që na i mohoi atë në mënyrën më vulgare vite më parë. Të tilla anomalira mund të ndodhin vetëm në një vend si Shqipëria. Të gjitha këto na bëjnë të besojmë se vendi ynë ndodhet në një gjendje të atillë si ajo e librit të Lewis Carollit, që e kam lexuar në fëmininë time, ku personazhet nuk ishin gjë tjetër veçse figurinat e letrave të bixhozit. Duke paralelizuar me titullin e asaj vepre më duket sikur "Shqipëria ndodhet në botën e çudirave".

Një fushatë e shfrenuar ka shpërthyer në median e majtë për të hymnizuar figurat qëndrore të diktaturës. Nuk ka ditë që të mos lexojmë apo shikojmë të flitet për shkaktarët kryesorë të katastrofës së shekullit të njëzetë duke u munduar t’i veshin ata me petkun e demokratit, sikur në vendin tonë nuk paska ekzistuar diktaturë. Në Germani, për gati tridhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk studiohej fare historia e nazizmit dhe liderët e saj. Kjo bëhej që nga ndërgjegja e popullit gjerman të zhdukej ajo njollë e zezë që e shpuri në buzë të greminës.

Përse të mos bëhet një gjë e tillë edhe në vendin tonë? Le të japim dy shembuj. Para dy vjetësh një television transmetonte një intervistë me ish kriminelin komunist Isuf Mullai. Disa ditë më vonë një television tjetër kishte thirrur kriminelin Mark Dodani.Të dy e kanë ndërgjegjen e tyre të mbushur me gjak shqiptarësh atdhetarë të pafajshëm. A keni dëgjuar ndonjë televizion gjerman të marrë në intervistë ndonjë kriminel lufte? Një gjë e tillë ndodh vetëm në Shqipëri. Do të doja t’u thoja drejtuesve të këtyre televizioneve se paret e fituara me emisione të tilla jo të moralshme, janë helm për ndërgjegjen e tyre.

Të gjitha këto i them me qëllimin e mirë që gjithçka të ndreqet dhe të mos kalojmë nga gabimi në gabim dhe nga faji në faj. Shqipëria ka nevojë për një kambanë alarmi

Pas vdekjes së Krishtit, Shën Pjetri shkoi në Romë për të përhapur doktrinën e krishterë. Rreth vetes filluan të mblidhen gjithmonë e më shumë një numër besimtarësh. Kjo ra në sy të autoriteteve të cilët filluan raprezaljet. Nën këtë presion, Shën Pjetri, në një moment, u thye dhe u largua nga Roma. Por rrugës i shfaqet Krishti që i thotë shprehjen e famshme "Quo Vadis?". (Ku shkon?) Dhe Shën Pjetri u kthye dhe u sakrifikua për Romën.

Mendoj se edhe ne sot duhet të thërrasim me të madhe "Quo Vadis Shqipëri?" Shkëputu përgjithmonë nga kthetrat e komunizmit. Hidhe poshtë të keqen që ke brenda vetes dhe jeto me pjesën tjetër më të mirë. Le të hapen dosjet e kriminelëve dhe shkaktarëve të peridhës diktatoriale dhe të flaken jashtë aparatit shtetëror. Sot jetojmë në demokraci dhe ekonomi tregu. Le të merren me çfarë të duan, por vetëm shtetin duhet ta lenë të pastër. Le të hapen edhe dosjet tona. Ne nuk kemi frikë nga e vërteta. Le të mos vazhdojmë të helmojmë fëmijtë tanë me një histori të falsifikuar që u shkatëron ndërgjegjen. Le të zbatohen të gjitha pikat e rezolutës së parlamentit të Këshillit të Europës dhe parlamentit shqiptar dhe do të shikoni se Shqipëria do të futet me të vërtetë në rrugën e demokracisë, do të futet në gjirin e kombeve perëndimore.

RESHAT KRIPA

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:20 pm

Atyne askush nuk u çoi një kunorë

Nga Daniel Gàzulli

In memoriam
Ia kushtoj Zotni Reshat Kripës, dëshmitar i Kohës së Ferrit


Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e martirëve, të çdo kohe qofshin ata.

Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre, për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ata nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e hidhun.

Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull.

Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmilonëshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje:

1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve të Mbrendëshme.
2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë).
3. Burgu i Prefekturës (kati përdhé).
4. Konvikti “Malet tona”.
5. Burgu i Madh pranë Prefekturës.
6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
7. Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
8. Shtëpia e Ulqinakut.
9. Kuvendi i Motrave Servite.
10. Kisha e Motrave Servite.
11. Shkolla e Çelës.
12. Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci).
13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
15. Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
16. Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër).
17. Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të Jezuitëve (prej nga internonin).
18. Shtëpia e Dr. Karamitrit.
19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
21. Shtëpia e Guljelm Sumës.
22. Shtëpia e Sandër Saraçit.
23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.

Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia Veriperëndimore.

Paraprakisht po sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata atdhetarë.

Mjaftojnë tre të tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të tepërta.
Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)
Dom Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.
Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

Histori barbare që formojnë një enciklopedi tragjike krimesh shqiptare mbi shqiptarë. Prandaj po sjell vetëm emnat. Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne.

Kel Abati,
Shaban Abdullahi,
Dr. lfred Ashiku,
Kolë Ashiku,
At Anton Harapi,
Dul Bajrami,
At Bernardin Llupi,
At Bernardin Palaj,
At Çiprian Nika,
At Daniel Dajani SJ,
At Florian Berisha SJ,
At Gaspër Suma,
At Giovani Fausti SJ,
At Gjon Shllaku,
Pashuk Biba,
Mark Cacaj,
Prekë Cali,
Mark Çuni,
Bardhosh Dani
Simon Darragjati,
Zef Darragjati,
Kolec Deda,
Nikollë Prenk Deda,
Pjetër Shan Deda,

Prof. AntonDeda,
Prof. Simon Deda,
Brahim Derguti
Qemal Draçani
Caf Dragusha
Don A.Sirdani
Dom Alfons Tracki,
Dom Andrea Kalamashi,
Dom Anton Muzaj,
Dom Anton Zogaj,
Dom Dedë Malaj,
Dom Ejëll Deda,

Dom Ejëll Kovaçi,
Dom Kolec Prennushi,
Dom Lazër Jubani,

Dom Lazër Shantoja,
Dom Lec Sahatçija,
Dom Luigj Pici,
Dom Luigj Prendushi,
Dom Marin Shkurti,
Dom Mark Hasi,
Dom MarkXhani,
Dom Ndre Zadêja,
Dom Nikollë Gàzulli,
Dom Nikoll Gjini,
Dom Nikoll Shelqeti,
Dom Nikoll Laskaj,
Dom Pal Gjini,
Dom Pjetër Çuni,
Dom Pjetër Gruda,
Dom Pjetër Tusha,
Dom Shtjefën Kurti,
Dom Zef Maksen,
Fra Gjon Pantalia,
Gaspër Simon Gaspri,
Pjetër Gegë Gurakuqi,
Pjetër Dedë Gjedashi,
Lulash Gjeloshi
Bajraktari i Shoshit,
Ndokë Gjeloshi,
Pjetër Gjoka,
Mark Luc Gjoni,
Mark Gjonmarku
Llesh Gjon Marku (Markagjoni),
Pashko Zef Hoti,
Imz. Ernesto Çoba,
Imz. Frano Gjini,
Imz. Gjergj Volaj,
Imz. Jul Bonatti,
Imz. Nikoll Deda
Imz. Vinçenc Prennushi,
Ndoc Jakova,
Xhelal Hardolli
Prof. Prenkë Kaçinari,
Luigj Gjeto Kastrati,
Dulo Kali
Simon Kraja,
Jup Kazazi
Gjelosh Lulash Bajraktari,
Prof. Gjelosh Lulashi,
Llesh Marashi,
Kolë Margjini,
Angjelina Marku,
Gjush Marku,
Gjergj Martini,
Caf Meti
Frano Pjetër Mirakaj
Pashuk Bib, Mirakaj,
Pal Bib Mirakaj,
Marash Miri,
Mark Miri,
Zef Miri,
Qerim Sadik Myftari
Gjon mark Ndoj,
Mëhill Ndoja,
Gjokë Nikaj,
Dodë Nikolla,
Mark Pali,
Dr. Av. Paulin Pali,
Mark Zef Pali,
Ndue Pali,
Pjetër Prendush Pali,
Prof. Kolë Parubi,
Av. Myzafer Pipa
Prof. Kolë Prela,
Zef Kolë Prela,
Ndrec Prenga,
Ndrekë Puka,
Luigj Radoja
Frida Sadedini
Mark Sadiku,
Ludovik Saraçi,
Cin Serreqi,
Dedë llulash Smajli,
Kolë Sokoli,
Guljelm Suma,
Kolë Nuri Sheldija,
Çezar Shllaku,
Marie Shllaku,
Mark Temali,
Kol Mark Toma,
Maria Tuci,
Pal Thani,
Gjergj Vata (Cukali),
Gjokë Nikoll Voci,
Dedë Mirash Zefi,
Ingj. Ludovik Zojzi,
Maria Zojzi.

E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im. Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue. Ata u flijuen si martirë.

P.S.: Për të dhanat kryesore Asht shfrytëzue libri i Fritz Radovanit “Një monument nën dhe” e me leje të Autorit.

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Mon Apr 11, 2011 6:20 pm

Visar Zhiti: Ja si me kane perndjekur

Visar Zhiti

PJESË MË VETE, NËSE DO TË HAPESHIN DOSJET

Me gjuhën e dokumentit:
Duke qenë se kjo sprovë ka një kushtim, atit, poet i panjohur, aktor i harruar dhe dramaturg i beftë, me një veprimtari të vrullshme në rininë e vet, kur po mbaronte Lufta e II-të Botërore dhe po niste rindërtimi plot me ëndrra dhe shpresë, pikërisht në këtë kohë këtij njeriu i ndërpritet veprimtaria, jeta e vërtetë dhe nuk u lejua të botojë kurrë e ai nuk e pa rënien e diktaturës, as librat e tij që u botuan më vonë dhe unë, duke qenë bir i tij, besoj jam i lejuar të ndal paksa dhe të flas për të, të sjell këtu dëshmi dhe dokumente autentike, që më kanë rënë në dorë, pa u hapur dosjet dhe që ndihmojnë qëllimin dhe përmbajtjen e këtij punimi.
Do të doja të kisha dokumente e dosje edhe të të tjerëve, si dhe të drejtën e përdorimit të tyre, por në pamundësi, po mjaftohem me kaq.

Bie perdja... ku është autori?

Perdja e skenës kishte rënë dhe spektatorët kërkonin me duartrokitje e brohërima të dilte para tyre dhe të përshëndeste autori i komedisë së porsashfaqur, por ai vononte shqetësueshëm dhe askush nuk thoshte dot se ai s'mund të vinte më... dergjej në godinë përballë, fare pranë, në një nga qelitë plot ujë, të burgut të qytetit, në Berat…
Ndërkaq i kishin vrarë me tortura, ndoshta në po atë qeli, të vëllanë, mësues e patriot dhe ai, dhe i kishin pushkatuar vëllanë e gruas, prefekt në Gostivar dhe kundërshtar të regjimit.

E ç'skenë tmerri po zhvillohej në qeli?
AKT TMERRI që s'gjendet në asnjë dramë:

Ja ç'tregon bija e Princit të Mirditës, Gjon Markagjonit, Halla Marte: Poshtë birucës, ku isha unë, nëpërmjet dërrasave të plasaritura të dyshemesë, shikoja një burrë më në moshë, me flokë e mjekër të bardhë deri në brez, i lidhun kambë e duer, me shpinë përdhè. Rënkonte i shkreti ditë e natë. Ofshamet e tij më dridhnin shpirtin. Nuk dija e nuk kisha me se e si ta ndihmoja. Kur vinin ta merrnin e ta çonin në hetuesi, e tërhiqnin zvarrë nëpër shkallë e korridore deri nalt në zyrë e ashtu zvarrë, duke e përplasun sa andej-këndej, e sillnin pas pyetjeve dhe e përplasnin si thes në birucë. E quenin Hekuran Zhiti. E dëgjoja kur e thërrisnin e i thonin: Hë, ballist i qenit, për b... do ta nxjerrim shpirtin!
E ai me një za të trashë, sikur dilte nga thellësitë e dheut, kur gjëmon, u përgjigjej:
- "O të mjerë, shpirtit tim s'keni se ç't'i bëni, e ka tjetër kush në dorë, Zoti që ma ka falë. Ai ashtë i fortë e nuk përkulet, ndërsa trupit tim kërmë, bëjini ç'të doni, anmik i përjetshëm i juaji do të mbetem!"

Të gjorin e linin pa bukë, pa ujë dhe e godisnin. Me ç'ka kisha kuptue, nuk e mundonte as nuk e lodhte urija e etja, se sa duhani. Një herë, kur i kërkoi një cigare një oficeri roje, nga ato që i sillte familja e tij, sepse atij nuk ia jepnin as ushqimet, as duhanin, sepse të gjitha ja çelnin e ja hanin oficerët e policët e burgut, ai i këputi një shqelm fytyrës, duke i thënë: " Don edhe duhan ti, këlyshi i Ballit!"

Një ditë marr guximin e i kërkoj një polici një cigare. Më shikoi pak si me habi, se nuk më kishte pa ndonjëherë të pija duhan. Në heshtje, pa më thanë as po as jo, nxori paketën, më dha një cigare dhe u largue menjëherë. Sa mbylli ai derën, unë e ndeza cigaren, u ula në dysheme dhe përmes të çarave të dërrasave ia hodha Hekuranit. - Merre këtë cigare, - i thashë.

I lidhun me duer prapa, me mundim të madh, bie përmbys dhe e kap me gojë. E shikoj ashtu tek e thithte atë cigare me andje, mbyshte mushkritë duke nxjerrë shtëllungën e tymit për hundesh e goje. I mbështetun pas murit, ashtu me vështirësi, vazhdonte të pinte. Kur e mbaroi, e fiku duke e mbulue me dhè në një qoshe të birucës. Atëhere me zor e ngadalë më foli:
- Nga zani po me dukesh një vajze e re! Nga të kemi, e kujt je?
I tregova se jam e bija e Gjon Markagjonit. Quhem Marta, na kanë internue të gjithëve e mue më kanë burgosë.
- Qëndro e fortë, moj çupë e babait, - më tha. - E di se e ke të vështirë, por asht më mirë të vdesësh me nder, sesa të rrosh me turp.
E falenderova për këshillën e urtë, duke i thanë njiheri se nuk kam ndermend të turpërohem.
- Hallall të qoftë qumështi i nënës, moj bijë, Zoti të shpëtoftë, se këto janë katila e shkue katilave...
(- nga libri "NË UDHËN E VËSHTIRË TË JETËS", Tiranë 2008).

Është e rëndë, e pa përballueshme, të lexosh për torturat që i kanë bërë atit tënd! Një at i dënuar është ATdhe i dënuar. E ty, birit, të ka mbetur vetëm çmenduria e Hamletit. Po edhe hakmarrja tjetër, me shpatën e helmatisur të librave. Dhe e ndjen se ke lindur nga dënimi si nga një mallkim. Po e vërteta duhet ditur dhe mirënjohje për ata që na e sjellin, qoftë dhe duke na vrarë.

Kartelat e ndjekjes:

Hekuran Zhiti doli gjallë nga torturat. Për kalvarin e jetës së tij ka të dhëna dhe në botime të tjera tonat, por dua të sjell këtu një dokument, që më ka rënë dorë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme,(dokumenti nr.1) kartela e ndjekjes, e përpiluar për të, kur e kishin çuar mësues në një fshat të Lushnjës dhe ai, me shokë të tjerë si muzikanti i madh Fotaq Filipeu, i porsadalë nga burgu, apo të internuarit si aktori i shquar Gjosha Vasija apo trombisti Franc Pali, këngëtarja e famshme Vaçe Zela etj., themeluan teatrin e estradës profesioniste në qytetin e internimeve.

Vini re, kartela duket si e shkruar nga një dorë e pastërvitur me shkrime, me gabime, jo vetëm ortografike, deri edhe emri i nënës i ndryshuar. Dhe të mendosh që kjo është shkresë zyrtare e një shteti, që luan me fatet e njeriut. Aty janë renditur dhe familja e mbetur e vëllait të tij të vrarë, (shih pikën 9), si dhe emrat e atyre që ka pasur shoqëri apo miqësi, (pika 10), ku Sigurimi i shtetit duhej të ishte i vëmendshëm e të vepronte.

Nga ky dokument shkretan mësova tani, nga pika 5 e tij, se ne familjarisht paskëshim banuar në Rrugën "Enver Hoxha" në Lushnjë. S'kishte tabela rrugësh atëherë. Po pse ka një pikëpyetje aty në anë? Mos duheshim hequr që andej, të çoheshim më thellë, në internim? Por kudo që të na dëbonin, në fakt, të gjitha rrugët të Enverit ishin...

Dënimi do të vazhdonte si trashëgimi. Fëmijëve të Hekuran Zhitit, përveç të tjerave, nuk do t'u jepej e drejta e vazhdimit të studimit nëpër shkolla të larta. Vetëm njërit, që, duke përfituar nga zbutja e luftës së klasave në një a dy vitet që u dënuan më vonë si "kohë e liberalizmit", e çuan, si shumë të tjerë si ai, në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe pasi e emërojnë mësues në një fshat të Kukësit e arrestojnë dhe e dënojnë 10 vjet burg me akuzë poezitë e tij, "të cilat nxijnë realitetin socialist", "janë kundër socializmit", "armiqësore", "dekadente" etj.

Edhe ai kishte kartelë ndjekjeje si i ati, madje kishte lindur me atë kartelë.
Më parë duhet bërë me dije se unë kisha dorëzuar për botim një libër me poezi në të vetmen shtëpi botuese që ishte atëherë. Redaktorët, njëkohësisht dhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, e nxorën me gabime të rënda ideore poezinë time, armiqësore dhe si rrjedhojë dhe artistikisht i pa përshtatshëm, me dobësi. Detyrimisht informacioni kaloi në Komitetin Qendror të PPSH-së dhe prej andej iu përcoll organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kjo ishte procedura dhe ata, siç e dëshmon dhe dokumenti sekret i mëposhtëm (dokumenti nr.2) "gjatë procesit të përpunimit morën një sërë masash agjenturore...", madje është hartuar dhe "një plan masash". Personi që do të ndiqej quhet "objekt", kurse lidhjet e tij miqësore shikohen me "interes operativ" dhe caktohen informatorët, spiunët dosjembyllur. Gjuha që përdoret në dokumentin shtetëror është teknike, e ftohtë, sikur flitet për morsa, çekanë e thika, si e nxjerrë nga romani "1984" e Zhorzh Oruellit, që edhe pse i pa botuar, ishte i ndaluar rreptësisht.

Dhe çështja, sipas dokumentit, "centralizohet në Degën e VIII-të të drejtorisë së parë..." Ç'janë këto, rrathë të ferrit?
Siç shihet fare qartë, vëzhgohesha dhe raportohesha nga pseudonimet "Pena e artë", "Shkëndia", që kur isha student dhe më pas nga "Mali", kur punoja mësues maleve. Nuk e di se kush janë dhe as që dua ta di. Mendoj, duke u nisur dhe nga pseudonimet e përzgjedhura, duhet të kenë qenë intelektualë, madje të letrave, të paktën i pari. "Pena e artë". Pse e artë,
apo nga fosfori i kockave të shkrimtarëve që mund të ketë rrënuar? E "Shkëndia" për vënie flakësh me sukses.

Në faqen 2 të "Informacionit", në anë të tij, një dorë misterioze për mua, me një shkrim të rregullt dhe të qartë, me një elegancë hutuese, ka shkruar: "Interesant është se si e lënë kaq gjatë jashtë". Kjo fjali e rafinuar, që nis me ndajfoljen intelektuale "interesant", së cilës i janë shtuar padurueshëm dhe me dinakëri fjalët e pakta "kaq gjatë" dhe mbyllet me termin policor "jashtë", e gjitha si një urdhër pavetor, cinik deri në një buzagaz vrasësi, pra jo me logjikë të mjaftueshme, me një si çoroditje gjuhësore që fsheh komplekse të tjera, ka poshtë dy vija të shkurtra dhe të rrepta, të bëra shpejt e shpejt, si vija thike.
E di, janë shenja të urgjencës, i shoh dhe në shkresat që më jepen tani në punë dhe se si më duket ndonjëherë, sikur do të bulojë gjak prej tyre...

Po kush e jepte me aq qetësi atë alarm për arrestimin e një njeriu, sepse kishte shkruar ca vjersha, që nuk u pëlqenin? Ku mund të jetë ai tani? Atje ku ishte, mbase është bërë deputet a ka ikur me eksodin e me një dëshmi persekutimi ka kërkuar azil politik. S'është çudi, mund të drejtojë ndonjë televizion a ambasadë?
Pastaj jepen emrat e atyre me të cilët unë kisha njohje e ishim bërë miq, "një pjesë e të cilëve nuk janë me përbërje të mirë politike", theksohet në dokument. I dija, poetët Rudolf Marku, Agim Spahiu dhe skulptori Ilmi Hoxha...
Por të shohim dhe kartelën, (dokumenti nr. 3)e cila ka në fund dhe shënimin: "8.11.1979 u arrestua". Pra, u mbyll dhe kjo çështje, iu vu kapaku.
Shkrimi në kartelë, siç shihet, ka përmirësim, shteti po shkruan më mirë, po ta krahasojmë me kartelën e para tri dekadave të babait, por ka një përzierje shkronjash kapitale me ato të dorës, me një pjerrje të dukshme nga e majta. Gabimet, jo vetëm ortografike, vazhdojnë, p.sh, unë s'kam lindur në Berat. Në të vërtetë unë s'kisha lindur asgjëkundi.

Si vazhdim, ato që mund të shpjegoj unë nga ky dokument, janë:
- në pikën 12 të kartelës është emri i operativit të fshatit, i atij që realizoi me sukses të plotë arrestimin. Për asgjë tjetër s'vlente.
- në pikën 13 janë dhe dy pseudonime, "Peneli" nuk hasej më parë, punonte me mua, madje banonim në një dhomë, në një nga klasat e shkollës.
- në pikën 14 të kartelës renditen prapë emra miqsh, më pak se në dokumentin pararendës, të shkrimtarëve të njohur: Frederik Rreshpja, Rudolf Marku, Agim Isaku, Agim Spahiu dhe Zija Çela. Poetët Frederik Rreshpja dhe Agim Spahiu nuk jetojnë më, prehen nën dhé. Të parin dhe e burgosën, kurse tjetri u vra, duke rënë nga ballkoni i një pallati pas mesnate. Që të dy janë plagë, dhembje e thellë për autorin e këtyre radhëve, të cilat po i mjegullohen prej lotëve.
Shokët dhe miqësia ishin e vetmja pasuri imja. Sigurisht hetuesi do të kishte dashur të krijonte një grup armiqësor, ndoshta për një dënim të përbashkët, por, falë hyjnive, them tani, në emër të a(r)tit, m'u dha aq fuqi sa të mos bija në atë grackë. Qëndrova duke kundërshtuar me të madhe dhe bashkëpunimin me forcat e errëta të Sigurimit të shtetit. I kam treguar të gjitha në librat e mi të burgut. Por hapja e dosjeve do të sqaronte më mirë duke krijuar një pështjellim të pabesueshëm.

Ndjekja nuk do të mbaronte, deri në fund, kur erdhi fundi dhe nisën protestat dhe u themelua partia e parë opozitare.
Përsëri një dokument, (dokumenti nr.4) prej të cilit po shkëput faqen e parë dhe të fundit.
Siç shihet dhe në këtë informacion që Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme ia dërgon ministrit të tij për mitingun e parë të opozitës në qytetin e Lushnjës, autori i kësaj sprove, edhe pse i dalë nga burgu, përsëri shikohej, jo vetëm si ish i burgosur politik, por si armik, ndërkaq ai ishte punëtor në fabrikën e tullave, pa të drejtën e ushtrimit të profesionit, as atë të botimit dhe të drejtën elektorale.
Protestat tona, që kërkonin ndryshim, liri e demokraci, Shqipërinë si gjithë Europa, në të cilat vinin liderët e shquar Sali Berisha e Azem Hajdari me shokë, (përshkruhet në faqet 2,3,4,5 të dokumentit), shikoheshin nga Sigurimi i shtetit si lëvizje "huliganësh", ku "mblidheshin më shumë ish të dënuarit". Dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme i kërkoheshin kompani speciale për ndërhyrje të shpejta, nga që divizioni i Lushnjës nuk i dispononte për t'i shtypur "veprimet e grupeve keqbërëse dhe armiqësore". Për këtë duheshin dhe pajisje të tjera si "radio Sterno" dhe "armë speciale". Armë?! Kur ne s'kishim asgjë, veçse dëshira dhe ëndrra. Dinim dhe të vdisnim. Dhe ishte viti 1991, kur kishte dy vjet që kishte rënë Muri i Berlinit.
E megjithatë, metafora e poezisë ishte më e fortë.
* * *
...gjithsesi u jam mirënjohës përgjithmonë atyre që më mbështetën dhe më ndihmuan në burg, ia jepnin njëri-tjetrit ato copa poezish të rrezikshme në klandestinitet dhe askush nga ne nuk bëri denoncime. I gëzohem dhe faktit të çuditshëm që ne arritëm të krijojmë dhe lexuesin tonë të fshehtë, me të vërtetë heroik, sepse po të kapej, edhe ai dënohej si autori, në mos më rëndë.
Më vjen mirë që dhe si shpërblim ndaj tyre, ashtu si mjaft të tjerë, kam botuar dhe unë gati të gjitha poezitë e burgut, të krijuara me mënd apo të shkruara, gjithmonë fshehurazi dhe të futura nëpër thasët e burgut. Madje njëra nga përmbledhjet mia, "Hedh një kafkë te këmbët tuaja" është e tëra me krijimtari autentike të tillë. Shumë poezi janë përkthyer në gjuhë të tjera.
Më pas botova romanet "Rrugët e ferrit" dhe "Ferri i çarë", dy burgologji me personazhe dhe ngjarje të vërteta. Duke shtuar dhe romanet "Perëndia mbrapsht dhe e dashura", ku tregohet për burgun e grave e internimet, si dhe "Në kohën e britmës", bëhen një homazh imi ndaj vuajtjes njerëzore prej persekutimit të madh, qëndresës dhe martirizimit, vërtet dhimbjes së altartë.
Ndërkaq jam marrë dhe me krijimtarinë e tim eti, kam botuar librat e tij me poema, "Kryengritje shqiptare në parajsë" dhe "7 komedi". Shpirti i tij ka hyrë në qenien time, moslëndueshëm, por me cifla mermeri nga varri.

Materiali dhe dokumentet jane marrë nga libri i ri i autorit, me studime dhe ese “Panteoni i nëndheshëm ose Letërsia e Dënuar”

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
avatar

<b>Postime</b> Postime : 9044

MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Tue Apr 12, 2011 4:52 pm

Kthim nga ferri.


Vera Bekteshi

E survejuar dhe e denoncuar nga miqtë në diktaturë.

Autorja e librit autobiografik "Vila me dy porta" tregoi në takimin "Pasojat e diktaturës", përvojën personale me ish-mikeshat e saj.

Vera Bekteshi: "Gjithkush është i lirë të zgjedhë: të jetojë i poshtëruar edhe nga punonjësi më i parëndësishëm i sigurimit apo të jetojë në mizerje. Pati që zgjodhën të dytën dhe unë jam plotësisht me ta.


Për shkak të profesionit tim kam dalë shumë herë përpara auditorëve të ndryshëm, por është e para herë që dal përpara një auditori për të treguar eksperiencën më të thellë të jetës sime.

Referatin e kam ndërtuar në formën e një rrëfimi që shpresoj të konsiderohet si një diversitet i qasjes ndaj temës "Pasojat e diktaturës, trajtimi i shtypjes dhe mësimet që nxjerrim prej sajë". Kam rrëfyer fatin e katër personazheve të gjalla, bashkëmoshatareve të mija, që janë:

Natasha, Nadja, Mira dhe Vera, d.m.th unë.
Një të diel, duke rrëmuar nëpër fotot e vjetra bardh e zi, ndava një prej tyre. Ishte një fotografi e kohës së shkollës shtatë vjeçare e viteve 60-të:

Katër vajza të ulura në bar, me flokë të shpupurisura nga era e dimrit, të mbërthyera në palltot e leshta, me këmbë të mbështjella e të mbuluara. Përveç këtij pozicioni, ne kishim të përbashkët edhe vitin e lindjes, vitin e studimit në klasën e 7-të a, jetonim në të njejtën rrugë të Tiranës së Re dhe...dhe ishim të gëzuara...
Ne ishim shoqe të pa ndara. Hollë-hollë kishim një nën ndarje:
Unë dhe Natasha, Nadja dhe Mira.

Shtëpitë ku banonim, renditeshin në Rrugën "Pjetër Bogdani" sipas rangut familjar. Shtëpia e Nadjës ishte një vilë e bukur me kopsht të lulëzuar dhe me shkallët e brendshme të shtruara me tapet vishnje. I ati ishte nga njerëzit kryesore të pushtetit në Shqipëri dhe dobësia e tij më e madhe ish e bija.

Shtëpia ime vinte e dyta, ishte pjesë e një vile, por pa kopsht të lulëzuar. Im atë kish pushtet të "rangut të dytë", me që ishte anëtar i Komitetit Qendror. Të dy prindërit e mi u shkolluan pas martese, babai në Moskë dhe mamaja studioi drejtësi në USHT. Natasha banonte në të njëjtën anë të rrugës me mua dhe hyrja e saj ish pjesë e një pallati të madh italian. I ati ish anëtar i Gjykatës së lartë dhe kish studiuar në Paris. E ëma dhe ajo e arsimuar diku jashtë. Me sa kisha kuptuar unë, i ati i saj ende ëndërronte jetën e Parisit.

Mira banonte në një apartament në fund të rrugës, nga ata me tulla të kuqe, që ndërtoheshin në kohën e socializmit.

Nuk e di pse ai apartament mbante gjithnjë erë fshati (këtë erë do ta ndeshja përsëri pas shumë vitesh, kur do banoja vetë atje). Prindërit e sajë ishin pa universitet, sikurse dhe ata të Nadjës, por në ndryshim me ta, nuk kishin pozitë të lartë. I ati, i vëllai i tij dhe të bijtë e tyre më pas, ishin ose u bënë fuksa. Pasioni i të atit të Mirës ishin femrat. Kjo mbase qe arsyeja që mbas miqësisë së ngushtë me Nadjën, në pozitë nuk u ngrit i ati, por e ëma.

Ajo qe e vetmja në familje që kish sy të shuar. Gjithë të tjerët kishin ca sy që dukeshin sikur digjeshin përbrenda. Sjelljet e gjyshit të Mirës nuk na pëlqenin ne të triave kështu që vendi ynë i preferuar për të mësuar dhe dëfryer u bë shtëpia e Natashës.

Aty gatuhej më së miri, me bollëk dhe në fund të çdo ngrënie servirej djathë gjirokastre. Xhaxhai i saj banonte në Amerikë dhe ata s'vuajtën kurrë për para.
Shtatë vitet e shkollës mund t'i quash më të mirët e jetës sonë të përbashkët.

Natasha u nda nga grupi e para, fill pas fiksimit të asaj fotos në piknik, foto që mbeti i vetmi kujtim i përbashkët. Iku pa dëshirën e saj, iku sepse familja u shpërngul në Berat ngaqë i ati pësoi një ulje në detyrë dhe në Parti. Më saktë i ati i Natashës u përjashtua prej saj. U quajt element antiparti. Këtu duhet pak kujdes në shpjegim termash, për ata që s'e kanë jetuar atë kohë:

Megjithëse Partia qe e para, e para në listë, bile para atdheut, para popullit, para vetë familjes, të quheshe element antiparti ishe më pak i dënuar se sa të quheshe armik i popullit. Sepse nuk qe tamam ashtu siç pretendohej, se në sistemin socialist rëndësi kish përmbajtja, jo forma. Kish rëndësi forma që ç'ke me të. Ishe me fat po të vihej nofka e parë, si në rastin e Natashës.

Ne të tria që mbetëm vazhduam gjimnazin "Petro Nini" në Tiranë, Natasha një gjimnaz në Berat. Pastaj më erdhi radha mua të ndahesha nga grupi tresh kur mbaruam të mesmen, sepse nuk zgjodha arkitekturën si Nadja me Mirën, por fizikën.

Në ditët e para të shtatorit, vit që filluam studimet e larta, e takova Natashën në shkallët e godinës qendrore të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Kish filluar studimet në arkitekturë, në të njëjtin grup me shoqet e vjetra të fëmijërisë.
Në fillim të vitit të dytë universitar, e takova përsëri Natashën, këtë herë në shkallët e fakultetit tim.

Ajo kish ndërruar degë sepse nuk ja kish dalë dot as me arkitekturën as me shoqet e vjetra që jo vetëm s'e shoqëronin më, por s'i jepnin as të njohur. Gojët e liga thoshin se Nadja qe kujdesur që Natasha të mos studionte as në të njëjtën degë as në një grup me të.

Matematika si degë e vështirë, konsiderohej më e përshtatshme për të deklasuarit e moderuar, sepse për të tjerët ish absolutisht e ndaluar (për armiqtë e popullit p.sh).
Në degën e matematikës ku studioi për katër vjet, ajo jo vetëm nuk u dallua në mësime si më parë, por edhe s'kish ndonjë shoqëri të qëndrueshme.

Nuk besoj se ish shkak dënimi i të atit, shokët i ruheshin diçkaje tjetër, diçkaje që i endej si tis dhe që unë e ndjeva nga takimet e rastësishme që pata me të gjatë viteve të studimeve.

Fillova edhe unë ta shmang, sepse tek ne askush s'kish imunitet lidhur me statusin e vet politik. Të nesërmen mund të gdhiheshe nga pala armiqësore me pushtetin, edhe për shkak të disa fjalëve të pamatura mirë.

Pas studimeve secila shkoi në punë të vet, pra u ndamë përfundimisht nga njëra-tjetra. Mira u martua pa dashuri me një diplomat, shkoi me të jashtë shtetit dhe prej asaj kohe nuk u kthye më në Shqipëri, veçse për pushime.
Unë fillova punën shkencore fillimisht në një Institut studimesh e më pas në Fakultetin ku kisha studiuar.

Nadja punoi si arkitekte e më pas edhe ajo në fakultetin respektiv në Tiranë.
Natasha u emërua në Berat mësuese matematike, deri në momentin që i vëllai u arrestua dhe dënua për "sabotazh".

Unë s'e pashë më për vite, por e dija se të paktën familja e saj nuk u zhvendos nga Berati në ndonjë fshat të largët, mbeti brenda në qytet, që mund ta konsideroje përsëri fat, pas gjyqit special që ju bë të vëllait. Të kishin pasur mëshirë për të ëmën e paralizuar? Nuk ish zakon të mëshirohej e ëma e një "sabotatori"!

Takoheshim nganjëherë kur ajo vinte te kushërinjtë në Tiranë, ish plakur para kohe dhe ish transformuar. Sa herë takohesha bëhesha keq, jo vetëm se ajo tashmë ish nga pala kundërshtare me pushtetin, por më linte një shije të hidhur, asaj nuk i besohej më për asgjë, gënjeshtra ish bërë tipari i sajë kryesor, përkundër gëzimit dhe humorit të rinisë së hershme.

Në vitin 1974 "u zbulua" grupi armiqësor në ushtri. N'atë kohë, im atë ish gjeneral lejtnant dhe drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake. Ish ndër të parët në listë edhe për arsye të funksioneve në Parti si anëtar i Komitet Qendror të saj.

Në librin tim të publikuar vjet, "Vila me dy Porta", përmes historisë së familjes sime përshkruhen shkurtimisht dënimet politike të grupeve të ndryshme të djathta e të majta nga vendosja e pushtetit të komunistëve tek ne, por kryesisht jam ndalur në atë që u quajt "Fshesa e Hekurt". Me anë të kësaj fshese ushtrisë shqiptare ju bë një spastrim rrënjësor, duke dënuar me pushkatime dhe burgime të gjata oficerët nga grada major e lart.

Akuza kryesore ishte ajo e komplotit në organizimin e një "grusht e shteti"në Shqipëri. Ishte koha e miqësisë së madhe me Kinën dhe të influencuar nga Revolucioni Kulturor i tyre edhe kundërshtimi për heqjen e gradave në ushtri mund të të rendiste në radhën e komplotistëve. Për grupet e majta ky qe një dënim i pashembullt, për nga përmasat njerëzore dhe familjare.

Familja ime, si shumë të tjera, u fshinë prej kësaj fshese.
Në dhjetor të atij viti familja ime amë u dëbua nga Tirana për në Berat. N'atë kohë unë vetë isha pedagoge në fakultetin e Shkencave të Natyrës, nënë e re me djalin një vjeç dhe me një burrë diplomat.

Brenda disa dhjetëra orësh u gjenda pa punë dhe pa shtëpi në Tiranë, por me një divorc politik dhe një fëmijë që qante pa pushim, plus urdhrit të prerë për t'u larguar brenda 24 orësh. Prej këtij momenti deri në kthimin tonë në Tiranë më 1991, nuk do kish më urdhra për t'u larguar, por zhvendosje të organizuar me ushtarë të armatosur me automatikë.

Skenat e njerëzve që dëbohen nga kjo lloj ushtrie e vogël, do më mbetej përherë nën lëkurë si diçka tronditëse dhe që do ta rijetoja pothuaj me të njëjtin intensitet sa herë do më dilnin para sysh skena të ngjashme nga librat apo filmat.
Destinacioni im si dhe i gjithë familjes sime qe Berati.

E dinim se atje na priste Natasha, por në fakt ajo u bë e gjallë më përpara mbërritjes sonë atje. Kish ardhur në Tiranë pak kohë pas dënimit të tim eti.
Do isha përsëri me të atë vit që qëndruam në Berat dhe pesë vjet të tjera të internimit në fshatin Kutalli.

Nuk është ndonjë tmerr i madh të mësohesh pa jetën e kryeqytetit, të privohesh nga puna jote e dashur, nga miqtë, apo partneri, të mos kesh as një pikë rehatie dhe të jetosh në kushtet e mungesës së ujit, ushqimeve primare, të jetosh në një hapësirë të ngushtë të kontrolluar pa nda nga mikrofonë të instaluar s'dihet se ku.

Nuk është ndonjë tmerr të punosh 18-20 orë në fushatat e verës dhe disi më pak në dimër, të mos kesh asnjë ditë pushim dhe të paguhesh sa për të mbajtur frymën gjallë, të mos kesh mundësi të pish një kafe vetëm a me të tjerë, të harrosh ç'është shëtitja, ç'është deti, ç'janë gjithë ato çikërrima që përbëjnë shijen e jetës...
Vështirë ishte tjetër gjë.

Vështirë ishte të mos dije t'i jepje përgjigje pyetjeve të fëmijës tënd të admirueshëm që rritej pa fëmijëri, vështirë ishte të shihje sytë e prindërve të tu që ndiheshin në faj për këtë situatë, vështirë ishte të mësoheshe me faktin se rinia jote do grisej copë-copë në ato vende të humbura, vështirë ishte të shihje vëllezërit dhe sidomos motrën, të voglën e fëmijëve, që nuk do të kishte asnjë mundësi të provonte dashurinë...,

e vështirë ishte mungesa totale e lirisë, por më e vështirë akoma ishte pasiguria që pushteti të impononte në çdo rast dhe çast, se asgjë nuk është jotja, as familja, as puna as banesa, as miqtë, as zakonet e vogla të përditshme, as ai status mjeran që të kanë dhënë sepse ka edhe më keq..., ka më keq brenda statusit tënd mjeran të internimit, por ka edhe burg, tortura, vdekje.

Vërtet, pas 5 vjetësh për ne pati edhe më keq. Brenda një intervali të shkurtër kohe, pas një dite të lodhshme 20 orëshe në përpunimin e duhanit, plaçkat tona të përgjysmuara u vërvitën majë ca kamionëve Skoda dhe familja ime mori rrugën për një destinacion të panjohur, por qartësisht të kuptueshëm për tek një vend më i largët dhe më i varfër. Ishim të rrethuar nga një ushtri e vogël ushtarësh të rinj që mundoheshin më kot të egërsonin fytyrat e tyre.

Këtë situatë dhe të tjera si këto, jam përpjekur ti përshkruaj në libër me grotesk, sepse më besoni, me gjithë dëshpërimin e madh që na jepte kjo shpërngulje për më keq, megjithëse lodhja dhe tensioni ishin në ekstrem, ne s'na mbetej tjetër gjë veçse të qeshnim.

Në fshatin ku u shpërngulëm, në kooperativën e Sheqëzës, ku kishte gra që punonin zbathur edhe në dimër, qëndruam 11 vjet.

Këto vite Natasha nuk u pa asnjëherë. Por sapo mbërritëm në vend banimin e ri s'e patëm aspak të vështirë për ta kuptuar se ajo ish zëvendësuar me të tjera nga komuniteti i të dënuarve tiranas, dhe që mund ta kryenin detyrën e bashkëpunëtorit të rekrutuar po aq mirë sa ajo.

Këto 11 vite, nga shoqet e mia të fëmijërisë dhe rinisë, pashë vetëm Nadjën, përmes televizorit në emisione apo rubrika, pasi që ajo po ecte e sigurt në karrierën e nisur.

Qe e vetmja që dukej e qetë në gjithë botën që na rrethonte. Mendoj se këtë status të paarritshëm në socializëm, ja kishin siguruar prindërit me përpjekjet e tyre të pakufishme si puthadorë të diktatorit, cilësi që edhe ajo i kish mishëruar me kohë.

Mira ish larg botës sonë, por e lidhur me fije të padukshme, që ja siguronte shoqja e saj e fuqishme. Në librin tim ato s'figurojnë askund, megjithëse në kujtimet e mija kishin goxha vend.

Ai pushtet ndërhyri deri tek memoria jonë duke ja zënë asaj hapësirën me të përditshmen imponuese. Nuk figurojnë ato që u bënë indiferente, ose edhe që mund të jenë tallur me vuajtjet e shoqeve të vjetra. Figuron vetëm Tasha pa mbiemër dhe pikërisht me këtë emër të shkurtuar, figuron ajo, ngaqë pushteti na armiqësoi duke na vënë përballë.

Megjithatë, megjithëse jam munduar të fal sa më shumë, në këtë rast do arsyetoj në mënyrë krejtësisht ekzistenciale:

Gjithkush është i lirë të zgjedhë. Të zgjedhë të jetojë i poshtëruar edhe nga punonjësi më i parëndësishëm i sigurimit, veçse për të siguruar një komoditet minimal, apo të jetojë në mizerje, ndoshta edhe në burg, por pa e ndjerë këtë poshtërim. Pati që zgjodhën të dytën dhe unë jam plotësisht me ta.

Në vitin 1991 pas rënies së Murit të Berlinit dhe gjithë ndryshimeve që pasuan në botë, unë u ktheva në Tiranë së bashku me familjen time.

Për shkak të studimeve të kryera dhe punës disa vjeçare para internimit, unë pata fatin të rifilloj punën në atë Institut studimesh ku kisha filluar punën për herë të parë.
Filloi për mua, dhe të tjerët si unë, një kohë e trazuar, me vështirësi të panumërta.
Në një nga intermexot e librit tim e kam shprehur kështu këtë gjendje:

Mbaj mënd një natë, fund dimri, fillim pranvere te vitit 1991. Isha në këmbë tek Zogu i Zi, në rrugë, e shkujdesur, kur po e shihja qartë se një qime më ndante nga një makinë që vinte drejt meje me shpejtësi.

Në çast po mendohesha ta shmangja apo të futesha në rrotat e sajë, nga që para syve të mendjes më doli e qartë pamja e një lufte të re po aq të gjatë, që më duhej të përballoja në vitet që do të vinin, për t'u përfshirë në vorbullën e jetës që sapo kishim filluar përsëri në Tiranë...

Këtu del sërish në skenë Natasha. Nga xhaxhai i sajë amerikan kish trashëguar një vilë njëkatëshe me kopsht, një oaz të vërtetë qetësie dhe mirëqenieje.

Por ajo s'e pasqyronte aspak këtë gjendje. Ish mbledhur një grusht, qeshte po jo si në rininë e hershme, më mirë të them ngërdheshej, por jo nga gëzimi i jetës, tani gëzohej nga disa barcaleta banale dhe ...kish filluar të pinte pa masë. Vendosa të mos e takoj më. Sepse pikërisht kësaj radhe u binda përfundimisht për dyshimet e vjetra, por e lashë me kaq, s'kërkova të rrëmoja në arkiva.

Tek ne nuk u hapën kurrë ato arkiva, megjithëse prej tyre kanë rrjedhur shumë të dhëna që qarkullojnë dhe përdoren rast pas rasti. Unë pata fatin e mirë apo të keq, nuk di ta përcaktoj, që të më bjerë në dorë dosja ime jo e plotë, por e lidhur vetëm me deponimet e Natashës gjatë viteve.

E njoha menjëherë shkrimin dhe firmën e sajë. Më besoni m'u desh një javë e mirë të merrja veten. Nuk qe problemi i tekstit të gjatë, por i fundit të tij ku shkruhej qartas një konkluzion për të tre ne "miqtë e sajë" dhe që isha unë dhe vëllezërit e mi. Ajo shkruante:
Konkluzioni im është se:

Pranvera Bekteshi
Guxim Bekteshi
Skënder Bekteshi
Janë, armiq të betuar të Partisë dhe Pushtetit Popullor.
Kish kursyer vetëm motrën e vogël, Zanën.

Ky fakt është paraqitur edhe në libër, që u publikua pas 19 vitesh kthimi, atëherë kur ujërat u "qetësuan" dhe gurët zunë vend, në se gurët mund të zënë vend ndonjëherë.
Të tria shoqet e mija e lexuan atë.

Nadja më takoi në rrugë dhe me atë ëmbëlsinë që s'e humbi asnjëherë, më bëri shumë lëvdata. Mira, sipas sajë, kish të njëjtin mendim për librin.

Tashës ja dërguan kushërinjtë në SHBA, ku ajo jeton. Ajo nuk tregoi asnjë shenjë pakënaqësie, veçse tha se kish qenë e detyruar të jepte atë konkluzion në fund të deponimeve të saja. Dhe se ajo kish për të rrëfyer shumë më tepër se unë. E besoj, por ç'pret, do ishte mirë ti shkruante ato për veten dhe ne të gjithë.

Romanin tim autobiografik fare mirë mund ta kisha paraqitur si fikshën, duke mos dhënë emrat realë si dhe vendet dhe ngjarjet. Preferova ta paraqes ashtu për të shërbyer si një dëshmi, edhe duke e ditur mirë se do kish reaksion, siç edhe pati. Por nuk erdhi nga e prisja, erdhi prej atyre që mendoja se në heshtje do të më falënderonin.

Në kapitullin më të gjatë të librit, unë përshkruaj fqinjët që ishin kryesisht familje tiranase të internuara si ne. Kam bindjen se libri do kish më tepër vlera nëse do kisha dhënë me vërtetësi të plotë marrëdhëniet tona komplekse në ato vite në fshat. Nuk e bëra, duke menduar ti ruaj ata njerëz, që të mos i bëja të vuanin përsëri.

I preka gjatë përshkrimit paksa "me pupël", siç thuhet. Pikërisht ata u treguan më të egrit. Në kohën e internimit të përbashkët, ato akuzuan aq ashpër njëra-tjetrën, saqë mund të kishin përfunduar me sy të nxjerrë.

Pasi lexuan librin, pas shumë vitesh mërije u organizuan grusht, veçse për një "qëllim të lartë", për të më dënuar (mundësisht me burg), nga që kisha nxjerrë detaje nga jeta e tyre atje. Ato ishin detaje, që nuk u zbuluan kurrë në libër, por që i dinte e gjithë kooperativa e më pas e gjithë bota që i njihte ato.*

Ky është një shembull, edhe për mua vetë, se nëse do të denoncosh të keqen, duhet ta bësh atë deri në fund, sepse përndryshe kjo e keqe ngrihet për të të dhunuar sërish.
Po me dy shoqet e tjera, ç'ndodhi pas vitit 1991?

Mira qëndroi jashtë shtetit, ku i shoqi dhe ajo nga diplomatë u konvertuan në tregtarë të zotë dhe tani jeton me fëmijët diku në Oqeani.
Natasha iku në Amerikë dhe jeton atje në mirëqenie të plotë.

Nadja, u largua me familjen nga Shqipëria për t'u ruajtur nga ndonjë ndjekje penale dhe u fsheh ca kohë jashtë vendit, në Brazil a diku në Amerikë latine. Është kthyer sërish këtu dhe tani vazhdon karrierën në një prej universiteteve privatë.
Unë punoj si eksperte mjedisi në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe pas pune po shkruaj historinë tonë e të tjera histori.

Kur ndalem e bëj një lloj bilanci jetësor, më vjen në mend shpeshherë pyetja:
A jemi ne të kthyerit nga burgjet dhe internimet si plaku kubanez në brigjet e Karaibeve, që kthehet me skeletin e peshkut të madh, pasi ka mundur tërbimin e detit dhe gjallesave të saj? A ndjehemi ne si ai?

Do ishte mirë të ndjeheshe si ai dhe ta kaloje pleqërinë me kujtimin se të paktën kemi arrirë një fitore morale mbi të keqen.

Për vete e lakmoj atë gjendje, e kam fjalën për statusin e pensionistit, që po mundohem ta shtyj sa më shumë, dhe që kam frikë se nuk do ta arrij kurrë. Sepse pleqëria është mirë të gëzohet, është një moshë e pëlqyeshme ngaqë s'ke nevojë të shtiresh.
Kam frikë se nuk do ta arrij kurrë atë, sepse më duhet të zëvendësoj vitet e humbura dhe të më besoni, nuk janë pak.

*Edhe në kohën e mbajtjes së këtij referati, ata përsëri ndërhynë, po jo vetë, si gjithnjë me anë të të tjerëve, siç janë mësuar të veprojnë këto 20 vite, nga që e disponojnë si organizimin mes tyre, ashtu edhe mjetet financiare

_______________________
L.VETEVENDOSJE!
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krimet Komuniste Në Shqiperi
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: