Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  VV: Problemet nuk zgjidhen në qendra skijimi !!!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 VV: Problemet nuk zgjidhen në qendra skijimi !!!!  Empty
MesazhTitulli: VV: Problemet nuk zgjidhen në qendra skijimi !!!!     VV: Problemet nuk zgjidhen në qendra skijimi !!!!  I_icon_minitimeTue Apr 12, 2011 5:06 pm

Lëvizja “Vetëvendosje”, nëpërmes një komunikate për shtyp ka reaguar pas njoftimeve se një pjesë e Qeverisë së Kosovës gjendet në një udhëtim zyrtar katërditor në qendrën e skijimit Bansko në Bullgari, për të hartuar planin e shpëtimit ekonomik të Kosovës.

Sipas “Vetëvenndosjes”, njoftimi për udhëtimin në Bullgari dëshmon se Qeveria në krye me Hashim Thaçin është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa program qeveritar dhe në mungesë të qartë të një agjende ekonomike. “Për më shumë, kjo tregon se edhe në mandatin e kaluar qeveria nuk e ka pasur të qartë programin e zhvillimit ekonomik (për ta vazhduar në këtë mandat)”.

“Funksionimi ad hoc i përditshëm, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore e jo në bazë të një plani strategjik, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik. Kjo po ashtu do të thotë se vendimet kapitale, si privatizimi i PTK-së, ndërtimi i autostradës, buxheti për vitin 2011, si dhe vendimet e tjera kapitale janë sjellë pa plan dhe agjendë ekonomike”, thekson “Vetëvendosje”, në komunikatën shpërndarë medieve.

“Vendimi që plani të hartohet në një qendër skijimi në Bullgari gjithashtu tregon se ndërtesat e shumta qeveritare në Prishtinë nuk i mjaftojnë qeverisë së Kosovës për të hartuar planin ekonomik për shpëtimin e vendit. Kjo jep përshtypjen se ndërtesat dhe zyrat qeveritare nuk qenkan hapësira punuese dhe ka nevojë që të udhëtohet jashtë këtyre ndërtesave për të punuar”.

Për më shumë, vendimi që paratë publike të shpenzohen në një qendër skijimi në Bullgari e jo në Kosovë në qendrat e shumta të pushimit, tregon në një rrafsh tjetër interesimin e qeverisë së Kosovës për të ndihmuar ekonominë vendore, thekson “Vetëvendosje”. “Ashtu sikurse edhe në mandatin e kaluar, si duket më shumë punëtori e konferenca të qeverisë së Kosovës do të mbahen jashtë vendit e jo në Kosovë”.

Lajmi për hartimin e planit të shpëtimit ekonomik të Kosovës, sikur u tha n ë bashkëpunim me ndërkombëtarët, sipas “Vetëvendosjes”, u plasua për t’i dhënë edhe njëherë qytetarëve shpresë se kjo konjukturë politike mund t’i zgjidhë problemet e mëdha ekonomike, duke anashkaluar faktin se ata vetë janë shkaktarë të gjendjes së rëndë ekonomike. Por kjo lëvizje konsideron se “ata që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ekonominë e Kosovës për 30 muaj, vështirë se mund t’i zgjidhin problemet për katër ditë skijimi”.

“Për më keq, ata vetëm sa po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej ekonominë, gjithmonë duke e bërë zhvillimin dhe reformën edhe më të vështirë. Kjo është vetëm edhe një përpjekje shterpë, për t’iu hedhur hi syve të qytetarëve të Kosovës. Kësaj radhe, fatura iu shkon qytetarëve, nga qendra e skijimit në Bansko”, përfundon reagimi i “Vetëvendosjes”.

Edhe Dell me ministrat në Bullgari

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, do t’iu bashkohet të martën gjashtë ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Bullgari ku janë duke hartuar planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit, raporton RTK.

Ndërkaq bëhet e ditur se të mërkurën, këtij grupi do tu bashkohet edhe kryeministri, Hashim Thaçi.

Gjashtë ministra të Qeverisë së Kosovës po qëndrojnë në Bullgari ku janë duke hartuar planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit.

Me ndihmën e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe USAID-it, atje do të vendosen pikat kryesore të Planit të Punës së Qeverisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
VV: Problemet nuk zgjidhen në qendra skijimi !!!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Emri do të zgjidhen për disa javë
» Qendra tregtare ruse jep mace me qira
» Feith: Qytetarët përfitojnë nga Qendra e shërbimeve
» Hapet Qendra për shërbime në veri të Mitrovicës
» Esen, qendra e kultures europiane 2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: