Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Të rinjtë serbë të Kosovës nuk i njohin kryenegociatorët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Të rinjtë serbë të Kosovës nuk i njohin kryenegociatorët  Empty
MesazhTitulli: Të rinjtë serbë të Kosovës nuk i njohin kryenegociatorët    Të rinjtë serbë të Kosovës nuk i njohin kryenegociatorët  I_icon_minitimeFri Apr 15, 2011 7:40 am

Të rinjtë serbë nga Kosova janë të informuar vetëm sipërfaqësisht në lidhje me procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, por konsiderojnë se në të ardhmen është e domosdoshme prania e përfaqësuesve të mirëfilltë të komunitetit serb në Kosovë. Ata theksojnë se problemet e tyre më të mëdha janë papunësia dhe siguria dhe presin që këto të zgjidhen gjatë procesit të dialogut.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin në dijeni të fillimit të dialogut në mes të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, të informuar përmes mediave të Beogradit (RTS dhe Flash janë mediat më të përmendura), por shkalla e tyre e informimit është shumë e ulët.

Në njoftimin për media të OJQ-së “Qendra Rinore e Graçanicës”, thuhet se “rreth 35 për qind e pjesëmarrësve nuk dinte as gjininë e kreut të delegacionit serb, Borko Stefanovic, 75 për qind nuk di emrin e tij, ndërsa vetëm 30 për qind e dinin funksionin e tij. Rreth 40 për qind të pjesëmarrësve nuk e dinte gjininë e kreut të delegacionit kosovar Edita Tahiri, 75 për qind nuk dinte emrin e saj, ndërsa vetëm 10 për qind e dinte funksionin e saj në institucionet kosovare”.

Ndërkaq, mbi 80 për qind e pjesëmarrësve thonë se në parim mbështesin fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, por japin vlerësime të ulëta lidhur me pritjet se negociatat do të jenë të suksesshme dhe do i kontribuojnë cilësisë së jetës të komunitetit serb në Kosovë.

Më tej thuhet se problemet kryesore të komunitetit serb në Kosovë janë papunësia 45 për qind, mungesa e ndjenjës së sigurisë dhe liria e lëvizjes 25 për qind, ndërkohë që problemet tjera si diskriminimi, vazhdimi i largimit të serbëve nga Kosova, problemet me dokumentet dhe targat, problemet e infrastrukturës (energjia elektrike, uji...), përfshijnë në mënyrë mjaft të barabartë 33 për qindshin e mbetur.

“Të rinjtë serbë nga Kosova nuk kanë të zhvilluar një ndjenjë të fortë besimi ndaj autoriteteve lidhur me aftësinë dhe kapacitetin e tyre për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet e qytetarëve. Më së paku besim kanë tek bashkësia ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit në debate mendojnë që serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e dialogut.

Këtë studim me anë të fokus grupeve është duke e kryer OJQ "Qendra Rinore e Graçanicës”, me mbështetjen financiare e Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të SHBA. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Të rinjtë serbë të Kosovës nuk i njohin kryenegociatorët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: